| Forumi Horizont | Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Disa Krijime nga Arsona... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9796)
Disa Krijime nga Arsona...
Harta e Dashuris
Ka shume kohe ne enderr te shoh
zgjohem dhe akoma per ty enderroj
Momentin mundohem te ngri
Ta vendos si kristal akulli ne gji
Ta mbaj ne zemer aty prane
Te ndihej freskin e tij dhe kur zgjuar jam
Qepallat e syve plot delikates
I mbyll gezueshem por i hap me pertese
Nuk dua te zgjohem nga ajo enderr e bukur
Sepse ne enderr ai buzen ma ka puthur
Qepallat i perpelis ne agim
Harroj qe ishte enderr, zgjohem plot gezim
E fsheh ne shpirt kete enderr
askujt nuk ia rrefej
E mbaj ne zemer te ngrire
kristal; diamand i pa shkrire
Djalin qe per te enderrova
nje dite me te une fola
Me tha sot ne enderr moj vajz te pashe
sikur ishim te dy bashke
I thashe dhe une me pase
dhe une ne enderr more djal te pashe
ishte enderr e bukur plot magji
nuk me besohet
qe te njejten enderr po me tregon dhe ti
Shpirti nuk njeh port, nuk njeh kufi
ku gjen dere ai troket per te gjetur dashuri
Kur dy zemra larg jetojne
Shpirti lufton qe te dyja ti bashkoj
Nese dikush humbet uthen e lumturis
Shpirti u jep harten e dashuris.
arsona 
Motrat
E vogel atehere isha
Foshnje qe qante
Mbaj mend motren
Kur ne prehr me mbante
U rritem te dyja
Motra ne klase te pare
une isha ende tre
Nje moter tjeter erdhi midis ne
Me, e vogla, nuk isha
As me nuk qaja
Lodrat me motren e vogel i ndaja
Vitet shkuan
sa shpejt kaluan
Femirin ne e harruam
Kur loznim qeshnim
Zireshim dhe bertisnim
Kur njera tjetren prane
nga inati sdonim ta kishim
Tani qe u rritem
Larg njera tjetres ikem
Sa dua ti kem prane
ti puth me malle te madh
Me kujtohet mami
kur dikur na thoshte
mos beni sikur te jeni shoqe
se motra motren do e kerkoni
nga malli dhe dashuria do lotoni
Nje ndjenj malli me pushtoi shpirtin
me dermoj zemren
me sosi durimin
Larg prej motres te madhe sot jam
syri me lotoj se dot se perqafoj
nje bised me te dot se bisedoj
si motra motres gjerat t'ia tregoj
Si nuk resht ky lot i shkret
syt mu mbushen
mbi mjeker mu derdh
Nuk qaj nga halli
por qaj nga malli
nuk me loton syri
por me loton xhani
Si u be kjo jeta e ketille
si historit e vjetra qe gjyshja na tregonte
kur njeriu male dete kaptonte
qe nje fotografi e nje leter
nenes, e motres t'ia tregonte
I quaja perrallat e gjyshes
Se mendoja se do ishin nje dite pjes e jetes time
Nuk e dija qe do isha nje personash
qe do tregohet ne brezat e ardhshem
a ndoshta ne ndonje vellim me tregime
Se jeta shkon
dhe fatet ndryshojne
se ne rritemi
me shume gjera kerkojme
I duam ti kemi te gjitha
luftojme ti harrijme ato
dhe pse shpirti e zemra te jete larg
nuk do
Ah moj motra ime e madhe
si per cudi
as vet nuk e di
motra jone e vogel
po behet krejt si ti
U be kohe qe jemi larg
kur ne rritemi ti nuk na shikon
Kur ti ne jeten tende ben ndryshime
prane ne te dyja dot jo ste qendrojme
Thone se njeriu eshte i lidhur me yjet
me enderrat e nates
me ndjenjat e shpirtit
me dhembjen e zemres
Kur ketu tek une perendon djelli
tek ty ai lind
kur une te shoh ne enderr
ti mendon a do jem mire?
Sa do doja prane te ishim
rrobat e njera tjetres te vishnim
dhe kur une te genjeja se jo nuk e vesha
ti do e njihje nga era ime, nga djersa
Dhe loti tani reshti
Buza pak me qeshi
Se me ty pak me pare ne telefon une fola
lajme te mira nga ty mora
Mallin vetem zeri nuk ma sosi
Por te pakten merakun disi ma hoqi
Do e kem ate ze per disa kohe ne vesh
Dhe zotiti i lutem
Te kete bashkim te shpejt midis nesh.
arsona

Arsona bukur 
Mos harro ta gdhendesh pak rimen e poezive tuaja.
Jam kurioz te te lexoj edhe me tej.
Miqesisht
e bravo mi arsona, tani ma ke kenaqur shpirtin me keto poezi, sa per fillim ajo e para e mban vendin dhe medaljen e arte, ...
Te pershendes arsona
Shkruajti Zemra
Shkruajti Zemra
E more penen te shkruaj
c'fare ndieja une per ty
mbi fletet e bardha
dora te shkruante
vargjet e pamenduara qe zemra thurte
Pa u menduar shume dhe plot kenaqesi
zemra i tha dores shkruaj
"Te dua shpirti im"
Syte si te verbuar
nuk shihnin cfare dora kishte shkruar
por zemra lexonte
me zerin e shpirtit, bukur tingellonte
Penen atije tutje e flaka
fletet e bardha po ashtu
per mua pene ishte tashme zemra
flete e bardh ishte shpirti
dhe dore ishte ndienja
Zemra urdheroj
jo doren, por ndienjen
merre gjakun e kuq
mbi shpirtin e bardh plot kenaqesi
shkruaj "Te dua shpirti im"
Si ne flete dhe ne ndienje
shkruajti zemra perseri
per te bukuren dashuri
Dashuria nuk mund te hidhet
me nje pene ne nje flete si hartim
atije ajo do mbesi vecese nje kujtim
Dashuria shkruhet ne shpirt
dhe zemra per te eshte nje botim
ate ndinja do e lexoj
dashurin me shume do cmoj
sepse zemra per te shkroj.
Endesha
Endesha
Endesha e vetme
tek bregu i detit
shikoja rete
dhe qiellin e paprekur
po ecja me hapa te ngadalta
gjurme pas nuk lija,
gjurmet i merrte dallga.
E lumtur e trishtuar
me buzeqeshije e me lot
u ula tek nje shkemb
dhe nisa te shikoj
me mendime te shpalosura
nisa une te thur
disa vargje per ty
qe ne zemer do behen
nje mur i lashte me gur.
Nese
Nese
Nese udhen do marr dhe do vij
Do vij aty tek ty
Nese rrezet e djellit syte do me vrasin
Nuk do verbohem per te pare ty
Nese e braktisur ne shkretetir do mbetem
Do jem e etur per ty
Nese mes dimrit te ashper do jem
Do behem pranver per ty
Nese lulet kurr nuk do te celin
Do te lulezoj per ty
Eklipsi Hyjnor
Eklipsi Hyjnor
Ne mengjes si kurre me pare
Dielli shkelqente porsi zjarr
Hena tashme ishte venitur
Se shume gjate per ty kishte pritur
Nje dite e bukur plot ngrohtesi
Plot lule te bukura, blertesi
Flladi I ngroht I eres neper floke pershkonte
Dhe deti I qete disa vale valezonte
Mbi siperfaqen kaltersore
Reflektonte ngrohtesia diellore
Aty afer perendimit
U shfaq hena qe mezi priste prej durimit
Ne mes te detit ndodhi eklipsi hyjnor
Hena u shfaq e dielli po veniteshe
Por pa diell hene nuk do kishte
Dielli mbi dallge deti la ngrohtesin e tij
Hena e ndriconte dhe i bente shoqeri
Sa Bukur
Sa bukur
Sa bukur kur dielli lind,
dhe diten cel
Sa bukur kur burimi buron
dhe lumin ben te rrjedh
Sa bukur kur lulet celin
dhe natyren gjallerojne
Sa bukur kur nje zjarr ndizet
dhe shpirtin ngrohn
Sa bukur kur dy njerez takohen
dhe zemrat bashkojne
Sa bukur kur lind femija
dhe ben jeten te vijoj
Sa bukur kur...
Sa bukur...
Pse nuk thua ti ti qenke njeshe per poezi.Me te vertet shum te bukura urime
urime per poezit
arsona shume te bukra lal
(endra e vdekur ku je ti qe ke humbur)
Enderra e vdekur!, dhe engjell_mbrojtes faleminderit per opinionin tuaj, dhe mundimin qe keni marre ti lexoni 
Morra Rrugen edhe Shkova
Mora rrugen edhe shkova
Mora rrugen edhe shkova
Shume gjera bera sikur I harrova
E ktheva koken edhe pashe
Njerzit me lot ne sy qe pas I lash
Mora rrugen edhe shkova
Cdo kujtim ne shpirt e shkrova
Disave mirupafshim,
e disave lamtumir u thashe
Syte nga orizonit I hodha
Por asnjegje nuk pashe
Aq shume larg une do shkoja
Por perseri mora rrugen edhe shkova
Me fatin u zemrova
Pse me dhurovi cka une nuk doja
Mora rrugen edhe shkova
Cdo kujtim ne shpirt e shkrova
Shpirti I ndare ne copa
E buza e thare nga dhimjba
Si shkretetira nga etja
Syri I mpire nga loti
Dhe buzeqeshja e mpiksur
Hapi I pa hedhur
Largim I hidhur
Por perseri mora rrugen edhe shkova
Shume gjera bera sikur I harrova
arsona ta kam thene qe je si shpirt? Nese nuk ta kam thene atehere po ta them tani. Je si shpirt arsona, vecanerisht kur shkruan poezira te motivit te tille... Pergezime te metutjeshme
Re: Morra Rrugen edhe Shkova
Citim:
Po citoj ato që tha arsona
Mora rrugen edhe shkova
Mora rrugen edhe shkova
Shume gjera bera sikur I harrova
E ktheva koken edhe pashe
Njerzit me lot ne sy qe pas I lash
Mora rrugen edhe shkova
Cdo kujtim ne shpirt e shkrova
Disave mirupafshim,
e disave lamtumir u thashe
Syte nga orizonit I hodha
Por asnjegje nuk pashe
Aq shume larg une do shkoja
Por perseri mora rrugen edhe shkova
Me fatin u zemrova
Pse me dhurovi cka une nuk doja
Mora rrugen edhe shkova
Cdo kujtim ne shpirt e shkrova
Shpirti I ndare ne copa
E buza e thare nga dhimjba
Si shkretetira nga etja
Syri I mpire nga loti
Dhe buzeqeshja e mpiksur
Hapi I pa hedhur
Largim I hidhur
Por perseri mora rrugen edhe shkova
Shume gjera bera sikur I harrova
Re: Re: Morra Rrugen edhe Shkova
Citim:
Po citoj ato që tha engjell_mbrojtes
kjo ishte kryeveper! urime

Si Kjo Vello
Si Kjo Vello
Si kristal lotojne lotet nga syte e tu,
buza s'flet flasin vec ata dy sy
Ata thone qe trishtimi shpirtin mbulon,
dhe nje vello e bardhe
e hedhur mbi supet e tu ben lotin te duket kristal
dhe pse ai del nga nje shpirt i vrare
Si kjo vello do doja te isha une
me krahet e mija te perqafoja
dhe te thoja te dua shume
Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
arsona ta kam thene qe je si shpirt? Nese nuk ta kam thene atehere po ta them tani. Je si shpirt arsona, vecanerisht kur shkruan poezira te motivit te tille... Pergezime te metutjeshme

Kujtim qe Zemra S'harron
Kujtim qe Zemra S'harron
Nje trik-trak ne zemer
nje dhimbje ne kraharor
Nje ndjenje e fort tunduese
dhe fytyra ngjyre roze
Nje ze qe dridhet
ndjenje, dhe emocion
Nje ledhatim i lehte i shpirtit
kujtim qe zemra s'harron
C’do gje duket ndryshe
E vogel duket bota
Por eshte shume e madhe
E pafund duket toka
Kur rreth vetes hedh valle
Qiell duket dhe deti
Kur ne te noton
I pafund duket universi
Kur pertej reve shikon
E shkurter duket jeta
Kur vdekja afron
Nate duket dhe dita
Kur mengjesi kalon
Enderr duket realiteti
Kur cdo gje qe ndodh s’kupton
Era
Era
U ula tek shkallet e shtepis
Veshtroja pemet e larta
Lulishten e vogel ne vjeshte
me lulet e thara
Era lehte filloj te frynte
Me perkedhelte floket e gjata
Era gjethet nga pemet po shkundte
Dhe oborrin stoliste me ngjyrat e arta
E pse ndodh keshtu?
E pse ndodh keshtu
kur ti dhe une e di
qe ne zemrat tona
jeton dashuri
E pse larg largohemi
dhe pse shpirti dhemb
kur ti dhe une e di
qe dashuria
ne zemrat tona ka zene vend
E pse ne me nuk flasim
se shprehim kete breng
dhe pse une dhe ti e di
qe shpirti po tretet, ai dhemb
E pse qenka kaq e veshtir
qe dikush te flas i pari
ta lere dashurin e varrosur
te dal nga zemra e paster, e lire
E pse ndodh keshtu
te lutem ma thuaj ti
pse qenka kaq e veshtir
te te them lamtumire
E pse ndodh keshtu
kur ty te kujtoj
syri loton pa dashur
ne heshtje ai lengon
E pse ndodh keshtu
ne shume gjera si dime
eshte fati qe na vertit
na detyron te themi fjalen
"Lamtumire"
shume e bukur.....
Citim:
Po citoj ato që tha roke
shume e bukur.....
Natyra dhe Une
Natyra dhe Une
Ti moj hene
ne mes te qiellit
qe qetson mbi dallg te detit
A e sheh ate qe dua
te fala ti cosh nga mua
Ju o zogj qe kendoni
keni krah dhe fluturoni
A me beni nje nder mua
nje leter kam per te postuar
Ju o re qe vishini qiellin
qe mbani shiun edhe breshrin
mbi te shkoni dhe pikoni
lotin tim t'ia tregoni
Ti moj ere, moj e marre
qe cdo gje me vete e more
po per mua a e kujtove,
flladin tim a'ia cove?
Ti o det plot magji
qe me ngjan me shpirtin tim
je i thelle ke pasuri
por i bukur dhe i paster
Nje Mbasdite Me Shi
Nje mbasdite me shi
u arratisa nga qyteti
po ngisja makinen me nxitim
me shihun qe kish deshir t'me ndjeki
Dhe vajta une atje
ku zhurme me nuk degjoja
ku gjendesha larg monotnis
ku qytetin perball e shikoja
E ulur aty ne nje stol prane
cdo mendim me shpalosej
kujtoja cdo cast, cdo fjale
dhe kohen qe pas e lame
Qendrova atije pak caste
por perseri duhet te shkoja
nuk i fshihesha dot realitetit
e dija serisht do e takoja
I hypa makines serisht
u riktheva nga u nisa
dhe shihu ateher pushoj
me vete mori dhe brengat e mia
Fati
A eshte e thene,
apo e shkruar
ne ndonje gur a ndonje peme
fati qe ne na ka rrethuar
nuk na lejon te bejm cfare ndjejme
Ne te gjithe pyllin
une kerkova
ne ndonje trung, a ndonje peme
ne to asgje nuk lexova
Fati s'qe shkruajtur
Kjo ishte rrene
Zbrita tatepjet malit
po kerkoja ne guret e zallit
po as ne gure e as ne shkemb
nuk gjeta, ndonje shkrim te lene
E vajta une anes lumit
qe derdheshe ne detin e gjere
me uje te kripur lava syte
dhe fillova te shkruaja
mbi dallget, mbi rere
E as atije gje nuk lexova
dallget kishin fshire cdo gje
syte nga qielli i drejtova
dhe pashe cdo gje ishte shkruar ne te
Dhe ne ketu luftojme pa mas
kerkojme te gjejme
se ku eshte shkruar
fatin qe zoti na dha per pjes
fatin qe kur lindem na eshte dhuruar
Gezuar per poezite, i ke shume te bukura, sa here i lexoj me vemendje dhe me nje ndjenje te kendshme..
Bravo arsona, do ma besh dhe nje poezi tjeter mua ?!
bye
Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Gezuar per poezite, i ke shume te bukura
bye
Do te vije nje dite
Do te vije nje dite
E do te vij nje dite
Une do te t’shoh
Me nje tjeter per krahu
Kur floket ia ledhaton
Dhe une do t’largohem
Pa thene asnje fjale
Si hena qe fshihet
Kur dielli do te dal
Sepse nuk do kem
Une tjeter rruge
Pervec te mbyll syte
E t’mendoj se isha ne gjume
Dhe nese qellojme
Ne ndonje stacion
Park a bulevard
Syte mos mi shiko
Se loti ende s’iu eshte thare
Jeta ndryshon
E ne ne rruget e saj,
Duhet te ecim
Dhe pse rruget gabojm
Dhe ne destinacione te tjera mbresim
Por nese fati
Na sjell perball
Ne te njejten kohe
Dhe te njejtin bulevard
Dua te qendroj
vec perdisa caste
te t’shoh se si vet do t’jesh
dhe cfare nuse do te kesh
Shpresoj te jete e bukur
Me e bukur se mua
Te uroj nga zemra
Sepse te miren ta dua
Uroj te t’bej te lumtur
Dhe ti I lumtur te jesh me te
Dhe pse zemra ime
Do te t’doje me shume se cdo gje
Vajz Shqipetare
O' jam bij Shqipe
Jam e bukur dhe krenare,
Jam vajz fisinike, dhe e brisht,
O' jam une vajz Shqipetare
Prania jote
I zgjat krahet te prek rete,
ato jane shume larg
I zgjat krahet te perqafoj,
prek vec imazhin tend
I hedh syt te shoh diellin
ndjej ngrohtesin tende
Fluturoj te kap qiellin
gjej qenien tende
Ec ne udhet pa fund
kam shoqerin tende
Dhe kur mendoj se jam vetem
kam pran pranin tende
Citim:je e modhe , hallall
Po citoj ato që tha arsona
Vajz Shqipetare
O' jam bij Shqipe
Jam e bukur dhe krenare,
Jam vajz fisinike, dhe e brisht,
O' jam une vajz Shqipetare
Citim:
Po citoj ato që tha etniku78?
je e modhe , hallall
FaleminderitC’fare eshte jeta?
E pyes shpesh here veten
Se c’fare eshte jeta?
Eshte dite apo nate
Apo thjesht gri
Kaloj ne mendime
Ne mendime te thella
Dhe gjej si pergjigje
Qe jeta je Ti
Zemra e Dashuruar
Zemra e dashuruar
Qenka porsi nje qiri
Digjet lengon ne vete
Dhe lotet I rrjedhin nji nga nji
Zemra e dashuruar
Qenka porsi ajri
Qe pa oksigjen
Mundohet frymen te ta marri
Zemra e dashuruar
Qenka porsi uji
Qe mbytesh me nje pik
Dhe pse s’te mbyt dot as lumi
Zemra e dashuruar
Qenka porsi era
Qe fryn si e terbuar
Te troket tek xhami tek dera
Zemra e dashuruar
Qenka porsi enderra
Mendon se je princesh
Por me ty luan mendja
Zemra e dashuruar
Qenka porsi shigjeta
Te qellon ne zemer
Aty ku jehon vete jeta
Re: Morra Rrugen edhe Shkova
Citim:
Po citoj ato që tha arsona
Mora rrugen edhe shkova
Mora rrugen edhe shkova
Shume gjera bera sikur I harrova
E ktheva koken edhe pashe
Njerzit me lot ne sy qe pas I lash
Mora rrugen edhe shkova
Cdo kujtim ne shpirt e shkrova
Disave mirupafshim,
e disave lamtumir u thashe
Syte nga orizonit I hodha
Por asnjegje nuk pashe
Aq shume larg une do shkoja
Por perseri mora rrugen edhe shkova
Me fatin u zemrova
Pse me dhurovi cka une nuk doja
Mora rrugen edhe shkova
Cdo kujtim ne shpirt e shkrova
Shpirti I ndare ne copa
E buza e thare nga dhimjba
Si shkretetira nga etja
Syri I mpire nga loti
Dhe buzeqeshja e mpiksur
Hapi I pa hedhur
Largim I hidhur
Por perseri mora rrugen edhe shkova
Shume gjera bera sikur I harrova
Re: Re: Morra Rrugen edhe Shkova
Citim:
Po citoj ato që tha engjell_mbrojtes
o arsona sa here merzitem dhe kujtoj diten qe ika nga shqiperia.......lexoj kete poezi......me ben te derdh lot![]()
![]()
![]()
![]()
urime edhe nje here......eshte shume poezi e bukur
per per fat te keq na u desh te largoheshim.
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.