Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 331 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- L.Basha Vs E.Rama (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18322)


Postuar nga AngelDevil datë 26 Mars 2011 - 23:41:

L.Basha Vs E.Rama

PD dhe PS kane shpallur zyrtarisht kandidatet e tyre per kreun e Bashkise se Tiranes, duke formalizuar keshtu nisjen e gares elektorale ne kryeqytet per zgjedhjet vendore te 8 Majit 2011.
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, njekohesisht kryetari aktual i Bashkise se Tiranes, konfirmoi rikandidimin per here te katert per mandatin e kryebashkiakut. PD shpalli kandidaturen e Lulzim Bashes per kreun e Bashkise se Tiranes, nderkohe qe Basha paraqiti edhe doreheqjen nga posti i Ministrit te Brendshem dhe mandatit te deputetit në Kuvendin e Shqiperise.


Postuar nga lule datë 27 Mars 2011 - 05:31:

Red face

Pa diskutim qe e mer Basha, nuk eshte turp t'vazhdoje me Edi ?!


Postuar nga kendrevica datë 27 Mars 2011 - 05:54:

E po nuk do te ndodh ndonje ndryshim i madh po iku Rama.Iken nje i gjate e vjen nje i gjat tjeter.Iken nje kusar e vjen nje kusar tjeter.Ndryshimi eshte se po humbi bashkine dhe ka shume mundesi,sepse heren e fundit e fitoi me votat e LSI,ai do te humbase shume fare e nuk i dihet fundi.Skifteret brenda PS dhe jashte ja urojne humbjen.Dueli eshte per jete o ''vdekje''!


Postuar nga lule datë 27 Mars 2011 - 05:57:

Ka rendesi t'zhduket, ouuuu ai psikopat ore, sdi si ka kandidatuar edhe fituar per kaq vite.

mos mdil kundershtar ore se e ke pisk ketu !


Postuar nga Fajtori datë 27 Mars 2011 - 06:34:

Veshtire e ka Rama ket rradhe. Nga nje ane shpellaret jane shtuar ne Tirane, kshu qe me shume vota do shkojne per Bashen. Nga ana tjeter Rama eshte debilizuar goxha vitet e fundit. Nuk e di me sa mend ka krijuar fushate me moton "Fajin e ka Saliu". Thenie prej elektroauto qe zbulon se i eshte djeg poci.

Nga ana tjeter shpellaret po fitojne terren duke perdor firma te huaja per fushate elektorale. Kshu qe Basha del ne fushte me ca p... adoleshente ne sfond dhe design te menduar, ndersa Rama vazhdon te kerkoje kush e ka fajin. Gjera normale xhanem, gjithe ato leke qe po vjedh grupi i shpellareve per kete dite i duhen. Dhe shqiptaret nuk e dallojne shume propaganden nga e verteta. Shqiptaret habiten nga montazhe te thjeshta filmike qe ben Fiks Fare.


Postuar nga Vizioner datë 27 Mars 2011 - 09:46:

Re: L.Basha Vs E.Rama

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil



Ai popull atje, Lul Kriminelin "meriton", me Sali Gaddafin ne krye.

Ashtu si dhe Gerdecaret qe votuan gati 100% per PD-ne mbasi i shujti Sala duke i vrare, perse te mos votojne dhe "Tiransit" per Lulin ?!
Kater te pafajshem i vrau dhe ai popull del e brohoret!!!!!!!!!!!


Edi Rama eshte konsumuar, i pafuqishem. Aq me shume, mbas 21 Janarit, tregoji qe nuk eshte gje tjeter vecse nje demagog!

Por, mjes ato PAK njerez atje, qe kane ndershmeri dhe besojne akoma ne shprehjen "Demokrati"!!!

Ne shqiperi nuk do njeri Demokrati dhe shtet me rregulla te barabarta gati per te gjithe, por duan rrumpalle-korrupsion sepse, vetem keshtu mund te perfitojne te paaftet.
Ne nje vend, ku rinia eshte zhytur ne nje batak imoral te menyres se te jetuarit, te menyres se carrjes-hecjes perpara ne jete.
Ne nje vend ku dhe gomaret jane bere me Diplloma Universiteti pasojat e te ciles po fillojne t'i ndjejne dhe do i ndjejne edhe me shume ne te ardhmen e afert!
Ne nje vend ku, etj. etj.


Postuar nga AngelDevil datë 27 Mars 2011 - 20:32:

As njoni as tjetri tironc .... Ramadan Kafsha do thoshte ...na myten jabanxhinjte


Postuar nga RIP Gibbs datë 27 Mars 2011 - 22:43:

Po fitoi Basha bashkine e Tiranes fillon edhe internimi i lene pergjys ndaj meje dhe familjes time


Postuar nga RIP Gibbs datë 27 Mars 2011 - 22:46:

Re: Re: L.Basha Vs E.Rama

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner


Ai popull atje, Lul Kriminelin "meriton", me Sali Gaddafin ne krye.

Ashtu si dhe Gerdecaret qe votuan gati 100% per PD-ne mbasi i shujti Sala duke i vrare, perse te mos votojne dhe "Tiransit" per Lulin ?!
Kater te pafajshem i vrau dhe ai popull del e brohoret!!!!!!!!!!!


Edi Rama eshte konsumuar, i pafuqishem. Aq me shume, mbas 21 Janarit, tregoji qe nuk eshte gje tjeter vecse nje demagog!

Por, mjes ato PAK njerez atje, qe kane ndershmeri dhe besojne akoma ne shprehjen "Demokrati"!!!

Ne shqiperi nuk do njeri Demokrati dhe shtet me rregulla te barabarta gati per te gjithe, por duan rrumpalle-korrupsion sepse, vetem keshtu mund te perfitojne te paaftet.
Ne nje vend, ku rinia eshte zhytur ne nje batak imoral te menyres se te jetuarit, te menyres se carrjes-hecjes perpara ne jete.
Ne nje vend ku dhe gomaret jane bere me Diplloma Universiteti pasojat e te ciles po fillojne t'i ndjejne dhe do i ndjejne edhe me shume ne te ardhmen e afert!
Ne nje vend ku, etj. etj.


Po fitoi Luli na hap naj vend ne Frankfurt..per muve ...babain tim e liroi nga detyra pa nder sa u be Minister i jashtem...qe babai im ka punuar me salen, mejdanin moisiun, dhe mustafain para se luli te behej minister i jashtem..do me heqin dhe mamane tani po fitoi ....


Postuar nga RIP Gibbs datë 27 Mars 2011 - 23:01:

..gjithsesi njerez te aferm prane Bujar Nishanit qe kam pak lidhje familjare me konfirmojne se Argita Berisha ja thith Lulit ndersa Luli e ka gruan ne Belgjike...deri ketu jemi ne rregull skam asgje kundra thithjeve edhe une po te isha ne vedn te lulit do ta kisha zili te ma thithte Argita..njs..sipas kesaj teori konspirative sali shpellarit nuk i vjen dhe aq mire..per aq kohe sa qarkullojne zera qe Luli mund te marre drejtimin e PD pas Berishes dhe ka frike se mos luli ben Deberishizimin e partise pas kesaj sic kishte frike edhe Enveri ndaj Mehmetit dhe kshu ve lulin para rames...luli humb ngelet pa gje dhe pastaj rraset mrena meqe ehste pa imunitet ...


Postuar nga lost_soul datë 27 Mars 2011 - 23:07:

Nje koment kisha per kete me lart.

Mund te kete ndonje gje te vertete, por ne pergjithsi, kur teorite konspirative jane te mbushura me shume elemente, atehere gjasat jane qe ne teresi te jete e pavertete.

p.s.
S'ka nevoje Berisha t'i bije nga kina te eliminoje Lulin. Nejse...


Postuar nga BIONDIA datë 27 Mars 2011 - 23:11:

Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
Po fitoi Basha bashkine e Tiranes fillon edhe internimi i lene pergjys ndaj meje dhe familjes time


epo po lutem mos fitoje po qe se gjendja e familjes tende qeka kaq keq dhe pse une ate psikopatin Ramen se duroj dot ...dmth e bija e Sales ben gili -vili me kete Bashen ...ma car gusto paska ne ky dreq ajo si femer ta shpif nesje ...une do preferoja ndonje tjeter per bashkine e tirones .


Postuar nga RIP Gibbs datë 27 Mars 2011 - 23:11:

Mos i merr shume seriozisht keto qe thashe se ai rrezik vdes per Lulin..dhe e ka vene regjent...nuk e di si mund te jete thjesht ja futa kot dhe as nuk e besoj ate qe kam shkrujt


Postuar nga RIP Gibbs datë 27 Mars 2011 - 23:12:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


epo po lutem mos fitoje po qe se gjendja e familjes tende qeka kaq keq dhe pse une ate psikopatin Ramen se duroj dot ...dmth e bija e Sales ben gili -vili me kete Bashen ...ma car gusto paska ne ky dreq ajo si femer ta shpif nesje ...une do preferoja ndonje tjeter per bashkine e tirones .

e moj dhe ti se ska vdekur njeri nga internimi do gjendet nje zgjidhje per cfare jam une gjith ky djale une do ti shpetoj prap


Postuar nga AngelDevil datë 28 Mars 2011 - 00:32:

Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
.. Argita Berisha ja thith Lulit


cfare i thith mo


Postuar nga kendrevica datë 28 Mars 2011 - 01:26:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Ka rendesi t'zhduket, ouuuu ai psikopat ore, sdi si ka kandidatuar edhe fituar per kaq vite.

mos mdil kundershtar ore se e ke pisk ketu !



Dakord moj flower por vetem me nje kusht,nqse ju do te punoni si shefe e zyres se lejeve te ndertimit ne bashki,ne menyre qe te na japesh ndonje shesh ndertimi per pallat. Une kam kerkuar ndryshim gjithandej,pra edhe ne bashkin e Tirones.Por asnjehere nuk do te pushoje se theni se Sali palla duhet larguar nga pushteti. Mbase ai vend do te clirohet nga zagar te till.


Postuar nga lule datë 28 Mars 2011 - 03:41:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Nje koment kisha per kete me lart.

Mund te kete ndonje gje te vertete, por ne pergjithsi, kur teorite konspirative jane te mbushura me shume elemente, atehere gjasat jane qe ne teresi te jete e pavertete.

p.s.
S'ka nevoje Berisha t'i bije nga kina te eliminoje Lulin. Nejse...




Jam shum dakort me ty , biles do shtoja diçka .keq mire nami u boft .

Eshte nje shprehje, kur diçka formohet ne baze te nje genjeshtre, eshte pa bazament, aq e tepruar e aq fallco duket, qe vet autori i asaj pergenjeshtre, seshte i sigurte te eci perpara apo jo.

Tani ec e mere vesht , sa eshte ber mullari.


Postuar nga lule datë 28 Mars 2011 - 03:44:

kendrevica :

Dakord moj flower por vetem me nje kusht,nqse ju do te punoni si shefe e zyres se lejeve te ndertimit ne bashki,ne menyre qe te na japesh ndonje shesh ndertimi per pallat.


Amon re ndaj s'du me hudh kandidature, shif pa apliku direkt per interesa t'votojne .
jo re jo skam me i hy politikes ne Shqiperi..psh Faje je i lir .

************************************


AngelDevil


tani do na thoni a jo ca eshte kjo e thithmja apo te therras Cecin dhe Lulen te ma shpjegojne.

Prezent si eshte puna?


Postuar nga Vizioner datë 28 Mars 2011 - 08:20:

Re: Re: Re: L.Basha Vs E.Rama

Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
Po fitoi Luli na hap naj vend ne Frankfurt..per muve ...babain tim e liroi nga detyra pa nder sa u be Minister i jashtem...qe babai im ka punuar me salen, mejdanin moisiun, dhe mustafain para se luli te behej minister i jashtem..do me heqin dhe mamane tani po fitoi ....



Hec Gibbs, do dali dhe per ty nje vend ketu


...Une e thashe edhe me lart, nuk eshte me asgje cudi ne shqiperi. Edhe mund te fitoji Lulka


Postuar nga Fajtori datë 28 Mars 2011 - 09:48:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
As njoni as tjetri tironc .... Ramadan Kafsha do thoshte ...na myten jabanxhinjte


Sa breza duhet me qene tironc per tu qujt tironc? Familjen e L. Bashes e njoh dhe s'me duket se ka ardh tani ne Tirane. Madje dhe shtepine e kane pas me oborr neper lagje te vjetra ne Tirane. Pak veshtire te quhen te ardhur, megjithese nuk i njoh mire detajet. Te na ndricoje AngelDevil.


Postuar nga lule datë 28 Mars 2011 - 12:51:

Basha 3 60.00%
Rama 2 40.00%


Yyy mire ,deri tashi, duke u bazu qe ketu pjesa me e madhe jan, *E Majte* , po me surprizon ky rezultat ..e mendova me bindshem Edin lol


Postuar nga RIP Gibbs datë 28 Mars 2011 - 18:48:

Re: Re: Re: Re: L.Basha Vs E.Rama

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner



Hec Gibbs, do dali dhe per ty nje vend ketu


...Une e thashe edhe me lart, nuk eshte me asgje cudi ne shqiperi. Edhe mund te fitoji Lulka

Po normal qe mund te fitoj sa te jete Shpellari ne krye bashke me barbaret qe na kane zaptuar Tironen ne cdo cep...ka ndjekur politiken e Zogut qe i solli te gjithe patriotet e vet ne Tr qe ne rast rreziku ti mbronin bycen...Po fitoi Luli Shqiperia do behet nje vend ku duhet te arratisesh naten sdo kete me opozite fare e imagjinon dot nje vedn vetem blu me nje opozite vk..qe vetem bertet..nje lloj fashizmi i moderuar...Ti rrofsh per venin se harrova


Postuar nga RIP Gibbs datë 28 Mars 2011 - 18:50:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne



Jam shum dakort me ty , biles do shtoja diçka .keq mire nami u boft .

Eshte nje shprehje, kur diçka formohet ne baze te nje genjeshtre, eshte pa bazament, aq e tepruar e aq fallco duket, qe vet autori i asaj pergenjeshtre, seshte i sigurte te eci perpara apo jo.

Tani ec e mere vesht , sa eshte ber mullari.

Ku e pe genjeshtren ti aty profesore? Dhe e njeh gje ate autorin e asaj "pergenjeshtre"? Pergenjeshtre eshte fjala me pa vend ketu po te studiojme nga na terminologjike...ska asnje lloj kuptimi


Postuar nga AngelDevil datë 28 Mars 2011 - 19:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Sa breza duhet me qene tironc per tu qujt tironc? Familjen e L. Bashes e njoh dhe s'me duket se ka ardh tani ne Tirane. Madje dhe shtepine e kane pas me oborr neper lagje te vjetra ne Tirane. Pak veshtire te quhen te ardhur, megjithese nuk i njoh mire detajet. Te na ndricoje AngelDevil.



7 breza

Basha eshte familja e Lindes gruas se tanishme te Rames dhe jane puro tironca por Luli me sa di une jo.

p.s. kam hall se te verboj po te ndricova une


Postuar nga lost_soul datë 28 Mars 2011 - 20:26:

Do jete gallate sikur te fitoi Rama dhe Berisha/Luli te mos njofe zgjedhjet.

I pale do protestojne per zgjedhjet e pergjithshme, i pale tjeter per zgjedhjet lokale.

Ishalla ndodh, dum gallate..


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 28 Mars 2011 - 20:37:

Po ju akoma vazhdoni te shihni tv e te lexoni gazeta?


Postuar nga Fajtori datë 29 Mars 2011 - 00:06:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


7 breza


p.s. kam hall se te verboj po te ndricova une



A di gje si ka qene Tirana 7 breza para? Nje garrumull katunaresh qe me i miri dinte te vinte firmen e vet. Qytetin e bejne ata qe e jetojne, prandaj mos u cudit qe te dale ndonje nga Berati apo Shkodra 10 vitet e ardhshme dhe te behet kryetar bashkie. Dhe ndoshta mund ta drejtoje Tiranen me mire se ata qe e mbajne veten per tronca.



Fleur me Rip, sikur ta moderoni pak dialogun...


Postuar nga AngelDevil datë 29 Mars 2011 - 00:46:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


A di gje si ka qene Tirana 7 breza para? Nje garrumull katunaresh qe me i miri dinte te vinte firmen e vet. Qytetin e bejne ata qe e jetojne, prandaj mos u cudit qe te dale ndonje nga Berati apo Shkodra 10 vitet e ardhshme dhe te behet kryetar bashkie. Dhe ndoshta mund ta drejtoje Tiranen me mire se ata qe e mbajne veten per tronca.







Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Mars 2011 - 03:12:

Citim:
Po citoj ato që tha Heyday
Po ju akoma vazhdoni te shihni tv e te lexoni gazeta?


Honey .......... busy tonight ??????


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 29 Mars 2011 - 03:30:

Citim:
Po citoj ato që tha AndreaPirelli


Honey .......... busy tonight ??????


Never.......... for you......


Postuar nga Fajtori datë 29 Mars 2011 - 05:39:

Edhe thone pastaj qe politika i ndan njerezit...


Postuar nga Petter datë 04 Prill 2011 - 00:53:

Luli E. Hoxha.. ka rrezik se i mer kete radhe... 10 mije lek te vjetra nje vote ( dhe ato po ua japin fallco, lol )


Postuar nga Fajtori datë 10 Prill 2011 - 20:22:

Kur do e mesoje ky budall, Edi Rama, qe ne fushate elektorale NUK dilet vetem ne podium. Akoma se kuptoi leksionin qe mori Fatos Nano ne 2005? Andej matane krimineli nga Tropoja mbush sfondin me njerez, qe te tregoje se nuk eshte vetem. Ppupup, mjafton te shikosh foto e lajmeve per te kuptuar sa gabime po ben Edi Rama. Kujton se jam piktor!? Po je piktor te kripsha trute. Leve Tiranen me ngjyra dhe s'po di te besh nje levizje politike te hajrit.


Postuar nga kendrevica datë 11 Prill 2011 - 15:37:

Fushata e tij eshte shume e dobet e kete po e shohin te gjithe.Gjer tani ai ka shkuar nga humbja ne humbje.Ndoshta ai do ta kuptoje kur ta kene nxjerre nga politka pergjithmone. Pra nje humbje e ''duelit'' me Lulin e Saliut sic e quajne ndrikullate selise roze do ti kushtoje atij shume shtrenjte.Ne krye te PS do te vije perseri F Nanua.Dicka e tmerreshme po pergatitet qe do ti kushtoje shume te ardhmes se vendit.Nje deklarim i Berishes ne nje miting para disa ditesh me ka trembur vertet.Ai midis te tjerash tha,se demokracine ne kete vend e solla une dhe F Nanua jo Edvin Rama.Pra ardhja e Nanos ne krye te PS,qofte edhe nbzsi president do te thote qe vendi te mbetet peng i nje tresheje te korruptuar e inkriminuar,e cila do te punoje kunder interesave te krejt kombit.Kjo eshte gjeme e madhe qe pergatitet.Uroje qe Rama mos ta humbasi duelin ne menyre qe te ruhen disa ekulibra.


Postuar nga Vizioner datë 03 Maj 2011 - 21:45:

Thumbs up Pedagogia 52-vjeçare shpërthen në emër të të gjithëve: Ti je një vrasës



Kandidati demokrat për bashkinë e kryeqytetit është përballur paraditen e djeshme me një situatë të papritur. Gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale në Fakultetin e Inxhinierisë, një pedagoge i është drejtuar Bashës me fjalët: VRASËS!


Incidenti ndodhi ndersa Basha ishte duke thënë që "do zgjidhim problemet e Tiranës, se do tu rrimë problemeve në kokë etj". Në këtë moment pedagogia është ngritur dhe ka thënë: "Në krye ke qenë, pse nuk i ke zgjidhur problemet? Pse nuk kemi rend, pse nuk kemi qetësi, ke qenë ministër i brendshëm..".


Studentët kanë nisur të duartrokasin. Dy persona shoqërues të kandidatit të PD-së kanë tentuar ti presë fjalën pedagoges, por ajo ka vijuar duke e quajtur "Ti je vrasës dhe maskara".


E takuam Florën dje në mbrëmje dhe folëm me këtë grua që na ka bërë të gjithëve të ndihemi më mirë dje. Faleminderit zonja Hanelli dhe nga Shekulli.


Znj.Hanelli, a ishit lajmëruar ju për këtë takim?


E mora vesh nga studentët çfarë do të ndodhte. Më thonë se kandidati për kryetar bashkie do të prezantonte programin e tij elektoral.


Kur u zhvillua takimi?


Takimi ishte planifikuar të zhvillohej në orën 11.00, por Basha u paraqit aty në orën 12 e 30.


Takimi ishte i organizuar nga rektorati i Universitetit Politeknik?


Lulzim Basha u prezantua se kishte ardhur në universitet me kërkesë të studentëve, por për ishte i organizuar nga rektorati dhe i kanë dhënë atë lloj dekori. Takimi u zhvillua në sallën më të mirë të leksioneve që ka universiteti ynë.


Po çfarë ndodhi konkretisht?


Siç ju thashë, takimi filloi me më shumë se një orë e gjysmë vonesë. Salla ishte e mbushur me të huaj, kryesisht nga mesi i sallës deri në fund. Asnjë prej tyre nuk ishte student në universitetin tonë. Një pjesë ishin edhe në moshë të madhe dhe kurrsesi nuk mund të ishin studentët dhe u përvijua aty aq e qartë diferenca. Asnjë prej studentëve nuk duartrokiste ndërsa pjesa nga fundi ulërinte. Është turp për atë fakultet ku unë kam jetë të tërë që unë punoj që dëgjoja ato britma.


Po pedagogët u detyruan të marrin pjesë?


Në fakt në sallë nuk kishte shumë pedagogë që morën pjesë përveç kryesisë së rektoratit por unë dua të them një detaj. Mua më pa edhe rektori, zv.rektori edhe dekani. Vjen dekani aty ku isha ulur unë në mes të dy bankave dhe më thotë: Flora, takimi është për studentët. I përgjigjem: Po ç'thua mo Andrea, ne jemi njësh me studentët, nuk ndahemi me ta, ndaj dhe do të qëndroj të dëgjoj se çfarë thuhet. E kuptova shumë mirë përse erdhi.. Por unë e dua shumë atë vatër, e dua aq shumë sa nuk mund të lejoj që të përdhoset në mes të ditës.


Por çfarë ndodhi saktësisht?


Kandidati për kryetar bashkie filloi të fliste për të ardhmen. Një njeri që nuk i njohim asgjë nga e shkuara, na flet për të ardhmen. Një hiç nga pikëpamja intelektuale. Që këtu mund t'i vije vizën. Filloi të fliste për të ardhmen dhe miklonte përfaqësuesit e fakultetit dhe ata njerëz që ishin të tij duke thënë se i ka patur partnerë dhe do t'i ketë në punët publike. Kjo tek shpura e tij krijoi ovacion ndërsa ata studentë që ishin, ulën kokën.


A është normale që auditorët e një fakulteti të përdoren për fushatë elektorale të një kandidati për kryetar bashkie?


Jo nuk është aspak normale. Edhe po të jetë e vërtetë që studentët të kërkojnë që të zhvillojnë një takim, autoritetet drejtuese të fakultetit kurrsesi nuk duhet të lejojnë të organizohet një i tillë. Edhe sikur ky kandidat të fliste për të ardhmen e arsimit në Shqipëri. E vërteta ishte se aty ai shpalosi vetëm programin e tij elektoral dhe kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë deri më tani.


Kjo ndodh vetëm për të retushuar zotërinë në fjalë. E neveritshme për mua. Për t'i dhënë këtij një sfond rinie përdorin fakultetin. Ndaj vendosa t'ia them dy fjalë. Ato që askush nuk guxon t'ua thotë publikisht. Ata ishin të parapërgatitur dhe nuk lejonin të bënin pyetje pedagogët dhe unë thuajse e kam marrë fjalën dhunshëm.


A mund të më thoni çfarë dialogu keni patur mes jush?


Jo në fakt nuk ishte dialog por unë thashë gjithçka që kisha për të thënë. E pyeta çfarë bëre për 6 vjet ti me qeverinë tënde? Çfarë i ke dhënë këtij vendi? I vodhe paratë për të ndërtuar një rrugë? Shite atdheun tim? Apo vrave,- i thashë. Vrave katër baballarë. Je vrasës.


Cili ishte reagimi i kandidatit të PD, Basha?


Ngeli. U zverdh. Nuk foli asnjë fjalë.


Çfarë ndodhi më pas?


Erdhën dy persona të mëdhenj në moshë. Nuk ishin studentë. Më kapën për duarsh të më nxirrnin përjashta. I kam urdhëruar që të heqin duart se unë isha në atë vatër iluminimi ku kam dhënë zemrën time për 28 vjet. U thashë që jam në shtëpinë time. Më pas i jam drejtuar Bashës sërish me fjalët: Vrasës! Vrasës! Vrasës! Ke lënë katër familje me jetimë, o vrasës!-i thashë.


Njerëzit e Bashës u mjaftuan vetëm më kapjen e duarve apo...?


Jo, jo. Ata tentuan të më nxirrnin jashtë zvarrë dhe unë u mbajta fort pas karrigeve. Më pas më vijnë dy studentë, që unë nuk u njoh kush ishin, u thanë atyre të hiqnin duart nga mua. Filluan të lëvizin dhe studentët e tjerë. Kjo shkaktoi panikun e tyre, dhe më pas u tërhoqën. Më vonë filluan ulërimat e përkrahësve të tyre dhe ishte e kotë që të rrija aty. Unë braktisa sallën. Studentët e mi më duartrokitën dhe më pas filluan të iknin dhe ata.


Pas këtij incidentit keni patur shqetësime apo problem pas asaj që ka ndodhur?


Jo. Thjesht kam marrë shumë, shumë telefonata përshëndetëse nga shumë njerëz.


A prisni që drejtuesit e fakultetit të marrin masë ndaj jush?


Me ata di unë si të merrem.. Lejuan që një pedagoge që ka 28 vjet punë të ndershme në këtë universitet të merret zvarrë nga ca çapaçulë dhe rrugaçë që ishin futur aty. Por jam e sigurt që ambienti universitar është në mbështetjen time. Ata nuk kanë çfarë të më bëjnë. Jam e nderuar, e respektuar dhe çdo shkallë të punës sime e kam ndërtuar me shumë djersë. Nuk kanë çfarë të më bëjnë.


Znj.Flora, për mendimin tuaj si ka mundësi që shumë njerëz mendojnë si ju dhe nuk reagojnë si ju...


Unë nuk mund të gjykoj të tjerët. Por fakti që ju më parë më pyetët "a keni frikë për masat që mund të merren ndaj meje" është edhe përgjigja për mosreagimin e shumë qytetarëve. Por unë nuk mund t'i gjykoj për këtë. Shumica e njerëzve janë për bukën e gojës ndaj kurrsesi nuk mund t'ia lejoja vetes gjykimin tim ndaj reagimit apo mos reagimit të tyre. Jam e bindur se shumica e njerëzve nuk reagojnë nga frika e revanshit dhe nga mungesa e shtetit të së drejtës në Shqipëri.


Ky djali, Basha është një agresion psikologjik mbi njerëzit, i kalkuluar nga ai, sozi e të cilit është Basha. Një klon i atij njeriu që nuk i gjen dot një qelizë të mire. Është agresion psikologjik mbi publikun. Një qenie kaq e re dhe kaq gënjeshtare nga këmbët te koka. 7 pasaporta vetëm një bandit ndërkombëtar mund të këtë duke përdorur shtetin shqiptar.

Në rrokullimën e gënjeshtrave që zënë gënjeshtrën, ai nuk ka më zgjidhje. Nga pikëpamja intelektuale është siç thashë më lart, një mediokër që më fyen kohën time për ta dëgjuar.


Po në rast se ky kandidat nuk do të vinte në fakultetin tuaj a do të shkonit në takime të tjera për t'u përballur me të?


Jo. Unë mbrojta dinjitetin tim dhe të vendit të punës ku kam një jetë të tërë që kontribuoj. Po kështu fola dhe në emër të studentëve të mi që nuk flisnin, por që më kanë mbështetur dhe tërë kohën më kanë telefonuar sot për të më pyetur nëse kisha nevojë për ta.


Postuar nga AngelDevil datë 04 Maj 2011 - 01:05:

Basha e ka te fituar mandatin ala ke ura ju


Postuar nga lule datë 04 Maj 2011 - 03:03:

Ja se erdhi data 8 pak dit na ndajne..e te shofim a do jet me Ramush hajvani ne bashki..
vetem po jan çmend njerezit ta votojn , megjithsese nforum e paska te mare voten


Postuar nga Vizioner datë 05 Maj 2011 - 23:38:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Basha e ka te fituar mandatin ala ke ura ju



aha, e kuptova kujt do ja japesh voten


Nejse...


Postuar nga Fajtori datë 06 Maj 2011 - 00:48:

Si s'pyeti njeri sa leke po marrin firmat amerikane qe orkestrojne propaganden e PS dhe PD, si dhe ku i gjejne partite gjithe ato leke. Po leket e reklamave nga dalin. LSI qe s'ka as 7% elektorat ka dhjetefishin e zyrave te Pd dhe PS neper Tirane. Cudi te medha qe askush nuk merr mundimin te pyese publikisht. Per tani politika eshte zgjidhja e gjithckaje...

Si po shiten shqiptaret kesaj rradhe. Po behen 3 milione pseudopatriote.


Postuar nga AngelDevil datë 06 Maj 2011 - 16:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Si s'pyeti njeri sa leke po marrin firmat amerikane qe orkestrojne propaganden e PS dhe PD, si dhe ku i gjejne partite gjithe ato leke. Po leket e reklamave nga dalin. LSI qe s'ka as 7% elektorat ka dhjetefishin e zyrave te Pd dhe PS neper Tirane. Cudi te medha qe askush nuk merr mundimin te pyese publikisht. Per tani politika eshte zgjidhja e gjithckaje...

Si po shiten shqiptaret kesaj rradhe. Po behen 3 milione pseudopatriote.



Nuk pyesim se e dime Faje


Postuar nga AngelDevil datë 06 Maj 2011 - 16:17:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner



aha, e kuptova kujt do ja japesh voten


Nejse...



Bashen do votoj ... them ta provoj nje here s'kam alternative me te mire pasi ate qe votova sma mbushi mendjen ... nga e keqja me e madhe do zgjedh me te voglen


Postuar nga Vizioner datë 06 Maj 2011 - 23:41:

Thumbs down

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Bashen do votoj ... them ta provoj nje here s'kam alternative me te mire pasi ate qe votova sma mbushi mendjen ... nga e keqja me e madhe do zgjedh me te voglen




hm... eshte zgjedhja jote!

Por me cudit nje gje tek shprehja jote "nga e keqia me e madhe do zgjedh me te voglen", pra, VRASESIN e cileson-quan "te keq te vogel"!!!!!!!!!!!!??????????



p.s. Po me shtremberohet qafa duke e tund koken me habi, mbasi lexova kete!


Postuar nga AngelDevil datë 06 Maj 2011 - 23:46:

Po e vertete zgjedhja eshte personale dhe vota e fshehte dhe pse une e deklarova.... qe kam arrit ne kete konkluzion kam analizuar disa gjera qe Basha me bind me shume se Rama. Vrasesin e keni mes jush mgjate sdua te flas per te mos dale jashte teme nga debati qe mund te lindi.

Jam e bindur 100 % qe Basha fiton ne Tirane. Ka shume njerez si une te majte qe do e votojne Vizio pervec elektoratit te djathte + LSI.


Postuar nga Fajtori datë 07 Maj 2011 - 00:20:

Eh c'ben PROPAGANDA. Ca milione ketej, ca firma andej, ca postera, ca reklama, ca party te living roomi, ca vizita ne shtepi tironsish, ca postera me gruan, dhe hopa... zgjidhet dilema e votimit.

Fundja per cfare i marrin leket amerikanet, po te mos benin punen qe i caktohet: manipulimi i elektoratit.


Postuar nga Fajtori datë 07 Maj 2011 - 00:23:

Ah se harrova, krahu i PD-se ofron bileta falas nga Italia per Shqiperi... nese voton per PD-ne.

Shfrytezoni rastin...


P.s. Prape pas politikes mbeti ky popull. Se kuptoi njehere vleren e bojkotit pervecse me arme.


Postuar nga BIONDIA datë 07 Maj 2011 - 00:26:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ah se harrova, krahu i PD-se ofron bileta falas nga Italia per Shqiperi... nese voton per PD-ne.

Shfrytezoni rastin...




Qyqa ne kete kishim manget ketu e ke fisin ...po iki nga italia u pa puna ...


Postuar nga lule datë 07 Maj 2011 - 00:27:

Naj ofert me t'mire se kjo qe perserite ka mo Faje? jo per gjo, po mar avionin po qe...

ç'jan keto qe diskutoni aman??


Postuar nga AngelDevil datë 07 Maj 2011 - 00:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Eh c'ben PROPAGANDA. Ca milione ketej, ca firma andej, ca postera, ca reklama, ca party te living roomi, ca vizita ne shtepi tironsish, ca postera me gruan, dhe hopa... zgjidhet dilema e votimit.

Fundja per cfare i marrin leket amerikanet, po te mos benin punen qe i caktohet: manipulimi i elektoratit.



me thane qe te kishin pa ne te dyja mitingjet ... turp te kesh lool


Postuar nga Fajtori datë 07 Maj 2011 - 00:34:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Naj ofert me t'mire se kjo qe perserite ka mo Faje? jo per gjo, po mar avionin po qe...

ç'jan keto qe diskutoni aman??



Mos duhet ta regjistroj te bindesh. I kishin thene cope nje shoku, po te duash hajde e ke bileten falas... Vota dihet per ke duhet te jete.


AD, isha vezhgues i jashtem. Po te kam bo fotografi tu ngrit dy gishtat te mitingu PS dhe grushtin te mitingu PD. Mire qe nuk vajta te mitingu LSI thuaj


Postuar nga AngelDevil datë 07 Maj 2011 - 00:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori



AD, isha vezhgues i jashtem. Po te kam bo fotografi tu ngrit dy gishtat te mitingu PS dhe grushtin te mitingu PD. Mire qe nuk vajta te mitingu LSI thuaj




hahahaa kshu jam une me turbullu ujrat qe te pastrohen ... paske bere mire qe nuk shkove te mitingu i trete... ju ngrita gishtin e mesit atyre loool


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 331 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.