| Forumi Horizont | Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- C'eshte liria (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2708)
C'eshte liria
file i bashkangjitur
"Je i lire te besh ate qe do pa cenuar lirine time"
kjo eshte liria
... to be free is not to be subdued... do you think you are free?
PS: art is freedom 
liria gjendet vetem ne endrra dhe ne arratisje pasionesh.
liria ime eshte vetem per mua ,secili ka lirine e tij te vecante.
eshte gjithmone relative; aty ku nje njeri e gjen veten te lire aty nje tjeter mund te mos marre fryme nga burgu qe krijohet.
liria ime eshte pasioni im,arti.
art is freedom.
Liri nuk do te thote vetem liri nga te gjitha parimet udheheqes por nje mundesi per tu rritur dhe per tu zhvilluar ne perputhje me ligjet strukturore te ekzistences njerezore....
Ne postimin tjeter do ju tregoj per konceptimin e lirise nga disa filozofe dhe me kryesoren kuptimin e Hegelit ne lidhje me kete ceshtje...
per lirine simbas Hegel
Per Lirine
Nuk eshte se une nuk e di se cfare eshte liria,por me mire po tham se cfare eshte liria per Hegel.
Per Hegel liria eshte nje nevoje koshiente qe njeh limite e rregulla…
Ciao 3SH
Liria eshte nje iluzion,qe ne e trumbetojme per te bindur veten dhe per t'u ndjere me mire, dhe qeverite per ta bere popullin te ndihet me i fuqishem.
sepse:
uria kur fort na ngacmon, ne i bindemi dhe fillojme e hame.
Kur bora e shiu startojne, ne mbase duam te bejme plazh, por s'ka ne u bindemi rregullave te tyre, vishemi
Kur miku jone, i afermi borxh na e ben, ne s'marim shpaten te vrasim por e anashkalojme sepse eshte miku yne, i afermi yne- kjo eshte jeta grup kompromisesh.......Ndoshta banale por te verteta
Liria jone mbaron, aty ku preket liria e tjetrit!
E pra ne jetojme ne shoqeri, shoqeria ka rregulla, parime dhe ne jemi te detyruar ti zbatojme
Per mua Liria eshte vetem ne endrra
Pershendetje nismetarit te temes.File i bashkangjitur eshte vertet interesant
.
Liria per mua eshte mendimi i thene pa patur friken se dikush tjeter po ne emer te dickaje te perafert do kerkoje te ta cungoje
.
Teorikisht eshte e thene keshtu.....praktikisht e pamundur.
Shkruhemi 
Liria eshte hapesira qe na takon secilit, pa hyre tek hapesira e tjetrit. Ne te tera kuptimet.
Liria
liria eshte nje term abstrakt dhe secili mund te kete "versionin" e tij per lirine por mua me pelqejne 2 mendime te medha nga 2 njerez te medhenj
ATY KU KA SHTET S`MUND TE KETE LIRI
DHE KU KA LIRI S`MUND TE KETE SHTET
LENINI
pra me pak fjale liria ne kuptimin e mirefillte as s`mund te kete
DIJA NA BEN TE LIRE PO FATKEQE
ERICH MARIA REMARQUE
kjo e dyta eshte edhe po aq e vertete(padituria te ben skllav po nuk e kupton per shkak se je injorant kurse dituria te ben te lire por fatkeq) Pra si perfundim ne s`jemi dhe s`mund te jemi te lire por edhe po te ishim do ishim fatkeqe
shqiptaret e kane veshtire te flasin per lirine sepse nuk e kane perjetuar kurre dhe me kete koke qe kane nuk do jen kurre te lire. Po flas per nje liri bashkohore qytetare etj etj qysh eshte e sanksionuar ne shume kushtetuta te huaja dhe tonen. Nuk po flas per anarki qe ndoshta ne Shqiptaret e ngatarrojme me lirine
Re: C'eshte liria
Citim:Lirine nuk ua solla une , ate e gjeta ne mesin tuaj. ...ka me filozofi se kjo.
Po citoj ato që tha Cybernetic666
file i bashkangjitur
Re: Re: C'eshte liria
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Lirine nuk ua solla une , ate e gjeta ne mesin tuaj. ...ka me filozofi se kjo.
C'eshte Liria?
Femer, sepse mbaron me a.
Ndryshe?!.
Te mendosh cfare te duash, te thuash gjysmat e atyre qe deshiron te thuash, dhe te kryesh 1% te veprimeve qe do te deshiroje te kryeje.
Ne orient eshte vetem nje njeri i lire (prijsi), ne Greqine e vjeter ishin vetem meshkujt, ne Gjermani jane te gjithe, -Hegel. (Por edhe ky duket se s'i ka rene aq ne 'te.)
njeriu nuk ka lind te jete i lire, prej vete natyres tije pasionante e aventuriere... njeriu kerkon roberine
d.m.th
nje dashnor kerkon dashurine (ose roberine e ndjenjave)
nje ushtare kerkon luften (ose roberine e urdherit ose detyres)
nje hajdut kerkon burgun (ose roberine e ligjit)
nje pijanec kerkon rakine (ose roberine e mendjes)
nje shkenctare kerkon shkencen(ose roberine e numrave) etj, etj, etj
duke qene pra te pasionuar ne shpirte kerkojme me ngulm nje pasion te ri, pas te cilit te kapemi fort per ti dhen jetes tone sociale nje kuptim, ose per me qene te nevojshem kundrejt dikujt
pra te jesh i lire mbetet te mos besh as gje, te shkeputesh prej shoqerise qe te rrethon, e te mbyllesh ne vetvete... vetem keshtu ne kerkojme hapesiren midis vendimit marres e realizimit te diçkaje (ato e te tjera qe permenda me lart)
Liri per mua do te thote te ndihesh mire me veten tende...me zgjedhjet e mendimet e tua.
femrat jane shume moraliste... ne kuptimin qe pothuaj gjithçka e lidhin me vlera morale ose materiale, e vogel e madhe ose e mire e keqe, kjo ose ajo
ndersa un ato qe refeva i kisha ne kuptim sidhe ne vlere metafizike, d.m.th permbi te mires e se keqes
njeriu ne fakt nuk kerkon te bej mire... njeriu me sa kuptoj un kerkon PERSOSJEN ESTETIKE sesa ate MORALE ne jete
nje person i bukur (kjo nuk ka lidhje vetem me bukurine fizike por me imazhin tone te pergjithshem estetik, robat, banesa, eleganca ne te folur, persosmeria e te tjera) esht me i mirenjohur nga nje person i mire
Citim:
Po citoj ato që tha notorious
duke qene pra te pasionuar ne shpirte kerkojme me ngulm nje pasion te ri, pas te cilit te kapemi fort per ti dhen jetes tone sociale nje kuptim, ose per me qene te nevojshem kundrejt dikujt
pra te jesh i lire mbetet te mos besh as gje, te shkeputesh prej shoqerise qe te rrethon, e te mbyllesh ne vetvete... vetem keshtu ne kerkojme hapesiren midis vendimit marres e realizimit te diçkaje
Liri donë të thotë: " çlirimi i mendimit nga mendimi dhe njëkohësisht rrespektimi i mendimit të shumices"
liria eshte mungese detyrimi
Liria e njeriut nuk është që të bëjë c'të dojë, por që të mos bëjë atë që nuk dëshiron
Liria eshte Sllobodanka Berisha.
Sala di ti pergjigjet mire kesaj pyetje
)
Kundershtari nuk luftohet me fyerje !
Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius
Liria eshte Sllobodanka Berisha.
Liria eshte nje nocion le te themi abstakt duke qene se vetem sa e perdorim si term per te identifikuar dicka , por qe realisht nuk ekziston. Mund te them qe eshte nje nevoje individuale e jona por qe fatkeqesisht nuk e zoterojme te teren...
Thuhet shpesh se lirine e arrin me ane te mendimit, por nuk jam dakort me kete sepse kur realisht nis te mendosh me teper kupton se sa te varur ne jemi, nga shoqeria, nga fenomene te ndryshme, dhe nga vetja jone , jemi sllav te vetvetes.
por...mund te ekzistojne vetem nje lloj lirie e cila eshte ajo absolute por qe ne si qenie njerezore nuk arrijme ta posedojme.
Liria eshte e drejta per t'iu nenshtruar vetem ligjit, e jo atyre qe e arbitrojne ate. Te jetosh duke eliminuar kushtezimet e ndikimet e vendosura nga te tjeret. Mjaft jetuam per te tjeret..
Po ligji, moral apo juridik, nuk vendoset pikerisht nga te tjeret ?
eshte mundesi veprimi e jo mendimi.
si dhe po citoj Konicen:
Liria eshte e drejte e kujdo,
te besoje ate qe do,
te flase ate qe pelqen dhe
te veproje si i vjen me mire
mjafton te mos i bej dem kurrkujt
Keto forma perkufizimesh jane tinzare. Ruajne te drejtat per njerez te thjeshte por nuk per-kufizojne lirite e organizmave institucionale. Flasin vetem ne nivel njeriu, kur tragjedite me te medha kane ardhur nga hierarkite organizative, psh. nazizmi, komunizmi, lufta 2 boterore, Stalini, etj.
P.s. Se mos fillohet me retoriken e "liria ime mbaron aty ku fillon e jotja". Lirite nuk jane ASPAK te ndara. Liria ime eshte te pi cigare, liria jote te mos ndjesh eren. Nuk ekziston nje limit mes lirise time dhe tendes, prandaj fillon konflikti. Jetojme ne bote me 10 miliarde, do s'do cigaren time do e ndjesh ose pastertine tende do e ndjej une me zor.
prandaj dhe une thashe eshte MUNDESI VEPRIMI e jo mendimi .... po te merrnim te mireqene lirine e mendimit atehere si rrjedhoje do dilnim te "retorika" Liria ime mbaron atje ku fillon liria jote
Faje
...
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
mjafton te mos i bej dem kurrkujt
Ca o fajtor u be nami se dikush degjon eren e cigares tende te "paligjshme".
Pse eshte faji yt ? Pse rrisin taksat e duhanit nderkohe qe nuk mundesh as ta pish ne publik ?...nese askush se pin duhanin taksat sdo egzistonin edhe shteti sdo bente lek, por eshte e kunderta, ti pi duhan , pagon taksat me te larta dhe merr gjobe nese e pi ne vende publike...!
Si menon? Me mire un t'a le duhanin apo ti ta mesosh?....do vdesim te dy sido te jete....ndize, ndize nje!
Une s'e pi lezhian 
Por pirja jote hyn tek lirite. Per ate pune heqjet e lirive s'kane fund. Shteti me detyron te vendos rrip sigurimi, me çfare te drejte? Do pyes shtetin kur du me vdek? Kur po e diskutoja me ca shoke doli se shteti te heq lirine se ofron spitalin, nqs perplasesh pa rrip rrit koston e spitaleve... Dhe me heq mua lirine me kte rast.
prit tani se po mendoja qe anglezet, amerikanet perdorin fjalen Liberty dhe Freedom per lirine .... pra 2 lloj lirish, liria e individit dhe liria institucionale
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Po ligji, moral apo juridik, nuk vendoset pikerisht nga te tjeret ?
Atehere sekreti kalon tek opsionet per zgjedhje. Mund te ofrohet shiu dhe bresheri. Mund te ofrohet 8 euro paketa ose mospirja, etj.
Jemi ne rang zgjedhjesh, por prape ka mungese lirie. Zgjedhja s'ka vlere kur opsionet jane larg lirise individuale. Dhe baza eshte liria, jo zgjedhjet. Sepse... vete detyrimi per te zgjedhur tregon qe nuk je i lire. Po te ishe do beje ate qe doje, nuk do zgjidhje.
E kam keq?
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Atehere sekreti kalon tek opsionet per zgjedhje. Mund te ofrohet shiu dhe bresheri. Mund te ofrohet 8 euro paketa ose mospirja, etj.
Jemi ne rang zgjedhjesh, por prape ka mungese lirie. Zgjedhja s'ka vlere kur opsionet jane larg lirise individuale. Dhe baza eshte liria, jo zgjedhjet. Sepse... vete detyrimi per te zgjedhur tregon qe nuk je i lire. Po te ishe do beje ate qe doje, nuk do zgjidhje.E kam keq?
Ju genjen mendja. Njeriu eshte i lindur qe te jete i kufizuar dhe jo i lire.
Liria dhe lumturia jane endrra qe nxisir kaos.
E para e ben njeriun agresiv dhe e dyta enderrimtar.
Madje edhe veprime te cilat duken se behen ne liri te plote jane gjithmone te detyruara.
Psh. Dikush sheh te birin qe po ja shtyp makina. Turret dhe e rremben. Mbasi e shpeton ulet i lumtur, sepse shfrytezoi lirine e tij per tu turrur drejt makines, edhe pse kjo mund t'i shkaktonte vdekjen.
Liri i thencin. Ishte femija qe e detyroi.
Ja kshu, ju rre menja 'gjome mua
"Liria ime mbaron aty ku fillon liria e tjetrit."
"Populli ne kembe, Partia ne balle".
Ka mo sllogane?
C'thote partia ben populli, c'thote populli ben partia''
Keshtu eshte apo e kam ngaterruar? 
"Lirine nuk jua solla une, por e keni brenda jush"...."vetem se ju keni frike te jeni te lire"....."juve, nuk ju pelqen liria juaj, por kufizimi i te tjereve".....utopi......
Jemi te gjithe te lire, mjafton te fshijme tabelat e ndalim-qarkullimit qe na kane piketuar ne tru........
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Ju genjen mendja. Njeriu eshte i lindur qe te jete i kufizuar dhe jo i lire.
Liria dhe lumturia jane endrra qe nxisin kaos.
E para e ben njeriun agresiv dhe e dyta enderrimtar.
Madje edhe veprime te cilat duken se behen ne liri te plote jane gjithmone te detyruara.
Psh. Dikush sheh te birin qe po ja shtyp makina. Turret dhe e rremben. Mbasi e shpeton ulet i lumtur, sepse shfrytezoi lirine e tij per tu turrur drejt makines, edhe pse kjo mund t'i shkaktonte vdekjen.
Liri i thencin. Ishte femija qe e detyroi.
Ja kshu, ju rre menja 'gjome mua

[QUOTE]Po citoj ato që tha ADELAIDA
Liri nuk do te thote vetem liri nga te gjitha parimet udheheqes por [B]nje mundesi per tu rritur dhe per tu zhvilluar ne perputhje me ligjet strukturore te ekzistences njerezore...
--------Bravo! Tamam i Sakte !----Qenka njeri ketu qe ja vlen a lexosh ---
Liria eshte nje koncept dhe nuk do mund te gjesh kurre 2 persona qe te ta perkufizojne ne te njejten menyre!
mu kujtua kjo .... Nese leshojme nje gur nga dora, ai eshte i lire te bjere ne toke nen varesine e ligjeve te gravitetit ja pak a shume kjo eshte liria
Liria eshte gje shume e bukur, por jo nese duhet te paguhet me vetmi.
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Liria eshte gje shume e bukur, por jo nese duhet te paguhet me vetmi.
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
ehh sa busy jam sot po po te pergjigjem edhe ketu fiore.
liria vertet nuk duhet te paguhet me vetmi, ke shume te drejte.
por ka shume qe jane mes njerez dhe jane shume vetem....
per mua liria eshte te jesh me nje tjeter natyrisht dhe te jesh aq i lire sa te te duket vetja sikur je me 100 njerez qe te degjojne vetem ty.
bashkohem me ty ne kete citim , as pik e as presje .Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.