Forumi Horizont
Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Berisha publikon dosje me abuzime 750 milionë euro “të njerëzve pranë Edi Ramës” (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17482)


Postuar nga AngelDevil datë 03 Dhjetor 2009 - 15:27:

Berisha publikon dosje me abuzime 750 milionë euro “të njerëzve pranë Edi Ramës”

Tiranë, 2 Dhjetor NOA Update – Kryeministri Sali Berisha doli para pak çastesh në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp e cila po vazhdon, ku fillimisht hodhi akuza të përsëritura ndaj kryetarit të PS Edi Rama.

Berisha tha se kishte një dosje ku përfshiheshin personazhe si Dulaku, Ylli, Kokëdhima, Sula etj, kanë përfituar 500 mijë metra katrorë troje në qendër të Tiranës dhe në zonat e Unazës dhe përreth saj, me vlerë totale prej 750 milionë eurosh.

“Janë bërë dhunime monstruoze pronash dhe Tirana është kthyer në një lavatriçe parash”, - deklaroi kryeministri.

Ai ka akuzuar Ramën se ka dhënë lejet e ndërtimit në shkelje të ligjit. Ai bashkë me bashkëpunëtorët sipas kryeministrit janë si një “kupolë mafioze” ku çdo gjë e kanë bërë për përfitim të ardhurash.

Në akuza u përfshi Nard Ndoka, kryetari i Partisë Demokristiane që Berisha e quajti një “demokristian ateist” që u akuzua se ka përfituar një territor të madh toke në Tiranë.

Për Koço Kokëdhimën, Berisha tha se ka në dosje 24 mijë metra katrore leje ndërtimi që tha se botuesi i “Shekullit” i ka përfituar nga lejet e dhëna prej Edi Ramës në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Për Tom Doshin, Berisha tha se ka përfituar 26 mijë metra katrorë leje ndërtimi nga Edi Rama.

Për Fidel Yllin, i njohur si pronar i lokaleve “West” te Kullat Binjake, Berisha tha se ka përfituar rreth 49 mijë metra katrorë sipërfaqe për leje ndërtimi nga Edi Rama, “e tëra në dhunim të hapur të ligjeve”.

Për pronarin e “Tajvan” tek ish-Parku Rinia në qendër të Tiranës, Besnik Sula, Berisha tha se ka përfituar nga Edi Rama 49 mijë metra katrorë sipërfaqe leje ndërtimi.

Më tej Berisha denoncoi Sadri Abazin që tha se ka përfituar 53 mijë metra katrorë sipërfaqe trojesh, dhënë në mënyrë abuzive nga Edi Rama me “3 mijë lekë të reja metri katror, brenda unazës”.

Berisha publikoi dhe 68 mijë metra katrorë që Arian Leskaj, djali i Valentina Leskajt ka përfituar për leje ndërtimi nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Berisha përmendi tokat te xhamia e Karapicëve, te Lidhja e Shkrimtarëve, etj dhe përmendi se janë bërë shkelje në dokumentacionin e përfitimit të këtyre trojeve.

Personat të cilët janë akuzuar nga Berisha, për shkelje të ligjit, për përfitim të pronave të dhëna, me leje të Ramës kryeministri i renditi si më poshtë:

Artan Dulaku 145 366 metër katrorë

Sadri Ababzi 53 800 metër katrorë

Arjan Leskaj 61 840 metër katrorë

Nard Ndoka 27 743 metër katrorë

Fidel Ylli 47 384 metër katrorë

Ilir Mata 21 350 metër katrorë

Tom Doshi 29 600 metër katrorë

Koço Kokëdhima 24 800 metër katrorë

http://www.noa.al/index.php/politik...prane-edi-rames


Postuar nga erious datë 03 Dhjetor 2009 - 16:16:

.

keta jane shume te fuqishem... e kam fjalen qe jane bizniesmene, dhe taksapagues te rregullt

dhe jo si e bija e Sali Berishes... qe eshte e regjistruar (ku dhe paguan taksa) per biznies te vogel, nderkoh qe zyrat e saj meren me kontrata me miliona euro.

gjithesesi, po ti bashkosh te gjithe bashke, nuk arine te barazohen me konkurentin e vetem firma ''Klani Berisha''

i hodha nje sy shkrimit te kurtit, tek tema e berishes dhe po i beja lidhjen.

ne vere per ato pak dite sa ndejta atje... kudo qe isha (veri perendim, jug lindje dhe jug perendim) punohej ne rruge.

ajo qe me beri pershtypje ishte uniforma e njejte e punetoreve me te shkruajturen GECI sh.p.k.

shkoj ne Jale plazh i himares vend fantastik... rruge tmerresisht e rrezikshme qe po punonin per ta zgjeruar, na ndalojne sepse me poshte kishin ven dinamit per te prishur nje gure gjigand ( imagjinoni çkafsheri njerez )

dal nga makina dhe i afrohem nje punetori me kete uniforme... ne muhabet e siper e pyes

nga jeni ?

nga tirona

me familje ne tiran i pergjigjem ?

jo, tash per tash po jetoj me vllan qe o brigadier te kjo firma.

po pra i pergjigjem un... çuditerisht ju shikoj kudo duke punuar dhe keni te njejtin dialekt, si tropojane me dukeni

po besa me pergjigjet duke me buzeqeshur, qeke i zgjuar fort.

nuk keni punetore te tjere e pyes ? d.m.th ketu jemi ne himare, ketu as shqip nuk flasin, e veshtire te gjeni punetore apo si ?

jo, me thote ky tipi... kur hapet kantier i ri pune kudo me qene, marim forca pune nga rrethi i tropojes, puntore te mire.

mohhhh, nejse plas dinamiti, futem ne makine dhe vazhdoj rrugen duke u pershendetur me kete palo burre 32 kile me gjith tokzen e rrypit.

pyes pasagjerin kush eshte kjo firma GECI ? eshte e burrit te vajzes kryeministrit te shqiperise Sali Berisha... ku praktikisht jan fitues te te gjitha tendave aktuale, nese nuk kan mundesi punimi (rradhe ndodh) tenderat ja shesin tjeter kujt me çmim gjithmone te fituar.


Postuar nga AngelDevil datë 03 Dhjetor 2009 - 16:30:

se di sa e njihni dhendrin e Berishes .... quhet Jamarber Malltezi ka punuar per shume kohe si ekspert(manaxher) mjedisi me United Nations ne Shqiperi si dhe me World Bank. Te puna e fundit pra si drejtues i 1 projekti te bankes boterore eshte akuzuar drejtperdrejt nga Banka Boterore qe ky projekt "per menaxhimin e bregdetit jugor të Shqipërisë" është përdorur për interesa të ngushta personale dhe afera te pista nga vete manaxheri pra dhendri i Sales J. Malltezi. lexoni ket shkrimin me poshte:


_____________________________

Në zonën bregdetare të Jalës nisi shembja e disa shtëpive, të cilat fillimisht janë paraqitur si ndërtime pa leje, nga njësia e kordinimit të projektit në Shqiperi. Prishja e ndërtimeve u raportua nga stafi i menaxhimit te projektit si e palidhur me vete projektin e Bankës Botërore.

Por raporti e BB-së shkruhet se "paneli i investigimit veren një lidhje të fortë mes prishjes së shtëpive dhe projektit "Për menaxhimin e bregdetit jugor të Shqipërisë". Në 2007 njësia e koordinimit të projektit u ka dërguar një letër të gjitha autoriteteve më të larta të vendit, përfshirë dhe policinë e ndërtimit. Më tej ne raportin e inspektimit shkruhet se "siç e shihni në Jale vazhdojne ndërtimet pa leje. Duke pasur parasysh rëndësine e zhvillimit të kësaj zone ju lutem që të merrni masat e duhura sa me shpejte te jete e mundur. Ështe e rendesishme te theksohet se letra është firmosur nga drejtori i njësisë së koordinimit të projektit. Drejtori është një person mjaft i njohur në qarqet administrative shqiptare. Shpesh here ne shtypin vendas ai nuk përkufizohet vetem si drejtori i njësisë së koordinimit, por edhe si njeri nga anëtarët e familjes kryeministrore".

Për këtë çështje bordi i drejtoreve të Bankës Botërore do të japë një vendim përfundimtar në datën 17 shkurt dhe në rastin më të keq mund të ndërpre së kredinë e këtij projekti për shkak të abuzimeve.
__________________________________________________
______


Nderkohe per ket firmen Geci di qe nuk rregjistron kjo kompani ligjerisht me emrin e J.M por te dikujt tjeter.


Si dhe e 3ta emrat e bisnesmeneve qe akuzon Sala njihen si financues se fushatave te PS-se kjo eshte dicka e deklaruar jo e fshehte.


Postuar nga erious datë 03 Dhjetor 2009 - 16:33:

.

po e vertete, nuk figuron me emerin e dhenderrit, por ai qe i beri lidhjen eshte teper i informuar... njeri 98 shkalle me lart se ty shejtone

pak a shume si taçi oil nje morracak pa pike burrnie, per 6 vjet me i pasuri ne shqiperi.. e ku ? ne mes te ujqerve... keta jane presta nomi.

amon shejtone.


Postuar nga AngelDevil datë 03 Dhjetor 2009 - 16:44:

po qenka morracak normal qenka me "lart" se une

amon mo erious mos me bej me fol se i njof shume mire plerat ... sinqerisht jane bere shume te fuqishem as duan me ja dit gjalle ne bote


Postuar nga erious datë 03 Dhjetor 2009 - 16:49:

.

morracak nuk i referohesha pasagjerit qe kisha ne makine, por taçit.

te fuqish the ?

perendine kane zbritur ne toke.

habitem me fajen, shikon kospiracion kudo me thote


Postuar nga Fajtori datë 03 Dhjetor 2009 - 16:50:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
se di sa e njihni dhendrin e Berishes .... quhet Jamarber Malltezi ka punuar per shume kohe si ekspert(manaxher) mjedisi me United Nations ne Shqiperi si dhe me World Bank. Te puna e fundit pra si drejtues i 1 projekti te bankes boterore eshte akuzuar drejtperdrejt nga Banka Boterore qe ky projekt "per menaxhimin e bregdetit jugor të Shqipërisë" është përdorur për interesa të ngushta personale dhe afera te pista nga vete manaxheri pra dhendri i Sales J. Malltezi. lexoni ket shkrimin me poshte:


_____________________________

Për këtë çështje bordi i drejtoreve të Bankës Botërore do të japë një vendim përfundimtar në datën 17 shkurt dhe në rastin më të keq mund të ndërpre së kredinë e këtij projekti për shkak të abuzimeve.
______________________________________________




World Bank tregon ujkun, Sala kerkon gjurmet. Hajde hajde, te arrije World Bank te marre vendime te tilla... imagjino sa çorap e ka bere burri Argites.

Sala hap dosjet sot qe i rrezikohet pushteti. Po 4 vjet çberi? E mbajti mire me "kupolen mafioze"? Apo u vu dakort me Nanon qe deri ne 2005 e konsideronte mafioz? Kryeminister idiot.


Postuar nga AngelDevil datë 03 Dhjetor 2009 - 16:51:

e kuptova qe e kishe per Tacin apo per ndonji kategori e Tacit ... prandaj tu pergjigja me ironi ... nejse varja se ska shume rendesi

po diskutojme per dhendrin e Berishes.... personalisht e njof si ate ashtu dhe Argiten


Postuar nga erious datë 03 Dhjetor 2009 - 17:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kryeminister idiot.


je komplet gabim, eshte njeri shum i zgjuar dhe shum dinak... i ka gjetur temperamentin atij populli.

eshte humoristi me i madh sot ne shqiperi... siç ka qen fadil hasa nje here e nje koh.

njerezia, mezi pret salen te dali ne televizor, te flasi per diçka veç te flasi s'ka rendesi per çfare po flet... por rrine para tv te gjithe me nje shikim te ngulitur dhe me nje buzeqeshje natyrale, duke pritur batuten e pare qe nxierr nga koja, dhe shperthejne pernjehere

''ho ho ho ky ka te forta per zotin, o sali mos vdeksh kurre''

sinqerisht e kam konstaktuar kete gje ka vite, nje here isha ne nje bar po lexoja gazeten ne mengjes, shikoj çuditerisht qe po mbushej ky bari, bile dhe ne tavoline me ulen 3 persona,

te ulemi ?

pa problem u pergjigjem

nderkoh po prisnin te fillonin lajmet, ça ka ndodh i thash, hiç asgje me pergjigjen, ka fol sala mbrem ne parlament.

dhe une bashke me ata, po prisnim lajmet... kur fillon sala, qelbesirlleqet qe e ka per zakon, ne nje fare momenti, flet pet TACIN & BACIN

filluan te gjithe te qeshin me te modhe, njeri qe kisha ne tavoline i bien tavolines me shpulla duke u zgerdhier, un tmerrohem sepse s'po i beja lidhje... dhe e pyes kush eshte taçi dhe baçi, eshte fino e anastasi, ministra te nanos te shkurter dhe te shendetshem te dy... spo pushonin se qeshuri faje, nuk u interesonte lengu i asaje qe fliste por thjeshte qeshnin per çfare fliste... dola nga klubi dhe mendoja bravo i qofte per karakter qe kane, fukarej por qe se vrasin shume mendjen.

dhe akoma s'ka ndryshuar ajo mimika e njerzve kur shikojne salen ne tv... edhe sot.

pra ai eshte zot per ate popull aty, aspak idiot, siç e mendon ti... por shum i organizuar per çfar ben, te zeza s'diskutohet, por ja qe ka mbeshtetje te atij populli te vrare.


Postuar nga Vizioner datë 03 Dhjetor 2009 - 17:23:

Në daljen më të fundit për shtyp, kryeministri Berisha rezervoi një vend të veçantë të sulmeve të tij për mediat shqiptare, të cilat nuk janë rreshtuar ende në krahun e tij.


Pasi ka blerë pjesën më të madhe të medieve, ai ka shfryrë dufin ndaj atyre që kanë preferuar që të mbajnë pozicionin që i takon, atë të opozitës ndaj çdo lloj qeverie apo pushteti.


Artan Dulaku, Koço Kokëdhima, Arjan Leskaj janë akuzuar nga kryeministri Sali Berisha si biznesmenë që kanë ndërtuar në kryeqytet. Ai nuk ka ditur të shpjegojë se çfarë ligji kanë thyer këta biznesmenë, por është kënaqur duke përmendur emrin e botuesve të disa medieve shqiptare.


Prej kohësh "TV Vizion+" dhe gazeta "Albania" janë pozicionuar në qendër të politikës shqiptare, duke mbajtur një qëndrim kritik ndaj qeverisë. Kjo duket se nuk i pëlqen aspak kryeministrit dhe sulmon botuesin e tyre, Artan Dulaku.
Gazeta Shekulli mban kryesimin në tregun e shtypit shqiptar, por jo krahun e kryeministrit dhe qeverisë së tij.


Qëndrimet opozitare të gazetës duket se e kanë thumbuar pak më shumë se ç'duhet kryeministrin Berisha apo ministrat e tij dhe për këtë arsye "urdhri" është që ajo të sulmohet.


Në pamundësi për ta bërë këtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë zgjidhet rruga e shkurtër dhe kryeministri përmend botuesin Koço Kokëdhima, i cili është edhe pronari i "TV A1".


E njëjta gjë ndodh edhe me Arjan Leskajn, biznesmen, por njëkohësisht një nga anskionerët kryesorë të gazetës "Korrieri".


Dhe fjalët e tij duhet të nguliten mirë në mendjen e administratës. Ai që shihet me këto gazeta në duar ose ai që guxon të shohë televizionet që përmend kryeministri është "armik i partisë" që rrezikon vendin e punës. Nuk ka nevojë të firmosë vetë kryeministri për shkarkimet në administratë.


Militantët e tij ndodhen gjithkund dhe detyra është shumë e qartë "njerëzit të mos mësojnë për skandalet e familjes, njerëzit të informohen, sepse e vërteta dëmton çdo lloj regjimi që nuk është DEMOKRACI".


Postuar nga Fajtori datë 03 Dhjetor 2009 - 17:33:

Eshte idiot, degjo mua. Nuk ka njeri normal te kthehet ne politike pasi vret 2000 njerez, nuk ka kryeminster te mos ndihet pergjegjes per punet e familjes vet, nuk ka njeri mos pyese veten "Une e bera Gerdecin?". Ti shikoji karrieren e do e kuptosh qe eshte idiot. U be president se ju duk pune e bukur, pastaj u be kryeminister se u kujtua qe punon me mire vete. Shiko cfare dosjesh ka hap, 5 vjet perpara, dhe kujton se do trembe opoziten. Therret mafioze opoziten njesoj siç beri ne 2005 dhe me pas shtrengoi duart me Nanon dhe Meten.

Mundet nje njeri me nje fije inteligjence te beje gjithe keto gafa 20 vjet me rradhe?

Ne pushtet eshte sepse komunizmi nuk ka ikur akoma. Njerezit kane frike se po te humbasin Berishen do humbasin babain e kombit (njesoj si Enveri). Nuk jane mesuar te ndryshojne politikanet, kane frike ndryshimi. Por sidomos... Berisha eshte ne pushtet pa fituar zgjedhjet. Me rezultatet aktuale (pa i hapur fare kutite) PS eshte partia me e madhe ne vend, por ka 4 deputete me pak se PD. Nderkohe Meta e kuptoi qe s'do fitoje kurre me shume se 6% dhe tha "po i futem pushtetit me kaq sa kam". Tradhetoi elektoratin dhe u puth me Berishen. Po te behen zgjedhjet prape, Meta do shkoje 0.2% dhe PS do marre elektoratin e Metes.

E gjithe kjo pa hapur kutite aktuale, imagjino sa surpriza mund te kete po te hapen kutite.


Postuar nga erious datë 03 Dhjetor 2009 - 17:42:

.

ai s'eshte aspak idiot o faje, eshte njeri i zgjuar dhe shume klysh kurve, s'besoj te kete idiot te di te flasi 4 gjuhe, dhe te kete nje impakt kaq komunikues me nje shtrese populli qe te themi japin jeten per te.

surprizat e kutijave nuk diskutohet.

po ata thase me para qe jane derguar ne fshaterat e jugut, per te blere votat ?

20.000 leke te vjetra nje vote ose pashaporte te kuqe falas... keto jane fakte, i degjon dhe ne bar me batuta te tipit, e shikon ate ? ai u tregua me i zgjuari se i gjithe fshati, leket i'a mori sales por voten ja dha rames, e qeshin si hajvan


Postuar nga AngelDevil datë 03 Dhjetor 2009 - 18:05:

Sala eshte skizofren Noto ... ka zgjuarsi prej skizofreni

mbrapa Berishes qendron e bija e tij si dhe dashnori i te bijes qe e mesojne dhe udhezojne ...

qe te bindesh krahaso/analizo qeverisjen e berishes me perpara me kete te 4-5 viteve te fundit ... pse gaboj atehere e pse nuk po gabon tani?
pse nuk ishte kaq i perfshire ne afera personale (pra te pasurohej) dhe pse eshte tani?


Postuar nga Fajtori datë 03 Dhjetor 2009 - 18:13:

Ne letren e derguar nga ish-sutdentja e tij behet diferenca mes skicofrenise dhe psikopatise.

Sala nuk eshte skicofren, por psikopat. Ne gjuhe shkencore quhet "personalitet anti-social" per te treguar se veprimet e tij shkojne kunder shoqerise. Keta njerez duan nje apo dy persona, por per shoqerine e gjere jane te rrezikshem. Rreth 70% e te burgosurve jane psikopate.


Postuar nga AngelDevil datë 03 Dhjetor 2009 - 18:29:

jo hic po habili ene ti ... nje m.t eshte faje ... rendesi ka qe ka zgjuarsi dhe guxim prej te semuri psiqik ... verja emrin si te duash po deshe


Postuar nga Fajtori datë 03 Dhjetor 2009 - 19:01:

Zgjuarsi kishte Enveri apo Hitleri. Por ishin koherente. Ky nuk eshte i zgjuar kurre sa ata. Eshte vazhdimisht ne kontradikte me veten dhe mbahet lart (siç e thashe me pare) nga paaftesia mendore e shqiptareve per te qene ne demokraci. Shqiptaret duan nje baba, nje politikan me jete te gjate, te mos ndryshoje, te thote fjale te medha (edhe pse nuk i zbaton).

Dhe qe ta them troç:

Fatkeqesia me e madhe nuk eshte Sala vete, por tradita qe po le ne politike. Kushdo te vije pas tij, Rama apo Jozefina, do sillen njesoj, do qendrojne ne politike me çdo kusht. Do krijojne klanet e veta te bizneseve dhe tenderave dhe do luftojne median e lire (armiqte). Do qendrojne ne politike derisa te vdesin, sepse nuk eshte pare akoma nje lider qe te largohet qetesisht nga politika. Berisha donte plumba, Nano donte presidencen, Rama te shikojme. Eshte kulture politike qe shqiptaret quajne normale sepse keshtu ka ndodhur 100 vjetet e fundit (Leka Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano) dhe po ia konfirmon babai i sotshem i kombit, Sali Berisha.

Fatkeqesi eshte qe shqiptareve u perkon nje gezim dhe nje fatkeqesi ne te njejten dite, 8 Dhjetor 1990. Gezimi i renies se komunizmit dhe fatkeqesia e ardhjes se Berishes ne politike.

Fatkeqesi eshte qe autostradat nuk jane tonat, te shqiptareve, por te politikanit qe i nderton (me leket tona).

Fatkeqesi eshte qe hyrja ne NATO shitet si arritje e klanit politik ne pushtet, jo si merite e shqiptareve.

Fatkeqesi eshte qe lirine per te udhetuar pa viza duan ta shesin sikur po e sjell politika dhe qeveria, jo pjekuria jone si popull.

Dhe ne sulemi te kapim politiken qe qenka kaq e fuqishme. Eshte e pamundur te behemi njerez kur jemi vetem buratine te politikes. E pamundur te kuptojme se ne jemi qytetare dhe politikanet jane sherbetoret tane, jo baballaret e kombit. Sherbetoret pushohen nga puna kur prishin shtepine e padroneve. E pamundur qe ky popull i izoluar per 50 vjet te kuptoje se sot eshte padron, jo sherbetor si dikur.


Postuar nga AngelDevil datë 03 Dhjetor 2009 - 19:07:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
[B E pamundur qe ky popull i izoluar per 50 vjet te kuptoje se sot eshte padron, jo sherbetor si dikur. [/B]


pikerisht ketu eshte problemi .... ky popull vazhdon per inerci te jete sherbetor si dikur .... ska per tu bere ndonjehere padron dhe do i vuaje si edhe do ti paguaje shtrenjte pasojat sic i ka paguar deri tani ...


Postuar nga erious datë 03 Dhjetor 2009 - 19:11:

.

dhe si pefundim... dilni te dy (apo te gjithe ) tek un

pra qe ai popull, ka nevoje qe dikush t'i japi drejtim... pra nje diktature te zgjuar, te tipit jo ketu se te thy ne mes e jo kete se te pres veshet.

sidhe varje njerezish egzemplare neper qendra qytetesh.


Postuar nga AngelDevil datë 03 Dhjetor 2009 - 19:18:

Noto e kam thene dhe e them gjithmone qe ne shqiptaret nuk dime te qeverisim ... duam diktaturen te behemi njerez po varja

problemi eshte qe ne keto kohe qe jetojme asnji nuk i perkrah diktatoret e diktaturen, keshtu qe vrijeni mendjen sa ca i duhet Shqiperise e ecni knej jepini drejtim (po qe se keni bythe per ta bere nuk diskutohet) boll u moret me llafe si femrat


Postuar nga erious datë 03 Dhjetor 2009 - 19:23:

.

diktature te zgjuar mi shejtone, jo idiote siç kaluam, shiko sot ne turqi, apo si shembull ekstrem kinen.

por qe te behet nje diçka e tille, duhet qe te jene nje grup njerezish te zgjuar ku mbi te gjitha interesi i kombit e jo zhulet personale.

diçka te tille me kushtetuten aktuale aty, mund ta bej vetem presidenti...


Postuar nga AngelDevil datë 03 Dhjetor 2009 - 19:35:

ku ka diktature te zgjuar me qafsh ene ti :p diktatura eshte diktature e pike ...
normal qe ky "grupim njerezish te zgjuar" kane si per qellim interes primar interesin e kombit por dhe keta jane te destinuar te ndyhen koke e kembe ne zhulet e interesave personale ... eshte mese llogjike eshte natyre njerezore nuk egziston akoma supernjeriu harroje kete


Postuar nga erious datë 03 Dhjetor 2009 - 19:40:

.

mos shkojme ne kine shejtone, ku aktualisht jetojne mbi 300.000 miliardiere... dhe 100 individe nga me te pasurit e botes.

kapim turqine... as qe kuptohet fare qe aty eshte ushtria qe komandon ne te gjitha fushat e jetes, ligjet fillimisht aprovohen nga ata para se te votohet ne parlament.

ti e dije kete ?


Postuar nga Fajtori datë 03 Dhjetor 2009 - 19:46:

Ju te dy, Upja me Shupen

Sapo konfirmuat ate qe thashe. Nuk arrini te imagjinoni demokracine, imagjinoni diktatura dhe njerez qe komandojne prapa skenave. Varje, vrasje, presje, etj.

Pse kshu zhvillohet nje popull more milet?

Ketu per ate behet fjale, per zhvillimin e popullit qe te beje zgjedhje inteligjente, te krijoje figura qe dine te terhiqen per te miren e perbashket. Ju po flisni prape per diktature. Imagjino, as ketu nuk arrini te dilni nga mentaliteti i sherbetorit.


Postuar nga AngelDevil datë 03 Dhjetor 2009 - 19:54:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Pse kshu zhvillohet nje popull more milet?

Ketu per ate behet fjale, per zhvillimin e popullit qe te beje zgjedhje inteligjente, te krijoje figura qe dine te terhiqen per te miren e perbashket. Ju po flisni prape per diktature. Imagjino, as ketu nuk arrini te dilni nga mentaliteti i sherbetorit.



me jep modelin tend??? cfare sugjeron ti?


Postuar nga AngelDevil datë 03 Dhjetor 2009 - 20:00:

Citim:
Po citoj ato që tha erious
.

mos shkojme ne kine shejtone, ku aktualisht jetojne mbi 300.000 miliardiere... dhe 100 individe nga me te pasurit e botes.

kapim turqine... as qe kuptohet fare qe aty eshte ushtria qe komandon ne te gjitha fushat e jetes, ligjet fillimisht aprovohen nga ata para se te votohet ne parlament.

ti e dije kete ?



ja e mesova

ne sjemi as kineze e as turq Noto pra po them qe nuk kemi as miliardera prej brezash flas sic ka kina dhe nuk kemi as ushtri/legjislacion si turqia

pra kemi thjesht 1 president kukull, 1 kryeminister psikopat dhe 1 opozite te dhj**e

nderkohe kemi dhe 1 popull sherbetor e te urte me shume sec duhet(spo hyj se nga vjen kjo se zgjatet shume muhabeti pastaj) dhe 1 pakice te vogel njerezish elitar dhe idealist qe duan te ndryshojne per mire kete komb


pyetja qe shtrohet eshte cfare modeli do zgjedhim si do vije ndryshimi?

ti ke ndonje ide tjeter pervec diktatures qe kategorikisht me 1000% nuk ka per te ndodhur ne kete vend


Postuar nga Fajtori datë 03 Dhjetor 2009 - 20:30:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


me jep modelin tend??? cfare sugjeron ti?



Mos kerkoni zgjidhjen me te rrahur gishtash. Kete sugjeroj.

Fillimisht mos turrni te gjithe ne politike, por zgjoni mendjet e njerezve perreth. Pastaj mbroni ca parime qe tani ju duken gallate, siç eshte liria e mediave (nga Berisha, Rama, biznesi, etj.). Me media te lira mund te behet pushteti transparent, te hetohet publikisht nje politikan apo biznesmen, te krijohen emisione spektakolare. Mediat jane i vetmi pushtet qe nuk varen ligjerisht nga politika. Gjithe te tjeret (qeveria, parlamenti, drejtesia) jane pjese e sistemit politik dhe mund te manipulohen.

Mund te krijohen mekanizma balanci, kontrolli i shtetit, etj., qe krijojne bazat e ekulibrit institucional dhe largojne diktatoret si Berisha.

Pastaj do qelloje njehere qe filan gjykates apo filan prokuror do perdore pushtetin per qellime politike. Do akuzoje dhe arrestoje nje minister per inat. Ti je ministri dhe je i pafajshem, duan vetem te hedhin qeverine. Lere ta bejne, mos ver ne pune mekanizma klanesh dhe oligarkie per te ruajtur bythen tende. Te jesh hero ose martir domethene te vesh vendin tend para jetes dhe klanit tend. E beri presidenti Mojsiu kur nuk hoqi prokurorin Sollaku megjithese i kercenuan nipat. Te jesh hero domethene te besosh tek ajo qe ben pertej momentit, pertej periudhes kur jeton, te besosh ne histori pra. Kjo eshte teper e veshtire kur shikon se shqiptaret nuk kane histori, sepse nuk dine akoma kush ishin heronjte e shkuar. E pra, te jesh hero domethene te tejkalosh edhe kete, te shkosh mish per top, pa e ditur nese ne te ardhmen do vleresohesh.

Nuk behet me te rrahur gishtash jo. As me diktatura, vrasje, etj. Jetojme ne bote narçiziste, ku bota qan 2-3 ushtare te vrare ne Irak kur ne luften I boterore u vrane miliona. Askush nuk do te marre persiper taksiratin e idealeve. Ne fund shikon secili planin personal. Mjafton te dalim nga kjo psikologji dhe do gjejme rrugen drejt demokracise. Flas per demokracine normale, jo per demokracine qe ka ndertuar Sala me partine e tij "demokratike". Nuk mund te quhet demokratike nje parti qe udhehiqet prej 20 vjetesh nga nje sekretar partie i kohes totalitare. Demokraci = qarkullim per te miren e partise/kombit/etj.


Postuar nga lubi datë 03 Dhjetor 2009 - 20:43:

me vjen neveri qe ka per rreth nje jave qe nuk po pushon asnje media me lajmin e pare/debati sali-rama. nuk eshte me humori i me parshem i ketyre te dyve me te cilet qeshnin edhe femijet me teper se ne portokalli ,tani eshte te vesh ulerimen sepse jo vetem jemi te lodhur e derrmuar nga keto budallalleqe por nuk kemi me as nerva te komentojme me mbi to. nga njera ane me vjen edhe shume keq per zedheneset e dy partive qe benin konkurence ne veshje,pozicionim e sjellje te percillnin me vullnet e entuziazem zerin e liderve te tyre/por tani me ata nuk kane nevoje per suflere pellasin vete.
ku eshte pare e degjuar qe kryeministri i nje vendi ne mes te dites te dale ne tribunen e parlamentit e te flase ne ate gjuhe perverse,fyese,kercenuese drejtuar ne te gjitheve qe e degjonim qe nuk do kishte as ze as fjale te lire per te gjithe ata qe nuk do ti shkojne pas fijes.
turp i madh per ne te gjithe qe degjojme e pranojme ne heshtje e jo vetem por te trembur deri ne palce se kush do te kete rradhen ti permendin nene e babe,moter e vella,grua e femije.
turp per ne te gjithe qe aspirojme e presim hajer nga nje njeri i tille.
po shihja reklamen e 8dhjetorit-ne te gjitha fotot mesia/kryeministri yne shpetimtari yne dhe njekohesisht fatkeqesia me e madhe qe na u desh te perballonim.
ky zoteri vuan nga hipomania pasi i duket se dhe bota duhet te rrotullohet me fjalen e tij.
megjithate me vjen mire nga njera ane qe del kaq hapur pasi tanime ka shprese te forte per fillimin e fundit te tij.


Postuar nga erious datë 03 Dhjetor 2009 - 21:31:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ju te dy, Upja me Shupen Pse kshu zhvillohet nje popull more milet?


ja, foli... premio nobel per la pace

njerez si ty faje e tulipani (pacifiste, tolerante apsolute ne te gjitha drejtimet) jane te domosdoshem ne nje administrate qofte dhe me e egra ne bote.

por jo kur meren vendime te forta... si pershembull egzekutim ne mase, kapim lazaratin, ça i do ? bej nje shtet rrethim dhe digji te gjith siç jan, fare e keqe, vetem probleme.

ne te tilla diskutime ti dhe tulipani... jeni rreptesisht te ndaluar te merni pjese, arsyea e thjeshte, s'keni zemer te degjoni e jo te ipni mendime BURRERORE

ju jeni per mbrapa masakres... te mereni me sistemimin, edukimin dhe prespektivat e te ardhmes

shejtone... un jam kondra monarkise, por po te ndalosh dhe te shikosh situaten aktuale, s'ka rruge zgjidhje, monarkia eshte e vetmja shprese, e kam then edhe ne nje teme tjeter... monarkia mund ti afroje ne shqiperi intelektualet qe kan mare dhene, duke i ofruar edhe pages te mire, rit gjithashtu dhe pagesat e administrates shteterore, sidhe i vetmi sistem qe e mbyt ne menyre totale korrupsionin.

e them kete sepse nje monark, futet ne borxhe per ti arritur keto qellime... duke e qene ne dijeni, qe nje dite do ti rekuperoje keto investime, por dhe do te mbreteroje ne siguri totale.

sot kemi kelyshat e brekegrisurve sidhe maloket derra me gjys opinge, qe komandojne, keta nuk kan si ta duan mbretin... u pelqen pylli, sepse perfitojne.


Postuar nga Fajtori datë 03 Dhjetor 2009 - 21:48:

Ehhhh mer Erious,

Ti shikon vetem nivelin fizik: lazarati, monarkia, vrasjet, racat, etj. Nuk shikon cfare zgjidh apo si do shkoje puna me vone. Qenke si Nastradini: "Te dhemb kemba, prije, te dhemb dora, prije".

E ku qendron ndryshimi nga diktatura komuniste?

Keshtu i bie qe Italia te kishte vrare gjithe Corleonen meqe kishte mafioze. Ketu qendron diferenca xhanem. Prandaj Italia eshte Itali e Shqiperia Shqiperi. Njera ka 54 milione banore (ne G8), tjetra ka 3 milione qe duan te vrasin njeri tjetrin. Thuaj qe se meriton te rrije Sala aty ku eshte me keta shqiptare.


Postuar nga erious datë 03 Dhjetor 2009 - 21:57:

.

thash un, nuk diskutohet me ty

p.s. e lexove marksin, ne lidhje me njerezit e dobet...?

ci vogliono le pale, caro faje... kur gjerat nuk shkojne, duhet vepruar, te duken pak 20 vjet ? ti mendon vertet se eshte faji i sales e i nanos qe gjerat jane ketu ku jan ?


Postuar nga Fajtori datë 03 Dhjetor 2009 - 22:09:

Une jo, ti po


Postuar nga AngelDevil datë 03 Dhjetor 2009 - 22:13:

ju te dy loli me colin

cne kthim ne monarki???? apo nga qe eshte populli sherbetor/skllav ....

monarkia... cila monarki?... ne ca periudhe ka qene te ne.. ne 1928ten (kryeministri i asaj kohe Ahmet Zogu vuri kuroren e Skenderbeut)???? sa zgjati? ca faktoresh politike kishte vendi atehere e cfare ka tani???? nuk bohet Noto harroje :p

Faje Popperi une mbetem serish te demokracia e shoqeruar me diktature (diktature ne sistemin e drejtesise) ligje shume te ashpra denimi me vdekje si dhe gjoba maramendese; kjo per faktin qe kur dikush te tentoje te vjedhe te beje korrupsion ose krim te rende ta masi mire culon 100 here pa te veproje 1 here .... pastaj zgjidhja e problemit te prones private qe eshte lemsh e li ketu e nga ku do hapeshin goxha rruge per ndryshime pozitive ne ket vend .... keto si fillim ...

p.s. me falni per ndonje gabim ne shkrim po jam tu bo 10 pune njeheresh ketu


Postuar nga erious datë 03 Dhjetor 2009 - 22:21:

.

po mire moj shejtone, perderisa po i kthejne te gjitha pronat, po diskutohet dhe pallati i brigadave, ku eshte dhe varri i gjyshes mbretit, ta marin... imagjino ti.

apo vilen ne durres, ku premtoje qe do invetoje 14 milion euro... se si dhe se ku te gjith ato leke aty e per çfare s'kuptoj po gjithesesi, asgje s'ka bere.

s'ngelet tjeter veç se ti japin çka i ka ngelur pa mare... pra mbreterine, mendoj qe do jete me mire se ç'eshte.

e di mire historine e mbretit... por kjo eshte teme tjeter

p.s. meru me pune a me qafsh, leje forumin... na le pa buke


Postuar nga AngelDevil datë 03 Dhjetor 2009 - 22:35:

po ca monarkie amon te keqen mos na boj me hap barkun nashi

analizo kush eshte monarkia ketu ca truthare ... dhe mos e bastardo muhabetin po flasim ne parim jo per detaje te pa rendesishme si puna e atyre 14 milion euro te viles

dhe ika tani se jam vetem une ne zyre e kam frike mos me vjen roja per muhabet :p


Postuar nga erious datë 03 Dhjetor 2009 - 23:27:

.

e di, un e thash qe jam kondra monarkise... bile gabimi me i madh qe si falet enver hoxhes eshte qe nuk i sterminoje familjarisht mundesite i kishte

sidhe te gjithe arkivin e pronave te asaje kohe ai duhej ta zhdukte me koh, po nejse.

thjeshte gjeta nje variant (sistem) te bute per fajen, qe e ka tmerr fjalen diktature

ika dhe un. ciao


Postuar nga Fajtori datë 03 Dhjetor 2009 - 23:44:

Eh mor çun, se kupton qe ekzistenca jote ketu eshte prodhim i tolerances. Meso nga momentet qe jeton, boll predikove vrasje per çdo gje. Keto gjera pergjithesisht bien ne koken e atij qe i predikon.

Sugjerim:
palle = topat
pale = fletet
(me ben kurioz te degjoj si flet italishten)


Postuar nga erious datë 04 Dhjetor 2009 - 01:31:

.

pse je me kaq fiksime ?

dhe mundohu te mos i maresh te gjitha shkrimet seriozish, me zhgenjen

nga ku jetoj... coca cola u tingellon ohha hola


 
Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.