| Forumi Horizont | Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- kush eshte kujtimi juaj me i hershem i femijerise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16575)
kush eshte kujtimi juaj me i hershem i femijerise
Thone qe kujtimet e femijerise mbahen mend duke filluar nga mosha 3-5 vjec.
Re: kush eshte kujtimi juaj me i hershem i femijerise
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Thone qe kujtimet e femijerise mbahen mend duke filluar nga mosha 3-5 vjec.
Kujtimi im me i kendshem i femijerise ishte kur festonim Vitin e Ri ne shtepine e gjyshit dhe te gjyshes, te gjithe bashke dhe ne oren dymbedhjete te mesnates babai im shkonte fshehurazi tek sahati electric dhe fikte dritat e gjithe shtepise. Mbas pese minutash i hapte prape dhe mua me dukej nje dite e re, nje shekull i ri, mbas atyre pese minutave ne erresire.
Po ashtu nje nga kujtimet e mija te bukura te femijerise eshte qe ne behar, mbas vaditjes se baces tek shtepia e gjyshit, cdo mbasdite uleshim te gjithe tek shkallet e pragut te shtepise. Kerciste muhabeti, shakate dhe kunjat dhe ne nje cep te baces piqeshin misrat, nen driten e zbehte te verandes te mbushur plot me miskonja dhe miza te vogla, nen aromen e trendafilave, qe mbeshtillnin kollonat e verandes.
Ne dimer me kujtohet trahanaja e gjyshes plot me vaj ulliri e djath te bardhe ne nje tepsi te madhe ne mengjes te djelave dhe pjekja e geshtenjave ne darke.
Kujtimi me i bukur besoj dhe qe kam me shume te fiksuar eshte hera e pare e kam pare Durresin kam qene e vogel nuk mbaj mendi mire 4 o 5 vjece kur kam shkuar per here te pare ne lazh me dhome tek plepat .Ne mengjes kur kam shkuar ne det se di as vete dhe tani qe e kujtoj sesi me vjen nje ndienje te papershkruar ndonjeher nje pafundesi blu dhe mendoja se dhe uji ishte i tille .Kam kalur 15 dite dhe me duket sikur i kam jetuar dje mbaj mend cdo gje me imtesi keshtjellat ne rere mesimi i notit darka dhe deri vone ne oborrin e kesaj shtepi duke loz me femijet e saj qe kishin moshen time kur u ktheva ne elbasan di qe kam lene nje pjese e zemres time ne ate qytet ....
Nuk e di se kush eshte me i kahershmi kujtim, por ngaqe po me pelqen kjo teme po shkruaj nje kujtim qe me ra ndermend ndersa po lexoja shkrimin e Kotkes.
Ne mengjesin e dites se vitit te Ri afer jastekut gjenim nje qese me nje potokalle, nje molle, ca kokrra arrra, geshtenja nje veze te zier dhe nje embelsire qe ndoshta ishte edhe karamele "zana". Ajo qe ishte me e bukura se gjithmone mendonim se i kishte sjelle babagjyshi ... .
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
kur u ktheva ne elbasan di qe kam lene nje pjese e zemres time ne ate qytet ....
- dhe unë vrisja mëndjen se e kujt ishte zemra që gjeta në breg të detit ( kujtova se ishte e jashme ) ......
sa kohë kisha pa e kujtu kët ndodhi 
Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus
![]()
- dhe unë vrisja mëndjen se e kujt ishte zemra që gjeta në breg të detit ( kujtova se ishte e jashme ) ......
- për vete kujtoj kur më hudhi në det vëllai nga anija " Puntori " ....
Ka pas qen 5 lek të vjetra më duket bileta , hypnin kalamojt dhe kur vinte ai që priste biletat u hudhshin në det ........
![]()
sa kohë kisha pa e kujtu kët ndodhi
![]()

Kujtime...
Jam la ne kanal vadites, -hahahahahaha- ca kujtese kam. 
Keni inat ju?!:D
dhe i dyti kujtim eshte kur shkova tek dajat isha nja 6 vjece me duket, daja po mbillte kallamoq ne aren e tij , dhe kishte "fole" qe mbillte. Une mezi mbaja veten , ja mora "folene" dajes dhe bera sikur mbolla dy kokrra kallamoq. Mire ca ndodhi pastaj? kur takova dajen pas shum vitesh me thote :" e di cfare mbese? vetem kokrrat e kallamoqit qe ke mbjell ti me kan pas mbi ne are.!"
Une kujtoja se megjithemend po.
Eh kujtime Shqiperie.
Edhe nji tj, per her tpar kam hanger cimcakiz grunit. Ju betohem! Ata cimcakizat jugosllav me arom pjepnit i runim mu krenu tek shoqet e lagjes.
Me kujtohet si tani nje kujtim i larget kur isha five,i cili ilustrohet edhe me nje foto.Kisha dale me babain tek Sheshi i Flamurit.Im ate me bleu nje akullore tek nje pasticeri qe ndodhej aty ku sot eshte e ashtuquajtura nga vlonjatet ''Kapelja''.Mbasi e mbarova ate kerkova edhe nje tjeter,por im ate me tha bolle se do te semuresh nga gryket.(Sa here haja nje akullore ne mbremje isha me temp. nga bajamet).Une u zemerova me tim ate e i thashe dua te shkoj ne shtepi.Mire me tha ai,por me pare do te te beje nje foto e me kapi perdore.Shkuan ne lulishte dhe diku afer varrit te I Qemalit i foli nje fotografi te me bente nje resme
,por une i zemeruar nuk qendroja ne nje vend e fotografi u vu ne siklet.Beja ne levizje i tha im ate se po na merzit.Afer meje ishte nje stol betoni ku ishte nje gabel i vogel.Ne momentin qe une po kthehesha te ulesha ishte shkrepur aparati.Keshtu qe e kam nje foto me nje gabel.Kam pase veshur nje kostum te kohes;pantallona te shkurtera e xhakete.Kur mblidhemi te gjithe e diskutojme per bemat tona te femijerise i miri baba me kujton shume momente te vegjelise e midis tyre edhe kete qe sapo tregova.
Tani mu kujtua nje ngjarje shume e hershme, do kem qene nja dy-tre vjece ndofta.
Prindrit e mij cuditen si une e mbaj mend kete moment.
Ishim ne Hotel Turizmin e Durresit me pushime, ndofta aty nga vitet 60.
Une ngrihem ne mes te nates dhe kacavirrem neper shkalle te kerkoj prinderit e mij, se femijet i vinin te flinin vec nga prinderit ne dhoma te vecanta. E qara ime ne mes te nates ulerinte ne kulm dhe zgjoi tere hotelin. Kisha arritur ne mes te shkalleve, "duhet te kem qene me e vogel se perse te kacavirresha dhe te mos ecja".
Papritur shoh mamane time te re shume te bukur ne maje te shkalleve duke vrapuar si e llahtarisur neper shkalle, te me rrembente dhe te me hangaliaste "hug=perqafim edhe kjo fjale duhet te jete me prejardhje shqipe"
Ky ka qene momenti im me i bukur dhe me i sigurte ne jete, qe une kurre nuk e harroj tere jeten.
MOM I love you so much and I know you can hear me very well.
As vete s'e mbaj mend sa vjece kam qene,sigurisht nen 5.Isha ne nje dhome me oxhak bashke me gjyshin dhe njerin vella,i cili eshte me i vogel se mua.Kujtoj ngrohtesine e zjarrit dhe gotat me qumesht te nxehte qe kishim perpara.Gjyshi qe luante me ne e fjalet e tij kur me tregonte se si vellackoja e pinte qumeshtin me nje fryme e une ndaloja pas cdo "glleku" :p
Fund 
5 e 5 me top llastiku 35 leksh zbathur duke vene bast nga 5lek personi
rezultati; sherr dhe kembet gjak
Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi
5 e 5 me top llastiku 35 leksh zbathur duke vene bast nga 5lek personi
rezultati; sherr dhe kembet gjak
kujtim im i hershem i femijerise eshte kur ishim te vegjel loznim me kalalmajte e lagjes me top^me lecka apo dhe me plasmas e simbolizonim lojtaret e njohur te Partizanit apo Dinamos
pershendetje belga 
Citim:
Po citoj ato që tha belga
kujtim im i hershem i femijerise eshte kur ishim te vegjel loznim me kalalmajte e lagjes me top^me lecka apo dhe me plasmas e simbolizonim lojtaret e njohur te Partizanit apo Dinamos
pershendetje belga![]()
e akoma vazhdon te vish verdalle (vendndodhja jote) nga ajo perpjasje ti Turll. 
Komplimente per temen
Kujtimi me i heret per mua eshte pasditja e nje dite vere ne "Ujin e Ftohte", Vlore, me prinderit e mi... qe me ndihmen e tyre, me vone kam marr vesh se kam qene 3 vjec e 2 muajsh! 
Mbaj mend saktesisht 2 - 3 minuta te asaj pasditeje...
Dmth kujtimi im me i hershem ... kur kam qene 3 vjec 
Citim:
Po citoj ato që tha cupka
e akoma vazhdon te vish verdalle (vendndodhja jote) nga ajo perpjasje ti Turll.![]()
Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi
5 e 5 me top llastiku 35 leksh zbathur duke vene bast nga 5lek personi
rezultati; sherr dhe kembet gjak

Miredita!
Kur isha 5 vjec,mbaj mend qe gjyshja na dha mua me vellait nga nje kokerr molle!,-mua te voglen edhe vellait te madhen!(Dua te them qe gjyshja e kishte pike te dobet vellain,pasi nuk kishte as vella dhe a cun+ne ne familje jemi 4 vajza dhe nje vella,me i vogli dhe une e katerta)Une sigurisht qe merzitesha qe ne dallonte keshtu,por nuk thoja gje.Kur ishim vetem me vellain i thashe:"ti je me i vogel dhe do marresh mollen me te vogel,une qe jam me madhe do marr te madhen"!!!
patjeter duhet te jet kur meson bicikleten heret. une nuk e harroj kurre qe e kisha mesuar me heret se disa moshatare t'mij, dhe me kujtohet per here te pare qe kam udhetuar vetem ne biciklet, dhe as nuk doja te kthehem ne shpi, nuk m'u hante buka, vetem doja t'i jap bicikletes...
edhe un kurto kshu kom qene
Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi
5 e 5 me top llastiku 35 leksh zbathur duke vene bast nga 5lek personi
rezultati; sherr dhe kembet gjak
. 1-2-3-4-5 fjale gjithesej, por mua me bere te vdes nga te qeshurit.
" Pa mbaruar fjaline, shikoj nje djale te klases qe po ngjitet ne gardh me shume perpjekje dhe duke nxituar nga pas e shoqerojne disa te tjere. Ai arriti i pari keputi nje dhe e hodhi pertoke. Dikush u ul ta merrte, nje nga vajzat qe po benin sehir cili nga djemte do mblidhte me shume. Ai bertet: "JO, nuk eshte per ty. Eshte i Donikes". Une shqyej syte nga habia!!! Si me degjoi?? Ulet dhe me jep trendafilin rose, une e marr ndersa ndjej qe fytyra po merr flake. Te gjithe filluan te qeshin me djallezi, une ndihesha sikur isha futur ne furre, por trendafilin nuk e leshova nga dora. 
Citim:
Po citoj ato që tha Donika Arianiti
. 1-2-3-4-5 fjale gjithesej, por mua me bere te vdes nga te qeshurit.
Kujtimi im:
Ishim ne fillore. Te rreshtuar dy e dy per dore po shkonim e gjithe klasa per shetitje nga "ujet e ftohte". Une si romantike qe jam me terhoqi vemendjen nje tufe trendafilash te eger rose qe kishin nxjerre koken mbi nje gardh te larte tek oborri i nje shtepie perdhese. I them me ze te ulet shoqes qe i kisha dhene doren, "Lela, shiko sa te bukur! E di qe jane te vegjel, por kane nje arome aq te mire. Te kenaqin" Pa mbaruar fjaline, shikoj nje djale te klases qe po ngjitet ne gardh me shume perpjekje dhe duke nxituar nga pas e shoqerojne disa te tjere. Ai arriti i pari keputi nje dhe e hodhi pertoke. Dikush u ul ta merrte, nje nga vajzat qe po benin sehir cili nga djemte do mblidhte me shume. Ai bertet: "JO, nuk eshte per ty. Eshte i Donikes". Une shqyej syte nga habia!!! Si me degjoi?? Ulet dhe me jep trendafilin rose, une e marr ndersa ndjej qe fytyra po merr flake. Te gjithe filluan te qeshin me djallezi, une ndihesha sikur isha futur ne furre, por trendafilin nuk e leshova nga dora.
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
shume kujtim i bukur

Citim:
Po citoj ato që tha Donika Arianiti
Faleminderit Kotka. Nuk do ta harroj kurre. Trendafila kam marre, por si ai s'kam marre me...ja te shohim..
![]()

kur boja kala me rere bregut te detit... si fillim gjeja nje gure apo tulle te mbushur se kto me gropa jan moderne... dhe e mbuloja me rere, e zbukuroja nga pak e futesha ne dete, prisja te parin trim qe kalonte te prishte kalane me shkelm... them se jam shajte me fis e farefis nje jete te tere, jo per gjo po viktimat e kalave te mia ishin ne mosha te ndryshme, car sme kan pare syt... qanin e ulerisnin si shk***hata ty shajte mare e mrapsh, ajo qe un skuptoja dhe skuptoj... si ka mundesi qe as kujt si shkonte ne men per mu qe i boja un kto kalate e bukra e te forta ne bregun e detit.
sa kalama i prap noto
e une kam shume histori te tilla sdi ke te vecoja
un maj men qe i kam heq njones breket i vogel per te bo i zjarr... ksajt aq ja kishte qefi me nxier dumken saqe as nuk i shkoj ne men t me thonte pse s heq breket e tuja 
hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Citim:
Po citoj ato që tha shejtania
hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
hahahahahaha
Citim:edhe...!?
Po citoj ato që tha belga
kujtimet me te herchme per mua jane mosha e adoleshenceshahahahahaha
![]()
me i hershmi ka qene kur kam qene 3 vjec mbaj mend qe ka lind vellai im e une fytyren e koken e vockel te tij e kam ne mendje sot e kesaj dite
pastaj prapesira kam sa te duash po kete mbaj si kujtimin me te hershem
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.