| Forumi Horizont | Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Fabula !!!! Me te qeshme me te ngjeshme lool (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17659)
Fabula !!!! Me te qeshme me te ngjeshme lool
Meqe Bionde kembenguli shume per ket temen e fabulave po e hap ketu me idene qe dhe te bejme ndonje batute me to.
Faje je i lire te shkrish talentin ketu te kjo teme 
Po e filloj une :
Nje dhelper dhe nje majmun po kalonin ne te njejten rruge dhe flisnin per bujarine e fisit te tyre. Thane sa deshen derisa mberiten ne nje vareze. Duke hedhur syte andej, majmuni psheretiu. Kur dhelpra e pyeti perse, majmuni, duke i treguar varret, i tha:
- E si te mos perlotem, kur shoh mbi varre epitafet e paraardhesve te mi dhe te sklleverve te tyre.
Thuaj genjeshtra sa te duash- i tha dhelpra- perderisa askush prej tyre s'mund te flase.
MORALI:
Edhe njerezit genjeshtaret behen teper te dyshimte kur nuk ka se kush ti kontrolloje per ato qe thone 
Re: Fabula !!!! Me te qeshme me te ngjeshme lool
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Meqe Bionde kembenguli shume per ket temen e fabulave po e hap ketu me idene qe dhe te bejme ndonje batute me to.
Edhe njerezit genjeshtaret behen teper te dyshimte kur nuk ka se kush ti kontrolloje per ato qe thone![]()

Kshu me plan nuk me dalin. Duhen spontane.
Hehehe, kam pas nja dy libra me fabula. Njeren ma tregonin gjysherit kur isha kalama fare.
Dhelpra shikon korbin maje pemes me djathe ne goje dhe i afrohet. Ne peme nuk hipte dot, keshtu i drejtohet korbit nga poshte.
"O korb i bukur, i thote, ti qe je kengetari me i mire ne kete pyll, ti qe je zogu me krenar, merrja kenges me ate zerin tend te embel. Lerme te te degjoj e te shkrihem fare".
Korbi fryhet e ia fillon kenges. Djathi bie nga goja dhe dhelpra e kap poshte.
Moralin gjeje vete
Ka plot tema te aplikueshme forumore 
oj kete e kam ne 10 gjuhe te botes im bir dhe ne berbero hahaah
...
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kshu me plan nuk me dalin. Duhen spontane.
Hehehe, kam pas nja dy libra me fabula. Njeren ma tregonin gjysherit kur isha kalama fare.
Dhelpra shikon korbin maje pemes me djathe ne goje dhe i afrohet. Ne peme nuk hipte dot, keshtu i drejtohet korbit nga poshte.
"O korb i bukur, i thote, ti qe je kengetari me i mire ne kete pyll, ti qe je zogu me krenar, merrja kenges me ate zerin tend te embel. Lerme te te degjoj e te shkrihem fare".
Korbi fryhet e ia fillon kenges. Djathi bie nga goja dhe dhelpra e kap poshte.
Moralin gjeje veteKa plot tema te aplikueshme forumore
![]()

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
morali ... mos u beso lajkave te te tjereve se te marrin "djathin" nga goja ...
hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa![]()

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
E shef si bie djathi ?
![]()

ne kafshet jane tolerante ndaj ushqimeve
shikojne dhe skadenzat
Milingona kishte lexuar fabulen e Ezopit mbi milingonen qe punonte dhe gjinkallen qe kendonte gjithe veren. Pastaj vinte dimri dhe gjinkalla mbetet pa buke.
E kenaqur me fabulen milingona fillon te punoje pa pushim gjithe veren. Duke punuar kalonte poshte pemes se gjinkalles. "Eee, ia bente gjinkalla, do vish dhe ti te bejme gallate". "Jo, pergjigjej milingona me inat, kam pune".
E keshtu gjithe veres milingona punon, ndersa gjinkalla ben aheng me grupin e gallates. Vjen dimri dhe e milingones i bie dera. Hap deren, shikon gjinkallen. "Eh, ja ku me ra ne dore tani, mendon me vete".
- He, ça do, thote milingona?
- Plako ne po dalim nje xhiro neper bote. Do vish dhe ti?
- Hmmm, jo nuk vij, thote milingona. Po shiko... me bej nje nder.
- Patjeter, ia pret gjinkalla.
- Po kalove andej nga Greqia, thuaj Ezopit ato robt ku ti kete.
Morali i fabules:
Ti puno dhe prape puno, e une ha dhe ... bej qejf. 
Tryeza e rrumbullaket.
(Kuvendi ì furçave)
Që të ndreqej puna,
T’shkonte çdo gjë saktë,
Frrap na thirrën furçat
Tryez’ të rrumbullaktë.
Rreth e rreth tryezës –
të gjitha barabar.
Një furçë qimezezë
zgjodhën për të parë.
Kush u mblodhën, vallë,
në atë tryezë?
Ca me “kryq” në ballë
dhe ca të hilesë…
Disa fshijnë teshat
e disa këpucët.
Ca tëpkën si fshesa,
ca si liliputët.
Njëra për të rruar
faqet përkëdhel.
Dhe për t’pikturuar –
ca furça – penel.
Për të kruar ca
pllakat, dyshemetë
Ndonjë bishtin naa:
vetëm për tapetë.
Dhe ca gjembiriqër
Edhe qimebuta…
Pra, Kuvendi nisi.
Sikur plasi lufta…
Njëra mburrte veten:
- Unë jam e sojme.
Tjetra me të qeshte:
- Uj, moj, nga na dole!?”
Pa filloi kërleshja.
Keq u pleksën qimet..
U harrua mbledhja.
Plasën kërcëllimet.
U hodh kryetari:
- A do bëjmë ligje?
S’erdhëm për të ndarë
frone e çifligje.
Me ç’po broçkullisni
ka veç katrahurë.
Veten telendisni.
Shtet nuk bëhet kurrë.
Një furçë e padukshme
Kish bërë kërkesë:
Mes furçave të dukshme
të kish dhe ajo pjesë…
Gjithë drejtësia
u fut ne telash.
Mos, vallë, prapësia
pëlciste më pas?
Shpejt e mori “viston”
e padukshmja furçë.
Siç e kishte guston,
në Kuvend u fut.
- Cila je, s’të shohim? –
pyetën në një zë
Tri furça që donin
t’ishin mbi çdo gjë.
Një zë u dëgjua.
Ì ëmbël, ì butë.
Salla u hutua,
Zhurma u këput.
- Se kush qenkam unë.
të gjithë e dini…
Ju më keni pullë
kudo që të jni…
S’flas për procedurë;
Me ju kam replikë.
Kë furços më shumë,
merr frenat pa frikë.
U tundën, u shkundën
gjithë furçëria…
Disa qimet shkulën.
Krisi zallahia.
Ca e kishin qejf.
U shkonte për shtat.
Të tjerat tërë mllef
U mbushën inat…
U ngjit në podium
një furç’ arkeologësh:
- Mos u mbani shum’
si ì mbyturi pas flokësh!”
Këtë zë tam-tam
Unë e njoh me rrënjë.
Të lyen e të lan;
Kë s’do, e bën kërmë…
Kryetari shkundet.
Thekson fjalëpakë:
- Furça e padukshme
emrin e ka LAJKË.
Siç tha parafolsja,
S’i duhet besuar.
Ndryshe na ha mortja;
Ligj pa miratuar…
Shume e bukur.
Te mendosh qe fjalen "lajke" e kam ndeshur shpesh kohet e fundit.
Kopshtari dhe qeni
Qeni i nje kopshtari ra ne pus. Kopshtari, duke dashur qe ta nxirte prej andej, u fut edhe ai ne pus. Po qeni nuk e kuptoi perse i shkoi prane, e meqe e mendoi se i shkoi per ta mbytur, e kafshoi. Ai, i vene ne pozite te veshtire, i tha:
- Mire m'u be, sepse u mundova te shpetoja dike qe u rrezua vete.
Shqiponja, sorra dhe bariu
Nje shqiponje shigjetoi me vrull nga nje shkemb i larte dhe rembeu nje qengj. Nje sorre qe e pa, plasi nga zilia dhe deshi te bente edhe ajo te njejten gje. U ul me zhurme dhe qendroi mbi nje dash. Po iu pleksën thonjte ne leshin e dashit, e nuk mundi te ngrihej. Rrahu ajrin me krahe me force, sa e pikasi bariu, i cili i shkoi prane, e zuri dhe i preu ca pende. Ne mbremje e mori me vete dhe ua shpuri femijeve.
Kur ata e pyeten se c'lloj zogu ishte ky, ai iu pergjigj:
- Eshte nje sorre, qe e mban veten per shqiponje.
Morali dhe domethenia e fabules eshte ky: Kush shkon pa mend, per te arritur me te medhenjte se vetja, ben gjithfare marrezish, dhe pervec fatkeqesive qe peson, behet edhe qesharak
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia

Ezopi eeee
morali shqip .... mos fluturo me presh ne culo ... ose shtri kembet sa ke jorganin etj etj![]()
Bretkosa qe desh te behej...Ka
Bretkosa sa nje ve
pa nje Ka sa nje deve
e nakari nuk e la
desh te behej sa nje Ka
ndaj u vu ne nje hije
me te ngrene e me te pire
e u thoshte shoqeve perdita
shihni shihni sa u rrita
a nuk jam sa demi
po na thoshe..jo te themi
bretkosa nga marazi
hengri e hengri gjersa
........plasi.......
Shume njerez ne kete bote
thone se jane te zote
si bretkosa behen
mburren e lavderohen.....
Me falni se nuk i mbaja mend si duhet te gjitha vargjet e La Fonten_it
Po vazhdoj e une me La Fontenin dhe pse Ezopi-n e kam me te preferuar 
Qeni dhe hija ( po sjell 1 version te shqiperuar nga Cajupi)
Qeni me ca mish ne goje
Neper lume do te shkoje.
Ujet eshte si pasqyra dhe
qenit ju duk fytyra,
Ju duk dhe mishtë më shumë!
Hyri ta zërë në lumë.
Fat-ziu mbeti pa mish
Se humbi dhe atë qe kish
Sa e la e mori vala.
degjoni se c'thotë përralla:
Njeriu qe ka tafma*
humbet dhe gjene qe ka.
___________________________
* Tafma (tafmaja e madhe te le pa gje - shprehja popullore) do te thote i pangopur ne shqipen letrare.
Ç'kemi, a jeni mire te gjithe juve andej kufirit...shpresoj se nuk u ka marr malli per mua, haha, i lexova por per çudi si nuk me bie ndermend asnje fabul, vetem numra te matematikes hahaha,,,
Me ka marr shume malli....
Citim:
Po citoj ato që tha ksovari
Ç'kemi, a jeni mire te gjithe juve andej kufirit...shpresoj se nuk u ka marr malli per mua, haha, i lexova por per çudi si nuk me bie ndermend asnje fabul, vetem numra te matematikes hahaha,,,
Me ka marr shume malli....

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
C'kemi ksovari?!
Ne ja rritemi perdite :p
Me kte rast po vendos nja dy fabula gazmore![]()
Gjate nje bisede ne shtepi
u hodh burri:- Dëgjo, grua!
Bejme pak llogari,
Kush me shume ia ka hedh' tjetrit,
Une ty, a ti mua?
Qe ta shkoqim me mire...leviz,
sill ketu... nje dore oriz!
Filloi i pari...nje nga nje
Hoqi menjane tridhjetenje.
Pastaj...gruaja qete-qete
Heq menjane njezetetete.
-Ta kam kallur...-u hodh burri
Duke ngare me tutje llafin...
-Prit pak, prit!- i tha gruaja.
-Shto per mua dhe pilafin
tjetra:
Meraku i plakes...
Mengjesi ndaj te gdhire
- Afrohu plako... me vjen per mire!
Ty te dhente shendet Allahu,
Shtrengome,plako,t'u thafte krau!
Ç'po me thua,moj derr pe derri!
Nuk i hyj dot atij sherri.
S'ben dot gje plaku i gjore,
S' i ka mbetur dhemb ne goje.
Kur keshtu ti ,moj lugatke,
me kete neps per fiqte thate?
Hiqmu qafe, moj lanete
s'jam per ty dhe as per vete.
Me ka kapur nje e ftohte,
s'kam ç'me ben as uji i ngrohte.
O plako, te kam me halle,
po ti ke harruar fare!
Mos ne dimer,por ne vere
beju gjalle ti nje here!
Dhe me dore e gudulisi,
plaku qeshi sa dalldisi.
Loj e qesh plaka dhe plaku,
sa u ngroh dhe u nxeh gjaku
Kur ne forme e solli plakun,
plaka e nxori merakun
Kot s'ka mbetur,or shoke dhe miq:
"Plakes i ka vajtur mendja per fiq"![]()
![]()
Deshira e nje dhelpre
nga D. Agolli
Nje dhelper desh te kthehej ne njeri,
Per t'i çuditur njerezit me dhelperine.
Ndaj shkoi t'u merrte dhelprave mendimin.
Me plaken e merziti lajmi i zi.
dhe shpirti nuk ia mbajti pikellimin:
- Te hidhet poshte shpejt mendimi i saj,
Se dhelpra po u kthye ne njeri, ne zhdukemi:
Ajo na njeh zakonet skaj me skaj,
Na spiunon ku shkojme e ku futemi,
Dhe njerezit na kapin nje nga nje pastaj...
Po dhelpres qe do kthehej ne njeri,
Iu duken fjalet e me plakes dokrra,
Dhe tha me plot perçmim e qesendi:
- Ehu, sa dhelpra ka mes njerezve, moj motra!
1984
Re: Deshira e nje dhelpre

Ja dhe nje tjeter nga Agolli
Luani dhe Miu
Dhe kafshët, sa e panë luanin, ikën,
Se gjer në palcë u futi datën, frikën.
Veç miu i vogël fare nuk tronditej,
Me sy i ndiqte kafshët dhe çuditej:
- Çuditem si po ndodh, o miq, kjo punë,
Të trembesh nga një zdap i madh kaq shumë!
Të ishte ndonjë mace, epo mirë,
Po nga një buf si ky të rrish gjakngrirë?
Nga kjo ka mbetur një proverbë e hershme:
Për miun vetëm macja është e tmerrshme!
U mërzit në kasolle gomari,
ndaj një ditë këputi litarin:
Boll më, tha ,me dru dhe punë,
do fitoj lirinë dhe unë!
Po kur i zoti e gjeti në pazar
e ngarkoi mirë me mall.
I foli një mushkë aty pranë:
Liria nuk është për gomarë!
_____________________________________
E dhjerë , por krenare! 
Kjo miza qenka fare:
u shkri i tërë fshati.
e bajgu nga inati;
Por një …i dha veshgjati,
nën bisht e mbi kurriz.
gomarin gudulis
i duket vetja Miss,
Një mizë , goxha mizë 
Mu kujtua 1 shume e forte!
Mbasi u krijua trupi i njeriut, u ngriten organet te zinin rolin e shefit:
Truri tha - do behem une SHEFI se mendoj per te gjithe trupin.
Ngrihen kembet jo thane do behemi ne SHEFI sepse ne e mbajme dhe e transportojme trupin gjithandej.... e kshu me rradhe syte zemra mushkerite etj etj na cohet e B*tha e thote jo do behem une SHEFI. 
Filluan te gjithe te qeshnin e te talleshin me b*then. Kjo e fundit na nxehet e merzitet e bllokon "daljen"
si rezultat truri me marrjemendsh e te vjella syte u skuqen kembet filluan te merreshin kurse zemra e mushkerite luftonin per mbijetese.
Bene cbene ju luten B*thes aman behu ti SHEFI vetem zhblloko daljen.
E keshtu b*tha u be shef e filloj te dh*esi sa majtas e djathtas 
MORALI I FABULES 
_______________________
PER TU BERE SHEF NUK ESHTE E NEVOJSHME TE KESH TRU APO ZEMER POR DUHET VETEM TE KESH B*THE , DHE TE DISH TE DH*ESESH MBI TE TJERET. 

Ti je e forte pasha zotin

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
![]()
![]()
![]()
![]()
Ti je e forte pasha zotin![]()
![]()
loool
* Petter, e kap me dore ( puj puj puj ), per mos ta mar ne sysh angelin 
Citim:
Po citoj ato që tha Petter
* Petter, e kap me dore ( puj puj puj ), per mos ta mar ne sysh angelin![]()

Uuuuu po une per ty e ndaj ne dysh 
Citim:
Po citoj ato që tha Petter
Uuuuu po une per ty e ndaj ne dysh![]()
lool
Me bere qe ti futem nje analize te thelle.. me shkrimin tuaj...
Po marim fillimin e fjalise:
Citim:cfare doni qe te merni?
jo ta marsha

Citim:
Po citoj ato që tha Petter
Me bere qe ti futem nje analize te thelle.. me shkrimin tuaj...
Po marim fillimin e fjalise: cfare doni qe te merni?
Tani vazhdojme me pjesen tjeter: Ti ke hallin e ketyre apo tendin kur te vi andej nga memedheu une?
Just kidding, lol
e ke lli temen![]()

Ta ka fajin quka, ë 
Re: Mu kujtua 1 shume e forte!
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Mbasi u krijua trupi i njeriut, u ngriten organet te zinin rolin e shefit:
Truri tha - do behem une SHEFI se mendoj per te gjithe trupin.
Ngrihen kembet jo thane do behemi ne SHEFI sepse ne e mbajme dhe e transportojme trupin gjithandej.... e kshu me rradhe syte zemra mushkerite etj etj na cohet e B*tha e thote jo do behem une SHEFI.
Filluan te gjithe te qeshnin e te talleshin me b*then. Kjo e fundit na nxehet e merzitet e bllokon "daljen"si rezultat truri me marrjemendsh e te vjella syte u skuqen kembet filluan te merreshin kurse zemra e mushkerite luftonin per mbijetese.
Bene cbene ju luten B*thes aman behu ti SHEFI vetem zhblloko daljen.
E keshtu b*tha u be shef e filloj te dh*esi sa majtas e djathtas
MORALI I FABULES
_______________________
PER TU BERE SHEF NUK ESHTE E NEVOJSHME TE KESH TRU APO ZEMER POR DUHET VETEM TE KESH B*THE , DHE TE DISH TE DH*ESESH MBI TE TJERET.![]()
Re: Re: Mu kujtua 1 shume e forte!
Citim:
Po citoj ato që tha ksovari
He moj angel, ku egjete se kete mesele, vertete per te te marr mesysh je bere me kete mesele, mos u habit po te gjeti gje, e, se mos ke frike ti he, vertete me ke bere te qesh edhe pse domethenia ishte mjaft filozofike por thrnr troq, sy me sy,me pelqeu pa mas...

ke hup krejt
Re: Re: Re: Mu kujtua 1 shume e forte!
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
po tybe e forte qe
qysh t'kam kosovarike hup krejt
selam abab![]()
Bletëritësi - Ezopi
Dikush hyri ne nje bletore, kur nuk ishte i zoti dhe vodhi mjalte e dyll. Pasi u kthye bleterritesi dhe i pa kosheret bosh, ndenji ne nje ane dhe po vrojtonte me kujdes.
Bletet qe po ktheheshin nga kullota e pane dhe iu leshuan per ta thumbuar. Atehere ai tha:
- Kafshe te pacipa, ate qe iu vodhi e late pa ndeshkuar dhe po me ndeshkoni mua, qe perkujdesem per ju.
* Kjo ndodh edhe me disa njerez, qe, per shkak te mosnjohjes, nuk mbrohen nga armiqte, po iu largohen miqve, duke i gjykuar keta te fundit si mashtrues.
Re: Bletëritësi - Ezopi

Re: Re: Bletëritësi - Ezopi
Citim:
Po citoj ato që tha Antip@tre@
cece te paskan merzit
mos harro çdo kush tregon veten![]()
NJEREZIA DHE KANDARI
Eshtë një trastë plot me rrush.
Sa rrush ka ? Kush e gjen ? Kush?
Nja tri kile do të ketë.
Jo , jo! Katër e përpjetë.
Njëri: Pesë.
Gjashtë, tjetri.
Fjalën merr dhe më i vjetri:
Jo kështu s'bëhet pazari!
Sa rrush ka , e gjen kandari... 
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
NJEREZIA DHE KANDARI
Eshtë një trastë plot me rrush.
Sa rrush ka ? Kush e gjen ? Kush?
Nja tri kile do të ketë.
Jo , jo! Katër e përpjetë.
Njëri: Pesë.
Gjashtë, tjetri.
Fjalën merr dhe më i vjetri:
Jo kështu s'bëhet pazari!
Sa rrush ka , e gjen kandari...![]()
Me e bukura eshte ajo e shefit
Ja po mundohem te riprodhoj dhe une nje, qe e kam degjuar ne radio.
Disa fshatare kishin nje gomar qe nuk u hynte me ne pune dhe vendosen ta hidhnin ne nje grope dhe ta mbulonin me dhe.
Dhe ashtu bene, hodhen gomarin ne grope dhe filluan te hidhnin dhe mbi gomarin e gjore derisa te mbulohej e gjithe gropa.
U lodhen gjithe diten duke mbushur gropen, vetem per te zbuluar qe ne fund te dites ata kishin ndihmuar gomarin te dilte nga gropa. Ajo qe kishte ndodhur ishte qe gomari e shkundte dheun qe i binte mbi kurriz duke qendruar gjithmone siper deri sa doli ne siperfaqe.
Morali: Kur hedhin balte mbi ty, mundohu ta perdoresh ne favorin tend.
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Me e bukura eshte ajo e shefit![]()

Hahahhahaahah, anel, kjo me ka bere te qesh por, me shume po qesh me ate fjalen poshte qe ke per politiken, qe perfat te keq ashtu eshte.
Por mbasi jemi neve ende shpresojm qe kontribojme ne te mire hahha, se paku ne leter dhe mendim.

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
E ka thene nje me i mencur se une ate Konica... respekte abab![]()
Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.