Forumi Horizont | Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Per ato qe jane larg Familjeve. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7125)
Per ato qe jane larg Familjeve, larg Shqiperise.
Ne kete momente te fundvitit 2004 po meditoj per te gjithe ju qe jeni larg familjeve tuaja, larg Shqiperise, larg atyre shokeve dhe shoqeve qe i kishit dikur pjese te jetes suaj. Mall, lot dhe pak trishtim. Ndoshta disa jane duke festuar mes miqsh, te tjeret duke u perpjekur te bejne dicka dhe te tjere qe jaen ne vetmi dhe nuk e ndjejne qe koha po iken. Te ulur para kompjuterit disa presin Vitin e Ri duke shkruar ne forum. Aty po bej pjese edhe vete ne kete momente. Te tjeret qe jane ne Shqiperi ndoshta po ngrejne dolli per shendetin tuaj, lotet e nenave qe nuk i shikojme por qe e di qe po ndodh, ata po lejen bekimet mbi ju te gjithe. Sa do te donin qe te na kishin prane vetes se tyre, te na perqafoni, te na vendosnin ne pjeten tone dicka me shume se te tjeret. Por ja qe kjo nuk mund te ndodhe. Dhe ne qendrojme larg tyre ne vetmine tone duke shpresur se dicka do te ndodhe ne 2005.
Per te gjith ju qe jeni me studime dhe nuk i keni pare familjet tuaja, per te gjithe ju qe jeni emigrante dhe qe ju mundon malli, per te gjith ju qe ndjeheni te vetmuar dhe qe skeni njeri se me ke te trokisni gotat, ju uroj jete dhe fat dhe suksese, ju uroj qe te mendoni me shume per njeri tjetrin, dhe ndersa shkruani ne kete forum te mendoni qe te tregoheni sa me te duruar me njeri tjetrin. JU dua shume te gjitheve dhe e di qe jeni bere pjese e jetes sime. Jeta eshte dhene per tu gezuar prandaj le te perpiqemi qe gezimet qe na mungojne nga e falura e dashurise se miqve dhe familjeve tona te mund ta zevendesojme nga dashurija juaj ketu ne kete forum. Me keni dhene humor kur me ka munguar dhe shprese kur po me humbiste. Per te gjithe ju qe ju mungon vendi ku keni lindur qofte 2005 viti me i mbare per ju. Bekuar qofshi kudo qe shkofshi miqt e mij te dashur.
Sinqerisht
Durrsak
Durrsak
Qofte ky Vit viti i realizimit te te gjitha deshirave tuaja. Mos u merzit nga vetmija, i ndodh te gjitheve. Dite me te mira do te vijen.
Ja kalofsh sa me mire dhe te perqafoj.
Re: Per ato qe jane larg Familjeve, larg Shqiperise.
Citim:
Po citoj ato që tha durrsak
Ne kete momente te fundvitit 2004 po meditoj per te gjithe ju qe jeni larg familjeve tuaja, larg Shqiperise, larg atyre shokeve dhe shoqeve qe i kishit dikur pjese te jetes suaj. Mall, lot dhe pak trishtim. Ndoshta disa jane duke festuar mes miqsh, te tjeret duke u perpjekur te bejne dicka dhe te tjere qe jaen ne vetmi dhe nuk e ndjejne qe koha po iken. Te ulur para kompjuterit disa presin Vitin e Ri duke shkruar ne forum. Aty po bej pjese edhe vete ne kete momente, e cfar te bej tjeter.Per ore te tera po prisja qe te degjoja zilen e telefonit dhe qe nje ze ndodhta te me dhonte Gezuar dhe pac fat, por jo nuk ndodhi per nje koh te gjate.Dhe per fat te mire ne momentin qe op mendoja se ndodhta asnjeri nuk ka per tu kujtuar per mua mora nje telefonate qe nuk e prisja dhe nje ze i embel me thote" Gezuar per shum vjet" ne ate moment mendova se ne te vertete po, dikujt i ka shkuar ne mendje qe une ekzistoj dhe qe me duhet te me thote dicka. Sa do te doja qe te kisha prane ate njeri dhe ti gjunjezohesha dhe ti jepja te gjitha falenderimet e mija.Por ndodhta edhe te tjeret qe jane ne Shqiperi ndoshta po ngrejne dolli per shendetin tuaj, lotet e nenave qe nuk i shikojme por qe e dim qe po ndodh, ata po lejne bekimet mbi ju te gjithe. Sa do te donin qe te na kishin prane vetes se tyre, te na perqafonin, te na vendosnin ne pjaten tone dicka me shume se te tjeret.Do te rrinin vetem duke na shikuar dhe duke na shtrenguar duart dhe kur koha te vinte qe do te flinim, ata do te na rrinin prane duke degjuar frymarrjen tone, te gatshme per te na mbuluar ndersa do te ishim te zbuluar dhe mengjezin tjeter ata do te vinin per te na pare nese ishim zgjuar apo jo dhe perseri do te na shtrengonin fort sikur do te donin te na thonin: Te lutem bir mos ik me, ndoshta vitin tjeter nuk do te me gjesh me, te rrita qe te te kisha prane por ti me je larg. Por ja qe kjo nuk mund te ndodhe. Dhe ne qendrojme larg tyre ne vetmine tone duke shpresur se dicka do te ndodhe ne 2005-6-7 e keshtu me radhe.
Per te gjith ju qe jeni me studime dhe nuk i keni pare familjet tuaja, per te gjithe ju qe jeni emigrante dhe qe ju mundon malli, per te gjith ju qe ndjeheni te vetmuar dhe qe skeni njeri se me ke te trokisni gotat, ju uroj jete dhe fat dhe suksese, ju uroj qe te mendoni me shume per njeri tjetrin, dhe ndersa shkruani ne kete forum te mendoni qe te tregoheni sa me te duruar me njeri tjetrin. Ju dua shume te gjitheve dhe e di qe jeni bere pjese e jetes sime. Jeta eshte dhene per tu gezuar prandaj le te perpiqemi qe gezimet qe na mungojne nga e falura e dashurise se miqve dhe familjeve tona te mund ta zevendesojme nga dashurija juaj ketu ne kete forum. Me keni dhene humor kur me ka munguar dhe shprese kur po me humbiste. Per te gjithe ju qe ju mungon vendi ku keni lindur qofte 2005 viti me i mbare per ju. Bekuar qofshi kudo qe shkofshi miqt e mij te dashur.
Sinqerisht
Durrsak
Durrsak,
Me bere te qaj..., por edhe te buzeqesh ndersa po lexoja urimet e tua. Edhe une ne nje fare menyre isha vetem mbreme. Kalova pak kohe me ty dhe devolliun ketu ne forum dhe kjo me beri te mos ndihem aq vetem. Sikurse the edhe ti, jeta eshte dhene per tu gezuar dhe forumi eshte ndoshta e vetmja menyre ne dite te tilla per te komunikuar me dike e per te mos u ndier vetem.
Edhe nje here te pershendes dhe mos harro qe pas rrebeshit vjen nje dite me diell...
Sinqerisht,
eng_girl
Ka shume njerez qe nuk e kuptojne internetin apo forumin ...apo chatin. Ka shume njerez qe nuk do e kuptonin kete lloj shoqerie dhe afersie. Me vjen keq qe humbasin kaq shume.
Pershendetje Durrsak. Kishe shkruar poezi.
Citim:
Po citoj ato që tha eng_girl
Durrsak,
Me bere te qaj..., por edhe te buzeqesh ndersa po lexoja urimet e tua. Edhe une ne nje fare menyre isha vetem mbreme. Kalova pak kohe me ty dhe devolliun ketu ne forum dhe kjo me beri te mos ndihem aq vetem. Sikurse the edhe ti, jeta eshte dhene per tu gezuar dhe forumi eshte ndoshta e vetmja menyre ne dite te tilla per te komunikuar me dike e per te mos u ndier vetem.
Edhe nje here te pershendes dhe mos harro qe pas rrebeshit vjen nje dite me diell...
Sinqerisht,
eng_girl
Urime
Durrsak, End girl, Devolliu desha thjesht tju uroja Gezuar Vitin e Ri dhe qofte ky vit sa me i mbare per ju edhe per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen. Shpresoj qe tju ralizohen enderrat tuaja edhe te jeni sa me shpejt prane familjes. Edhe nje here Gezuar Gezuar Gezuar.
Faleminderit Seal
edhe une te uroj gjithe te mirat e gezuar 2005-en
Re: Urime
Citim:
Po citoj ato që tha Seal
Durrsak, End girl, Devolliu desha thjesht tju uroja Gezuar Vitin e Ri dhe qofte ky vit sa me i mbare per ju edhe per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen. Shpresoj qe tju ralizohen enderrat tuaja edhe te jeni sa me shpejt prane familjes. Edhe nje here Gezuar Gezuar Gezuar.
Fajtor !
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ka shume njerez qe nuk e kuptojne internetin apo forumin ...apo chatin. Ka shume njerez qe nuk do e kuptonin kete lloj shoqerie dhe afersie. Me vjen keq qe humbasin kaq shume.
Pershendetje Durrsak. Kishe shkruar poezi.
Pershendetje Dursak..
Me mallengjeve me mesazhin tend..
jane shume te sakta ato qe ke thene...
Edhe per mua, ky forum ka qene nje shoqeri e denje, qe kam kalur çaste vertet te kendshme ne momente vetmie..
Ka shume qe nuk e kuptojne kete, ashtu sikurse thote edhe fajtori..por ndoshta sepse nuk e kane provuar, cfare do te thote vetmi, dhe cfare do te thote nje urim aq i ngrohte, nga dikush qe nuk te njeh por qe ta thote vertet sinqerisht...
me respekte sabina
pershendetje durrsak
Uroj nga zemra qe ky vit te jete me fat te mbare per ty dhe per gjithe FH.
pershendetje trojani
ketu me keni edhe mua
respekte
E dini per ke me vjen keq qe ndodhen larg Familjeve te tyre? Jane djemt shqiptare qe mblidhen te gjithe bashke ne nje lokal te huaj per te festuar Vitin e Ri. Me date 31 dhjetor me pjestare te familjes time, kishim dalur ne nje pub ne qytetin ku jetoj une. Pershtypja e pare qe vura re ishte....kur pashe te gjithe djemt shqiptare qe mblidheshin ne nje tavoline per ta kaluar Vitin e Ri te gjithe se bashku. Aty ku ndoshta asnjehere nuk do e ndienin kenaqesine qe festonin dikur me familjet e tyre, aty ku tradita shqiptare nuk do rikujtohej si vitet e tjera. me vjen keq qe e gjithe rinia e tyre apo nje pjese e jetes se tyre kalohen me pesimizem te madh ne fund te vitit.
Pershendetje Durrsak!
Duke qene se une jam shume i ngjashem me ty u detyrova qe te shkruaj dicka ne kete teme.
Te them te drejten po kerkoja nje artikull qe e kam bere perpara dy vjetesh per tete mars ne fakt por nuk po e gjej dot!!! se di se me cfare emri e kam ruajtur.
Gjithesesi mendoj se eshte i ngjashem me postin tend.
Mendoj se mbaj mend disi se ckam shkruar ne te dhe poe bej ne vargje:
Sa here qe dalendyshet vijne
nga shqiperia lajme marr
te falat nga nena bijne
dhe me zbute pak ky mall.
se here qe dalendyshet shikoj
nje lutje zotit gjithmone i bej
te me jape krahe te flutoroj
nenen time te shikoj.
te rend atje ne shqiperi
atje o nene ku me pret ti
te ngis shkallet me nje fryme
se ty nene te dua shume.
me pas te trekas ne dere
me shume gaz si kurdohere
dhe perballe saj te rri
derisa ta hapesh ti.
Me pas dua te hidhem ne qafe
e te peqafoj me mall
dhe pastaj te pershendes
edheb kraheve tju jap prap.
Gezuar te gjitheve kudo te jeni.
Edhe per Durrsakun nje urim ivecante...Nuk dua ne asnje menyre te trishtohesh. Ka edhe nga ata qe e kane kaluar me kqe Vitin e Ri. Ti te pakten ke qene ne forum...
Lote nenash, Dhimbje, Mall...
Brenga te tilla vetem NE shqiptaret kemi njohur dhe vazhdojme te perballemi.
o dursak ahaha gezuar more qerata
ate nat te vitit te ri
isha un ishte eng_girl ishe edhe ti
keshtu qe jo se kaluam ne vetmi
vetem na mungonte cacke raki
uriimeee te gjitheve jeni fantastike
respekte
Re: Re: Per ato qe jane larg Familjeve, larg Shqiperise.
Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari
GEZUAR PER SHUM VJET DURRSAK DHE TE UROJ ME GJITHE ZEMER KETE VIT TE RI QE HYRI TE GJENDESH SA ME SHPEJT NE KRAHET E TE DASHUREVE TE FAMILJES TENDE , DHE TA KESH MESE TE QARTE SE BOSHDHEKU QE TE ESHTE KRIJUAR TY NGA QE I KE LARG U ESHTE KRIJUAR DHE ATYRE GJITHASHTU
E lexova me vemendje ato qe ke shkruar , dhe me ke prekur te them te drejten , lexova dhe devolliun ne nje faqe tjeter dhe ai kishte shume trishtim edhe madh per njerzit e tij qe i kishte larg
une personalisht i kam humbur prindrit mi fatkeqsisht dhe padrejtesisht te rinj kam vllezer e motra qe me duan dhe u mungoj shume
Ska shume qe u bera daj per here te dyte dhe nipcen vetem ne fotografi e kam pare dhe ka mare nga mua komplet e marte e mira
Me mungojn shume e mezi pres te ndodhem pran tyre
Ne shqiptaret ndryshe nga shume vende te tjera jemi shume te lidhur me familjen dhe njerzit e aferm qe na rethojn , dhe sidomos ne keto dite festash te gjithe e festojn bashke ndrimin e vitit , pervec meje teje devolliut e mijra te tjere qe i kane larg njerzit e zemres , nuk te bej psikologji ketu thjesht te them ato qe diej ne keto momente qe te shkruaj e pra vllacko te uroj nga zemra ty forumistve dhe gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen
gezuar vitin e ri 2005 mbaresi dhe lumturi ne jete pa perjashtim te gjithve atyre qe me kane dashur e respektuar dhe atyre qe kane bere te kunderten gjithashtu
me respekt myzeqari
Durrsak
Si gjithmone, kur lexoj shkrimet e tuja, me sbret nje lot nga syt...
Shkruan gjera qe me prekin firekt ne pikat e duhura, por jam e lumtur per gjerat qe ke shkruajtur shume shqiptare per naten e vitin te ri, e kane kaluar vetem pa asnjeri afer, dhe pa trokitur gotat me njerezit me te aferm....
Une p.sh e kalova ne pune...por do te me pelqente te isha ne shqiperi me te gjithe familjaret e mi ne nje lokal duke henger gjellet tona dhe duke kercyer popullore.....
Por ja qe nuk ndodin gjerat qe ke qejf te besh ne jete...
Ju falenderoj te gjithve ne Forum sepse kam gjetur me verte njerez te sinqerte.....
pershendetje durrsak
gezuar dhe ty dhe shpresoj qe 2005 do te te sjelle vetem buzeqeshje. eshte vertet forum i vecante per ata qe dine ta kuptojne
gjithe te mirat
devolliu shpresoj qe ne 2005 do shkoj serisht ne devoll se kam 4 vjet pa shkuar e me griu malli
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
pershendetje durrsak
gezuar dhe ty dhe shpresoj qe 2005 do te te sjelle vetem buzeqeshje. eshte vertet forum i vecante per ata qe dine ta kuptojne
gjithe te mirat
devolliu shpresoj qe ne 2005 do shkoj serisht ne devoll se kam 4 vjet pa shkuar e me griu malli![]()
analistja je devolleshke edhe nuk ma ke thene hmmm po turp ske jk
ahaha i bej te fala devollit nga mua
pergjysem por shpirtin pergjysem e kam edhe aty
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
pergjysempor shpirtin pergjysem e kam edhe aty
![]()
Durrsak djali....
Rurrsak!
Kete mesazh e shkrujata para dy ditesh, por sapo i dhash posto pergjigjen ra linja dhe nuk munda ta postoj, ndaj po mundohem ta pershtas sa me shume si origjinali.
Kur lexova ate qe kishe shkruar ti, sinqerisht me preku, dhe besoj se ndjeva po te njejten gje me ty ate nate. Kilometra larg familjes time ne Kabulin e larget, forumi me ka bere te ndjehem prane Shqiperise qe me mungon mjaft. Kujtoja vitet e tjera qe kam kaluar me shoqerine dhe mendohesha te gjej se ku do e kalojne ato tani. Forumi me ka bere te debatoj, me ka bere te qesh, me ka bere te nxehem. Por secila prej ketyre qe permenda me lart ka bukurine e vet dhe dobishmerine e vet.
Pas asaj mundohesha te mendoj se si do e kalojne kete vit Prinderit e mi. Pyesja veten a do kene fuqi ti trokasin gotat dhe ti urojne njeri tjetrit GEZUAR, cfare do thone per mua. Qe i vetmi djal qe kishim iku e na la vetem dhe nuk e dime nese do kthehet serisht, nuk e dime nese do ta shohim serisht, apo do vi edhe ai me nje falmur te derdhur siper trupit te tij si shoket e tij. Asaj nuk i dihet.
Nuk ka gje me te shtrenjte se prindi, sa here me kujtohen fjalet e nenes ne telefon kur thote "BIR KUJDESU PER VETEN, TE KEQEN NENA" dhe nje pergjigje e imja e pasigurte "MOS U BE MERAK MA, NUK JAM ME I VOGEL TANI", por ceshtja nuk eshte nese je i vogel apo i madh. Plumbi nuk njeh moshe, nuk dallon fe, race, krahine, ngjyre. A i mer perpara cdo gje qe i del ne rrugen e tij.
Zgjohem ne mengjes dhe pres te shoh nenen tek ka gatuar mengjesin e fresket dhe te ngrohte, por eshte e kote, nena eshte larg shume larg. Me duhet te vesh uniformen te ve armen ne brez e te nxitoj per tek menza para se te mbyllet.
Bie ne gjum ne darke duke menduar per to, e nese zbulohem duke u perpelitur nga enderrat e keqija, ose trembem nga ndonje shperthim qe ndodh afer meje. Nuk eshte nena qe te te mbuloje, qe te mos ftohesh naten.
Zgjohem perseri nje mengjes tjeter, nje dite me pak dhe akoma nuk me besohet se ku jam. Dal jashte kampit me mision, e nuk e di nese do kthehem serisht i teri. Nese do ti shoh serisht ato njerez qe i dua e me duan, nese do mundem te perqafoj edhe nje here prinderit e mi e te dashuren time. Qe shpesh here me kujtohet kur me pyet "KUR DO TE KTHEHESH???", per mua kjo eshte nje pyetje pa pergjigje akoma.
Kam bere edhe keq, kam bere edhe mire. Ka njerez qe me duan e qe nuk me duan. Njeriu nuk i pershtatet dot te gjitheve, nuk ja ploteson dot te gjitheve deshirat.
Me duket se e ktheva ne personale kete shkrim. Por dua te theksoj, qe ketu ne forum shpesh here e kam harruar realitin se ku jam, se ku ndodhem e ku mundet te shkoj. Per kete faleminderit te gjithe atyre qe kemi biseduar e debatuar, femer mashkull. Faleminderit edhe atyre qe nuk me kane qef.
------------------------------------------------------------------------------------------------
Dua ti uroj nje jete sa me te paqme familjeve te dy djemve qe kane rene ne IRAK, dua ti uroj nje jete dhe sherim sa me te mbare familjeve e djemve qe u plagosen para disa kohesh ne IRAK. Dua ti uroj djemve qe jane me mision momentalisht, qe te kthehen sa me mire prane te afermve te tyre, e ti gjejne sa me mire te afermit e tyre.
Dua ti uroj te gjithe botes PAQE.
------------------------------------------------------------------------------------------------
Dua ti uroj te gjithe Forumistave Festat, shendet te plote e te kujdesen per veten. Sepse cdo njeri ka dike qe mendon per te dhe e pret shendoshe e mire ne shtepi. qofte ai student, qofte ushtarak, qofte emigrant.
Desha tju falenderoj per castet qe me keni dhuruar, Ju faleminderit te gjitheve dhe ju uroj PAQE.
skam cte shtoj vella po me dridhen duart,qenke me vertet shpirt njeriu pergezimet e mia
respekte
Faleminderit Devolliu...
Faleminderit!
Ishte nje moment dobesie, sic e kemi te gjithe nga nje here. Por me duket se kam dal nga tema. Kisha aq shume per te thene, saqe nuk e ke idene, por nuk eshte tema e pershtatshme. Ja pra per cfare duhet forumi, per tu shpreshur, per tu liruar nga dicka. E ndoshta me vone nje shoqeri, si nga chati edhe nga forumi, nuk eshte asgje e cuditeshme.
Te pershendes nga larg Devolli e te uroj shendet e te gjitha te mirat.
Citim:
Po citoj ato që tha devolliu
skam cte shtoj vella po me dridhen duart,qenke me vertet shpirt njeriu pergezimet e mia
respekte
BaNaL,
Eshte e vertete qe ti duhet te kujdesesh per veten… uroj qe fati te jete me ty dhe te gjendesh prane te dashurve sa me shpejte. Gjithe te mirat ne kete vit te ri...
Respektoj punen, poziten dhe detyren tende.
Sinqerisht,
eng_girl
Citim:
Po citoj ato që tha devolliu
hiihi dmf te kam mbeskeahah qofsh me jet edhe te besh ate qe do vet
edhe shiko se edhe un si kam te gjata ketuandej me ke edhe mua verdalle do me gjesh kur te vish
na e bej te ditur me qe te te qerjas me donje byrecke![]()
Pershendetje....
Durrsak..te pershendes ne radhe te pare ty..qe ke ngacmuar sa do pak emocionet tona ..qe tani jane shume me te ndjeshme se ditet tjera..sepse pikerisht festat ...gezimet e festave...grumbullimi i njerzeve neper familje etj..etj..
Ju pershendes te gjithe ju shoket dhe shoqe te forumit..qe me te vertet jemi bere shume te afert me njeri tjerin..s kam ç fare te flas me shume perveç se t ju uroj te gjithve nje fillim te mbare te vitit 2005...dhe se shpejti te bashkuar me familjaret...dhe pse jo...ne me njeri tjetrin..
Ju dua shume Lozka.
shtator qe mos gaboj
dat 4 ne kalendar shenoj
kater shtator 2002
kur nena per her te fundit me perqafoj
dhe babai rruge te mbare me uroj
dhe motra e vogel se pash dot
se ishte mbyll ne dhom
dhe skish kush ta pushoj
rruge te mbarre biri im
zoti qofte me ty
nena me bekoj
ai ze i dridhur me plot shpres
ai ze jo asnjer nuk do te vdes
ai ze qe qa mban shum dhimbje mall edhe nje te madh kujdes
ika dhe un me nje te madhe ender
dhe erdha ketu me nje te madhe shpres
dhe a e dini sa endra kisha
ah kisha shum plot kisha tre thes
o nen o bab o moter
ku jeni cpo beni
e di qe dhe ju mendjen nga un e keni
edhe ne telefon e di qe nonjer e genjeni
se un di shpirtin tend o nen
un e di edhe zemren tende bab
qe ti kurre se shprehe ne un
ate car ndjen per mua
po un e di qe me shum vuan edhe ti
edhe ti motra e vogel
edhe ti qe nuk po te shikoj dot si po ritesh
edhe ti qe ne kujtesen time
je gjithnje me e vogla e shpis
per mua je gjithnje femi
dhe ne telofon kur me flet tani
sme besohet se je ti
valle ndrysheve kaq shpejt
dhe shum gjera te bukura dhe te mencura ne telefon me flet
ju pyes ne telefon si jeni
se nje ender e frikshme me trembi
ju prap me genjeni
dhe mundoheni te me fsheni
e di e di qe perr te miren time e keni
e di qe as ju sdoni te me genjeni
edhe un ju kam genjyer
edhe ti nen e dashur e ke ndjer
edhe ne telefon edhe ti
kur ke pare nonje ender te frikshme
me ke mar menjeher
dhe un perpiqem te regulloj zerin
edhe ju them se cdo me gjeje mua
jam mashalla si derr
ehh edi qi ti sme beson
e di shum mir qe shpirti i nenes
te keqen e dallon
edhe baba edhe ai te kupton
por si gjithnje
mja me gjith endra te thot
mja se koken po na maron
edhe perbranda edhe ai edhe shpirti i tij gufon
....
...i ke rene pikes...
Na mbushe syt me lot o Devolli.
po cben keshtu ore derzi
perballe mallit
ne jemi burra dhe po qajme si fmi!!!
Pa mos na kujto me nen e bab
as kur shkoje, te flije ne shtrat
as moter dhe as vella
ketu ku jemi vec nje gje na mba
Ja u rritem u beme burra
larg shtepis jemi larguar
te kujdesemi per ta mor trim
pasi ndryshe nuk ka kuptim
Sa per prinder ske cna thua
gjumi i nates nuk i zen
rrijne mendojne te turbulluar
se kur i biri ne shpi po i vjen
Ehh na rriten me mundime
me dashuri dhe pa bertitur
gjith cfar kishin na e dhan ne
ne shtrat shkonin vet te uritur
dhe njeher me kujtohet
isha i vogel por se harroja
pasi hengerem te gjith buke
nenen time po veshtroja
lot ne sy ajo kishte
dhe e pyeta, nen perse qan
me gjilper ne dor e gjora
syt i hodhi mbi tavan
nuk po qaj zemra ime
nisi ajo te me ngushulloj
me pas hengri dy therrime
qe nga pjata me teproi
dhe keshtu e kuptova
isha i vogel por shume mendoja
cdo dit buken kur e haja
kurre un pjaten se mbaroja
jam i ngopur une i thoja
e shikon si jam fryr
nena ime e zemeruar
me shikonte ne fytyr
ha i thoja une jam ngopur
edhe qeshja duke u kruajtur
perseri nena ime
per te tjeret e kish ruajtur
Pa na rriten me mundime
duke vuajtur ne varferi
qe tna jepnin pak gezime
se per ne u benin fli
Me ne fund kur ne u rritem
erdhi dita per lamtumir
me lot ne sy u perqafuam
kudes per veten more bir
dhe na mbushen me keshilla
me urimet qe jan plot jet
kur te kthehesh ketu biro
nje nuse don nena e shkret.
Dua te shoh te lumturuar
ty me nuse dhe femij
dhe vaj i qarjes filloi me mall
a thua se zdo ti gjeja, un me te gjall
Dhe keshtu nje dit prej ditesh
zile e poshter sec me ra
nena jote po jep jet
por jo me pare pa te pa.
ndersa rruges po udhtoja
jeten e saje po kujtoja
se sa her u kujdes per mua
harrova ti them se sa te dua
luta zotin qe gjall ta gjeja
kte fjal hyjnore une te ja thoja
menjeher sapo arrita
tek shtrati i saje po qendroja
Jam ketu i thashe, ja erdha
edhe nuse te kam sjell
prit te shohesh dhe femijet
prit sa te lindet ai djell
Doren time leht ma mori
me tha: doja te shikoja ty
pasi fshiu ato lot
sec i mbylli ato sy
prit moj nen ste thashe te dua
kurr sta thashe ne femiri
ndoshta nuk ishim mesuar
por une dua ta them tani.
Ja kto jan nenat tona
qe na rritrn me mundimet
dhe kur jemi ne dhe te huaj
ato vazhdojne te mbajn shqetesimet
Asnjeher nuk eshte vone
per ti shprehur dashurin
per ti mar ne telefon
per ti sjellur pak gezim
I thoni prinderve se ju i doni
se fjalet e tyre nuk i gjykoni
se jeni mirnjohes me te vertete
qe prej atyre e kemi kte jet.
E shkruar e gjate
si e pa kuptuar
por te shkruash per nenat
nuk ka te mbaruar
Eh more Devolli me bere qe tja var punes sot, na fute perseri ne mendime. Por keshtu kemi qene gjithmone si Shqiptare, te merguar ne dhe te huaj dhe kjo dreq pene sikur ecen me shume ne dhe te huaj.Spaskan pas faj Rilindasit bre.
kalofsh mir miku im dhe poezit e tua kane vlere te vecante.
Sinqerisht Durrsak
Re: Pershendetje....
[QUOTE]Po citoj ato që tha Lozonjare
Durrsak..te pershendes ne radhe te pare ty..qe ke ngacmuar sa do pak emocionet tona ..qe tani jane shume me te ndjeshme se ditet tjera..sepse pikerisht festat ...gezimet e festave...grumbullimi i njerzeve neper familje etj..etj..
Ju pershendes te gjithe ju shoket dhe shoqe te forumit..qe me te vertet jemi bere shume te afert me njeri tjerin..s kam ç fare te flas me shume perveç se t ju uroj te gjithve nje fillim te mbare te vitit 2005...dhe se shpejti te bashkuar me familjaret...dhe pse jo...ne me njeri tjetrin..
Ju dua shume Lozka. [/QUOTE
Lozka, faleminderit per urimin e dashur dhe te uroj edhe ty nje vit sa me te mbare dhe qe te na sjellesh sa me shume gezime. Por nga ke humbur moj aman se kisha kohe qe nuk te kisha pare, je tretur si aspirina ne ujet e ngrohte moj goce. Nejse tani qe je besoj se do te kemi te reja ng aty.
Te perqafon
Durrsak
__________________________________________________
__________
kesaj i thone , tradheti o "durrsak"hahahaa,me iku arushi,hahahh
ma la vetem, hahhhaha, vdiqa mar, plasa tuj qesh...
epo larg familjeve,nga malli e keni...
Sykalter ! E di maj qe ka tradhti ene pranejna t'kisha shkrue ma par, pa mas u merzit maj ti se s'ash funi i botes. A po don me tu fut mik ene me ta gjet nji arush tjeter. Tash me mdiftue si po e don edhe ta po ta gjej nja.
Po si ke n'je sot njiher, a je ne Paris hala a, apo je tuj nej ne shpi..?
Hajt pra se tash po shihna prap.
bye bye maj.
durrsak dhe devolliu,
...perseri me bete te qaj…
Ndoshta na duhej te largoheshim nga Shqiperia per te vleresuar me mire sakrificat e prinderve tane e per te kuptuar rendesine e fjales se tyre e asaj tones per to.
Ju pershendes!!!
megjithese per vete kisha fatin qe te isha bashke me prinderit ne mergim, ju falenderoj qe i shprehni keto emocione se me beni te kujtohem se sa me fat jam qe i kam prane. Nuk e imagjinoj se si do ndihesha po te isha larg tyre.
Ju uroj bashkim te shpejte me te gjith ato qe doni.
devolli dhe durrsaku ............... shuuuuuuuuum prekse dhe shum reale poemat tuaja me kan pelqy jasht mase ......... me pelqen shum realiteti pavarsisht se eshte i hidhur
pershendetje
Citim:
Po citoj ato që tha keila
megjithese per vete kisha fatin qe te isha bashke me prinderit ne mergim, ju falenderoj qe i shprehni keto emocione se me beni te kujtohem se sa me fat jam qe i kam prane. Nuk e imagjinoj se si do ndihesha po te isha larg tyre.
Ju uroj bashkim te shpejte me te gjith ato qe doni.
Durrsakut dhe Devolliut!
Mjaftni dhe ju...Sdo te behemi qaraman tani se sna ben mire ne kete fillim vitit...Jupershendes! Sinqerisht mepreket sapo hyra ne forum...Po kaloj andej nga poezite te me vijne pak buzeqeshjet
banal me preke shume me shkrimin tend. ruaju dhe ki kujdes veten. Te uroj kthim sa me te shpejte ne shqiperi shendoshe e mire.
durrsak devolli na bete te qajme me keto poezite e si e tha ksenia nuk eshte mire ta fillojme me te qara.
ja merrni psh anen e mire qe jemi te gjithe ketu se bashku e heqim mallin.
cik buzeqeshje
fort nga zemra ju falenderoj
jet te lumtur jet me me pak halle
te gjitheve ju uroj
te ma falni mbase e tepreoj
po kkur hy ne kete teme
menjeher filloj mendoj
Besa mir e the dursak
jemi bura e sben me qajt
por e shoh tani mor ti
se malli ,dashuaria per te dashurit
jo nuk paska kufi
jo besa as burreri
Ske ci ben fatit te zi
qe na ndau per se gjalli
dhe tani shkruajme vargje malli...
ohhhhh .................... devolliu
Re: Fajtor !
Ehhh, kjo eshte nga ato temat qe te heq lodhjen pasi ke lexuar te tjerat me detyrim. Hhehe. Nejse, une mungova ca dite. Tani u ktheva.
Citim:
Po citoj ato që tha durrsak
Faleminderit miku im qe na e ke dhene kete mundesi dhe bekuar qofsh ne planet e tua.
Sinqerisht
Re: Re: Fajtor !
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ehhh, kjo eshte nga ato temat qe te heq lodhjen pasi ke lexuar te tjerat me detyrim. Hhehe. Nejse, une mungova ca dite. Tani u ktheva.
Durrsak, une kam krijuar vetem anen teknike, te tjerat i kemi krijuar te gjithe duke hapur tema si kjo dhe postuar. Si te thuash... ndertesen mbi themele po e ndertojme te gjithe duke prekur njeri tjetrin e duke ndjere ate... e sigurisht duke mirekuptuar e respektuar.
Nejse. Per mua ky forum ka qene nje menyre qe te kuptoj se ka shqiptare te kendshem ne Shqiperi dhe jashte saj. Kam zbuluar se ka njerez me te cilet do doja te beja dicka me tutje, te hapja nje shoqeri ne realitet apo te krijonim dicka te perbashket. Kjo, me beso, eshte shume per tipin timJu pershendes
Jeni grup.
Sa here qe hy ke forumi dhe lexoj shkrimet e Durrsakut dhe ne kete rast edhe te Devolliut dhe te Banalit, me bejne te qaj....Nuk e keni idene sa kam qejte me ato poezite, jane shume prekese dhe reale, por te pakten une kam qene gjithmone prane prinderve dhe nuk e kam ndjere mungesen e tyre.....Por ne keto vargje jam prekur shume.....
Por tani duhet te mendojme edhe te qeshim nganjehere sepse jeta eshte e veshtire dhe te mendosh gjithe kohen per problemet qe kemi luajme mendsh te gjithe, prandaj ju uroj te gjithve nje jete sa me te lumtur dhe plot harmoni (edhe se per shume shqiptare eshte e veshtire)...
Ju konsideroj te gjithve si pjese e familjes sime, sepse me duket vetja gjithmone sikur jam ne shqiperi....
Fat mbaresi dhe lumturi per te gjithe....
Me respekt Lela
o lela ke te drejt motra un pranaj sdu te vi ktu se merzitem ma shum
po me pelqejn shum shkrimet e BANAL devolliut dhe DUrrsakut
muaz* jeni artista ................. dhe me pelqen menyra se si e shkruan ne poem realitetin
pershendetje
durrsakut
u te rafte e mira ty me ate poezi sepse me bere te qaj si ate dite o me keq por tani jam vetem.
te puc fort
Re: durrsakut
Citim:
Po citoj ato që tha Lunax
u te rafte e mira ty me ate poezi sepse me bere te qaj si ate dite o me keq por tani jam vetem.
te puc fort
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.