Forumi Horizont | Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Nje grua e dorezuar! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15793)
Nje grua e dorezuar!
* Para disa kohesh kam lexuar ditarin e nje gruaje nepermejet penes dhe syrit te Simone de Beauvoir. Dhe lirshem me shkoj mendja qe ta sjell ketu ate , pasi te gjithe ne mund ta gjejme veten sadopak aty.
Lexim te kendshem.
Simone de Beauvoir " Nje grua e dorezuar"
E hene 13 shtator. Kriporet
Ai qytet germadhe, I braktisur ,rreze je fshati te lashte sa s’mbahet mend,perbente nje dekor te jashtezakonshem. Brodha pergjate gjysmerrethit ,ngjita shkallet e pallatit ne qender; kundrova me endje per nje kohe te gjate madheshtine e perkore te atyre ndertesave te ngritura per qellime te dobishme e qe nuk kane hyre kurre ne pune. Ato jane teper te qendrueshme,ndertesa te verteta; megjithate ,ashtu te lena pas dore, jane shnderruar tashme ne nje fanepsje te cuditshme: njeriu hamendet se ku ndodhet. Bari I ngrohte nen qiellin vjeshtor dhe era e gjetheve te thara me mbushnin mendjen se nuk e kisha lene kete bote,por vetem sa isha kthyer nja dy shekuj prapa. Vajta e mora disa sende ne makine; shtrova ne shesh nje batanije,vura aty ca jasteke, radion, e shijova nje cigare tek degjoja Moxartin. Pas nja dy-tri dritareve te pluhurosura merrja me mend c’behej: ishin zyra,pa dyshim. Nje kamion ndalet perpara atyre dyerve te renda,ca njerez e hapin ate dere dhe ngarkojne thase.Asgje tjeter nuk e prishi qetesin e asaj pasditeje;as dhe nje visitor. Kur mbaroi koncerti,lexova. Shperngulje e dyfishte. Kisha shkuar teper larg, ne breg te nje lumi te panjohur; ngrita syte e u gjenda aty, mes ketyre gureve,larg jetes time. Gjeja me e habitshme eshte se ndihem e kenaqur ketu,mjaft e kenaqur. E druaja vetmine e kesaj rruge drejte Parisit. Deri me sot, kur mungonte Morisi, vajzat me shoqeronin ne te gjitha udhetimet e mia. Mendoja se do te me merrte malli per capkanlleqet e Koletes dhe per kerkesat e Lysienes. Dhe ja ku po shijoja ngazellimin e harreses. Liria po me rinonte me nja njezet vjet pernjeheresh. Madje, mbylla librin e nisa te shkruaja, si te isha njezet vjece. Deshprohem kur ndahem nga Morisi. Kongresi nuk zgjat me shume se nje jave e megjithaste, sa u nisem nga Muzheni per ne aeoroportin e Nises, m’u mblodh nje lemsh ne gryke. Edhe ai ishte I emocionuar. Kur nga altoparlanti u thirren udhetaret per ne Rome, ai me shterngoi fort: “ Ki mendjen ne makine-ki mendjen ne avion”. Para se te largohej,kthehu dhe nje here koken drejt meje :syte e tij kishin nje shqetesim qe me tronditi. Ngritja nga toka me ngjante dramatike. Katermotorshat fluturojne embel, dhe pershendetja zgjatet. Ndersa ky avion u shkeput nga toka me ashpersine e lamtumires. Por,me kaloi disi shpejt ky cast I mundimshem. Jo , mungesa e vajzave nuk me trishtonete,perkundrazi . Mund te udhetoja me shpejtesi,me ngadale, si te me pelqente, te shkoja ku te doja, te ndalesha ku te me shkrepej. Kisha vendosur ta kaloja javen duke bredhur. Zgjohem qe me rrezen e pare. Vetura me prêt atye ne rruge, mu ne oborr, si nje kafshez besnike; ajo eshte e sperkatur me vese; ia fshij syte dhe caj me gezim diten tere diell. Prane kam canten e bardhe me hartat e Michelin, udherrefyesin blu, libra, nje pullover leshi, cigare:shoqeri e kendshme. Askush nuk humbet durimin kur I kerkoj se zonjes se lokalit receten e pules me karavidhe. Nata po bie, por ben ende ngrohte. Eshte nje nga ato caste mallengjyese kur toka merret vesh aq mire me njerezit dhe te duket e pamundur qe ata te mos jene te lumtur.
"La femme rompue" eshte?
Nese kjo "Lysiene" eshte Lucienne, atehere me siguri eshte. Nuk me pelqen perthyerja e emrave qe i bejne ne perkthime, duket si alfabet fonetik dhe jo si nje gjuhe e denje por me pelqen Simone de Beauvoir, ashtu siç me pelqen dhe Sartre.
Per te njejtin lieber behet fjale.
Amor nqs e ke vene re te gjithe emrat i kam shkruar te shqiperuar ,ashtu sikur jane edhe ne liber.. Eh, Simone dhe Sartre nje cift qe u munduan te reflektonin respektin reciprok midis dy sekseve.
"Femra e thyer" atehere.
Pikerisht. Shqiperimi i emrave qe i behet ne shqip, me irriton shume. Shqiperimi behet ne alfabete fonetike, jo ne gjuhe te shkruar, te perkthyer.
Eshte e vertete qe perkthimi i drejte nga frengjishtja eshte " Femra e thyer",por dihet qe kur behet nje perkthim ,pervecse behet nje pershtatje, behen edhe "perpunime" , stilizime etc etc qe te dale sa me terheqes per lexuesin. Une nuk kam asgje kontra titullit " Nje grua e dorezuar" , ndoshta sepse perkthimi eshte bere edhe nga nje shkrimtare qe e kam xhan Diana Culi . dhe kam besim ne pershtatjen e saj.
Mgjs do me pelqente ta lexoja ne frengisht.
Pershtatjet, perkthimet etj. jane forma me e keqe per te lexuar nje klasik dhe personalisht besoj qe asnje gjuhe s'eshte aq e pasur sa te pasqyroje intensitetin freng. Sidoqofte keto jane ndjesi personale te mijat.
E marte 14 shtator
Nje nga gjerat qe e magjepsin Morisin, eshte dendesia e asaj qe ai e quan " vemendja ime ndaj jetes". Kjo m'u gjallerua pas bisedes se shkurter qe pata me veten. Tani qe Koleta u martua e Lysiena ndodhet ne Amerike, do te kem mundesi ta thelloj me shume. "Do merzitesh. Duhet te hysh ne ndonje pune",me tha Morisi ne Muzhen. Kembenguli. Por,tani per tani nuk ia uroj vetes. Me ne fund dua te jetoj pak per veten time. Dhe te perfitoj paksa, bashke me Morisin, nga kjo vetmi, per te mbetur dy; u be kohe e gjate qe kjo na qe mohuar. Koken e kam plot me idera.
E premte 17 shtator
Te marten i telefonova Koletes: e kishte zene gripi. Me qortoi kur i thashe se do te kthehesha menjehere ne Paris. Zhan-Pieri kujdeset fare mire per te. E gjeta ne shtrat shume te dobesuar; cdo nate i ngrihet temperatura. Qysh ne gusht, kur e shoqerova ne mal,me shqetesonte shendeti i saj. Do te doja ta vizitonte Morisi dhe te keshillohej me Talbotin. ja ku me doli dhe nje njeri tjeter per t'u perkujdesur. Kur qeshe ndare me Koleten,te merkuren pas darke, bente nje kohe aq e bute sa zbrita me makine deri ne Lagjen Latine, u ula ne nje tarace e piva nje cigare. Ne tryezen ngjitur po hante me sy paketen time Cesterfild, me kerkoi nje. Une i fola; asaj nuk i erdhen per mbare pyetjet e mia dhe u ngrit te ikte; ajo vajze pesembedhjete vjece,as studente, as prostitute, me nxiti kureshtjen; i thashe se po te donte e shpija une me shtepi me makine. Ajo nuk pranoi dhe pastaj me pohoj se s'kishte as ku te flinte. Ate mengjes ia pat mbathur nga Qendra ku e kishte vendosur Ndihma Publike. E mbajata ketu dy dite. E ema,pak a shume nje e semure mendore, dhe njerku i saj qe e urrente, kishte hequr dore nga te drejtat mbi te. Gjykatesi qe merret me rastin e saj , i ka premtuar ta dergoje ne ndonje Vater ku dhe te mesoje zanat. tek pret,ajo jeton "perkohesisht" qe prej gjashte muajsh ne kete shtepi prej nga ku nuk del kurre pervecse te dielave per te shkuar ne meshe ne deshiron-e ku s'i jep njeri ndonje pune per te bere. Jane nja dyzet adoloshente , i mbajne mire me te ngrene e me te veshur, po qe veniten ketu nga deshperimi dhe merzia. Ne mbremje u japin ilac gjumi. ato i mbledhin hapet dhe i vene menjeane. Dhe , nje dite te bukur e gelltisin pernjeheresh te gjithe rezereven. "Kur ka ndonje arratisje a ndonje perpjekje per vetvrasje, vetem ne raste te tilla denjon e kujtohet gjykatesi per ne" me tha Margerita. Arratisjet jane te kollajta, te shpeshta, dhe, nese nuk zgjasin shume, nuk kane pasoja. Iu betova se do te permbysja qiell e dhe per ta derguar ne nje Vater dhe ajo u bind te kthehej ne Qender. Vlova nga zemerimi kur e pshe te shtynte deren, kokeulur e kembezvarre.Eshte vajze e bukur, jo budallaqe, shume e sjellshme dhe nuk kerkon tjeter gje vec te punoje, po i shkaterrojne rinine, asaj dhe mijera te tjerave. Do t'i telefonoj neser gjykatesit Barron. Sa i veshtire eshte Parisi! Edhe ne ditet e lageshta ne vjeshte, me shtyp kjo veshtiresi e tij. Sonte ndihem pak e trishtuar. Kisha bere plane per ta shnderruar dhomen e vajzave ne nje dhome ndenjeje me te ngrohte se kabineti i Morisit apo salloni i pirtjes. Dhe Lysiena nuk do banoje me kurre ketu. Shtepia do te jete e qete. Mbi te gjitha nuk jam e qete per Koleten . Per fat Morisi do te kthehet neser.
E merkure 22 shtator
Nje nga arsyet-me kreyesorja- qe me shtyn te mos i hyj asnje pune eshte kjo: nuk mundem te mos jem plotesisht ne sherbim te njerezve qe kane nevoje per mua. Te gjitha ditet pothuajse i kaloj ne koke te Koletes. Nuk i bie temperatura. "Nuk eshte gje me rendesi",thote Morisi. Por Talboti ngul kembe per analizat. Koka me zien nga mendime te keqija.Sot ne mengjes me priti gjykatesi Barron. Shume i perzemert. Rasti i Margerites i dukej i pikellueshem, por ka mijera te tille te ngjashem. E keqja eshte se nuk gjendet nje cope vend ku keta femije te mbrohen, asnje personel i afte te merret me to sic duhet. Qeveria s'ben gje hic. Keshtu qe perpjekjet e gjykatesve per ceshtjet e femijeve, te punonjesve sociale, jane si t'i biesh murit me koke. Qendra ku ndodhet Margerita eshte nje vendkalim: ne krye te tre-kater diteve duhet te dergohet tjeterkund. PO ku? Asgjekund. Keto vogelushe mbeten aty ku nuk eshte parashikuar asgje per t'i zene me pune o per t'i defryer pakez. Do perpiqemi, megjithate , te gjejme ndonje pune ndokund per Margeriten. Dhe do t'u keshillohet punonjesve te Qendres te me lene ta shoh. Prinderit nuk e kane firmosur letren qe do t'i shkarkonte perfundimisht nga te drejtat e tyre, por nuk behet fjale se ata mund ta rimarrin ; as nuk duan vete dhe pr te kjo do te ishte zgjidhja me e keqe. Dola nga pallati e acaruar me moskokecarjen e sistemit. Numri i krimineleve ne moshe te re vjen duke u shtuar; dhe nuk vritet mendja per asnje mase pervec dyfishimit te egersise ndaj tyre. Meqe u ndodha perpara deres se Sente- Shapeles, kyra dhe ngjita shkallet spirale. Pashe disa turiste te huaj dhe nje cift qe verente virtinat, zene dore per dore. Une nuk perqendrohesha dot. Me rrinte mendja te Koleta e isha tere shqetesim. Jam e paperqendruar. Nuk mundem as te lexoj. Do te lehtesohesha pak vetem po te grindesha me Morisin: por nuk do te vije para mesnates. Qe kur eshte kthyer nga Roma i kalon kohet ne laborator me Talbotin dhe Kuturierin. Thote se jane fare prane qellimit. Une e kuptoj se ai sakrifikon gjithkca per kerkimet e tij. Por eshte hera e pare ne jeten time qe kam nje hall e nuk e qaj dot me te.( dhe s'do jete as e fundit per te ...)
E shtune 25 shtator
Dritarja nxinte. Se si m’u duk. Me pare- me pare, kur? – nese ne raste te jashtezakonshme dilja pa Morisin , - kur kthehesha shihja gjithnje nje rreze drite midis perdeve te kuqe. I ngjisja me vrap ted y katet, I bija ziles, kerkoja celesin me padurim. U nxita pa nxituar futa celesin ne brave. Sa I zbrazet dukej apartamenti! Sigurisht , derisa aty nuk kishte njeri. Ah,zakonisht kur kthehem ne shtepi , gjej aty Morisin , edhe kur mungon. Sonte hapen dyer dhomash te zbrazeta. Njembedhjete ore. Neser do te marrim vesh perfundimine e analizave dhe une kam frike. Kam frike e Morisi s’eshte. E di. Duhet te shpjere deri ne fund kerkimet. Megjithate , jam e zemeruar. “Kam nevoje per ty dhe ti nuk vjen”. Me vjen t’I shkruaj keto fjale ne nje leter para se te bie te fle t’ia le ne nje vend te dukshem ne paradhome. Ndryshe do hesht, si dje, si pardje. Me pare me rrinte prane, sa here kishte nevoje per te. Ujita bimet e gjelberuara; nisa dhe te rregulloj bibloteken e pastaj e lashe fare. Mbeta ca e habitur nga moskokecarja e tij kur I thashe se doja te rregulloja kete dhome ndjenjeje. Duhet t’I them vetes te verteten; te verteten e kam dashur gjithmone, e, nese e kam arritur, eshte se e kam dashur. E pra, Morisi ka ndryshuar. U dha I teri pas profesionit te tij. Nuk lexon me. Nuk degjon me muzike. ( E doja aq shume ate heshtjen tone dhe fytyren e tij te vemendshme kur degjonim Monteverdi nose Carli Parkerin). As nuk shetisim me neper Paris e ne rrethinat. Nuk bejme me biseda te verteta. Ai mbledh koleget e tij qe s’jane vecse ca makina per te bere karriere dhe per te fituar para. Po I bie ne qafe. Ai as qe can koken per para, per karriere, tallet me to. Por, qe kur- sipas mendimit tim- para dhjete vjetesh vendosi te specializohej, pak e nga pak – pikerisht kesaj I trembesha une – sikur u vyshk. Kete vit m’u duk I larget edhe kur Ishim ne Muzhen; mezi priste te kthehej ne klinike e ne laborator, qe si I hutuar e tere turinj. Vazhdo! Thuaje te verteten deri ne fund. Ende me shterngohej zemra atje ne aeroportine Nices prej atyre pushimeve te zymta qe sapo kishim kaluar. Dhe , nese ndjeva lumturi aq te madhe atje ne kriporet e braktisura, shkaku qe Morisi, I cili, tek ndodhej qindra kilometra larg, me dukej I afert. (Cudi eshte ky ditari: gjerat per te cilat hesht jane me te rendesishme se per ato te cilat shkruan). Duket sikur atij nuk I intereson me jeta private. Sa me lehtesi e prishi pranveren e kaluar udhetimin tone per ne Alzase! Por edhe thumbi qe I hdoha e merziti shume: “ Sherimi I leucemise kerkon vetemohim!” Dikur , mjeksia per Morisin ishte te sheronte njerez me mish e kocka. ( Isha kaq shpresehumbur, kaq pa rrugedalje, - gjate stazhit tim ne Koshen, nga miresjellja e ftohte e zoterinjve te medhenj, nga indiferenca e studenteve: dhe ne syte e bukur e te erret te dikujt pashe po ate ankth e po ate turbullim te ngjashem me timin. Besoj se e dashurova qe ne ate minute). Tani dyshoj se per te semuret jane vecse raste. T’I njohe I intereson me shume se sa t’I sheroje. Edhe ne marredheniet me njerezit e tij te afert eshte disi larguar, ai, qe edhe tani ne moshen dyzeteepesevjecare ishte po aa I gjalle e I gezuar, sic ishte kur e njoha per here te pare….Po, dicka ka ndryshuar, perderisa shkruaj per te , pa e ditur ai. Sikur ta kishte bere ai, do me dukej tradheti e madhe. Ne te dy ishim te tejdukshem per njeri-tjetrin. Jemi te tille akoma: eshte zemrimi im qe na ndan: po ai do te dije si te ma largoje. Do te me kerkoje te kem pak durim : pas nje periudhe te stermundimi te madh mendimi vjen bunaca. Edhe vitin e kaluar ai punonte shpesh mbremjeve. Po, por une kisha Lysienen. Dhe, mbi te gjitha , nuk me shqetesonte asgje. Ai e di mire ne kete cast as une nuk mund te lexoj e as te degjoj diskun,sepse kam frike. Nuk do t'I le letren ne paradhome, por do t’I flas. Pas nja njezet- njezetedy vjet martese,merresh shume vesh ne heshtje: kjo eshte e rrezikshme. Them se jam marre teper me vajzat keta vitet e fundit: Koleta me ngjitej tere kohen, kurse Lysiena ishte aq e veshtire. Nuk I rrija dot Morisit si do te deshironte ai . Duhet te shpjegohemi me njeri-tjerin. Mesnate. Kam ka ngut ta takoj, ta mbys kete zemerim e me gurgullon perbrenda. Syte ia kam ngulur ores qe lekundet. Askrepi nuk ecen me ngrihen edhe me nervat. Perfytyrimi I Morisit me coptezohet: Cfare kuptimi ka te luftosh kunder semundjeve dhe vuajtjeve kur gruan tende e le ne harrese? Kjo eshte thjeshte te mos cash koken per te. Eshte mizori. Kot sa pelcas nga marazi. Mjaft. Ne qofte se analizat e Koletes nuk dalin mire, neser me duhet te ruaj gjakftohtesine. Pra duhet te perpiem te fle.
E diel 26 shtator
Pra, ndodhi ajo qe prisja. Ndodhi.
E hene 27 shtator
Mire pra! Ngjau c’kishte per te ngjare. E natyrshme. Duhet te bindem dhe duhet ta mbys zemerimin qe me vloi perbrenda gjithe diten e djeshme. Morisi me pat genjyer; edhe kjo eshte fare e natyrshme. Mund te kishte vazhduar ne vend qe te rrefehej. Ndonese me vonese, duhet t’I jem mirenjohesre per ciltersine e tij. Me ne fund, te shtunen, me zuri gjumi: here pas here zgjasja doren drejt shtratit tjeter; carcafi ishte gjithnje I tendosur. (Mua me pelqen te bie te fle para tij kur ai punon ne kabinet.) Ashtu pergjumesh, degjoj rubinetin te rrjedhe, ndjej aromen e lehte te kolonjes, zgjas doren, trupi I tij mbush carcafet dhe une kridhem ne lumturi. Dera kryesore u perplas me zhurme, thirra: “Moris”! ishte tre e mengjesit. Nuk kishin punuar gjer ne tre , kishin pire e derdellitur. U ngrita mbi shtrat:
- Ne c’ore vjen ne shtepi? Nga vjen?
Ai u ul ne kulltuk. Ne dore mbante nje gote me uiski.
- Ora eshte tre, them. Koleta eshte e semure, po cmendem nga shqetesimi, dhe ti kthehesh ne tre. Nuk ma ha mendja se keni punaur deri tani.
- Koleta eshte me rende?
- Nuk po permiresohet. Po ty aq te ben! Mesa duket, kur merr persiper shendetin e gjithe nejrezimit, nje bije e semure nuk ka me rendesi.
- Mos u bej e keqe kot.
Me veshtroi me nje lloj trishtimi te thelle dhe une shkriva sic shkrihem sa here ai me mbeshtjell me kete drite te erret e te ngroht.
E pyeta me te bute:
- Thuame, pse erdhe kaq vone? – ai nuk m’u pergjigj fare.
- Keni pire? Keni luajtur poker? Keni dale shetitje? Apo harrove sa ishte ora?
Ai vazhdonte te heshtete, me nje menyre kembengulese, duke rrotulluar gotem mes gishterinjve. Atehere I hodha ca fjale kot, vetem e vetem qe ta nxehja e t’I nxirrja me ganxha sqarimin:
- Cfare pot e ndodh “ mos ke ndonje te dashur?
Pa me shqitur syte, me tha:
- Po, Monike, ne jeten time ka hyre nje grua. ( Gjithcka ishte blu siper nesh e poshte kembeve tona; nga larg shquhej bregu afrikan.Ai me shterngonte pas vetes. “Po me tradhetove, une do te vras veten – Po me tradhetove, une od te vdes nga hidherimi”. Kane kaluar pesembedhjete vjet. Vertete? C’jane pesembedhjete vjet? Ishte kaq e kuptueshme. Une te dua. Nuk mund te dua tjeter njeri vec teje. E verteta eshte e panryshueshme, koha nuk ndryshon asgje.)
- Cila eshte?
- Noeji Zherar?
- Noejia? Pse?
Ai ngriti supet. Qarte. E dija pergjigjen: e bukur, e shkelqyer, gashnjyese. Lloji I aventurave pa pasoja e qe I lajkaton burrat. Kishte nevoje ai te lajkatohej? Me buzeqeshi:
- Me vjen mire qe me pyete. Nuk me pelqente te te genjeja.
- Sa kohe ke qe po me genjen?
Nuk ngurroj asfare.
- Te kam genjyer ne Muzhen. Dhe qysh kur u ktheva.
- Ke fjetur me te kur mbete vetem ne Paris?
- Po.
- E takon shpesh?
- Oh jo! Ti e di mire se une punoj….
I kerkova saktesime. Dy mbremje dhe nje pasdite pas kthimit te tij, nuk me duket pak.
- Perse nuk me the qe ne fillim?
Me veshtroi me trishtim dhe me tha, me nje ze plot dhimbje:
- Ti thoje se do te vdisje nga hidherimi…..
- Keshtu thuhet, kot.
Me erdhi t’ia plasja te qarit ate cast; nuk po vdisja, kjo me bente te vuaja dhe me shume. Permes avujve te kalter ne veshtronim afriken, perselargu, dhe fjalet qe shqiptonim nuk paskeshin qene vecse fjale. U perplasa ne shtrat. Ky grusht me kishte derrmuar. Habia me zbraste krejt koken. Me duhej nje fare kohe per te kuptuar c’po ngjante . “Biem te fleme”, I thashe. Zemerimi me zgjoi heret. Dukej aq I pafajshem , me ato floke rene mbi balle, I rinuar nga gjumi. ( Ne gusht, gjate mungeses sime ajo qe zgjuar prane tij: nuk mund ta besoj! Perse e shoqerova Koleten ne mal? Ajo nuk kishte ndonje deshire te madhe, une ngula kembe) Me ka genjyer per pese vjet te tera! “ Sonte beme nje hap serioz perpara”. Dhe kthehej nga Noejia. Me vinte ta shkundja, ta fyeja, te ulerija. Po e mbajta veten. I lashe nje cope leter mbi jastekun tim: “Sonte “. Sigurisht qe mungesa ime do ta prekte me shume se cdo qortim; kur tjetri mungon s’mund te pergjigjesh dot. Brodha kot me kot neper rruge, me keto fjale qe me ushtonin ne koke: “ Ai me ka genjyer”! I thoshja: “ Do te vdes nga hidherimi” po , por atehere me behej t’ia thoshja. Ai ishte me I zjarte se une kur e vendosem paktin tone; asnje kompromis, asnje leshim. Kalonim ne rrugen e ngushte Sent – Bertra de Komenzhe dhe ai ngulmonte : “ Do te te mjaftoj une gjithmone?” merzitej se nuk I pergjigjesha me shume afsh ( po sa I embel qe pajtimi ne dhomen e atij hoteli te vogel plot arome dorezonje qe hynte nga dritarja! Kane kaluar njezet vjet: duket djeJ , ai me mjaftoi , jetova vetem per te, ndersa ai per nje trill, I tradhetoi betimet tona! Mendoja: do t’I them ta lere, menjehere! Shkova te Koleta, u mora me te gjithe diten, por perbrenda zieja. U ktheva ne shtepi e raskapitur.“Do t’I kerkoj ta lere”. Por c’kuptim ka fjala “kerkese” pas nje jete te tere dashurie e vemendjeje? Nuk kam dashur asgje per vete, qe te mos vlente edhe per te. Ai me mori ne krahe gjiteh turbullim. Kishte telefonuar disa here te Koleta dhe s’I ishte pergjigjur njeri ( une e kisha bllokuar telefonin, qe ajo te mos shqetesohej). Ishte shume I tronditur.
- Nuk te shkoi ndermend se doja te vija dhe une?
- Me shkoi.
Shqetesimi I tij me ngrohu dhe e degjova pa u zemeruar. Sigurisht , atij nuk I pelqente te me genjente, dhe duhet kuptuar. Ngurrimi I pare sjell pastaj nje mjegullime te madhe: nuk tam ban me te tregosh te verteten, sepse duhet te pohosh edhe q eke genjyer. Pengesa behet edhe me e pakapercyeshme per njerez si ne qe e cmojne shume sinqeritetin. E pranoj dhe vete: me cfare ngulmimi do ta kisha genjyer une , per te fshehur nje genjeshter. Rrenat e par ate Lysienes dhe Koletes me shtangnin kembe e duar. Me zor e gelltitja faktin se te gjithe femijet I genjejne nenat e tyre. Po jo mua! Une nuk jam nje nene te cilen mund ta genjesh ; une nuk jam nje grua te cilen mund ta genjesh. Seder budallai. Te gjitha grate e pandehin veten e tyre te vecante; te gjitha mendojne se atyre nuk mund t’I ndodhin gejra, dhe te gjitha I genjen mendja. Sot u mendova thelle.( Sa mire qe Lysiena eshte ne Amerike. Do te detyrohesha te luaja role me te. Duk do te me linte te qete.) vajta e bisedova me Izabelen. Ajo me ndihmoi , si gjithmone. Pata frike se nuk do te me kuptonte, sepse ajo dhe Misheli e kane bazuar marredhenien e tyre tek lira, jo si une e Morisi tek besnikeria. Po kjo nuk e ka penguar me tha, t’I ihipnin here pas here xhindet me te shoqin dhe te ndjehej ne rrezik: para pese vjeteve pandehu se ai po e linte. Me keshilloi te beja durim. Ka shume respekt per Morisin. I duket e natyrshme qe ai te kete deshiruar nje aventure; I falet qe ma fshehu ne krye; po do te lodhet shoejt, patjeter. Keto lloj gjerash kane terheqjen e tyre m si gjera te reja qe jane; pastaj kha vepron kunder Noejise; dalengadale, prestigji qe gezon ne syte e Morisit, do te bjere. Vetem se , nese une dua qe dashira jone te dale e pademtuar nga kjo prove, nuk duhet te luaj as viktimin e as grindavecen. “Sille me te sikur e kupton, ji e gezuar. Mbi te gjitha, sillu miqesisht”, me tha ajo. Ne kete menyre e pat rifituar me ne fund Sharlin. Durimi nuk eshte virtyti im kryesor. Por e shoh se duhet ta ushtroj. Dhe jo vetem per taktike: per moral. Une kam bere jeten qe kam dashur: duhet ta meritoj kete privilegj. Nese mposhtem me hallin me te pare , gjithe c’mendoj per veten s’eshte vecse perfytyrim I rreme. Une jam kerkuese, I ngja tim eti , dhe Morisi me cmon, po r gjithashtu perpiqem te kuptoi te tjeret dhe t epershtatem. Izabela ka te drejte: eshte e natyrshme qe nje burre te kete nje aventure pas njezet vjet martese. Une do te isha anormale- feminore- pot e mos e pranoja kete. Pasi u ndava me Izabelen nuk me shkohej me te takoja Margeriten , por ajo me kishte derguar nje copez leter gjithe ndjenje, nuk e deshperoja dot. C’trishtim ne ate vend, c’fytyra te vuajtura adoloshentesh. Me preken vizatimet e saj ; te kendshme. Donte te bente dekoracione; o te pakten te rregullonte vitrina. Mbi te gjitha te punonte. I perserita premitmet e gjykatesit. I tregova perpjekjet qe kisha bere per te marre autorizimin qe te dilja te dielen me te. Ajo ka besim te une, me do fort, duron: po jo gjithmone. Sonte do te dal me Morisin. Keshillat e Izabeles dhe te zemres sime: per te rifituar burrin , ji e gezuar, elegante, dil me te. Une nuk mendoj se duhet ta rifitoj, nuk e kam humbur. Por, kam shume pyetje per t’I bere dhe biseda do te jete me e cliruar pot e darkojme jashte. Nuk du ate duket sikur e kane organizuar me qellim. Me shqeteson nje detaj pa kuptim: pse mbante nje gote uiski ne dore? Une e thirra: Moris! Isha zgjaur, ne tre te mengjesit; ja pat marre mendja se do ta germoja. Zakonosht nuk e perplas deren aq fort kur hyn.
E marte , 28 shtator
Piva shume,por Morisi qeshte dhe me tha se isha e mrekullueshme. Sa e cuditshme: duhej te me tradhetonte , qe te kujtonim netet e rinise tone. S'ka gje me te keqe se rutina : tronditjet te permendin. Sen-Zhermen - de Pre ka ndryshuar qe nga 46-ta : publiku eshte i ndryshem. "Tjeter epoke" tha Morisi paksa me trishtim. Nuk kisha shkelur aty qe prej 15 vjtesh dhe gjithcka me mahniti. Vallzuam. Ne nje cast, duke me shternguar fort ai me tha : " Nuk ka ndryshuar asgje midis nesh".Dhe folem , ashtu , gjithe thumba: por une isha gjysme e dehur , kam harruar shumicen e atyre qe me tha. Pak a shume i merrja me mend; Noeja eshte nje avokate e shkelqyer dhe e pangopur ne ambicjet e saj ; rron vetem me vajzen -eshte e divorcuar- grua e lire, mondane, teper e hedhur: e kunderta ime. Morisi paskesh dashur te dinte ne i pelqente ketyre lloj grave . " Po te kisha dashur dhe une ....." E beja kete pyetje kur flertoja me Kilanin , i vetmi flert i jetes time , dhe qe e nderpreva menjehere. Tek Morisi, si tek te gjithe burrat, gjallon adoloshenti i pasigurte. Noejija i jep kete siguri. Dhe , s'ka dyshim qe kemi te bejme me nje lidhje trupore. Noejija eshte e panginjur.
E merkure, 29 shtator
Hera e pare qe, me dijenine time, Morisi e kalon mbremjen me Noejine. Kisha shkuar me Izabelen te shihnim nje film te vjeter te Bergmanit; hengrem dhe te Hoshepoti nje gjelle Burgonje. Gjithnje me pelqen te dal me te. Ka ruajtur gjallerine e rinise tone, kur, cdo film, cdo liber, cdo talo kishte nje rendesi te vecante; tani qe vajzat me jane larguar, e shoqeroj me shpesh ne koncerte , ne ekspozita. Edhe ajo, kur u martua, la pergjysem studimet, por ruajti me mire se une jeten e dendur intelektuale. Duhet te them se ka rritur vec nje djale dhe jo dy femije si une. Dhe pastaj,ajo, nuk merret te ndihmoje njerezit hallexhinj sic bej une, me nje burre inxhinier ka pak raste t;I takoje. I thashe se po zbatoja taktiken e buzeqeshjes meqe jam e bindur se kjo histori nuk ka ndonje rendesi per Morisin . “ Nuk ka ndryshuar asgje midis nesh”, me tha ai pardje.
Te them te drejten, edhe me pare jam shqetesuar keshtu: ka nja dhjete vjet: sikur iu nxiten ambicje te reja, sikur ajo puna e tij ne Simka – e zakonshme, e paguar pak, por qe I jepte kenaqesi e qe ai e donte – nuk do t’I mjaftonte; duket nuk e duron dot me shtepine , ndoshta ndjenajt per mua I jane shuar, mendoja atehere. ( E ardhmja me provoi te kunderten). Me vjen vetem keq se nuk marr dot pjese ne punet qe ai ben. Me fliste per te semuret e tij, me tregonte per raste te vecanta; une perpiqesha ta ndihmoja. Tashme jam krejt jashte kerkimeve te tij dhe poliklinikes, nuk ka nevoje per mua. Edhe ne ate kohe Izabela me qendroi prane. Me bindi te respektoja pavaresine e Morisit. Kjo donte te thoshte te mohoja idealin e vjeter misheruar ne figuren e tim eti. Me e veshtire se te mbyllje syte perpara nje marrie dashurie.
E pyeta Izabelen ne ndihej e lumtur:
- Nuk ia bej vetes kete pyetje, pra, pergjigja duhet te jete po.
Zakonisht, ajo zgjohet me qef ne mengjes. Me duket nje percaktim I mire i lumturise. Edhe une, cdo mengjes buzeqesh kur hap syte. PO keshtu edhe ate mengjes. Kisha pire ilace para se te bija dhe me kishte zene gjumi menjehere. Morisi me tha se qe kthyer andej nga ora nje. Nuk e pyeta per asgje. Nuk jam fizikisht xheloze, dhe keshtu nuk ndihem aq keq. Nuk eshte me tridhjete vjec trupi im , as ai I Morisit. Bashkohemi me kenaqesi- rralle here te themi te drejten, por pa passion. Oh! Nuk gabohem. Noejija e terheq me te panjohuren. Morisi rinohet ne shtratin e saj .Por ky mendim nuk me mundon. Do te frikesohesha nga nje grua qe do t’I sillte Morisit dicka. Por nga c’e kam pare Noejine ne takimet e mia me te dhe nga cfare me kane thene rreth saj jam qetesuar plotesisht. Ajo misheron gjithcka qe nuk na pelqen: arrivizmin,snobiznmin, etjen per para, deshiren per t’u dukur. Nuk ka asnje mendim te sajin , asnjelloj ndjeshmerie , ecen vetem pas modes. Aq paturpesi e dukje kane koketerite e saj , sap yes mos valle eshte e ftohte fizikisht.
Kati, e adhuroj kete shkrimtare, libri me me fame qe ajo ka shkruajtur, per mua, eshte "Le Deuxième Sexe".
ps tek nje mesazhe me lart, ke shkruajtur "E marte , 28 shtator 2008" mendoj se e ke vene gabim daten...
pacim
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Kati, e adhuroj kete shkrimtare, libri me me fame qe ajo ka shkruajtur, per mua, eshte "Le Deuxième Sexe".![]()
ps tek nje mesazhe me lart, ke shkruajtur "E marte , 28 shtator 2008" mendoj se e ke vene gabim daten...
pacim
E enjte 30 shtator
Koleta kishte 39.6 sot ne mengjes; po ka filluar te ngrihet. Morisi thote se kjo semundje ka rene neper Paris; temperature, dobesim e pastaj sherohesh. Nuk e di pse, por, duke e pare tek sillet rrotull ne kete apartament te vogel, I kuptoj edhe ankesat e Morisit. Nuk eshte me pak e zgjuar se e motra; kimia e terhiqte, me mesime shkonte mire, mekat qe I ka lene ne mes. Me se do ta kaloje kohen? Nuk e kundershtova dot; ka zgjedhur te njejten rruge me timen; por une kisha Morisin. Padyshim, ajo ka Zhan-Pierin. Nje burre qe nuk mund ta dashurosh, qe nuk e perfytyron dot se si mund te ta mbushe jeten.
Leter e gjate e Lysienes, e pasinuar pas studimeve dhe pas Amerikes.
Duhet te kerkoj nje tryze per dhomen e ndenjes. Duhet t’I bej nje vizite dhe places se paralizuar te Banjoletit. Perse ta mbaj kete ditar kur nuk kam c’te shkruaj ne te? E nisa se me mundonte vetmia; e vazhdova ngaqe ndihesha keq; mgaqe me turbullonte sjellja e Morisit. Por, kjo semundje po me kalon tani qe cdo gje e kam te qarte, mendoj se s’do te shkruaj me.
.......?!
E premte 1 tetor
Per here te pare u solla keq. Ndersa po hanim mengjes, Morisi me tha se, kur te kalonte mbremjen me Nojine , do te flinte ne shtepine e saj, meqe keshtu eshte me mire si per te dhe per mua, pretendoi.
- Perderisa ti e pranon kete lidhje, lerme ta jetoj ne menyre te rregullt.
Po t’I numerojme mbremjet qe ai mbetet ne laborator, darkat qe s’ha ne shtepi, del se rri me Noejine po aq sa dhe me mua. M’u ngriten nervat. Ai me mbyti me llogaritje; sipas numrit te oreve, thote, rri me shpesh me mua. Por, ne kete numerim nje kohe te madhe ia kushton punes, leximit te revistave; pastaj takohemi dhe me miqte. Kur eshte me Nojine, eshte vetem per te.
Ne fund e lashe te bente si te donte. Meqe po mbaj nje qendrim mirekuptimi, keshillimi, duhet te vazhdoj keshtu. Po ta qortoj per aventuren e tij, do te me largohet, do t’I mbetet mendja aty. Po e lashe ta jetoje” ne menyre te rregullt” do te lodhet shpejt. Dhe Izabela kete me pohoi. “Durim” perseris me vete.
Sido, duke marre parasysh lidhjen e Morisit, bindem se eshte lidhje trupore. Pra, ne Muzhen, e kishte mendjen te Noejia. E kuptoj tani veshtrimin e shqetesuar ne aeroportin e Nices: dija gje une apo jo . Apo I vinte turp qe me kishte genjyer? Turp a shqetesim? E rishoh ate fytyre, por s’e zberthej dot.
E shtune 2 tetor, mengjes
Jane ne pizhama, pine kafe , buzeqeshin…. Ky perfytyrim me shkakton dhimbje. Kur peplasesh ne nje gur , ne fillim ndjen vetem goditjen, vuajtja vjen me pas: une vuaj nje jave me vonese. Ne fillim isha si e shastisur. Arsyetoja , e shmangia kete dhimbje. Hapa sirtarin e tij. I veshtrova pizhamat, kemishat, mbathjet, bluzat, e nisa te qaj. Qe nje tjeter t’ia perkedhele jaken e mendafshte, butesine e ketij pulovri, jo , nuk e duroj dot.
Nuk kam qene sycelet. Kujtoja se Morisi po plakej , se punonte jashte mase, se duhet t’I pershtatesha sjelljes se tij me te parguar. Ai me shihte tani pak a shume sin je moter. Noejia I zgjoi deshirat. Di si ta shpjere ne shtrat, s’ka rendesi ne eshte e zjarrte apo jo. Atij I eshte perkdhelur sedra se hodhi ne dore nje femer. Te flesh s’eshte vetem te flesh. Midis tyre lindi ai intimitet qe me perkiste vetem mua. Dhe, ne mengjes, kur zgjohen , a nuk e mbeshtjell ai ne gjoks duke e perkedhelur oh, sorkadhja ime, zogu im I vogel? Apo ka shpikur emra te tjere per te, qe I shqipton me te njejtin ze? Rruhet, I buzeqesh, syte e thelle I ndritin edhe me shume, buzet I shquhen me teper midis shkumes se bardhe. Duket befas tek dera, ne duar, Brenda nje qesje te madhe celfoni, trendafila te kuq: I shpie dhe lule? Zemra me dhemb sikur nje sharre e holle ma gerryen dalengadale.
E shtune ne mbremje
Ardhja e zonjes Dormua me shpetoi nga mendimet e nguleta. Folem gjere e gjate dhe I dhashe per te bijen rrobat qe Lysiena s’I ka marre me vete. Pas nje sherbyesje gjysme te verber, pastaj nje mitomaneje qe me trulloste me historite e fatkeqesive te saj, qe me vidhte paprere, e cmoja shume kete grua te ndershme dhe te permbajtur; e vetmja qe e pata marre jo per t’I bere nder. Isha ne Pazar. Zakonisht bredh me nge ne kete rruge gjithe aroma, zhurme e buzeqeshje. Me vete perpunoj deshira te ndryshme, sic jane te ndryshme frutat, zarzavatet, djathrat, embelsirat, byreqet, peshqit. Sot levizja mekanikisht. Mbusha trasten pa deshire. Ndjenje qe se kisha provuar kurre: me bezdiste gezimi I te tjereve.
Gjate darkes I thashe Morisit:
- Ne te dy nuk kemi folur fare. Une s’di asgje per kete Noejine.
- Si jo , te thashe kryesoret,
Vertet, me foli per te te Klubi 46; nuk e kam patur mendjen.
- Megjithate nuk e kuptoj c’I gjen te vecante; gra te bukura ka sa te duash.
Ai u mendua nje cast:
- Ka nje cilesi qe do te te pelqente: kur merr dicka persiper, jepet e gjitha pas saj.
- Duket eshte ambicioze.
- Jo, s’ka lidhje me ambicjen.
Heshti, me sa duket ndjehej keq te me levdonte Noejine. Po as une nuk po e nxisja.
E marte 5 tetor
Tani qe u sherua , shkoj me rralle te Koleta. Megjithe dashamiresine qe me tregon, e di merzia ime mund ta lodhe edhe ate. Kur ke jetuar vetem per te tjeret, qenka e veshtire te mesohesh te jetosh per vete. Te mos genjejme veten me kurthet e devotshmerise: e di fare mire se fjalet te japesh e te marresh jane te ndersjella dhe une kisha nevoje per po ate nevoje qe vajzat e mia kishin per mua. Dhe une kurre, nuk jam gabuar ketu. “ Je e mrekullueshme”, me thoshte Morisi- e ma thoshte aq shpesh, per nje shkak a tjeter- “sepse , t’u japesh kenaqesi te tjereve, kenaqesh se pari per vete”. Une qeshja: “ Po, e di , nje lloj egoizmi”. Syte e tij embelsoheshin; “ Egoizmi me I bukur”.
E merkure 6 tetor
Dje me derguan tryezen qe pata gjetur te dielen ne pazarin e vjetersirave,nje tryeze e vertete prej druri te kuq, pak e demtuar,e rende dhe e madhe. Dhoma e ndenjies eshte dhe me e bukur se dhoma jone e gjumit. Megjithe trishtimin qe me ka kapluar,mbreme vajta ne kinema,piva ilace,-nje ritem qe nuk e ndryshoj dot. Qysh mbreme gezohesha per kenaqesine qe do t’i jepja sot ne mengjes. Dhe natyrisht ai me uroi. Dhjete vjet me pare e rregullova kete dhome nderkohe qe ai i sherbente se emes qe qe e semure. Me kujtohet fytyra e tij, zeri i tij. “ Sa mire, ketu do te jemi te lumtur”. Ndeza nje zjarr te madh ne oxhak. Zbriti te blinte shampanje ,me solli edhe trendafila te kuq. E sot ne mengjes veshtronte-miratonte-si ta shpjegoj?- sikur duhej ta bente kete gje. A thua te kete ndryshuar vertete? Ne nje kuptim pohimi i tij me kishte qetesuar : ai ka nje histori, gjithcka shpjegohet. Por a do te kishte nje histori sikur te kishte mbetur ai qe ka qene? Une e kisha parandjere dhe kjo eshte nje nga arsyet e thella te shqetesimit tim: njeriu nuk e ndryshon jeten e tij,pa ndryshuar me pare vetveten. Para plot, mjedis I shkelqyer; qe nginjur. Kur luftonim dikur me jeten, pafajsia ime e mahniste: “ Oh,je e mrekullueshme!” Nje lule e vogel, nje frut I shijshem,pulovri qe I thurja ishin thesare te vertet. Kjo dhome e thjeshte ndenjeje , te cilen e rregullova me aq dashuri,oh , nuk i ben me pershtypje ne krahasim me apartamentin e Talboteve. E me ate te Noejise? Si e ka ajo dhomen e ndenjies? Sigurisht me luksoze se e jona.
...........
Mua me pelqen t'i rikthehem librave. Te rilexoj shprehjet apo paragrafet qe i kam nenvizuar me pare dhe te kuptoj me shume prej tyre. Shpesh here me ka ndodhur qe e kam trajtuar nje shprehje shume personalisht dhe aty mund te kem projektuar emocionet e momentit duke arritur edhe ne ndonje clirim emocional. Gjithnje eshte ngushelluese te dish qe ka edhe njerez te tjere qe i ndodhin "te njejtat" gjera.
Pergjithesisht keshtu ndodh Kati. E njejta gje edhe me fotot. Shikoja para pak ditesh disa foto dhe perjetova te njejtat emocione, madje edhe ma te fuqishme se ne momentin kur i kam pare per here te pare. Kjo vjen nga mungesa? Mundet.
Une mendoj qe edhe me nje pjese letrare pak a shume eshte e njejta gje. Shpesh ndodh qe nje gje e bukur ndikon deri ne ate shkalle sa qe gjeneron emocione kaq te fuqishme sa qe ndjen edhe deshiren qe t'i shtjellosh me tej. Kur emocioni eshte i afte qe te ngacmoje "internin" tone edhe me teper merr forma te tjera, nisin te tjera procese ne sub dhe Konshience dhe filon prodhimi i mirefillte i ideve te reja, pra nis "krijimi' i mirefillte.
Ne fakt ke te drejte. Kur isha ne te mesme e kisha zakon (vazhdoj ta kem akoma) qe te mbaja shenim paragrafet apo shprehjet e librave qe lexoja. Kam blloqe te tera ne shtepi qe i rilexoj here pas here ,por qe me japin spunto per te hedhur mendime dhe per te krijuar dicka krejt te re. Leximi te rrit shpirterisht.
E enjte 7 tetor
Por, c'fitova qe me tha te verteten? Tani ai kalon nete te tera me te: nuk i bezdis njeri. Pyes veten...Po,fare e qarte. Ajo dere e perplasur,ajo gote uiski...Gjithcka ishte e parashikuar. M'i ngacmoi vete pyetjet. Ndersa une, budallaqja e shkrete, e mora per shprehje ndershmerie...
...O Zot! Sa i dhimbshem qenka zemerimi. Mendoj se do te jem e zonja te permbaj veten derisa ai te me kthehet. S'kam ndermend ta humbas toruan. Nuk kam bere ndonje krim,eshte ngaterruar me vete hilet e tij te vogla. Doja te dija, mbi te gjitha ,ne mu hap per te miren time apo per te qene rehat me veten.
E premte 17 prill 2009
Lufta e perditshme te ben te dorezohesh. Jo lufta me te tjeret apo me realitetin perreth,por lufta me vetveten. Komplekset dhe frikerat shpesh here gjejne nje arene situative ku te detyrojne te marresh vendime pa ditur te shpjegosh aryset. A duhet te kete gjithmone arsye? Pa pergjigje kjo pyetje, qe jo pak here te duket sikur te ve me shpatulla pas muri kur tjetri insiston me persete e tij per te degjuar arsyet. Pa pergjigjia , heshtja apo " Nuk ka arsye" jane argumente qe nuk mirepriten. Pastaj dorezohesh! Ndalon! Ndalon ne nje stacion , ne nje udhekryq (ndoshta) pa care koken nqs ndonje makine e rastit te hyp persiper dhe i ve vulen gjithckaje.
I dorezuari pozicionohet ne menyre te atille saqe te ngjason me nje te verber qe domosdoshmerisht gjithnje ka nevoje per nje bastun per ta drejtuar...
Tales of a dream
Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
E premte 17 prill 2009
[I] Komplekset dhe frikerat shpesh here gjejne nje arene situative ku te detyrojne te marresh vendime pa ditur te shpjegosh aryset. A duhet te kete gjithmone arsye? Pa pergjigje kjo pyetje, qe jo pak here te duket sikur te ve me shpatulla pas muri kur tjetri insiston me persete e tij per te degjuar arsyet.
Jetojme ne nje kohe te veshtire, ku veshtiresia na con drejt vendimeve te gabuara dhe gabimet drejt nje jete me te veshtire. Dikush thote: - I shkreti ai qe vdiq. Kurse une ka momente qe them: - I shkreti ai qe eshte gjalle.
Vetvrasja eshte forma me e shperfytyruar e dorezimit. Dhe nuk guxoj aspak ta quaj mungese karakteri apo dobesi,sic e kam degjuar shpesh te komentohet. Por thjeshte nje forme dorezimi dhe revoltimi ne te njejten kohe. Cdo njeri ka format e tij te dorezimit. Dhe vetvrasja mund te jete e formave te ndryshme.
tales of a dream
E shtune 9 tetor
Isha e kenaqur,sonte,sepse kam kaluar dy dite te qeta. I shkrojta nje leter tjeter ndihmes Publike, sic me kishte mesuar z.Barron e qe nuk me qe pergjigjur. Ndeza nje zjarr te bukur ne oxhak dhe nista te thur triko. Andej nga dhjete e gjysem,ra telefoni. Qe Talboti qe kerkonte Morisin. Une i thashe:
- Eshte ne laborator. Mendoja se dhe ju ishit aty.
-....Eh,domethene....duhet te isha,por me ka zene gripi. Thashe se Lakombi do te jete kthyer tashme ne shtepi, me falni per shqetesimin. - Frazat e fundit shpejt e shpejt,me nxitim. Po mua me mbeti ne vesh ajo heshtja: ...Eh,domethene..." E pastaj nje heshtje tjeter pas saj. Mbeta aty pa levizur, veshtrimin ngulur mbi telefon. Perserita me vete dhjete here dy replikat, si nje disk i vjeter, i lodhur: "...se dhe ju ishit aty-...Eh, domethene.."
Dhe mizorisht te dy heret, ajo heshtja.
ps: Cuditerisht femres gjithnje i mbetet ne mendje "heshtja"..Ajo qe degjohet pertej pikave, presjeve apo "ofshamave" ne telefon apo balle per balle. Ka momente qe i beson me shume asaj cfare ka kuptuar nga "heshtja" dhe kjo mund ta coje edhe ne vendime te rendesishme....
Cdo dite perpiqemi te bejme dicka per t'i dhene kuptim dites se sotme, pa menduar per te nesermen, pa menduar per te kuptuar arsyen e vertete se per cilin qellim kemi ardhur ne jete. Mundohemi te veme tulla e te ngreme mure mbi themele te pasigurte qe nje te ardhme te afert na detyrojne te dorezohemi. Dhe kur ngreme duart para nje situate, nuk pranojme asgje pre gjeje, asnje verejte, asnje gabim nuk na adresohet ne , asnje pakenaqesi nuk ka te beje me ne. Ne jemi viktima, ne jemi te demtuarit e vetem ne kete mesele. Ne ...ne...ne ...Qe periqemi te rregullojme gjithcka jo duke u nisur nga vetja,por nga tjetri....
Tales of a dream
tales, me kujtove nje fjale te urte me ket shkrimin e mesiperm
"vetem njeriu ben njeriun te lumtur"
sometimes me pelqen te tlexoj. bukur
25 korrik 2009
Ajo perpiqej te reflektonte pak drite ne ate dhome te erret me mure gri dhe fytyra te vrenjtur njerezish qe shetisnin poshte e perpjete koridorit me hallet qe i rendonin mbi supe. Mbi 25 vite e ngujuar ne nje karrige me rrota, ajo po perballej per te disaten here me nje tjeter doktor pa takt qe i thoshte : " ...madje eshte nje mrekulli qe ju jeni akoma gjalle...." Ajo e fiksoj drejt ne sy dhe duke buzeqeshur lehtazi i tha: " Jam gjalle,sepse nuk jam dorezuar akoma doktor. I kam premtuar kesaj kukulles qe kam prane ( dhe me terheq nga vetja) qe do e shoh te veshur me te bardha.... "Une perlotem ,ndersa ajo vazhdon te buzeqeshi si gjithmone.
L.
E diel 10 tetor
Erdhi pak perpara mesit te nates. I thashe:
- Telefoni Talboti. Kujtoja se ishte ne laborator me ty.
Ai m’u pergjigj , pa me veshtruar:
- Nuk ishte.
I thashe:
- As ti s’ishe.
Heshtje e shkurter.
- E vertete. Isha te Noejija. M’u lut te hidhesha nje vrap ta shihja.
- Te hidheshe nje vrap! Ti ndjenje atje tre ore! Te ndodh shpesh qe je tek ajo, ndersa me genjen e me thua se je ne pune?
- Cfare? Kjo eshte e para here,- me tha me nje ton, thua s’me kish genjyer kurre.
- S’eshte e para here. Pastaj c’kuptim ka e verteta qe me ke thene ,kur vazhdon te me genjesh?
- Ke te drejte. Por , me vinte rende….
Kjo fraze me ngriti nervat: gjithe zemerimi I mbytur perbrenda , gjithe ajo perpjekje
Per t’u permbajtur, plasi me ne fund:
- Te vinte rende? Pse , c’pandeh,se do te te nxirrja syte? Cila grua do te ishte sjelle kaq mire sa une?
Zeri I tij u egersua:
- Nuk me erdhi per mbare te te thoja,sepse dje ti fillove te me beje llogari: kaq ore per Noejine, kaq ore per mua….
- Ou ? Ti me cmende me llogarira!
Ai ngurroi nje cast,pastaj tha me ton pendese:
- Mire ,mire: Jam fajtor. Nuk do te te genjej me.
E pyeta pse Noejija pat ngulur kembe ta takonte.
- Nuk eshte ndonje gje kendshme kjo,as per te , m’u pergjigj.
Perseri me hipen nervat:
- Kulmi ! Ajo e dinte fare mire se une ekzistoja kur iu tek te flinte me ty!
- E ka shume te qarte. Prandaj dhe I vjen keq.
- I prishkam punet une? Do te te donte te gjithin per vete?
- Jam nje njeri I rendesishem per te…
Noeji Zherar,kjo arreviste e vockel,shpirtkazme,ben sikur ka rene ne dashuri….
- Mund t’iu hiqem qafe, po te doni, I thashe.
Ai me vuri doren ne krah.
- Te lutem Monike, mos I merr gjerat keshtu!
Dukej I drobitur e zemervrare,por une qe zbutem menjehere para nje renkimi te tij, nuk e leshova veten…..
I thashe thate:
- Pa keqdashje. Para se t’I hyja kesaj valleje, vuajta shume. Por, tani qe jam brenda, duhet te perpiqem te terhiqem pa I shkaktuar shume shimbje asnjeriut.
- Nuk te kerkoj meshire ty.
- Nuk eshte fjala per meshire, ketu. Ta them hapur: me dhemb shpirti te te lendoj. Por nuk e lendoj dot as Noejine.
U ngrita, e ndjeja se nuk e kontrolloja me veten.
- Vemi fleme.
Sonte mendova se Morisi padyshim do t’ia tregonte Noejise kete bisede. Si nuk me kish vajtur mendja me pare? Pra, ata flisnin per mua. Midis tyre ka lindur mirekuptimi si midis meje e Morisit. Noejija jo vetem ka hyre ne mes te jetes sone; por, une , per idilin e tyre jam nje problem,nje pengese. Per te kjo histori nuk eshte nje kalim kohe; kerkon nje lidhje serioze me Morisin, dhe eshte e zonja t’ia arrije qellimit. Me mire e pata menduar une ne krye; duhet t’ia kasha mbledhur, t’I kasha thene Morisit: o une o ajo. Ca kohe do me merrte inat ,por me vone do me falenderonte. Nuk isha treguar e zgjuar. Deshirat e mia, idete, interest e mia nuk qene ndare kurre prej te tijave. Rrallehere, kur I jam kundervene, ka qene per te miren e tij, per te mbrojtur emrin e tij. Tani me duhet t’I dilja plotesisht balle per balle. Po nuk kam force t’I hyj kesaj beteje. Nuk jam as e bindur se durimi ishte rruga me e mire. Dhe, me e bukura, Morisi nuk ma di as per nder. Me ate arsyetimin mashkullor ku nuk gjen arsye, ai me mban edhe merira. Mos duhet te jem edhe me e mirekuptueshme, me moskokecarese, me e buzqeshur? Ah! Nuk e di. Kurre nuk kam qene kaq e dyzuar per sjelljen qe duhet te mbaj. Po!Nje here , per Lysienen. Por atehere I kerkoja keshilla Morisit. Tani jam vetem,pa te.
E enjte `14 tetor
Po ma hedhin. Kush e drejton hilene? Morisi, Noejija, te dy bashke? Nuk di, te luftoj a te heq dore nga lufta. Ku po me zvarrisin?
Dje, tek po ktheheshim nga kinemaja, Morisi me tha gjithe kujdes, se me kerkonte nje favor: donte te kalonte fundjaven me Noejine. Si shperblim, nuk do te punonte mbremjeve dhe ne do te kishim kohe te rrinim me shume bashke. Une iu versula e revoltuar. Atij iu ngrys fytyra. " E leme me kaq" U emblesua perser, por une isha krejt e turbulluar qe nuk ia kisha pranuar kerkesen. Per te isha nje meskine o te pakten nje jo mike. Nuk do te ngurronte te me genjente javen tjeter: po mesohej.
- Provo te jetosh kete histori me te, me kishte thene Izabela.
Para se te flinim, i thashe se isha menduar perseri e se me vinte keq qe ja kisha kthyer ashtu fjalen: ishte i lire te bente si te donte.
Nuk u duk se u gezua,perkundrazi,sikur i lexova hidherim ne sy:
- E di se te kerkoj shume, te kerkoj teper. Mos kujto se nuk vuaj edhe une.
- OH! Vuan! E kujt i duhet vuajtja jote?
- Askujt, sigurisht. Ta them se keshtu e ndjej.
Ndoshta eshte me mire se sa e mos vuash fare.
Gjumi nuk me zuri per nje kohe te gjate; as ai nuk flinte,me sa kuptoja. Cfare mendonte? Pyesja veten ne kisha bere mire qe u dorezova. Lesho e lesho, ku me shpiente kjo rruge? Tani per tani nuk po ia provoja fyrtet. Mundet, eshte shpejt, duhet ta le kete lidhje te dobesohet vetvetiu, paasi te piqet e te arrije kulmin. E perseris me vete. Here here me duket vetja e zgjuar, here here nje ngordhalaqe. Ne te vertete une jam e carmatosur, sepse nuk e kam ditur kurre qe dhe une kisha te drejtat e mia.
Pres shume prej njerezve qe dua- ndoshta shume.
Pres prej tyre, por edhe kerkoj. Por nuk di cfare te kerkoj.
E premte 15 tetor
Kish kohe qe s'e kisha pare Morisin aq te gezuar, aq te embel. Sot pasdite gjeti dy ore te lira dhe me shoqeroi ne ekspoziten e artit. Mesa duket shpreson te vere rregull midis jetes sone dhe aventures se tij: jam e bindur se nuk do t'i zgjase shume, jo.
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.