Forumi Horizont | Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Droga ne shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6893)
Droga ne shqiperi
Kam degjuar qe droga eshte perhapur shume ne Shqiperi kohet e fundit. Ka ndonjeri nga ju ndoje eksperience te afert me drogat?
Arsyeja pse kjo teme eshte hapur ketu dhe jo tek diskutime shoqerore eshte sepse jam me teper e interesuar ne aspektin psikologjik dhe eksperiencat personale me drogat po ashtu edhe suport per ata qe kane nevoje per ndihme. Sigurisht edhe ambienti politiko-shoqeror eshte shume i rendesishem.
Pershedetje rrushi.
Me duket nje teme shume inreresante,
un personalisht nuk kam asnje esperjence te tille,
dhe nga afer nuk njoh asnje te tille, flas per shqiptare.. sepse kam kohe qe jam larguar nga shqiperia..
Kam degjuar gjithashtu, qe droga ne Shqiperi eshte perhapur shume, e marin te rinje por edhe adult e sinqerisht do ta lexoja me shume vemendje, nese ndonjeri ketu do fliste per ekperjencat e tij..
Jam pak pesimiste, se shqiptaret edhe ne virtualitet me sa shoh, kane pak ndrojtje...megjithate le te shpresojme..
Ne nje emision i dhene nga televisioni shqipptare, (nuk me kujtohet kanali) u skandalizova, kur degjova deshmine e disa personave, behej fjale ketu edhe per nje grua, qe kishte dy a tre femije, nuk me kujtohet, e qante se donte ta lente drogen por e kshte te pa mundur. Ajo detyrohej te behej prostitute per te gjetur te ardhurat, qe te blente droge
Re: Droga ne shqiperi
[QUOTE]Po citoj ato që tha rrushi
[B]Kam degjuar qe droga eshte perhapur shume ne Shqiperi kohet e fundit.
kohet e fundit ??? ktu me shpejt eshte perhapur droga se sa demokracia
Votoni njerez, sondazhi eshte krejtesisht anonim.
Dhe nese keni ndrojtje te shprehni eksperiencat personale ndoshta mund te na tregoni per njerez te tjere qe njihni.
Interviste me nje te droguar
Nqs doni te kuptoni si ndihet nje i droguar degjoni intervisten e meposhtme. Eshte marre rreth vitit 95-96 per nje seminar ne gjimnaz.
Ne fund gjeni nje leter te shkurter qe nje i djale me probleme droge i ka derguar se dashures.
Re: Droga ne shqiperi
Citim:
Po citoj ato që tha rrushi
Arsyeja pse kjo teme eshte hapur ketu dhe jo tek diskutime shoqerore eshte sepse jam me teper e interesuar ne aspektin psikologjik dhe eksperiencat personale me drogat po ashtu edhe suport per ata qe kane nevoje per ndihme.
Citim:
Po citoj ato që tha sabina
Pershedetje rrushi.
Kam degjuar gjithashtu, qe droga ne Shqiperi eshte perhapur shume, e marin te rinje por edhe adult e sinqerisht do ta lexoja me shume vemendje, nese ndonjeri ketu do fliste per ekperjencat e tij..
Droga eshte fenomen shume i keq. Kush pi droge vdes. Me drogen jam njohur tek filmi "Nese nje dite do trokasesh ne porten time" ku ajo vajza qe pinte droge u shkatarrua nga vetja, shkatarroi nenen, edhe babain, edhe motren. Te gjithe te droguarit mbajne floke te gjata, vishen me te zeza, edhe nuk rruhen. Mos i besoni atyre qe shperndajne drogen, sepse heren e pare jua japin drogen pa leke, sa ju te mesoheni fillojne edhe jua shesin gjithmone e me shtrenjt, keshtu qe ju detyroheni te shisni rrobat e shtepise per te blere droge.
Dy pyetje kam une :
1. Cne kjo teme te psikologjia, kur duhet te ishte te pedagogjia.
2. Pse te sondazhi nuk mund te votojme ne 2 opsione njekohesisht?
"Dy pyetje kam une :
1. Cne kjo teme te psikologjia, kur duhet te ishte te pedagogjia.
2. Pse te sondazhi nuk mund te votojme ne 2 opsione njekohesisht? [/B][/QUOTE]"
Me fal po nuk e kuptoj cfare lidhje ka kjo teme me pedagogjine. Une kam interes profesional te di cfare lloje droge perdoret me shume ne shqiperi. Do ishte mire sikur te mund te zgjidhnit dy ose me shume opsione dhe po mendohem se si mund te behej sondazhi ndryshe. I mirepres sygjerimet tuaja. Nderkohe votoni per ate opsion qe mendoni se keni perdorur me shume. Ne nje forum tjeter qe jam futur kishte shume postime me pervoja personale te njerezve dhe konfliktin psikologjik qe kalojne ne perpjekje per ta lene. Me duket se tema nuk duket ngaqe eshte tek psikologjia. Mendoni se mund te kete me shume pergjigjje po te jete ne ndonje fushe tjeter?
Rrushi, ç'thone studimet mbi kete argument?
Me ke bere kurioz dhe doja te dija me shume. Mos i vish studimet me vello misteri por ndriçome.
Citim:
Po citoj ato që tha rrushi
Une kam interes profesional te di cfare lloje droge perdoret me shume ne shqiperi.
Citim:
Po citoj ato që tha insOmnia
Ne shume vende te se ashtuquajtures ''Shoqeri te Civilizuar'' kohet e fundit lufta ndaj duhanit dhe ç'eshtjet multi-miliardere qe u behen shoqerive qe prodhojne duhanin jane ne urdher te dites.
Tek ne jo!Ne Shqiperi lulezonte ne çdo cep bisnesi i duhanit dhe faqe te tera pallatesh ishin mbushura me reklama . Ne Shqiperi behen pislleqe ne kurriz te shtetasve mbasi vete shteti qe eshte aq '' i vendosur'' ne kete mision mbeshtet keto shoqeri per hir te taksave qe hyjne ne arkat e tij (le te themi per nje moment qe shkojne ne xhepat e shtetit dhe jo ne vend te tjera...) behet bashkepunetor.
Perse ??......
Lexoni librin e Frojdit "Koka dhe Kokaina"
Kam hyre shpesh te ky forum por eshte hera e pare qe po shkruaj prandaj te me falni por nuk jam shume praktik me forumin.
I bej komplimente ideatores se kesaj teme, jo sepse eshte argument pozitiv po me aq sa lexova ketu nuk me duket i drejte injorimi thuajse total per nje fenomen qe ka tronditur boten me shekuj perpara dhe sot me shume se kurre.
Duke lexuar se kush drogohet vdes, vishet me te zeza apo mban mjeker, me duket sikur eshte shkruar ne vitet 70. Mendoj se informazione dhe tema te tilla i mungojne kultures tone te krijuar nga shkollat apo nga shoqeria dhe, per kete forme "injorance" ne lidhje me drogat jemi viktimat me te lehta duke mos patur informazion konstruktiv qe duhet bere qe ne shkolle. Ne ditet e sotme droga nuk eshte me nje fenomen qe i perket shtresave te varfra sic ndodhte 50 vjet perpara neper bote. Perdoruesit moderne i perkasin shtresave te mesme e te larta (pervec shqiperise) qe punojne dhe drogohen ne fundjave.
Ka shume per te folur mbi kete teme qe eshte shume e nevojshme per te githe por ne shqipetaret e kemi si bezdi te flasim hapur per drogen se eshte "turppp".
Nga eksperienca ime ne fushen e drogave skenari tipik zhvillohet pak a shume keshtu. Fillimisht personi fillon te pije alkool tek tuk ne party, te shtunave dhe perpara se ta kuptoje edhe vete e gjen veten me nje shishe birre ne tavoline nje te hene ne dreke, hej, s'ka problem thjesht nje pije me shoke, right. Me pas i prezantohet marjuana, qe ne shqiperi eshte me bollek ose Acid, LSD, club drugs basically. Fillimisht eshte shume qejf sigurisht. Pas perdorimit te drogave te lehta, tipikisht personi njihet me kokainen por ne shqiperi eshte shume e shtrenjte dhe nuk e kam idene nese ka crack apo jo (nje forme tjeter e kokaines qe pihet me llulle) qe priret drejt cmimeve me te arsyeshme. Drogat jane nje biznes, mbi te gjitha, dhe kushtet ekonomiko-politike percaktojne cfare droge do jete me e perdorshme. Ketu ne amerike trafikantet e heroines po prezantojne heroine gjithmone e me te paster pasi po e humbisin klientelen tek kokaina per shkak se mund te merret me hunde dhe nuk ka nevoje per IV (injeksion). Po te thithesh me hunde heroine qe eshte, le te themi, 30% e paster dhe "e prere" me lloj lloj pislliqesh nuk ndjen ndonje high kushedi se cfare. Me heroine 90% te paster puna eshte krejt ndryshe. Por kjo do te thote gjithashtu qe me shume te rinje po vdesin per shkak te overdozave. Heroina konsiderohet si stacioni i fundit edhe sepse kenaqesia qe te jep eshte e pakrahasueshme me drogat e tjera sidomos kur behet me inxheksion, kur arin aty nuk te hyjne ne sy drogat e tjera.
Shume te rinje po vuajne ose po shohin shoket e tyre te vdesin prej drogave. Prandaj eshte e rendesishme te flasim per drogat, ne shqiperi jane nje realitet i perditshem dhe ka shume pak ndihme per keta persona. Drogat jane kudo dhe cdo kush mund te behet i varur prej tyre, nuk ka rendesi nese je i pasur, i varfer, i zgjuar apo jo, i bukur apo jo, me probleme apo krejtsisht normal. Eshte shume e thjeshte. It's all about the high. E provon njehere dhe perpara se ta marresh vesh ke rene ne kurth. Sigurisht skenari nuk eshte kaq linear dhe per cdo person ndodh ne menyra nga me te ndryshmet, ne lloj lloj rrethanash, per arsye nga me te ndryshmet.
Duke mos folur per drogat nuk e c'bejme realitetin, thjesht e bejme te padukshem, but it's there, jam e sigurte.
Se harrova, ENISS faleminderit per linkun, interesant. Nje term hasa tek faqja dhe nuk e di nese ti mund te me jepje me shume informacion "detoksifikim me terapi simptomatike" Di gje cfare eshte?
Citim:
Po citoj ato që tha rrushi
Se harrova, ENISS faleminderit per linkun, interesant. Nje term hasa tek faqja dhe nuk e di nese ti mund te me jepje me shume informacion "detoksifikim me terapi simptomatike" Di gje cfare eshte?
Oh, jo, jo sigurisht qe e dija konceptin, isha me shume e interesuar te dija per ilacet qe perdoren. Faleminderit per informacionin. Besoj se e kishe fjalen per detoksifikimin nga heroina ose opiate te tjera. Di gje per perdorimin e klonopines? A ekzistojne detokse per alkolin apo benzodiazepinat?
te pershendes
Klonopin eshte nga familja e benzodiazepinave. Quhet ndryshe dhe
klonazepam. Mund te perdoret ne raste ankthi dhe crregullime te panikut, vetem ne fazen me te rende te crregullimit. Klonopin perdoret si sedativ, perdoret gjithashtu edhe per te kuruar epilepsine (sic i themi semundje e tokes), por trupi i njeriut fillon ta toleroje shpejt dhe si rezultat duhet te shtohet doza qe te beje efekt. Gjate epilepsise duhet patur kujdes te mos harohet asnje doze pa u marre. Nese ndalohet trajtimi me klonopin kur eshte i nevojshem, atehere pacienti do kete pasoja.
Mund te shkaktpje pergjumje, marrje mendsh apo kriza. Nuk duhet perdorur nese keni glaukoma.
Citim:
Po citoj ato që tha rrushi
A ekzistojne detokse per alkolin apo benzodiazepinat?
ENISS, e kisha fjalen per ne shiperi.
Hey o rrusho, me duket se pyetjet e tua njera pas tjetres kerkonin shpjegimin e termave, me pas perdorimin e nje lloj terapie, me pas ilacet e perdorura... Tani meqe po kthehesh ke Shqiperia, une me duket se te dhash nje website ku ti mund te drejtohesh e te kontaktosh me persona kopetente qe punojne ne kete drejtim, kontaktet e te cileve i ke aty.
Une nuk punoj fare me rehabilitimin e perdoruesve te droges apo alkolit.
Une cfare te thash i kam me te lexuar, gje qe fare mire mund ta beje vete ti, pasi njerezit vetem deshiren per dije te kene, te dine si te kerkojne dhe me siguri do te gjejne. Sigurisht kur e kane edhe te qarte cfare duan te dine.
Kisha pershtypjen se po merreshim disi vesh... te sygjeroj te kontaktosh me personat e Komunitetit Emanuel.
ciao... dhe pune, studim te mbare
Kritika thote se ne romanet e Petro Markos shqipetaret nuk ndihen fare provinciale...ne lidhje me te huajt...me italianet psh, me jugosllavet, me grekerit, anglezet apo bostonianet...
...rrezik Petraqi nuk ka jetuar ne shqiperi kur shkruante
Smiles
Citim:
Po citoj ato që tha Aljohin
Kritika thote se ne romanet e Petro Markos shqipetaret nuk ndihen fare provinciale...ne lidhje me te huajt...me italianet psh, me jugosllavet, me grekerit, anglezet apo bostonianet...
...rrezik Petraqi nuk ka jetuar ne shqiperi kur shkruante
Smiles
cjan keto fjal qe thoni mer amon
ore pash ket tek kot po flas nja dy fjale
ku smerni vesh nga droga pse hani M*** kot mer pisanjose
u bet dhe ju me fol reth droges mer langaraqa shkoni mer qi*ni veten tuaj ne by*the se plehra muti jeni gjith bythqira muti
Disa figura te shquara qe kane perdorur droga:
Luis Armstrong- Cannabis (Marjuana)
Marcus Aurelius-Opium
The Beatles-marjuana, LSD
John Belushi-marjuana, LSD, Kokaine, Heroine
Ray Charles-heroin
Stephen King- kokaine
Abraham Lincoln-marjuana
Pablo Picasso-opium
William Shakespeare-cannabis
Lorence Nightingale (the founder of american red cross)-opium
Janice Joplin-heroin (meaning everything under the sun, by the way)
Sigmund Froid- kokaine
Complimente x temen.Me beri pershtypje alternativa e dyte e sondazhit:po dhe me pas kam kaluar tek Heroina apo Kokaina.Nga studime shkencore nuk ka asnje lidhje mes drogave te "lehta" si Marihuana(emri ne gjuhen Meksikane)qe ne gjuhen shkencore njihet me emrin Cannabis sativa(latitisht) o hashashit(vaji i pastezuar i Marihuanes)dhe atyre te renda,Asgje neurofiziologjike,kimike apo psikologjike.Thjesht njerzit provojne para Marihuanen dhe meqe nuk gjejne ate qe kerkojne,provojne te tjerat,eshte ligj i merkatit.Nga keto studime rezulton gjithashtu se eshte shum here me pak e demshme se duhani e alcoli.
Pse nuk ndalohen edhe keto???
Nuk krijon dipendence,d.m.th je i lire te vendosesh ne cdo cast nese ta vazhdosh apo jo.
Nuk shtyn ne veprime te dhunshme,perkundrazi e ben personin me te kendshem.
Nuk rezulton asnje i vdekur nga Marihuana ne gjithe historine e njerzimit.
Doza mortale eshte 40.000 here dozen normale(reth 4 kile)qe eshte e pamundur per tu konsumuar njekohesisht.
Eshte e ndaluar ne te gjithe vendet e botes,ben perjashtim Hollanda dhe pjeserisht Zvicra.Ktu ne Itali po discutohet nje projektligj ne keshillin e ministrave.Sipas zev.kryeministrit FINI:"TUTTE LE DROGE SONO UGUALI.NON ESISTE 1 DIRITTO DI DROGARSI"Thenie me te cilen nuk jam aspak dacort.
Po ju???
X me shum informazion mbi Marihuanen vizitoni www.marihuana.it ose lexoni librin:MARIHUANA te GUIDO BLUMIR.
...Continua
Re: Re: Droga ne shqiperi
Citim:
Po citoj ato që tha insOmnia
Perjashtojme te fundit sepse nuk ndihej nevojen dhe kalojme tek qellimi i vertet i temes.
Kam perdor ne menyre te vetedijshme dhe ne kulmin e aftesive te mia mendore dhe fizike : cannabis , kerpudha haluçinogjene,hashish, vaj hashashi...mariuhana,LSD, mescalina, morphina,MD-MA, kokaine.
Ne distance kohe, keto kane ngelur kujtime dhe eksperienca ndaj nuk besoj se jam ai qe kerkoni.
Vota ime shkon tek haluçinogjenet.
Citim:
Po citoj ato që tha dracula
Ktu ne Itali po discutohet nje projektligj ne keshillin e ministrave.Sipas zev.kryeministrit FINI:"TUTTE LE DROGE SONO UGUALI.NON ESISTE 1 DIRITTO DI DROGARSI"Thenie me te cilen nuk jam aspak dacort.
Po ju???
Mesa di une nuk diskutohet si projektligj por eshte bere ligj prej disa kohesh tashme. Nese te gjejne me 100 gr mariuhane eshte njesoj si te gjejne me 100 gr kokaine. Denimi eshte per te dyja 8 vjet.
Citim:
Po citoj ato që tha rrushi
Disa figura te shquara qe kane perdorur droga:
Luis Armstrong- Cannabis (Marjuana)
Marcus Aurelius-Opium
The Beatles-marjuana, LSD
John Belushi-marjuana, LSD, Kokaine, Heroine
Ray Charles-heroin
Stephen King- kokaine
Abraham Lincoln-marjuana
Pablo Picasso-opium
William Shakespeare-cannabis
Lorence Nightingale (the founder of american red cross)-opium
Janice Joplin-heroin (meaning everything under the sun, by the way)
Sigmund Froid- kokaine
eh, cti besh me ligjet jam akoma shume mbrapa, s'e dija qe ishte bere ligj, jam akoma te periudha romake:p
Ketu ne amerike kur te kapin me heroine eshte class A, cocaine eshte class B e keshtu me rradhe dhe denimi eshte me i rende per keto te dyja krahasuar me marjuanen. Sigurisht denimi varet nga rrethanat, historia e meparshme me drogat etj. AA (Alcoholics Anonimous) ka nje shprehje "A drug is a drug is a drug" pra ideja eshte qe nuk konsiderohesh "clean" nese perdor droga te tjera pervec alkoholit edhe nese perdor metadon ose ilace qe pershkruhen nga doktori per te menaxhuar varesine nga opiatet ose semundje mendore, nuk ka rendesi se cfare perdor, te gjitha drogat jane njesoj te demshme. Kjo eshte vetem nje pikepamje, ka nga ata qe e besojne dhe kjo filozofi i ndihmon te mos perdorin droga apo alkohol. Ka njerez te tjere qe nuk bashkohen me kete pikepamje.
Nje fryme e re ne fushen e trajtimit te personave qe drogohen ose perdorin alkohol eshte "harm reduction model" qe supozon se per sa kohe qe efektet negative te perdorimit te droges zvogelohen qofte edhe sado pak, ka progres, trajtimi pra funksionon. Une kam kliente qe kane ndaluar se perdoruri heroine, kokaine, crack, benzos, alkohol (and everything else under the sun) po vazhdojne te pijne marjuana. Edhe klienti edhe une e shohim kete si progres. Nga ana ligjore klienti eshte serish i perfishire ne "aktivitet kriminal" meqenese marjuana eshte ilegale.
Une i shoh ligjet mbi drogat si nje perpjekje per te kontralluar biznesin e trafikimit te tyre. Fakti qe drogat jane te jashteligjshme mban ne pune nje sistem gjigand qe perfshin policine, gjyqet, burgjet, keto nje tjeter lloj biznesi. Efektet negative te drogave do minimizoheshin jashte mase nese ato do ishin te ligjshme.
Megjithate nga ana tjeter, shume persona nuk do ndalonin perdorimin e tyre nese nuk do kishin frike nga pasojat. Jam dakort qe edukimi dhe keshillimi ndihmon jashte mase por shume shpesh une shoh ne punen time se njerezit kerkojne ndihme dhe trajtim (te pakten ne fillim) kur kane arritur fundin dhe jane te detyruar nga pasojat negative te ndalojne perdorimin e droges. Por qe ndryshimi i sjelljes te jete i qendrueshem personi duhet te doje te ndryshoje. Sapo presioni i ligjeve apo mungesa e lekeve, apo presioni i fese, prinderve, shoqerise qe nuk aprovon largohet perkohesisht personi i rikthehet perdorimit.
Tipikisht personit i duhen shume e shume perpjekje te tilla te njepasnjeshme per te pakesuar ose eliminuar perdorimin qe te arrijne ne ate pike qe duan vertet te ndryshojne dhe arrijne te qendrojne "clean" per nje kohe me te gjate. Sherimi vjen zakonisht permes shume relapses, rikthimesh tek droga pasi personi eshte larguar per pak kohe wich is OK, perdorimi i drogave eshte nje sjellje e mesuar dhe do shume kohe, perpjekje dhe pune me veten dhe te tjeret per tu c'mesuar
.
Citim:
Po citoj ato që tha rrushi
Une i shoh ligjet mbi drogat si nje perpjekje per te kontralluar biznesin e trafikimit te tyre. Fakti qe drogat jane te jashteligjshme mban ne pune nje sistem gjigand qe perfshin policine, gjyqet, burgjet, keto nje tjeter lloj biznesi. Efektet negative te drogave do minimizoheshin jashte mase nese ato do ishin te ligjshme.
Citim:
Po citoj ato që tha rrushi
Une kam kliente qe kane ndaluar se perdoruri heroine, kokaine, crack, benzos, alkohol (and everything else under the sun) po vazhdojne te pijne marjuana. Edhe klienti edhe une e shohim kete si progres. Nga ana ligjore klienti eshte serish i perfishire ne "aktivitet kriminal" meqenese marjuana eshte ilegale.
Droga në shoqërinë shqiptare
Mendim kritik
Përdorimi i drogës në Shqipëri
Përdorimi i drogës është një cështje shumë emocionale dhe problematike në shoqërinë shqiptare, për të gjitha nivelet shoqërore e shtetërore. Përdorimi i drogës dhe problemet që shkaktohen nga ajo janë më të vjetra nga sa mendojmë ne, por jo rrallë thuhet se në Shqipëri droga erdhi me demokracinë. I referohem fazës së demokracisë për faktin se ndryshimet në kulturë, në vlerat e lëna pas, por dhe të fituara, në mënyrat e të sjellurit që u moderuan ose kërkohen të bëhen të reja per këtë sistem ekonomiko-shoqëror,u shoqëruan edhe me trauma sociale si dukuria e përdorimit të drogës nga të rinjtë.
Ky kalim duhej menaxhuar me qëllim që të kishim sa më pak pasoja negative. Tranzicioni dhe dukuria e përdorimit të drogës në Shqipëri, ndryshimet e mësipërme kulturore, mospërgatitja për ta parandaluar atë e fuqizuan këtë dukuri, që në ditët e sotme nuk është vetëm shqipëtare.
Cilët janë faktorët që cojnë në rritjen e nivelit të përdorimit të drogës dhe mbi të gjitha në abuzimin me të?
Droga në shoqërinë shqiptare
Ekzistojnë disa faktorë që në tërësinë e tyre cojnë në rritjen e nivelit të përdorimit të drogës dhe mbi të gjitha në abuzimin me të.
Të tillë janë:
1. Statusi social-ekonomik i familjes.Kështu, nivelet e të pirit të alkoolit deri në humbje të vetëdijes ose të duhanit në familje, dhe më pas në nivel shoqëror, janë tregues të predispozicionit të individëve ose të shoqërisë në tërësi për ‘varësi’ edhe nga droga në përdorim ose abuzim me të. Kjo e fundit con në pasoja fatale dhe për jetën e përdoruesit. Jo rrallë përdoruesit e alkoolit dhe të duhanit lidhen me dukurinë e drogës, duke u bërë përdorues të saj, vecanërisht kjo për moshat e reja.
2. Problemet e personalitetit. Shumë teori pranojnë se individë të vecantë përdorin drogë sepse kanë nivel të ulët të vetëvlersimit, depresion ose ankth. Vetëvlersimi në dukje e ndihmon lidhjen me drogën, pasi shpesh përdorimi në grup i drogës nxjerr në pah vlersimin e grupit duke anashkaluar atë individual.
3. Papajtueshmëria me gjëndjen (jokonformizmi) është një faktor tjetër që con në përdorimin e drogës nga individi. Këta individë të papajtueshëm shpesh kanë mardhënie më të ngushta me bashkëmoshatarët e grupit sesa me prindrit e tyre. Duke i shtuar këtij faktori edhe dukuri të tilla si mungesa e njërit prej prindërve në familje si rezultat i problemeve të ndryshme që ekzistojnë në familjet shqiptare.
Ekzistenca e këtyre faktorëve në tërësi, gjatë tranzicionit të shoqërisë shqiptare, krijon parakushte social-ekonomike për individët, vecanërisht në radhët e adoleshentëve, për përdorimin e drogës. Këtij faktori i shtohet fakti i kërkesës që rrjete të trafikut ndërkombëtar të saj kanë për vendet e varfëra si Shqipëria, në statusin e tregut të shitjes për përdorues ose si vende tranzite për trafikimin e saj drejt vendeve të zhvilluara. Shqipëria si vend i varfër, kushtëzon cilësinë e ulët të drogës që përdoret përkundrejt fuqisë blerse të ulët të përdoruesve dhe si e tillë kjo është edhe më vdekjeprurëse për përdoruesit dhe ata që abuzojnë me të.
Rritja e niveleve të përdorimit, e abuzimit me drogën gjatë këtyre viteve flet për programe dhe politika të paqarta të parandalimit të ketij fenomeni nëpërmjet edukimit të të gjithë shoqërisë, pavarsisht nga efektet si prekshmëri individuale ose në nivel familjeje.
Droga është nga ato rreziqe sociale që efektet negative të saj i mbart për gjithë shoqërinë shqiptare, për sot dhe për të ardhmen e saj. Duhet thënë se problemi është i pranishëm më shumë në zonat e mëdha urbane dhe është më i shpeshtë te meshkujt sesa te femrat.
Në ditët e sotme numërohen rreth 30 000 përdorues të drogës në Shqipëri. Situata ndërlikohet kur shteti i së drejtës që duam të ndërtojmë, për shumë kohë mbart:
- Boshllëk ligjor për përdorimin e drogës dhe abuzimin ose trafikimin e saj.
- Mungojnë struktura të organizuara shtetërore për këtë problem si struktura të luftës kundër shpërndarjes dhe trafikimit ose të kurimit të pasojave të saj.
- Forca e aksionit shtetëror ndaj saj është e vakët.
Droga në shoqërinë shqiptare është një plagë e rënde që duhet elemimuar. Shqipëria tashmë ka strategjinë kombëtare antitrafik në të cilën janë përcaktuar edhe drejtimet kryesore të punës për realizimin e parandalimit dhe të trafikimit të drogës. Megjithatë shoqërisë shqiptare i duhet ende nje punë e madhe për të realizuar objektivat dhe angazhimet në luftën kundër drogës e trafikimit të saj.
J@mes - Psikologji.net
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.