Forumi Horizont
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Semundjet e veshkave dhe aparatit urogjenital (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8648)


Postuar nga bani_pr datë 16 Maj 2005 - 16:45:

Çka është Prostata

Ketu do te kete informacione dhe pyetje pergjigje rreth semundjeve dhe funksionit te ketij aparati.




Prostata?
pershendetje te gjitheve
do te doja te dija gjithcka rreth Prostatës
1.shkaqet nga se formohet
2.Cilat jan simptomet


Postuar nga NS-6 datë 20 Maj 2005 - 14:56:

Prostata (1)

Cod. A20052005

Hmmmm...e lezetshme si teme :p...do thoni ju ca thote ky!!!
Kam lexuar para ca kohesh ne gazete qe 50% e shqipetareve(meshkuj normalisht )vuajne nga prostata...

Prostata eshte nje strukture e aparatit urogjenital qe ndodhet ne pjesen e poshtme te veshikes. Per ta thene me qarte formon pjesen e poshtme te murit te veshikes. Eshte nje strukture trekendore afersisht (dhe kjo eshte ajo qe shihet ne nje ekografi normale)dhe perbehet nga disa zona: eshte nje zone qe e quajne qendrore dhe nje zone periferike. Ne zonen qendrore ndodhen ato qe quhen gjendrra peribulbare nga te cilat normalisht formohen hipertrofia beninje e prostatet qe eshte nje proces adenomatoz(kancerogjen)pra termi qe eshte perdorur per ta shpjeguar nuk eshte shume i sakte(informacion i bazuar ne librin "Argumente te Kirurgjise"(Piat))ndersa ne zonen periferike eshte ajo qe quhet prostata me plot kuptimin e fjalet dhe ne te cilen zakonisht formohen kanceret malinj(karcinoma e prostates). Nuk me kujtohet por ka edhe nje skematizim tjeter te kesaj strukture. Me duket se ka qene kraniale dhe kaudale per te shpjeguar por per kete me duhet te sigurohem ...
Ne mes te prostates kalon uretra si dhe po ne brendesi te saj komunikojne me uretren 2 struktura tubulare qe vijne nga veshikat seminale qe permbajne edhe nje sasi spermatozoidesh si dhe disa substanca qe sherbejne per ti ushqyer. Per momentin po e le me kaq...


Postuar nga NS-6 datë 23 Maj 2005 - 19:48:

Prostata (2)

Cod. A23052005

Ne prostate ndermjet zonen qendrore dhe asaj periferike ndodhet edhe nje zone qe quhet zone tranzicioni. Po ashtu mund te themi qe 2 strukturat tubulare qe thame kane dalje ne ureter ne afersi te nje pike qe merr emrin verum montanum qe ka shume rendesi sidomos ne operacionet kirurgjikale sepse kjo eshte limiti deri ku shkon nderhyrja. Nese kjo zone demtohet ka pasoja shume negative sidomos ne ereksionin e mashkullit.
Po ashtu mund te permend edhe nje gje tjeter qe mbi dhe nen prostate ka 2 sfintere(sfinter mund ti themi ndryshe edhe valvul qe eshte nen kontrollin e sistemit autonom ne pergjithsi,megjithse ka edhe perjashtime). Ne rastet kur mashkulli ka ereksione atehere sistemi nervoz vepron mbi sfinterin superior duke bllokuar kalimin e lengut seminal ne veshike. Ka raste kur nje leshim i tepert i ketre sfintereve e ben kete gje ose ne rast gabimesh kirurgjikale ne disa raste shkaktojne kete gje. Edhe nje te fundit per momentin: ne prostate kalon nje nerv qe quhet nervi pudent(te pakten keshtu e kam mesu une se ne shqip mund te kete ndonje emer tjeter)qe inervon ate zone aty. Ky nerv eshte shume i rendesishem sepse lezionne kete pike cojne ne impotence...per gabime ose shtime ju lutem shkruani!!!


Postuar nga NS-6 datë 06 Qershor 2005 - 23:00:

Prostata (3)

Cod. A06062005

Per te pasur nje rritje te mire te indit te vet prostata perdor dihidrotestosteron(DHT) qe eshte nje metabolit i testosteronit. DHT eshte i njejti qe eshte cilesuar fajtor per renien e flokeve. DHT formohet nga nje veprimi i nje enzime qe quhet 5 alfa reduktazi qe trasformon testosteronin ne DHT. Me kalimin e kohes kur testosteroni ulet hormonet e tjere estrogjene marrin nje rruge metabolizimi qe con ne formimin e DHT.
Per sa i perket funksioneve te prostates akoma nuk kane mbaruar gjetjet per te sepse deri tani dihet qe ky ind prodhon rreth 30 lloj sekrecionesh(informacion i bazuar ne librin "Manuali i Endokrinologjise Mjeksore i Andreolit")por mund te them qe ai qe njihet me mire eshte nje substance e quajtur antigjeni specifik i prostates(prostate specific antigen,PSA) qe ka funksion te mbaje spermen ne nje gjendje te lengshme.Pas ereksionit sperma ka aftesi te mpikset brenda 5-25 minutave.
Mund te shtoj edhe qe sekrecionet e prostates kane nje funksion antibakterial gje qe shpjegon pse infeksionet e rrugeve urinare tek meshkujt jane me te pakta se ato te femrave dhe ky detaj i shtohet edhe faktoreve te tjere anatomik qe i shtohen ketij problemi.
PSA eshte nje molekule qe perdoret shpesh ne diagnozen e hipertrofise beninje te prostates si dhe ate te karcinomes se prostates sepse eshte pare nje lidhje ndermjet perqendrimit te saj ne gjak dhe zhvillimit te kancerit ose adenomes. Megjithse nje shkrim kohet e fundit tek "Le Scienze" sikur e ka vendosur ne dyshim kete gje duke u bazuar ne analizen e shume pacienteve qe vuajne nga kjo gje. Sidoqofte bazuar ne ato qe me kane shpjeguar ne leksion PSA eshte nje marker tumoral nder me specifiket dhe me nje sensibilitet te larte gje qe e ben te perdorshem ne semundjet e mesiperme...


Postuar nga vini82 datë 17 Qershor 2005 - 21:11:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
per te pasur nje rritje te mire te indit te vet prostata perdor dihidrotestosteron(DHT) qe eshte nje metabolit i testosteronit.DHT eshte i njejti qe eshte cilesuar fajtor per renien e flokeve.DHT formohet nga nje veprimi i nje enzime qe quhet 5 alfa reduktazi qe trasformon testosteronin ne DHT...me kalimin e kohes kur testosteroni ulet hormonet e tjere estrogjene marrin nje rruge metabolizimi qe con ne formimin e DHT.
per sa i perket funksioneve te prostates akoma nuk kane mbaruar gjetjet per te sepse deri tani dihet qe ky ind prodhon rreth 30 lloj sekrecionesh(informacion i bazuar ne librin "manuali i endokrinologjise mjeksore i andreolit")por mund te them qe ai qe njihet me mire eshte nje substance e quajtur antigjeni specifik i prostates(prostate specific antigen,PSA)qe ka funksion te mbaje spermen ne nje gjendje te lengshme...pas ereksionit sperma ka aftesi te mpikset brenda 5-25 minutave...mund te shtoj edhe qe sekrecionet e prostates kane nje funksion antibakterial gje qe shpjegon pse infeksionet e rrugeve urinare tek meshkujt jane me te pakta se ato te femrave dhe ky detaj i shtohet edhe faktoreve te tjere anatomik qe i shtohen ketij problemi...
PSA eshte nje molekule qe perdoret shpesh ne diagnozen e hipertrofise beninje te prostates si dhe ate te karcinomes se prostates sepse eshte pare nje lidhje ndermjet perqendrimit te saj ne gjak(te me falni per nje gabim qe bera kur e postova heren e pare) dhe zhvillimit te kancerit ose adenomes...megjithse nje shkrim kohet e fundit tek "le scienze" sikur e ka vendosur ne dyshim kete gje duke u bazuar ne analizen e shume pacienteve qe vuajne nga kjo gje...sidoqofte bazuar ne ato qe me kane shpjeguar ne leksion RSA eshte nje marker tumoral nder me specifiket dhe me nje sensibilitet te larte gje qe e ben te perdorshem ne semundjet e mesiperme...

p.s do te me falni por do te me duhet te konfirmoj nje dyshim mbi zonat ku eshte prezente enzima 5 alfa reduktazi qe do tua them heren tjeter...



PSA NUK è MARKER TUMORAL POR MARKER TISUTAL.AI è I VLEFSHEM KUR % E TIJ E LIRE ULET NE KRAHASIM ME ATE TE LIDHUR ME PROTEINEN,ATEHERE I BEN ANALIZAT E TJERA DHE BIOPSIA QE TE BEN DIAGNOSEN.KANCERI PROSTATES è NJE NGA TUMORET QE SHKAKTOJNE NUMRIN ME TE MADH TE VDEKJEVE BASHKE ME ATE TE MUSHKRISE DHE KOLONIT(PER MESHKUJT SIGURISHT)


Postuar nga NS-6 datë 18 Qershor 2005 - 01:45:

vendndodhja e 5 alfa reduktazit

Cod. A17062005

E drejte. Por duke qene se eshte nje substance perqendrimi i se ciles varet nga masa e indit atehere mund te perdoret si marker tumoral. Dhe bazuar ne ate qe me kane thene profesoret eshte nder me te miret sot per sot. Jane pare disa nderlidhje ndermjet perqendrimit te PSA ne gjak(te asaj qe eshte e lire dhe aasaj qe eshte e lidhur me proteine trasportuese),por gjithmone eshte biopsia qe ben diagnozen sepse ka raste qe mund te kete pozitive fallco....

Sa per ate qe thashe qe do shikoja: 5 alfa reduktazi eshte nje enzime qe nuk gjendej ne qelizat epiteliale te prostates. Dhe nje koregjim aty ku kam shkruar estrogjen duhet te ishte androgjene sepse normalisht duhet te jene struktura te ngjashme me testosteronin ato qe do te zevendesojne rastet kur ulet perqenrimi i testosteronit. Keto jane ato qe di ne pergjithsi per prostaten.


Postuar nga NS-6 datë 18 Qershor 2005 - 04:07:

Citim:
Po citoj ato që tha bani_pr
Cilat janë të mirat apo pasojat e Mastribimit tek meshkujt.? Sa preferohet te Mastribohet ne ditë apo ne javë?


Postuar nga amor alucius datë 20 Qershor 2005 - 13:38:

Hahahahahahahahahahahahahaha,"mastribimi"?Hahahahahaha!


Postuar nga NS-6 datë 20 Qershor 2005 - 22:03:

bani_pr ta them te drejten une nuk di ndonje efekt te masturbimit tek meshkujt...e vetmja gje qe mund te te them eshte qe kur te kerkohet nje analize per spermiograme kampioni qe dorezohet,duhet te merret me ane te masturbimit...per tjeter nuk di cte te them....


Postuar nga NS-6 datë 20 Qershor 2005 - 22:34:

varikocele

Cod. C20062005

Eshte nje semundje e eneve te gjakut (me specifike e venave) qe furnizojne testikujt(plesso pampiniforme i thone ne italisht) dhe eshte nje situate qe venat jane te zgjeruara dhe gjaku peson nje ngadalesim te levizjes ne vena. Mosha me e goditur eshte ajo mbi 15-45 vjecet. Ka raste qe mund te jete edhe dicka qe ka te beje me probleme te lindura,sic mund te jene ato te faqeve te venave qe mund te pesojne shume shpejt zgjerim etj ose ose te jete nje pasoje e masave te ndryshme(kancere etj) qe mund te shtypin mbi keto vena. Normalisht kap anen e majte me shume dhe kjo per arsye anatomike. Vena spermatike e djathte normalisht perfundon ne vena kaven inferiore dhe me nje kend qe eshte i ngushte dhe ne drejtim te rrjedhes se gjakut kurse ajo e majte perfundon ne venen renale dhe me nje kend 90 grade gje qe ben te hase probleme ne shkarkimin e saj ne kete vene.Kjo gje con ne nje reaksion mbrapsh duke cuar ne zgjerimin e venave te gjakut. Ndonjehere duke qene se venat jane te paisura me valvola qe bejne te mundur qe gjaku te mos kthehet pas(valvolat jane te pranishme tek te gjitha venat qe perfundojne ne vena kaven inferiore dhe jane mjaft te rendesishme nese konsiderojme faktin qe gjaku ne kete zone ecen ne drejtim te kundert te gravitetit. Tek venat qe perfundojne ne vena kaven superiore nuk ka sepse levizja eshte ne te njejtin drejtim te gravitetit). Normalisht eshte nje situate qe jep disa lloj simptomash keto per faktin e qendrimit te gjakut dhe moszevendesimit te tij,duke bere keshtu qe qelizat e zones qe ushqehen nga ato ene te gjakut te pesojne dem si pasoje e mungeses se oksigjenit. Pacienti mund te ndjeje peshe tek testikujt dhe kjo mund te shoqerohet edhe me dhimbje. Normalisht enet e gjakut jane te dukshme sepse jane siperfaqesore dhe kane formen e krimbave me zigzage te shumta dhe nje zgjerim te tepert te tyre(nje kontroll te thjeshte mund ta beni edhe kur beni dushin). Pasojat me te medha qe mund te ndodhin eshte steriliteti si pasoje e mungeses se oksigjenit qelizave qe do te formojne spermatocitet si dhe qelizat qe merren me rritjen e tyre sic jane qelizat e sertolit(qe prodhojne nje lloj proteine qe ndihmon ne lidhjen e hormoneve androgjene)si dhe ato te leidig qe prodhojne testosteronin.
Terapia eshte kirurgjike dhe konsiston me lidhjen e venave qe jane te interesuara.


Postuar nga NS-6 datë 22 Qershor 2005 - 14:41:

varicela (2)

qe te shtoj edhe disa gjera te tjera per kete semundje: zakonisht simptomat qe te cojne tek mjeku jane ato me siper qe permenda si ajo e ndierjes se peshes,dhimbja.mjeku eshte ne gjendje te beje diagnoze duke bere nje manover qe quhet manovra e valsaves qe konsiston ne zbrazjen e pleksit pampiniform(te me falni edhe iher per kete term,nese gaboj me korregjoni)dhe thjesht me nje sforcim venat do te mbushen prape dhe jane te dallueshme ne prekje.kjo mund te tregoje edhe nje problem ne valvolat e venave qe mund te jene jashte perdorimi ne kete rast.analizat qe kerkohen ne pergjithsi jane nje ekokolor dopler qe eshte ne gjendje te tregoje enet e gjakut te asaj zone si dhe te tregoje problemin e venave,si dhe zakonisht per te pare deri ne cilen pike ka mberritur demi i testikujve,ose me mire te themi i qelizave riprodhuese kerkohet nje spermiograme qe ne raste te problemeve mund te tregoje nje ulje ne numer(oligospermi)deri ne zhdukjen totale te spermatociteve(azoospermi).zakonisht nese varikoceli nuk ka shume kohe qe eshte formuar ,nderhyrja kirurgjikale eshte ne gjendje te ktheje normalitetin e sasise dhe kualitetit te spermes(shpresoj mos e merrni me te tallur faktin qe po flas per keto gjona por gjithmone me shpresen se mund ti duhen dikujt si dhe jane gjera qe vete i kam edhe si perseritje )

une per varikocelin kaq kisha.
mund te them ndonje fjale per guret ne veshka dhe ne aparatin urogjenital ne pergjithsi....se shpejti!!!


Postuar nga NS-6 datë 16 Korrik 2005 - 23:34:

guret ne veshka dhe ne aparatin urogjenital: shkaktaret(1)

Cod. B16072005

atehere guret ne veshka qe i themi ne jane ca materiale ne forme kristalesh qe jane rezultat i disa situatave te ndryshme sic mund te jene infeksionet ose semundje te ndryshme si hiperparatiroidizmi(rritje e perqendrimit te nje hormoni qe queht parathormon i cili ka si funksion te rrise perqendrimin e kalciumit ne gjak) etj...si pasoje e ketyre semundjeve formohen ato qe i themi gure.normalisht ne urine ka substanca te ndryshme qe mundohen te ndalojne formimin e gureve keshtu qe mund te themi qe nje nder faktoret qe mund te ndihmojne formimin e gureve mund te jete edhe nje ulje e ndaluesve te formimint te gureve.

3 jane shkaktaret kryesore te gurve:
-infeksionet
-perqendrimi i ioneve te ndryshme ne urine(sidomos e kalciumit qe eshte shkaktar kryesor kur urina ngopet me ione kalcium dhe teprica fillon te kondensohet ne guret)
-perqendrimi i bllokuesve te formimit te gureve

per te paren thame qe jane infeksionet e ndryshme qe mund te japin si rezultat formimin e gureve por me te rendesishme jane ato infeksione qe shkaktohen nga bakterie qe jane ne gjendje te ngrejne pH(pe hashi:eshte minus logaritmi i ioneve H+) e urines duke e bere ate bazike dhe kjo gje eshte favorizuese per formimin e gureve.nder keto bakterie me te rendesishmit jane ato qe kane nje enzime te quajtur ureazi qe eshte ne gjendje te shperbeje urene duke formuar nje sasi te madhe amoniaku qe eshte ne gjendje te ngreje pH e urines....jane disa lloj guresh qe kane edhe nje emer si perberje..."struvit"...nuk e di a ekziston si fjale ne shqip...qe formohen nga keto infeksione.perberja sic do ta them me vone ka rendesi edhe ne menyren se si diagnostikohen keto gure si dhe ne terapine(njera nga terapite varet edhe nga fortesia e gurit)....vazhdon...


Postuar nga NS-6 datë 18 Shtator 2005 - 03:25:

shkaktaret e gureve ne veshka

Cod. A18092005

per sa i perket shkakut te dyte mund te them qe rritja e perqendrimit te kalciumit ne urine favorizon formimin e gureve dhe kjo rritje mund te jete si pasoje e disa lloj semundjeve sic qe mund te shkojne nga semundje te veshkes deri tek ato te zorres ne ate zone ku thithet kalciumi.kjo e dyta ka lidhje edhe me vitaminen D e cila luan nje rol te rendesishem ne thithjen e kalciumit keshtu qe nje rritje e ndjeshmerise se zorres per kete vitamine con ne rritje te thithjes se kalciumit.per sa i perket nje rasti tjeter eshte kur ka nje humbje te madhe te kalciumit me urinen si pasoje e nje difekti ne veshke ne zonen qe duhet te thithe ate sasi qe eshte e tepert.kjo situate con ne rritje te thithjes se kalciumit ne zorre si dhe te thithjes se kalciumit edhe nga kockat(keto si pasoje e veprimit te paratormonit.tani per tani nuk po shpjegoj mekanizma me teper por ndoshta e bej me vone).duhet te kemi parasysh qe nje diete me shume kalcium mund te coje n rritjen e perqendrimit te kalciumit dhe ne fakt nje nder terapite qe japin mjeket eshte edhe nje diete me pak kalcium...

dhe e treta ishte kur ulej numri i ndaluesve te formimit te gureve.ka raste qe jane disa acide qe ne baze te pH te urines mund te jene ne nje forme(zakonisht te jonizuar) ndersa nese urina ndryshon pH atehere marrin nje forme tjeter.ne keto lloje njera forme vepron me bllokuesit e formimit te gureve duke i bere te paperdorshem dhe keshtu shtohet mundesia e formimit te gureve.

pak a shume keto jane shkaqet qe cojne ne formimin e gureve.

per sa i perket simptomave qe japin...


Postuar nga Fajtori datë 18 Shtator 2005 - 05:01:

Nje pyetje nga salla.
Cfare eshte Human Papilloma Virus. Si merret, cfare problemesh sjell dhe si diagnostikohet.

Pershdentje.


Postuar nga NS-6 datë 18 Shtator 2005 - 15:59:

papilomaviruset dhe problemet e tyre

Cod. B18092005

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nje pyetje nga salla.
Cfare eshte Human Papilloma Virus. Si merret, cfare problemesh sjell dhe si diagnostikohet.

Pershdentje.



HPV eshte nje virus me gjenome me ADN ,qe ben pjese ne klasen e papovaviruseve.merret ne menyre seksuale te drejteperdrejte si dhe me ane te futjes se virusit neper carjet e lekures( edhe kjo merret kur bie ne kontakt me persona te infektuar) qe eshte edhe menyra indirekte.per sa i perket problemeve ne pergjithsi lidhen me rastet qe zhvillohet infeksioni ose kanceri sepse ne shume raste infeksioni nga ky virus mund te kaloje edhe ne menyre te fshehur pa dhene shenja.ne pergjithsi shihen ngritje te lekures si pasoje e shtimit te numrit te qelizave ne ate zone (ne italisht i quajne verruche,ne shqip se di)

pra ne pergjithsi kur flitet per kete virus me shume merret parasysh nje semundje tek femra ndersa semundjet e tjera te lekures qe mund te shkaktoje jane shume me te rralla(si psh tek duart etj)

diagnoza me sa kam degjuar une behet me nje test qe e kane quajtur PAP-test por qe ta them te drejten nuk e di mire se cfare eshte...nje menyre tjeter eshte edhe kerkimi i ADN virale ne aparatin gjenital te femres duke marre sekrecione nga aparati(qe mund te kete edhe qeliza te infektuara ose te permbaje viruset vete) dhe duke perdorur metodat si polymerise chain reaction(PCR) per me arritur nje sasi te kenaqshme te ADN per ta analizuar...ne baze te kesaj behet edhe njohja e versionit te virusit sepse ka disa llojesh.pra eshte ne pergjithsi nje diagnoze gjenetike.
para 2-3 muajsh me zune syte tek BBC qe kishin gjetur nje vaksine qe te ndalonin kaceret nga ky virus tek femrat duke i vaksinuar ne nje periudhe qe perpara se te arrinin periudhen seksuale.

te tjera informacione nuk di per kete virus.

shpresoj te jete e kenaqshme si pergjigje.


Postuar nga agata datë 18 Shtator 2005 - 21:46:

shtim mbi papilomaviruset

Cod. C18092005

Nje zgjerim i vogel..

Egzistojne disa lloje virusesh te ashtuquajtura Papillomavirus (PVH ose HPV).
Ne menyre te pergjithshme keto viruse jane ndare ne dy grupe te medhaja, nje grup infekton lekuren, kurse tjetra mykosen.( semundje seksuale ngjitese)
Disa nga keto infeksione jane beninje (te pa rrezikshme) si psh: verru e dores (tip puçre e forte), kurse disa te tjera mund te zhvillojne kancer. Me i njohuri eshte kanceri i kolit te uterusit tek femrat.
Papillomavirus eshte prezente 80% ne 100% te rasteve te kancerit te uterusit, dhe nga kjo; vdesin çdo vit, 258 000 femra ne bote. Perkundrazi femrat jo te infektuara nga ky virus nuk rrezikojne po thuaj fare, kete tip kanceri..
Infektimi i HPV nuk zhvillon ne menyre sistematike kancer, sepse tek femrat seksualisht aktive, 1 mbi 2 femrat jane te infektuara, por fatmiresisht ne menyre banale organizmi e eliminon kete tip virusi, mbas 10 deri ne 13 muaj infektim..
Ne ditet tona nuk dihen akoma arsyjet ose faktoret qe bejne te zhdukin ne menure spontane ose qe zhvillojne kancerin e ketij virusi...


Postuar nga NS-6 datë 14 Tetor 2005 - 03:12:

simptomat e gureve ne veshka

Cod. C14102005

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6

pak a shume keto jane shkaqet qe cojne ne formimin e gureve.

per sa i perket simptomave qe japin...



me falni se per vizatim skam qene ndonjehere i mire......por prap besoj se ketu i kuptoni pak a shume gjerat qe kam shkruajtur...po te keni parasysh kete skeme do te kuptoni pak a shume shenjat qe mund te japin guret ne veshka.

guret ne veshka jane ne pergjithsi nuk japin shenja derisa ndodh nje situate qe eshte quajtur kolike qe eshte futja e nje guri nga veshkat ne ureter...eshte nje dhimbje mjaft e forte qe shoqerohet me nje gjendje te keqe nga personi.dhimbja fillon ne lartesine e veshkes pas,dhe zgjerohet duke kaluar ne ije,pastaj me nje kend afersisht 40 grade te themi kalon ne pjesen e brendshme te kofshes dhe mund te arrije deri ne gjysem te saj.
mbaroj atehere kur guri kalon ne veshike.
ne pergjithsi eshte kjo dhimbje qe e con personin tek mjeku 8ka edhe nga ato qe nuk shkojne sidoqofte)...cilat mund te jene shenjate tjera?
nese guri eshte goxha i madh kur kalon ne ureter mund te ngece ne lartesine e kthesen pieloureterale.qe te kemi parasysh nje gje,veshka prodhon urine ne menyre te vazhdueshme dhe eshte kjo qe sjell nje pjese te simptomave.guri ne ate pozicion merr formen e ureterit(ne italisht e kam hasur me termin calcolo a stampo,te me falni qe nuk di nje term te pershtatshem ne shqip).tani duke qene se urine vazhdon te prodhohet,kjo nuk kalon me ne ureter por mblidhet brenda ne ampule dhe arrin nje moment qe fillon ta ngjeshe ampulen qe ti bej vend vetes brenda.fillon te formohet ajo qe quhet hidronefroze e cila mund te arrije deri ne prishjen e veshkes dhe zonave funksionale te saj.kjo situate shoqerohet me dhimbje si per gurin si per shtypjen e veshkes...ketu fillon qe situata te vetkeqsohet: urine vazhdon te prodhohet,kemi qendrim (staze)te urines dhe ky eshte nje faktor kryesor ne formimin e infeksioneve nga bakteriet qe gjendjen ne te.nese nuk nderhyhet shpejt gjendja mund te perfundoje me nje pamjaftueshmeri(insuficience) renale...vazhdon...


Postuar nga NS-6 datë 07 Dhjetor 2005 - 04:35:

simptomat ne zonen e poshtme te kanalit...

Cod. A07122005

kalojme me poshte...guri kalon ne ureter dhe gjate kalimit shkakton ate qe thame se quhet kolike renale...nje dhimbje e tmerrshme qe pacienti me zor e duron dhe ne nje pjese te mire te rasteve paraqet edhe te paren simptome klinike te semundjes...gjate kalimit ne ureter guri mund te ferkoje me anet e kanalit dhe te shkaktoje grricje te faqeve dhe dalje te gjakut qe ne kete rast quhet ematuria...kjo situate mund te shoqerohet edhe me simptoma te tjera qe vijne si pasoje e acarimit te nervave sic mund te jene vjellje,nauzea atj...pas nje kohe guri ne pergjithsi kalon ne veshike...ketu ose qendron per nje fare kohe ose kalon direkt tek uretra...ketu do jape prap nje bllokim te vetin ndoshta.(por marrim nje rast tjeter)nese marrim qe pazienti eshte nje plak i vjeter ne shume raste do te na duhet te konsiderojme faktin ketu qe edhe sikur guri te mos kete dhene simptoma ne rrugen e mesiperme,mund te filloje ti jape ketu ndoshta sepse ky plak psh vuan nga nje hipertrofi e prostates qe eshte nje zmadhim i prostates (simptomat kryesore qe ka kjo semundje eshte nikturia (te cohesh disa here naten me urinu sepse nuk duron dot) si dhe polakiuria (del shume here me urinu dhe sapo mbaron pas pak vjen prap stimuli per te urinu perseri)) dhe ky zmadhim i prostates mund te kete arritur ato dimensime qe ka shtypur uretren dhe ne kalimin e gurit,ky i fundit shkon e ngec aty...cfare pasojash ka?se pari staze(qendrim) te urines ne veshike qe do te thote nje rritje te probabilitetit te infektioneve ne ate zone per me teper edhe nje rritje te probabilitetit te formimit te gureve te tjere ne veshike...ose ose nese sjellja e urines do te jete e madhe,do te kete efekte deri ne zmadhim te uretereve dhe prap hidronefroze megjithse kjo mund te themi qe do ishte pak si e pamundur sepse shume simptoma te tjera si msh nje fryerje e zones se poshtme te barkut dhe paaftesija me urinu jane te mjaftueshme per te thene qe ka dicka qe nuk shkon dhe te besh dicka para se te arrije ne fazen terminale qe do te ishte prishja e veshkes...pra sic e shifni ne cdo zone qe guri ngec jep nje simptome te veten qe ka komplikanca te veta...ne fund gurim mund te jashteqitet me urinen.cilat jane analizat qe kryhen per me gjetur nje gur ne veshka ose pergjate kanalit urinar?


Postuar nga NS-6 datë 24 Dhjetor 2005 - 05:45:

analizat per te gjetur guret ne veshka

Cod. A24122005

nje radiografi direkte eshte ne gjendje te dalloje rastet kur ka gure ne veshka sepse ato paraqiten si formacione te ngurta dhe opake...dmth qe nuk jane trasparente por jane me ngjyre me te bardhe se sa perreth...kjo ama vlen vetem per guret qe jane radioopake dmth te dukshen ne radiografi dhe kjo varet nga perberja e gureve...duke pasur parasysh qe radiografia perdor fotone per te formuar imazhin ne fund,dhe ky fluks fotonesh varet nga perberja e materies ku ai kalon...sa me i madh te jete numri atomik i perberesve aq me shume mundesi ka qe te mbetet fotone gjate rruges me ane te mekanizmave te ndryshem(ndoshta hap nje teme per analizat me imazhe qe perdoren ne mjeksi)...ne te tilla raste kerkohen analiza te tjera....nje rol te rendesishem luan ekografia qe peerdor ultratinguj...kjo ka aftesi te gjeje te gjithe llojet e gureve per faktin se guret shfaqen si ogjekte iperekogjene dhe kane nje forme si hije poshte vetes...pak a shume jane te pagabueshem edhe per faktin se nese e leviz pacientin gjate ekografise mund te levizin edhe guret dhe kjo eshte edhe si info shtese qe kemi te bejme me gure ne veshke.ndersa per guret ne ureter aty ka limite per faktin sepse ureteri eshte nje hapesire "virtuale" ne kohen kur nuk ka urine ne te...nese guri e bllokon atehere mund te dalloje zgjerimin e ureterit dhe te tregoje nese kemi te bejme me infiamacion e faqeve te ureterit dhe ekografia e tregon mire kete...po ashtu mund te tregoje edhe hidronefrozen qe do formohej ngaqe veshka do mbushej me urine dhe do zgjerohet...ekografia mund te gjeje guret edhe ne veshike...analize tjeter qe mund te behet eshte shintigrafia qe eshte nje analize funksionale dhe mund te perdoret per te pare se sa eshte akoma funksionale veshka.keto jane ato me kryesoret por mund te perdoren edhe disa analiza te tjera sic jane urografia qe merr rendesi ne vleresimin e struktures se veshkes dhe ka aftesi te dalloje se ne cilin nivel mund te kete mbetur nje gur ne ureter....tjeter pastaj mund te perdoret tomografia qe eshte ne gjendje edhe te jape informacione edhe rreth perberjes se gurit.
pak a shume keto jane analizat me linja te medha qe perdoren per te diagnostikuar nje gur ne veshka...megjithse keto i bashkohen edhe shenjave qe jane gjetur si dhimbja,gjendja e keqe e pacientit etj...po ashtu mund te shtojne informacionet edhe analizat e laboratorit qe mund te tregojne disa parametra te infiamacionit te ndryshuara....nje gje te fundit qe mund te permend eshte edhe perdorimi i cistoskopise me ane te se ciles mund te mundohen te heqin guret qe kane ngelur ne veshike ose edhe ne ureter...

shpresoj qe keto informacione te kene qene te dobishme...per koregjime dhe rregullime shkruajini....

edhe nja 2-3 fjale per terapine...


Postuar nga NS-6 datë 01 Shkurt 2006 - 04:09:

terapija e kalkolozit

Cod. C01022006

terapia mundohet te ule dhimbjet,te heqe gurin dhe te ndaloje rishfaqjen!
per dhimbjen qe mund te shfaqen gjate kolikes renale perdoren zakonisht perdoren ilacet kundra dhimbjes sic jane ato te klases se FANS (ku ben pjese edhe aspirina).
per sa i perket gureve sot per sot jane te rralla nderhyrjet kirurgjikale "ne qiell te hapur" sic eshte terminologjia kur e can trupin per te nxjerre gurin.kjo behet vetem atehere kur guri ka ngecur ne kthesen pieloureterale ose ka marre formen e kalices se veshkes dhe nje nderhyrje tjeter nuk do zgjidhte problemin.teknologjia qe perdoret sot eshte ajo e litotripsise qe perdor vale ultratinguj qe duke i perqendruar ne zonen e gureve kane aftesi te formojne nje vale qe shkaterron gurin ne copeza te vogla.kjo ka qene teknologji ushtarake derisa filloi te perdorej edhe ne mjeksi.ne disa raste ky copezim mund te coje ne mbetjen e nje copeze ne ureter dhe kjo nevojit nje nderhyrje me cistoskopi per te hequr copen e mbetur....po ashtu duhet te behet kujdes te mos mbeten copeza guri brenda ne veshke ne nje lartesi qe nuk mund te marrin daljen per ne ureter sepse duke mbetur aty mund te shkaktojne ndonje infeksion.
ne rast se teknika me ultratinguj nuk ben fajde atehere mund te kerkohet nje nxjerrje me endoskopi ose teknika te tjera si psh ajo e nxjerrjen ne menyre transkutane (dalja ne lekure dmth)ose me metoden kirurgjikale qe thashe me siper.jane edhe disa teknika ne faze eksperimentale qe perdorin lazer nese nuk gabohem por qe per momentin jane shume te limituara dhe nuk jane per te gjithe...
ndersa per te ndaluar qe te ribehet atehere keshillohet te pihet nje sasi uji(qe normalisht keshillohet ne cdo forme kalkolozi sepse hollon urinen dhe ben te mundur dalje me shpesh) si dhe nje diete me me pak kalcium si dhe oksalat (qumesht,spinaq,cokollate,domate,koka kola,limonate)...
pak a shume keto mund te permend ketu
informacione te bazuara edhe ne librin "semundjet e veshkes dhe rrugeve urinare" nga schena-selvaggi.


Postuar nga ~Enigme~ datë 15 Mars 2006 - 20:19:

zbulohet nje gjen qe mbron nga guret ne veshka

Cod. D15032006

Studiuesit ne Universitetin Yale ne USA njoftojne ne Nature Genetics se kane zbuluar nje gjen ku mbron trupin kundra gurave ne veshka.

Ata kane gjetur nje transportues e koduar nga gjeni si nje shenje potenciale per ilace te ngrere sekrecionin e oxalate ne gut (zoret) dhe te pengoje guret e veshkave.

Nje nga guret me te zakonshem jana ate te perbere nga calcum oxalate. Traportuesi i njojtur si SLC26A6 zakonisht leshon oxalate ne zorre dhe ndalon thithjen e sasise se shumte nga dieta.

Kur ky gjen eshte hequr ne studime me minj atehere me shume oxalte nga dieta eshte thithur dhe niveli plasmatik i oxalate eshte ritur, gjithashtu me shume oxalte eshte sekretuhar ne urine nga veshkat dhe guret e veshkave jane formuar.


Postuar nga NS-6 datë 16 Maj 2006 - 04:47:

hipertrofia beninje e prostates (1)

Cod. B16052006

ky term perdoret shpesh ne libra por eshte nje term qe nuk eshte i sakte per faktin se nuk eshte qe kemi nje hipertrofi (dmth rritje ne dimensione) te qelizave por nje hiperplazi (rritje ne numer).pra ne rastin e hipertrofise beninje te prostates kemi te bejme me nje proces adenomatoz (kancerogjen).zona qe peson kete proces eshte nje zone qendrore dhe kjo e dallon nga karcinomat e prostates qe zhvillohen ne periferi te prostates...ketu do te kishte pak anatomi per te treguar pozicionin e sakte,gjithsesi po e shmang...si shkak eshte marre ne konsiderate nje crregullim hormonal dhe me shume mendohet te vije si pasoje e rritjes se perqendrimit te estrogjeneve si dhe ndjeshmeria e qelizave kundrejt hormoneve mashkullore.keto cojne ne nje crregullim te ndarjes se qelizave dhe vdekjes se tyre duke anuar nga ana e nje shtimi te ndarjeve.eshte per tu theksuar edhe fakti qe koha kur shfaqet kjo semundje eshte mbi moshen 50 vjec dhe duke u rritur mosha rritet edhe perqindja e atyre qe e kane...sipas librin "argumente te kirurgjise (piat)",pas moshes 80 vjec,mbi 90% e meshkujve e kane si semundje.
kjo hiperplazi con ne nje rritje te prostates dhe normalisht efektet e kesaj do jene mbi uretren,fshikzen e urines e me larte.uretra do te ngushtohet pak e nga pak dhe keshtu sasija e urines qe do kaloje do jete me e vogel...eshte ky shkaku qe nje nder shenjat kryesore qe thone pacientet kur paraqiten tek mjeku eshte "nuk e boj mo me presion"...dikujt mund ti duket per te qesh kjo fjali...une nuk qesh mo me kete fjali ...ato 6 fjale me ngelen tek nje apel i semeiotikes mua vjet ne shkurt ...nejse,serioz tani ...pra nje sasi me e vogel urine qe del...kjo con ne nje shtim te sasise se urines se fshikez qe keshtu mbetet aty...ne fillim ai ngushtim i uretres kapercehet duke u shtuar tkurrja e muskulit te detruzorit te fshikzes por arrin nje moment qe ngushtimi shtohet deri ne ate pike,sa qe tkurrja e detruzorit nuk arrin me te munde presionin qe formohet dhe kalin ne nje pamjaftueshmeri te detruzorit...ne kete pike kemi nje staze te urines ne fshikez....

per me teper:
- disa terma qe mund te ngaterrohen: ATROFIA dhe HIPERTROFIA (Cod. A 22022005)
-disa terma qe mund te ngaterrohen HIPERPLAZIA dhe APLAZIA (Cod. B 17032005)


Postuar nga kristela datë 29 Maj 2006 - 14:41:

dializa :lexojeni ju lutem

Eshte rradha e pare qe hapa kete dhome: mjekesia ne forum dhe u habita.
Kisha nje pyetje.
Kam nje shok qe do beja gjithcka per te nese do ishte e mundur...
Ai ka 21 vjec dhe vuan nga epatiti b,dhe ben DIALIZ ne spital nje dit po e nje dit jo...ka dy vjet. doja te dija ...personat qe kan kete problem sa vjet jetojne ose a kan nje afat jet...??????????
Ndihem keq qe po perdor keto terma :afat jete etj ...por e verteta eshte qe me qan shpirti kur e shoh.


Postuar nga NS-6 datë 30 Maj 2006 - 03:32:

nje pergjigje te pjesshme mbi dializen...

Cod. C30052006

ta them te drejten nuk me kane qelluar te dhena statistikore per sa i perket mbijeteses.mund te them qe eshte metode qe shpeton jeten duke menduar se nje person qe nuk e kryen vdes per shume pak kohe si pasoje e acidozes qe do formohej...mund te te permend ndonje komplikance qe mund te formohet pas disa vitesh dialize.keto varen edhe nga aparaturat qe perdoren, gjithashtu.
njera eshte amiloidozi qe eshte nje komplikance qe paraqitet zakonisht pas 5 vite dialize.kjo eshte nje semundje qe vjen si pasoje e mbledhjes se nje substance qe quhet beta 2 mikroglobulina qe prodhohet nga te gjitha qelizat qe paraqesin sistemin madhor te histokomplatibilitetit (me pak fjale ate sistem qe ndihmon sistemin imunitar te dalloje qelizat e trupit nga ato te huajat).normalisht kjo shkaterrohet (i nenshtrohet metabolizimit)ne  veshke por kur kjo nuk funksionon atehere e ben dializa qe nuk e pastron te gjithen.dhe keshtu kjo grumbullohet ne vende te ndryshme si tendina,kocke etj dhe formon ciste (sidomos ne kockat e femurit dhe kockave te gishtave).
nje tjeter komplikance mund te jete edhe ajo e mbledhjes se aluminit si pasoje e perdorimit te kelanteve (material qe lidh metalet) te forsforit qe kane alumin ne perberje si dhe per arsyen se uji qe perdor dializa permban ne sasi te vogla.kjo mbledhje e aluminit mund te jape probleme ne kocka (osteomalaci) dhe probleme ne tru (encefalopati) qe jep edhe ate situaten qe quhet harrese nga dializa.gjithsesi kjo komplikance e aluminit mund te trajtohet me nje ilac te quajtur deferoxamina.
informacionet e mesiperme jane te bazuara ne librin "semundjet e veshkave dhe rrugeve urinare" (schena-selvaggi) faqa 409-410.
 
nuk di te te them nese dializa nderhyn me  terapine qe mund ti bejne per te kuruar hepatitit B.ne kete rast eshte kjo qe duhet te shihet me teper,sepse dializa ne pergjithsi e ben punen e vet pa probleme...duhet te ndalet Hepatiti B qe te mos jape probleme ne melci...
 
kristela,une keto jam ne gjendje te te them per momentin...nese ka ndonje qe mund te thote me teper eshte i lutur ta beje...


Postuar nga NS-6 datë 10 Qershor 2006 - 04:03:

hipertrofia beninje e prostates (2)

Cod. D10062006

me pak fjale thame qe arrin nje pike qe muskuli i detruzorit del jasht perdorimi.muskuli i detruzorit ishte muskuli kryesor qe ben te mundur nje tkurrje te fshikezes.ne kete menyre kemi nje qendrim (staze) te urines.duke qene se nuk arrihet te hiqet e gjitha urina nga fshikeza,do kete stimuj te vazhdueshem urinar qe do ta cojne personin here pas here ne banjo dhe keto shtohen sidomos gjate nates...
ketu mund te arrini te imagjinoni me pak fjale se cfare mund te ndodhe dhe po ju ndihmoj qe ta kuptoni sa me thjeshte duke qene se ndjekin edhe rrjedhe llogjike.
jemi ne piken qe uretra eshte ngushtuar shume dhe detruzori ka dale jasht perdorimi...nderkohe qe veshka prodhon ne menyre te vazhdueshme urine...cfare do ndodhe?urina do vazhdoje te mblidhet ne fshikez (veshike) ...para nuk ecen dot,keshtu qe...i mbetet ose te qendroje ose te jape nje efekt mbrapsh...pak a shume e njejta gje qe ndodh me semundjet e zemres kur gjaku nuk ecen para,atehere jep efektet ne zonen pas...pra do jape efekte mbrapsh....duke u rrit sasija e urines,do filloje qe te mbushe edhe ureteret qe vijne nga veshkat te cilet do zgjerohen.po ashtu do vije nje pike qe do mbushe edhe veshken vete (zonen ku mblidhet urina perpara se te futet ne ureter) dhe do jape ate qe quhet hidronefroze (mbushje e veshkes me uje...ne kete rast,urine).por kishim edhe ate mundesine perpara se te mberrije kete faze...qe urina qendron ne fshikez....kur folem per guret ne ruget urinare thame qe nje qendrim i urines ne veshike eshte nje element shtese qe te formohen guret...prandaj edhe ne kete rast do te kemi nje mundesi shume te madhe qe te formohen guret...megjithse keto jane gje qe konsiderohet si e keqja me e vogel...nje qendrim urine ne fshikez eshte terren i pershtatshem per infeksione dhe kjo eshte nje nder problemet me te medha qe hasen ne hipertrofine e prostates...po ashtu hidronefroza eshte nje shkaktar i infeksioneve ne rruget e larta urinare...
me pak fjale te permbledhim edhe njehere shenjat qe paraqitem ne faza:
faze fillestare eshte fillimi i veshtiresise se urinimit (ulja e presionit)dhe personi do filloje te shkoje ne banjo here pas here per  arsyen se nuk arrin te zbraze komplet fshikezen dhe keshtu qe ka stimuj te vazhdueshem...keto shtohen sidomos gjate nates ku personi do cohet te pakten 3 here per te urinuar...ne terminologjine mjeksore kur urinon shpesh por sasi te vogla quhet polakiuria kurse urinimi i shpeshte naten quhet nikturia.
faza e dyte perfshin theksimin e polakiuries sepse rritet sasija e urines qe mbetet ne fshikez.keshtu qe personi sapo te mbaroje urinimin,kerkon serish te urinoje sepse i rivjen stimuli...
faza e  trete dhe perfundimtare eshte ai kur ureteret jane bllokuar gati komplet nga rritja e prostates dhe keshtu qe kemi mbetje e urines qe do coje ne rritje te dimensioneve te fshikezes qe arrin deri ne piken qe te dallohet ne pjesen e poshtme te barkut...(referenca per pergjithsimin ne faza eshte nga libri "argumente te kirurgjise (piat),faqa 536)
 
vazhdon...


Postuar nga NS-6 datë 28 Shtator 2006 - 04:18:

hipertrofia beninje e prostates (3)

Cod. A28092006

beh,pacienti paraqitet (ne pergjithsi eshte nje person ne nje moshe mbi te 50 vjetet),thote qe kur urinon nuk ka me presion si dhe qe ka filluar te shkoje ca si shpesh ne banjo dhe se sapo del mund ti rishfaqet nevoja te urinoje perseri...po ashtu thote qe naten mund te cohet te pakten 2 here per te urinuar...
analizat qe behen per te konfirmuar nje dyshim per nje semundje fillojne nga ato me pak te dhimbshme (ose sic mund te thuhet me pak invazive) e duke ecur perpara drejt atyre me invazive qe ti shkaktohen sa me pak dhimbje pacientit!
gjera e pare qe i behet nje pacienti kur vjen ne ambulator dhe tregon kete gje nje urologu eshte ai i eksplorimit anal,kjo si pasoje e pozicionimit anatomik te prostates ne lidhje me zonen perfundimtare te zorres se trashe...distanca qe i ndan eshte shume e vogel dhe kjo ben qe te kete nje ndjeshmeri te mire te siperfaqes se prostates si dhe dimensioneve te saj!kjo mund te tregoje pak a shume se ne cilat dimensione eshte prostata si dhe te heqe mundesine e ndonje nodul (shpresoj te jete i njejti term edhe ne shqip...ajo qe dua te them me nodul eshte nje ngritje ne siperfaqen e sheshte) ne siperfaqen e jashtme te prostates,gje qe mund te drejtoje edhe ne nje mundesi te karcinomes se prostates (edhe kjo gje qe duhet konfirmuar normalisht sepse thjesht nje eksplorim rektal nuk eshte i mjaftueshem)...pra eksplorimi rektal eshte ai fillestari qe kryhet...nese pacienti nuk deshiron ti nenshtrohet ketij eksplorimi rektal ka si alternative ate te ekografise (por edhe ketu eshte nje forme transrektale qe jep pamjet me te mire,si dhe nje ekografi mbipubike) por qe do te ishte thjesht nje humbje kohe dhe lekesh duke qene se nese mjeku e sheh qe dimensionet jane me te medha se norma mund te kerkoje nje biopsi.
po ashtu pervec eksplorimit rektal eshte edhe nje analize tjeter (qe ka hapur shume debate per te cilat do te flas me vone, por gjithsesi perdoret mjaft nga urologet) qe eshte ai i PSA (prostate specific antigen).PSA eshte nje proteine qe prodhohet nga qelizat e prostates (sme kujtohet mire se nga cilat) dhe shtohet ne lengun seminal ku mban lengun ne nje gjendje "te shkrire"...ne rastin e nje karcinome vlerat e saj ne gjak do te jene mjaft te larta.ka raste qe PSA mund te perdoret si nje tip parametri per te pare se si rriten dimensionet e prostates me kalimin e kohes...vazhdon

figura e mesiperme tregon nje ekografi transrektale qe tregon prostaten.mund te dallohet mire zona periferike (ZP) dhe zona qendrore (ZC)...ajo ku shkruhet GL a CL se nuk dallohet mire eshte kanali uretral..poshte aty ku shihni harkun e zi dhe jane edhe parametrat eshte zona rektale.sic e shihni ekografia eshte ne gjendje te tregoje dimensionet si dhe te jape volumin...po ashtu mund te shohe edhe kufinjte e prostates (qe do te ishin te rendesishem nese do kishim karcinome) si dhe te vleresohet edhe struktura e brendshme qe normalisht duhet te jete homogjene...


Postuar nga NS-6 datë 16 Maj 2007 - 04:42:

biopsia e prostates

Cod. A16052007

ne pergjithsi PSA matet heren e pare dhe sipas rasteve dhe vlerave qe paraqet zgjidhet nese pacienti duhet te ndiqet ne kohe apo jo. gjithsesi,sic thashe nese mjeku sheh qe dimensionet e prostates jane rritur mund te kerkoje direkt biopsine qe ne kete rast mund ta konfirmoje me se miri nese kemi te bejme me nje hipertrofi beninje apo nje karcinome te prostates. une kam pare qe zakonisht merren 6 shirita indi prostate,3 ne secilin lob nese mund ta quajme keshtu.kjo behet qe te jete e sigurte qe kemi te bejme me te njejten morfologji qelizash ne te gjithe prostaten. nese kemi nje hipertrofi,atehere presim qe qelizat te kene pak a shume ngjashmeri me njera tjetren ku do qe te jene marre neper prostate. pikat nga ku behen biopsia shenohen edhe ne letren e analizesh dhe shiritat ndahen ne 2 proveza te ndryshme,njera per 3 shiritat e marre nga lobi i majte dhe tjetra per ato te marre nga lobi i djathte. biopsia shoqerohet me nje sasi te vogel gjaku nga zona ku merret indi,dhe pacienti nuk duhet te shqetesohet nese ne jashtqitjet qe mund te kete ne te njejten dite ose diten tjeter,te shohe pak gjak. kjo gje konsiderohet ne pergjithsi normale pas nje testi te tille dhe ndalon vetvetiu.
gjithashtu duhet te permend edhe qe nese biopsia nuk behet ne menyre transrektale (nga ku futet ago dhe me ane te gishtit qe e shoqeron agon mund te identifikosh zonen nga ku merr material)mund te kryhet edhe ne menyre te orientuar nga ekografia ku ago futet nga zona mbi legenin dhe nga jasht shoqerohet ne cdo moment nga ekografia. zgjedhja e metodes se kryerjes se biopsise,me shume varet nga deshira e mjekut sepse ka nga ata qe e kryejne direkt ne ambulator kete biopsi dhe ka nga ata qe i cojne ne laboratore ku mund ta kryejne operatore te tjere.
ne biopsi mund ta verehet pastaj arkitektura e indit te marre si dhe mund te verehet,ne ane te testeve te ndryshme,grada e diferencimit qelizor. pra ne kete menyre i behet nje "grading" i tumorit. kujtojme qe per tumoret beninj,thjesht konfirmimi qe nuk kemi elemente malinjiteti por kemi nje hipertrofi beninje eshte i mjaftueshem si pergjigje dhe grading nuk merr nje rendesi te vecante. ndryshe do flisnim nese kemi te bejme me elemente malinj sepse kjo analize na drejton per analizat e tjera qe do te vijojne si psh tomografia e kompjuterizuar ose rezonanca magnetike qe pervec qe do analizonin kapsulen qe rrethon strukturen origjinale kancerogjene,por do kerkonin edhe metastaza te mundshme (ne kete menyre do benin edhe "staging" te kancerit...

pas nje inkuadrimi te tille me analizat e ndryshme,dhe diagnostikimit si hipertrofi beninje e prostates,vjen momenti i terapise... vazhdon...

nese ndokush ka per te shtuar ose per te korregjuar ne ato qe kam thene eshte i lutur ta beje

per me teper mbi staging dhe grading e kancereve shihni:
-sistemi TNM (Cod. A 13062006)


Postuar nga lindjedielli datë 12 Gusht 2007 - 17:38:

varikocelle

Nuk kam degjuar ndonjehere mbi kete emer semundjeje dhe rrjedhimisht nuk mund ta rendis dot ne njohurite e mia.Nese mundeni te jepni nje koncept tjeter te kesaj semundjeje...
Faleminderit.


Postuar nga Mister_DXP datë 12 Gusht 2007 - 19:06:

Varikocele

Cod. A12082007

Varikocela eshte zgjerim i venave te skrotumit dhe pikerisht atyre venave qe drenojne gjakun nga testikujt. Eshte nje semundje qe shpesh shoqerohet me sterilitet mashkullor.

Enet e gjakut qe furnizojne skrotumin dhe testet vijne nga brendesia e barkut dhe perseri kthehen aty. Kthimi i gjakut pas behet i mundur nga nje numur i madhe valvulash qe ndodhen ne sistemin venoz. Demtimi i tyre sjell per pasoje mbetjen dhe mosdrenimin e gjakut. Kjo gje ben qe temperatura brenda skrotumit te ngrihet mbi temperaturen normale te tyre , me pasoje demtimin e spermatozoideve.

Varikocela diagnostikohet lehte dhe trajtohet sukseshem me nderhyrje kirurgjikale. Edhe riparimi i infertilitetit eshte pothuajse i plote, mbas disa muajsh.

DXP


Postuar nga Mister_DXP datë 08 Shtator 2007 - 23:57:

Veshkat dhe disa pathologji te tyre

Cod. A08092007

  Veshkat jane organ cift i vendosur ne te dy llozhat renale(hijet). Nga seicila veshke del nje kanal tubular qe zbret deri ne veziken urinare,( qesja e ujit.)

I gjithe ky sistem uje rrjedhes eshte nje organ i gjalle dhe funksional. Aty nderthuren ene gjaku(arterie dhe vena) dhe po ashtu edhe nerva.

Shume semundje sulmojne dhe demtojne kete organ, por une do te perqendrohem ne disa me te shpeshtat dhe sigrisht edhe me te thjeshtat per t'u shpjeguar.


Postuar nga Mister_DXP datë 09 Shtator 2007 - 00:05:

Cod. C08092007

Ja edhe nje skeme e sistemit urinar 

 


Postuar nga Mister_DXP datë 09 Shtator 2007 - 00:21:

Hydronefroza

Cod. B08092007

 
 
 
Vjen nga greqishtja e vjeter: hydro= ujë dhe nefro= veshkë. Pra veshka me ujë.
 Dhe është pikërisht ashtu.
 Kjo sëmundje karakterizohet nga mbetja e ujit dhe moskullimi i tij nga veshkat.
 
Nje profesor gjithmonë e krahasonte hydronefrozën (e veshkës), me përmbytjen e një are me grurë apo lëndine. Hapja e një kanali kullues do të ishte zgjidhja në këtë rast.
 
Sa e thjeshtë në pamje të parë!
 
Veshkat, duke qënë një organ shumë i rëndësishëm janë të vendosura në një mënyrë të tillë që të jenë shumë të mbrojtura. Llozha renale apo foleja e veshkës, është shumë e fshehur dhe e rrethuar nga muskuj të fuqishëm. Cdo nderhyrje në këtë pjesë të trupit do të kërkonte prerje të mëdha dhe hapje të gjëra.
 
Hydronefroza sjell nje zgjerim të sistemit urinar, nje fryrje të tij si rezultat I enjtjes apo distendimit nga staza.
Fjala staze nënkupton fjetjen e ujit ne je  zone te caktuar. Ka disa stade apo grade të stazës.
 Grada e parë është ajo më e lehta dhe grada e katërt, nënkupton nje zgjerim dhe mbetje pa kompromis te ujit ne pjesen e siperme të veshkës.
 
Staza dhe hydronefroza mund të jetë e njëanshme apo e dyanshme.
 
 Kur ajo eshte në të dy veshkat atëhere edhe rreziku për jetën është shumë i madh.
Hydronefroza e njëanshme të jep mundësi trajtimi më të qetë dhe më efikas sepse urgjenca për trajtim është e niveleve të ulta.


Postuar nga Mister_DXP datë 09 Shtator 2007 - 00:22:

Me poshte eshte nje skeme e gradave te hydronefrozes


Postuar nga Mister_DXP datë 09 Shtator 2007 - 00:25:

stadet e hydronefrozes

Cod. D08092007

Stadi i pare dhe i dyte jane zakonisht te rikthyeshem ne formen normale. Ato stade qe jane shume te avancuara kane me pak shanse per trajtim.


Postuar nga Mister_DXP datë 09 Shtator 2007 - 00:28:

Cod. E08092007

Hydronefroza


Postuar nga Mister_DXP datë 09 Shtator 2007 - 00:36:

terapia e hydronefrozes

Cod. F08092007

Ne pamje te pare kjo semundje duket teper e rende dhe demprurese. Ashtu do te ishte sikur te mos nderhyej dhe te mjekohej si duhet.

Trajtimi mjeksor kruesor eshte ai terapeutik sherues pra me barna.

 Skemat e mjekimit jane te shumta por qe te gjitha konsistojne ne:

-Mjekim spazmolitik, pra barna per te leshuar shterngimin e unazave te ureterit( tubit qe lidh veshken me qesen e ujit), te tilla si Buskopan apo Nospa po ashtu edhe papaverina. Te tre keto mjekime jane ne forme tablete apo solucioni per injeksion.

- Mjekimi antiinflamator she antalgjik. Per te larguar dhimbjen dhe enjtjen e shkaktuar nga inflamacioni perdoren: antiinflamatoret josteroide(voltaren, advil, tylenol etje tj) dhe antibiotike te ndryshem si Ciprofloxacine dhe floxacinat e tjera(jane mbi dhjete lloj te te njejtes familje)

-Mjekimi diuretik, per te shtuar urinen. Serume(lengje ne vene) dhe barna qe shtojne urinen, keto me shume kujdes.

 Mjekimi kirurgjikal. Kur veshka behet e demshme per organizmin dhe nuk ka asnje mundesi kurimi dhe...kur funksioni i saj ka mbaruar, atehere veshka hiqet me rruge kirurgjikale.

 

 

DXP


Postuar nga Mister_DXP datë 09 Shtator 2007 - 00:38:

Me falni per cilesine jo te mire te temes. Duke dashur qe ta thjeshtoj dhe bej sa me te kuptueshme edhe per kurjozet qe nuk kane njohuri anatomike tema mund te humbase deri diku intrigimin intelektual.


Postuar nga Mister_DXP datë 09 Shtator 2007 - 19:37:

Cod. A09092007

Referoju skemes me siper (Cod. E 08092007)                               Nuk di si perseritet foto 

Spazmolitiket

 

Mjekimi me spazmolitike eshte edhe mjekimi me i vjeter i hidronefrozes.

Medikamenti ipare ka qene papaverina.

Sic duket ne skeme, kanali qe lidh veshken me qesen e ujit nuk eshte nje tub inert(si te thuash nje tub plastik) . Ai eshte i ndertuar nga tre shtrsa muskujsh dhe urina rrjedh neper te ne forme valesh peristaltike. Valet peristaltike jane gulshe lengu. Imagjinoni nje tub llastiku dhe nje sfere qe rreshqet brenda tij duke e zgjeruar. Mbasi kalon sfera... tubi perseri kthehet ne pozicion normal. 

Mendoni nje film me Tomi & Jerry, kur miu futet ne nje tub dhe ecen brenda tij, Kjo eshte imagjinacioni i peristaltikes ( shembell i dhene se pari nga nje prof ne shkolle. Nuk jam une autori)

Keshtu qe sigurohet edhe mbyllja e tubit dhe moslejimi i kthimit mbrapa te urines. Urina nuk rrjedh poshte e detyruar nga pesha e saj. Po te ishte keshtu, kur rrime shtrire ajo do te kthehej prape ne veshke. Eshte pikerisht mbyllja spastike e tubit qe siguron veshken nga permbytja.

Keto spasma (shterngime), nganjehere behen te demshme.

Jane pra, spazmolitiket qe duke liruar muskujt e ureterit lejojne urinen e grumbulluar ne Hydronefroze qe te zbrese poshte drejt qeses se ujit.

DXP


Postuar nga Mister_DXP datë 11 Shtator 2007 - 05:12:

Ekzaminimi i veshkave

Cod. B11092007

 
 
Ultrasound ECHO grafi. Me ane te nje sonde dergohen ne trup vale me frekuence te larte dhe po me sonte kapet ecko( jehona) e tyre. Kur organi eshte me densitet te larte, jehona eshte me e plote dhe pamja del e  zbardhur dhe e kunderta kur ka bobshllek, del nje njolle e zeze.
Keto imazhe(pamje) dergohen ne forme elektronike ne ekranin e nje komputeri ku edhe analizohen per densitet, madhesi e te tjera parametra. 


 


 
DXP


Postuar nga Mister_DXP datë 11 Shtator 2007 - 05:14:

hydronefrosis e pare ne ECHO

Cod. C11092007

hydronefrosis e pare ne ECHO


Postuar nga Mister_DXP datë 11 Shtator 2007 - 05:24:

Hidronefroza ne CT Scan

Cod. D11092007

Computed Tomography (CT)
 
 
Ky lloj ekzaminimi perdor rrezet X si tek nje ro-grafi e thjeshte, por eshte e komputerizuar dhe lejon jekun qe te munde te marre edhe pamje tredimensionale te organit.
 Prerjet mund te behen ne nivele te ndryshme dhe e zbulojne veshken plotesisht duke e ztudjuar shtrese pas shtrese
 
Nje forme mjaft efikase eshte edhe CT scan me konrtrast
Ne kete rast te semurit I injektohet nje lende ne dammar dhe mbas kesaj behet skanimi i shtresezuar (shtrese pas shtrese).
 Kjo menyre tregon jo  vetem pamjen e plote dhe te sakte te veshkes por edhe sa ajo eshte funksionale.
Ne kete rast gjykohet grada e nje demtimi te mundshem dhe zbulohen edhe semundje te tjera qe ndoshta ishin te fshehura per ekzaminimet e tjera.
 
 
 
 


Postuar nga Demokrate4ever datë 11 Shtator 2007 - 06:06:

DXP, te faleminderit qe i ndan me ne keto shkrime mjaft te vlefshme.Mjaft interesante dhe shpjegim shume i qartesuar i tyre. Edhe njehere flm.


Postuar nga Mister_DXP datë 11 Shtator 2007 - 06:18:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
DXP, te faleminderit qe i ndan me ne keto shkrime mjaft te vlefshme.Mjaft interesante dhe shpjegim shume i qartesuar i tyre. Edhe njehere flm.



eshte kenaqesi


Postuar nga Mister_DXP datë 02 Tetor 2007 - 02:26:

POLIKISTOZA RENALE

Cod. B01102007

Polikistoza renale është patologjia renale hereditare më e zakonshme, me një prevalence  1:400 deri ne 1:1000 njerëz dhe është shkaku i katërt që çon në insuficiencë renale kronike terminale. Polikistoza renale është një sëmundje sistemike, pra qe prek të gjithë organizmin dhe nganjehere mund të shkaktojë kiste edhe në organe te tjera si mëlçi, tiroide e gjetke. Veshkat, në rastin e kësaj sëmundje,  përmbajnë ciste të shumta të madhësive të ndryshme. Vetëm një pjesë e vogël e nefroneve i nënshtrohen procesit të formimit te kisteve, të cilat mund të krijohen në tubulin proksimal apo tubulin kolektor. Zmadhimi i kisteve shkakton komprimim (shtypjen) dhe eventualisht një atrofi (tharje, apo dalje jashte pune) të nefroneve jokistike, duke çuar në zhvillimin e insuficiencës renale. Cistet mund të jenë prezentë dhe në organe të tjera si pankreas, lien, ovare. Cistet hepatike shkaktojnë hepatomegali (zmadhim), por rrallë disfunksion hepatik. Simptomat më të rëndësishme janë dhimbja e mesit, dhimbjet abdominale, simptomat e infeksioneve të traktit urinar, hematuria makroskopike, hipertensioni, hemorragjia intrakistike, dhimbje të forta nga zmadhimi i cisteve infeksionet e tyre, nefrolitiaza dhe karcinoma renale.

Diagnoza mund të konfirmohet nga ekzaminimi radiologjik: ekografia dhe skaneri janë shume të vlefshëm për vendosjen e diagnozës. Per vendosjene  diagnoses se polikistozës renale, për pacientet deri në 30 vjeç janë të mjaftueshëm 2 ciste në një veshkë ose nga 1 në secilën; për pacientët nga 31-59 vjeç duhet të jenë të pranishëm të paktën 2 ciste në secilën veshke; për pacientët mbi 60 vjeç duhet të jenë të pranishëm nga 4 ciste në secilën veshkë.

 

A ka kistozë të izoluar renale?

 

Po sigurisht që ka edhe forma te tilla. Në këto raste kistet formohen dhe japin pamjen e hydronefrozës dhe edhe pse ne thelb ky eshte nje gabim diagnostic , praktikisht sëmundja mund të trajtohet si e tillë. Ne keto raste një ureter normal (kanali që lidh veshkën me qesen e ujit) flet më shumë për kistozë.

Kjo formë eshtë sigurisht shumë më e lehtë, sepse rreziku i demtimit përfundimtar të veshkave është zero.

 

DXP


Postuar nga NS-6 datë 21 Tetor 2007 - 04:04:

Update mbi diagnostiken e gureve ne veshka

Cod. A21102007

tek kam folur per guret ne veshka kam permendur 2 nder analizat kryesore qe perdoren per ti diagnostikuar,radiografine dhe ekografine (1). ajo qe nuk kam thene eshte qe gjithsesi keto teste,edhe pse jane teste qe mund te ndihmojne ne diagnozen e sakte te gureve ne veshka,nuk jane ato qe mund te cilesohen si gold standart,dmth analiza te dores se pare per faktin se kane nje sensibilitet dhe specificitet te tille qe mund te japin pergjigje te gabuar. psh nga ato qe kam lexuar ekografia ka nje specificitet mbi 90% por nje sensibilitet te ulet kur krahasohet me analiza te tjera si CT Scan.
analiza kryesore qe duhet te behet per te vertetuar prezencen e nje guri ne veshka eshte CT (Tomografia e kompjuterizuar) e cila ka nje sensibilitet rreth 96% dhe nje specificitet qe kam shifren e 100%. keto te dhena kanedale nga krahasimi i analizes se CT me urografine intravenoze qe ka qene analiza e dores se pare per vertetimin e prezences se nje guri ne veshka. urografia paraqiste nje sensibilitet rreth 87% dhe specificitet 94%.
nje arsye tjeter qe e ben te preferueshem CT ne krahasim me analizat e tjera eshte edhe fakti qe simptomatologjia qe jep nje gure ne veshka mund te jete prezente edhe ne semundje te tjera. guret,ne kalimin e tyre mund te irritojne faqet e uretereve dhe te japin simptoma si vjellja ose dhimbja etj,simptoma keto qe ndahen edhe nga semundje te tjera si infiamacioni i apandesitit, divertikuliti etj. ne fakt studimet e bera me CT kane treguar qe kjo analize ishte e afte te gjente deri ne 57% te pacienteve negativ per gure ne veshka,semundje te tjera si ato qe permenda me siper. me pak fjale me ane te kesaj analize kursehet edhe kohe dhe studjohen edhe hipoteza te dores se dyte deri ne ate moment te rruges diagnostike.
vetem ne nje moment te dyte,pasi jemi te sigurte qe kemi te bejme me gure, mund te kerkojme nje radiografi per te pare nese kemi nje gur radiopak apo jo. ekografia merr nje rendesi te vecante ne rastet kur kemi te bejme me raste shtatzanie kur kerkohen sa me pak rrezatime per femijen.

nese ndokush ka per te shtuar ose kritikuar,eshte i lutur ta beje

(1) analizat per te gjetur guret ne veshka (Cod. A 24122005)


Postuar nga Straniero datë 10 Janar 2008 - 00:13:

Pa mjaftueshmëria

Pa mjaftueshmëria

A. Pamjaftueshmëria akute e veshkave
1. Pamjaftueshmëri akute e veshkave = rritje e shpejtë e BUN dhe e kreatininës, me ose pa oliguri.
2. Shkaqet
a. Pamjaftueshmëria prerenale e veshkave është pasojë e mosfurnizimit me gjak të veshkave; shkaktohet nga hipovolemia, sepsisi, pamjaftueshmëria e zemrës, cirroza, stenoza e dyanshme e arterieve renale, shoku.
b. Pamjaftueshmëria renale (brendarenale) e veshkave është pasojë e patologjisë të veshkave shkaktohet nga procese si nekroza tubulare akute, ishemia e zgjatur (dmth pamjaftueshmria prerenale mund të kthehet në pamjaftueshmëri renale), glomerulonefritet, sëmundjet tubulareintersticiale, precipitimi i kristaleve në tubula.
c. Pamjaftueshmëria postrenale e veshkave është pasojë e bllokimit të rrugëve urinare; shkaktohet nga prostata e zmadhuar, gurët, cikatricetstrikturat, gjaku i mpiksur, kirurgjia (sidomos histerektomia).
3. Shenjat dhe simptomat hiperkalemi, acidozë metabolike, oliguri.
4. Diagnoza
a. Eozinofiluria tregon nefrit alergjik (tubulointersticial) ose embolizëm atherosklerotik.
b. Prania e segmenteve eritrocitike tregon glomerulonefrit.
c. Për karakteristikat laboratorike shih tabelën 1.

Tabela 1. Pamjaftueshmëria akute e veshkave.

Pamjaftueshmëria/ prerenale /Pamjaftueshmëria brendarenale/ Pamjaftueshmëria postrenale
Osmolaliteti urinar /mbi 500 /nën 350 nën 350
Natriumi në urinë /nën 20 mbi /20 mbi 40
FENa nën/ 1% mbi /2% mbi 4%
Raporti BUNCr mbi/ 20 nën /15 mbi 15



5. Trajtimi i pamjaftueshmërisë akute
a. Lëngje intravenoze ose diuretikë sipas nevojës, për të mbajtur normal prodhimin e urinës dhe vëllimin e gjakut.
b. Analiza dhe korrigjin të anomalive të elektrolitëve.
c. Dializë në qoftë se ka (i) hipervolemi që nuk korrigjohet dot me diuretikë; (ii) anomali elektrolitike që rrezikojnë jetën; (iii) acidozë metabolike që s'korrigjohet dot ndryshe; (iv) uremi; (v) dhe nqs pacienti ka pirë helm që mund të eliminohet me dializë.

B. Pamjaftueshmëria kronike e veshkave
1. Shenjat dhe simptomat
a. Sistemi tretës anoreksi, pështjellim, të vjella.
b. Sistemi nervor demencie, konvulsione, koma.
c. Gjaku hemoragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve.
d. Perikardit fibrinoz.
e. Perikardit fibrinoz.
2. Karakteristikat laboratorike
a. Azotemi dhe kreatininemi, ulje e GFR.
b. Acidozë metabolike normalisht trupi i njeriut prodhon rreth 20mEq mbetje acide në ditë të cilat jashtëqiten nga veshkat; pamjaftueshmëria e veshkave shpie në acidozë.
c. Hiperkalemi.
d. Çrregullime të volumit intravaskular që janë pasojë e humbjes të aftësisë të veshkave për të rregulluar përqëndrimin e urinës.
e. Hipokalcemi vitamina D oksidohet në pozicionin 1 në veshka. Hipokalcemia shkakton hipersekretim të hormonit paratiroid dhe osteit fibroz cistik.
f. Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinës.
g. Hipertension.
3. Radiologjia
a. Në pamjaftueshmëri kronike veshkat pësojnë atrofi e zvogëlohen.
b. Në egzaminim me rreze X shihet osteopeni.
4. Trajtimi
a. Kufizim i kripës, kufizim i lëngjeve.
b. Diuretikë për trajtimin e hipervolemisë.
c. Dializë.
00000000000000000000000000000000000000
--------------------
material i huazuar


Postuar nga NS-6 datë 21 Qershor 2008 - 14:47:

pamjaftueshmeria kronike e veshkave: mekanizmat baze

Cod. A21062008

ne shkrimin me siper pashe qe eshte dhene nje pershkrim i shkurter i pamjaftueshmerise kronike te veshkave dhe do doja te shtoja dicka me teper per ta bere sa me te kompletuar pershkrimin.
pamjaftueshmeria kronike e veshkave eshte nje situate klinike qe shoqerohet me nje humbje te ngadalte dhe te pakthyeshme te funksionit te veshkes. kjo vjen si pasoje e humbjes se vazhdueshme te nefroneve (njesi baze funksionuese e veshkes) funksionale te veshkes dhe si pasoje nje ulje e filtrimit te glomeruleve (pjesa fillestare e nje nefroni) nga 100-120 ml/min ne me pak se 15 ml/min ne fazet teper te avancuara.
te gjitha semundjet e veshkes (infeksione bakteriale,glomerulonefrite, vaskulite, paaftesi akute, nefrit intersticial nga ilacet, semundje autoimune, diabeti etj) mund te cojne ne nje paaftesi kronike nese nuk behet trajtimi i sakte e tyre. nje humbje e vazhdueshme e nefroneve funksionale, ne fillim con ne nje rritje te filtrimit glomerular nga ana e nefroneve qe vazhdojne te funksionojne (mekanizmat e kompensimit per te riekuilibruar gjendjen), gje qe con ne nje hipertrofi te tyre. kjo gje shkaktohet nga nje molekule qe quhet angiotensine 2, qe tkurr arteriolat eferente glomerulare (enet e gjakut ne te dalur te glomerulave) pa ndryshuar fluksin ne ato aferentet!

nje nder parametrat qe mund te na tregoje ecurine e funksionalitetit te veshkes eshte sasia e kreatinines ne gjak (kreatininemi). duhet thene qe nje perkufizim i paaftesise akute behet pikerisht ne baze te vlerave te kreatinines kur kjo kalon vlerat normale me mbi 50% (me ka bere pershtypje nje artikull i vjeter i vitit 1996 nese nuk gabohem i cili thonte qe mbi 23 studime qe ishin marre me ceshtjen e paaftesise renale kishin dhene perkufizime te ndryshme te paaftesise akute). kreatininemia nuk ndryshon shume ne fazat fillestare deri sa filtrimi glomerular mbahet ne vlerat deri rreth 60-65%. azotemia rritet pas kreatinines. nje nder shenjat qe shfaqen jane urinimi me sasi te medha (poliuria) dhe urinimi naten (nikturia), kjo per shkak se nefroneve qe kane ngelur, u duhet te largojne sasi te medha mbeturinash.
pervec kreatinines dhe azotemise, fillojn te ndejne probleme edhe elektrolitet,kjo si pasoje e rritjes se humbjes se natriumit nga nefronet qe filtrojne ne sasi te medha. duke qene se perqendrimi i kaliumit rregullohej ne veshke, nje humbje e ketij funksioni ben qe ky elektrolit te mblidhet dhe nje rritje e kaliumit mund te shkaktoje crregullime ne aktivitetin kardiak. probleme has edhe fosfori.
nje tjeter situate qe krijohet eshte ajo e acidozes metabolike,kjo per shkak te crregullimit te heqjes se joneve te hidrogjenit dhe thithjes se joneve bikarbonat. kur ulet filtrimi glomerular nen vlerat 40 ml/min, ulet edhe sasia e hidrogjenit qe largohet si dhe thithja e joneve bikarbonat. fillimisht kjo situate mund te kompensohet me ane te nje shtimit te frymemarrjes por qe ne nje gjende me te avancuar,nuk ben me fajde!
paaftesia kronike shoqerohet me probleme edhe per sa i perket molekulave qe prodhohen. nje nder to eshte eritropoietina, sasia e te ciles ulet kur kemi nje paaftesi kronike, gje qe con edhe ne anemine kronike qe vihet re tek personat me paaftesi kronike te veshkes [1]. e njejta gje ndodh edhe me vitaminen D e cila ne veshke peson nje nga 2 modifikimet ne stukturen e vet per tu kthyer ne formen aktive (tjetrin e peson ne melci). nga ana tjeter kemi nje rritje te paratormonit sepse ulet humbja e fosfatit dhe si pasoje ulet kalcemia dhe me ane te nje mekanizmi kompensues, rritet perqendrimi i paratormonit duke formuar nje hiperparatiroidizem dytesor (ai primar vjen kur rritja ka si shkak fillestar nje problem me paratiroidet).
te gjitha keto modifikime qe ndodhin cojne pastaj ne pasojat qe mund te verehen ne aparatet e ndryshme si ai kardiak,i frymemarrjes, ai hemopoietik (i gjakut),nervoz etj

[1] anemia ne nje pacient me paaftesi renale kronike (Cod. A 28092007)


Postuar nga sguardo strano datë 23 Shtator 2008 - 21:37:

tumori i Wilms

tumori i Wilms:genetika e karakteristikat klinike


Postuar nga sguardo strano datë 25 Shtator 2008 - 23:55:

Tumori i Wilmseshte nje neoplasi primitive e veshkave me komune tek mosha e femijerise,dianjostikohet pergjithesisht tek femijet nga 2-5vjeç
PATOGJENIA e GJENETIKA:Tumori i Wilms shoqerohet me te pakten 3 grupe keqformimesh te lindura,dhe intereson kkromozomit 11p13.
1.Grupi i pare perfshin persona qe jane me te prekur nga manifestime te sindromes WAGR(aniridia,anomali te organeve gjenitale,te meta mendore);ky grupprezanton rreth 33%te mundesive per te zhvilluar kete tumor(t.Wilms).Studime te bera tek keto pacient kan lejuar te identifikohet prania e nje gjeni autozomik dominant,qe eshte lidhur tek banda p13 tek kromozomi 11.Ne nje tjter pozicion(nje cike me lart,gjithmone tek banda p13)eshte lidhur gjeni qe shkakton T.Wlms,quhet gjeni WT-1
2.grupi i dyteme nje rrezik te madh per te paraqtur T.Wlms eshte perfaqesuar nga paciente me sindromen e Denys-Drash,qe paraqet nga ana klinike semundjet si ermafroditizmo mashkullor,nefropati qe ka si rrjedhje edhe humbjen e e funksionit te organit ne pergjithesi (pra veshkes).Pjesa me e madhe e ketyre pacienteve mund te paraqesin T.Wilms.Edhe ne kete rast eshte i interesuar banda p13 i kromozomit 11

MORFOLOGJIA:Nga ana makroskopike,ky tomor tendon te prezantohet,si nje mase me nje dimension shume te madh dhe me anat shume te definuara.ne prerje tumori paraqite shume i forte,ka nje aspekt omogjen ,me nje ngjyrosje qe tendon me shume nga gihja,paraqet rastesisht edhe zona hemorragjike dhe qelb

KARAKTERISTIKAT KLINIKE:pjesa me e madhe e femijeve te prekur nga ky tumor paraqiten me masa voluminosa abdominale,zakonisht vetem nga njera ane(njeanesore)dhe nese kjo mase eshte shume e madhe mund te zhvendoset edhe gjate linjes mediane (mesore)ose edhe me poshte ,drejt zones se legenit(komblik).
te tjra karakteristika klinike mund te paraqiten edhe nga:hemautri,dhimbje abdominale,bllokim te zorreve por mund te paraqitete edhe ipertension.
Nje numer i konsiderueshme i pacienteve ,gjate dianjostikimit te pare mund te paraqese edhe pranine e metastazeve ne mushkeri

TERAPIA:Vitet e fundit,kombinimi i kemioterapise,radioterapise,dhe kirurgjise ,ka bere te mundur qe te permiresoje pronjozen tek pacientet qe ne fillim ishin konsideruar te" paoperueshem"

Bibliografia:Grundy P,et al:an overview of the clinical and moleculargenetics of Wilms'tumor.medpediatroncol27:394,1996
Moulton T,et al :Geenomic imprinting and Wilms'tumor.Med peditr oncol 27:476,1996
beckwith JB,et al:Neurogenic rest,neuroblastomis,and the pathogenesis of Wilmms'tumor.Pediatr pathol 10:1 ,1990


 
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.