Forumi Horizont
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Jeni zhgenjyer ndonjehere ne jete?! Dhe nga kush jeni zhgenjyer? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18170)


Postuar nga Ashley datë 18 Dhjetor 2010 - 01:49:

Jeni zhgenjyer ndonjehere ne jete?! Dhe nga kush jeni zhgenjyer?

Normale jeta pa zhgenjime ska kuptim sepse zhgenjimet te bejne te forte...Jam zhgenjyer kur zoti me mori njeriun me te shtrenjte babin tim...


Postuar nga Morfine datë 01 Dhjetor 2013 - 21:19:

1000 here jam zhgenjyer nga jeta ime... por qe te jem e sinqerte perveç humbjes te njerzve te dashur, gjerat e tjera do te kisha dashur te ishin njesoj edhe sikur 100 jete te tjera te kisha.


Postuar nga Deb* datë 01 Dhjetor 2013 - 22:23:

Mbase, por ne pergjithesi mendoj se jemi vet ne qe zgjedhim te mos i shohim gjerat qarte qe ne fillim, derisa arrijme ne nje pike qe nuk i injorojme dot. Jemi vet ne qe presim me shume sec duhet nga disa persona, presim te jene si ne, ata qe duam ne, edhe kur ata nuk mund te jene ata qe duam ne. Zhgenjimet vijne nga kerkesat e larta qe i vejme vetes dhe te tjereve.
Zhgenjimet jane pjese e jetes, duam apo s'duam.
U bera lemsh me duket.


Postuar nga eliz datë 02 Dhjetor 2013 - 04:18:

Njeriu ne jete zhgenjehet me teper nga njerezit qe ka dashur me shume,mund te jete familja ose dikush tjeter I shtrenjte. Plot zhgenjime eshte e mbushur kjo jete por gjithashtu eshte dhe e mbushur me njerez qe na duan,qe interesohen per ne,qe na lehtesojne jeten.Kshu eshte jeta...


Postuar nga Morfine datë 02 Dhjetor 2013 - 23:22:

Smile

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*
Mbase, por ne pergjithesi mendoj se jemi vet ne qe zgjedhim te mos i shohim gjerat qarte qe ne fillim, derisa arrijme ne nje pike qe nuk i injorojme dot. Jemi vet ne qe presim me shume sec duhet nga disa persona, presim te jene si ne, ata qe duam ne, edhe kur ata nuk mund te jene ata qe duam ne. Zhgenjimet vijne nga kerkesat e larta qe i vejme vetes dhe te tjereve.
Zhgenjimet jane pjese e jetes, duam apo s'duam.
U bera lemsh me duket.





Postuar nga kurt datë 05 Dhjetor 2013 - 13:57:

Jo. Vec merhumat zhgenjehen.


Postuar nga robert datë 07 Dhjetor 2013 - 00:59:

Duhet te jesh i 99-ave, qe te mos zhgenjehesh. Duhet te jesh njeri qe nuk i beson as kemishes tende, qe te mos zhgenjehesh. Duhet te jesh gjith jeten i rrahur me vaj e uthull, qe te mos zgenjehesh.
Pra zhgenjimi eshte normal per njerez normale. Biles, mendoj, tregon dashamirsi, drejtesi dhe naivitet nder njerzit qe pesojne zhgenjim ngandonje gje apo njeri tjeter.
Dje, tek po i tregoja nje profesori mbi ... ah, lere se nuk ia vlen ta tregosh, ndonese ky presor me zhgenjeu, e megjithate mbetet per mua serish nje njeri i kendshem dhe i mire, si dhe i pregatitur ne degen e tij te gjuhesise, (biles, pikerisht se ka keto cilesi, ndaj dhe me zhgenjeu), por ... por se c'dreq kishte nje kufizim ne koke, (apo ne poziten e tij prej profesori), qe per nje te vetmen teme shkencore ne jeten time, qe une do mbaj para 5 apo 15 njerzve me rastin e 50 vjetorit tim pas nje jave, (thjesht per kenaqesi), ne nje salle te thjeshte, ky presor e quajti jo shkencore kete gje. A nuk eshte kjo per tu zhgenjyer per nje moment nga presori i mire!? Sepse ku e di ai se c'do te them une ne ligjeraten time? Biles ai as edhe me njeh fare, pervec faktit qe jam shqiptar dhe qe qesh ne nje te vetme ore leksioni te tij mbi indo-europianishten.


Postuar nga AngelDevil datë 07 Dhjetor 2013 - 13:03:

Citim:
Po citoj ato q� tha kurt
Jo. Vec merhumat zhgenjehen.


Shume dakort me Kurtin lool


Postuar nga robert datë 08 Dhjetor 2013 - 00:30:

Vec mehrhumet zhgenjehen!
Thjesht snobizem, pa pike te vertete brenda.


Postuar nga dodgy datë 08 Dhjetor 2013 - 22:19:

??

zhgenjem me shqiperine si eshte katandisur.zhgenjehem qe ne shqiperi shum shpejt njerzit harruan nga erdhem.jo shum kohe me pare nuk kishim buk te hame,i kishim corapet the pantallonat me arna,breke grisur si i thone.tjeter gje eshte sot kerkojm shum e meshum .jemi kthyer ne gjakpiresa ,jemi gati te vrasim te vjedhim dhe njerin tend per te arritur ate qe duam,humaniteti po zhduket.te besh dicka te mire per dike tjeter po zhduket ,vetem te marin te rrjepin te mashtrojne .ajo krenaria e dikurshme kur tjetri te jepte fjalen dhe e mbante eshte zhdukur.

Zhgenjehem kur vi ne shqipri se vetem leke borxh te kerkojn qe kurr nuk ti japin lol.kurr nuk e fusin doren ne xhep te blejn nje birr,vetem qyl e duan pa pun .te hapen b;;;sh lek per brek nu kane lol;

nuk me demtojn u mesuam krysisht ne qe jetojm jasht .benim plane se do ktheheshim ndo nje dite shpresonim se do rregullohet por paskemi qen gabim,vendin e rregullojn njerzit por fatkeqsisht ato jane kthyer ne kafsh lol
mjer ju se ne ju kemi then lamtumire lol


Postuar nga lezhjani-82 datë 09 Dhjetor 2013 - 16:34:

"Ashtu kuptova se në të vërtet kisha arritur në Shqipëri, një vend i bekuar me një mijë bukurira, po i shkelur nga një turmë, e cila ushqen një urrejtje kundër bukurisë."

Faik Konica


Postuar nga dylan datë 15 Dhjetor 2013 - 05:14:

nga nje i dashuri im qe e doja aq shume ,dhe kur nje dite papritur e kuptova qe sme kishte dashur kurre aq sa e kam dashur un e
u zhgenjeva po kuptova qe jo te gjithe njerzit jan te lindur njesoj
vazhdoj ta dua akoma ,do ta dua gjithmone besoj


Postuar nga robert datë 15 Dhjetor 2013 - 14:39:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan
nga nje i dashuri im qe e doja aq shume ,dhe kur nje dite papritur e kuptova qe sme kishte dashur kurre aq sa e kam dashur un e
u zhgenjeva po kuptova qe jo te gjithe njerzit jan te lindur njesoj
vazhdoj ta dua akoma ,do ta dua gjithmone besoj


... Dhe duke e dashur gjithmone, nuk mundem te zhgenjehem, ... keshtu qe as vete s'e kuptoj ne c'gjendje jam, ... keshtu qe mos me merrni as seriozisht!...


Postuar nga eliz datë 16 Dhjetor 2013 - 03:08:

Ne fakt e marrim apo s`e marrim ne seriozisht s`besoj se ndryshon gje per te.Njeriu qe ajo do ta marre seriozisht,s`pergjigjet, keshtu qe eshte e kote.

Robert,kisha deshire te degjoja apo lexoja c`ka keni shkruar.


Postuar nga shelgu datë 17 Dhjetor 2013 - 06:42:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan
nga nje i dashuri im qe e doja aq shume ,dhe kur nje dite papritur e kuptova qe sme kishte dashur kurre aq sa e kam dashur un e
u zhgenjeva po kuptova qe jo te gjithe njerzit jan te lindur njesoj
vazhdoj ta dua akoma ,do ta dua gjithmone besoj


dylan, sa m'u ke dhimsun moj ta marsha.


Postuar nga dylan datë 17 Dhjetor 2013 - 23:31:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu

dylan, sa m'u ke dhimsun moj ta marsha.




bej be sma merr mendja ,ca ti besh jet ehste kjo


Postuar nga eliz datë 18 Dhjetor 2013 - 00:13:

Njerez jane keta thuaj.C`ne jeta?Jeta eshte e bukur.


Postuar nga dylan datë 18 Dhjetor 2013 - 00:24:

Citim:
Po citoj ato që tha eliz
Njerez jane keta thuaj.C`ne jeta?Jeta eshte e bukur.


Njerez jane cte jen tjeter po njerzit ndryshojne si kan deshire ,snjifen njerzit sot


Postuar nga shelgu datë 18 Dhjetor 2013 - 06:04:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan



bej be sma merr mendja ,ca ti besh jet ehste kjo


e kam peimend pasha zotin.
Oj kjo nuk beson


Postuar nga dylan datë 18 Dhjetor 2013 - 21:37:

[QUOTE]Po citoj ato që tha shelgu

e kam peimend pasha zotin.
Oj kjo nuk beson
[/QUOTE


ca te besosh ,sdi ku te besoje njeriu , le te behet mire ket po them


Postuar nga cecilia datë 20 Dhjetor 2013 - 15:53:

Zhgenjimi eshte pjese e jetes por evitoj te zhgenjehem vazhdimisht per te njejtat gabime. Gjeja me e mire per ta evituar eshte te besosh te keqen fillimisht te miren mundesisht mos e prit kurre.


Postuar nga eliz datë 20 Dhjetor 2013 - 16:50:

Por Cec keshtu s`do nisje asgje,asnjehere


Postuar nga dylan datë 21 Dhjetor 2013 - 03:07:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Zhgenjimi eshte pjese e jetes por evitoj te zhgenjehem vazhdimisht per te njejtat gabime. Gjeja me e mire per ta evituar eshte te besosh te keqen fillimisht te miren mundesisht mos e prit kurre.


ceeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeec oj none sa me ka marre malli me te pa

ku mund te zhgenjehet njeriu kur shikon ty ,vetem lumturi ka


Postuar nga cecilia datë 22 Dhjetor 2013 - 02:20:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan


ceeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeec oj none sa me ka marre malli me te pa

ku mund te zhgenjehet njeriu kur shikon ty ,vetem lumturi ka




Dylan

Te uroj gjithcka qe te deshiron zemra e dashur!!!! Hyj une lexoj gjithmone pa merak


Postuar nga shelgu datë 22 Dhjetor 2013 - 06:43:

Kjo Ceci ka humbur.
Mire e ka dylan. Edhe une ashtu mendoj


Postuar nga cecilia datë 22 Dhjetor 2013 - 16:24:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Kjo Ceci ka humbur.
Mire e ka dylan. Edhe une ashtu mendoj



Lere se ty kushedi se sa here te kujtoj cedrus ne mendje me rri sikur tkam pas te dashur


Postuar nga lujo datë 29 Dhjetor 2013 - 04:10:

Zhgenjimi eshte pjese e jetes,zhgenjehesh nga njerezit qe ke afer,ne pune, ne dashuri,nga qeveria ,mundohu t jetosh me to


Postuar nga dylan datë 27 Shtator 2014 - 02:51:

Nga nje njeri qe e kam dashur shume ,jam zhgenjeyer se tepermi
kam biseduar per vite e vite me te ,ne ditet me te veshtira qe isha shume e semure iku e me la nuk me shkruajti me .Jam zhgenjyer me te vertet teper dhe acoma pres nje dite te me shkruaje ,shpresoj ta beje dhe pse ka kaluar gati nje vit qe skam nje pergjigje nga ai

Zhgenjeyer gjithahstu dhe nga antaret e forumit qe nuk shkruajne ASNJE
ku jeni a merret vesh Ceci ,kati e tjer tjer qe shkruanin dikur


Postuar nga cecilia datë 27 Shtator 2014 - 14:15:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan
Nga nje njeri qe e kam dashur shume ,jam zhgenjeyer se tepermi
kam biseduar per vite e vite me te ,ne ditet me te veshtira qe isha shume e semure iku e me la nuk me shkruajti me .Jam zhgenjyer me te vertet teper dhe acoma pres nje dite te me shkruaje ,shpresoj ta beje dhe pse ka kaluar gati nje vit qe skam nje pergjigje nga ai

Zhgenjeyer gjithahstu dhe nga antaret e forumit qe nuk shkruajne ASNJE
ku jeni a merret vesh Ceci ,kati e tjer tjer qe shkruanin dikur



Dylan e dashur,

ah, ky zhgenjimi thuaj!

Shpesh zhgenjehmi sepse presim dicka ne kthim nga ata persona. ky eshte gabimi jone. ne jete e dashur mundohu te jesh e vetme, ta kesh mire me veten tende, ta duash ate deri ne egoizem. besoj se vetem atehere do te te duan. do dukesh qe ndricon nga larg. njerzit te afrohen kur ke dicka t'ju japesh, ne dac bukurine, zgjuarsine, pse jo portofolin (por kjo eshte tabu nu thuhet dhe nuk kuptohet) nivelin, pozicionin social e shume te tjera. asnje njeri s'do te te doje pa asnje interes ose ose kur ti degradohesh dhe vuan per nje person te vetem. njerzit kane frike nga dashuria e tepert. njeriu ka lindur i lire dhe si i tille do te vdesi. raportet midis dy personave duhet te jene natyrale pa sforca, pa pritje, pa xhelozi, pa insistim. kur ta ndjen te thuash dicka thuaje pa ndrojte, kur te vjen ta shash, shaje.mos prit nga tjetri te bej te njejten gje si ty, nuk jemi te gjithe njesoj. truri jone eshte shumefuksional, per cfare e do ti dike s'te do ty ai.. interesat jane te ndryshme.. secili eshte ne kerkim te vetvetes jo ne kerkim te interesit tend.. jeta eshte e bukur jetoje dhe ndjej cdo gje te bukur qe te ka dhuruar. tani me gezon edhe era e trendafilit qe cel ne ballkon. dikur se ujisja fare..tani cdo gje qe ka te bej me natyren jam me afer, eci me ore, degjoj muziken qe dua une,kercej, etc. bej ate qe une dua dhe jo ate qe duan te tjeret. po si per cudi kur i ben te gjitha keto bie ne sy..fillojne te duan me shume. ky eshte paradoksi NJERI Dylan.

Te uroj me zemer te marresh ate qe meriton ne jete. te perqafoj :*


Postuar nga kotka datë 03 Nëntor 2014 - 17:45:

Uuuh kushedi sa here. Zhgenjehemi se mendojme qe te tjeret te bejne per neve ate qe do benim neve per ta.


Postuar nga Petter datë 03 Nëntor 2014 - 18:16:

Jeta pa zhgenjime do ishte shume boring


Postuar nga AngelDevil datë 05 Nëntor 2014 - 14:37:

E di qe do duket e pabesueshme por tani qe e mendoj holle holle nuk kam zhgenjime per faktin e thjeshte qe pritshmerite e mija jane perputh me personat /ngjarjet qe jam perballur. Skam pas surpriza me nje fjale.


Postuar nga Ashley datë 28 Nëntor 2014 - 04:22:

patjeter zhgenjimet te hapin syte dhe te mbyllin zemren


Postuar nga robert datë 28 Dhjetor 2014 - 15:42:

Ne lidhje me temen, po hedh ketu nje tregim tim te hershem, te prill 1989-es, tregim i thjeshte.

Kur ecën përpara


Dy gëzime në një ditë, ngjet rrallë! Dhe sa mirë që ngjet rrallë, sepse po të ndodhte shpesh, unë do të vrisja veten. Por, po ua tregoj shkurt ngjarjen, duke u përpjekur t’mos ju mërzis.
Isha në mbarim të atyre dy javë leje të prapambetur nga viti i shkuar, të cilat së bashku me shokët i kaloja më të shumtat tek shtatë dhomat e lumit të Tiranës, nëse i keni dëgjuar. Vapa kishte plasur para kohe, ndaj ashtu i lodhur sapo isha kthyer në shtëpi dhe u ula në tavolinë të mbllaçitem. Si përherë aty priste e hekurosur një gazetë e pastër dhe pa njolla yndyre. Njollat mbi ’të unë nuk i duroja kur haja bukë. Gazeta duhej të ishte gjithnjë e pastër, përndryshe fillonte sherri. Nuk ishte se unë lexoja artikujt e saj, por pastërtia më pëlqen, sidomos kur e gjej të gatshme nga të tjerët. Titujt me shkronja të mëdha i lexoja insiktivisht, pa regjistruar gjë në tru.
Mamaja më vuri përpara bukën dhe pjatën e gjellës, duke vënë më pas gishtin e saj mbi një artikull gazete, gjë të cilën ajo nuk e kish bërë ndonjëherë. Duke e shoqëruar me sy gishtin e saj lexova_: “Një kolektiv revolucionar dhe me problemet e kohës”. Po kjo, thashë! Mos ka lajthitur gjë!? Apo ato ilaçet e zemrës paskan ndikim edhe tek mëndja?!. Ç’më tregoi ashtu!? Ajo e dinte se unë nuk lexoja ndonjëherë artikuj gazetash. Biles, edhe libra nuk kapja me dorë, po të përjashtonim një libër të verdhë që fliste për mënyrat e afrimit me femrat, të cilin e kisha lexuar para ca kohësh. E pashë njëherë atë plakën time si për ti dalluar prej së largu temperaturën, por ajo e qetë më bëri shenjë me kokë tek gazeta, se diçka kishte. E po kjo thashë, do t’më bëjë kureshtar me gër-gëret e gazetës.
Fillova mbllaçitjen dhe, si pa dashur, shoqërova lugët e mbushura me ca rreshta të artikullit. Asgjë do t’më kishte tërhequr vëmendjen po t’mos më kapte syri disa emra të njohur. Pa prit, thashë, dhe ndala fluturimin e lugëve, duke iu vënë tani përtypjes së fjalëve të rreshtuara pranë bukës. Nuk po lija asgjë të më shpëtonte, kur menjëherë kuptova se bëhej fjalë për ofiçinën ku punoja. Uauuu, po kjo kështu, thashë. Një reportazh për ndërmarrjen tonë, e në veçanti për ofiçinën ku punoja si tornitor prej afër një viti, qysh se isha liruar prej ushtrie. U emocionova sa mornicat më mbuluan trupin. Biles edhe pjatën me gjellë e harrova. Ishte një hutim gëzimi, do thoja. Mu bë qejfi vërtet, ndonëse nuk e kuptoja se ç’mund të shkruhej për horrat dhe qorrat e ndërmarrjes tonë! Mos ndoshta ndonjë kritikë?!…


Postuar nga robert datë 28 Dhjetor 2014 - 15:43:

Reportazhin duhej ta lexoja të gjithë, dhe ky do ishte reportazhi i parë i plotë që do të lexoja. Po prit thashë, ta shohë kush e ka shkruar një herë. Zakoni i të moslexuarit nuk mund të thyej menjëherë. Hoqa ç’ishte mbi gazetë dhe ktheva fletën për të hedhur sytë në fundin e saj. Vura gishtin mbi emrin e gazetarit, kur ç’të shoh! Altin K... Jo, thashë, nuk ka mundësi! Po, thashë, ka mundësi! Altini, shoku i klasës time! Kishim qenë bashkë në gjimnaz për katër vjet. U gëzova, të them të drejtën, dhe ky ishte gëzimi i dytë. Altini gazetar!.. E pse çuditesha!?. Një reportazh për njerzit e punës! Altini nëse s’gaboj, kishte filluar të shkruante qysh në bangat e shkollës. Tek këndi letrar i shkollës përshembull, e nxorri një herë një shkrim. Më duket se ishte për përshtypjet tona në Muzeun Kombëtar. Nga ne çunat pak e lexuan në fakt, por vajzat e klasës ama, … e lexuan të gjitha!… Çuditërisht, interesi i tyre për ’të nuk u shtua në ditët e ardhshme, por … sidoqoftë, pasioni i tij për të shkruar dallohej qysh atëhere!.. Asaj kohe ai hidhte në letër shkrimet e para të tij! E patjetër ai do ketë vazhduar të shkruaj edhe më mbrapa!!.. Ndoshta edhe shkollën e lartë për gjuhë-letërsi do e ketë mbaruar besoj!.. Po-po, ka patur talent ai djalk!...
Mbas vitit të katërt të gjimnazit ne ishim ndarë, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ishim takuar a s’ishim takuar nja dy-tre herë. Unë vajta ushtar, ndërsa ai iu fut shkollës së lartë. Në fillim kishin dashur t’ia nxirrnin për mercollogji, por ai me luftë, -siç më kish thënë njëherë-, e kish marrë degën që dëshironte. “Ata kujtojnë se ne që jemi bij puntorësh, nuk mund të studiojmë për letërsi”, më tha atëhere. (Mamaja i punonte në një punishte ëmbëlsirash, dhe ishte si punë shefe atje; ndërsa babain e kishte rrobaqepës, por mjeshtër ama.) Eh, more Altin, more Altin, të lumtë! Me përpjekje, por shkollën e more ama! Dhe ndoshta edhe e ke mbaruar tani?…


Postuar nga robert datë 28 Dhjetor 2014 - 15:45:

Por të shohim ç’ke shkruar njëherë. Se dhe aq e lehtë nuk është të jesh gazetar. Ngjita shikimin mbi shkronjëzat e artikullit, duke vazhduar mbllaçitjen. Qysh në fillim desh më doli ushqimi nga të qeshurit, kur lexova se një entuziazëm politik e kishte përfshirë kolektivin e ofiçinës. Do ti ketë parë, mendova, duke lagur njëri-tjetrin me zorrën e ujit, dhe këtë hare që krijohej në këto raste ai e quante entuziazëm politik. Po nejse, thashë, si fillim edhe gënjehet pak, se kështu e kanë reportazhet. Edhe unë e kisha si parim, gënje pak, kuptohet kur je ngushtë, por pa e kaluar masën, se bëhesh i pështirë pastaj. Pak më poshtë, Altini vazhdonte:
“Të katër komunistët e oficinës, Shefkiu, Myrveti, Pirro dhe
më i riu i tyre Petriti, nuk presin vetëm mbledhjen e organi-
zatës bazë të partisë së ndërmarrjes, por ata mblidhen dhe
bëjnë ballafaqimin e realizimeve të ditës edhe aty në ofiçinë.
Kështu i gjetëm ata në një diskutim spontan në repartin e
xhenerikve, ku problemi i gadishmërisë së dy automjetëve i
kish përfshirë …”
E mor’ gazetar, mor’ gazetar, u shkëputa për pak nga shkrimi. I ke gjetur duke bërë llogje e më thua se po diskutonin! Dhe kë pa?!. Shefkiun, që nuk dinte të lidhte ushkuret e tij, do të lidhte dy fjalë! Atë, edhe kur e ngacmonte shofer Pandi për dërrasat që vidhte herë pas here nga ofiçina, Shefkiut i merrej goja dhe e vetmja përgjigje që jepte, ishte se “shumë mirë bënte, pasi nuk vidhte hekura si ata për bërjen e antenave”. Në këtë kishte të drejtë, pasi në këtë kohë kish filluar një fushatë e tërbuar në bërjen e antenave të grupit me kanoçe. Por edhe për Shefkiun thuhej, se të gjithë divanët dhe bufetë e tij i kish bërë me dërrasat e ndërmarrjes.
Ndërsa Myrveti, pa të cilin panorama e ndërmarrjes do kishte një boshllëk, ishte ai që luante rolin e budallait me një kënaqsi të veçantë, por ishte po aq dobiç, sa ne thonim se ai ua kish futur të tërve. Rrinte çdo ditë jashtë orarit për të punuar në frezën e tij, (dhe në fakt kjo ishte koha e vetme kur ai punonte, pasi gjatë ditës bënte më tepër llogje), dhe të nesërmen shënonte tre orë tepër, ndërsa të gjithë e dinim se, e shumta, ai një orë mbrapa nesh kalonte portën e ofiçinës. Kur vinte dita e pagës, fillonte furtuna me ’të. Bërtiste lart e poshtë se i kishin ngrënë hakun e punës, se fëmijët do i vdisnin urije, dhe borxhin e televizorit nuk do ta lante dot. Aq donim ne, dhe fillonim duke i qarë hallin. Gjynah, gjynah, thoshte njëri. Ia bëjnë me qëllim, thoshte tjetri. Kanë gjetur ndaj, hidhesh një i tretë, pa t’ma bëjnë mua! Dhe vazhdohej me teatrin e luajtur... Mor’ po ky duhet të ankohet tek inxhinieri, se ndryshe do ia bëjnë prapë! Më e mira do ishte që ky të shkonte në gjykatën e rrethit, se atje e zgjidh këtë problem!… -Më hani munë-, ikte së fundi Myrveti, duke e kuptuar talljen dhe i vetëdijshëm se nuk do të ankohesh gjëkundi, përndryshe do të merrej vesh, se dhe aq ai i kishte shumë.
Pirroja, i treti që përmëndej nga Altini në gazetë, ishte njeriu enigmatik i oficinës. Ky dukej as dukej një herë në mëngjez, e pastaj sikur të ish bërë prej ajri, ishte i zhdukur për gjithë ditën. Në fakt ishte si biçim furnitori për ofiçinën, dhe kjo e bënte që ndonjëherë të zhdukej edhe për ditë të tëra. Veçse kur e shihje mbas tre ditësh me dy kuzhinjeta në dorë, të cilat, siç thosh, ia kishte siguruar një shok në Shkodër, a thua se ndërmarrjet shtetërore ishin privatizuar. Shprehja e tij standarte, “jam andej nga drejtoria”, apo “jam në filan ndërmarrje”, tregonte se për atë ditë ai nuk kapesh më.
Petriti, më i riu i komunistëve, siç thosh dhe Altini, ishte edhe sekretar i rinisë së ndërmarrjes; në fakt kjo organizatë nuk mblidhej ndonjëherë tek ne, gjë që nuk e pengonte megjithatë Titin tonë ti mblidhte kuatizacionet rregullisht. Por edhe ne të rinjtë ama, e sorrollatnim pak horr-horrin tonë, që ti dilte mirë shkuma. Këtë emër të veçantë e kishte vetëm ai, dhe duket se këtë e kish fituar me përpjekjet e stërmundimshme prej skileje që bënte në kamufllimin e largimit të tij nga ofiçina, si gjoja për një punë në Komitetin e Rinisë, apo se do kërkonte një bojë të mirë për nja dy parrulla, e tjera budadallëqe. Gjithashtu e kish fituar këtë emër edhe me dembelizmin klasik, duke ia lënë punën e tij të llamarin-kthyesit shokut të punës. Si dhe me pretendimin e tij, si feministi më i madh në ofiçinë, ishte bërë bajat fare. Në këtë pretendimin e fundit, të qënit komunist nuk e pengonte aspak, në fakt.


Postuar nga robert datë 28 Dhjetor 2014 - 15:45:

Po mjaft me këta horra, thashë. Të shoh ç’shkruan më poshtë ky Altini.
“-Po shokë, nuk duhet të na zerë gjumi përballë këtyre de-
tyrave!
-Sikur i rëndove ca, shoku Shefki, -i themi ne, duke e ditur
se kjo ofiçinë i ka realizuar detyrat e planit në 101%.
-Jo, jo, -na thotë ai, duke na treguar se sot në pushimin e
bukës një i ri ish larguar përpara kohe dhe kish përfundu-
ar në klubin atje përjashta, për të kthyer ndonjë gotë nga
ajo e flamosura. Kjo duhet të na shqetësojë të gjithve!..“
Po kjo kështu, thashë! Ky Altini ka qenë apo s’ka qenë atje!? Nuk e di ky, se tek ne nuk zbatohet kurrë orari i pushimit? Nuk e di ky, se Shefkiut po ti premtoje një teke raki dhe mos t’ia jepje, të bënte gjëmën! Apo, ia do reportazhi të shkruajë kodra pas bregut?! Ç’ishte kështu me ’të? Mos nuk e kisha njohur mirë?! Apo ia kishte shplarë trurin shkolla e lartë?!. Ndoshta s’ishte ai!?. Jo, jo, ai ishte!.. A nuk më tha njëherë atëhere, kur po mbaronim maturën, se për të arritur një pjekuri artistike në të shkruarit e prozës, duhej nisur me reportazhet!?. Kështu pra, nuk kishte diskutim, se ai qe!… Por, të vazhdoj më tej, thashë.
“…dhe ne e pamë me sytë tanë se si të dy punëtorët e tale-
ntuar e të respektuar, Kiço N. dhe Njazi Sh., angazhimin
e marrë për rregullimin e karbonçinave me forcat e tyre,
po e relizonin më së miri. -Jemi krenarë për këtë, -na tha
punëtori 52 vjeçar Kiço N. „
Ah po, këtu Altini kishte pjesërisht të drejtë. Jo vetëm karbonçinat e motorrinos ata duhet ti ndreqnin vetë, por edhe pështjellat e bobinave duhet ti riparonin. Qysh se ishim prishur me kinezët, këto probleme ishin shtuar. Vetë Kiço dhe Njaziu kishin kundërshtuar, kur kish ardhur urdhëri nga drejtoria për këtë gjë; gjithashtu edhe Pirro i kish përkrahur të dy, mirpo urdhëri ishte urdhër dhe tani as vetë nuk po dinin si të bënin, duke iu lutur herë Pirros mos u gjente të reja, apo edhe kallaist Xhikes në riparimin e të vjetrave. Por dhe ky ama, që i njihte se ç’mostra ishin, nuk i ndihmonte po t’mos dëgjonte më parë historitë e tyre me femra.
Në fakt, përveç se si elektrautë të mbaruar, Kiço dhe Njaziu, ishin edhe specialistët më të përsosur në oficinë për problemet e seksit, apo erotike në përgjithësi. Kështu, nëqoftëse ata thonin se një femër me pulpa të shëndosha nuk ishte e thënë ti kishte edhe shalët trashaluqe, kjo ishte kështu siç thonin ata, dhe këtë nuk e luante as topi. Biles, në bazë të kërcellit të këmbës nën pulpë, ata përcaktonin edhe zgjuarsinë e saj.
Puthjet ata i ndanin në tre kategori, epshore, eksituese dhe standarte. Dhe, kur tregonin ndonjë film erotik që e kishin parë një natë më parë tek njishi i Jugosllavit, ata e përcaktonin saktë se ç’lloj puthje kish qenë. Në këto raste ne mblidheshim rreth tyre dhe kënaqeshim tek i dëgjonim me gojë hapur, sepse ata kishin vërtet art në të treguarit e historive erotike; por ne ama, kishim gjithashtu shumë kujdes të mos u ndërhynim, apo ti kundërshtonim për ndonjë gjë, sepse ata e ndërprisnin tregimin në vend dhe nuk e fillonin derisa ti të ishe larguar, apo përzën nga të tjerët. Kështu përshembull, kur njëherë ai Bedriu kish dashur të shiste mënd, duke u ndërhyrë teksa ata po tregonin një pjesë nga erotik blu , ata e ndërprenë bisedën pikërisht në pjesën më kulminante të tregimit, duke na detyruar ne të tjerve ti jepnim disa shqelma atij hajvan Bedriut, për të dëgjuar më tej tregimin e këndshëm.Vërtet, vërtet, të dy elekroutët gëzonin respekt në oficinën tonë.


Postuar nga robert datë 28 Dhjetor 2014 - 15:46:

Ndërsa Altini vazhdonte.
“…Po, ky kolektiv ka kurajon ta shohë në sy të metën,
vështirsinë, apo edhe justifikimin. Dhe kjo bën pjesë
në të përgjithshmen e këtij kolektivi, që din t‘u japë
zgjidhje problemeve, vështirësive e punës. Kjo është
ajo që e dallon ...“
E tërci e vërci. E more Altin, i paske mësuar të veçantën e të përgjithshmen. Ndaj vazhdonke më poshtë me lavdërime për këtë kolektiv luftarak. Ja, paske diçka edhe për më të riun e ofiçinës, Sajmirin, që ka dy muaj që ka filluar punë tek ne, dhe është gjithë energji, siç thua. Posi, prit sa të kthehem unë, se ia tregoj unë energjitë atij Sajmir-lagësit, që s’le njeri pa lagur me zorrën e ujit. Ia tregoj unë kur ta zhvesh fare, siç ia bëra herën e fundit, ku e bëra qull sa doli me brekë derisa iu thanë rrobat e lagura. Kësaj radhe do ta bëj të zhvishet krejt lakuriq. Lëre, po dhe ty Altin gazetari do të bëj të zhvishesh, po të vish në kohën që do të jem unë aty. Horr!… Jo, jo, horra ishin shokët e mi të punës. Ky Altini duhej të ishte horr-horri! Po, po, hipokrit ishte, ndryshe nuk do shkruante këto broçkulla. Për këtë ish përpjekur ky karrierist! Për gënjeshtra me bisht, që s’i hante as bufi!? Veç në mos e takofsha! Ah, …
Nji ta tërhequr gazetën dhe e grisa copa-copa, pa e mbaruar së lexuari deri në fund. I grisa rezultatet dhe emrat e shokëve të mi të punës. I bëra çik-çik preokupimet e horrave dhe qorrave të ofiçinës. I grimcova fjalitë dhe të gjitha fjalët e Altinit. Të gjithë shkrimin ia hodha në plehra. Gjellën e mbetur në pjatë e lashë aty. Oreksi më ishte ndërprerë. S’më shtyhej më lugë poshtë. Gjithshka më ishte neveritur. Dy gëzimet e njëpasnjë-shme më kishin torvullosur e ma kishin hequr oreksin. Gjithshka më dukej e shplarë. Nuk arrija ta kuptoja, se si mund të shkruahej aq dallkaukshe, për kolektivin tonë dallkauk! Përse nuk jepeshin disa fjalë mbi realitetin tonë prej horrash!? Rrofshin horrat, thashë, dhe poshtë horr-horrat!..


***


Postuar nga cecilia datë 29 Dhjetor 2014 - 03:05:

Refuzoj kategorikisht te zhgenjehem. nuk pres nga asnje asgje dhe flej rehat.


Postuar nga Ashley datë 31 Janar 2015 - 07:35:

Nuk i krijoj mundesine njerezve tme zhgenjejne i jap minimumin e besimit tim qe i bie 0.5% sa per nje bisede siperfaqesore aq.pervec familjes askush smund te krijoj afrimitet qe le vend dhe per nje zhgenjim te mundshem.sja u plotesoj ate kenaqesi.jep aspak dhe merr me te mundshmen.


 
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.