Forumi Horizont
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sofrat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=342)
-- Bujqesi (foto dhe komente). (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17028)


Postuar nga Piktor datë 12 Maj 2009 - 02:05:

Bujqesi (foto dhe komente).

Lakra.
Ne dimer dihet qe zarzavatet jane te rralla dhe vendin e pare e zene lakrat.


Postuar nga Piktor datë 12 Maj 2009 - 02:09:

Lule lakra.

Kjo eshte nje lulelaker e lene deri ne zhvillim te plote, ne kete rast nuk hahet lulja qe nuk eshte me por gjethet qe kane shije te ndryshme nga lakra e mesiperme.


Postuar nga Piktor datë 12 Maj 2009 - 02:12:

Hudrat

Perveç lakrave kemi edhe hudrat e njoma.


Postuar nga Eria datë 12 Maj 2009 - 14:48:

Re: Hudrat

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Perveç lakrave kemi edhe hudrat e njoma.


Hudhrat doje te thoje Zotrote :p...vri mendjen une ca lloj bime qenka kjo qe se njoh :p


Postuar nga BIONDIA datë 12 Maj 2009 - 23:29:

duhet me i ba foto ne une perimeve qe kam ne bace ....shume shpejt do i ve


Postuar nga Piktor datë 13 Maj 2009 - 01:19:

Sallata jeshile.

ka disa lloje te ndryshme sallatrash, ne fakt kjo ketu eshte e preferuara ime kjo eshte tre vjeçare.

ps: jane te lutur antaret te nxjerrin vetem prodhimet e kopshteve te tyre.


Postuar nga Piktor datë 17 Maj 2009 - 00:37:

Domatet

Ska kopsht qe nuk mbillen domate.


Postuar nga Piktor datë 17 Maj 2009 - 00:44:

Specat.

Speci ka shume veti ushqyese . Ky lloj speci kur te piqet eshte ideal per te bere nje tave me speca te mbushur me oriz.


Postuar nga Demokrate4ever datë 17 Maj 2009 - 00:47:

duket puntori

Nice foto


Postuar nga Piktor datë 17 Maj 2009 - 00:48:

Trangujt.

Trangujt ose kastarvecat, ky lloj trangulli perdoret me se shumti per te bere tarator (Kos me tranguj).


Postuar nga matrian datë 20 Qershor 2009 - 22:13:

Bimet ne ballkonin tim


Postuar nga matrian datë 20 Qershor 2009 - 22:14:

...


Postuar nga matrian datë 20 Qershor 2009 - 22:19:

Cool

...vetem "ky" me ka ngelur!(i hengrem te tjeret!...)


Postuar nga matrian datë 20 Qershor 2009 - 22:22:

...


Postuar nga Piktor datë 21 Qershor 2009 - 23:27:

Erdhi koha e vjeljeve

Trangujt e pare sapo jane bere. Ja dhe ca te tjere qe piqen kete jave.


Postuar nga Piktor datë 21 Qershor 2009 - 23:30:

Specat, mmm sa te embel.

Sot hengra per dreke keto specat. mmm sa te shijshem.


Postuar nga Piktor datë 21 Qershor 2009 - 23:34:

Gati per vjelje

Keto e kane rradhen javen tjeter.


Postuar nga Piktor datë 21 Qershor 2009 - 23:37:

Domatet

Nga fillimi i muajit tjeter besoj se do te jen te pjekura.
Jane domate per sallate.


Postuar nga BIONDIA datë 22 Qershor 2009 - 00:23:

ore po si qekan bere specat dhe kastravecat ty keto te baces time akoma sjan pjek pervec kungujve....duhet me marr mamin ne tel te me bleje speca e ti skuqi per neser na shtive nepsin....


Postuar nga matrian datë 22 Qershor 2009 - 00:25:

Wink

Ju lumte ju qe keni bahce!!!!!


Postuar nga Piktor datë 22 Qershor 2009 - 01:51:

Faleminderit Matrian.
Ne fakt kopshtin e kam si nje moment kenaqesie, te merem me te kur kam kohe te lire. Eshte nje kopesht i vogel. Sistemin e ujitjes e kam rregulluar me nje tub uji qe ka vrima çdo 30 cm dhe e leshon ujin pika pika drejt e ne rrenje. Kjo metode ka dy te mira te veçanta sepse kursen ujin dhe nuk te merr shume kohe. vej rregullatorin e kohes se ujit deri ne 2 ore max natyrisht ne darke vone ose ne mengjes heret. Tubat e ujit i kam rregulluar ne ate menyre qe nese dua te vadis specat trangujt etj hap njeren deg dhe e mbyll ate te domateve qe duan uje me pak se te tjerat. Psh tani domatet nuk i vadis me derisa te fillojne e te skuqen.


Postuar nga erious datë 22 Qershor 2009 - 02:20:

ç kenaqesi... me duken shum te kuruara, ti e ke pasion me duket, 24 ore ne baçe


Postuar nga matrian datë 22 Qershor 2009 - 02:44:

Mbase do te kem edhe une ndonje cope toke ne te ardhmen!...Tani per tani mundohem qe te kultivoj aq sa eshte e mundur neper vazo.
Ne treg gjerat kane #,(ne Shqiperi akoma ka perime dhe fruta "prej verteti"),prodhimet, nuk kane shije "tamam",me zhvillimin e shkences (qe ka shume te mira nuk diskutohet),shija dhe perberja e kultivimit eshte e ndryshuar.(te,pakten per shijen, nuk eshte me e njejta,ashtu sic ishim mesuar t'a hanim). Shume gjera i ha dhe i shijon si "produkte plastike"....
(mos te futemi me thelle!...)

Une po pres te me behen domatet, nuk i kam vene here tjeter, por nuk e dija qe nuk duan uje kur jane ne procesin e pjekjes?!...-Rrofsh, eshte nje keshille shume e vlefshme, pasi panvarsisht se "merrem+i dua shume" bimet nuk kam njohuri te mjaftueshme per to! - (mundohem!-qesh!!!)


Postuar nga Tulipani datë 22 Qershor 2009 - 02:56:

Kujtova se i kisha pare te gjitha llojet e temave por kjo puna e kopshteve me mungonte. Kurioze limoni i fotografuar ne madhesi reale.


Piktori me duhet nje njeri si ty, nje person qe njoh i ka hipur ne koke te beje nje plantacion rrushi ne Shqiperi e te perdore ate sistemin e ujitjes ... se nuk i pelqen vera normale do me be eksperimente


Postuar nga matrian datë 22 Qershor 2009 - 22:23:

Faleminderit Tulipan! - Por po te kishe mundesi t'i merrje ere, atehere do ishte shume gje e mrekullueshme! - Limon prej verteti!
Eshte vone tani per te mbjelle miser!....(te vone sigurisht)


Postuar nga Piktor datë 23 Qershor 2009 - 00:20:

Pasioni dhe perfitimet

Me pasion arrihet gjithshka, jo me nje cope kopesht.
E para meson shume.
E dyta merr prodhime te sigurta.
Te ndihmon si antistres, te ben te harrohesh me bimeve dhe gjelberimit te tyre.
Etj.
Tani 24 ore jo, por ne mengjes sapo zgjohesh, hap deren dhe i afrohesh kopshtit tend dhe fillon e shikon me kujdes bimet kundron lulet apo frytet e tyre dhe ndonje eventuale nderhyrje.
Pas pune pothuajse te njejten gje.
Te shtunen ose te diel ke kohe te merresh me shume.

Domatet, ne fakt eshte nje bime e admirueshme sepse ka imunitet nga shume semundje dhe nuk kerkon kura te veçanta, mjafton te hedhesh ca gurkali (sulfat bakri-ngjyre jeshile) ne maje te bimes here pas here.
Gjithashtu domatja nuk eshte bime delikate mund ta drejtosh nga te duash mund ta krasisesh, psh gjethet e katit te pare pasi kane lidhur kokrrat, kjo e ndihmon ne ajrimin e bimes dhe ne pershpejtimin e rritjes dhe pjekjes se fruteve ne vend qe te leshoj shtat e gjethe.
Hiqja pa meshire filizat e rinj (kopilat) e çdo kati, mjafton nje gjithmone.

Tulipani te ndihmoj me kenaqesi se edhe une kam pasion veren (e kuqe).
Nuk kam preferenca , mjafton te jete ose Merlot , Kabernet ose Shesh i Zi.

Prape per domaten:p , domatja eshte bime qe nuk ka nevoje per qarkullim, dmth mund ta mbjellesh disa here ne te njejtin vend, kjo nuk vlen per specat, patellxhanet etj.


Postuar nga Tulipani datë 23 Qershor 2009 - 22:04:

Re: Pasioni dhe perfitimet

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor

Te ndihmon si antistres, te ben te harrohesh me bimeve dhe gjelberimit te tyre.
Etj.


Tulipani te ndihmoj me kenaqesi se edhe une kam pasion veren (e kuqe).
Nuk kam preferenca , mjafton te jete ose Merlot , Kabernet ose Shesh i Zi.




S'je i vetmi qe e thua kete gje, megjithese une preferoj vec te shikoj mos bej duart pis :p


ps. Flm do te te them nese behet gje


Postuar nga AndreaPirelli datë 23 Qershor 2009 - 23:09:

Na myten katnaret .............

















Postuar nga Piktor datë 23 Qershor 2009 - 23:33:

Bujqesia eshte çeshtje e .... katunarve.
Po ti çne kendej, na ler rehat ne katundarve ti bejm si dime vete punet tona.
Hidhu andej nga qytetarkat.:p :p :p


Postuar nga BIONDIA datë 24 Qershor 2009 - 00:08:

Citim:
Po citoj ato që tha turll
Na myten katnaret .............




turll te jesh katunar/e sot eshte nje gje e mire sepse je mo trandy ....ske nevoje per llampada mjafton nje ore duke ujitur bacen ne u nxive u bane bythe kusie.....


Postuar nga Deb* datë 24 Qershor 2009 - 00:19:

Bah une s'ja them hic per keto lloj punerash. Harroj dhe lulet e vazove pa ujitur, e jo me te merrem me bahcen me perime.


Postuar nga AndreaPirelli datë 24 Qershor 2009 - 00:24:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Bah une s'ja them hic per keto lloj punerash. Harroj dhe lulet e vazove pa ujitur, e jo me te merrem me bahcen me perime.


Kush do rrije gjithe diten ne forum .........


Postuar nga Mon Cherry datë 24 Qershor 2009 - 00:36:

Sa knaqsi te martosh nje katunar, ke perime te fresketa gjith vitin


Postuar nga Deb* datë 24 Qershor 2009 - 00:46:

Citim:
Po citoj ato që tha turll


Kush do rrije gjithe diten ne forum .........


Kete hall kam dhe une turll. Nuk e le forumin per domatet.
Po ti turll merresh ndonjecik me bujqesi?


Postuar nga matrian datë 24 Qershor 2009 - 22:58:

Smile

Kur isha ne tetevjecare mbillja fara te # neper vazo me lule.
Pas ca ditesh nxoren filiza + cdo dite kur kthehesha nga shkolla shihja se se perparonin,ishte kenaqesi per mua dhe me gezonte ky zhvillim.
Nje dite, motra ime me e madhe, i hoqi , pasi pengonin lulet.
Kur u ktheva nga shkolla,i pashe qe i kishte hequr dhe u merzita shume,shume,
Nuk kam jetuar ne fshat apo te kem bahce,por i pelqej shume bimet!
Eshte e mrekullushme se si zhvillohen dhe japin frut(prodhim)!
May be, duhet te # profesion!....


Postuar nga AndreaPirelli datë 24 Qershor 2009 - 23:02:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*

Po ti turll merresh ndonjecik me bujqesi?



E urrej .......... Gjithe jeten ne pallat (kati fundit madje) ...... dhe me bujqesine ..... nuk eshte se kam ndonje kujtim te mire ..... . Megjithate kam ekskluzivitetin e nje epiteti qe ka per baze nje bime bujqesore ........... Eshte copyright i imi .......... .


Postuar nga erious datë 25 Qershor 2009 - 01:24:

Piktor...

Mimoza jeton ne lartesi mbi 1.200 metra...?


Postuar nga Deb* datë 26 Qershor 2009 - 21:20:

Citim:
Po citoj ato që tha turll


..... . Megjithate kam ekskluzivitetin e nje epiteti qe ka per baze nje bime bujqesore ........... Eshte copyright i imi .......... .


:dukemendu


 
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.