| Forumi Horizont | Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Legjenda "Nene"(Anti-humor) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11068)
Legjenda "Nene"(Anti-humor)
Letra e papostuar!
1.
Biri im per ty po vuaj
Ndaj nje leter po te shkruaj
Ke aq kohe ke ikur larg
Me ke lene mbytur ne vaj.
2.
Diellin shoh kur perendon
Ty te pres lart ne ballkon
Ah them, shkoi dhe nje dite
Nuk po mundem dot me prite
3.
Nje dite shkoi perplot dhimbje
Me nje pjese te jetes sime
Tashme nga jeta fshihet nje dite
Ne koken e bardhe shtohet nje thinje.
4.
Nje thinje ne dite ma shton pleqeria
E dy te tjera semundja, vetmia…
Nje brenge te madhe ne dite ma shton malli
Qe kaq larg me ike, u ndame per se gjalli.
5.
Lart permbi ballkon mesnata me gjen
Nje kotje e shkurter nenen e genjen
Me thote u lodhe,ndaj shtrihu pak ne shtrat
Ketu eshte ballkoni, neser do gdhije prap.
6.
Kur shtrihem ne shtrat tere trupi me dhemb
Ndjehem aq e lodhur si ndjej duar, kembe…
Ndoshta trupi nenes eshte kredhur ne shtrat
Por mendja e zemra, tek ti me rrine,larg…
7.
Gezimi e gjumi larg jane arratisur
Qe diten kur djali prej shtepise ka ikur
Mundohem te fle por gjumi s'me merr
Ne krevat vervitem, ty te pres ne dere.
8.
Qe kur je larguar te zeza kam veshur
Syri vec ka qare, buza kurre s'ka qeshur
Ah te drejte ka buza e si te qeshe valle?
Kur gjak pikon zemra, s'di ku ta derdhe malle.
9.
Ah gjumi s'me merr, vertitem ne shtrat
Yjeve ju flas dhe henes se bardhe
Eshte therrmuar zemra,ndare njeqind cope
E vetme kam mbetur, s'kam te tjere shoke.
10.
Ah nuk kam gjume jo, e ne shtrat perdridhem
Henen bej te qaje, kur ne trishtim kridhem
Tere naten me yjet e henen derdh lot
Hallin ju a tregoj, por s'me ndihmojne dot.
11.
O yll i shenderitshem, o ti hene e bardhe
Birin tim te vetem mos e shihni valle?
Ju lutem tregomeni tani e ku ndodhet
Shtrat a ka ku fle, ka me cfare mbulohet?
12.
Nese nuk e shihni dilni e kerkoni
Kur ta keni gjetur te fala mi coni
Thoni te do nena, malli e ka marre
Me ty do te rrije e nuk do dollare.
13.
Thoni te do shume, ti je me i miri
Sa ti s'vlen dollari madje as floriri
Te kthehet i thoni plot mall po e pres
Drejt ne sy ta shoh e me pas te vdes.
14.
I thoni se nenes tek ti i rri mendja
Dhe kur e merr gjumi, ti i del ne endrra.
Por ajo eshte enderr me sy s'te ka pare
Te gezon nje cast, por nuk ta heq malle.
15.
Kjo enderr e shkurter qe zgjat nje sekond
Ne vend te heqe malle me shume ta shton
Ah te ben te digjesh, ndoshta s'me ze bese
Por do ta provosh, kur te kesh djale vete.
16.
Tere naten e gjate keshtu e kaloj
Me henen e bardhe qaj e bisedoj
Por kur vjen agimi hena dot s'duron
E perfshin trishtimi iken, perendon…
17.
Une serish e vetme, lotet si ndaloj
Shfletoj tere albumet ty te te shikoj
Nje foto kartoni shrengoj si e marre
Me ka djegur malli dot se shuaj zjarre.
18.
Serish behet dite, mbi ballkon te pres
Shikimin nga rruga shpesh here e tres
Por ne rruge shikohen vetem pleqte, te ngahtit…
Kane mbetur vetmuar, ne meshire te fatit.
19.
Enderroi nena te te shohe me nuse
Per nje nip,nje mbese, per tu bere gjyshe
Me niper e mbesa te isha rrethuar
E jo keshtu qyqe, qe qan e vetmuar.
20.
Vajza per te cilen, ndjeve dashuri
Tashme eshte martuar, ka edhe femije
Asaj si ve faj, priti kohe te gjate
Por ti nuk u ktheve su bere i gjalle.
21.
Ah o bir i nenes c'te te them me pare
Me keputi malli, syte me digjen zjarr
E si te mos digjen, jam vetem, si qyqe
Nuk kam nip, as mbese as, djale as nuse.
22.
E vetme kam mbetur ndaj dergjem ne lot
Te gjithe me braktisen vec te madhit Zot
Ai eshte I Vetmi qe ma kupton hallin
Me duart lart lutem, nenes ti ktheje djalin.
23.
Kthehu biri im, ne beson nje Zot
Dhe dije se nena pa ty nuk rri dot
Te ka porositur Zot I Madheruar
Nenes ti sherbesh,mos ta lesh vetmuar.
24.
Te ka thene perjete te qendrosh ne nenen
Ta lumturosh duhet, jo t'ja thyesh zemren
Dije kush ja thyen zemren nenes, babes
Nuk ka per tja ndjere as eren parajses.
25.
Ah,sa here ka thene Zot I Madheruar
Kush e gezon nenen me te jam gezuar
Kush e le pasdore, a zemren ja lendon
Nuk merzit vec nenen,Mua me zemeron.
26.
Gezimi i Zotit eshte ne gezim te nenes
Kur ja ndrit fytyren,si fytyre e henes
Kur nenen nderon ashtu sic i ka hije
Zoti ta shtron rrugen me kurore lavdie
27.
Zemerim I Zotit eshte ne lot te prindit
Kur ja nxin fytyren si ngjyre e ullirit
Kur e ben te prese, ja mohon sherbimin
Vete me doren tende e kerkon mallkimin.
28.
Oh, ti je im bir, prandaj nuk te nem
Zemra s'te mallkon prandaj mos u tremb
Cfaredo qe te besh prape je biri im
Ke qene e do mbetesh zjarr i shpirtit tim.
29.
Shkroi nena letren, ne poste e dergoi
Punonjesi i saj, zarfin, s'ja postoi
Skam pare si ky zarf, shih sa shume rendon!
Ska avjon ta marre, ne toke e rrezon.
30.
Nena shkroi letren plot mall e plot lot
Beri ta postoje por s'arriti dot
Prape e mori letren, thelle nje gji e vuri
Per te pritur vjeshten,t'ja jape ndonje pellumbi.
Indrit poezia jote eshte kjo??(nga stili me duket i joti..)
mgjth eshte shume e dhimbshme,por ky eshte realiteti i dhjetera nenave qe i kane femijet larg, dhe jo vetem i nenave me nga nje femije..
Ky eshte realiteti i nenes time, tendes etj..etj
Eshte e vertete qe jemi ndare per se gjalli..nuk mundem te shkruaj me..
Meqe kisha kohe p dale nga kjo lagje, nisa kete teme duke qene se 'Festa" e nenes po afrohet.
Nderkohe Antihumori do vazhdoje ende, nese dikush ka dicka per postim te mos kursehet
Indriti
Citim:
Po citoj ato që tha unforgiven
Indrit poezia jote eshte kjo??(nga stili me duket i joti..)
mgjth eshte shume e dhimbshme,por ky eshte realiteti i dhjetera nenave qe i kane femijet larg, dhe jo vetem i nenave me nga nje femije..
Ky eshte realiteti i nenes time, tendes etj..etj
Eshte e vertete qe jemi ndare per se gjalli..nuk mundem te shkruaj me..


Indrit te me falesh nuk munda ta mbaroj
e falur je, ndoshta sqe ne nivel apo...
pershendetje.
Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
e falur je, ndoshta sqe ne nivel apo...
pershendetje.
Ah football...
Ne fakt ti je e katerta qe shpreh dobesine per ta mbaruar poezine deri ne fund.
Qellimi me te qe zgjimi i emigranteve dhe ti bej ndopak te arsyeshem per te kthyer kokat pas nga nenat e tyre dhe jo per te bere te tjeret te ndjejne dhimbje
Gjithesesi te flm.
Antihumori vijon----
Zemra e nenes!
Nje here nje djali capken
I kish thene nje tregtar:
Me sjell k'tu zemren e nenes
Te te mbush flori e ar.
Djalit i pelqei si duket
Madje u gezua fort
Tha: nje plake e c'me duhet
Qe as veten se mban dot.
Do mbushem tha, me ar, flori…
Pse te shkoje ky rast dem?
Kam nevoje per pasuri
Ndersa nena dy grosh s'ben.
Nuk mendoi me shume djali
Nenen mori me pahir
U ngjit lart ne nje shpat mali
Qe me thike ate ta there.
Me ne fund ne maje e shpuri
Si termet u drodh dhe mali
Ne kuti kur zemren vuri
Trupin flaku si gur zalli.
S'qe vec mali qe u drodh
U zemerua edhe qielli
Qe nga lart rrufe leshon
Dallge e shkume shfryn dhe deti.
E tere bota ju erresua
S'dinte nga po hidhte kembe
Duke ecur u rrezua
Atje tutje mbi nje gjemb.
Dhimbjen dot nuk e duroi
E cfare dhimbje ka nje gjemb?
Plot dhimbje dy fjale shqiptoi
Oh moj nene, sa me dhemb.
Ate cast zemra e nenes
Nga kutia ish rrezuar
Kishte rene ne mes te ferres
Plot me gjemba ish mbuluar.
Ne ate gjendje te mjeruar
Dot as fryme nuk merrte mire
Me keqardhje shqipton fjalet:
Oh c'mu vrave more bir!
Atehere djali kuptoi
Sa me vlere ish zemra nenes
Me ate nuk barazohej
As floriri i gjithe botes.
I penduar per ckish bere
Lotet si krua ju derdhen
Oh c'te bera,oh moj nene
Oh me thike ta cava zemren.
U pendua por qe vone
Me nuk gjente ngushellim
Vetes thiken ja drejton
Dhe ky qe i vetmi cmim…
Zemra nenes e pergjakur
Djalit pa ti enden syte
Oh cme bere bir i dashur
Me vrave per here te dyte.
Vella e moter moshatare
Ke nje nene ne shtepi
Lere boten, nuk vlen fare
Sa e nenes dashuri.
Keto fjale ty ti drejtoj
Vellai im moshatar
Ty dhe vetes ti tregoj
S'shitet nena me dollar.
Kemi ikur neper bote
Iken dimer e pranvere
Harrojme qe kemi nje nene
Harrojme qe na prêt ne dere.
Sot dhe ne nenat braktisim
Te kthejme koken pas harrojme
Harrojme se nje dite do vdesim
Falna Zot, nuk dime se c'bejme.

Iliri edhe ti u merzite mi?
Ba ba sa te dobet jeni nga zemra, ne fakt edhe une zemer te dobet kam
Po e zbusim pak dhimbjen atehere
Kurbetit.
O kurbet te rafte gjema
Se di, ndoshta te ka rene
Ah ne dere me prêt nena
Te vetmuar e kam lene.
O kurbet te marrte lumi
Se di, ndoshta te ka marre
Ka aq kohe qe s’me merr gjumi
Kam lene nenen duke qare.
O kurbet te marrte djalli
U shofsh e te hengert grenja
A se sheh me dogji malli
Qafen thefsh, u shkulsh nga rrenja…
O kurbet te humbte emri
U harrofsh , u shofsh per fare
Se na bere larg te vemi
Ah na bere per pese pare.
O kurbet te marrte tufani
E te flakte tutje ne ferr
a se sheh me vrau malli
shpirt e zemer mi ka ther.
O kurbet qofsh i mallkuar
Ti je pjelle e mallkimit
Ah me le kaq te vetmuar
Nen ombrellen e vajtimit.
O kurbet u djegsh u nxifsh…
Te nxifte tymi te djegte zjarri
I mallkuar qofsh perjete
Se na ndave per se gjalli.

Atehere ne qe kemi fatin e madh t'i kemi prane, duhet t'i respektojme e t'i duam me shume......!
Kush prej jush sot ka nenen prane
ne mes dy syve ta puthe ne balle
kete ta beje per cdo dite, jo ralle
sa ta kete nenen gjalle.
sdua te me keqkuptoni
e me pas keq tme gjukoni
keto fjale dhe vetes ja thashe
jo vetem ju edhe israse
Tete mars!
1.
Nje brenge kaq e madhe sot
Si nje lecke zemren ma gris
Sa shume me trondit, o Zot
Shemb dhe muret e shtepise.
2.
Ne vesh mbeti receptori
Nuk po vjen zilja moj nene!
Me genjen alb-telekomi
Thote se linja eshte e zene.
3.
Ah,dhe ky dreq celulari
Mu prish sot per tete mars
Nuk di se cfare dreqin pati
Dot nuk coj asnje mesazh.
4.
Ah kjo brenge kjo andrralle
Zemren sot gjak ma plagosi
E zene linja, provo prape
Me genjen dhe vodafoni.
5.
Prape mundohem te ze linjen
Ne vesh e mbaj receptorin
Tashme nene e degjoj zilen
He pra hapma telefonin.
6.
Ndoshta jam vonuar pak
Por nuk munda ta ze linjen
He pra nene pse nuk e hap?
Pse ma plagos ende zemren?
7.
Ndoshta nene me mban meri
Mos e thente I Madhi Zot
Ndoshta nuk je ne shtepi
Qe se hap k'te telefon.
8.
Ndoshta zemra kot merzitet
Nuk eshte kusht sot te te flas
Nene te dua te gjithe ditet
Dhe jo vetem per tete mars.
Sa vargje Deshperuese dhe te Dala thelle nga Shpirti!
Me preken thelle keto vargje 
flm, per ndjekjen Ervisa
nderkohe ju kerkoj ndjese ty edhe te gjithe atyre qe ju kam shkaktuar dhimbje me kete teme.
spo postoj me sot se nuk mban me shume...
Indrit eshte KENAQESIA IME te te Lexoj !
Vertete Indrit shiko sa fytyra
poshte ke bere. Dhe une s'munda ti Rezistoja 
Gjithsesi eshte kenaqesi qe te lexosh nga nje Mashkull te Shprehet Kaq paster dhe me kaq Pasion te shkruaje per "Nenen" Gje qe e Vleresoj !
Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Iliri edhe ti u merzite mi?
Ba ba sa te dobet jeni nga zemra, ne fakt edhe une zemer te dobet kam
Po e zbusim pak dhimbjen atehere![]()

vargje shume prekese!
na bere te derdhim lot...!
Shum vargje sensitive.
Ene prekese ene si pun reklame per kompanit e mdhoja telefonike.
Citim:
Po citoj ato që tha Evisa
Indrit eshte KENAQESIA IME te te Lexoj !
Vertete Indrit shiko sa fytyraposhte ke bere. Dhe une s'munda ti Rezistoja
Gjithsesi eshte kenaqesi qe te lexosh nga nje Mashkull te Shprehet Kaq paster dhe me kaq Pasion te shkruaje per "Nenen" Gje qe e Vleresoj !
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Indrit pse une e kam fajin?? I mbushe kaq faqe me vargje te trishtuara edhe pret te mos prekemi. Te fort te fort jemi, po edhe 'guximi shpriteror' e ka nje kufi ama. Nqs kishe si qellim te trishtoje antaret e forumit, me ata qe e kane lexuar kete teme besoj se ia arrite qellimit. Madje disa kane qare me duket.....![]()
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha engjell_mbrojtes
vargje shume prekese!
na bere te derdhim lot...!
Citim:
Po citoj ato që tha dars
Shum vargje sensitive.
Ene prekese ene si pun reklame per kompanit e mdhoja telefonike.


Atehere ti kthehemi edhe nje here antihumorit, ndoshta per te fundit here, dhe pikerisht kete here do ndalem ne pergjigjie te letres se nenes pasi pellumbi e ka derguar letren tek djali.
Nje reagim mund te ishte si me poshte...
Nenes.
1.
Nene, letra lote erdhi
Nuk e di k'tu kush e solli!
Lotet porsi shi mi derdhi
Zemren si termet ma drodhi.
2.
S'pashe korrier ate ta sillte
Pluhuri e kish mbuluar
Pa e hapur dhimbje rrjedhte
Lot qe s'kishin te pushuar.
3.
Sa peshonte, oh moj nene
Sa veshtire ta ngresh nga toka!
Ah nuk paska me te rende
Se loti qe rrjedh nga nena.
4.
E di nene qe kam gabuar
Ka njeri qe nuk gabon?
Te kam lene te vetmuar
Te me presesh ne ballkon.
5.
Me ty i keq jam treguar
Qe kur isha foshnje ne djep
Sa here naten te kam zgjuar
S'te kam lene nje cast te qete.
6.
Me trupin tend, ti me ushqeve
Jo nente dite, nente muaj plot
Lodhje asnjehere nuk ndjeve
Sa e mire ke qene, o Zot.
7.
Sa te gjata nete te dimrit
Ngrice, bore, perreth acar
Qe te gjithe nen jorgan flinin
Dora jote rrinte jashte.
8.
Dhe sa here qe semuresha
Ti me rrije permbi koke
Luteshe qe te sherohesha
Te dy bashke derdhnim lot.
9.
Lotet rrjedhnin papushuar
Mbytej vendi perplot lot
Luteshe e pergjeruar:
Ma shero djalin O Zot!
10.
Ishe me e mira shoqe
Prane meje kurdohere
Ta di shpirti se sa hoqe
Su shperbleve asnjehere.
11.
Lexoj letren sot penduar
Jetes pas ja kthej shiritin
Po une nene c'te kam dhuruar
Ne kembim per gjithe sherbimin?
12.
Une - te lashe te vetmuar
Ika renda neper bote
Asnje leter s'te kam shkruar
Te kam bere te derdhesh lot.
13.
Ika nene te lashe te vetme
I pabese u tregova
Tere sherbimin qe me bere
Per nje cast e injorova.
14.
Ka dite gjumi, me s'me merr
Kthehem letren te lexoj…
Nje dhimbje ne shpirt me ther
Dot nuk mundem ta mbaroj.
15.
Nis lexoj nje rrjesht a dy
Me nuk mundem te vazhdoj
Lot me rrjedhin neper sy
Rrotull vij, nuk di c'te bej.
16.
Shpesh mundohem ta mbaj veten
Por ce do su mbaka dot
Malli yt po ma shkul zemren
S'di cte bej, kridhem ne lot.
17.
Nene, ta kam thyer zemren
Ndaj penduar vajtoj sot
Fale birin tend te vetem
Me fal edhe ti O Zot.
18.
Sot po te dergoj k'te leter
Do blej zarfin menjehere
Ndersa vete do vij dite tjeter
Me pellumbat ne pranvere.
Citim:Te pakten ja degjon zerin dhe ja uron... do falja boten te kisha kete mundesi. As un s'e lexoj dot poezine deri ne fund.
Po citoj ato që tha Indrit
ky eshte viti i nente qe 8 marsin ja uroj nenes ne telefon, gje qe me ndrydh ne shpirt.
Hajde forca cuna goca!! Mbahuni edhe pak, rregulloni punet dhe vendosni te ktheheni prane gjirit memesor...
Ju ndjej shume te gjitheve dhe me prekni me vargjet tuaja pasi di cdo te thote te jesh larg nenes...
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
Te pakten ja degjon zerin dhe ja uron... do falja boten te kisha kete mundesi. As un s'e lexoj dot poezine deri ne fund.



Atehere!
Nese e pranoni pershendetjen, po ju pershendes vecanerisht ty analiste dhe ksenia,me nje poezi qe nuk permban doze te madhe dhimbjeje.
Lexomeni me poshte.
Femijerise
1.
E bukur është femijeria
Këtë fjale e thotë kushdo
Është e ëmbël porsi mjalte
S'ka te ëmbël sa ajo.
2.
S'di as smire as urrejtje
Nuk di sharje as zili
Nuk di lajka as mashtime
Fjale pas shpine e tradheti.
3.
Ah e ëmbël është e ëmbël
E bukur si drite e henes
Valle a ka gjë me te dashur
Se te rrish ne krahe te nenes?
4.
Ah,më kujtohet femijeria
Kur vrapoja ne sokak
Dhe sa herë qe ne toke bija
Mbushja nënën plot merak.
5.
Vinte drejt me lot ne sy
Mallkonte gurë e sokak…
Oh mu vrave thoshte bir
E me puthte mu ne plage.
6.
Më kujtohet dhe babai
Kur me duar sytë mi mbyllte
Lart drejt llampes kur me ngrinte
Gushe e faqe kur mi puthte.
7.
Kur koken ma perkedhelte
Sa herë qe me ngrinte lart
Kur çdo ditë para me jepte
Qe te blija marmallate.
8.
Më kujtohet edhe gjyshja
Sa herë djepin ma perkundte
Me kendonte bute bute…
Derisa gjumi te me mundte.
9.
Me kujtohen gjyshi, gjyshja
sa me puthnin sa me deshnin…
shihnin tek shtepine permbysja
e me mua rrinin qeshnin…
10.
Sa herë qe gabime bëja
Nëna nga pas me vraponte
Por as flokun dot s’ma prekte
Kisha gjyshin qe me mbronte.
11.
Më kujtohet halla ime
kur me krihte e me lante
kur mbi krahe porsi kukull
me vertiste e me mbante.
12.
Kur me recitonte vjersha
Kur me mua shpesh kendonte
Me puthte aq lehtë kur flinja
Nga frika se mos më zgjonte.
13.
Dhe xhaxhai më kujtohet
Sa herë qe nga puna vinte
Kur me bënte aq te lumtur
Me dhutatat qe me sillte.
14.
Femijeri për ty kam mall
Dhe pse ende jam i ri
S’di si kohën ta kthej pas
Dhe një herë te jem fëmijë.
15.
Kush dëshirën ma ploteson?
Serish t’lumtur te me beje
Të ma marrë tërë jetën time
Femijerine te me ktheje.
16.
Sa te dua femijeri
Me e mira je për mua
Plot dëshirë them përsëri
Aq sa ty jetën se dua.
Indrit me ke kenaqur me keto poezite e tua..jane brenda ndjenjat e kujtdo, por jo kushdo di ti shprehe si ti..
Lum mamaja, babai dhe fisi qe te ka..
Po njerezit e mamit nuk kane banuar ne nje qytet me ju??
flm per pershendetjen Indriti femijeria po ka qene e bukur dhe me fute ne kujtime te kendshme.
qofsh mire
Citim:
Po citoj ato që tha unforgiven
Indrit me ke kenaqur me keto poezite e tua..jane brenda ndjenjat e kujtdo, por jo kushdo di ti shprehe si ti..
Lum mamaja, babai dhe fisi qe te ka..
Po njerezit e mamit nuk kane banuar ne nje qytet me ju??
ne fakt ato ishin rritur ne kete klime te ashper


Citim:
Po citoj ato që tha analistja
flm per pershendetjen Indriti femijeria po ka qene e bukur dhe me fute ne kujtime te kendshme.
qofsh mire

Indreit te uroj nga zemra per poezit qe ke shkruar,vertet shume prekese por edhe shume te bukura.Te uroj qe ke arritur te shkruash ne leter ate qe shumica prej nesh e ndjejme ne thellesi te zemres.
Valerina flm, per ndjekjen, edhe per vleresimin faleminderit
Ajo qe dua me zjarrin e shpirtit
Nena eshte nje cope meshire
qe Zoti yne hodhi mbi toke
nene eshte nje burim vlere
pa kete vlere nuk ecet dot.
Nena eshte nje heroine
madje pak eshte heroina
eshte ajo qe ndrit shtepine
pa te si burg duket shtepia.
Nena... ajo qe na lindi
qe na rriti dhe edukoi
dora qe ju besua djepi..
qe me shpirtin na mekoi.
Nena eshte, nje simbol durimi
drite sakrifice, nuk ka as gjume
me dore jashte fle ne nete dimri
kjo dore e shenjte djepin perkund.
Nena eshte dore e dashurise...
qe djepin na tundi ne netet e dimirit
nena eshte mjalte i embelsise
Eshte ajo qe dua me zjarrin e shpirtit.
Femije ne moshe te rritur.
Oh, sa shpejt me rrjedhin ditet
Ikin ore, dite, jave…
Permbi supe rendojne vitet
Dhe nje rrudhe mu ne balle…
Ndiej se tashme jam pjekur
K’te ma thot’ rrudha mbi balle
Foshnjarak perjete do mbetem
Per dike qe me thot’ djale.
Per dike qe me me ushqeu
Me mekoi me aq mund
Per dike qe me sherbeu
Qe e lashe aq net’ pa gjume.
Rrjedhin dite te jetes sime
Floket behen me te rralle...
Por per t’shtrenjten nenen time
Do te mbetem gjithmone djale.
Nje i ri me floke te thinjur
Do mbetem per te perjete
Nje femij’ ne moshe te rritur
Plak – capken per nen’ te shtrenjte.
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.