Forumi Horizont
Trego 42 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Kush i mbron punetoret ne Shqiperi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17763)


Postuar nga Morfine datë 07 Prill 2010 - 01:21:

Kush i mbron punetoret ne Shqiperi?

Doja thjeshte te dija, a egzistojne ndonje sindikat ne Shqiperi, e cila mbron te drejtat elementare te punetoreve?
Cfare bejne punetoret Shqiptare kur i shtypen te drejtat?

Ideja e temes erdhi mbas bisedes me nje miken time ne Shqiperi, e cila po kerkonte te punesonte nje shitese ne dyqanin e saj.

Sapo me erdhi njera, me tha, me pelqeu shume, por me kerkoj 200 euro rroge dhe donte diten e djele pushim. pfff
Une e pyes. "Pse kur doje t'ja jepje diten pushim?"
Ajo pergjigjet. "Po ketu punojne njerzit nga e hena ne te djele, pa pushim".

Nuk eshte hera e pare qe e degjoj nje gje te tille. Kjo me shokon jasht mase. Disa punetore, jo vetem nuk kane nje dite pushim ne jave, por nuk kan as pushime vjetor... Ne raste te tjera shikoj "minore" dmth femije qe nuk kan mbushur akoma 18 vjeç, neper punera te rendomta.

A egziton ndonje ligj per keto? Po ministria e punes cfare ben?


Postuar nga Eria datë 07 Prill 2010 - 01:34:

Shqiperi hesapi,ca pret...atje te rroje motua Secili per vete,Zoti per te gjithe..


Postuar nga AngelDevil datë 07 Prill 2010 - 01:55:

Teme e gjere....

De juro normale qe ka ligje dhe institucione qe e mbrojne punetorin shqiptar kinez italian amerikan etj etj ..... De fakto nje perqindje e ulet jane te mbrojtur pjesa me e madhe jane ne meshire te fatit dhe kjo nuk ndodh vetem ne Shqiperi por ne cdo vend te botes.

Qeveria se bashku me organizatat e huaja punojne per te nxjerre politika dhe programe sa me efikase ... qeveria perfaqsohet nga Ministria e Punes dhe Shanseve te Barabarta ne krye te organizmave te huaj qe koordinon eshte ILO (International Labour Organization ) ....


Postuar nga Fajtori datë 07 Prill 2010 - 02:57:

Ke fuqi te lexosh

Dikur me interesonte shume ky argument. Kuptova ca gjera mbi mungesen e sindikatave.

Sindikatat kane lindur dhe jane rritur gjate zhvillimeve ekonomike. Ishin tipike ne Itali apo France, ndersa ne Amerike ishin te dobeta se amerikaneve i dukej si komunizem. Amerika edhe sot eshte vend sklleverish, aty shteti te le te vdesesh, jo me firma private.

Sindikatat amerikane jane shtypese me keq se shteti. Nje shoqja ime mori leter para dy javesh. E detyronte sindikata te paguante 200 $ per anetarsimin ne sindikate, ndryshe pushohej nga puna.

Nejse, kthehemi te balta,
Boom ekonomik Shqiperia nuk ka dhe papunesia eshte e larte. Ne keto kushte punetori keqtrajtohet, eshte e paevitueshme. Kerkesa per pune eshte teper e larte per te patur frike se humbet punetorin. Niveli i specializimit eshte i ulet, iken ti vjen tjetri, s'do asnje eksperience.

Por perveç mungeses se zhvillimit, sindikatat kane nevoje per popullsi te ndershme, qe zgjidh problemet ligjerisht. Ne Shqiperi doktori preferon te korruptohet, jo te hidhet ne greve per te marre rroge me te larte. Po kshu mesuesi, polici, etj. Kjo domethene qe leket jane, sepse doktori prape se prape i merr. Por nuk shtyn njeri te ndryshoje sistemi, preferojne te korruptohen te gjithe. Sindikatat franceze linden pikerisht se punetoret kerkonin keto kushte. Dhe kerkesat i zgjidhen me greva, jo duke vjedhur e korruptuar njeri tjetrin.

Kshu qe per tani harroje punen e sindikatave. Dhe mos e kerko tek shteti. Kur vjen puna te shteti jam i djathte, mendoj se shteti s'duhet te fuse hundet ne dinamikat e biznesit. Nuk i takon shtetit te zgjidhe gjithshka. Shteti eshte mjet dhune. Dhuna duhet balancuar ne institucione paralele qe shteti mos marre kot. I takon njerezve, pra, te krijojne levizje apolitike.


Postuar nga AngelDevil datë 07 Prill 2010 - 03:14:

Une them qe problemi kryesor eshte te ligjet dhe institucionet qe zbatojne ato ligje sesa te zhvillimi ekonomik apo aftesite profesionale te punetorit....


Postuar nga Fajtori datë 07 Prill 2010 - 03:55:

Pse nuk habitem?

Qe dhe ti pret zgjidhjen te bjere nga qielli politik. :p

P.s. Aftesia profesionale eshte oferta. Nqs oferta eshte e mire firma e respekton. Apo kujton se aftesia jote per te punuar aty ku je nuk influencon te kushtet e mira te punes?


Postuar nga AngelDevil datë 07 Prill 2010 - 13:36:

Jo pa qellim thashe qe kjo teme eshte e gjere e ngjall debate pasi varet se ne cfare prizmi e shef. Nuk dua ta personalizoj/konkretizoj me punen qe bej pasi eshte komplet tjeter gje kam status komplet ndryshe nga rregullat dhe ligjet e shtetit shqiptar nejse....

Le te analizojme punetorin e thjesht ne 1 kompani te licensuar dhe punetorin e thjeshte qe punon ne te zeze pa sigurime pa asnje mjet qe siguron 1 lloj mbrojtje te te drejtave te tij si ne aspektin ekonomik ashtu dhe ligjor.

Ne te dyja rastet eshte qeveria qe duhet te kontrrolloje e siguroje qe te zbatohet ligji, kodi i punes, pagesa e sigurimeve shoqerore shendetsore, tatimi mbi te ardhurat, sigurimi i jetes per punetoret e ndertimit ose pozicione te ngjashme ku vihet jeta ne rrezik etj etj.

Oferta eshte e lidh me kerkesen mgjate ne Shqiperi nuk kemi te bejme me 1 treg stabel pune por kemi te bejme me 1 varferi ekstreme ku 1 vend pune eshte shume i domosdoshem per te ushqyer familjen e 1 punetori te thjeshte rrjedhimisht prandaj e nuk ankohet njeri per kushtet pasi ju intereson pagesa.

p.s. Po flasim per punetoret jo per nenpunesit qe te kuptohemi.


Postuar nga Morfine datë 07 Prill 2010 - 20:53:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Shqiperi hesapi,ca pret...atje te rroje motua Secili per vete,Zoti per te gjithe..


Shqiperia perbehet nga shqiptaret, Eria, e per aq kohe sa shqiptaret te presin qe gjerat te ndryshojne vetvetiu, po ashtu do ngelet.

Angel doja te dija, po punetoret ose nenpunesit qe ne shqiperi paguajne sigurimet shteterore, cfare perfitojne, perveç pencjonit?


Postuar nga Eria datë 07 Prill 2010 - 21:30:

As mos prit te ndryshoje dicka,ata qe jane atje,sua ndjen me...te hane kokat ata lart thone...ne qqe jemi jashte,,,per nje muaj na skadojne nervat dhe duam te ikim me vrap...Na thuaj ti si do behet Shqiperia?


Postuar nga SmoKer datë 07 Prill 2010 - 22:15:

Kush i mbron puntoret ne Shqiperi.... Zoti ne qiell .


Postuar nga Deb* datë 07 Prill 2010 - 22:18:

Nje njeriu im qe u aksidentua ne pune, mori si demshperblim vetem nje rroge mujore. As shpenzimet e spitalit nuk u mbuluan me te, jo me shume. Per cfare paguhen siguracionet shendetesore ne Shqiperi?


Postuar nga Morfine datë 07 Prill 2010 - 22:46:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
As mos prit te ndryshoje dicka,ata qe jane atje,sua ndjen me...te hane kokat ata lart thone...ne qqe jemi jashte,,,per nje muaj na skadojne nervat dhe duam te ikim me vrap...Na thuaj ti si do behet Shqiperia?


Behet O Eria behet, mjafton te duam qe kjo te behet.
Shqiptaret duhet te ndryshojne mentalitet e te mesohen ti kerkojne llogari shtetit per te cilin ka votuar.
Ne ka nje ministri pune, Ti shkruhet ministrit sa ti pellcase koka per te drejtat elementare, ekonomike, socjale profesjonale...
Te ngrihen kunder padrejtesise, te organizohen, te bashkohen...
Sindikatat funksjonojne shume mire ne shtetet europjane.
Shqiperia eshte me afer Europes se sa Amerikes, te pakten gjeografikisht. Le te shikojne se si fonkjonoj keto shtete, idete i kane gati, nuk ka asgje per te krijuar, thjeshte per te kopjuar.


Postuar nga Fajtori datë 08 Prill 2010 - 00:23:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Nje njeriu im qe u aksidentua ne pune, mori si demshperblim vetem nje rroge mujore. As shpenzimet e spitalit nuk u mbuluan me te, jo me shume. Per cfare paguhen siguracionet shendetesore ne Shqiperi?


Nuk eshte falas shendetesia ne Shqiperi?


Postuar nga Deb* datë 08 Prill 2010 - 00:48:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Nuk eshte falas shendetesia ne Shqiperi?


Ashtu eshte, por keta paciente i duan shume punonjesit e spitalit per sherbimin cilesor te tyre dhe u japin leke. Ata te shkretet behen flake te kuq, dhe gjenden prane dilemes; ti marrin, mos ti marrin? Si perfundim i marrin se nuk duan ti shqetesojne e tu shtojne dhembjet pacienteve.
Faje, operacionet jane me leke, nuk jane falas.


Postuar nga AngelDevil datë 08 Prill 2010 - 02:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Nje njeriu im qe u aksidentua ne pune, mori si demshperblim vetem nje rroge mujore. As shpenzimet e spitalit nuk u mbuluan me te, jo me shume. Per cfare paguhen siguracionet shendetesore ne Shqiperi?


ne mos gaboj ligji e ka qe duhet te kesh 1 vit kontribute qe te perfitosh nga skema e sigurimeve shoqerore dhe shendetsore


Postuar nga AngelDevil datë 08 Prill 2010 - 02:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Nuk eshte falas shendetesia ne Shqiperi?



Jo me .... paguajne sigurimet shendetesore .... apo flet per rryshfetet ti....


Postuar nga AngelDevil datë 08 Prill 2010 - 02:32:

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine



Angel doja te dija, po punetoret ose nenpunesit qe ne shqiperi paguajne sigurimet shteterore, cfare perfitojne, perveç pencjonit?



Ka 2 skema sigurimesh:

1. sigurimet shoqerore qe lidhet me pensionin ose aksidentet ne pune

2. sigurimet shendetsore ... sherbimet spitalore si dhe leja e lindjes per nenat

per me shume info lexo te ky linku

http://www.issh.gov.al/index.php?op...id=27&Itemid=44

Fenomen i ri ne Shqiperi jane dhe paketat e sigurimeve te kompanive private por kjo eshte per shtrese te privilegjuar te popullsise .... nje punetor i thjeshte as nuk behet fjale tu afrohet.


Postuar nga Deb* datë 08 Prill 2010 - 03:26:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


ne mos gaboj ligji e ka qe duhet te kesh 1 vit kontribute qe te perfitosh nga skema e sigurimeve shoqerore dhe shendetsore


Ai ka nje jete te tere ne ate pune, dhe sigurisht ka derdhur aq kontribute sa te meritonte dicka me shume se nje rroge mujore.


Postuar nga AngelDevil datë 08 Prill 2010 - 03:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*

Ai ka nje jete te tere ne ate pune, dhe sigurisht ka derdhur aq kontribute sa te meritonte dicka me shume se nje rroge mujore.



atehere ai perfiton nga sigurimet ... quhet kemp (dalje ne pension te parakohshem me duket si pasoje invaliditeti ne pune) ... duhet thjesht te shkoje ta ndjek ceshtjen me sigurimet te pergatise dokumentat ... por kam frike se ka punu ne te zeze perderisa nuk i ka perfituar deri tani pra ka punuar i pa siguruar


Postuar nga shelgu datë 08 Prill 2010 - 04:14:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*

Ai ka nje jete te tere ne ate pune, dhe sigurisht ka derdhur aq kontribute sa te meritonte dicka me shume se nje rroge mujore.




Psikologji tipike shqiptare.

Shqiperia eshte ndoshta i vetmi vend ne bote me siguracion falas dhe me psikologji biblike.


Postuar nga Deb* datë 08 Prill 2010 - 05:25:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


atehere ai perfiton nga sigurimet ... quhet kemp (dalje ne pension te parakohshem me duket si pasoje invaliditeti ne pune) ... duhet thjesht te shkoje ta ndjek ceshtjen me sigurimet te pergatise dokumentat ... por kam frike se ka punu ne te zeze perderisa nuk i ka perfituar deri tani pra ka punuar i pa siguruar


Ate po perpiqet te bej tani. Pune shteterore angel.


Postuar nga shelgu datë 08 Prill 2010 - 16:44:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*

Ate po perpiqet te bej tani. Pune shteterore angel.



Problemi eshte se ne Shqiperi njerzit nuk duan te sigurihen per shendetin.

Eshte vertet nje psikologji alarmante: duan te jetojne ne kapitalizem me allate komunizmi.

I thua dikujt:
-Sigurohu se do te te duhet per me vone.

Pergjigja:
-Po une nuk jam i semure. Pse te jap para kot?

Dhe fatkeqesisht kete mendim e kane mbi 80% e shqiptareve. Fshati, qe konsiderohet i "vetepunesuar" ne menyre totale, as qe behet fjale per siguracion, por edhe qyteti qe nuk eshte i vetepunesuar


Postuar nga AngelDevil datë 08 Prill 2010 - 16:47:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


Problemi eshte se ne Shqiperi njerzit nuk duan te sigurihen per shendetin.

Eshte vertet nje psikologji alarmante: duan te jetojne ne kapitalizem me allate komunizmi.

I thua dikujt:
-Sigurohu se do te te duhet per me vone.

Pergjigja:
-Po une nuk jam i semure. Pse te jap para kot?

Dhe fatkeqesisht kete mendim e kane mbi 80% e shqiptareve. Fshati, qe konsiderohet i "vetepunesuar" ne menyre totale, as qe behet fjale per siguracion, por edhe qyteti qe nuk eshte i vetepunesuar



epo duhet tu digjet suci iher pa te sigurohen ....


Postuar nga shelgu datë 08 Prill 2010 - 16:50:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


epo duhet tu digjet suci iher pa te sigurohen ....



E pra, ndodh pikerisht keshtu.

Dhe nje dite troket ne deren e KEMP-it dhe thote:

-Dua KEMP.

-Te te ka puth halla ne te dy faqet, mor zotni, si do marresh kete KEMP?


Reagimi:

Hajduta, ju doni kallashin te tere. Dil dil se e shikon ....


Postuar nga AngelDevil datë 08 Prill 2010 - 16:54:

prandaj them dhe une qe eshte qeveria qe duhet te marre kontrrollin ... politika shtrenguese me shkop gome si per punedhenesin ashtu edhe per punemarresin dhe pike ....


Postuar nga shelgu datë 08 Prill 2010 - 16:59:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
prandaj them dhe une qe eshte qeveria qe duhet te marre kontrrollin ... politika shtrenguese me shkop gome si per punedhenesin ashtu edhe per punemarresin dhe pike ....

Po fshati?
Te vjen keq kur sheh nje te semure qe tere jeten ka pare deri tek hunda e tij dhe kur vjen puna ngelet i zbuluar.

Propaganda nuk pi uje.
Shkopi nuk pi uje se ai eshte i vetepunesuar.


Po Bathorja? Selita? 80%


Postuar nga AngelDevil datë 08 Prill 2010 - 17:00:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus

Po fshati?
Te vjen keq kur sheh nje te semure qe tere jeten ka pare deri tek hunda e tij dhe kur vjen puna ngelet i zbuluar.

Propaganda nuk pi uje.
Shkopi nuk pi uje se ai eshte i vetepunesuar.


Po Bathorja? Selita? 80%



te shkoje dhe ne fshat dhe ne bathore qeveria .... si dhe mos i lejoje te punojne ne te zeze ...


Postuar nga shelgu datë 08 Prill 2010 - 17:04:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


te shkoje dhe ne fshat dhe ne bathore qeveria .... si dhe mos i lejoje te punojne ne te zeze ...



Fshati eshte per te ardhur keq. Ka fshatare qe nuk kane buke, po as buke.

Ka pleq fshatrave te lene ne meshiren e fatit, mos me keq, te dhimben deri ne kocke kur i shikon.


Shqiperia eshte nje drame e zeze.


Postuar nga AngelDevil datë 08 Prill 2010 - 17:07:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


Fshati eshte per te ardhur keq. Ka fshatare qe nuk kane buke, po as buke.

Ka pleq fshatrave te lene ne meshiren e fatit, mos me keq, te dhimben deri ne kocke kur i shikon.


Shqiperia eshte nje drame e zeze.



po edhe ca lidhje kishte me ket teme varferia.... eshte teme me vete ky argument cedrus


Postuar nga shelgu datë 08 Prill 2010 - 17:09:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


po edhe ca lidhje kishte me ket teme varferia.... eshte teme me vete ky argument cedrus



Ka motra ka, sepse qe te sigurohesh, se pari duhen ca para, apo jo.


Postuar nga AngelDevil datë 08 Prill 2010 - 17:11:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


Ka motra ka, sepse qe te sigurohesh, se pari duhen ca para, apo jo.



zanafilla e gjithe te keqijave te shqiptareve VARFERIA eshte mo cedrus sna the ndonje gje te re .... nejse sdua te dal jashte teme .


Postuar nga shelgu datë 08 Prill 2010 - 17:14:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


zanafilla e gjithe te keqijave te shqiptareve VARFERIA eshte mo cedrus sna the ndonje gje te re .... nejse sdua te dal jashte teme .



E ja kshu.

Lidhu me Sali Brarin. Kur e di pse hidhesh kot si...


Postuar nga AngelDevil datë 08 Prill 2010 - 17:18:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


E ja kshu.

Lidhu me Sali Brarin. Kur e di pse hidhesh kot si...




..... si pushka e jevgut deshe me thene .... mire e ke spo shkrep me per sot

si dhe ska faj Sali Brari ne ket rast.... e kemi te trasheguar varferine ...


Postuar nga shelgu datë 08 Prill 2010 - 17:21:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil



..... si pushka e jevgut deshe me thene ....



, jo kisha nje tjeter por nuk thuhet se "komrrespekt" per forumin.

I kishte kapur makina shirse doren nje fshatari dhe ja kishte keputur deri tek brryli. Ngeli pa mbulim.
Drame


Postuar nga AngelDevil datë 08 Prill 2010 - 17:23:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


, jo kisha nje tjeter por nuk thuhet se "komrrespekt" per forumin.

I kishte kapur makina shirse doren nje fshatari dhe ja kishte keputur deri tek brryli. Ngeli pa mbulim.
Drame



respekti tu shtofte jarebi

gjynaf i shkreti ... mgjate keto sentimentalizma jane kot duhet te mesohen njerzit me ligje e rregulla si dhe te kujdesen per veten e tyre.

Tung cedrus


Postuar nga Fajtori datë 08 Prill 2010 - 21:36:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


zanafilla e gjithe te keqijave te shqiptareve VARFERIA eshte mo cedrus sna the ndonje gje te re .... nejse sdua te dal jashte teme .



Zanafilla nuk eshte thjesht varferia. Eshte krijimi i nje shteti majmun qe kopjon pa llogjike.

I gjithe diskutimi ketu ka nje zgjidhje te thjeshte: privatizimi i shtendetesise. Vetem ne ate rast merr sens asikuracioni, per tu ndjere i mbuluar ne rast semundje. Pse duhet te sigurohet personi kur shteti jep sherbimin falas?

Falas i thençin, se doktoret jane si ushunjeza per leke.


Postuar nga shelgu datë 08 Prill 2010 - 22:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Zanafilla nuk eshte thjesht varferia. Eshte krijimi i nje shteti majmun qe kopjon pa llogjike.

I gjithe diskutimi ketu ka nje zgjidhje te thjeshte: privatizimi i shtendetesise. Vetem ne ate rast merr sens asikuracioni, per tu ndjere i mbuluar ne rast semundje. Pse duhet te sigurohet personi kur shteti jep sherbimin falas?

Falas i thençin, se doktoret jane si ushunjeza per leke.



Jopo te marre me shume berberi, thua ti.

Pse ore, bluze te bardhe ka
briskun po e ka ne dore.



Ja kshu.


Privatizimi i mjeksise nuk zgjidh asgje, aq me teper ne Shqiperi. Me duket se shqiperia nuk eshte, nje grusht hajdutesh e kriminelesh qe kontrabanduan e vodhen pa skrupull.

Shqiperia nuk perfaqesohet as nga 29 e gjysem skafiste.

Po mileti, o Faje, qe akoma ka mbetur "milet', ku t'i gjeje parate?


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 08 Prill 2010 - 22:45:

.. ja edhe i paten paret, po a do e pretendonin te gjithe mbrojtjen? A e njohin te gjithe te drejten per t'u mbrojtur? E mbi te gjitha, c'vlere i japin?


Postuar nga Fajtori datë 09 Prill 2010 - 00:00:

Made in Albanian mind.

Tani, leket jane se ndryshe nuk korruptohen nga qielli doktoret. Atehere pse mbahet nje sistem gjoja gratis?

Ja pse duhet privatizimi total i shendetesise. Pastaj nqs ka pabukesa le ti ndihmoje shteti me vizita falas, po jo kshu. Nje sistem i korruptuar qe te bejme sikur kemi shendetesine falas.

Per te mos hyre ne temen e kushteve spitalore shteterore pastaj.

Ja kshu ti berber Te pakten merri leket me dinjitet, jo si legen nen dore


Postuar nga AngelDevil datë 09 Prill 2010 - 00:20:

ISKSH (Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetsor) eshte institucion i pavarur shteteror bile quhet dhe person juridik medemek Burimet e financimit: nga kontributet e te siguruarve; nga buxheti i shtetit;nga donacionet etj etj
Perse perdoren keto fonde:
Rimbursimin e barnave te listes se rimbursueshme;per mbulimin e shpenzimeve te sherbimit paresor;per mbulimin e shpenzimeve te sherbimeve shendetesore qe mbulohen nga skema me ligj te vecante(kam idene kjo sherben per sherbimet spitalore te qeveritareve e ndonje fakir fukaraji rrall e per mall ) si dheper shpenzimet administrative

Qarte deri ketu pra kjo eshte baza e cfare ndjek dhe turma ..... Nderkohe ne rast se nuk ke numer sigurimi nga ISKSH nuk mund te marresh sherbim spitalor falas por do te jepet fatura si ne cdo vend te botes.

Spitalet private po shtohen ne TR se di ca behet me rrethet .... nje operacion i thjeshte apandesiti kushton afersisht 50,000.00 lek te reja ne privat kushtet perfekte doktoret e njejte te spitaleve shteterore ... nderkohe po te shkosh ne shtet gjasme paguan ISKSH per sherbimet spitalore por ne fakt as doktori as infermierja as ai qe ben narkozen (spo me kujtohet si quhet per momentin) madje as sanitarja nuk te ofrojne sherbim po nuk ju dhe lek, pra dhe ne shtet te shkon fatura sa privati dhe me kushte mizerje ku rrezikohesh te marresh dhe infeksione ne ato spitale ... mikrobe keto qe i perkojne kohes se luftes .... aq te pastra dhe te sterilizuara i kemi spitalet ne ......

Njerezit me mend e sigurisht dhe qe kane mundesi financiare per ta perballuar kane gjetur forma te tjera sigurimesh duke ju drejtuar kompanive private .... per jeten e shendetin nuk behet shaka, ne djall te gjitha .....

Njerezit duhen te ndergjegjesohen duhet te SIGUROHEN si per shendetin si per banesen, si per makinen etj etj ..... s'jemi me ne komunizem .... ska me gje falas.


Postuar nga Piktor datë 09 Prill 2010 - 00:28:

Puntoret kudo ne bote mbrohen nga ligjet dhe rojatri i ligjeve jane sindikatat.
Kur tentohen te hiqen ose modifikohen ligje qe jane ne favor te punetorve atehere shteti perballet me reagimin e sindikatave.
Reformat qe jane bere si psh ajo e pensioneve jo pak kane hasur ne rezistencen e kundershtimit te sindikatave por gjithsesi jane bere duke rritur moshen per pension qe po shkon drejt moshes minimale 70 vjeç.
Po keshtu edhe reformat mbi punesimin dhe heqjen nga puna te punetorve, shume ligje kane ndryshuar edhe pse psh ne Itali nuk e kane prekur artikullin 18, perseri shume ligje te reja qe kane dale e kane lene si nje relike te hershme. Tashme reformat kane rendesite e tyre sepse kohet kane ndryshuar dhe njerzit nuk protestojne me si dikur duke qene se kane arritur nje nivel te mire mesem jetese.
Eshte tjeter gje te jesh i varfer mes te pasurve dhe i varfer mes te varfereve.


Postuar nga Enya datë 23 Shtator 2010 - 06:58:

Re: Kush i mbron punetoret ne Shqiperi?

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
Doja thjeshte te dija, a egzistojne ndonje sindikat ne Shqiperi, e cila mbron te drejtat elementare te punetoreve?
Cfare bejne punetoret Shqiptare kur i shtypen te drejtat?



Sapo me erdhi njera, me tha, me pelqeu shume, por me kerkoj 200 euro rroge dhe donte diten e djele pushim. pfff
Une e pyes. "Pse kur doje t'ja jepje diten pushim?"
Ajo pergjigjet. "Po ketu punojne njerzit nga e hena ne te djele, pa pushim".

Nuk eshte hera e pare qe e degjoj nje gje te tille. Kjo me shokon jasht mase. Disa punetore, jo vetem nuk kane nje dite pushim ne jave, por nuk kan as pushime vjetor... Ne raste te tjera shikoj "minore" dmth femije qe nuk kan mbushur akoma 18 vjeç, neper punera te rendomta.
A egziton ndonje ligj per keto? Po ministria e punes cfare ben?



7 dite pune dhe vetem 200 euro check??
Po si jeton kjo femer? me ca do lahet? Me ca do vishet?
me ca do haje? ku do banoje? Me ca do bleje gas per makinen? Po insurance me ca do e paguaje? Po ne dentist me ca do shkoje? Po ne doktor me ca do vizitohet? etc, etc...


 
Trego 42 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.