Forumi Horizont
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Forumi Horizont ... per mua .... Per ty ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15993)


Postuar nga devolliu datë 03 Qershor 2008 - 11:31:

Post Forumi Horizont ... per mua .... Per ty ?

Pershendetje te dashur miq te forumit .
Kam nje kohe te gjate qe hyj ne forum dhe te them te drejten jam ndier shum mire , pavarsisht se kam hyre me shkeputje kjo per shkak te rethanave , sa here me eshte dhen rasti kam hyre , shum her jam kenaqur shum her jam nevrikosur e shum shum her kam qeshur ....
po per ju car efekti ka ?? ju lutem jepni mendimin tuaj

devolliu


Postuar nga devolliu datë 03 Qershor 2008 - 11:48:

Post

Po bej reth 4 vjet , qe kam hyr ne forum dhe , te them te drejten ka patur raste kur kam derdhur vertet lot.Lot hidherimi por edhe lot gezimi,per mua nuk esht thjesht nje forum qe hyj e shtyj kohen , por me te vertete kam krijuar nje respekt te madhe per forumin dhe personat qe shkruajn ketu dhe me vjen vertet keq qe shum prej tyre me nuk jane Persona qe me te vertet i jepnin forumit shum bukuri ne te gjitha aspektet ....


Postuar nga Vizioner datë 03 Qershor 2008 - 11:56:

Re: Forumi Horizont ... per mua .... Per ty ?

Citim:
Po citoj ato që tha devolliu
Pershendetje te dashur miq te forumit .
Kam nje kohe te gjate qe hyj ne forum dhe te them te drejten jam ndier shum mire , pavarsisht se kam hyre me shkeputje kjo per shkak te rethanave , sa here me eshte dhen rasti kam hyre , shum her jam kenaqur shum her jam nevrikosur e shum shum her kam qeshur ....
po per ju car efekti ka ?? ju lutem jepni mendimin tuaj

devolliu



Pershendetje Devolliu!

Efekt ne rradhe te pare: Te shmang deri diku Merzitnine qe te jep pak a shume vetmija jashte, vendit ku ku kemi lind dhe rritur! Dhe kete vetmi eshte me mire kur e shmang duke qene "ne mes" te bashkeatdhetareve, duke diskutuar, duke bere shaka, dhe mbase duke krijuar njohje te Reja shoqerore!
Eshte e qarte qe Forumi, njohjet-bashkebiseduesit jane Virtualle por, per mua do te thote qe mbas cdo Nick-Name eshte nje Njeri, i cili ka ndjenja, llogjiken e vet dhe menyren e vet te te shprehurit. Dhe ky njeri duhet Respektuar, ashtu sic respektohet dhe kur e ke bashkebiseduesin perballe!
Pra, Forume te tilla, sidomos per NE qe jemi jashte Shqiperise ku dhe kontaktet me bashkeatdhetare i kemi te kufizuara, eshte dicka shume e mire! Ketu mesojme pak a shume, dhe rreth Shteteve te tjera, nepermjet pershkrimit-tregimit qe i ben secili nga NE!
Por, gjithashtu, mesojme dhe te Rejat rreth vendit tone, nepermjet atyre qe jetojne ne Shqiperi!

Pra, ne thelb; Forumi eshte dicka Pozitive per secilin nga NE!


Me nderime
Une jam...!!!
Elbasanlli


Postuar nga devolliu datë 03 Qershor 2008 - 12:10:

Thumbs up

Pershendjet e mia Elbasani .....

e kam provuardhe une gjate qendrimit qe isha ne angli , ky forum me hiqte merzine ishte i vetmi shok me SHOKE shume qe me kan dhene shum caste te bukura ,me ka ber te shkruaj gjera dhe mendime te cilat edhe vet kur i rishikoj habitem nonjeher me veten dhe them , te kem qen un ky qe kam shkruar kete apo ato mendim ( flas per qendrimin tim ne angli ) qe para se te hyja ne forum isha shum i merzitur dhe rastesisht kam hyr ne forum dhe te them te drejten nuk dija as te regjistrohesha po sa hyra u ndjeva tjeter njeri , me njerezit qe ishin vertet njerez , nuk do ta haroj kure Landi dursakun , ksenian , anaz , eng_gerl , ksenia , ploshtani e shum e shum te tjere qe te kan dhen shum per ne ne kete forum ....


Postuar nga Lela_Dr datë 03 Qershor 2008 - 13:47:

Ahhhh mer Devolliu cfare te themi per forumin.
Sic ke shkruajtur dhe vete me siper, shpesh forumi na gjindet si shok i ngushte, ku ne flasim (ne kete rast shkruajme) mendimet tona, dhe i ndajme me te tjere, Pavaraseisht kush i lexon. Dikujt i pelqejne, dikujt s'i pelqejne.

Fale forumit kam krijuar dhe nje shoqeri shume te bukur Virtuale, dhe ne disa raste eshte krhyer edhe ne shoqeri reale.
Kjo per faktin se nganjehere i njohim personat nepermjet germave. Dhe kjo na ben me shume kurioze, te mesojme me shume nga anetaret.

Plus qe ky forum eshte bere si nje ditar. Sepse shpesh here me pelqen te rilexoj veten se si kam qene dhe si po ndryshoj dita dites.

Momentet me te bukura qe kam kaluar ne forum ka qene periudha me Land Durrsakun, Kontinetin, klodel, Myzo, Keila, Durrsakja topolake, plloshtani, dhe gazetari i Thashethemeve NS-6. Gallatat qe kemi bere ate kohe, nuk i harroj dot. Mezor mbanim barkun me dore nga te Qeshurat.
Plus qe Plloshtani eshte Qeveri ne vete....duhet te dish ta interpretosh ate njeri.

Shpesh jam munduar te largohem por ja qe komunikimi mes atdhetareve eshte me i forte.
Nuk mohoj se ka pasur dhe momente ku kemi derdhur edhe pike loti, sa ne poezi te bukura, sa ne lajme te hidhura........

Por gjithmone forumin e kam pare me nje vizion pozitiv. Nje menyre per te ndejtur ne kontakt me shoqerine shqiptare kur te mungon, (sidomos ne momente te veshtira te jetes)


Postuar nga SEXI datë 03 Qershor 2008 - 14:45:

Qe kur jam regjistruar dhe deri tani:
Shume here dhe pothuajse perdite kam qene online...por ka pas dhe raste pushimesh 1-2 javore qe s'kam pasur mundesi te hyja fare...
Shume jam kenaqur por dhe jam merzitur...
Kam bere shume miq por pa harruar dhe armiq...
Shume kam qeshur por asnjehere s'kam qare (me shkrimet e anetareve)...
Shume me kane simpatizuar dhe shume me kane urryer (gjithashtu dhe une )...
Kam mare shume m.p nga miq virtual qe me te veretete ja vlejne dhe une gjithashtu ja kam kthyer me gjithe respekt...
S'kam dashur asnjehere te largohem nga forumi dhe mendoj qe s'do ta bej kurre (vetem ne ndonje rast te veçante fare)...
Sado qe shume miq ketu qe beja shume muhabet dhe shaka jane larguar ose disa kane filluar s'na e varin per mua jane po ata miq te pare...
Ndjej shume mall per shkrimet e disave...por nuk besoj se ndokush ndjen mall per shkrimet e mia (kjo pak rendesi ka)...
Me vjen keq qe disa nuk shkruajne me se nga shume miq ngela me pak...por ndonjehere thone; pak e sakt
S'dua te permend emra as per te mire as per te keq...por çdonjeri ketu e di se çmendim kam une per çdokend...
Respektet e mia miq.
SEXI ( M.G. )


Postuar nga devolliu datë 03 Qershor 2008 - 14:47:

Thumbs up

..... pikerisht Lela prandaj e hapa edhe kete teme , per te kujtuar ate kohe , po sic i thone nje fjale cdo fillim e ka nje mbarim , e kama fjalen per ata persona qe nuk ndodhen me ketu ne forum megjithate une i uroj qe te jene te gjith mir dhe te mira te ken ne jeten e tyre asnjerin prej jush nuk njoh personalisht por me ka mjaftuar te krijoj nje imazh per secilin

ah po kam njohur personalisht vetem anaz dhe me te vertet eshte shpirt njeriu >


Postuar nga zemer-.... datë 03 Qershor 2008 - 15:57:

Pershendetje Devolliu.
Ide e bukur kjo per te shprehur si ndjehemi ne forum,mua me ka plotesur ate vetmine e trishtuar qe ndjej prej shum vitesh ne emigrim me eshte bere si nje mik i pandare dhe pse nuk shkruaj shum,por e lexoj pothuajse cdo dite,kam krijuar miqesine time dhe ndjehem e kenaqur,ka pasur dhe momente qe jam ndjere keq kur kam lexuar dicka qe me ka prekur,kam qeshur dhe me te fortat qe shkruajne.I them te gjithe forumistave qe jeni thjeshte te mrekullueshem.


Postuar nga Klodel datë 03 Qershor 2008 - 22:27:

devolliu pershendetje, shpresoj te jesh mire dhe kur ta pish i kafe me Anaz beji sh te fala nga une se rrob zoti eshte jemi bere per mall.

per mua forumi? ambjent komunikimi, argetimi, debati, fantazie, clodhjeje, lufte, ngritje nervash, humori. Tani nje faqe qe hapet me shume nga zakoni sesa nga kurioziteti. por cdo gje evolon nuk eshte statike. sherbeu mire per kohen.


Postuar nga devolliu datë 03 Qershor 2008 - 22:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
devolliu pershendetje, shpresoj te jesh mire dhe kur ta pish i kafe me Anaz beji sh te fala nga une se rrob zoti eshte jemi bere per mall.

per mua forumi? ambjent komunikimi, argetimi, debati, fantazie, clodhjeje, lufte, ngritje nervash, humori. Tani nje faqe qe hapet me shume nga zakoni sesa nga kurioziteti. por cdo gje evolon nuk eshte statike. sherbeu mire per kohen.



pershendetjet e mia mbeske jam shum mir faleminderit prej teje ,dhe jam aty ku doja gjithnje te isha, ne devoll patjeter qe do i bej te fala

ps me mer malli per shkrimet e tua ri ri edhe u hedh nga nje sy
se te pakten kur nuk di cte shkruash te ben mire te lexosh ata qe shkruajn bukur

gjith te mirat klodel


Postuar nga kotka datë 03 Qershor 2008 - 23:11:

Forumi per sherraxhinjte eshte vend sherri.

Forumi per komunikuesit eshte vend komunikimi.

Forumi per shitmendesit eshte vend per te shitur mend.

Forumi per egoistet eshte vend per te vene ne perdorim egoizmin e tyre.

Forumi per njerezit me humor eshte vend humori.

Forumi per qaramanet eshte vend per te qare.

Forumi per ata qe duan te shkruajne eshte vend per te shkrojtur.

Forumi per ata qe duan te mesojne eshte vend per te mesuar.

Forumi per ata qe duan te ndihmojne eshte vend per te ndihmuar.

Dhe ne fund per ata qe duan te llapin si puna ime eshte vend per te llapur


Postuar nga Glaukus datë 03 Qershor 2008 - 23:32:

Forumi ..

- Gjat nji bisede me nji anëtare të forumit , ja pata krahasu me lokalin e lagjes , ku takohesh dhe bisedon , dëgjon ,mëson nga miqtë e tu . Kuptohet ka raste që edhe nervozohesh nga ndonji muhabet ( postim ) jo i këndshëm - por zgjidhja është po si ke lokali , i kthen kurrizin atij që nuk të pëlqen dhe vazhdon bisedën po me miqtë e tu

....... për vete ma shumë më pëlqen të rri ke banaku , tu gjujt menaxheren ( adminen hahahaaaaa )

... o Lela ... nga nji birrë të gjith miqve ... gëzuar
:cincin


Postuar nga Lela_Dr datë 03 Qershor 2008 - 23:37:

Qyqja sme del fusto per te gjithe forumin

Kur te vi ne Durres te jap 2 Birra tek 4 Stinet ose tek Fishi


Postuar nga kotka datë 04 Qershor 2008 - 22:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus
[B][I] Forumi ..

- Gjat nji bisede me nji anëtare të forumit , ja pata krahasu me lokalin e lagjes , ku takohesh dhe bisedon , dëgjon ,mëson nga miqtë e tu . ....... për vete ma shumë më pëlqen të rri ke banaku , tu gjujt menaxheren ( adminen hahahaaaaa )




Glaukus lokalet e lagjes ne Shqiperi jane me shume edhe per thashetheme dhe une kurre nuk i kam preferuar, prandaj duke qene se jemi ne forum=lokal shqiptar "CIAO TUTTI!!!" ke te drejte, nuk ja vlen te rrish me teper se kurre nuk kam qene partizane e ketyre lloj lokaleve.

Buffistja=manaxherja, kliente duan dhe ju bejne qejfin te gjitheve qe te mos mbyllet lokali dhe ta kene mire me pronarin e lokalit


Postuar nga çfare thua datë 05 Qershor 2008 - 00:50:

Shum ok forumi veçse me lodh shume duke pritur te shkruj dy gjera .
Jam shum i kenaqur te bredh ne forume se ze shoke mesoj shume kujtoj gjera e ku di une çte them une.
çfare thua hesapi.


Postuar nga Enya datë 20 Dhjetor 2009 - 03:44:

Re: Forumi Horizont ... per mua .... Per ty ?

Citim:
Po citoj ato që tha devolliu
po per ju car efekti ka ?? ju lutem jepni mendimin tuaj

devolliu



Sinqerisht asnje lloj efekti s`me jep me ky forum. Thjeshte i pershtatem "budallellikut" te te tjereve, ashtu sic i pershtaten te tjeret "budallellikut" tim. Kaq mjafton besoj.


Postuar nga cecilia datë 20 Dhjetor 2009 - 04:00:

Re: Re: Forumi Horizont ... per mua .... Per ty ?

Citim:
Po citoj ato që tha Enya


Sinqerisht asnje lloj efekti s`me jep me ky forum. Thjeshte i pershtatem "budallellikut" te te tjereve, ashtu sic i pershtaten te tjeret "budallellikut" tim. Kaq mjafton besoj.



Enya,
Eshte shume e lehte ti gjesh gjerat gati ne jete...Duhet te luftosh, te djersitesh etc qe te marresh ate cka ke dhene...

Populli thote; Ca do mbjellesh do korresh.


Postuar nga AndreaPirelli datë 20 Dhjetor 2009 - 09:24:

Sa kollaj duhet te jete per dynjane te pershtatet me mua .......... po sa e veshtire eshte per mua te pershtatem me dynjane .............. :aha :aha :aha


Postuar nga kurt datë 22 Dhjetor 2009 - 04:25:

Citim:
Po citoj ato që tha turll
sa e veshtire eshte per mua te pershtatem me dynjane .............. :aha :aha :aha
ja edhe nje histori tjeter gjeniu


Postuar nga kurt datë 22 Dhjetor 2009 - 04:40:

forumi per mua ka qene dhe eshte nje balancim, kontakt i perditshem me njerzit normal qe kane nje pune te rregullt, nje jete te rregullt familje femije apo shkolle.
ne fillim isha pak intimitated se nuk dija cte prisja kur erdha ne kontakt per here te pare, por ngadale e kuptova qe qenkeni te gjithe fucked up ne koke, kshtuqe ndjehem right at home ktu:p


Postuar nga Enya datë 22 Dhjetor 2009 - 05:21:

Re: Re: Re: Forumi Horizont ... per mua .... Per ty ?

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia


Enya,
Eshte shume e lehte ti gjesh gjerat gati ne jete...Duhet te luftosh, te djersitesh etc qe te marresh ate cka ke dhene...

Populli thote; Ca do mbjellesh do korresh.



Nuk te kuptova shpirt, ca deshe te thuash me kete? Ca te marr psh? apo ca kam dhene? Pse te djersitem ne forum? je si shpirt, faktikisht jam ken me fat gjithmone, un vetem kam kosit, akoma s`kam fillu te mbjell,  .

 

 


Postuar nga Deb* datë 03 Nëntor 2010 - 18:53:

Eshte nje forme komunikimi per mua me Shqiptaret.
Eshte me e lehte te komunikosh me shume persona njeheresh, dhe me e rendesishmja je me e lire te shprehesh ate qe mendon pa menduar se do te gjykojne.


Postuar nga shelgu datë 03 Nëntor 2010 - 19:14:

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*
Eshte nje forme komunikimi per mua me Shqiptaret.
Eshte me e lehte te komunikosh me shume persona njeheresh, dhe me e rendesishmja je me e lire te shprehesh ate qe mendon pa menduar se do te gjykojne.



Po ti kudo qe te jesh flori mbetesh.


Postuar nga lule datë 03 Nëntor 2010 - 22:43:

Mbroj gjuhen dhe kam kontakt me cdo info ne tgjith boten.


Postuar nga dylan datë 03 Nëntor 2010 - 23:29:

Per mu kaloj pak kohen ktu

ju lexoj me shume deshire cdonjerin,her gjej gjera interesante ,her qesh me te malle her me te vogel hahah her dhe qaj po fundja me pelqen dhe ehste forumi i vetem qe sma merziten kurr dhe pse smund te them qe jam gjithmone active ktu po gjithmone vij rotull per ta lexu


Postuar nga Niqua datë 04 Nëntor 2010 - 01:05:

kam 7 vjete ne kete forum dhe kam krujuar miqesi me shume vete.. jemi takuar saher ne ashte dhan mundesia..


Postuar nga SmoKer datë 04 Nëntor 2010 - 01:22:

Citim:
Po citoj ato që tha Niqua
kam 7 vjete ne kete forum dhe kam krujuar miqesi me shume vete.. jemi takuar saher ne ashte dhan mundesia..



si e ke nis kete mi naqe ... do na beh te qajme tani ..


Postuar nga Niqua datë 04 Nëntor 2010 - 02:03:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer



si e ke nis kete mi naqe ... do na beh te qajme tani ..






hahahaha smoker kur do takohemi bashke???? ne kabul vi per ty


Postuar nga shelgu datë 04 Nëntor 2010 - 04:20:

Niqua, qiesh ti motra qiesh, po u rrite ketu. E mban mend kur hyre ne fillim sa e turpshme ishe?


Postuar nga Niqua datë 04 Nëntor 2010 - 04:57:

shelgu je akoma i ri ti


Postuar nga Lela_Dr datë 04 Nëntor 2010 - 05:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus
Forumi ..

- Gjat nji bisede me nji anëtare të forumit , ja pata krahasu me lokalin e lagjes , ku takohesh dhe bisedon , dëgjon ,mëson nga miqtë e tu . Kuptohet ka raste që edhe nervozohesh nga ndonji muhabet ( postim ) jo i këndshëm - por zgjidhja është po si ke lokali , i kthen kurrizin atij që nuk të pëlqen dhe vazhdon bisedën po me miqtë e tu

....... për vete ma shumë më pëlqen të rri ke banaku , tu gjujt menaxheren ( adminen hahahaaaaa )

... o Lela ... nga nji birrë të gjith miqve ... gëzuar
:cincin



Sa gje e bukur te lexosh mesazhet e dikurshme, dhe te qeshesh me te madhe per llojin e komunikimit qe kemi pasur dhe qe vazhdojme te kemi akoma.
S'do me kishte shkuar kurre mendja qe do te kisha kaq shume miq virtual dhe qe shpresoj nje dite te behen dhe real.


Postuar nga shelgu datë 04 Nëntor 2010 - 16:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Niqua
shelgu je akoma i ri ti


Shelg fare.

Po ti?


Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr


Sa gje e bukur te lexosh mesazhet e dikurshme, dhe te qeshesh me te madhe per llojin e komunikimit qe kemi pasur dhe qe vazhdojme te kemi akoma.
S'do me kishte shkuar kurre mendja qe do te kisha kaq shume miq virtual dhe qe shpresoj nje dite te behen dhe real.

 

Po duhet te nxjerresh kemben njehere si mama dhija, jo vetem me avatare se na ngaterron. Ti Lela, i ke qejf pjeshket?


  

 


Postuar nga Niqua datë 05 Nëntor 2010 - 00:37:

une jam zoge e vjeter


Postuar nga lule datë 27 Dhjetor 2010 - 22:06:

Forum..me rujt shqipen si cdo forum tjeter..vetem se ketu gjen disa tipa/e tpapare


Postuar nga BIONDIA datë 27 Dhjetor 2010 - 22:52:

Per mua shtyrje kohe dhe vend me fol me shqip e me kalu disa ore tu bo gallat me gjate se kaq asnjeher ...e falenderoj ate qe e ka hap se ne momente te veshtira dita kalonte duke lexuar dhe merzitja ikte dhe per miqte e vertet qe kam arritur te njoh .


Postuar nga Deb* datë 28 Dhjetor 2010 - 05:33:

Nje menyre argetimi midis bashkeatdhetareve te tu, kur nuk mund te dalesh dot jashte shtepise per arsye te ndryshme. Eshte dhe free mbi te gjitha.
Plus qe ka dhe anetare shume interesant. Ka dhe ca qe sjane por duhen dhe ata per numer e per te nxitur diskutime.


Postuar nga Ashley datë 28 Dhjetor 2010 - 23:28:

E kalon kohen bukurnuk mund dhe ta mohoj qe kam gjetur miq shume te mire dhe kemi diskutuar se bashku


Postuar nga RAIMONDI datë 01 Janar 2011 - 05:44:

---------Forumi eshte shume i mire per debat ,. per te shprehur ndjenjat dhe mendimet e tua si te vijne per mbare ------por ka dhe forume te tjera qe jane po kaq te mire---
----------- -Por mua ketu me pelqen sepse ka kete shtrimin e faqes shume te kendeshme per syrin tim, nuk e ka te ngarkuar ---------------dhe e e gjej kollaj , nuk ka nevoje te mbaj mend paswordin --spese ky forum del tak fak
------------Dhe nga ana tjeter kemi krijuar nje shoqeri ketu dhe bejme edhe gallate me njeri tjetrin pa merak ---------------
-------------Por do te thosha qe forumistat kur diskutojme per nje teme serioze , te lexojne dicka per te para se te bejne argumentimin e tyre ne menyre qe ti kene argumentat te bazuara dhe mbi bazen e tyre te zhvillojne arsyetimin e tyre -----------


 
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.