Forumi Horizont
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- nje pyetje per vajzat........................ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9161)


Postuar nga aa_loku_el datë 19 Gusht 2005 - 22:59:

Red face nje pyetje per vajzat........................

nese rastesisht do dilnit me nje shoqen tuaj thjesht per nje kafe dhe sapo hyni ne kafeterje shikoni papritur te dashurin tuaj ne nje trapez me nje vajze tjeter. __________________ si do rreagonit ???


Postuar nga halfgang datë 19 Gusht 2005 - 23:10:

o aa_loku_el po shkruaje shqip ate trapez... nuk dine tere greqisht ketu ne forum...
pershendetje...


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 19 Gusht 2005 - 23:18:

Une do ia beja i shenje me gisht te mesit, asgje me shume, ihihihihhihihihihihihihihiihh!

Pse ca u duket vetja meshkujve, se nuk jemi te zonjat ti veme nje gur te rende nje lidhjeje sentimentale?????!!!!!!!!

Paci fat me pergjigjet e vajzave te tjera!


Postuar nga Lela_Dr datë 23 Gusht 2005 - 00:28:

Mua s'do te me bente pershtypje fare....perderisa ajo histori ka mbaruar, s'kam perse te reagoj keq, dihet qe aji do te kete njohje te tjera......


Postuar nga Kela datë 24 Gusht 2005 - 19:22:

Do ta merja ne tel dhe ta pyesja nga behet, e di qe do te genjente dhe me pas une do te shkoja tek tavolina dhe ti thoja "Hi" dhe te largohesha duke qeshur)))

Nqs ai arrin ne ate pike atehere ajo lidhje s'ja vlente,keshtuqe me mire qe perfundon ashtu..........


Postuar nga METAXA datë 24 Gusht 2005 - 19:30:

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_dr
Mua s'do te me bente pershtypje fare....perderisa ajo histori ka mbaruar, s'kam perse te reagoj keq, dihet qe aji do te kete njohje te tjera......



Jo ish-in mi lelke, te dashurin qe te ka thene ne mengjes se je shpirti i tij kur doli nga shpia.


Postuar nga Lela_Dr datë 24 Gusht 2005 - 22:10:

Citim:
Po citoj ato që tha METAXA



Jo ish-in mi lelke, te dashurin qe te ka thene ne mengjes se je shpirti i tij kur doli nga shpia.



Kushedi ca kam pas pi ate nate o Metaxa???

Tani po jap pergjigjen e duhur..
Reagimi im nuk do te ishte aq i mire, por do te beja te munduren t'u largoja sa me shpejt nga aji lokal, dhe pastaj kur te takoja te dashurin, do ti kerkoja nje shpjegim te qarte mundesisht dhe do te dilja nga shtepia e tij me valixhe ne dore.....


Postuar nga goca tironse datë 03 Shtator 2005 - 19:58:

Thumbs up

una do ti fusja nji te shar qe ta mate men per gjith jeten ....e i shpulle te mire pastaj do ti thoja bye bye baby


Postuar nga myzeqari datë 03 Shtator 2005 - 20:13:

Citim:
Po citoj ato që tha goca tironse
una do ti fusja nji te shar qe ta mate men per gjith jeten ....e i shpulle te mire pastaj do ti thoja bye bye baby



Po jo kaq rende edhe ju , me e distancuar pak
Po sikur te ishte kusherira , apo shefja edhe benin muhabet pune , dhe tejkalim planesh , gjera qe ndodhin pra , po sikur te jete nje shoqe qe sapo e ka lene e dashura dhe ai po i qan hallin
Pra nuk duhet te nxitoheni ju vajzat ne pergjithesi


Postuar nga goca tironse datë 03 Shtator 2005 - 21:13:

[QUOTE]Po citoj ato që tha myzeqari



Po jo kaq rende edhe ju , me e distancuar pak
Po sikur te ishte kusherira , apo shefja edhe benin muhabet pune , dhe tejkalim planesh , gjera qe ndodhin pra , po sikur te jete nje shoqe qe sapo e ka lene e dashura dhe ai po i qan hallin
Pra nuk duhet te nxitoheni ju vajzat ne pergjithesi
[/ QUOTE]____________________________________________
________________kujt i bi nmen per shoqen mo lal ne kte rast shoqja ta ka fut mrapa krave po te ishte shefja gjerat mund te ndryshonin po jo aq shum


Postuar nga Tironcja_tr datë 05 Shtator 2005 - 23:39:

...

do i afrohesha, ate gocen do e injoroja fare.kurse te dashurit do i flisja gjithe ironi pastaj ja tregoja une qejfin kur te ishim vetem.skam pse bej skandal ne mes te lokalit.


Postuar nga hirushja datë 06 Shtator 2005 - 01:55:

Varet! Nuk mund te krijoj iluzione pa kuptuar motivin e atij takimi. Mbi te gjitha kur e njeh te dashurin nuk kam perse te mar vrull sps e pashe me nje femer tjeter.


Postuar nga myzeqari datë 06 Shtator 2005 - 03:08:

Keto dy pergjigjet e fundit , sikur ma mbushin mendjen nga pak :p
Sidomos kjo ''anglezja''


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 06 Shtator 2005 - 03:51:

Wink

Une do ia dija per nder:"Se me ishte merzit me kohe i Dashuri im!":p


Postuar nga arakati datë 07 Shtator 2005 - 06:38:

Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari



Po jo kaq rende edhe ju , me e distancuar pak
Po sikur te ishte kusherira , apo shefja edhe benin muhabet pune , dhe tejkalim planesh , gjera qe ndodhin pra , po sikur te jete nje shoqe qe sapo e ka lene e dashura dhe ai po i qan hallin
Pra nuk duhet te nxitoheni ju vajzat ne pergjithesi

Po amane ere Muzeqar po ku dine keto gocat e sotme nga toleranca
keto mendjen direkt ke shpullat ekane se nuk edine qe ajo shpulla mblidhet dhe behet grusht pastaj
Po tolerance moj ju befte xhaxhi juve se nje hall po munohemi te qajme dhe fundja aty lart thushe ne tavoline dhe jo ne krevat .
Respekt dhe Tolerance e ju paca
ashtu ju paste xhaxhi jo gjak nxhehta
se dem vetes i beni pa ne do ti qajme hallin deri ne fund shoqkave


Postuar nga goca tironse datë 10 Shtator 2005 - 20:15:

Citim:
Po citoj ato që tha arakati
Po amane ere Muzeqar po ku dine keto gocat e sotme nga toleranca
keto mendjen direkt ke shpullat ekane se nuk edine qe ajo shpulla mblidhet dhe behet grusht pastaj
Po tolerance moj ju befte xhaxhi juve se nje hall po munohemi te qajme dhe fundja aty lart thushe ne tavoline dhe jo ne krevat .
Respekt dhe Tolerance e ju paca
ashtu ju paste xhaxhi jo gjak nxhehta
se dem vetes i beni pa ne do ti qajme hallin deri ne fund shoqkave

mire more xhaxhi po sikur te shifje gruan apo te dashuren tende me nje tjeter ca do beje ne te vertete ska faj se edhe ajo nje hall po qante.....


Postuar nga ida19ath datë 22 Janar 2006 - 00:14:

GOCA TIRONSE,mire ia the xhaxhit.
une do dilja nga lokali, do e merrja ne tel dhe do e pyesja se ku ishte ose cfare po bente. nqs do me thoshte te verteten, atehere................ surprise!!! do shkoja te tavolina e tij dhe do i jepja nje te puthur.
nqs nuk do me thoshte te verteten, do veproja si goca tironse.


Postuar nga myzeqari datë 22 Janar 2006 - 00:31:

Hajde lerini filmat se ju Shqiptarkat ne pergjethsi te merni gjak ne veteull kur e shifni mashkullin tuaj ti e helli nje sy goces se komshiut dhe jo me ta shifni me te !
Plumb ballit te jepni

p.s Ky mesazh nuk ka te beje me parafolsen


Postuar nga ida19ath datë 22 Janar 2006 - 00:47:

avash more eXplore. se kishim nje keqkuptim dhe nuk na flet tani? te kerkoj me fal.
ne duam (dashurojme) me gjithe shpirt dhe nuk na pelqen te na tradhetojne, ashtu si dhe juve. ato te huajat edhe t'i tradhetosh, se vrasin mendjen se edhe ato ju tradhetojne.
p.s.mire eshte te mos jemi shume xheloze, por edhe kur te jemi te mos e tregojme.


Postuar nga myzeqari datë 22 Janar 2006 - 05:23:

Pa problem


Postuar nga e dashur datë 23 Janar 2006 - 19:54:

asgje fare,, do shikoja si do reagonte ai,,


Postuar nga cupka datë 25 Janar 2006 - 20:52:

O mbesa te Shote Galices qetesohuni se nje lidhje dashurie po nuk pati besimin dhe qetesine shpirterore nuk ka kuptim te vazhdohet me tej. Po ta filloni me bam bame thyerje turinjsh e perpjasje gotash aha, nuk keni gje ne terezi.

I ziu mund te jete duke pire thjesht kafe me kolegen e punes a me shoqen e kursit dhe ketu nuk ka asgje te jashtezakonshme per nje sjellje kaq te jashtezakonshme.
Kjo eshte harbuteri.
On a personal note:
Une shpesh dal me partnerin e kursit mbas leksionit, mund te jete per nje kafe, per nje cap te shpejte buke a thjesht per muhabet por kurre nuk mund ta imagjinoj qe te vije i dashuri im me karrige ne dore nga ana tjeter e lokalit si i semure psiqik se me pa me nje mashkull.


Postuar nga inaaaaaaa datë 23 Shkurt 2006 - 17:54:

do beja sikur nuk e pash dhe

do therisja nje shokun tim me te cilin do isha shume e dashur
:-puthje:


Postuar nga arakati datë 22 Prill 2006 - 20:01:

Citim:
Po citoj ato që tha goca tironse
mire more xhaxhi po sikur te shifje gruan apo te dashuren tende me nje tjeter ca do beje ne te vertete ska faj se edhe ajo nje hall po qante.....


Degjo o shpirti po nuk i le una deri aty sa tia qi ajn hallet te tjeret
se ia qi aj vet una ok....


Postuar nga darma datë 22 Prill 2006 - 23:55:

Sa te hyja ne lokal e te shikoja dicka te tille........do ti thoja asaj shoqes sime te me priste 5 min..........pastaj ngadale dhe me nje buzqeshje te madhe ne fytyre do ti afrohesha me nje ton normal do ta pershendetja dhe sigurisht nje puthje te epshme ...........do ti hidhja nje sy vajzes qe ishte ulur ngjitur dhe do ti zgjasja doren per prezantim......pasatj si pa pyetur dhe gjithmon duke mos ndaluar biseden do hapja karrigen e do i beja nje vend vetes....do ngrija doren do porosisja nje pije dhe do filloja biseden duke i vene te dy ne siklet (se helbete ajo vajze mund te mos dije asgje nga lidhja e tij me mua) keshtuqe normalisht do ngrihet e do levizi vete ........edhe ai nese eshte ne faj do mundohet te justifikohet (ngjarjet nuk e di si do te rrjedhin mepas por di qe...)........do dilja nga ai lokal pa piken e shamates ............Nuk ja vlen ti ngresh vlerat nje plere......


Postuar nga ~Enigme~ datë 23 Prill 2006 - 00:22:

Nuk shikoj ndonje te gje te keqe se ai eshte ulur me nje vajze ne tavoline. Varet sa kohe kam me ate dhe sa shume e njoh. Do isha xheloze vetem po te ishte fillimi qe akoma do te ishim ne fazat e njohtes. Nqs atehere kemi te bejme me rastin e fundit provokimi do ishte reagimi im. Do largohesha pa me kuptuar dhe do ta provokoja nqs ai do me tregonte per kete takim. Nqs kam kohe me ate dhe ndjej qe ai me takon mua dhe une atij atehere lirine nga mua e ka te plote nqs nuk shikoja asgje te dyshimte thjesht do ecja drejt tyre dhe nqs kisha kohe pse jo dhe te mos uleshim te gjithe bashke


Postuar nga Mimo datë 28 Prill 2006 - 02:01:

une do reagoja keshtu

po ta shikoja te dashuren me nje tjeter ,,,,,,


Postuar nga Topolina datë 09 Qershor 2006 - 00:00:

Do shkoja dhe tavolina do e puthja dhe do i them "Ckemi i dashur"?
Kush eshte kjo me ty motra? dhe do rrija me ta te bej muhabet...


Postuar nga amor alucius datë 09 Qershor 2006 - 21:42:

Re: nje pyetje per vajzat........................

Citim:
Po citoj ato që tha aa_loku_el
nese rastesisht do dilnit me nje shoqen tuaj thjesht per nje kafe dhe sapo hyni ne kafeterje shikoni papritur te dashurin tuaj ne nje trapez me nje vajze tjeter. __________________ si do rreagonit ???


C'eshte  " nje trapez"?

Une se kam problem HIC-FARE qe ai te pije kafe me nje mike,kolege etj.Ta shihja do shkoja ta pershendetja,ai do me prezantonte me te,ashtu sic dhe do me kerkonte me ngulm te ulesha dhe ti shoqeroja.

Po dhe une pi kafe me miqet universitetit,shkoj ne dreke,dalim gjithe si grup...ku qendron problemi?Apo u deshka bere legen fare njeriu qe do ne syte e te tjereve me skena xhelozie?Pfff...Njeriu kur i hyn nje lidhjet heq dore nga maredheniet dashurore me te tjeret por jo nga maredheniet miqesore.

Xhelozine e semure te tjeret mund te mundohen ta perdorin dhe kunder teje...nje njeri xheloz s'eshte veshtire ta besh te grindet me partnerin...kshuqe chill-ni njerez,partneret s'jane prone e juaja...nese do te te tradhetoje se ben ne kafe



 


Postuar nga LiL__TrEaSuRe datë 09 Qershor 2006 - 21:56:

Ca ishte "trapez" si perfundimisht??

bashkangjitem me amorin..


puc-puc unA


Postuar nga darma datë 23 Qershor 2006 - 09:56:

Trapez = Tavoline , Tryeze


Mendoj se djali nuk ka dashur te thote nese e shikoni me nje shoqe por me nje tjeter, dmth duke te te tradhtuar ne nje fare menyre....mendoj une


Postuar nga Eyesight datë 23 Qershor 2006 - 14:09:

Thjesht do te ulesha me ta (prezantimi i rastit dhe nje perqafim te ngrohte te dashurit tim). Asaj do ti hidhja ate shikimin e zakonshem qe do te thote "Ai eshte i imi, ti rri larg". natyrisht duke buzeqeshur gjithe kohen. Te tregohesh e sigurte per ate qe ke ne krah eshte menyra me e mire per ti larguar te tjerat. Jam shume larg te thyerit te gotave..


Postuar nga darma datë 23 Qershor 2006 - 22:00:

Jo ti mire je deri diku dhe une keshtu do te veproja per momentin.......gjithsesi une nuk do ta doja me ate mashkull te ishet i dashuri im....ai qe kerkon dicka m shume teknje femer tjeterdo te thote qe nuk e ka gjetur tek une


Postuar nga EGESTA datë 16 Korrik 2006 - 12:51:

Une jam kunder shpullave,thyerjeve te gotave dhe sherreve.Nje sjellje e tille,sidomos ne publik,do tregonte pasigurine dhe papjekurine time. Une do i pershendesja te dy, do njihesha me personin qe eshte ulur ne tavoline me te dashurin tim,do i tregoja atij me cin kam ardhur une e ne menyre normale do isha ulur me shoqerine time. Nuk e shoh te aresyeshme te largohem nga lokali. Mos harroni nje lidhje bazohet tek respekti dhe besimi qe kane dy persona tek njeri-tjetri.
edhe dicka:GJITHCKA VARET NGA MOMENTI:MAI DIRE MAI!:p


Postuar nga Ashley datë 29 Nëntor 2010 - 18:39:

Do ulesha ne tavolinen perballe dhe do telefonoja dhe un dike qe tme ngrohe


 
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.