| Forumi Horizont | Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Laberi te dua shume (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2713)
Laberi te dua shume
Te kerkojme te kuptojme nepermjet ketyre vargjeve ate qe rapsodi Feti Brahimi(Lapardha,Vlore) ka kerkuar te trasmetoje me fjalet e tij.
Laberia,toke e ashper ku shqipetari gjithnje eshte perpjekur te mbroje ekzistencen e tij me çdo kusht.Pjese e truallit shqipetar nga e cila kane dale shume nga figurat historike te denja per te hyre ne memorien e çdo njerit prej nesh.
Rapsodi duke himnizuar ate toke,kulturen,traditat dhe njerezit e saj, shprehet ne vargje duka na afruar me shume tek ajo. Vargje ne te cilat identifikohemi.Ju ftoj ne lexim....
Laberi te dua shume
Laberi te dua shume
si te gjithe Shqiperine,
ti je buke nga ai brume
ku rriten trimat e mire.
Midis grykes shkon nje lume
malet si kala te rrine,
mbi shkembijte e mbi rrathune
rritet bar dhe trendeline.
Fole shqiponjash ke qene
je dhe do mbetesh e tille,
sorkadhe permbi shkembinjte
flake dyfeku vetetime.
Per Gjoleken kane thene,
per Gjoleke mandile zine;
luftonte me palle ne kembe
shkurtonte pashe e vezire.
Ata burra hije rende
Zigur Lelo me Saline,
çepe gjatet dy pellembe
mbi italianet ç'u grine.
Laberia gryke e thelle
Laberia gryke e thelle,
Bore ne dimer diell ne vere,
Laberia lumi poshte,
me rreze deri ne Kote,
edhe pak ne Drashovice,
kompletohet ajo gryke
por qofte edhe ne Peshkepi,
eshte kufiri Laberi.
Ka lindur poet te ndjere,
qe i dhane krahines vlere,
njerezit qe kane haber,
japin vlere e marrin nder:
Tartar Zeka e Xhemil Duka,
ç'bente fjala,s'bente pushka.
ç'e do pushken kur ke fjalen,
fjala eshte shoqe me pallen,
Xhebro Gjika e Xha Selimi
si nje yll perkrah nje ylli,
si Stogoi e si Cipini
Matua thone,ish shume i miri.
Ka qene nje Perlat Hasani,
fjala e tij prese jatagani,
fjala e tij gjyle gjermani,
gjithe keta gure gjerdani,
ndrit mbi ta Ali Asllani.
Ata burra sot s'jane gjalle,
por shpirtin e kane ne fjale
Nderim paçin ne shekuj,
emri i tyre s'ka per te vdekur....
Krisma jote ne Paris
Djale,o djale,qe te rriti nena,
luanin me shtate zemra.
Avni Rustem Libohova,
s'tu tremb syri e s'tu drodh dora.
Krisma jote ne Paris,
ishte krisme e vegjelise,
qellove mbi tradhetine,
mbi Esat faqezine....
Malet u ngriten mbi male
u puqen me qiellin fare,
dhe deti me dallge shume,
perpiqej por s'bente gjume.
Kobure e Avni Rustemit,
buron nga shpate e Skenderit,
Vasil Laçi ne Tirane
i tha Perandorit ndal!!...
Kobure e Shqipes stafete,
trimat e mbushen me dhjete;
Keta jane trimat e nenes
qe te falin gjakun e zemres.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Mbushe koburen dhjeteshe
Mbushe koburen dhjeteshe
djale i neneso!.....
Me barut e me urrejtje,
çave male,çave dete.
Avni Rustemi ku vete?!
Me tha shqipja ku te vete!
Esat Pashain e gjete,
brenda ne Paris e shkrepe,
tradhetar do te shpreblejte,
nena te denon me vdekje,
plumbat mbi kufar ia trete!
F.B Per Heroin Kombetar Avni Rustemi edhe ne gjume duhet te shkruaj e te ngrejè kenge,sepse ai ishte miku i halleve te medha te popullit tim.
Labi me qylaf ne koke
Labi me qylaf ne koke,
ka nje peshe mbi njeqint oke,
pa e pyesni çdo t'u thote,
e do shume kete toke,
ka dhene gjak e ka dhene kocke.
Opinga llastiku veshur,
me pallen mbi supe ngjeshur.
Me nje shark e me nje gune
fustanellen nene gjunje,
me sholle e shpatulla gjere,
i madh sa bota e tere.
Prane kerrabes mbajti pushken,
autoblinde e kishte mushken
qe nga historia e lashte,
erdhi labi neper flake
erdhi e ketu do jete,
me sot e me mijera vjet.
Legjenda e detit
(Otranto 1997)
Dy fjale do them ne kasete,
m'i prodhoi zemra vete.
S'mund te rri te bej sehir,
jam i gjalle s'munde te rri shtrire
mendoj se shpreh te verteten,
per ata qe humben jeten,
per ata qe humben shpresen,
per ata qe u prene besen.
Per ata qe u merziten,
per ata qe u tronditen,
per ata qe u rriten.
Per ata qe nuk gezuan,
per ata qe s'u martuan,
per ata qe humben gruan,
per shegen qe humbi ftuan.
Per ato qe humben burrin,
per ato qe humben nurin,
per ato qe s'u bene nuse,
u mbeten stolite ne sunduqe.
Kalamaket faqekuqe,
pa rritur buzet burbuqe,
qe paten nenat mbi supe,
u humben ne det tutje.
Per ato foshnja te njoma,
per ato gezimet tona.
Per ato lule limona
Qe s'blihen me napolona.
Per ato nenat e reja,
qe s'dinin ku i zu preja.
Per ata trima te flakes,
qe i lane shendetin plakes,
i thane mirupafshim nenes,
me te dridhurat e zemres.
Per ata qe pertej prisnin,
gruan,motren,farefisin,
i priten por nuk u sosen,
as vdiqen,as u varrosen.
I perpiu dallge e detit,
po thuaj per qejf te qejfit,
per ata qe mbeten gjalle,
dhe u trazuan me vale.
Por ata kush i shikoi,
i shikoi e nuk i besoi,
i shikoi e nuk lotoi,
i shikoi e nuk renkoi.
Per ata qe s'kane te prekur,
per ata qe s'kane te vdekur.
Per ate listen e gjate,
qe e dhane jeten nje nate,
te rinjte,femijet dhe grate,
me te shumtit qene vlonjate.
C'pate dore qe i fundose,
shtetin tend pse e zhylose,
ç'faj te paten hallexhinjte,
sidomos grate dhe femijte.
Si guxove i rrezove,
dhe pastaj nuk i ndihmove,
ah moj dora kriminale
nga u gjende sot ne halle,
e harrove sojen tende,
kur ishe ne keto vende??!!
Kur erdhen me okupime,
ne te mbajtem me therrime,
ne te lame dhe te androsem,
dhe kur vdiqe te varrosem.
Ne te dhame dhe buke dhe gjelle,
ne te dhame dhe mish ne helle,
ne te mbajtem ne shtepi brenda,
si djalin te qante nena.
Si te deshem dhe te deshem,
po tani si mund te heshtem?!
Gjene vete si e bere,
ashtu siç e lave ndere,
ashtu siç e njome thaje
gjynahun per vete mbaje.
Jam merzitur more shoke
Jam merzitur more shoke,
vraste mendjen bèjte plane,
ç'e dua une kete bote,
dhe plaka mu be xanxare,
ç'ke a plaç e te qellofte,
pse e ben kibet pas krahve,
sa here te kam thene si sote
mos i zgjat fjalet litare.
Une nje fjale e kjo kaposh,
kujt t'i qahem per dy halle,
mbeta ne qosh si prokof
me ka mbyllyr gojen fare.
Rri rehat a u terbofsh,
u bere si kembore mehalle.
S'ke fuqi qe te punosh,
mbete neper kembe te grave.
Moj plaka ime me rruash,
sa te desh qejfi me shave,
pleqeri a lanet qofsh
duar e kembe m'i thave.
Shakaja mos u mbarofte
plaku im eshte hane,hane.
Ma hodhe inatin poshte,
moj plaka politikane.
Moj e vogla hortojare
Moj e vogla hortojare,
moj e vogelo,moj e bukuro!
Pa dale,qendro,pa dale,
pse m'i shkon djalit per ane,
te te pyes moj nazemadhe
je fejuar a je beqare,
apo s'martohesh per fare?!
Futu moj lule ne valle,
une ti bihe cules dyjare,
ti kerce si nuselale.....
Ku e shkove djalerine
Ku e shkove djalerine,
Smahil Qemali me derte
ne Stamboll e ne Janine,
diplomat ne parlamente,
me pashallaret e vezir
ti mbi ta te thoshin lepe.
Ata mbillnin erresire
ti mbillje fidana jete.
Pse e le Perandorine,
dhe gjithe ato salltanete.
Une i lash dhe bera mire,
se jesh i plagosur per vdekje.
Ku e mbeshtete fuqine.
Ti s'pate top e dyfeqe.
Ne shpirt te popullit tim,
Ne Evropen qe shkelqente.
Cave dallge e suferine,
qysh i hodhe ne ato dete,
i hodha per Shqiperine
te ishte zonje me vete.
Ti more profeti yne,
Shqiperise simbol i mbete
per flamurin per lirine,
u gdhende ne monumente.
''Bilbili kenget pushoi''
Bilbili kengen pushoi,
Disa dite ne shtrat qendroi,
Dukesh sikur ish semure,
Por kete se thosh kurre.
Nuk perpiqej,nuk renkonte,
Dhimbje te medha duronte,
Me dhimbjet ishte mesuar,
vetem dhimbje kishte shkuar.
Tre çerek shekulli jete
E gjithe jeta nje termet,
E gjithe jeta qe nje drame
Drame qe nuk pati ane.
Buze lumit ne Vodice,
Atje ku kishte shtepite,
Atje ku sot jane ca gure,
Ku eshte pergjysem nje mur.
Ja atje lindi Bilbili,
Neper dega trendafili,
Pese zogj u rriten bashke
Si lule ne nje zambak.
Me i madhi Sheme Gjika,
Si shkemb i radhur nga Cika,
Alimeja dhe Nexhipi
bonjak u keputej shpirti.
Shemia iku ne Kuçove,
Per nje cope buke ne goje
Nexhipi ne ''Poliçel'',
Me Bilbilin shisnin tel.
Pak miser,pak buke,
dhe kjo pak s'u kishte duke,
Nexhipi mori plevit,
u semur e me su ngrit.
Kur filloi Lufta e Dyte
i mbyllen me kyç shtepite,
me luften e lidhen jeten
Dhe gjysma ne lufte u treten.
Ne Brigate te Peste Bilbili,
u plagos ne muaj dimri
dhe atje ne mal me bore,
E mbante kemben me dore.
Por nuk dinte kur te ndalet,
dite per dite kalonte valet.
Por nje dite se ç'u degjua,
Lajmin e shpuri nje grua,
Kish degjuar nje ze te vdekur,
qe ish gati per te vdekur.
Kur e gjeten kocke te tretur,
Po pse valle ç'e kishte gjetur??
Neper male kishte mbetur??
Bilbili ishte plagosur,
ne luften e armatosur,
Ne spital si u sherua,
dhe lufta sa u mbarua,
Filloi lufta me pune
Bilbili nuk bente gjume.
Nga nuk vajti e ku nuk shkoi
Dora e tij ku s'punoi.
Bilbili neper fabrika,
sa lind nje fillon e dyta.
Bilbili ne komitete,
por karriera si pelqente.
Karrierizmin e urrente,
bashke me te edhe shume vese.
I pelqente ne kanale,
i pelqente ne moçale
e donte jeten me halle,
e donte jeten me valle.
Donte bashke me punetore,
ta mbante kazmen me dore.
Dhe ashtu beri vertet,
me pune e shkoi nje jete.
Sa here u be thela,thela,
neper rruge e pasarela,
dhe sa dilte nga spitali,
Prape me energji si djali.
Prape i sulej Laberise,
Nenes qe i kishte dhene sisè.
Ne Terbaç e ne Vranisht,
Lapardha e Drashovice
Ne Knanine e ne Sherishte
Ku nuk i derdhi fuqite.
Shpinte uj e shpinte drite,
shpinte zemer,shpinte shpirt
Dhe asgje s'donte bakshish,
Vetem fshati mire te ish.
Dhe ne vitin e stuhise,
Nuk u mbyll brenda shtepise,
hipur mbi nje biçiklete
Rrahur si mali nga rete.
Duar djegur neper flake,
nuk e njohu jeta plak.
Ai s'rrinte dote pa pune,
boll i kishte dy ore gjume,
dhe nje kafe ishte shume.
Bilbili,bilbil i vertete,
shtatedhjet e gjashte vjeçe
i kishte fjala lezetè,
Neper dasma zijafete,
ne vaki ne halle jete.
Ke nuk bente per vehte,
ke nuk bente te qeshte,
ke nuk bente ta degjonte,
ke nuk bente ta mendonte,
ke nuk bente te mesonte,
ke nuk bente te punonte,
Ke nuk beri qe ta donte.
Lumthi ti o Bilbil Gjika,
qe nuk dije ç'ishte frika.
Burrat qe vdesin ne kembe
E zene vendin ne kenge.
E zene vendin ne valle,
Dhe behen baraz me male.
Ti do mbetesh i pavdekur,
Yll e drite ne te shkrepur.
Lavdi paç,qofsh i bekuar,
Punove per tu nderuar.
Nderi yt eshte nder Gjike,
Ti mbete Liber Epike.
Mbeti drite e nderi yne,
Brezat do te te lene kujtim.
i Madhi Fan Noli ka shkruar keshtu:
O i Gjore mos harro Vloren
se ky faj lahet me gjak
veç nishanet dhe shiritat
kesaj pune i vene kapak...
Bilbilenjve
Neper shekuj krahendritur
trembedhjete bilbilat vijne
kufomat perballe litarit
zemrat malit per lirine.
Nenat labe c'djem qe ritet
lule bilbilat me palle
I ushqyet neper male
dhe buken pershesh me dhalle.
Gjemon rende sheshi i janines
neper qiell dalin rete
era po perkund litaret
malet pershendesin djemte.
Trembedhjete bilbilat lidhur
trembedhjete litar mbi balle
Kapedani nxjer kutine
-Dale bej te dredh cigare.
-Dale bej te dredh cigare
Jam bilbil Shakua me palle
Kapedani veshtron djemte
vdekjen qe u zbret mbi balle
Kraheve sherqet e leshta
neper kembe mbathur opinga
vec me malet krahasohen
lule trembedhjete bilbila..
Laberine e doja shume deri ne 1912, por mbas 1997 ma prishi qejfin edhe terezine.
Me shume kenaqesi lexova vargjet dedikuar Laberise, dhe pershendes me kete rast te gjithe labet dhe shqiptaret kudo qe jane.
Me gezon fakti qe pavaresisht nga gjendja se ku ndodhet Laberia dhe Shqiperia e tera, fryma e patriotizmit sa po vjen dhe po rritet te brezat e ri.
Sigurisht qe Laberia ze nje vend shume te rendesishem ne historine e vendit tone.Kjo krahine e mirrefillte shqiptare ka nxjerre njerez te pushkes dhe te penes, qe me krenari kane afirmuar vlerat shqiptare.
Por ka ardhur koha qe ti analizojme me mire disa aspekte negative, te cilat qellimisht injorohen, dhe fatkeqesisht na bejne shume te ngjashem me anekdoden e strucit.Ne jemi shume konfuz ne lidhje me historine tone, dhe me figurat qe duhet te merren si shembull, pra si pika rreferimi per ne dhe per ata qe do te vijne pas nesh.
Mungesa e njohurise mbi hisorine e vertete, krahinizmi primitiv, mentaliteti patriarkal, mungesa e fese, dhe lavazhi i trurit qe na u be per 50 vjet, na kane zhytur ne nje krize te thelle identieti.
Kjo eshte nje teme per te cilen mund te shkruash me dhjetra vellime, por personalisht desha te ndalem ne dy aspekte konkrete, pra te figura e Avni Rustemit dhe te ngritja e tre gishtave lart ne sheshin e flamurit ne 1997.
Kush ishte Avniu, dhe sa kontriboi atentai i tij ne te mire te Shqiperise?
Per disa ai mbetet nje hero, dhe eshte i pranishem dhe i pranueshem si i tille ne ate shkalle sa e kuptojne ata hisorine, patriotizmin dhe konceptin e trimerise!Per te tjeret eshte nje figure negative, dhe keta te fundit e argumentojne kete gje me fakte, me gjakftohtesi dhe jo nen ndikimin e pasionit.Gjithkush e gjen veten e vet ne keto dy kategori.Nuk ka asnje dyshim qe te dyja kategorite e duan atdheun e tyre pavaresisht kendveshrtimit te seciles pale.
Avni Rustemi ishte nje student i deshtuar( bile ai studimet i pati te mundshme me ndihmen financiare te Toptaneve) nje idealist qe deshtimet e tij deshi ti mbulonte duke bere emer me nje vrasje pas krahesh.
Qe Esat Pasha meritonte ndeshkimin me te rende, kjo nuk ka asnje dyshim.Por menyra se si u vra nuk ka pse te na beje te ndihemi krenar, aq me teper po te mendosh se nje nga bazat e moralit tone ne shekuj ka qene besa dhe burreria.Akti i tij qe nje precedent shume i demshem per shoqerine shqiptare.Bile Avniu drejpersedrejti sterviti matjanin Valter Beqiri per te kryer atentatin ndaj Ahmet Zogut.Por kjo eshte nje teme tjeter.
Pra nje mendje e shendoshe do ti bente pyetjen vetes, se kush pra paska qene ky Avni Rustemi, para se kaloje ne ekstaze patriotiko-folklorike.
Per ngjarjet e 1997 gjithashtu mund te shkruhen me djetra vellime, por desha te ndalem vetem ne faktin e simboleve.
Ne ate shesh ku burrat me te mire te kombit shpallen pavaresine e Shqiperise, ne ate shesh pikerisht u perdhos ai flamur ne 1997.Nuk po zgjtem me detaje se te gjithe e dine mire se c'ndodhi atje ne ato dite te zeza per Laberine dhe per gjithe shqiptaret kudo qe jetojne.
C'do te mendonin gjysherit tane qe derdhen gjak per ate flamur, sikur te shihnin me syte e tyre ato tre gishta lart ne shesh te flamurit ne nje kohe qe Shqiperise po i vihej flaka nga vete shqiptaret dhe ne te njejten kohe gjysmes tjeter te kombit i kanosej zhdukja fizike pikerisht nga ata qe gjithashtu kishin dhe kane si simbol tre gishtat lart?????
Fatkeqesisht shume vete do te jepnin ate pergjigjen e famshme se per inat te vjehrres vete efle me mullixhine.
Por nuk eshte kaq e thjeshte.
Sidoqofte ata qe do te kene rastin te lexojne keto mendimet e mia, i lutem qe te mos i marrin personale, por te pakten le te reflektojne me qetesi dhe te pranojne qe c'do histori ka edhe versione te tjera, dhe qe mendimi eshte i lire.
Ju pershendes te gjitheve dhe Zoti e ndihmofte Shqiperine.
Anton
)
Citim:
Po citoj ato që tha Anton

" Faktet qe kush nxiti vellavrasjen tregoi se ata moren ate qe meritonin"
Kjo fjali te ngjall keqardhje, dhe ne te njejten kohe eshte ne kufijte e qesharakes, po te mos ishte fjala per nje ngjarje kaq tronditese.
Ata qe u tallen me Vloren dhe me popullin e saj dhe me gjithe shqipetaret, ata nuk pesuan asgje, dhe vazhdojne te tallen akoma edhe sot.Ai qe mori ate "qe meritonte" sic shpreheni ju, ishte populli i shkrete, qe akoma vazhdon te vuaje pasojat dhe do te vazhdoje ti vuaj edhe per nje kohe te gjate.Me sa shoh, ju nuk keni lexuar ato qe kam shprehur une, por thjeshte ato qene vetem shkendije qe ndezi zjarrin e "krenarise " tuaj te te qenit lab.Ne vijme nga bote te ndryshme shpirterore, shoqerore, dhe rrethanat e secilit kane ndikuar ne formimin e gjithesecilit, dhe kjo eshte normale.Ajo qe na bashkon megjithate eshte se ne pretendojme se jemi shqipetare dhe qe e duam Shqiperine.Te pakten per vete mendoj se e dua Shqiperine ashtu sic eshte, por nuk mund te pretendoj se kemi arsye per tu mburrur apo per tu ndjere krenare apo superiore ndaj te tjereve.
Une thjesht shpreha mendimet e mia, por eshte e pamundr te hasesh ne nje debat te vertete, por fatkeqesisht pothuaj gjithmone has ne persona qe edhe pse nuk i njeh, i marin gjerat personale.
Kjo eshte nje karakteristike negative e njerezve qe mbeten peng te "botekuptimit" te tyre.
Krahinizmi eshte i theksuar ne Shqiperi, dhe eshte per te ardhur keq qe edhe njerez te rinj dhe te edukuar, mbajne qendrime krahinore e klanore.
Per keta njerez c'do gje qe lidhet me krahinen e tyre eshte pozitive, dhe fatkeqesite e Shqiperise vijne nga personat e krahinave te tjera gjithmone.
Ju nuk jeni ne gjendje te debatoni, dhe nuk ja vlen te insistosh per nje gje te tille, kur konstaton se personi ne fjale, nuk eshte ne gjendje te ndaje per nje moment te vetem pasionin nga logjika.
Dashuria per atdheun eshte e madhe, por realiteti eshte tjeter.Une e dua atdheun, porashtu sic eshte, dhe jo ashtu sic e perfytyrojme ne ne fantazine tone, se po te kishte qene ashtu, as qe do ishim duke shkruar keto gjera tani.Mjafton te besh nje vizite ne Shqiperi, dhe fatkeqesisht do te pesosh nje tronditje te madhe, sepse edhe pse vitet kalojne dhe rrjedhimisht gjerta duhet te shkojne duke u permiresuar, ve re te kunderten, dhe te vjen inat me veten dhe me ne shqipetaret, qe pse nuk jemi ne gjendje te rregullojme vendin tone.Por qe te behet kjo gje, duhet qe c'do individ te perpiqet te rregulloje veten e tij.
Eshte shume kollaj te jetosh ne fantazi, dhe te shohesh vetem ato qe do te shohesh.Eshte shume kollaj qe gjithe fajet tja ngarkosh sitemit komunist qe kaluam, apo fqinjeve shoviniste.eshte shume kollaj te tregosh me gisht fajtoret e kesaj tragjedie, te cilet jane gjithmone te tjere, por kursesi nga krahina jote.Kjo eshte mendjemadhesi dhe nuk i sherben kurkujt.Pse nuk jemi ne gjendje te kerkojme zgjidhje per vendin tone?
Pse e kemi kaq te lehte te akuzojme, ose te kercejme si gjela per c'do gje qe nuk eshte e afert me mendimin tone personal.
Nuk e di as vete pse po ju shkruaj keto gjera, sepse e di shume mire se nuk te ngjallin as me te voglin interes, por nje keshille vellazerore te jap.
Populli thote se eshte shume keq kur te hyn vetja ne qef, pra sa me pak kapadaillek aq me mire.Nuk eshte e thene qe te jesh dakort me ato qe tjetri mendon, por te pakten duhet respektuar mendimi i tjetrit, dhe duhet kerkuar te kuptosh se c'do kush ka arsyet e veta dhe dinjitetin e vet.
Mendjemadhesia nuk ka qene kurre e dobishme per asnjeri.
Ne qofte se vazhdohet keshtu dhe ushqehen keto qendrime, atehere nuk eshte cudi qe te shpallni hero edhe Zani Caushin ne nje te ardhme.
Pra zgjohu nga gjumi o LAB/E I/E MIRE!
Vellazerisht dhe pa zemerim te pershendes, Anton!
Ok,marrje 
Anton!
Pikeveshtrimi yt eshte shume i thelle dhe nuk duhet te bastardizohet ne konflikte krahinore dhe rajonale e aq me pak personale. E ndaj me ju mendimin mbi ngjarjet qe keni permendur madje ka akoma per te shtuar. Jo me kot permenda vargjet e Nolit te cilet jane shume te thelle dhe dalin pikerisht ato karakteristika qe ju i keni permendur mbi mbulimin e akteve me simbole.
Laberine e njohim se cfare ka bere dhe cfare ka nxjerre, por ne realitetin e sotem Laberia eshte vendi i klandestineve, prostitucionit, vrajseve e droges, per te mos thene i antishqiptarizmes. Ne vitin 1997 kur mijera te armatosur sulmuan godinen e shikut me 6 oficere sherbimi te pajisur vetem me Pistoleta e me nga dy karikatore rezerve, pasi eshte sulmuar baza detare ne anijet shqiptare eshte valevitur flamuri grek.
Ne tere vitet e komunizmint shumica e oficereve dhe e xhelateve ishin nga laberia e rrethinat. Nuk dua te merret kjo nderhyrje e imja si ulje e Laberise por sic e keni theksuar edhe ju vete, perderisa Historia jone ka shume pika te erreta atehere rrezikojme te kthejme gjakataret ne heroj sic ka ngjare me Mehmet Shehun nje nga komandatet gjakatare i cili eshte shpallur hero nga bashkefshataret.
Madje edhe ne shtrirjen historike shume nga cetat e luftetareve ishin kryesisht hajdute te cilet quheshin patriote vetem sepse luftonin me arme kunder turkut, pavaresisht se motivet qe i shtynin nuk ishin politike apo atdhetare.
Sa per Rapsodet Insomnia vlerat e verteta te folklorit shqiptar jane te ruajtuara ne Malet e thella te Veriut.
Gjithsesi tema eshte e goditur dhe secili eshte mire qe te sjelle dicka nga krahina e vet por pa ofenduar krahinat e tjera sepse vleresimet jane relative. Shqiperia eshte nje vend teper i vogel per tu rindare serisht ne copa me te vogla.
''Vëllezërit tuaj qëlloni''
Ju njerëz që merrni guximin
Ngrini dorën dhe qëlloni,
Mbushni armët,thikat ngrini
Vëllezërit tuaj sulmoni.
Për një lekë,për një leckë,
për një copë tokë që doni,
për një fjalë,për një hale
për fitimet që kërkoni.
Për një truall,për një arë,
për një bindje që besoni,
bëni kujdes o të marrë
Se ç'të mbillni do të korrni!

antoni!!!
Citim:
Po citoj ato që tha Anton
Me shume kenaqesi lexova vargjet dedikuar Laberise, dhe pershendes me kete rast te gjithe labet dhe shqiptaret kudo qe jane.
Me gezon fakti qe pavaresisht nga gjendja se ku ndodhet Laberia dhe Shqiperia e tera, fryma e patriotizmit sa po vjen dhe po rritet te brezat e ri.
Sigurisht qe Laberia ze nje vend shume te rendesishem ne historine e vendit tone.Kjo krahine e mirrefillte shqiptare ka nxjerre njerez te pushkes dhe te penes, qe me krenari kane afirmuar vlerat shqiptare.
Por ka ardhur koha qe ti analizojme me mire disa aspekte negative, te cilat qellimisht injorohen, dhe fatkeqesisht na bejne shume te ngjashem me anekdoden e strucit.Ne jemi shume konfuz ne lidhje me historine tone, dhe me figurat qe duhet te merren si shembull, pra si pika rreferimi per ne dhe per ata qe do te vijne pas nesh.
Mungesa e njohurise mbi hisorine e vertete, krahinizmi primitiv, mentaliteti patriarkal, mungesa e fese, dhe lavazhi i trurit qe na u be per 50 vjet, na kane zhytur ne nje krize te thelle identieti.
Kjo eshte nje teme per te cilen mund te shkruash me dhjetra vellime, por personalisht desha te ndalem ne dy aspekte konkrete, pra te figura e Avni Rustemit dhe te ngritja e tre gishtave lart ne sheshin e flamurit ne 1997.
Kush ishte Avniu, dhe sa kontriboi atentai i tij ne te mire te Shqi
Per disa ai mbetet nje hero, dhe eshte i pranishem dhe i pranueshem si i tille ne ate shkalle sa e kuptojne ata hisorine, patriotizmin dhe konceptin e trimerise!Per te tjeret eshte nje figure negative, dhe keta te fundit e argumentojne kete gje me fakte, me gjakftohtesi dhe jo nen ndikimin e pasionit.Gjithkush e gjen veten e vet ne keto dy kategori.Nuk ka asnje dyshim qe te dyja kategorite e duan atdheun e tyre pavaresisht kendveshrtimit te seciles pale.
Avni Rustemi ishte nje student i deshtuar( bile ai studimet i pati te mundshme me ndihmen financiare te Toptaneve) nje idealist qe deshtimet e tij deshi ti mbulonte duke bere emer me nje vrasje pas krahesh.
Qe Esat Pasha meritonte ndeshkimin me te rende, kjo nuk ka asnje dyshim.Por menyra se si u vra nuk ka pse te na beje te ndihemi krenar, aq me teper po te mendosh se nje nga bazat e moralit tone ne shekuj ka qene besa dhe burreria.Akti i tij qe nje precedent shume i demshem per shoqerine shqiptare.Bile Avniu drejpersedrejti sterviti matjanin Valter Beqiri per te kryer atentatin ndaj Ahmet Zogut.Por kjo eshte nje teme tjeter.
Pra nje mendje e shendoshe do ti bente pyetjen vetes, se kush pra paska qene ky Avni Rustemi, para se kaloje ne ekstaze patriotiko-folklorike.
Per ngjarjet e 1997 gjithashtu mund te shkruhen me djetra vellime, por desha te ndalem vetem ne faktin e simboleve.
Ne ate shesh ku burrat me te mire te kombit shpallen pavaresine e Shqiperise, ne ate shesh pikerisht u perdhos ai flamur ne 1997.Nuk po zgjtem me detaje se te gjithe e dine mire se c'ndodhi atje ne ato dite te zeza per Laberine dhe per gjithe shqiptaret kudo qe jetojne.
C'do te mendonin gjysherit tane qe derdhen gjak per ate flamur, sikur te shihnin me syte e tyre ato tre gishta lart ne shesh te flamurit ne nje kohe qe Shqiperise po i vihej flaka nga vete shqiptaret dhe ne te njejten kohe gjysmes tjeter te kombit i kanosej zhdukja fizike pikerisht nga ata qe gjithashtu kishin dhe kane si simbol tre gishtat lart?????
Fatkeqesisht shume vete do te jepnin ate pergjigjen e famshme se per inat te vjehrres vete efle me mullixhine.
Por nuk eshte kaq e thjeshte.
Sidoqofte ata qe do te kene rastin te lexojne keto mendimet e mia, i lutem qe te mos i marrin personale, por te pakten le te reflektojne me qetesi dhe te pranojne qe c'do histori ka edhe versione te tjera, dhe qe mendimi eshte i lire.
Ju pershendes te gjitheve dhe Zoti e ndihmofte Shqiperine.
Anton
)
Këngë labe të ndaluara...
Pse je tharë e pse je nxirë (Lepenicë, Vlorë)
Pse je tharë e pse nxirë
moj Vlorë e mavrisurë* (përsëritet)
pse je bërë kështu tinë
moj....*
apo për trimat që të iknë
moj...*
qaj moj qaj, se më s'të vijnë
moj...*
qaj Skënderin me Hysninë
moj...*
me Begon dhe Yzeirë
moj...*
t'i qash moj Vlorë me rradhë
moj...*
djemt e Ballit Kombëtar
moj...*
komandant dhe ushtarë
moj...*
qaj Hasan Hyso luanë
moj...*
që la nam në këto anë
moj...*
dhe nga veriu kur vanë
moj...*
luftuan dhe derdhë gjaknë
moj...*
në dor të kuqe nuk ranë
moj...*
po ballë për ballë u vranë
moj...*
porsi trima shqipëtarë
moj Vlorë e mavrisurë
Kushtrimi...
Dhe ja sot n'ato lëndina
të Shushicës
c'janë mbledhur këta trima
t'Lepenicës
c'oshëtin kjo Vjosë e shkretë
përsëri
c'bubullin mali përpjetë
në stuhi
Luftë! Luftë! Shqipëtarë
sot në këmbë
ky armiku top e zjarr
ju me dhëmbë
ky armiku tank e topa
mitroloza
sic e di gjithë Evropa
ju me gjoksa
Luftë! Luftë! Shqipëtarë
për lirinë
o se boll kemi qarë
robërinë
o se boll jemi vrarë
për të tjerë
vec për vendin shqipëtarë
këtë herë
për junanin për shejtanin
për romakun
nënat juve kur ju qanin
derdhët gjakun
latë nënat latë gratë
dhe shtëpinë
në mërgim kockat i latë
djalërinë
vec për vendin shqipëtarë
këtë herë
o se boll jemi vrarë
për të tjerë
o se boll kemi qarë
robërinë
Luftë! Luftë! Shqipëtarë
për lirinë
Valo flamur me shqiponjë
Valo flamur me shqiponjë
del, mos rri në errësirë
ashtu si keshje zakonë
të kërkosh prapë lirinë
hiqe spatën nga qafa (spata që italianët i vunë flmurit tonë gjatë fahizmit)
lëja trashëgim kovacit
se ty të ka hije shpata
lënë në shekuj prej Atit
e lënë prej Skënderbeut
ta përdorin djemtë e ri
kush do lirinë e Atdheut
të përpiqet që tani
Pjesë kënge labe (e ndaluar)
Këto vihen në gojën e Ismail Qemalit në këngë...
Ne jemi një komb i vjetër, që kur nisi qytetëria
kur filluan qime kuqtë të dilnin tëhu nga Azia...
Ndërsa këto vihen në gojën e Bajram Currit...
Po njashtu si ta thotë zëmra, burrë i mirë duhet përpjekur
ta shpëtojë këtë rradhë Kosovën zgjedhës së serbit barbar
ku janë burrat mendje hollë ku janë trimat zëmër hekur
ta bashkojmë dhe Kosovën me flamurin kombëtar...
Hapni ditë o male!
Hapni dritë o male, mos rrini në re
Ti baba Tomorr lësho një rrufe* (përsëritet)
ja ku janë armiqtë apo nuk i sheh
ti...*
ejani ju shokë mbidhuni tek ne
ti...*
i kërreni armët që keni në dhé
ti...*
të derdhet gjaku të shkojë rrëke
ti...*
si në kohë të parë njëzeta kur qe
ti...*
armikun t'a ndjekim përtej të vé (të vejë)
ti...*
si prindërit tanë me bes e me fe
ti...*
se kjo s'durohet që të flemë ne
ti...*
shqiptari trim e ka havale
ti...*
që armikun e huaj t'a mbajë në qoshe
ti...*
me shpatë në dorë ngreu Skënderbe
ti...*
e dimë që s'ngjalle po shëmbëllën na le
ti...*
dhe ti babai Kombit, ti Smail Be
ti...*
tashti erdhi koha të luftojmë ne
ti...*
për flamur të vdesim dhe për mëmëdhé
ti...*
ky është betimi që po bëjmë ne
ti...*
dhe ju mëmat tona mos qani për ne
ti baba Tomorr lësho një rrufe
Te ura e Gjormit
ku po ven këta italianë
ku po ven këta mercenarë
thonë ven lumit të parë
-Le të venë pa te ura
gjejnë burrin përmbi burra
shkon kollona me nxitim
gjithë zhurm e gjith'tym
shkojnë larot me rrëmbim
-Le të venë pa te ura
i pret burri përmbi burra
kërcet pushka dridhet zalli
gjëmon topi tundet mali
ulërin Selim Gjetani:
-Ikni bre se na griu ura
paska burra përmbi burra
dit e nat gjer në agim
vazhdon lufta me tërbim
mbahu Hysni Abaz* o trim: (*Hysni Kapo)
-Mbahu se përposh te ura
lufton burri përmbi burra
shih pa shih si po trazohen
shih pa shih si shpartallohen
dhe për pak do të dorzohen
se i griu që nga ura
Lepenica përmbi burra
Cohi vëllezër cohi
Cohi vëllezër cohi
me neve bashkohi
armët t'i marrim
po na thërret Kombi!
na flasin dëshmorët
na thërret Tomorri
Hysni Lepenica
Skënder Mucua i gjori
Safet profesori
Besnik Cano trimi
Lahe flamurtari
Feta Gurazezi
Muharrem Kapllani
Besim Belishova
dhe Maliq Dushari
Flasin gjith dëshmorët
që ranë për Shqipëri
Shkodër Jup Kazazi
fis me histori
gjith jetën luftoi
me turk e mal të zi
gjaku i Oso Kukës
u derdh për Shqipëri
për flamurin kuq e zi
dhe në këtë kohë
me të xhedallit ushtri
që si murtajë ra
mbi nënën Shqipëri
Kazazi luftoi
sa pat mundësi
për Shqipërinë Etnike
jetën bëri fli
gjakun t'ja kërkoni
Enverit faqe zi
që shtypi Kosovën
dhe e la në robëri
në armiqtë tanë
Serb e Mal të Zi
Në Shqipëri ra zija
shtatë Prilli të xhumanë
Shqipëria ra në zi
e sulmoi an'e'mbanë
Musolini me ushtri
me vaporr sulmon nga deti
nga qielli me aropllanë
në Durrës bëhet kjameti.
Rreth varrit të Ulqinakut
shqiptarët u ngrenë të luftojnë
formuan Ballë Kombëtarë
Shqipërinë ta clirojnë
ngrihet në këmbë rinia
me demostrata fillon
është e jona Shqipëria
me gjak neve do ta mbrojmë
shkon Safet Butka në Korcë
ngre flamurin kuq e zi
thërret gjith patriotë
të luftojnë për Shqipëri
Skënder e Hysni në Vlorë
thërrasin bijt e Skënderbeut
të marrin armët në dorë
t'i dalin zot Mëmëdheut
fillon lufta an'e'mbanë
në jug të Shqipërisë
sulmojnë bujq e cobanë
mbi tankset e Italisë
e gjith Labëria e shkretë
ndizet zjarr e ndizet flakë
asnjë kasolle në këmbë s'mbet
mbushet pëllëmbë e gjak
lufta me tërbim vazhdon
mbi nazizmin barbar
Enver Hoxha lajmëron
-Luftë me Ballin Kombëtar!
plasi dolli një vullkan
mbyti gjith Shqipërinë
torturoi vëllai vëllanë
Enver Hoxha me Partinë
me terror e filloi
me urdhër të Miladinit
ballistët i masakroi
me metodat e Stalinit
del Mehmet Shehu barbar
kriminel i pashpirt
piu gjak në shqiptarë
qëni në Spanjë u stërvit
bucet kënga partizane
reja e kuqe po ja mbërrin
Nexhmija me fustan
kërcente me Miladinë
shoqet dhe shokët u tërbuan
me flamurin e Leninit
vran vëllanë e masakruan
për mustaqet e Stalinit
hidhej valle Miladini
kur u ndez zjarrë e flakë
gëzonte Mehmet katili
se lyente duart me gjak
vranë bujq e cobanë
ata s'po ngopen dhe sot
lajmëronin Dushanë
kur vrisnin vëllai vëllanë
në Kosovë e përfunduan
dërguan brigadë me famë
vran e pren e masakruan
peshqesh Titos ja lanë
vranë burrat kosovarë
se luftojnë për vatan
qesh Mehmet Shehu barbar
se kënaqte Miladinë
vallë do ketë ndonjë penë
ta shtrëmbërojë historinë
të shkruaj mirë për Memenë (Mehmet Sehu)
e për Enver që përvëluan Shqipërinë
O të shkretët shqipëtarë
c'e paguan këtë herë
i therë ca tradhëtarë
Mehmet She me Enverë
Bijt e Shqipes kush i vrau?
Cdo qytet i vëndit tonë, vec e tok i ka të tërë
ata burra që pengojnë vëllazërimin e gjërë
që nga viti dyzetenjë listat shokët kanë bërë
i kan situr e shoshitur si filli nëpër gjëlpërë.
"Sy e vesh duhen në Vlorë, nuk përkulet Labëria
aty duhet dor' e parë, të tjerët trëmben nga hija
më parë nga pas kurrizit burrat me mënt e me zë
me nga një shënim në gojë duhen hequr një nga një.
Pastaj kur të marrim frerin e pengesa s'kemi më
këshilltarët rusë e sërbë do mendojnë për cdo gjë
demostrata nëpër rrugë ditën që bëhet pazar
jevgjit e hamej të cirren "kriminelët në litar"."
Këta shokë në Gërhot mbani mënt c'lodër bënë
kundra vëllezërve tanë, gjeneralit kur i thanë:
"mos u dorzo te Balli se do të rrjepin të gjallë!
E do troc, janë shqiptarë s'duan të huaj përballë
lëri sa të shkelin gardhin e mos lër asnjë të gjallë!
Neve të duam të mirën, jemi inter-nacionalë"
"E pra shokë me këtë rrugë baltë do hedhim mbi ta
si e përmban edhe raporti, këta zgjidh e neve vra
sa t'ua ulim krenarinë sic na mësojnë këta
të dalim për Shqipërinë e për plagët e mëdha
dhe doktorë e profesorë më të dashur se ata
nën flamurin e Leninit gjith globin kemi krah."
Wow, po une ku paskam qene mo qe se kisha pare kete teme me para...?? Nice job u guys 
ah sa me pelqejne kenget labe un i kendoj cdo dite kam shum kaseta me kenge labe kur degjoj ato jam ne nje bote tjeter
Shoke me bini longare
do ti bie me te qare
do ti bie me te qare
per ate miken e pare
do vete ti zbuloi varre
qe te shoh se cnur ka marre
nur te zi apo te bardhe
ku ke rene moj trendline
pse skujton mua te zine
te kujtoj e qaj me lot
por jam thell e nuk dal dot
me kan rene floket mbi faqe
si dy tufa manushaqe
e bukur apo jo si thoni ju nuk te ben te qash
Shum mire
Ku sheh syri, ku shkrep dora
Ku lindi e para Ora
Kush ja ben si gjithmone forra
Kenge e vjeter VORA VLORA
E kush nuk mund te mos i pelqej vargjet e rapsodeve te Laberise, kush nuk mund te pelqeje te degjoje BILBILIN e Laberise Vasil Seraj...kush nuk do te ndihej mire te degjonte vargjet patriotike te shkruajtura per cdo etape te historise se Shqiperise....kenge kushtuar heronjeve te vendit tone si Ismail Qemali, Isa Boletini, Fan Noli, Avni Rustemi etj etj....kenge kushtuar dhimbjeve dhe brengave te popullit tone si kenget e kurbetit, kenge kushtuar viktimave te Otrantos, kenge kushtuar vitit te mbrapshte 1997, kenge kushtuar Kosoves martire , vuajtjeve dhe luftes se saj per liri dhe dinjitet kombetar.
Nuk mund te rri pa permendur disa nga grupet polifonike labe me me ze te Laberise....nuk mund te mos permend kengen e pavdekshme Himariote, Violinat e Lapardhase, djemte e Vlores, grupin e Bences se Tepelenes, grupin e te rinjeve te Gjirokastres e shume te tjera.
Pershendetje LABERI!
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.