Forumi Horizont
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- A mbani ditar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10122)


Postuar nga Dorotea datë 16 Nëntor 2005 - 13:53:

A mbani ditar

Prej disa vitesh une mbaj nje ditar per gjerat qe bej perdite dhe pse nuk jane te nje rendesie te vecante...
Mbreme i kam shfletuar dhe diku celen buzeqeshje dhe diku rrodhen lote...
Ndoshta une jam shume nostalgjike dhe me pelqen ti kujtoj gjerat, ky eshte motivi qe une mbaj ditar...


Postuar nga capkenia durrsake datë 19 Nëntor 2005 - 02:24:

dikur kam pas mbajtur dhe une

kur kam qene me e vogel kam mbajtur 2 here ditar. Mbajmend qe njeher mbasi isha zene keq me motren ,kam shkruajtur ca me ka ardh neper mend, e per cudi mami im e kishte lexuar se un nga pakujdesia e kisha lene mbi tavoline. (mami ishte tmerruar nga fjalet e mia dhe me denoi ) kur e kujto tani me vjen per te qeshur.
ndersa kur u rrita pak mendova te nisja nje ditar tjeter si ne klase te tete qe isha (mu dukte vetja e madhe mua) po ngaqe kkisha frike se mos ma lexonte njeri ditarin fillova te shkruaja ne anglisht,kuptohet gjys shqip e gys anglisht. edhe kshu sikur spo me pelqente dh e nisa me shenja me fjal mbrapsht,si te me vinte per mbare. dhe e dini me te bukuren kur e mora me e lexo njeher spo kuptoja qoft dhe gys llafi.(:

edhe mua me pelqejne kujtimet dhe i ruaj me nostalgji ,madje ditet me te bukura un i shenoj gjithmone qe sa her jam e merzitur sikur me japin force per te hec perpara.

po tani skam dhe aq kohe sa te shkruaj ne ditar edhe pse me pelqen si ide.


Postuar nga ~Enigme~ datë 13 Shkurt 2006 - 06:45:

Jo e kam provuar kam shkrojtur 2-3 dite dhe e kam lene nuk e di s'me ka terhequr asnjehere...


Postuar nga Cindi datë 13 Shkurt 2006 - 20:43:

Po

Kam rreth dy vjet qe nuk kam shkruar.

Kur shkoj me pushime me pelqen ti hedh kujtimet me hollesi dhe i lexoj mbas disa vitesh dhe te gjitha jane back perseri.


Postuar nga cupka datë 13 Shkurt 2006 - 21:00:

the desire to read overcomes the desire to write... ka pas thene nje dijetar dhe patjeter me kish mua ne mendje kur e tha! lol.
Ditar nuk mbaj megjithate aparatin fotografik e kam te pandare nga canta dhe kjo po ashtu eshte nje menyre tjeter e te shprehurit.


Postuar nga Klodel datë 13 Shkurt 2006 - 21:23:

jam ditar i gjalle


Postuar nga lost_soul datë 14 Shkurt 2006 - 09:26:


Postuar nga Iyua datë 15 Shkurt 2006 - 07:22:

Kam mbajtur Ditar kohe me pare por jo me. Kur dua te shpreh dicka i hedh ketu ne Forum mendimet e mia .


Postuar nga ida19ath datë 17 Shkurt 2006 - 22:52:

as une nuk mbaj. do doja por se si me duket. eshte dicka e bukur kur ta lexosh pas shume vitesh dhe te mendosh gjerat qe te ndodhin tani.


Postuar nga maqedonija datë 19 Shkurt 2006 - 01:15:

JO UNE NUK MBAJ DITAR SME DUKET E NEVOJSHME THJESHT SME PELQEN .


Postuar nga hirushja datë 19 Shkurt 2006 - 05:53:

Une ne fakt mbaj ditar per arsye se ndihem me mire kur hedh mendimet e mia, per dicka qe me shqeteson ose per nje gezim qe kam kaluar. Me duket qe e kam te vetmen shoqe qe mundem te shkruaj lirisht per ndonje sekret. Dhe fakti qe shkruaj me ben te kuptoj qe po i jap vet nje zgjidhje problemeve te mia.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 20 Shkurt 2006 - 15:21:

Po, mbaj ditarin e Mata Harit pasi nuk e kam mbaruar akoma se lexuari.


Postuar nga lost_soul datë 19 Mars 2006 - 11:12:

mbaj.. por shkruaj paksa rralle... shkruaj shenjat qe me len jeta.... dhe qe dua t'i kem gjithmone... i shkruaj mendimet sic me vijne... pa u kujdesur per korrektesi... dhe nuk i redaktoj asnjehere...


Postuar nga Lela_Dr datë 21 Mars 2006 - 05:42:

Dikur e kam pas mbajtur nje ditar, por nje dite ma lexuan dhe kjo gje me ka lenduar shume, sepse mu duk sikur me kishin zhveshur lakuriq.


Tani s'mbaj me, c'do gje e bukur dhe e keqe qe me ndodh braktiset ne kujtime dhe ne zemer.


Postuar nga pipi datë 22 Mars 2006 - 00:13:

une e kam nje ditar,dhe e mbaj diku ne sirtarin tim,por nuk shkruaj shpesh ne te.dikur para shume kohesh shkruaja cdo gje qe beja cdo dite,pastaj mu duk gje koti,keshtu qe ndalova se shkruari,zakonisht keto 2 vitet e fundit kam shkruar vetem ato dite kur kam qene e merzitur dhe skam pasur kujt ti hapem,dhe kam shkraur aty,por prape nuk e ndjej te nevojshme te shkruaj ne ditar.sepse per mendimin tim,per kete vlen ditari,kur ske me ke te hapesh,i hapesh atij.


Postuar nga ~Enigme~ datë 03 Qershor 2006 - 19:59:

Ditari tim eshte forumihorizont...duke shkeputur bashkebisedimet vetem ketu hedh mendimet time te castit kjo eshte nje gje momentale qe ka vazhduar pothuajse 1 vit.


Postuar nga veber datë 28 Qershor 2006 - 16:52:

Do me pelqente te mbaja nje ditar , e kam filluar disa here. Problemi eshte se stepem per gjerat qe do shkruaja sepse kam frike qe te tjeret mund ta lexojn. Vetem per kte nuk e mbaj


Postuar nga buzeqeshja datë 08 Korrik 2006 - 02:17:

dikur mbaja dhe shkruaja cdo dite ne te cdo gje i kam akoma dhe shpesh i lexoj shkrihem se qeshuri kur i kujtoj ato gjera...tani jo smbaj ndoshta sepse tani jam me e sigurt ne ato qe bej dhe mund tja besoj dhe shoqes sime te ngushte pa frike se nje dite do me tradhtoje:p


Postuar nga lejda datë 13 Korrik 2006 - 19:03:

Ditari nuk ka asgje per te trembur
Mjafton qe ti gjesh nje vend te sigurt per ta fshehur dhe ta lexosh sa me rralle. Po behet nje vit qe shkruaj per te mos harruar castet e bukura apo te shemtuara dhe ndihem mire kur mendoj se edhe po te harroj dicka e kam te ruajtur diku.


Postuar nga Enya datë 11 Gusht 2006 - 07:52:

Jo.

Ka kohe qe s`i besoj ditarit tim.Kam grisur deri tani dy ditare personale,

fillova t`i lexoja-me shkaktonin dhimbje shpirterore dhe vendosa tu ve flaken.


Postuar nga apple datë 11 Gusht 2006 - 13:40:

Post

ditari?mendoj qe eshte miku me i mire ne mungese te nje miku real.e mira eshte qe nuk te braktis, nuk te mashtron, tradheton.kam mbajtur ditar qe e vogel ne klase te 3 mendoj , nja 2-3 ditare i kam grisur dhe tani vazhdoj te shkruaj ndonese me shkeputje gjate viteve..momentalisht kam 4 ditare dhe ndihem shume mire per kete fakt.nuk shkruaj perdite ne pergjithesi vetem kur ndjej nevojen,qe e ndjej shpesh.mesatarisht nje here ne 2-3dite.gjeja me e veshtire gjate ketyre viteve ka qene te gjeja vende per ti fshehur.absolutisht askush nuk duhet ti lexonte.i kam hene fryme ditareve te mia dhe i kam trajtuar si qenie te gjalla, qe mbushnin netet e mia te vemtise me kujtime te bukura apo te trishtuara me buzeqeshje dhe lot...gjeja me interesante eshte qe duke e bere te gjalle,e konsideroj te njeri te dashur,pjese timen dhe shpesh i them zemer........duke e konsideruar kete fjale nje fjale jo te zakonshme per menyrat e ndryshme qe i ben te ndihem njerezit kur shqiptohet...dhe nje fjale qe mund te permbaje sh kuptime.shkruaj ne ditar duke menduar se nje dite do mund te bej nje liber me jeten time apo se keto kujtime mund ti trashegojne femijet e mi, niprit pas sh vitesh,dhe do jete sh bukur ti kujtoje vetes shpesh,se dikur kam qene e vogel , femije adoleshente, e lumtur ndoshta...........................


Postuar nga *Just Relax* datë 14 Gusht 2006 - 19:08:

Arrow

Mua, me pelqen te kem nje si "kujtese shtese" per datat,ditet dhe gjerat me te rendesishme qe me kan ndodhur, prandaj kam mbajtur ditar per me shum se 2 vite por para pak kohe kur perditshmeria ime eshte komplikuar shume,vendosa t'a djeg ditarin tim qka nenkupton te mos shkruja me asgje...
dhe nuk e kam djegur akoma por ka kohe qe s'mbaj shenime edhe pse qe atehere kam pasur kthesa me interesante ndoshta qe me pare.

*Ps;

pershendetje te ngrohta per ate qe mbajne ditare!


Postuar nga darma datë 15 Gusht 2006 - 08:39:

Ditar te mirfillte jo....por shkruaj shpesh vargje qe tregojne qarte gjendjen time momentale.....
Megjithese mendoj se do te ishte dicka e bukur te mbaja nje ditar per femijet e mi .......Ndoshta nje dite pasi te largohesha ti lexonin dhe te njihnin nje pjes te jetes sime qe nuk do mund ta mesojne nga une....do ti lejonte te me njihnin me mire mua dhe jeten time ......


Postuar nga ~Enigme~ datë 31 Gusht 2006 - 23:32:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Ditari tim eshte forumihorizont...duke shkeputur bashkebisedimet vetem ketu hedh mendimet time te castit kjo eshte nje gje momentale qe ka vazhduar pothuajse 1 vit.

Edhe sa do vashdoje pyes veten !


Postuar nga lorie datë 01 Shtator 2006 - 00:23:

Po, mbaj.

eshte mbushur, me fotografi plot, shkrime me ngjyra, poezi, pyetje, lutje,deshira,vizatime, skeche, studime..., mbresa, tekste kengesh,pjese nga Bibla, me gjithcka qe me frymezon.
Dhe eshte si nje pasqyre e nje udhetimi te gjate, shoqeria mund te ma lexoje ,nuk kam mbajtur ndonje gje sekrete prej tyre. Deri tani vetem nje njeri e ka pare.


Postuar nga diellza26 datë 01 Shtator 2006 - 16:47:

Kam mbajtur ditar nga mosha 14-17 vjec. Mendoj se kjo eshte koha kur me shume se asnjehere kemi nevoje per nje mik te besueshem, per shkak te problemeve te moshes, dhe ditari eshte nje i tille.
Kur kam lexuar pas kaq vitesh ate ditar, kam qeshur me lot, ne menyren se si i kam konceptuar gjerat, sa rendesi u kisha dhene shume gjerave qe tani nuk i fus fare ne liste,apo sa emocionalisht kam pershkruar situata te cilat kane qene shume kalimtare. Me kalimin e kohes, personalisht se kam ndjere nevojen te mbaj ditar.
Tashme, ky ditari qe po flas ka zene nje qoshe diku thelle, qe mos ta lexoje njeri, po qe dhe ta gris s'ma ka bere zemra akoma. .


Postuar nga RIP Gibbs datë 09 Shtator 2006 - 15:53:

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
Dikur e kam pas mbajtur nje ditar, por nje dite ma lexuan dhe kjo gje me ka lenduar shume, sepse mu duk sikur me kishin zhveshur lakuriq.


Tani s'mbaj me, c'do gje e bukur dhe e keqe qe me ndodh braktiset ne kujtime dhe ne zemer.



Per te njejten arsye.


Postuar nga Balerina datë 09 Shtator 2006 - 18:25:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Ditari tim eshte forumihorizont...duke shkeputur bashkebisedimet vetem ketu hedh mendimet time te castit kjo eshte nje gje momentale qe ka vazhduar pothuajse 1 vit.


Ashtu eshte edhe i imi. Kam fillluar te shkruaj ne te qe kur u bera anetare e FH, por nuk shkruaj ne ditar per dite.


Postuar nga kontinenti datë 12 Shtator 2006 - 21:53:

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina


Ashtu eshte edhe i imi. Kam fillluar te shkruaj ne te qe kur u bera anetare e FH, por nuk shkruaj ne ditar per dite.


Balerina...bobooo...cfar gabimi ke bere moj. Na dole sikur paske vite tek Forumi Horizont...hahahahahaha.
Nejse...pranohen njerzit dhe me shume emra ketu qe te nderrojne fytyren.
Rregjistrimi yt eshte 12 dite me pare....hahahahahaha...dhe ajo shprehje qe ke thene me lart, te tradheton komplet. Sapo hyre dhe direkt tek ditari, gje kjo qe s'ka ndodhur kurre me nje anetare te re sidomos anetare 12 diteshe...hahahaha.
Sidoqofte ti Balerina dhe ajo Katilesha jeni shoqe te mira...hahahahahaha.
Ehhh....ka nevoje njeriu te genjeje. S'ka faj, pjese e jetes eshte.
Rrofte Balerinaaaaaa...me fal Katileshaaaaa, po ska gje jo...rrofshin te dyjaaaaaaaa.


Postuar nga Balerina datë 13 Shtator 2006 - 01:31:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti

Balerina...bobooo...cfar gabimi ke bere moj. Na dole sikur paske vite tek Forumi Horizont...hahahahahaha.
Nejse...pranohen njerzit dhe me shume emra ketu qe te nderrojne fytyren.
Rregjistrimi yt eshte 12 dite me pare....hahahahahaha...dhe ajo shprehje qe ke thene me lart, te tradheton komplet. Sapo hyre dhe direkt tek ditari, gje kjo qe s'ka ndodhur kurre me nje anetare te re sidomos anetare 12 diteshe...hahahaha.
Sidoqofte ti Balerina dhe ajo Katilesha jeni shoqe te mira...hahahahahaha.
Ehhh....ka nevoje njeriu te genjeje. S'ka faj, pjese e jetes eshte.
Rrofte Balerinaaaaaa...me fal Katileshaaaaa, po ska gje jo...rrofshin te dyjaaaaaaaa.



Kontinenti, inati im kur ia fusin kot anetaret per keshtu punesh. Kisha respekt per ju, por nuk kam me, sepse me te vertete me irriton tej mase qe te merrem per njeri tjeter. Asnjehere nuk kam qene anetare e Forumit Horizont, asnjehere! Me pelqeu te futesha ketu, sepse kam vene re qe ka anetare shume te sjellshem, dhe inteligjente...dhe e kam qejf ate ndjenjen e te qenurit "e vogel" ne kete forum.
Me te vertete jam anetare e re, 12 diteshe...por mesoj shpejt. Edhe kam miq ne Forumin Horizont te cilet me kane ndihmuar (perfshire disa nga miqte e tu ).
Nuk kam nevoje te flas me, por ndjeva instiktin primitiv (budallallek?) per te mbrojtur vetveten.


Postuar nga Simona datë 13 Shtator 2006 - 17:26:

Une jo per vete.

 

Eshte e vertete secili tregon veten  e tyre me ate qe bejne,,,opsss e shkrova gabim,,,,secili tregon veten e vet me ate qe ben,eshte mese e vertete,pamvaresisht nga arsyeja,ajo ngelet jetime si faji.,gjithmone ky eshte mendimi im se mos me keqkupton njeri dhe ma merr per ters,gjuha e shkruar te merr shume kohe per ato qe skuptojne,spo zgjaten me.


Postuar nga Demokrate4ever datë 14 Shtator 2006 - 03:40:

Citim:
Po citoj ato që tha Simona
Une jo per vete.

 

Eshte e vertete secili tregon veten  e tyre me ate qe bejne,,,opsss e shkrova gabim,,,,secili tregon veten e vet me ate qe ben,eshte mese e vertete,pamvaresisht nga arsyeja,ajo ngelet jetime si faji.,gjithmone ky eshte mendimi im se mos me keqkupton njeri dhe ma merr per ters,gjuha e shkruar te merr shume kohe per ato qe skuptojne,spo zgjaten me.



hahahaha Simona si mohim i pyetjes se kontinentit mu duk shkrimi yt.. katilshen fare je dhe ti..

Se desh harrova..

Diatrin me te shtrenjte kam zemren.


Postuar nga Simona datë 14 Shtator 2006 - 13:18:

E eeeeee ashu duket por jam pergjigjur per pyetjen  e temes mbi ditarin,dmth une jo per vete,dmth nuk mbaj,por me vertet duket tani qe me the ti sikur eshte mohim i pytjes se kontes,ahaaahhaaahahah,konte ta dish ti sa pjese kan dale ke IP-ja njanes ,talent ne kete fushe.


Postuar nga angelo22 datë 14 Shtator 2006 - 20:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Simona
E eeeeee ashu duket por jam pergjigjur per pyetjen  e temes mbi ditarin,dmth une jo per vete,dmth nuk mbaj,por me vertet duket tani qe me the ti sikur eshte mohim i pytjes se kontes,ahaaahhaaahahah,konte ta dish ti sa pjese kan dale ke IP-ja njanes ,talent ne kete fushe.



Eh ditari...........eshte gjeja qe kam me me qef te bej se sot nuk mund te kesh besim tek askush pervec se tek disa flete te bardha qe me padurim presin qe te nxihen,qofte nga nje dicka e bukur ose jo......
Harrova kam dhe macen time topolake qe me degjon me nje kureshtje te madhe kur i rrefej diten time.....e shikoni sa bukur....


Postuar nga Goku datë 14 Shtator 2006 - 21:44:

Per fat te keq nuk mbaj por do te kisha deshire te kisha me shume kohe per te shkruar...nqs do te kisha nje ditar shume veta do te kishin deshire ta lexonin ate sepse do beheshin kurioz.


 
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.