| Forumi Horizont | Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- E etur për sytë e tu... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10837)
E etur për sytë e tu...
Të dashuruar në Internet...
Çudi sa të lumtur ishim,
sikur kishim kapur retë,
s'pushonim së foluri kur u njoftuam unë e ti
në internet!
Ku i gjenim vallë tërë ato fjalë,
atë dialog që fund s'kish...
Natën s'na zinte gjumi
duke pritur ditën të vinte
sërish...
Sa netë pa gjumë ia falum njëri-tjetrit,
unë ty e ti mua,
sa puthje e epshe i shkëmbyem në telefon
e sa fjalë " Të Dua, Të Dua "...
Edhe pse ne ishim larg, por dashuria na bashkonte,
ajo edhe më shumë ndaj njëri-tjetrit na afronte...
S' ishim parë kurrë,
Por kjo ç'ka rëndësi?
Kur ty të dukej se je unë
e mua më dukej
se jam ti!
Eh, sëfundi kuptuam
se s'ishim vetëm shpirtëra...
por erdhi ai moment
ngopje apo urie?!
(qe moment gjenie)
kur unë doja të vija tek ti,
apo ndoshta
doje të vije ti tek unë...
Dhe erdhem...
e bashkë me ne erdhi edhe
zgjimi
i dashur,
ekrani duhej të kishte pasqyrë
që t'na ruante nga
zhgënjimi!!!
**
Mallëngjimi...
Seç më flaku mendja
Atje larg te ti
Sa e freskët më vije hija
Përqartas po flisja
N'dritare vështroja me nostalgji
Mëngjesi po afrohej
E zëri të ishte ngjizur ty...
Mendja më iku për të satën herë
E malli kërkonte një rimë
Për lulët që ikën n'pranverë
Vallë përse ikën të gjitha...
Asgjë më nuk vijnë
Nuk të ç'mallë shiu
Dielli as fjollat fërfëllimë...
As zogjët me cicërimën e tyre
Jehonën e këngës nuk përçojnë
As zërat e mbytura në telefon
Largësitë nuk i shkurtojnë...
Dhe unë gjithandej e heshtur mejtoj
Nën avujt e kafesë që më ngacmojnë...
E ti as vetë nuk di çfarë të mundon
Sa mallë e nostalgji ditë e gjatë...
Ti për të satën herë kërkon gjurmët e hapave
Që era po i bartë e shiu po i rrënon...?!
**
UNË BARESHA DEMBELE...
Ishte mëngjes herët
befas më erdhe ti...
ëndrrën se ç'ma more
plotë melankoli.
Dhe unë shumë u gëzova
shpirti mori jetë
e dhembja larg treti
mbetem ne dy vetë.
E ti më qortove
pse fle deri vonë
pse nuk lëshoj pulat
lopët pse s'shikoj?
Vazhdove dëshirën
për t'më parë mua
si një baresh stanesh
me rrobat e cunguara!
Shkurt rrobat poshtë
shkurt mëngët lartë
"këpucat" e shkyera
e tëra harabat...
Me torben krahë-qafë
e tretur në kujtime
kur beeee do të thërrisja
dashurinë time.
Dua të të them
se sa flisje ti
unë e shihja veten
po me ata sy!
Dhe shumë më pëlqente
tek të dëgjoja ty
buzëqeshjen nga zemra
plotë jetë gjithnji.
Por, ti shpejtë më ike
më le vetem prapë
si një baresh dembele
deri vonë në shtratë!
**
" NUK E DUA JETËN TIME "
Nuk të dua më, o jetë,
as nuk dua në ty të rrojë,
ngase je e pavërtetë,
e përse në ty të jetoj?
Tani se dua as dritën e diellit,
se dua më as dashurinë!
edhe nëse jetoj në zjarr të tmerrit,
më në ty s'dua të rri.
Mos vajtoni as ju oj qyqe të mjera,
se s'dua t'ju dëgjoj as zërin më,
se lumturinë më mori era,
e në këtë jetë më askund vend nuk zë.
Po bëjë lutje, e pse o Zot s'më dëgjon,
po e thërras vdekjen, e pse nuk vjen?
E çka o jetë tani nga unë kërkon,
kur e gjithë rininë më shkatërron?!
Mjaft o jetë më mundove,
s'më le vend askund në këtë botë,
mjaft dhembje më shkaktove,
e dhembjen time e dëshmojnë këta lotë.
O, mos ago as ti o dritë,
se më shumë më pëlqen nata,
errësirën tani jam duke e pritë,
ngase kurrë lumturi në këtë jetë nuk pata.
Ah sikur ta dije, se sa të urrej,
t'ma merrje shpirtin këtu tek shkruaj,
që ti s'më do mua, unë e vërej,
e përse më lë që të vuaj?
Ka kohë që po të kërkoj,
e askund nuk të gjej,
në çdo vend po gjurmoj,
Vallë?! Ku je mshef?
Po! Tek unë nuk pate mëshirë,
që në këtë moshë ta urrej jetën,
të vdes ndoshta është më mirë,
nga ky tmerr ta shpëtojë vehtën.
Mos ke mëshirë për mua,
eja e më shpëto,
se jetën më se dua,
të lutem, mos më tradhëto.
Më shpëto nga këto vuajtje,
nga këto lot, nga ky pikëllim,
ah, moj mendje çfarë nuk bluajte,
në këto ditë, që po ngdhinë.
Ka filluar të bëhet ditë,
ah, moj natë ti mos kalo,
eja vdekje, se jam duke të të pritë,
mos kështu, mos më tradhëto.
Mjaft më tradhëtove mbi këtë dhe,
mjaft më le duke të pritur,
jo, për mua s'ka ditë të re,
se drita ime tani është fikur.
Po të kërkoj në dritë të qiriut dhe në mesin e humnerës,
të lutem, eja e mos më tradhëto,
eja e merre këtë shpirt të fatëzezës,
e nga këto vuajtje më largo.
Unë jam një e mjerë,
në këtë botë jam pa dashuri,
e pa fat unë paskam lerë,
që t'mos njoh unë kurrë lumturi.
Nuk dua më të pres,
nuk dua më të jetoj,
por dua që të vdes,
se të nesërmes nuk i besoj.
Të prita dje, të prita dhe sot,
do të pres ndoshta me vajë e lotë,
por kur vdekja më afrohet,
atëherë ndoshta do të pendohem.
Oh, të lutem më trego se ku je,
se nga malli do të verbohem,
të lutem eja, se të pres,
se zemra e shpirti do t'më shkatërrohen?!
Por ja, jeta na zhgënjeu,
na largoi të dy, të dy
zemrat na i theu, dhe s'dua që kësaj jetë t'i thojnë,
kur njëri larg tjetrit po jetojmë.
Në atë çast unë ndihmë kërkova,
para Zotit u gjunjëzova,
O, Zot! Në zemër një plagë të rëndë e kam,
edhe në këtë jetë e mallkuar jam.
Në shpirtin tim, fle zemra jote,
dhe tani jetoj vetëm me shpresë,
kjo dritë s'më lë vend askund,
andaj më mirë është që të vdes.
Me lotë filloj të shkruaj,
me shpirt po digjem, e me zemër vuaj,
përse kjo jetë më tradhëtoi,
e përse tani të jetoj?
Vuajtja tek unë gjithmonë mbretëron,
e rruga e varrit më perëndon,
më mirë të vdes, se të jetoj,
se këto vuajtje s'mund më t'i duroj.
Përse, o Zot kaq më mundon,
e zemrën dhe shpirtin ma ´,
fatin tim gjithmonë ta vajtoj,
e në rininë time, vdekje të kërkoj.
Mallkuar çoftë emri dhe jeta ime,
mallkuar çoftë kjo jetë me mundime,
gëzim për zemrën time, se di përse s'ka,
kjo zemër e shkretë si lule është tha.
Këtë shpirt të lutem, mos e merr,
se aty jeton një i mjerë,
largoni këto vuajtje, e këto lotë, që kurrë nuk pushojnë,
e pa fat jam në jetë, dhe kur nuk shoh dritë të vërtetë.
E mallkuar është kjo zemër,
andaj leri këto sy të mallëngjyer,
që edhe njëherë të shijojnë atë dritë të pakët që e kisha,
e tani dua që t'më harrosh.
Frymëzimi im i pa fat,
që vjen e më djeg mu në gji,
për kënd të flas, e për kënd të shkruaj,
e përse më bën që kaq shumë të vuaj?
Jam shkrirë, në jetë jam tretur,
e tëra kërkoj të vdes, të shkoj në dhe,
të pushoj, të bëhem tokë,
trupi yt për të më shkelur.
E të bëhem pluhur, që kurrë s'do të kesh për të më vërejtur,
bashkë me pranverë po largohem edhe unë,
kur t'më kujtojnë shokët e shoqët, le të shiqojnë në dhe,
se aty pushon një turp, që dikur i deshti shumë,
dhe ja, tani u bë për ta shkelur edhe ju!.
Po nënës time, vallë kush do t'i jep ngushëllime,
në ankthe të jetës le t'më kujtojnë,
nganjëherë le të vjen tek varri,
le ta shiqon varrin tim aty ku shkruan:
"Amanet, më kujtoni nganjëherë"?
Amanet më kujto nganjëherë,
më përqafo prej së largu,
së paku një herë në vit,
se për mua nuk do të ketë as pranverë,
as s'do të zbardh kjo e mjera ditë.
Mos e harro shifrën që të don,
kthema dritën, se ky zjarr më përvëlon,
mos u largo nga gjiri im,
se s'ka kush pas teje, t'më jep ngushëllim.
Përse kështu më tradhëtove,
don që t'ma shuash të vetmën dritë,
zemrën dhe jetën ma helmove,
andaj kthehu, e mos shko, o shpirt.
Të kërkoj vdekjen, më dhimbet jeta,
e kur s'të kam pranë, qajnë sytë e mi,
andaj prapë më e mirë është vdekja,
kur s'kam ku të gjej unë lumturi.
Në ëndërr të shoh, kur sytë e mi lotojnë,
në netët pa gjumë, ndiej zemrën që vajton,
kërkoj hijen tënde në muret e dhomës sime,
e mëngjesi agon, por vuajtjet nuk pushojnë.
Në lotët e mi, një melodi e re,
ma shuan mallin, nuk më len të vdes,
ditët kalojnë por asgjë nuk ndryshon.
Koha shënon vuajtjet e mia në ditar,
sytë e tu nuk më len të qetë,
ah, ky kujtim
dashurinë e humbur kërkon.
Ky rrembesh shiu, kujtimet m'i riktheu,
ma pushtoi shpirtin zemrën ma theu,
kohën e pranverës së kaluar mua ma kujtoi,
atëherë kur zemra ime në tënden jetoi.
E tani u larguam! Jetë pa mëshirë!
Po bredhi nëpër rrugë, çdo kund po gjurmoj me shpirt të tretur,
në çdo pëllëmb po të kërkoj,
po e thërras vdekjen, nga ky zjarr të më shpëtoj.
Por, vallë! Jeta a sillet me çdokend si me mua,
kësaj bote të hidhur - jetë po i thuhet,
e çfarë, o Zot është ai kur zemrën ta vret
dhe kur ai na mallkon, ndihmë nga ai a kërkohet?
Sytë i kam të mbushur me lotë
dhe kurrë s'më thahen për atë njeri që ma theu zemrën,
dhe më shtyn të qaj,
por më e mirë është vdekja, se e tërë jeta t'më kalon në vaj?!
Unë po vdes, e tani në shpirt të kujt, vallë do të jetoj,
në atë shpirt që e desha,
e që kurrë "Të dua", s'më tha,
por tani le të harrohen të gjitha...
Nëse ka Zot, në këtë botë,
vallë, pse nuk më dëgjon,
por më len, që të derdhi lotë,
e nga këta lotë, pse s'më shpëton?
Jo! S'besoj më as në Zot,
as në tokë, as në qiell,
vetëm vdekja mund t'më shpëtoj,
nga këto vuajtje t'më largoj.
Ah, jam lodhur nga këto rënkime,
që po shtohen nga dita në ditë
nga këto plagë të zemrës sime,
eja vdekje, çka je t'u pritë?!
Eja pra, eja o, vdekje
qe sa kohë unë po të pres,
në këto orë të kësaj mesnate,
ty po të pres, që t'më rrëmbesh.!
**
NJË ËNDËRR E KEQE...
E lodhur, e mërzitur me ëndrra pa kufi,
E mbyllur, e heshtur po rri në shtëpi.
Po jashtë ç'po bëhet pyes kush e di?!
Ka diell, ka borë,apo bie shi?
Asnjë s'përgjigjet, ç'po ndodhë se di!
A mos është festë apo është zi?
Asgjë, nuk duket shumë zhurmë dëgjohet,
S'ka kush t'më thote asnjë s'afrohet.
E prapë përpilitem, sillem e vërtitem,
Shoh yje, zogj e njerëz që mërziten,
Shoh pemë, dete e femijë që vriten.
Shoh bukuri përrallore anë e mbanë,
Shoh njerëz që vdesin se s'kanë të hanë.
E prapë rrotullohem, lutem, përgjerohem ,
Vallë ç'të kam bërë, pse po ndëshkohem?
Por jo s'jam veç një krijesË njerëzore,
Një pjesë e vogël e çmendurisë botërore.
Jam e pafaj, por dhe fajtore,
Herë jam viktimë e herë jam mizore.
Herë jam e qeshur, e lumtur e pasur,
Herë më mungon gjithçka që kam dashur.
Tani po kthehem, kam frikë, po zbulohem,
Sa ftohtë që kam, sa në qejf po zgjohem.
Një rreze dielli nga jashtë depërton,
Më vret sytë, më ngrohë e pastaj më çon.
Sa mirë, gjithçka paska mbaruar!
Këtë ëndërr të keqe s'kam për ta harruar,
Them me vete: si e vertetë
Apo mos është realitet?!
A mos është imagjinacion,
Apo është thjesht jeta e jonë...
Vallë të jetë ëndërr e vertetë?!
E gjithë kjo s'është veçse jetë!!!
**
PËR ATË... QË SOT GJENDËT NË VARR...
E heshtur në cepin e dhomës,
me një bllokë të vogël në duar,
çëndronte e ndrojtur pa fjalë,
kjo zemra ime e lënduar...!
Dhe bllokun e hapë më ngadalë,
diçka kërkoj pakuptim,
më duket se ti je aty
dhe unë të flas shpirti im... !
Por ti papritur më zhdukesh
dhe as përgjigje nuk më kthen,
dhe unë kaloj faqen tjetër
ndoshta aty do të të gjejë!
Aty lexoj dy fjalë...
dhe lotët dot si mbledh,
të them TË DUA shumë,
të them ktheu në jetë!
Dikur aty diçka
më kishe shkruar ti,
tani unë bashkë me dhembjen
e mbaj thellë në gji!
E mbaj aq pranë me zemrën
shtrënguar thellë në shpirtë,
se ty dua të të kthej
në jetë, në jetë sërish!
Se ti ike pa folur me mua
dhe fjalën e fundit nuk ma the, pse s'e di,
ti veç ma shkruajte “TË DUA”
dhe ike u largove përgjithnji!
Përse nuk durove derisa të vija
që puthjen time ta merrje,
të ta thosha atë që kurrë nuk ta tashë,
kur kokën në mua mbështesje?!
Përse jo nuk prite
të të shihja edhe njëherë,
kur më dhembje më buzëqeshe,
më kujtove atë pranverë?!
Përse kjo jetë është kaq e padrejtë,
ty të mori kaq larg nga unë,
përse nuk na bashkonë përsëri,
të na bën të gëzuar?!
Po ti a më mbanë mend mua
apo ndoshta me engjuj ke rën në dashuri,
ndoshta dhe unë do të bëhem engjull së shpejti,
që ti të më duash përsëri?!
Të lutem më ndihmo të vijë edhe unë atje,
mos më lerë të vuaj ç'do ditë e natë,
se kam një kohë të gjatë që pres
në krahët e tu të jam prapë !
Nuk mundem nga kjo jetë të ngre kokën,
e vetmuar pa ty në ç'do anë,
nuk mundem jo më të dashuroj,
jo, më zemër për dashuri nuk kam.
Të lutem më dërgo një shenjë,
një ëndërr, një lule më dërgo,
nga ato që unë t'i sillja pranë
dhe ti me thoshe mos më lëndo!
Përse ike kaq larg nga unë,
jo më as lule s'të sjell dot,
tani unë dua të jam më ty
se për mua pa ty kjo jetë është e kotë!
Ç'do ëndërr të thërras më merr,
në shpirtin tënd më shtrëngo,
dua të jam edhe unë engjull
në krahët e tu të fluturoj!
Kur pranë teje qëndroj e heshtur
dhe dridhem kur më prek ngadalë,
mendoj se mbrenda teje ka diçka
dhe ti më thua me zemër, e jo me fjalë!
Diçka që më bën të ndihem si engjull
dhe hap krahët drejtë teje fluturoj,
ti më shtrëngon aq fortë pranë vetës
dhe ngadalë pëshpëris “Të Dashuroj”
Zot të lutem kthema përsëri atë që dikur ma more,
mos më le të vuaj kaq shumë për të,
se më s'po mund të duroj dot,
e pamundur ta harroj,
kur sytë e mi për atë pikojnë vetëm lotë,
kthema të lutëm sepse e dua gjithmonë, gjithnjë?!
O Zot a më dëgjon vallë,
ktheje edhe njëherë në ketë jetë,
a më sheh mua , a e sheh zemrën time duke u kallë,
o Zot ma kthe vetëm edhe njëherë atë shpirtë,
nga ajo ditë që e more dhe më le pa të,
unë mbeta përjetë si një lotë i dashurisë...?!!!
**
DASHURIA!
Pse duhet ta vuaj unë kaq shumë
dashurinë që vetë e kam kërkuar
ëndrrat për të cilat j'u kam thënë
me sy se kisha parë por veç dëgjuar!
Tani kur qielli u zbrazë dhe zemra ime
ka filluar dalngadalë të mbushet
rrahjet shpejtohen dhe fytyra ndryshon
dashuria e pritur asnjëherë nuk shuhet!
Ajo që zemrën time plot ka mbushur
rri e qetë në pritje ashtu ajo e zjarrtë
për mua vetë këtu dhe zemrën që rreh
gjithçka në ketë botë është e qartë!
Sytë na shohin që i hedhim në çdo anë
njerëz të lodhur shumë nga jeta
nga hallet që kanë shpesh në dashuri
zemrat e tyre kurrë nuk janë të qeta!
Prandaj unë ndihem gjithmonë
kështu e dashuruar s'i dhe j'u tregoj
e vendosur në ëndrrat e mia
malli më merrë kur ato dua t'i shikoj!
Thonë se ndodhen dhe zhgënjime
nga ato që kurrë s'i ke menduar
por duhet të ketë kujdes shumë
mos ec me mendje për të provuar!
Se pruva që të bësh të kushton shtrenjtë
ashtu s'i ti vetën në provë do ta ndjesh
të dështuar, të humbur dhe të pa shpresë
kudo të shkosh mosbesim do të kesh!
Se jeta të vjen ta jetosh vetëm një herë
ndaj hapat hidhen me kujdes e të menduara
që viktimë e dashurisë kurrë të mos bëhesh
të shkelësh pa parë në toka të minuara!
Kur do të duash të riparosh papjekurin
që shpesh e quan nxitim në ndjenjat
do të mësosh dhe njohësh atë që quhet
heshtim i madhë dhe këto janë shenja!
Tani ndihem e lumtur dhe e lehtësuar
në ëndrrat e dëshirave të kërkuar
erdhi momenti që aq shumë ne prisnim
këto zemra tani ndihen të qetësuara!
Ndoshta dashuria është e pafund
atë që ne e quajmë të gjithë lumturi
por, bëhet ajo akoma me e jetuar
kur mirë ta kesh menaxhuar atë ti...!!!?
**
PO TI O YLL * I BUKUR
Po ti o yll i bukur,
përse më shikon
me ata cepat e tu të lartë,
një shpresë më ringjallë?
Përse del veç natën,
e ditën të kërkoj,
mos vallë jam e çmendur
apo po ëndërroj?
Përse o yll i bukur
natën rri me mua
apo mos vallë
me hënën e qiellin je zemërua?
Po ti o yll i bukur
nga unë çfarë kërko,
a mos vallë don që të ngrohë
apo në zemër të të mbaj?
Po ti o yll i bukur
miqësia a të mjafton,
se nëse është më shumë,
më fal, por unë s'mund të të ndihmoj?!
Ty të shoh veç natën,
e ditën nuk të gjej,
si të të jetoj kjo zemër
apo dita t'më bëhet terr?
Më mirë ik që tani,
më dhembje mos më shto,
ti dukesh vetëm natën
e ditën nuk të shoh!!!
**
SA TË BUKURA JANË LULËT
Sa të bukura janë lulët,
kur në shpirt ke ngrohtësi,
sa e bukur është jeta,
kur je në dashuri!
Sa i bukur është stoli,
kur parku ka gjelbrim,
sa e bukur është natyra,
kur jeta ka kuptim!
Sa e bukur është pema,
kur fruti e zbukuron,
sa e bukur është hëna,
kur retë nuk ekzistojnë!
Sa i bukur është qielli,
kur yjet xixëllojnë,
sa i bukur është dielli,
rreze kur lëshon!
Sa të bukur janë sytë,
kur shkëlqejnë,
sa i mirë je ti...
kur je i sinqertë!
Sa e mirë është dashuria,
kur ndjenjen e pushton,
sa e hidhur është vetmia,
kur errësira të trishton!
Sa i kaltër është deti,
kur natyra ka lulëzim,
sa i frikshëm është terri,
kur shiu bie rrëmbim!
**
DO TË PRES NË JETËN TIME...
Ditët s'kanë fund pa ty,
e mallkojë çdo mëngjes,
se me ëndrrën shkon dhe ti...
Kam frikë të hap sytë
nga ëndërra ime në çdo çast
se aty te kam ty.
Në sytë e tu pash veten
dhe pyeta me habi:
" Erdha unë apo ti?"
Në zërin tënd shijova frikën
dhe loti më tregoi
ëndrra jonë kufijë nuk ka.
Të "gjithë" na thonin jo,
por ne s'na bëhej vonë,
ne kishim ëndërrën tonë
atje... do të të takoj
atje ...gjithmonë do të jam,
atje ...unë do të vijë,
ëndërra jonë nuk ka kufijë.
Provova të jetoj pa ty,
thoja se nuk do më duhesh më,
por sonte nuk të gënjejë, jo
të kërkoj në çdo vend,
të kërkoj në çdo këngë e poezi,
më thuaj... si mund të të harroj unë ty?
Dhe, vetëm tani ndjehem mirë,
kur e dijë, e ndjejë
se atje ...do të të takoj,
atje ...gjithmonë do të jem
vetëm për ty...
gjithmonë në jetën time... atje
çoftë edhe në errësirë...!!!
**
E THIRRA NË EMËR DIELLIN...
I mbulova dhëmbjet me diell,
koha filloi të më lotojë mbi qerpik,
hapsira gjethe vjeshte- marrëzie,
humbi në valët historike të oqeanit.
Kur u zgjova...eh kur u zgjova...,
e thirra në emër diellin...
Në emër të pagëzimit tonë,
në emër të ëndrrës së brishtë...
E thirra në emër, në shpirt e zemër.....
Thirra, të thirra edhe ty,
Por ti s'më dëgjove, sa çudi!
Koha pas erës, mbi qerpikë
më përplasi një grusht hi.....!
Bukur, por pak me shkurt te na japesh mundesi ti lexojme te gjitha
urime per poezite!
shume te bukura
"I shkruaj Mikut tim të vjetër..."
Atë ditë...
Atë ditë në rrugë e takova,
dhe ecte kokëulur, i mërzitur,
mendonte e fliste me vete,
i heshtur, i tretur, i braktisur...
Pranë meje kaloi miku im,
ashtu pa më parë e pa fjalë,
në shpirt një dhembje ma ndezi,
unë s'fola por eca pa u ndalë...
Dhe ktheva kokën sërish mbrapa,
në emër e thirra plotë mallë,
e ai më shikoi i hutuar,
dy lotë i rrëshqitën mbi qepallë...
A je ti morë Mikë i thashë,
se njihja, shumë vite se kisha parë
e ai hapi krahët, m'përqafoi,
o zottt, s'mund të ndalej duke qarë...
Dy orë u ulëm biseduam,
rrëfente miki im pa ndalë,
tregonte historinë plotë dhembje,
dhe vitët që s'jemi parë...
E unë ndëgjoja më vëmendje,
dhe në sytë e tij plotë shkëlqim,
lexoja historinë e tij të dhimbëshme,
rininë që vyshkej pa mbarim...
Rrëfente miku im i vjetër,
dikur krenar dhe i bukur,
e sotë i tretur i braktisur,
me shpresa të thyera dhe i vuajtur...
**
Sërish Mikut tim....
Loti yt...
Tek ndëgjoja rrëfimin nga ti,
dhe fjalët që të dilnin me pikëllim,
në shpirt një dhembje ndjeva,
Ti Diell - Ti Yll - plot shkëlqim!
Rrëfimin tënd kur ndëgjoja,
atë dhembje e ndjeva edhe vetë,
para syve më dilte Loti yt,
e shihja mbi qepalla tek rrëshqet!
Ti princ - ti trëndafil plot shkëlqim,
pa faj i shkelur dhe i lënduar,
kuptoje më në fund vlerën tënde,
se dhembja ka ikë, ka shkuar!
Se dhembja ka ikë përgjithmonë,
harroje atë ndjenjë të mallkuar,
e jeta jote sot fillon,
e djeshmja është e shkuar e harruar!
Ti trëndafil që Diellit ja merr dritën,
dua të të shoh të lumutur dhe krenarë,
të lutem ndëgjoje fjalën time,
qeshu, jeto e mos vuaj fare!!!.....
**
PO TË DUASH TI...
Po të duash...
merre zemrën time
flijoje për një të vetmin ideal
zemrën zemrës me gjithë zemër ia falë.
Po të duash...
ëndrrës së bleruar vëri zjarr
shkrumb e hi ajo le të behët
për ty prapë do të ndiej mallë.
Po të duash...
theja krahun zogut në fluturim
në rënie ai prapë ëndrron
kaltërsive fluturimin e lirë.
Po të duash...
ardhmërinë në kullen e ngujimit
ngujoje gjer në amshim
edhe atëherë për ty do të jetoj
fatlume, fat bardhe e ditëve
dhembje dashuri.
Po të duash...
të gjitha do t'i fal
po kurrë mos kërko
që lamtumira të jetë fjalë e fundit
po të duash...!!!
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.