Forumi Horizont
Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=240)
-- 11/2/2009 Malte - Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16760)


Postuar nga Rino365 datë 12 Janar 2009 - 15:25:

11/2/2009 Malte - Shqiperi

E di qe eshte pak shpejt por them se ka per te ikur shpejt ky muaj. Parashikimi im eshte per nje fitore te skuadres kombetare tone por me nje rezultat me te ngushte. 0-2 ose 0-1. Do te ishte shume i zhgenjyer me barazim por nuk duhet nenvleftesuar Malta qe ka mundur edhe Hungarine ne fushen e saje ne eleminatoret e "Euro 2008" 2-1. Do te jete ndeshje e veshtire por them se do skuadra jone do te arrije te shenoje te pakten 1 gol duke marre piket e plota.


Postuar nga AndreaPirelli datë 12 Janar 2009 - 18:45:

Nuk fitojme (personal opinion).


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 12 Janar 2009 - 21:33:

Le te urojme nje fitore!
Nuk eshte e sigurt... por shanset jane per t'a fituar kete ndeshje.
Arie Haan ka bere nje pune te lavderueshme deri me tani, le te shpresojme se do te vazhdoje keshtu dhe qe cunat t'i pergjigjen!


Postuar nga ColdFire datë 12 Janar 2009 - 22:59:

Ah , sikur te futej shqiperia ne boteror....
South Africa here i come...
Shpresa le te vdes e fundit....


Postuar nga AndreaPirelli datë 12 Janar 2009 - 23:53:

Citim:
Po citoj ato që tha Donika Arianiti
Ah , sikur te futej shqiperia ne boteror....
South Africa here i come...
Shpresa le te vdes e fundit....






Keep dreaming, keep keep dreaming ........


Postuar nga ColdFire datë 13 Janar 2009 - 00:28:

Don't crush my dreams. :p
If we do win, I'll make you buy the ticket :p :p :p


Postuar nga BIONDIA datë 13 Janar 2009 - 01:01:

shpresojme qe te fitojme sepse mjafton te lozim sic lozem me Portugaline ..por lojtaret tane nganjeher i bien nazar ne na ben ndonje belegji

p.s turll ne donika  leneni kepin rehat po flisni pak shqip ju lutemi per ne qe dime vetem 5 gjuhe te huaja ne  sju kuptojme


Postuar nga ColdFire datë 13 Janar 2009 - 02:51:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
shpresojme qe te fitojme sepse mjafton te lozim sic lozem me Portugaline ..por lojtaret tane nganjeher i bien nazar ne na ben ndonje belegji

p.s turll ne donika  leneni kepin rehat po flisni pak shqip ju lutemi per ne qe dime vetem 5 gjuhe te huaja ne  sju kuptojme



. E drejte. Kerkojme falje.

po ziheshim dhe nuk deshem te na kuptonin te tjeret :p


Postuar nga BIONDIA datë 13 Janar 2009 - 03:00:

Citim:
Po citoj ato që tha Donika Arianiti


. E drejte. Kerkojme falje.

po ziheshim dhe nuk deshem te na kuptonin te tjeret :p



papapa si je moj cupe menjeher e pranon gabimin jo si disa qe ....te kam fal por mos e perserit ma


Postuar nga ColdFire datë 13 Janar 2009 - 05:43:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


papapa si je moj cupe menjeher e pranon gabimin jo si disa qe ....te kam fal por mos e perserit ma





Me peshton, dmth shpeton ndonjehere biondia...thjesht per gallate e bejme...por nuk do ta perseris me te jap fjalen... e donikes...vetem po me provokuan :p

Persa i perket me lart, thjesht po themi qe shpresojme qe shqiperia te futet ne boteror....sepse po u fut une mos me thencin Donika...do shkoj me avionin e pare ne South Africa...dhe kam vene bast qe po fitoi, bileten e avionit do ta paguaje Turll...po do ti?..sa degjoi parate u zhduk fare Turll.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 13 Janar 2009 - 22:17:

Nqs Shqiperia futet ne finalet e ketij boterori... atehere femrat e forumit do bejne strip-tease si Sabrina Ferilli... dhe videon do ta publikoni nje me nje, te gjitha pa perjashtim ne youtube


Nuk... ncuq... jooooooooo jo.. s'futet dot Shqiperia!


Postuar nga AndreaPirelli datë 13 Janar 2009 - 22:45:

Do preferoja te shkoja me Doniken ne Afrike ne vend te spogliarelos .....


Postuar nga ColdFire datë 13 Janar 2009 - 23:24:

Red face

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
Nqs Shqiperia futet ne finalet e ketij boterori... atehere femrat e forumit do bejne strip-tease si Sabrina Ferilli... dhe videon do ta publikoni nje me nje, te gjitha pa perjashtim ne youtube


Nuk... ncuq... jooooooooo jo.. s'futet dot Shqiperia!


Shiko shiko
Imzot, do video ne youtube? Pak si shume liri te kam dhene une ty :p :p :p
Prandaj me bie bretku mua qe ti te me kenaqesh me youtubin?!
Tani do s'do turll Shqiperia do fitoje...se bohet nami ketu...degjove Arin Haan? Jo po dashkam te ruaj dhe femnat e forumit tani une


Postuar nga ColdFire datë 13 Janar 2009 - 23:28:

Citim:
Po citoj ato që tha turll
Do preferoja te shkoja me Doniken ne Afrike ne vend te spogliarelos .....


Tani tifoze e Shqipes jam, po kete spoliatrozen nuk e njoh. Po e mora vesh qe eshte me terheqes se une...flm per konsideraten :p


Postuar nga Demokrate4ever datë 14 Janar 2009 - 00:00:

ahahahahaha


Postuar nga BIONDIA datë 14 Janar 2009 - 00:04:

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
Nqs Shqiperia futet ne finalet e ketij boterori... atehere femrat e forumit do bejne strip-tease si Sabrina Ferilli... dhe videon do ta publikoni nje me nje, te gjitha pa perjashtim ne youtube


Nuk... ncuq... jooooooooo jo.. s'futet dot Shqiperia!



 

po ne nenat me shume femije ne ne do bajme strip-teasen  hyjem ke kjo kategori apo ka kshu falje per ne .... donika o icik si larg moj cupe sme le amorja me duket por qef do kisha te ishte knej nga europa gjene e mashtroja ..po si dihet ka kohe kushedi se cfare ka ndoth deri ateher


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 14 Janar 2009 - 00:16:

Atehere... mire eshte qe futbollin t'a lidhim edhe me diskutime te tjera (femra... udhetime... etj etj...) se keshtu e kane keto pune qe te behen sa me interesante, por mos devijoni komplet :p

Mire do ishte keshtu them une... meqe turlli eshte skeptik per hyrjen e Shqiperise ne EU... dmth... ne finalet e Boterorit... atehere po sikuuuuuuuur te hyje...?
Turll, nqs Shqiperia arrin te hyje ne finalet atehere ti do te merresh me gjetjen e biletave low-cost si dhe akomodimin ne hotel te hajrit dhe me cmime gjithmone te leverdis-shme...
... Meqe eshte edhe me i thekuri per futboll, ne stadium do te jete leaderi i kengeve qe do t'i kendojme SHQIPEVE!


:p


Postuar nga ColdFire datë 14 Janar 2009 - 00:33:

Shqipja ne boteror do hyj me se s'ben Po cfare te themi me? Une s'njoh as spoliatrozen....Turll nuk na flet me shume dhe si me eksperience qe eshte per futbollin....Demo flet vetem per Juven sikur i ka ne lagje...mah...biondia do te lere amorin per kupen..bah...ti po tjeter avaz :p

p.s. Imzot gjej vrime miu te futesh kur te vish ne darke ne keshtjelle :p

Kaq nga mua se i vdiqa me pahir keta ketu....


Postuar nga BIONDIA datë 14 Janar 2009 - 00:59:

Citim:
Po citoj ato që tha Donika Arianiti
Shqipja ne boteror do hyj me se s'ben Po cfare te themi me? futbollin....Demo ...mah...biondia do te lere amorin per kupen..bah...ti po tjeter avaz :p

p.s. Imzot gjej vrime miu te futesh kur te vish ne darke ne keshtjelle :p

Kaq nga mua se i vdiqa me pahir keta ketu....



ti moj goce mos perhap panik neper forum ...do e lija ate muaj qe ishte kupa moj jo perher me cin lexon ti me ate pa xham

per ne do ishte mrekulli kualifikimi i shqiperis ne kete kupe do ishte nje gje fantastike e mrekullueshme por mendoj se do ngelet nje enderr ..dhe pse une them qe te enderrosh nje gje te tille nuk eshte keq.Keto foto dhe kjo kenge per ju

http://www.youtube.com/watch?v=fLme1AjQ3SE


Postuar nga ColdFire datë 14 Janar 2009 - 01:10:

. Po per nje muaj thashe dhe une...flm per fotot dhe muziken.
Meqe jemi ketu kush na thote te gjithe emrat e kombetares tone te dashur?
Nqs se keni bezdi. Emrin dhe pozicionin ne fushe...
Jo per gje po pashe dicka interesante aty tek minuta 1.40


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 08 Shkurt 2009 - 01:46:

Arie Haan: E ëndërroj edhe unë Botërorin, si shqiptarët

Trajneri kuqezi e cilëson të vështirë ndeshjen me Maltën. “Nuk jemi Spanja, që fiton lehtë me kundërshtarë të tillë”


Pas kater ditesh luhet ndeshja Malte - Shqiperi dhe mesa duket trajneri i Kombetares Arie Haan duket i qete dhe i sigurt per detyren qe ka ekipi yne.
Synohet marrja e tre pikeve!


Lexoni artikullin e plote ketu (Sporti Shqiptar)


Postuar nga AndreaPirelli datë 08 Shkurt 2009 - 22:10:

Kane filluar te gjithe te shprehen neper gazeta me ca si shume entuziazem .......... po kur ta hane ne tollum sic e kane zakon ..........


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 09 Shkurt 2009 - 20:19:

Hajt mo... ne humbjen e kemi ne xhep, le te shpresojme te fitojme. Tek e fundit Malta nuk eshte me lart se ne, per me teper edhe statistikat jane ne anen tone!

Te imagjinosh qe po me kete trajner dhe po me keta lojtare ne morrem nje barazim historik me Portugaline ne Portugali shpresa eshte me se e drejte!


Postuar nga AndreaPirelli datë 09 Shkurt 2009 - 21:05:

Mos harro se ne Portugali, kishte shume managere ne tribune ......... Ne Malte ............ nuk te sheh njeri si luan ...... .


Postuar nga ColdFire datë 09 Shkurt 2009 - 23:06:

Do jem une ne tribune Turll, dhe do shpalos flamurin....


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 09 Shkurt 2009 - 23:41:

Jo jo, turlli si nje juventin i thekur e di mire qe futbolli eshte business; dhe kur permend rastin e Portugalise ka ndermend nje futboll me nivel shume me te lart se ai i Maltes dhe interesimi eshte me i madh per ndjekjen e ndeshjes.
Duke pasur parasysh kete, ngaqe ka manager lojtaresh te pranishem ne stadium edhe lojtaret mobilizohen me teper per te luajtur.

Po mire... mund te qendroje si arsyetim dhe duke i ndenjur ketij argumenti them se edhe Malta nuk eshte trampoline e keqe per pjesen me te madhe te lojtareve tane... kete here ka goxha lojtare qe luajne ne kampionantin shqiptar... Malta do ishte me mire!

Po s'eshte vetem ky argument i mjaftueshem jo... ata do luajne mire sepse do luajne per SHQIPERINE, per vendin e tyre!


Postuar nga AndreaPirelli datë 10 Shkurt 2009 - 01:21:

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
ata do luajne mire sepse do luajne per SHQIPERINE, per vendin e tyre!


Sakrifica te tilla per bluzen bejne vetem lojtaret e Partizanit .........


Postuar nga lezhjani-82 datë 11 Shkurt 2009 - 19:39:

Ej, kush na tregon ne cfare oret eshte kjo ndeshja dhe ku mund ta shohim ?


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 11 Shkurt 2009 - 20:29:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Ej, kush na tregon ne cfare oret eshte kjo ndeshja dhe ku mund ta shohim ?


Ndeshja fillon ne oren 19:30 me oren shqiptare.
Mund t'a ndiqni ne www.shqiperia.tv .
(Ketu tek shqiperia.tv fillojne trasmetimin 20 min para... po rendesi ka qe ndeshja fillon me 19:30)

Forca SHQIPERIA!


Postuar nga lezhjani-82 datë 11 Shkurt 2009 - 21:09:

Flm gjergji!

Mendoj se do fitojm!


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 11 Shkurt 2009 - 21:17:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Flm gjergji!

Mendoj se do fitojm!



I kemi te gjitha mundesite! Jo per gje po kjo eshte nje ndeshje shume vendimtare per Kombetaren, pasi nqs fitojme, pervecse do shijojme per here te dyte vendin e pare ne grup deri me date 28 mars, po edhe rriten pretendimet e skuadres sone.

Me date 28 mars presim ne Tirane Hungarine, nje ekip ky i te njejtit nivel me ne... dhe nqs vijme nga nje fitore me Malten morali dhe deshira per te fituar do jete dopio. Pas Hungarise presim prape ne Tirane Portugaline... me kismet te Zotit i marrim 1 pike...


DUHET te fitojme me PATJETER sot!


______________________________

Per ju qe keni mundesi t'a shikoni ne TV ndeshjen, ajo transmetohet ne TVSH dhe DigitAlb gjithmone ne oren 19:30 me oren GMT +1
Ne 13:30 per ty lezhjano!


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 11 Shkurt 2009 - 22:54:

Titullaret
1. Isli Hidi
2. Ansi Agolli
3. Elvin Beqiri
4. Debatik Curri
5. Armend Dallku
6. Endri Vrapi
7. Ervin Bulku
8. Gilman Lika
9. Klodian Duro
10. Ervin Skela (Kapiten)
11. Erjon Bogdani


Rezervat
* Samir Ujkani
* Andi Lila
* Kristi Vangjeli
* Elis Bakaj
* Hamdi Salihi
* Xhevahir Sukaj
* Besart Berisha


FORCA CUNA!


Postuar nga Piktor datë 12 Shkurt 2009 - 00:48:

Po mire more po pse nuk na e jep ndeshjen tvsh as ne satelitin e saj e as ne digitalb.???
Tvsh eshte tv publik dhe jo ta shesi ndeshjen qe e ka blere me paret e publikut .


Postuar nga AndreaPirelli datë 12 Shkurt 2009 - 01:34:

Citim:
Po citoj ato që tha turll
Nuk fitojme (personal opinion).



Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 12 Shkurt 2009 - 01:50:

eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeh...

o turll e di cfare... e di qe kishe te drejte!
S'kishte interes... nga lojtaret, po luanin si femra... sikur sapo kishin dale nga parukierja dhe po shkonin per dasem!!!!!!!!!!!!


Ma shpifen!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ma shpifen totalisht.................... ia arriten te me ngrinin nervat!!!!!!!!!!!


Postuar nga AndreaPirelli datë 12 Shkurt 2009 - 01:53:

Prandaj nuk i ndjek me ........ Jane plehra, njerez pa ambicie, pa personalitet ....... nuk jane profesioniste ........ .


Postuar nga Ari. datë 12 Shkurt 2009 - 03:05:

ATO TE 14.at ku kane lyrrashet....
vete dhe u ve fitoren me 1.65, lyrrashet..,ato ****...


 
Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.