Forumi Horizont
Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sofrat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=342)
-- Na sygjeroni Lokalet me te mira ne Tirane dhe rrethe te tjera te Shqiperise! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15054)


Postuar nga Vizioner datë 14 Dhjetor 2007 - 15:38:

Na sygjeroni Lokalet me te mira ne Tirane dhe rrethe te tjera te Shqiperise!

Ne, qe kemi vite(une qysh nga Korriku i 90-tes) qe kemi ikur nga Shqiperia, nuk i njohim mire vendet, ndryshimet qe jane bere atje!
Do te ishte, besoj, ndihmuese per NE, qe ju, te cilet jeni ne Shqiperi ose keni ikur shpesh, mund te na sygjeroni disa nga Lokalet(jo Birrarite) me te preferuara ne Tirane, Elbasan, Durres, Vlore, Shkoder etj. dhe pse jane me te mirat-preferuarat...?
Kjo ndihmon qe, kur vijme ne Shqiperi per pushime a ku di une, te kemi nje PIKE orientimi dhe secili nga NE, si mbas vendit ku shkon ne Shqiperi, ka nje njohuri te pergjithshme, te pakten ne kete aspekt!!!






Une jam...!!!
Elbasanas


Postuar nga Niqua datë 14 Dhjetor 2007 - 21:37:

Gloria


Postuar nga Niqua datë 14 Dhjetor 2007 - 21:38:

ne shkoder shko ne shiroke se ke plot lokale mu ne mes te liqenit


Postuar nga Lela_Dr datë 14 Dhjetor 2007 - 21:55:

Ne Durres do te keshilloja Ristorantetn "2 Kitarrat"- ka dhe muzike live, Piazza, Fish House, Arragosta, 4 stinet dhe Badriklo (ngjitur me fish house). (ndodhen te gjitha andej nga Vollga afer Brylit)

Keto njoh dhe ne te cilet me pelqen dhe ushqimi cilesor.


Postuar nga sarandaebukur datë 14 Dhjetor 2007 - 22:15:


RESTORANT ANTONELLA (IL PASSATORE)

Më të mirat e kuzhinës italiane!
The best of italian food!
Rr. "Vaso Pasha", 22/1

(
334 20
RESTORANT ARTUR
Ju hyni në një vend tek i cili dëshironi të ktheheni përsëri e përsëri. Diners Club.
You are entering a place where you’d like to come back again and again.
Blv "Dëshmorët e Kombit"

(
& Fax: 29959
RESTORANT BERLIN
Tradita gjermane në zemër të kryeqytetit. Ushqimin e zgjedhur mund ta shoqëroni me birrën berlineze "Berliner Kindl". Diners Club.
German tradition at the heart of the capital. You can combine choice food with the Berlin beer "Berliner Kindl".
Rr. "Vaso Pasha", 7


(
333 37
RESTORANT CHAMPIONS

Kampionët e kuzhinës shqiptare dhe italiane vënë talentin e tyre në shërbimin tuaj për një mbrëmje me emocione.
The champions of Albanian and Italian cooking, put their talent at your service for an emotional evening.

Sheshi Italia, holli kryesor i
Stadiumit "Qemal Stafa"

(
038 20 26 016
 
BAR RESTORANT PICERI EL PARAISO
Këtu edhe engjejt prehen. Në ambjentet klasike dhe moderne mund të gjeni kuzhinën tradicionale dhe italiane.
…even angels take a break here. In this classic and modern setting you will find tradicional and Italian cuisine.

Rr. "Reshit Çollaku", tek Shallvaret.
BAR RESTORANT PICERI EPIRI
Në mijëvjeçarin e ri Epiri ju pret me një pamje të re.
For the New Millennium, the "Epir" restaurant welcomes you with a new look.

Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Vila nr. 29

(
463 02 Cel. 038 20 26 784
RESTORANT ENDGER
Sofra tradicionale shqiptare ju pret tek ne.
The tradicional Albanian table welcomes you.

Midis Digës së Liqenit Artificial dhe
Kompleksit të Pishinave
BAR - RESTORANT - BUZUK KALAJA
Për kënaqësinë e mbrëmjes tuaj kuzhina speciale tradicionale. Tingujt e ëmbël të buzukut ju largojnë nga streset e ditës.
For the pleasure of your evening, special traditional food. The sweet sounds of Buzuk
Greek music) relieve you of the stresses of the day.
Rr. "Murat Toptani", nr. 11
(
306 62
RESTORANT OKTAPODI

Aroma greke në tryezën tuaj!
Greek flavour on your table!

Rr. "Punëtorët e Rilindjes", përballë Parlamentit

(
433 26 Cel: 038 20 27 266
RESTORANT Motel PANORAMA
Jepini vetes atë që ju mungon! Ajri i pastër lartësive të Dajtit, pamja e mrekullueshme që ofron "Panorama" dhe specialitetet e lokalit do t’i japin kohës suaj tjetër përmasë. Diners Club.
Give yourself what you need! The fresh air of the heights of Mount Dajti, and the wonderful view that "Panorama" offers, together with the restaurant specials, give your time new dimensions. Diners Club


(
038 20 23 936
RESTORANT PIAZZA
Aty ku e ndjen veten të rëndësishëm! Diners Club.
Where you feel you’re important!
Në qendër të Tiranës, prapa Muzeut Kombëtar


(
307 06 / Fax 351 99
BAR RESTORANT PICERI RENDEZ –VOUZ
Ushqim tradicional italian nga kuzhinierët më të mirë shqiptarë. Organizim festash, pritjesh etj.
Traditional Italian food from the best Albanian cooks. We organize feasts, receptions etc.

Rruga e Kavajës, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve

(
275 16
BAR RESTORANT PICERI SAN GIOVANI
Kushdo që gatimit të shijshëm kërkon t’i shtojë ajrin e pastër dhe qetësinë e Parkut të Madh të Tiranës është i mirëpritur.
All welcome who wish to add the fresh air and peace of Tirana Great Park to delicious cuisine.

Përballë Gardës së Republikës.
RESTORANT - PICERI SHEN VALENTINO
Për të gjithë klientët, veçanërisht ata që janë të dashuruar, ofrohet kuzhinë italiane e cilësisë së lartë.
We offer high quality Italian cuisine for all clients -

especially for them that are in love.


Rr. "Muhamet Gjollesha", përballë ISTN
RESTORANT 1000 SELVITË
Vendi ideal për ata që kërkojnë ngrohtësinë e ndërtimeve prej druri dhe qetësinë e Parkut të Madh të Tiranës. Kuzhinë ndërkombëtare, specialitete gjermane dhe receta të kuzhinës tradicionale shqiptare për ju.
An ideal place tor everyone who wants the warmeness of the wood building and the quiteness of Tirana Great Park. For you: international cuisine German specialty and receipts of Albanian Traditional cuisine.

Përballë Fakultetit Histori – Filologji

(
356 21
RESTORANT SHAMETAJ
Një ambjent i këndshëm dhe plot hapësirë ofrohet për dasma, mbrëmje familjare dhe disko.
A pleasant and spacious setting is available for wedding, family get-togethers, discos etc…

Rr. e Dibrës, pranë Spitalit Nr.1

(
664 95
BAR RESTORANT SHOQËRIA
Mirë dhe shpejt! Për gëzime familjare dhe shoqërore mos nguroni të prenotoni.
Don’t hesitate to make reservations for family get-togethers and socials.

Rr. Bardhyl, 113

(
667 73
RESTORANT SOFRA E ARIUT
Kuzhina tradicionale shqiptare në gjirin e natyrës. Për fëmijët nuk mungon hapësira, lodrat dhe zbavitjet.
Traditional Albanian cooking in the bosom of nature. Open space, toys and entertainment for children.

Rruga e Elbasanit, përballë
Rezidencës Amerikane
(
729 04
Restaurant "Le Paradis"
Menu e pasur Franceze e Italiane
Rruga "Myslym Shyri" Nr. 54, Tirane
  ( 571 15



RESTORANT BLINI

Tek ne ju do të gjeni gjithçka që dëshironi për të kënaqur shijen tuaj. Ajër i kondicionuar dhe shërbim i kulturuar. Ejani të darkoni me ne në këtë adresë:
With us, you will find everything that you wish to satisfy your tastes. Air conditioned and polite service. Come to dine with us at this address:
Blv. "Zhan d’Ark", përballë pallateve Shallvare.

(
510 61
BUJTINA E GJELIT RESTAURANT
Tradita e pranishme në gjithçka: në ndërtim, në kuzhinën e furrës dhe të zgarës dhe në shërbimin me veshje karakteristike shqiptare.

Tradition is present in everything: in the design of the building, in the cuisine with oven and spit, and in the service with characteristic Albanian dress.

Rr. "Mine Peza"

(
276 58
RESTORANT KOSTARI


Intimiteti mund të gjendet shumë pranë Bulevardit Qëndror. Diners Club.
You can find intimacy very near the Central Boulevard.

Blv. "Bajram Curri" (Pranë Komunitetit Europian)

(
250 95
BAR - RESTORANT - PIZZERI KRISTAL T

Zbuloni shijen e picës së pjekur në furrë druri.
Discover the taste of pizza baked in a wood oven.

Rr. "Luigj Gurakuqi", nr.15

(
324 45
 
BAR – RESTORANT - PICERI JUVENILJA
Një shije tjetër për jetën, një mënyrë tjetër e të provuarit. Pica – Taksi, pak minuta pas porosisë tuaj.

Another taste for life, another way to taste. Pizza-Taxi, minutes after you order.
Në qendër të Parkut Rinia
Rr. "Myslym Shyri"
Cel. 038 20 22 802
BAR RESTORANT LADY DIANA
I vetmi lokal i Tiranës në kujtim të Lady Diana, i denjë për një luks princëror.
The only restaurant in Tirana in memory of Princess Diana, worthy of a princely luxury.

Në hyrje të Parkut Rinia

(
47137
BAR – GELATERIA – PIZZA – RISTORANTE LA VOGLIA
Intimiteti juaj meriton të gjejë folenë tek La Voglia.
Your intimacy deserves to find its nest at restaurant " La Voglia".

Rr. "Reshit Çollaku", tek Shallvaret

(
& Fax: 427 11
BAR RESTORANT PICERI LION PARK
Mos i kurseni vetes shijen e specialiteteve të
kuzhinës më të mirë italiane.
Don’t spare yourself the taste of the specials of the best Italian cuisine.

Rr. e Elbasanit, pranë Fakultetit të
Inxhinieri Minierave
(
752 99
BAR RESTORANT LONDON
Shërbimi i kulturuar dhe gastronomia e shumëllojshme në shoqërinë e një ambjenti komfort dhe një muzike të këndshme.
Polite service and wide choice of menu in a comfortable company and setting and pleasant music.

Blv. "Dëshmorët e Kombit" Nr. 51,
përballë VEVE Center

(
388 51
RESTORANT MARIKAJ
Bëj disa kilometra më shumë… ia vlen. Mbrëmjet tuaja do t’i kaloni në shoqërinë e këngëtarëve italianë me tryezë të pasur e pije të zgjedhura.
It’s worth going a few extra miles to spend your evenings in the company of Italian singers at a rich table and choice drinks.

Adresa: Vila në kodër, Vorë

(
& Fax: 542 21 Cel. 038 20 20 742
E-mail: marikaj@marikaj.com
RESTORANT – PICERI NAPOLI
Kënaqësia juaj e garantuar! Jepi mbrëmjes tënde shijen e ushqimit italian të shoqëruar me pije të zgjedhura.
Your pleasure guaranteed! Give your evening the taste of Italian food with choice drinks
.

Rruga e Durrësit, 2

(
315 67
RESTORANT BAR TAVERNË NEVADA
Komoditeti i stilit amerikan në Tiranë, i përshtatshëm edhe për takime pune, zyrtare ose private.

Blv. "Bajram Curri

BAR RESTORANT 4 STINËT[/URL]
Buzë liqenit, mes gjelbërimit, larg zhurmës dhe me tryezën plot gjëra të shijshme, jeta merr një dimension të ri.
On the shore of the lake, among the greenery, far from noise and with a table full of tasty things, life takes on a new dimension.

Pranë Kopshtit Zoologjik[font=Wingdings][size=2]
(
460 13
RESTORANT TIEPOLO
Ambjent mikpritës, me një oxhak që i bën romantike darkat tuaja. Mos e privoni veten nga shija e shkëlqyer e specialitetit të lokalit - Primi piatti.
Hospitable setting, with a fireplace that makes your suppers romantic. Don’t deprive yourself of the splendid taste of the restaurant’s special – Primi piatti (prime plate).

Rr. "Punëtorët e Rilindjes"

(
330 13
RESTORANT UJVARA
Një mbrëmje e veçantë nën gurgullimën e ujvarës, melodive të qeta dhe ushqimeve të zgjedhura.
A special night under the sweet gurgle of the cascade at our restaurant and the light melodies with a special cuisine!
Rr. "Gjin Bue Shpata", pranë Stadiumit Selman Stërmasi".


(
437 02
RESTORANT VERDI
Për kënaqësinë e një darke jo të zakonshme, Verdi është zgjedhja më e mirë. Kuzhinë mikse europiane dhe amerikane, shërbim i shkëlqyer dhe çmime të arsyeshme. Diners Club.
For the pleasure of an unusual evening, Verdi is the best choice. Mixed European and American cuisine, excellent service and reasonable prices.

Në qendër të Tiranës, prapa Muzeut Kombëtar

(
479 05
RESTORANT SHUSHICA
Kuzhinë tradicionale shqiptare dhe receta të zgjedhura ndërkombëtare.
Select International and Albanian traditional cuisine.

Në hyrje të rrugës "Gjik Kuqali",
pranë Stadiumit "Selman Stërmasi"
 

Po ke pare shko te Sheratoni..ku shkojne Vipat..

 

 

 


Postuar nga cancer datë 15 Dhjetor 2007 - 01:43:

mos degjoni saranden e bukur se nuk merr vesh nga keto gjera.
Po te them 1vend ku haet mir dhe pihet mir shum shum lir.
Mengjezore-Qofteri "Tymi" te lagja ime.
Po mos e hapni shum si muhabet se 5 tavolina ka


Postuar nga sarandaebukur datë 15 Dhjetor 2007 - 02:53:

ku e cuno ..te rrug e kavajes.. kom honger atje .. ke te drejte se qoftet e Shqiperise nuk krahasohen me qoftet ne Amerike.. nuk e kane ate shije.


Postuar nga Vizioner datë 15 Dhjetor 2007 - 10:12:

Citim:
Po citoj ato që tha cancer
mos degjoni saranden e bukur se nuk merr vesh nga keto gjera.
Po te them 1vend ku haet mir dhe pihet mir shum shum lir.
Mengjezore-Qofteri "Tymi" te lagja ime.
Po mos e hapni shum si muhabet se 5 tavolina ka




Cancer...Ke "Tymi" kam qene. Mos eshte nje e vogel mbrapa Pallatit ku zbret me shkalle pak si ne "Bodrum"??? N.q.se nuk gabohem! E ka banakun, sa hyn ke dera, ne te majte? N.q.se eshte kjo, me te vertete haje mire aty!


Postuar nga Niqua datë 16 Dhjetor 2007 - 16:17:

Victoria restaurant tek spitali
the best italian food


Postuar nga SEXI datë 17 Dhjetor 2007 - 16:12:

Paskan plas keq reklamat ketej
Sa per ate Mengjezore-Qofteri "Tymi" jam ngop tu honger nja 2 vjet rresht perdite buk e qofte e shishqebape.Me te vertete qe i qajne...

Ndersa per keto:
-RESTORANT SOFRA E ARIUT
Rruga e Elbasanit, përballë
Rezidencës Amerikane

-BAR RESTORANT- JUVENILJA

-BAR RESTORANT PICERI LION PARK
Rr. e Elbasanit, pranë Fakultetit të
Inxhinieri Minierave.

Shkoja shpesh darkave,jo per gje por i kisha afer shtepise dhe me pelqenin ambjentet...


Postuar nga Niqua datë 18 Dhjetor 2007 - 12:27:

Citim:
Po citoj ato që tha SEXI
[
-BAR RESTORANT- JUVENILJA






puffffffffffffff


Postuar nga SEXI datë 18 Dhjetor 2007 - 15:47:

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane

puffffffffffffff



PAAAFFFFFFFFFFF...
Ç'ke moj Shkodrane ste pelqeu eeeeeeee???


Postuar nga Vizioner datë 18 Dhjetor 2007 - 16:57:

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane





puffffffffffffff





dreqja shkodrane, i nxitur nga ty, dhe une po hap nje teme te Re!


Postuar nga Niqua datë 18 Dhjetor 2007 - 21:21:

Citim:
Po citoj ato që tha SEXI


PAAAFFFFFFFFFFF...
Ç'ke moj Shkodrane ste pelqeu eeeeeeee???




si lokal eshte i bukur por ushqimin e ka kot
shko provo ushqimin ke Viktoria
as ktu ne manhattan si gjen ashtu, e kam fjalen per ushqim e jo si paraqitje restauranti...


Postuar nga Vizioner datë 13 Shtator 2009 - 11:54:

U bene tre vjet pa ik ne Shqiperi! Besoj se kane ndryshuar shume gjera si dhe jane Hapur Lokale Bars apo te rinj!

Do iki muajin Tjeter, kush na ndonje Lokal te sygjeron "vecante" ne TR apo DR?


Postuar nga erious datë 13 Shtator 2009 - 14:49:

te rekomandoj pirro mani... relaks, paster, kendshem e i kenaqur.

personalisht e kam veshtire te ndroj ambjentet qe frekuentoj.

ne durres se kam idene, dikur shkoja ne nje restorant ku kishin si shef guzhinjerin e enverit... ka vite qe nuk eshte me aty e nuk kam kerkuar tjeter

ne elbasan... tek kalaja, ku mund te hash gjithçka tradicionale te vendit e shqiptare

gjithashtu po te njejten gje them dhe per ne gjirokaster... me preciz ne virua te gjirokastres

ne shkoder kur shkoj, preferoj restorant kraja (rast egzemplare ne shqiperi, ku padroni ben dhe guzhinen)... rruges per ne shiroke

une kto di.


Postuar nga AngelDevil datë 13 Shtator 2009 - 17:17:

varet nga preferencat e tua une do te sugjeroja Sofra e Ariut ne TR gatime speciale ne mes te pyllit qetesi sherbimi i mire e muzike live ne fundjave violine ose piano..... pastaj ka e 1 tjeter ne Peze po qe se preferon natyren e ambjentin e fshatit varet nga gustot.... brenda ne qytet ke delikatese mua afer liceut restorant peshku te mire ke te Tirana e re te pallatet e vjetra afer kopeshtit qe ka qene dikur La Cantinella te blloku ....

Ne DR une shkoj te Adriatiku Arragosta Arvi dhe( 2 kitarat ne dimer ne vere se di si eshte)

Gjirokaster ne virua e ne Dervican hahet mire Kalaja ne Elbasan ne Pogradec te milleniumi ke dhe 1 restorant qe nga pamja eshte cope cope por gatimi i atij eshte i famshem ca nuk ben ndodhet ne 1 rrugice qe shkon nga liqeni per qytet ... veriun se njof shume Kukesi di vetem Ameriken Shengjin prap Amerika Vlore ke Pashain dhe Bojon, Berat ke Tomin Mangalemin kaq tani per tani


Postuar nga Niqua datë 16 Shtator 2009 - 22:02:

fjola- tek staduimi qemal stafa


Postuar nga Vizioner datë 16 Shtator 2009 - 22:51:

Prsh dhe Faleminderit erious!

----

Prsh AngelDevil! Dhe ty flm shume!

Tre do jene qytet ku do leviz-qendroj: TR+DR+EL!


Postuar nga Vizioner datë 16 Shtator 2009 - 22:52:

Citim:
Po citoj ato që tha Niqua
fjola- tek staduimi qemal stafa



Prsh Niqua! Faleminderit!

Sigurisht qe do iki aty....thjeshte dhe nga Kurioziteti, tani!


Postuar nga RAIMONDI datë 23 Dhjetor 2010 - 07:01:

-----------Ne Vlore lolak i mire per gatim te prodhimeve te detit eshte lokali i nje cami ne Skele ----Lokali ehste me dy kate me xhama te medhenj --eshte perballe universiteti , ne krah te shpise ku eshte ngritur Falmuri----------Ata cunat e atij lokali gatuajne prodhimet e detit shkelqyer ,memire edhe se italianet vete----Kete ma thoshin vete turistet italiane kur vinin ne Vlore----------Pastaj e provova dhe vete --ishin perfekt ne gatim ata camet

----------Andej nga buza e detit , ne Radhime ,te gjithe lokalet jane temire--por une do vecoja lokalin qe quhet --Portokallja-- se ka nje oborr perpara me portokalle dhe limona ----------E zonja e Lokalit eshte nje grua e moshuar qe i flaisn te gjithe Tezja ---por une i thoshja Halla ------------Dhe veaj atje me njeren , qe pasi mbaron se ngreni , vjen halla dhe te thote : doni ndonje dhome ? --hahahahahaahahahaha-----Dhomat jane shume te bukura  jane ne kate te dyte ,ne dritare te hyne aroma e portokalleve, dhe jepi pastaj mundohu te thyesh krevatin --ti q...temen  --qe ta besh Hallen per spital --hahahaahahahahahahah

--Por eshte grua e mire shume, dhe gatuan shkelqyer, mish ne hell te fresket ,se e ke hellin aty para syckave lol, edhe peshku eshte komplet i frekset--

---------Lokal tjeter eshte tek vilat ,mbi tynel --atje eshte nje lokal i vilave, pro ata gatuajne edhe per qytetaret---Atje eshte guzhinjeri mei mire i Vlores, ka qene guzhinjer i Enverit--gatuan shkelqyer , sidomos supen e peshkut ai ben perfekte --e quajne Qerem ,dhe eshte kopetent ne guzhine , si askush tjeter------------

--Ndersa tek Hotel New Yorku --ata gatuajne me mire pilafin --te tjerat i gatuajne normalisht -------Por mua atje me pelqente pilafi


Postuar nga AngelDevil datë 23 Dhjetor 2010 - 14:43:

Informacioni paguhet

Kush eshte i/e interesuar mund te me kontaktoje ne mp. Ju pajisim dhe me guide personale


Postuar nga AndreaPirelli datë 23 Dhjetor 2010 - 16:43:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Informacioni paguhet

Kush eshte i/e interesuar mund te me kontaktoje ne mp. Ju pajisim dhe me guide personale




e preva buleten une .................... me prit ke aeroporti ................. .


Postuar nga AngelDevil datë 23 Dhjetor 2010 - 16:45:

Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth


e preva buleten une .................... me prit ke aeroporti ................. .




Sherbimi taxi falas


Postuar nga AndreaPirelli datë 23 Dhjetor 2010 - 16:49:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil



Sherbimi taxi falas





Postuar nga AngelDevil datë 23 Dhjetor 2010 - 16:55:

Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth





Oferta e vlefshme deri ne 31 Dec 2010


Postuar nga al74 datë 23 Dhjetor 2010 - 21:54:

shejtone ka qen i qoshe tip mihone diku aty perballe "karlsberg" ...
bo vaki e ka ene emrin "oxhaku" po nuk ia futa kot...a o hala se ishte tamom rahat aty...ti jepte birrat n'gota te ngrime po hajt mo...m'pelqe


Postuar nga lule datë 23 Dhjetor 2010 - 22:12:

o Glak..po erdha ka behari ke Bari Titit do e nezim bashke.. ( si ke mejhonja)

tamon lokal pijedashesish mo



Postuar nga Glaukus datë 23 Dhjetor 2010 - 22:18:




- e pse bon me hile ti ??????

aty nizet kot .............. imagjino ti .... po ......... per at rast ???!!!!


Postuar nga lule datë 23 Dhjetor 2010 - 22:22:

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus



- e pse bon me hile ti ??????

aty nizet kot .............. imagjino ti .... po ......... per at rast ???!!!!



Ca hilje me ..un ika per hall ket her..heren tjeter tbetohem do tkallzoj kur tvij nDurrah..ene mos mthuj tka nel qejfi


Postuar nga Niqua datë 23 Dhjetor 2010 - 23:35:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner



Prsh Niqua! Faleminderit!

Sigurisht qe do iki aty....thjeshte dhe nga Kurioziteti, tani!




mos harro credit card


Postuar nga al74 datë 06 Janar 2011 - 18:01:

" Panto resort" - ne Mullet - ushqimi skandal po ambienti shume qetesues.
duhet te jete ideal pranvere - vjeshte.


Postuar nga AngelDevil datë 07 Janar 2011 - 00:19:

Citim:
Po citoj ato që tha al74
" Panto resort" - ne Mullet - ushqimi skandal po ambienti shume qetesues.
duhet te jete ideal pranvere - vjeshte.



ne pranvere ka vende te tjera me te bukura se mulleti ku hahet dhe mire


Postuar nga Piktor datë 07 Janar 2011 - 00:52:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


ne pranvere ka vende te tjera me te bukura se mulleti ku hahet dhe mire

Ku e pin kafen me raki AD dhe a lejohet slims ne ate lokal ?


Postuar nga al74 datë 07 Janar 2011 - 02:07:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


ne pranvere ka vende te tjera me te bukura se mulleti ku hahet dhe mire



ne fakt nuk duhet te sforcohen shume lokalet e tjera per te qene me mire se Panto. thjesht ishte ambienti i kendshem ku mund te shijoje qetesine e natyres , noj xhiro me kale apo edhe i rrethum nga plot kafshe , lepuj , fazane, pellumba, pula , gjela , qen e mace

ho pra na sygjero


Postuar nga cecilia datë 07 Janar 2011 - 03:00:

A ka nonjoni ndonje sygjerim ku me gjet leke t'thata?


Postuar nga Piktor datë 07 Janar 2011 - 03:05:

Cec pare te thata ska.


Kete vere, jam ndalur nja dy here ne te dale te Tiranes, majtas xhades tek nje lokal i vogel, gjithe gjelbrim dhe me ca si kasolle te vogla, buka e thekur me vaj ulliri, mish sa te duash. Emrin nuk ja di lokalit.


Postuar nga lule datë 07 Janar 2011 - 03:29:

Citim:
Po citoj ato që tha Niqua



mos harro credit card





Ja kjo qe ka terezi


Postuar nga Vizioner datë 29 Tetor 2014 - 00:26:

Sdoli fotoja . Varja.


Postuar nga Vizioner datë 29 Tetor 2014 - 00:27:

Kam ba nje Fergese me veze tani, per t'lepi gishtat por pa gjize (skam ) , me djathe te bardhe.
Bujrem, kush do.

Dhe speca te kuq (vdes ) te fergume.


Postuar nga Petter datë 29 Tetor 2014 - 05:10:

Talking kete vere isha ke meksikani ne tr..the menu was very impressive

1


Postuar nga Petter datë 29 Tetor 2014 - 05:11:

Talking

2


Postuar nga AngelDevil datë 29 Tetor 2014 - 11:27:

Serendivilleeshte lezecem


Postuar nga Vizioner datë 06 Nëntor 2014 - 00:56:

Tao Luong - Tirana

...postonte cuni tezes ne fcb me me mbishkrimin: Lokali-vendi me i qete ne Tirane


Postuar nga kurt datë 06 Nëntor 2014 - 15:00:

Re: Tao Luong - Tirana

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
...postonte cuni tezes ne fcb me me mbishkrimin: Lokali-vendi me i qete ne Tirane

Une kalova afer ktij lokalit dhe nuk mu duk kushedi se ca. Nje rrugice e bukur qe pime kafe te nje mon-cherry kafe. Aty kishte kafe me te vertet te bukura.


 
Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.