Forumi Horizont
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Si kan harruar Veken (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13476)


Postuar nga northwest datë 12 Prill 2007 - 04:23:

Si kan harruar Veken

Po si more komunista sna that gje per enverin qe ka vdek si sot 22 vjet me pare,po na tregoni ndo nje gje nga jeta dhe veprat e tij te ndritura,kuptohet po pati :p e hapa kte tem vetem per gallat te shtyjm kohen....


Postuar nga lezhjani-82 datë 12 Prill 2007 - 05:05:

Ypsiloni, tema shume mire mund te jete serioze. Ata qe duan te diskutojne mund te diskutojne fare lirshem edhe per Enverin. Nqs. s'do ishte keshtu atehere do te beheshim si ai.

Ps: nese tema merr devijim qesharak do ta transferoj ne neforumin e duhur !


Postuar nga northwest datë 12 Prill 2007 - 06:21:

Lezhjani ska gje plako,po u be qesharake tema,jo per gje po forumi mbi te gjitha eshte ambjent argetimi,diskutimi dhe mbi te gjitha kalim kohe,thuaj do ta mbyll po kaloj ne ofendime midis antarve,aty ke te drejte,ju lezhjanet jeni shum te prer plako,behu me tolerant se krijon me shum miqe


Postuar nga sarandaebukur datë 12 Prill 2007 - 06:55:

Botohen dy letrat që ish-diktatori ia dërgoi bashkëshortes së tij 
  Kur Enveri i shkruante nga Moska Nexhmijes 

Armand jonuzi
Në 22-vjetorin e vdekjes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, gazeta "Tirana Observer" boton letrat intime që ky i fundit i drejtonte bashkëshortes së tij. Botimi i letrave personale të Enver Hoxhës u bë pas ndihmës së dhënë nga Teuta Hoxha, bashkëshortja e djalit të tij, Ilir Hoxha. Dy letrat, të cilat botohen sot për herë të parë, janë zbuluar në arkivat e shtetit. Ish-udhëheqësi komunist i ka shkruar ato gjatë udhëtimit të tij të fundit jashtë vendit, në nëntor 1960, kur ai ishte në Moskë.
Letër drejtuar Nexhmije Hoxhës
Moskë, 13 dhjetor 1960

E dashura ime Nexhmije,
Më ka marrë shumë malli për ty, sa s'më kishte marrë ndonjëherë tjetër, pse të tjera gjendje shpirtërore kanë qenë të parat kur ka qëlluar që jemi ndarë. Ti e kupton vetë. Por, sidoqoftë, ndjenjat e tua, mendimet e tua, dashuria jote më vjen deri këtu dhe më qëndron pranë në këto momente të vështira, por për një çështje të drejtë, pse jemi duke luftuar për çështjen e madhe të Partisë sonë të dashur, të popullit tonë heroik, të komunizmit. Jemi në rrugë shumë të drejtë, kurse grupi i Hrushovit është në rrugë antimarksiste. Këtë s'e luan as topi. Këtu çdo gjë që ngjet, dhe shumë gjëra ngjasin, vërtetojnë drejtësinë tonë. Vetëm, siç e di, zemrën e kemi copë për popullin sovjetik që ka rënë në të tilla duar. Është edhe kjo që na bën të luftojmë me rreptësinë më të madhe dhe t'ia shpërblejmë sadopak të mirat që i ka bërë njerëzimit dhe popullit tonë. Ne do të fitojmë!
Nexhmije, momenti i parë pas fjalimit në dukje mund të mos jetë i favorshëm për ne, por më vonë ndryshe do të ngjasë.
Me sovjetikët patëm tri pjekje, bënë një mijë poshtërsira, por e panë me kë kishin të bënin dhe morën përgjigjen e merituar. Sigurisht do të zgjatesha po të t'i shkruaja të gjitha. Erdhi Torezi na thirri për darkë (i shtyrë). Ai u soll shoqërisht, por s'është në të, as me ne dhe, sidomos, në bllok kundër Kinës. Presim me padurim nisjen, të vijmë në shtëpinë tonë, pse s'ka si shtëpia tënde. Bukë e kripë, por në shtëpi. Prandaj, hiç mos u bëj merak, e dashura Nexhmije, jam shumë mirë nga shëndeti, analiza është e mirë, tensioni i gjakut 8 me 12-13. S'ka më mirë.
Lufta për çështjen e drejtë të Partisë më bën edhe më të fortë. Prandaj, duke të puthur me mall, me shumë mall, e mbyll letrën, të të gjejë mirë me gjithë fëmijët tanë të shtrenjtë.
Yti përjetë!

Enver

Anesë i puth dorën, Sanos, shumë të fala, të tjerëve gjithashtu. Kinezët mund të flasin nesër. Ne ose nesër ose pasnesër, e shumta. Në Tiranë do të vijmë në fund të kësaj jave.

* * *
Letër drejtuar Nexhmije Hoxhës
Moskë, 16 nëntor 1960

E dashura ime Nexhmije,

Megjithëse të thashë se s'të shkruaj, prapë s'mu ndejt pa të shkruar, pasi më telefonove, pse kur dëgjova përsëri zërin tënd dhe të fëmijëve, mu ndez malli i madh për ju dhe për atdheun e shokët. Fjalimin e mbajta sot. Ishte, siç, e di, top. Do të marrësh vesh për fjalimin e poshtër të Ibarrurit dhe të të tjerëve. Por s'ka gjë, ne i kishim parashikuar të gjitha. Armiqtë do të na atakojnë, por rruga jonë është e drejtë, ne do të fitojmë dhe ata do të dërrmohen. Ibarrurin e duartrokitën, por 10 parti as e duartrokitën, këto parti, pra, haptazi ishin solidare me ne dhe me Kinën. Në Bukuresht ishim 2 parti, tash u bënë 10. Më vonë grupi i Hrushovit do të mbetet vetëm. Ju mos u mërzitni se i kemi nervat të fortë, si shkëmb jemi, ashtu siç e kemi Partinë dhe popullin. Duhet me thënë, nga ana tjetër, se fjalimi im bëri përshtypje të madhe. Ne e kemi parashikuar që efekti momentan do të jetë për trockistët, por efekti më vonë do të jetë për ne, në favorin tonë.
Novotni dhe Torezi folën para nesh, por shumë poshtër kundër Kinës. Prestia i Brazilit foli mirë, në mënyrë të rezervuar, por edhe mjaft të tjerë nuk e atakuan direkt Kinën; japonezi, indoneziani, vietnamezi, australiani, neozelandezi s'kanë folur akoma.
Tash presim sa të mbarojë kjo mbledhje, pse s'kam parë kurrë në jetë atmosferë më mbytëse dhe më armiqësore, derisa hapur përpiqen të na përpunojnë në mënyrë agjenturore. Por s'ka gjë, jemi mësuar me luftë, do të kalojnë edhe këto halle. Mendjen dhe zemrën i kam tek ti, Nexhmija ime e dashur. Fëmijët i puth me shumë mall. Si lum ti që i ke afër. Propozimin tënd për udhën e kthimit e morëm parasysh. Ai tash bëhet shumë i rrezikshëm nga çdo anë, kemi gjetur variantin më të mirë dhe më të sigurt.

Të përqafoj dhe të puth me shumë-shumë maaall.

Yti përjetë!
Enver 

.........................................

Ypsiloni  cun i nones e hape kete teme shume serioze , po na posto nje portret te tij  si diktator qe qe??????

Ypsylon lezhjanet i kam ne billding ku jetoje dhe me sa i njoh une me kane bere pershtypje, jane shume te qete, nuk i kan qef thashe themet, jane shume te dashur, mikpritsa por ama- ne cdo vende ku ka pyll ka dhe derra.Ashtu si ne politike  qe ka  plus e ka minus etj.etj...

 Pershendetje.. Saranda .........................

 

 



  
  
  
  
  
  
  

   


















  
  





  
  





 


Postuar nga Amici di Nessuno datë 12 Prill 2007 - 17:24:

Sofokli Laze e ka shkruar kete letren?


Postuar nga sarandaebukur datë 12 Prill 2007 - 19:36:

Po jo mo,  juve cpun ka sofua me letrat e tija,ai sishte aq gomar tja shkruante letrat ndonje tjeter per panteren e zeze.


Postuar nga elsaaa datë 12 Prill 2007 - 22:51:

Eshte e cuditshme qe nje njeri diktator te kete dhe nje ane tjeter qe se kishim pare ndonjeher....ta simpatizojme per kete....personalisht jo sepse na ka lene shume mbrapa si vet regjimi komunist dhe sot po perballemi me ushtaret e tij qe duhet te zhduken nga politika shqiptare njeher e pergjithmone....duhen politikane te rinj me vizione te reja qe Shqiperia te parparoje ne te gjitha aspektet ....por do thoja "Diktatori" i miri i familjes se tij...afeksionist ndaj gruas femijeve te tij....besues ne cdo gje qe bente....virtyt imire tek nje njeri ...dhe ia arriti qellimit deri sa vdiq na udhehoqi...mjer populli Shqiptar qe akoma eshte i infektuar nga virusi i "Diktatorit".


Postuar nga elsaaa datë 12 Prill 2007 - 23:27:

xhaxhi veri kur ishte i ri


Postuar nga elsaaa datë 12 Prill 2007 - 23:31:

dhe nje tjeter


Postuar nga varka datë 12 Prill 2007 - 23:41:

Enveri ne plazh ne france.....

"PARTINE JA MORA ENVERIT JO NANOS" thenia e kryetarit te ps ne kongresine 11.


Postuar nga arturm datë 12 Prill 2007 - 23:57:

sa trima jemi ne shqiptaret


Postuar nga Shenjtori datë 13 Prill 2007 - 00:29:

Nuk besoj te jete ndonje leter e xhaxhit kjo.... Aty eshte perdorur fjala "Tash" qe me sa di une eshte dialektore nga veriu. Gjithashtu eshte perdorur dhe fjala "Atakioj" qe eshte huazim i viteve te fundit... Gjithesesi nuk shoh ndonje gje te vecante tek kjo leter, veç "trimerise" se xhaxhit qe duan te nxjerrin ne pah qe gjithesesi me llafe dihet qe xhaxhi qe trim i madh se me vepra te hante m....


O Varka, pash zotin, na e trego icik ne forum teseren e Partise Komuniste se kam kuriozitet se nuk kam pare ndonjehere.
Ti o vlla kushedi se sa i flakte ke qene. Perderisa je kaq militiant i zjarrte pas Sales nuk ka si mos te kesh qene komunist i devotshem. Vetem per ata, ca thoshte xhaxhi qe me e shtrenjte se ajo qe thote bibla apo kurani. Po ashtu dhe militantet e Sales te njejten gje bejne. Shante nanon ai, e shanit dhe ju. Tani e mbron nanon ai dhe shan edin, ate beni dhe ju.

Rrofshin Komunistet si Sala......... ohhhh mjer na


Postuar nga IQVLORA datë 13 Prill 2007 - 03:16:

Thuhet se nje ish forumist me nofken boated, anetar i PPSH i burgosur per shperndarje droge ne BM nga disa informacione thuhet se kish kerkuar hallve per 11 prillin,Meqe kete lloj embelsire, qe behet per te vdekurit ne raste pervjetoresh ne Shqiperi ne BM nuk e njihnin,shkuan ne nje dyqan turk dhe i bene trahana.
Me rastin e pervjetorit te 22 te qoftelargut pershendes nje zonjushe ketu ne forum.Per kryeshendosh do t'i hedh dy cigare per ta ngushelluar per mendje.


Postuar nga varka datë 13 Prill 2007 - 07:58:

citoj shejtorin

O Varka, pash zotin, na e trego icik ne forum teseren e Partise Komuniste se kam kuriozitet se nuk kam pare ndonjehere.


Qenkerke kurioz ti shejtor.Me pyet te ta tregoj ate historine e kuriozit ndonjehere.


Postuar nga Ari. datë 13 Prill 2007 - 16:22:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Thuhet se nje ish forumist me nofken boated, anetar i PPSH i burgosur per shperndarje droge ne BM nga disa informacione thuhet se kish kerkuar hallve per 11 prillin,Meqe kete lloj embelsire, qe behet per te vdekurit ne raste pervjetoresh ne Shqiperi ne BM nuk e njihnin,shkuan ne nje dyqan turk dhe i bene trahana.
Me rastin e pervjetorit te 22 te qoftelargut pershendes nje zonjushe ketu ne forum.Per kryeshendosh do t'i hedh dy cigare per ta ngushelluar per mendje.

aahahahaahahhaha e... .
e kuptova per se eshte fjala...

por me duket se ke harruar dhe nje tjeter....apo jo?


Postuar nga Ari. datë 13 Prill 2007 - 16:25:

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
Po jo mo,  juve cpun ka sofua me letrat e tija,ai sishte aq gomar tja shkruante letrat ndonje tjeter per panteren e zeze.
ti sarand ebukur shume e informuar je rreth ketyr gjerave ne vitet 60.. si ka mundesi?? mund te ma thuash?


Postuar nga northwest datë 13 Prill 2007 - 17:57:

[QUOTE]Po citoj ato që tha sarandaebukur
[B]Botohen dy letrat që ish-diktatori ia dërgoi bashkëshortes së tij 
  Kur Enveri i shkruante nga Moska Nexhmijes 


.........................................

Ypsiloni  cun i nones e hape kete teme shume serioze , po na posto nje portret te tij  si diktator qe qe??????

Ypsylon lezhjanet i kam ne billding ku jetoje dhe me sa i njoh une me kane bere pershtypje, jane shume te qete, nuk i kan qef thashe themet, jane shume te dashur, mikpritsa por ama- ne cdo vende ku ka pyll ka dhe derra.Ashtu si ne politike  qe ka  plus e ka minus etj.etj...

 Pershendetje.. Saranda .........................



Saranda me ke ngateru me ndo nje tjeter,ste mora vesh ca do te thuash si diktator qe je,hapu me shum dhe me kjart ne shkrime,jo per gje po un nuk kuptoj kinesçe,shendet dhe gjith te mirat.....


Postuar nga sarandaebukur datë 13 Prill 2007 - 17:58:

Elegji per Enver Hoxhen

Ismail Kadare

Falme Enver qe fryme ste dhashe dot,
Nga kjo fryme e gjalle e trupit tim,
Zemren time te ta nxirrja jashte,
Dhe ta jepja ty me mallengjim.

Falme Enver qe vargu mu rendua,
Falme Enver qe fryme ste dhashe dot,
Shqiperise zemra ju copetua,
Shqiperia jote po derdh lot.

__________________________________________________


Lotet e krokodilave?????????////

Ari cun i nones ne vitetet 60 une kam qene 16 vjece, por nje gje duhet te dish: kush ka kaluar vuajtje te renda nuk ka se si ti haroje por me qe me dole ne shteg po te tregoje disa nga keto.

A mund valle une te haroje qe nena ime nuk arriti te shohe baban e saj me vite e deri ne diten e vdekjes qe duhej ti qendronte prane, se nuk e linin te shkonte se ishte dere kulakuetj etj.

A mund te harohen dajot e mi nga 20 vjet ne burg te Spacit gjoja politik.

A mund ti haroje une vuajtjet e mia qe ai regjim  me la djalin cyryk per gjithe jeten????

Si thua ti Ari?

Pershendetje Saranda


Postuar nga sarandaebukur datë 13 Prill 2007 - 18:12:

Ypsiloni

E ke kuptuar gabim , me shqip ska ku te  veje, kinesce nuk di.Lexoje dhe nje here.

Jo si diktator qe je poooooooo si diktator qe qe(ishte)

Kalofsh dite te mbare Saranda


Postuar nga Ari. datë 13 Prill 2007 - 21:56:

Re: Elegji per Enver Hoxhen

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
Ismail Kadare

Falme Enver qe fryme ste dhashe dot,
Nga kjo fryme e gjalle e trupit tim,
Zemren time te ta nxirrja jashte,
Dhe ta jepja ty me mallengjim.

Falme Enver qe vargu mu rendua,
Falme Enver qe fryme ste dhashe dot,
Shqiperise zemra ju copetua,
Shqiperia jote po derdh lot.

__________________________________________________


Lotet e krokodilave?????????////

Ari cun i nones ne vitetet 60 une kam qene 16 vjece, por nje gje duhet te dish: kush ka kaluar vuajtje te renda nuk ka se si ti haroje por me qe me dole ne shteg po te tregoje disa nga keto.

A mund valle une te haroje qe nena ime nuk arriti te shohe baban e saj me vite e deri ne diten e vdekjes qe duhej ti qendronte prane, se nuk e linin te shkonte se ishte dere kulakuetj etj.

A mund te harohen dajot e mi nga 20 vjet ne burg te Spacit gjoja politik.

A mund ti haroje une vuajtjet e mia qe ai regjim  me la djalin cyryk per gjithe jeten????

Si thua ti Ari?

Pershendetje Saranda





saranda une ti kam llexuar dhe degjuar.. te gjitha intervistat e tua.. po per nje gje ta them me sinqieritetin me te madh... qe me vjen vertet keq per djalin tend...
mjafton te ve veten time ne vend te djalit tend.. dhe e imagjinoj
se si mund te vuaj mamaja ime...
kjo ishte per te te kuptuar..
por...
te futemi ne temen tone...

dicka ka ne mes mes ty dhe ati tjetrit. .qe nuk dua tia ze emrin ne goje... te gjitha gjerat nuk jane te qarta..
sepse e kam degjuar edhe intervisten e atij prandaj.. dhe e verteta ..... me pikpyetje

me respekt ari


Postuar nga sarandaebukur datë 13 Prill 2007 - 22:34:

Nuk jam batall se e ke me pikpyetje? Me thuaj ai tregon gjarpri kembet e veta?

Tema eshte  per Monin o cuno...ok

 


Postuar nga northwest datë 14 Prill 2007 - 01:31:

Ooppsss se kisha par mir,me vjen keq per ato qe te paska ber Vekja,dhe un si ty kam pas qen pak si kulak,po qe te vej vjersha e poezi per ate (Veken) sme ben dora,shendet dhe ja kalofsh sa mire...


Postuar nga sarandaebukur datë 14 Prill 2007 - 01:38:

Loni  te uron nena dhe ty dite te lumtura te te vine, por ata qena e kane lene hijen e tyre mbrapa?/////

Te pershendes Saranda


Postuar nga Ami- datë 14 Prill 2007 - 01:43:

Saranda e bukur

Une kam qene nje nder replikuesit e hershem me ju per shkak te shkrimtarit tim te preferuar Kadare. U emocionova madje edhe kur lexova vargjet e tij per Enverin dhe mendova se shih se c'mund te beje talenti. Me beri te pelqej edhe poezi per njeriun me te urryer te kombit shqiptar. Sinqerisht ta them u emocionova kishte kohe qe nuk i kisha lexuar keto vargje te falenderoj.

Une mendoj se jam nje nder adhuruesit me te medhej te kadarese por ti je me teper se une sepse e njeh vepren e tij me teper nga une dhe e analizon ne cdo presje.

Edhe kjo eshte nje forme e bukur demokracie, ju e urreni nje njeri por i lexoni dhe mesoni permendesh poezite e tij. Te kishte kohe Kadareja them se do ta shkruante edhe nje roman mbi keto argumente. Ndoshta ne thellesi ju e dashuroni Kadarene, te kuptohemi, nuk flasim per dashuri fizike por ate ne subkoshience qe ka te beje me adhurimin dhe me platonizmin.


Postuar nga sarandaebukur datë 14 Prill 2007 - 02:33:

Ami, ja dhe disa te tjera vargje qe i benin furce ish - diktatorit

Ti je zemra, Parti

Vargje të Bardhyl Londos

30 vjet të kam folur me fjalë biri
dhe fjala gjithë dashurinë për ty s’e ka thënë
30 vjet zemra ime ka rrahur për ty
dhe prapë gjithë dashurinë s’e ka nxënë

30 vjet ka folur për ty gurgullima e gjakut
dhe prapë ka shumë të të thotë gjaku im i nxehtë
S’më mjaftokan, jo, 30 vjet që të jem biri yt
S’më mjaftokan bile as dy jetë


Komunistët

Vargje të Dritëro Agollit

Për Enver Hoxhën këngë thur tërë jetën
Se nëna ime bukë i dha me dhallë;
Me të në dhomën pa tavan ne fjetëm
Na puthi ne fëmijëve mu në ballë
Na puthi ne, fëmijët e rreckosur
Në tymin e kandilit e të pishës,
Të zverdhur prej rigonit e prej gjizës
Dhe pa në sytë tanë vetëtima,
Dhe pa ata që sot ngrenë turbina


Lavdi për ty, Parti

Vargje të Dhimitër Shuteriqit

Çaje tynelin me vërtik
Malin e Shqipërisë
Edhe vërsho tej, në të ik,
Hekurudh’ e rinisë
Sos janë male vetëm gur;
Po janë krom e bakër plot,
Thesare plot.
Mbi male sot jam zot,
I lirë e lavdiplotë.
Lavdi për ty, Parti!


“Dimri i dyzet e katrës”

Vargje të Fatmir Gjatës

Kishin ikur zogjtë shtegtarë
E kish ardhur një dimër i marrë
Qefinin kish hedhur mbi male
Dimri i zi, i kuq e i bardhë!
Po ne këndonim Internacionalen,
Këngë për Stalinin dhe Enverë
Dhe si lulet rriteshim në pranverë...


“Alarme të përgjakura”
Vargje të Fatos Arapit

Dhe erdhi Partia ndër shtëpitë tona
Bashkë me baballarët,
Bashkë me vëllezërit e lodhur
Prej pune
Mbi hasër të vjetëve
U ul te qoshja.
Maleve, qyteteve,
U lëshon kushtrimin
Partia e halleve,
Partia e derteve:
-Në këmbë, o të shtypur, e ju, të munduar



Shqiponjat fluturojnë lart

Vargje të Ismail Kadaresë

Ku t’i kërkoj rrënjët e tua, Parti?
 
Si një rrap madhështor mbi këtë vend të lashtë
Ke mbirë ndanë udhës ku shkojnë shtrëngatat
Ato rrahin të të shkulin,
Por ti veç vaditesh
Prej shqotës së tyre
Dhe mes shqotave rritesh.


“Çast nga pranimi në Parti”

Vargje të Ndoc Gjetes

Kur po plotësoja autobiografinë
Me shkrim të pastër dhe të bukur.
Më dukej sikur hidhnin valle gërmat dhe firma
Nën ritmet e zemrës sime të lumtur.

Pastaj kur më dhanë për herë të parë
Teserën e Partisë shokët e komitetit,
Më dukej sikur mbaja në dorë
Tërë peshën e shqetësimet e planetit.


Enveri midis nesh

Vargje të Ndoc Paplekës

Sot Shqipëria s’ka dy milionë,
Por dyqind milionë...
Tha plaku nga Valbona-
Këtu edhe toka qet zjarr,
Edhe guri qet zjarr,
Edhe ahu qet zjarr,
Edhe pushka qet zjarr,
Edhe zemra qet zjarr,
Po të japë kushtrimin
Enveri.


“Këngët e rinisë”

Vargje të Natasha Lakos

Parti,
Mijëra mëngjese kam hapur sytë
Dhe kam gjetur dritën tënde.
Parti;
Mijëra ditë fjalën e parë e kam këmbyer me ty;
Parti;
Në mijëra ditë më bëre trime,
Parti;
T’u bëftë dita një mijë!


“Meditim nga uzina e çelikut”

Vargje të Sulejman Matos

Nga konturet e hekurta të kësaj uzine
Dëgjoj këngën e hekurit si ngjitet lart,
Për një këngë të tillë ëndërruam në shekuj,
Kur na munguan armët dhe luftuam me sfurqe,
Kur na mungonte plori i parmendës.
Kjo tokë e vaditur me djersë dhe me gjak
E ruajti këtë këngë thellë në gji
Për këto ditë të bardha, ditët e Partisë.


Ditëlindja e madhe
Vargje të Xhevahir Spahiut

Shtëpi e varfër,
Sup më sup me shoqet,
Dalë nga të çarat e dheut,
Dalë nga dhembjet e popullit.
Në strehët e saj
Erërat frynin,
Të thëllimta.
Akull.
Komunistët çelnin shtegun e një ere të re.
Çelnin në mes të shekullit
Shekullin.


Parti e vendit tim

Vargje të Xhuljana Jorganxhi

Ne mal përmbi këto male
E ngritëm Shqipërinë,
Plot dritë e sotmja jonë,
Më të bukura ditët vijnë
Dhe dora shtrëngon dorën
Dhe bëhet grusht i fortë,
Të gjithë rreth Partisë
Rreth shokut Enver Hoxha
______________

Hipokrizia eshte dhurate 










Postuar nga elsaaa datë 14 Prill 2007 - 22:23:

kadareja me xhaxhin enver...


Postuar nga IQVLORA datë 15 Prill 2007 - 00:32:

Po ju trgoje nje ngjarje reale e me emra te vertete.
Jam ndodhur ne nje gjyq ne Vlore ne vitin 1975.Aty gjykatesi me shtrig qe kishte Vlora,i quajtur Gaqo Sheshi denoi me 15 vjet heqje lirie me nenin 55 Faik Lamaj nga fshati Treblove.Pse do te thoni ju?
Ai kish qene ne nje dasem ne Lushnje dhe kishte ngritur nje dolli per deshmoret e ballit Kombetar,por dikush e kish spiunuar dhe ai e hengri.
Dasma ishte ne shtepine e nje kulaku dhe gjithe dasmoret ishin kulak.Kush ishte spiuni?Pra ishte nje kulak edhe ai.
Besoj me kuptoni.Mos u zini bese shume fjaleve qe thone @kulaket@


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 15 Prill 2007 - 01:25:

codet html ketu nuk lejohen.. kshu qe po ju jap link ku i kendohet dhe nje kenge per te madhin enver.. ( eshte halla ime qe kendon.. ka qen e vogel rreth 15-16 vjece)

Kliko Ketu


Postuar nga Ari. datë 15 Prill 2007 - 02:14:

o kota.. po pse?
vertet halla jote ka qene ajo???? sa here e kemi kenduar kete kenge ne shkolle ahaaaahaaaha


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 15 Prill 2007 - 04:16:

jo halle e drejt per drejt... eshte kushurira e pare e tim eti.. po halle me bie


Postuar nga northwest datë 15 Prill 2007 - 07:40:

Citim:
Po citoj ato që tha KOTA_97
jo halle e drejt per drejt... eshte kushurira e pare e tim eti.. po halle me bie


lale ku eshte kenga dhe kush e kendon..


Postuar nga northwest datë 15 Prill 2007 - 07:42:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Po ju trgoje nje ngjarje reale e me emra te vertete.
Jam ndodhur ne nje gjyq ne Vlore ne vitin 1975.Aty gjykatesi me shtrig qe kishte Vlora,i quajtur Gaqo Sheshi denoi me 15 vjet heqje lirie me nenin 55 Faik Lamaj nga fshati Treblove.Pse do te thoni ju?
Ai kish qene ne nje dasem ne Lushnje dhe kishte ngritur nje dolli per deshmoret e ballit Kombetar,por dikush e kish spiunuar dhe ai e hengri.
Dasma ishte ne shtepine e nje kulaku dhe gjithe dasmoret ishin kulak.Kush ishte spiuni?Pra ishte nje kulak edhe ai.
Besoj me kuptoni.Mos u zini bese shume fjaleve qe thone @kulaket@



mosssssssss,thoshin qe ata qe shkonin ne gjyqe ne kohen e Vekes ishin deshmimtare :p mosss valle ???????
IQVLORA mos me zhgenje te lutem...


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 15 Prill 2007 - 09:13:

ypso... kliko atje te linku ku kam thene.. eshte nga mezi kenga


Postuar nga IQVLORA datë 15 Prill 2007 - 20:46:

Citim:
Po citoj ato që tha ypsiloni


mosssssssss,thoshin qe ata qe shkonin ne gjyqe ne kohen e Vekes ishin deshmimtare :p mosss valle ???????
IQVLORA mos me zhgenje te lutem...





ypsyloni gjer tani nuk kam qene deshmitar ose i paditur ndonjehere,por per te kaluar kohen shume te papune shkonin dhe degjonin ndonje gjyq ,i cili behej me dyer te hapura.Keshtu edhe une i dashur ypsylono me cuan kembet tek gjykata vetem sa per te kaluar kohen.Po te them se kisha lene punen per arsye sepse do te shkoja te kryeja sherbimin ushtarak.Keto qe deklaroj i them me nderin qe ka nje burre i moshes sime,sepse tani burra nuk ka me por meshkuj.Thellohu pak se ku qelloj une,mos ja fut nga barku thote arilabi.Jam ruajtur si djalli nga vetetima nga pislleqe te tilla,prandaj e kam koken larte ne shoqeri e miqesi.Nqse te vjen keq per ndonje qe kerkon te hedhi balte mbi njerezit me te cilet ne shqiptaret krenohemi,vertet po me zhgenjen ypsilono.Degjoi mire kemboret per ke bien!
Po ke deshire mund t'i prezantohemi njeri tjetrit me emrat tane real dhe je i lire te pyesesh per mua ke te duash.
Ato qe kam shkruar ,pra jane realitet dhe nje rastesi per mua,te cilen nuk do ta harroj kurre.


Postuar nga northwest datë 15 Prill 2007 - 21:38:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA




ypsyloni gjer tani nuk kam qene deshmitar ose i paditur ndonjehere,por per te kaluar kohen shume te papune shkonin dhe degjonin ndonje gjyq ,i cili behej me dyer te hapura.Keshtu edhe une i dashur ypsylono me cuan kembet tek gjykata vetem sa per te kaluar kohen.Po te them se kisha lene punen per arsye sepse do te shkoja te kryeja sherbimin ushtarak.Keto qe deklaroj i them me nderin qe ka nje burre i moshes sime,sepse tani burra nuk ka me por meshkuj.Thellohu pak se ku qelloj une,mos ja fut nga barku thote arilabi.Jam ruajtur si djalli nga vetetima nga pislleqe te tilla,prandaj e kam koken larte ne shoqeri e miqesi.Nqse te vjen keq per ndonje qe kerkon te hedhi balte mbi njerezit me te cilet ne shqiptaret krenohemi,vertet po me zhgenjen ypsilono.Degjoi mire kemboret per ke bien!
Po ke deshire mund t'i prezantohemi njeri tjetrit me emrat tane real dhe je i lire te pyesesh per mua ke te duash.
Ato qe kam shkruar ,pra jane realitet dhe nje rastesi per mua,te cilen nuk do ta harroj kurre.



IQVlora mos u merzit se un nje pyetje bera,po qe se je merzitur na fal,jo per gje po je imadh dhe kot nuk thon ( plakut po*** mos ja degjo po fjalen degjoja) shendet,,,Kota do ta shikoj prap ,flm


Postuar nga arturm datë 16 Prill 2007 - 01:21:

IQ

Nuk mendoj qe duhet te na japesh shpjegime per veprimet e tua. Jam i bindur, me sa te njof virtualisht, qe cfaredo ke bere dhe ku do e ke bere eshtre bere me ndergjegje te plote dhe e arsyetuar mire prej teje.

Psh dhe respekte.


Postuar nga IQVLORA datë 17 Prill 2007 - 00:35:

Faleminderit arti dhe Ypsyloni!Me ka karakterizuar gjithmone ndershmeria ne jeten time dhe keshtu do te vdes.Gjer me sot nuk i kam borxh(nuk eshte fjala per pare) askujt.Prekem shume kur dikush me "akuzon"padrejtesisht.Patjeter qe ju kerkoni ta ngacmoni plakun,i cili zemren e ka te mbushur me dashuri per ju djemte dhe vajzat shqipetare.

Respekt per djemte tane te mrekullueshem!
Ju perqafoj te dyve!
IQVlora


Postuar nga sarandaebukur datë 17 Prill 2007 - 19:23:

Në 1993-in, eshtrat e tij u gjetën pa kafkën në periferi të
Beratit, njeriu që bëri krimin dëshmon: "Kisha urdhër"

Diku në rrethinat e Beratit, në verën e vitit 1993, një grup familjarësh arritën të gjejnë vendndodhjen e një varri të përbashkët, ku në korrikun e vitit 1945, ishin pushkatuar dhe groposur pesë kundërshtarë të komunizmit. Mbasi u gjendë vendndodhja e varrit të humbur për gjysëm shekulli, filluan gërmimet dhe eshtrat e të pestëve filluan të konturohen pak e nga pak. Por, tek pesë skeletet e gjetura mungonin krejtësisht kafkat e kokës.

Të nesërmen e asaj dite, nga gërmimet e tjera, rreth gropës së madhe, disa metra larg saj u gjetën dhe kafkat që mungonin nga skeletet. Kush ishin ata të pestë dhe pse ishin pushkatuar? Përse eshtrat e trupave gjendeshin në një gropë të përbashkët dhe kokat e tyre të prera më tej? Pas ekzaminimeve të bëra, nga të afërmit u zbulua se midis tyre ishte dhe Abaz Omari. Ky ish avokat i njohur, ishte nipi i numrit Një të Shqipërisë komuniste, Enver Hoxhës (djali i vajzës së xhaxhait) dhe katër të tjerët shokë dhe bashkpuntorë të tij.

Kush ishte Abaz Omari?

Abaz Omari kishte lindur në qytetin e Gjirokstrës në vitin 1906 dhe fëmijria e tij kishte kaluar tek shtëpia e Hoxhatëve, pranë gjy@#%$ të tij Hysen Hoxhës. Në këtë shtëpi të madhe Abazi i vogël luante me shokun dhe kushëririn e tij Enver Hoxhën që ishte vetëm dy vjet më i vogël nga ai. Ai në fillim shkoi në shkollë aty në qytetin e lindjes së bashku me Enverin, për të vazhduar më tej mësimet në Leçe të Italisë. Pas kthimit nga Italia, Abazi dërgohet nga familja për të vazhduar mësimet në Liceun Francez të Korçës dhe pasi e mbaron shkëlqyeshëm atë, fiton një të drejtë studimi për në Paris dhe Grenobël të Francës. Abazi pasi u diplomua në shkencat Juridike në Montpelje në vitin 1939, kthehet në Paris ku studjoi dhe mori leksione në një kurs të gjatë për Histori Arti pranë Akademisë së Arteve të Bukura të këtij qyteti. Gjatë atyre viteve të qëndrimit në Paris, Abazit i erdhi në dhomën ku banonte, kushëriri i tij Enver Hoxha i cili kishte qenë për studime në Montpelje. Abazi me Enverin përveç shkollës fillore në Gjirokastër, kishin studjuar bashkë dhe në Korçë në Liceun Francez. Arsyeja e vajtjes së Enverit për tek Abazi në Paris, ishte sepse në Montpelje ku kishte studjuar për gjashtë muaj, qeveria shqiptare ja kishte prerë bursën pasi ai nuk kishte mundur të shlyente dot asnjë provim. Abazi e mbajti Enverin për disa muaj në dhomën e tij, ku të dy jetonin vetëm me kursimet që ai kishte lënë mënjanë gjatë atyre viteve që studjonte në Paris. Lidhur me këtë gjë në kujtimet e tija vite më vonë Enver Hoxha do të shkruante:"…Pasi kishim ngelur në një gjendje të vajtueshme bashkë me kushëririn tim Abaz Omarin, shkonim në restorante kineze të Parisit dhe hanim vetëm pilaf." Duke parë gjendjen e keqe financiare në të cilën kishte ngelur Enveri pas prerjes së bursës, Abazi për ta ndihmuar sadopak, ndërhyri tek Eqerem Libohova, (Ambasadori i Mbretërisë shqiptare në Francë) që ishte miku i ngushtë i Bahri Omarit. Ambasadori shqiptar Libohova e rregulloi studentin gjirokastrit Enver Hoxhën, që të fillonte punë si sekretar i Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Bruksel. Konsulli që ishte një milioner hebre-belg, e mbajti Enverin për disa muaj në punë dhe më pas e përzuri. Pas kësaj Enveri i ngelur pa asnjë mjet jetese në gjendje të mjerueshme, si ngeli gjë tjetër veçse të kthehej në Shqipëri.


eri në Fier për të eleminuar Abazin

Në vitin 1939 pasi Abaz Omari përfundoi studimet dhe u diplomua në Francë, u kthye në Shqipëri ku filloi punë si Jurist në Ministrinë e Financave. Pasi punoi për disa muaj në Tiranë, ai u kthye në qytetin e Fierit ku ishte vendosur familja e tij pas shpërnguljes nga Gjirokastëra. Me të vendosur në këtë qytet, Abazi u lidhë me disa nga intelektualët e njohur antifashistë që kishin filluar të grupoheshin. Lidhur me këtë Veli Frashëri përkthyesi (anglishtes) i Mithat Frashërit në kujtimet e tija dëshmon:"Në shtëpinë e Abaz Omarit në Fier, ne formuam grupin e rezistencës kundër pushtuesëve italianë që në vitin 1939. Në këtë grup, përveç Abazit bënin pjesë dhe Myzafer Trebeshina, Tefik Cfiri e ndonjë tjetër. Grupimi ynë i rezistencës kishte ide dhe program social-demokrat dhe më vonë ne u bashkuam me grupin e Vlorës që drejtohej nga Skënder Muço". Pas formimit të Grupit të Rezistencës në qytetin e Fierit, me iniciativën direkte të Abazit u krijua çeta e parë antifashiste e Mallakastrës e përbërë prej 7-8 vetësh. Veli Frashëri, Abaz Omari dhe Nexhat Peshkëpia, (burri i motrës së Abazit) në vitin 1942 u lidhën dhe me Skënder Muçon në Vlorë dhe formuan një grupim social-demokrat që një vit më vonë në 1943-in arritën ta kristalizonin si parti. Asokohe ata nxorrën në Fier dhe numrat e parë të gazetës së tyre "Zëri i Lirisë" të cilën e drejtonte intelektualja e njohur Musine Kokalari (ishte lauruar në Romë për Filozofi) ku shkruanin Prof. Jusuf Luzaj, Abaz Omari, Skënder Muço etj. Në shtatorin e vitit 1943, Enver Hoxha u nis për në qytetin e Vlorës. Qëllimi i atij udhëtimi sipas kujtimeve të mëvonëshme të Hoxhës, ishte "likujdimi i grupit franksionist të Xhepit e Qorrit" Anastas Lulës dhe Sadik Premtes në qarkorin e partisë së Vlorës. Gjatë atij udhëtimi për në Vlorë, Enver Hoxha qëndroi disa ditë në qytetin e Fierit duke u strehuar në shtëpinë e Llaz Sukut. Gjatë atyre ditëve në shtëpinë e Sukut, Enver Hoxha u informua rregullisht për të gjithë veprimtarinë e Abaz Omarit dhe grupimit social-demokrat që vepronte në atë qytet.

Dëshmitarë të asaj kohe pretendojnë se atëhere ka pasur dhe një plan të inicuar nga Enver Hoxha për eleminimin e Abaz Omarit. Lidhur me këtë gjë, Mërkur Omari vëllai i Abazit (partizan, ish ekonomist i lartë i internuar për vite në fshatrat e Lushnjes) dëshmon: Në shtëpinë e Llaz Sukut ku ishte strehuar, Enveri thërriti Rakip Kryeziun një gjirokastrit shumë i varfër që ishte komandant i Njesiteve Guerile të Fierit, të cilit i parashtroi planin e eleminimit të Abazit duke i thënë se ajo ishte "porosi e udhëheqjes së partisë". Në mbremjen e asaj dite teksa po rrija para shtëpisë më thërriti Rakip Kryeziu dhe më tha që të shkoja në shtëpinë e tij se do të më jepte një porosi për Abazin. Unë pa dyshuar e ndoqa prapa dhe kur shkuam në dhomën e tij, ai së bashku me një tjetër që ishte aty, më thanë që atë darkë ta lija portën e shtëpisë të hapur pa çelës, pasi ata do vinin për ta marrë Abazin për një problem që kishin. "Të japim fjalën e komunistit se Abazit nuk i bëjmë asgjë", më thanë ata. Unë kisha ngelur i shtangur dhe nuk pranoja, kurse Rakipi më kërcënonte me një revole që kishte në dorë dhe më thoshte se po ta bisedoja me njeri atë gjë, isha i dënuar me vdekje. Unë portën nul e lashë të hapur dhe nga frika atë natë nuk i thashë gjë Abazit. Të nesërmen i tregova gjithshka dhe ai mori masa për tu mbrojtur. Pas tre ditësh ata e kuptuan se unë i kisha treguar Abazit dhe na dërguan fjalë se ishim të dënuar nga partia me vdekje të dy. Pas dështimit të këtij plani, për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Abazit, Enver Hoxha mori masa që gjithshka të mbetej e fshehtë. I vetmi njeri që mund ta dekonspironte atë aksion ishte Rakip Kryeziu, i cili ato ditë u rrethua në një shtëpi në periferi të Fierit nga forcat balliste të Bajrush Kosovës dhe u vra prej tyre si shkak për aksionin e rrëmbimit të Abazit."


Enver, incidenti në shtëpinë e Omarit

Në kohën që Enveri qëndroi në Fier për të eleminuar Abazin, lidhjet me të i kishte ndërpreë që pas ardhjes nga Franca. Në fakt për herë të fundit ata ishin takuar në Tiranë në shtëpinë e Bahri Omarit aty nga fundi i viti 1941.Lidhur me këtë takim në librin e tij "Kur hidheshin themelet" Enver Hoxha dëshmon:" Jam zënë keq njëherë me Abaz Omarin, një kushëririn e Bahriut nga i ati, por dhe i yni sepse xhaxhai im Hysen Hoxha e kishte nip (djalin e vajzës) Njiheshim që fëmijë, kur ishim të rinj vinte shpesh në shtëpinë tonë. Edhe ai kishte bërë Liceun e Korçës dhe kishte vajtur në Paris, por pasi kishte qëndruar nja katër vjet me paratë e babait që e kishte pronar të madh tokash dhe tregtar të madh në Fier, ishte kthyer pa diplomë në Shqipëri dhe ca kohë ushtroi zanatin e të jatit. Më vonë ai mori një grua me prikë (pasuri) të madhe dhe me të hollat e saj u kthye në Francë e mori diplomën në Drejtësi dhe erdhi e u bë avokat. Kisha kohë që nuk isha pjekur me të, sa një ditë pas pushimit e gjeta tek motra ime Fahrija. U puthëm e u ngalasëm dhe e urova e pas bisedave të zakonëshme filluam ato politike. Mbaja mënd se dikur Abazi shfaqej si antifeudal demokrat i majtë. Por ç` të shihja, kur fola për luftën, për domosdoshmërinë e saj, na doli se Abazi nga i majtë na ishte bërë i djathtë, nga demokrat na ishte bërë një mbrojtës i madh i të pasurve, me një fjalë kishte ndërruar lëkurën. U grindëm e kushedi se si do të kishte mbaruar grindja, po të mos kishte ndërhyrë në mes motra ime Fahrija. Më nuk e pashë këtë njeri që u bë një qen zinxhiri i Ali Beut (Këlcyrës) e u bë ballist e bashkpuntor i gjermanëve". Por sot pas kaq vitesh njerëz të afërt të Enver Hoxhës japin version tjetër nga ai episod që shkruan ai. Këtë gjë e konfirmon dhe Mërkuri vëllai i Abazit. Në atë darkë Bahriu kishte ftuar dhe Nexhat Peshkëpinë dhe Abazin. Gjatë darkës Enveri filloi të bënte propagandë komuniste dhe ende pa mbaruar fjalën, Abazi i kthehet atij:" Si s` të vjen zor që flet në këtë mënyrë, ti je përzier më një grup aventurierësh antishqiptarë e vagabondë, që kudo që shkoni bëni propagandë bolshevike". I prekur rëndë nga fjalæët e Abazit, Enveri nxehet keq dhe i` a kthen:" Kur të fitojë Stalini, ne komunistët do t`iua presim kokën ju mutistëve". Fjalët që tha Enveri i shoqëroi dhe me xheste të duarëve. Pas kësaj, Abazi mori një pjatë dhe qëlloi drejt Enverit i cili largoi kokën dhe pjata u thye në mur. Darka u prish dhe Nexhat Peshkëpia e mori me vete Enverin në shtëpinë e tij për të mbyllur sherrin. Ky ishte dhe takimi i fundit që patën dy kushërinjtë, të cilët ndonëse ishin rritër në një shtëpi, kishin mësuar në të njejtat shkolla, kishin ndjekur drejtime të ndryshme në jetë.


Enveri: Ekzekutoheni

Në fillimin e vitit 1944, Abazi vjen në Tiranë dhe në një takim që Balli Kombëtar bëri me intelektualët e Tiranës në Kinema "Kosova" , pas Abaz Ermenjit e mori fjalën dhe ai ku midis të tjerave tha:"Nëse komunizmi vjen në vatrat tona, meritë e tij do të jetë mjerimi dhe për popullin uria. Njerzit do të vihen në rresht për një copë bukë. Kam jetuar shumë vjet në Francë. Atje librat për komunizmin mbeten rrugëve se nuk i lexon njeri. Këtu njerzit të gënjyer nga disa aventurierë po përkrahin komunistët. Ata do të kujtojnë Siberinë ruse me kampet e përqëndrimit që do hapin" Në vjeshtën e 1944-ës kur komunistët ishin afër triumfit, shumë nacionalistë u grupuan në Shijak për tu larguar me anë te detit nga Shqipëria. Në një takim të madh që u mbajt atje, Abazi ju bëri thirrje atyre që të mos largoheshin, por ta vazhdonin luftën deri në fund. Pak ditë pas atij takimi Omari arrestohet nga partizanët në Shijak së bashku me shokun e tij Qazim Shehun të cilët i sjellin në Tiranë në një shtëpi që ishte kthyer si burg pranë rrugës "Qemal Stafa". Pasi u mbajt për tre muaj aty, Abazi u dërgua në Berat për të dalë në gjygj. Një muaj pas arrestimit, motra e tij Ferro, (gruaja e Nexhat Peshkëpisë) bashkë me vëllanë e vogël Mërkurin, shkuan dhe trokitën në shtëpinë ë Enver Hoxhës (vila e Shefqet Vërlacit) i cili pasi u lajmërua në telefon i ftoi të hynin brenda. Pasi ata hynë në shtëpi, Enveri që po hante bukë i priti shumë ftohtë. Ferro me Mërkurin duke parë atë situatë nuk e hapën fare muhabetin e Abazit. Enveri rëndë rëndë ju drejtua Mërkurit:"Hë mor ballist, si i ke punët sikur ta kam lexuar emrin në gazetë?" Mërkuri ngeli i habitur e nuk dinte se ti përgjigjej (në fakt Mërkuri kishte qenë partizan). Në atë kohë në shtëpi hyri Nako Spiro dhe Enveri u largua bashkë me të pa i përshëndetur dy kushërinjtë. Pas disa ditësh Ferro shkoi dhe njëherë tek shtëpia Enverit i cili ja preu shkurt:"Abazin ne do ta dënojmë, se nesër mund të vritet djali yt". Ferro u largua nga ajo shtëpi pa e kuptuar kurrë kuptimin e atyre fjalëve fatale që i tha kushëriri i saj dhe njëkohësisht Kryetari i shtetit Shqiptar, i cili i kishte arrestuar vëllanë dhe priste ta ekzekutonte.

Sipas fjalës që i tha kushërirës Ferros, për vëllanë e saj, më 7 korrik 1945 gjashtë muaj më vonë, Enver Hoxha do e mbante "premtimin". Në një radiogram, dërguar Gjykatës Ushtarake të Korpusit të IV-të në Berat ai shkruante:" Në përgjigjie të shkresës suaj nr.140. dt.7.VI.1945 aprovohet dënimi me vdekje i Abaz Omarit me shokë. Na lajmëroni datën e ekzekutimit". Komandanti i Përgjithshëm Gjeneral-kolonel Enver Hoxha. Pas pak ditësh ajo Gjykatë Ushtarake me Prokuror M.Bllaci. e gjygjtar M. Karafili, F. Bedeni e N. Lekdushi, sipas porosisë së Komandantit zbatuan detyrën. Pas pushkatimit një dorë e stërvitur (K.D. nga Kallarati i Vlorës) me një sëpatë të rëndë ju preu kokat duke i groposur në një gropë të veçantë pak më larg trupave. Vetëm 48 vjet më vonë ai njeri do të pohonte :" Kisha urdhër, po të mos j`ua prisja unë, bashkë me kokat e tyre do shkonte dhe e imja".

---------------------------------------------

Ehhh si iknin ato koka , priteshin si te ishin bageti?///


 
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.