Forumi Horizont | Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Interneti dhe Shqipëria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=130)
-- Internet Explorer 8: Pa gjurmë në internet (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16314)
Internet Explorer 8: Pa gjurmë në internet
Gjatë surfimit në internet përdoruesit në të ardhmen e afërme nuk do të lënë më gjurmë përmes shfletuesit të tyre, respektivisht versionit të ardhëm, “Internet Explorer 8”.
Prodhuesi i saj, Microsoft është duke bërë provat e fundit për zhvillimin e këtij versionit që do të lançohet në të ardhmen e afërt, ndërsa për momentin në internet ndodhet një beta-verzion për testim. Sipas revistës “Vunet” në moduesin “inPrivate”, gjatë vizitave të internet faqeve nuk do të lë më gjurmë ky shfletues. Gjithashtu edhe në kompjuterin e shfrytëzuesit nuk do të ketë më shënime të pa dëshirueshme për aktivitetin ne internet.
Ekspertët parashikojnë që shumë klient do të shfrytëzojnë mundësin duke surfuar fshehurazi, shembull gjatë orarit të punës duke vizituar faqe erotike. Për këtë arsye shumë analistë këtë ndryshim të Internet Eksplorerit duke integruar opsionin në fjalë e përshkruajnë e dhe si “Porno-Modus”. Ndërkaq Microsoft ka deklaruar se opsioni “inPrivate”, ofron një sërë mundësish për klientin të cilat janë të arsyeshme, në mbrojtjen e shënimeve dhe sferës private./RVR/
CdoDite.com
Nejse kjo nuk eshte gjithmone nje gje e mire sepse nese nuk le gjurme per faqet qe hap, edhe webmasterat e kane te veshtire punen e tyre.
Kur ben nje faqe nje webmaster duhet te marre parasysh shume gjera, nje nga keto eshte cilin browser perdorin vizituesit e websitit te tij.
Nje faqe web ndryshe duket me IE6 e ndryshe me Mozilla Firefox.
Nese webmasteri nuk eshte ne gjendje te marre informacione te ndryshme mbi perdoruesit e websitit te tij, shume gjera do ti anashkaloje.
Doktor mos hap panik kot :p
InPrivate ka thjesht te beje me faktin qe browseri nuk ruan lokalisht te dhena mbi websiten qe vizitohen. Pra nuk ruan permanent cookies, historia, info qe futen ne forma te ndryshme e ndonje gje tjeter, passworde etj
Ajo qe thua ti ka te beje me user agent dhe qe sigurisht browser do t'ia tregoje serverit, ashtu sikurse browser do te pranoje session cookies, madje edhe permanent cookies do t'i pranoje por do t'i trajtoje si session cookies. Po te mos i bente keto gjera atehere (ashtu sic e mendon edhe ti) trecereku i programeve ne web s'do te punonin korrektesisht.
Titulli "pa gjurme ne iternet" me beri te kuptoj se nuk i jepte informacione as serverit me te cilin lidhej.
Nejse sido qe te jete Mozilla FireFox eshte shume here me i mire, dhe i vetmi browser qe do ta keshilloja.
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.