| Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Duke degjuar zerat brenda teje
Ju ka ndodhur ndonjehere te qendroni vetem ne shoqerine e mendimeve tuaja? Ju ka ndodhur ndonjehere qe te mbyllni syte dhe te filloni te bisedoni me veten per rendesine e nje casti qe ka lene shenje ne botekuptimin tend? A ju ka ndodhur te degjoni ndonje peshperitje te pazakonte qe ju ka bere me te ndjeshem, me te larte shpirterisht, me te guximshem moralish ku fjalet fillojne dhe rrjedhin si nje perrua i shkumezuar duke ju shpene ne nje bote tjeter. nje bote ku ju jeni krijuesi dhe vete krijesa.
une besoj se keta zera flasin brenda secilit prej nesh. Ndoshta tek dikush peshperisin, tek nje tjeter therrasin, ne te tjere kendojne, renkojne, krijojne, zbulojne te fshehta ngacmuese. Rendesi ka ti degjojme ato.
Nqs keni ndjere te tilla nuanca dritheruese edhe per nje moment shkruaj per to.
po shpesh. ne dhomen time eshte aq qetesi sa njeriu degjon edhe mendimet e veta. por ne me te shumten e rasteve nuk jane te embla, as te bukura. dhe kur perzihen me nje fantazi te krisur te gjitha ngjyrat qe i jepen botes njerezve jane shume te pashpjegueshme me fjale. shprehen me mire ne ditar qe kur i lexon diten tjeter, apo kur kujton cfare ke menduar, apo ne cfare gjendje ke qene te hypin te dridhurat. ka raste qe dyshon per ekuilibrin psikologjik. por gjumi eshte balsami i gjithshkaje dhe dita e re sjell mendime te reja. edhe pse ndjenjat nuk para i ndryshon shume. te pakten i balancon ose i vesh me nje petk qe per momentin te duket se je e qete, pak caste e lumtur dhe si e shkeputur nga realiteti. fiton ca caste qetesie kur nuk mendon.
i am alarmed
erresire ka jashte ,nje fjolle te embel dhe te zverdhur,teper tunduese.
u ndava ne copa po dje dhe po dje u ringjita.
C'tmerr te humbesh ,te te shkeputet nje pjese e vetes ,ta lesh te vdesesh,te te gremiset ne nje humnere dhe kur kthen koken pas ca kohe e sheh qe ke vajtur shume larg shume larg pa kthyer koken mbrapa.
Nje duel i ri ,si te veproj?
Mendova qe kisha shpetuar nga duelet,nga shpatat dhe zjarret me gjuhe te kuqe te ngjyera me zift.
Ah ,nuk eshte jaguari me sy te kuq dhe abyss-i i zi.
Eshte krejt tjeter, nje duel midis te shkuares dhe te ardhmes.Nje duel qe e solle ti dhe qe me zgjoi ashtu sic zgjohesh kur sheh nje enderr te frikshme.E ,megjithate s'kam qene ne enderr te frikshme .
Kam qene ne nje realitet te palekundshem saqe kur me ngriti padashje dikush ne ajer me kembet larg tokes u tmerrova.
I've got to get my feet on the ground....-mendova.
Te lutem ulme poshte. Ja qe e zbulova paskam frike nga lartesite....paskam frike te me ngrejne ne qiell.............
I don't swim in circles this time, i am unanswered.
I AM UNANSWERED.
I long even though i am full.
I LONG...please answer me .
Jashte ka shtruar
Mezi prisja te binte debore,te ngrija momentet e para me kamer. Bardhe e zi.U futa me shume ne atmosferen e festave.
Kete vit eshte ndryshe ,shume me ndrsyhe se ai i vjetshmi.
Eshte nje Vit i ri me me shume dhurata shpirterore,me pak materiale.
Me shume levizje ,me shume mendime.
Me pak romantik.
Me shume endrra ,me shume arritje.
Oh me shume thashetheme, e kam vene re ,pas shpine por si eshte ajo shprehja ?
They are like water off the duck's tail. so who cares?
Shume me shume miq ,te mbrekullueshem.
I am loaded...
...with challenges.
Nje nga keto je ti,eshte S, eshte M , eshte R etj.
Me duhet ta them kam nje obsesion qe per fatin tim eshte i mire: ne cdo gje te vogel qe bej fut pak pasion.
Ndonjehere vuaj nga mosarritjet, nga idete e vrullshme qe nuk gjejne terren te zbatohen por degjoj zerin tim te brendshem: pak durim.
Gjithmone durimi im ka limitin e madh gje qe po zvogelohet keto kohet e fundit.
Te lutem gjej forca,nuk e ke idene sa do te doja qe une te vija atje dhe te te ngrohja shpirtin ,te te tregoja qe life IS WORTH LIVING.
Te te tregoja se si ndihem une ,Jam deshmitare e lumturise. E kam pare ne sy vetem per nje cast dhe po rrezaton deri me sot.
Mos u dorezo.Dhe jo sepse eshte kohe festash .
Kush po thoshte : girls be nice ,it is christmas time...
Ah po SK. What a lame reason for being nice huh? haha.
Lufto me gjithe frocen e shpirtit tend sepse e di qe e ke te madh,te forte.
I have great faith in you.
E ke degjuar kengen:All i want for christmass is you.
Sot e kendoj :All i want for christmas is for you to feel happy.
Just feel happy.
I will miss you
Nje moment midis dy castesh qetesie.
Qetesi. Kemza u terhoq ngadale duke kercitur ftohte. Tani dukej sikur priste ne heshtje veprimin tjeter. Zhurma e kapsolles qe shperthen duke ndezur barutin, maja e hekurit qe fillon te levize me shpejtesi duke care ajrin e rende brenda ne tyten e pistoletes, me pas ne drite dhe ... Gjithcka qetesi. Qetesi vdekje sic thuhet vazhdimisht, ndersa kete rradhe ishte vertet e tille.
Gjunjet filluan te dridheshin. Muskujt te lirohen mengadale. Marrje mendsh, pastaj gjithcka me e lehete per nje moment. Vetem nje moment. Me pas, pluhuri i rruges ngrihet lart nga forca e trupit qe bie pertoke.
Ftohte, shume ftohte. Nje ore me zile qe fillon te cirret zhurmshem, kepucet e para te futbollit, deti, motori qe iken duke grisur rrugen, dera e universitetit, babai, mjegull, me shume shume me teper... tani erresire, erresire, heshtje dhe grahma e fundit. Qetesi.
Faleminderit lorie per “Jashte ka shtruar”. Gjeta aty fjalet per te pershkruar gjendjen time aktuale.
ingmetalboy,
Me pelqeu, -ndonjehere nuk arrijme te vleresojme se sa shume mund te ndodhe brenda nje intervali kohe qe fillon e mbaron me te njejten ‘tingull’-qetesine.
Asgje nuk me sillte me interes! Trupi im, shpirti im, fati im. Papritur isha bosh. Brenda meje erresire. Syte nuk sherbenin me per asgje. Pamja para meje shkrihej dhe perzjehej derisa merte ngjyre te zeze. Nje e zeze qe zhdukte gjithcka. Nuk kishte me interes apo pasion. Kurioziteti vdiste atje. Gezimi ishte shkermoqur dhe bashke me te dhe trishtimi. Nje uragan i fuqishem dukej sikur kishte fshire deri ne embrion koleksionin tim me te vyer te ndjenjave te fiturara dite pas dite nga nje ushtri e tere fragmentesh apo copa te shkeputura bisedash, shikimesh, veprimesh, degjimesh, prekjesh. Kurse tani... asgje.
Kur isha i vogel me pelqente te qendroja para nje pusi te thelle te cilit nuk i dukej fundi dhe here pas here te hidhja nje guralec brenda tij. Momentet kur prisja qe guri te perplasej me sip e lemuar te ujit dhe te bente ate zhurme cuditerisht qetesuese per mua, ngjante disi me momentet tani. Ben dicka dhe pret, por... asgje. Asgje. Asgje nuk ndodh.
Guxoj.
Nje autobus qyteti i mbushur plot qe ndalon duke fishkellyer. Nje cante e mbushur me rroba qe dridhet nen elektrizimin e dores qe e ngre lart. Dy hapa, disa te shtyra, ajri i rende brenda ne autobus. Dyert qe mbyllen thate dhe ... nisja.
Nje enderr! E fshehur diku, nen nje pallto te trashe te zeze, brenda nje zemer qe rreh me vrull nga gjaku qe vlon. Nje enderr! Do te mbetet vetem enderr? Do te mbetet vetem?
Nje i ri. Hapi i marre. Kthim nbrapa nuk ka. Teper fyes per nje shpirt qe guxon, ngre krye, merr nje cante dhe niset.
Zjarr! Ne gjoks. Valle do te shuhet? Apo do te djege vendin ku do te kaloje per te pergatitur terrenin endrres?
Pune! Veshtiresi! Jashte, atje larg eshte ftohte, erresire, por ka gjalleri. Levizje!
Dridhjet te pershkrojne te gjithen. Zerin e ul dhe frymemarja te shpeshtohet pak. Mua me sheh ne sy por nuk me njeh. me sheh me kujdes po asgje nuk te kujtohet. Asnje tipar i imi, por dhe te tuat kane ndryshuar shume. Ato vezullime shprese qe ngopnin cdo qelize te trupit me nje veshtrim te castit kane humbur diku, ose ... Ose jane perzene me dhune nga goditjet shtazarake te mallkimit dashur. Pse them mallkim? Sepse kjo dreq loder qenka shpikur per njerzit e forte ose te paditur qe nuk preken nga rrjedha e jetes, perkundrazi e nryshojne ate sipas deshires se tyre.
Ndersa per ty... Per ty qe nje termet i vertete lendimesh qe erdhi balle-balle duke shkundur cdo fryt te gezimit, ciltersise, bukurise qe sapo kishte cdlur me nje milion ngjura brenda shpirtite tend. Kurse ai diell i fuqishem qe ndricoi per disa kohe kopshtin tend ishte teper i forte per njomesine e qenise tende. Fatkeqesisht teper i forte.
te them me vjen keq kur shoh tani si brenda asaj parajse kan embire ferrat e zhgenjimit apo gjembat e dhimbjes, ku fryn era e mankthit dhe erresira e vetmise ka pushtuar gjithcka do te ishte pak. Shume pak.
Tani qendroj keshtu si pajete para teje sepse nuk di cfare te bej. Shnderrimi yt ishte semundja ime e ngurtesimit apo zbehja e flakeve te mija ishin te krisurat e kristaleve te tua? Cudi apo relaitet i papare kurre ne sy?! Valle mund te qendrojme perseri para njeri tjetrit?
Dashuria! Pse tregohet gjithmone vetem njera faqe e saj? E bukur dhe e lakmuar si hena e bardhe, e paster, e lemuar, pa asnje difekt. Por ajo ana tjeter e padukshme qe vetem fshihet pas motres se persosur dhe te kerkuar nga te gjithe eshte e zeze, e ndotur nga pluhuri i galaktikave pafund, e mbushur me njemije e nje kratere e male qe zhdukin cdo arome paqeje dhe qetesie te perfaqesuar nga kjo enderr e paarritshme. Te pyes pse e di qe tani nuk ja vlen mbasi shume te tjere jane lodhur se pyeturi dhe nuk e kane gjetur ndaj me mire vetem po flas. Ndoshta keto fjale jane pjelle e imagjinates time te renuar ose ndoshta jane nje e vertete e vjeter e cila dihet nga te gjithe por e bere tabu nga thellesia e koherave te egra sot nuk permendet nga asnje. JO! Une dua te shkel mbi kete fushe te minuar. Te therras nje here me sa fuqi qe kam mgjs e di qe pak do te me degjojne. Kete here po qenroj ketu. Nuk po iki. Do te duroj deri ne fund cdo flake qe do te ndizet nga klithmat e mia. Mos vrapo as ti. Mos vrapojne te gjithe. Gjithcka le te kthehet ashtu sic ka qene, mgjs keto plge qe kemi marre nuk do te mbyllen kurre. Po, po nuk kane per tu mbyllur as nga te lodhurate e vrapit, as nga gjumi i harrimit, as nga perleshja me titanet. Cfare te bejme atehere? Ti perdorim per persosjen tone si mburoje kundra cdo gabimi te shkaktuar nga pafajesia apo padituria e te nesermes. Mos i leme te na kontrollojne mendimet e mengjezit apo melankolia e nates. Le te behen filter ne te cilin te shohim pertej revete kesaj remuje qe ka mbuluar vizionin per ditet qe na mbeten akoma ketu mbi toke. Le te na sherbejne per tu bere esell nje here e mire. Pa kompromise, pa marveshje.
Ku do te me cosh kete here? Mendjet e te dashuruarve me kane merzitur dhe vetja me duket shume i cuditshem kur ndodhem atje. Sot hmm... Sot me zgjidh nje vend te vecante. Pa re ne qiell, pa zera te frikshem, pa mendime raskapitese.
Te duket sikur te kerkoj shume? Ndoshta. Ndoshta jo. Sot jam keq. Jam shume i ndjeshem. Ndaj te bukures, ndaj te hidhures, ndaj te egres. Eshte vertet keq kur ujrat e detit tend shpirteror jane qetesuar mbasi shikon me kthjellet, kupton me mire, mendon me qete. Do te pyesesh ku qenron e keqja ketu?
E thjeshte. Pikerisht ne keto momente kur ti mendon se cdo gje eshte ne rregull dhe triri i qetesuar behet me largpames, kupton kaosin ne te cilin ndodhesh, qe te rrethon, qe po te mbledh rrethin cdo dite e me teper duke te shtyre drejt humneres dhe ti sheh veten tashme ne buze te saj. Kurse kur mendja jote eshte e zene duke kerkuar nje rrugedalje per ti paraprire enderres akoma te parealizuar asqe nuk perpiqesh te shohesh me larg hundes tende.
Ndaj enderr e dashur. Mos me ler vetem. Me co diku larg, teper larg. Nqs ka mundesi aq larg sa rruga per kthim te vazhdoje deri ne fund te jetes sime. Mos kem me asnje cast qetesie, asnje cast qartesie, asnje moment qe te mos jem i zene se menduari per veten ose me sakte per endrren time.
E hidhur apo jo? Kjo eshte e verteta te tjerat me duken halucinacione. Duhet te zgjedhesh se cfare do te besh. Nje vrapues i pafat qe hesht para acarit te akullt qe e pushton cdo dite e me teper per ta shnderruar ngadale ne nje cope akulli, me pas ne nje pellg me uje dhe ne fund ne nje atom mikroskopik ui qe ngrihet lart ne masen e madhe inerte te quajtur ajer.
Ose ne nje "realist" objektiv qe dita dites duket sikur vdes pak nga pak, para cdo zbulimi qe ben mbi te fshehtat e medha te natyres se vet.
I kapur ngadale ne rrjetene e padukshme te mendimeve te castit qe fanepsen heshturazi mbrapa gjesteve, fjlaeve, shikimeve gati-gati te rasteshishme detyrohesh te ulesh ne kolltukun lekundes te ndjenjave. I corjentuar nga dicka qe te mungon ne menyre therrese, te cilen per cundi nuk e ke patur kurre pyet veten sit e ka lindur ai zjarr I fuqishem qe vazhdon te zmadhohet.
Cfare eshte valle ai zjarr cudiberes qe shperthen me nje furi mbinatyrore neper vena duke te bere me te prekshem ndaj gjithckaje qe te rrethon, me te larte nga ana shpriterore e rizgjuar me nje tjeter fantazi te papermbajtur dhe plot nuance te reja? Sa shume te ndryshon ky zjarr, ky rebesh yjesh renes ne kthjelltesine e nje nate fantastike vjeshte. Te kap papritur duke te te lene pafjale , vetem me nje shije te embel mbi muze dhe nje arome te kendshme ne hunde.
Valle kush e ndez kete zjarr ? Ne vete apo...? nje moment, nje cast i vetem dhe gjithcka ndyshon. Ashtu teper natyrshem pa asnje mangesi, pa asnje te mete. Ndoshta vetem me nje. Njerzimi.
Valle njeriu eshte tpere primitiv per te kuptuar, per te asimiluar per te jetuar kete ndjenje kaq te holle? Disa kalojne ne hiperbolizim vetem te skeletit te gjymtuar, gjyshem te zbehte, gjysem misterioz, pa [erkur kompleksitetin, gjeresine apo thellesine e saj duke u perpjekur te shohin vetem ate qe i mjafton atyre per te pare. Dhe nje moment cekulibri heshtin. Te tjere te shtyre nga koncepte shtazarake dhe misherore bien ne degradim te tejskajshem aq konfuz sa mjafton per mos e kthyer me koken mbrapa per te ripare edhe nje here ylberin shumengjyresh qe katandiset ne nje cast te shkeputur kohe bardhe-zi. Fakt eshte se kur perballemi me te duket sikur asgje nuk mund te na ndihmoje. Duke filluar nga llogarite, kompromisat, rruget e shkurta, arsyetimet filozofike, sociologjike, llogjike, matematike, biologjike apo poetike. Asgje ! te pakten asgje e kriuar nga mendja apo dora e qenies ‘me inteligjente’ qe esthe vertetuar se egziston. Njeriu.
Supozimet jane nga me te shumtat, por fakt eshte qe akoma kane mbetur ne stadin e supozimit. Disa teper te thjeshta per tu besuar. Te tjera teper te kompikuara per tu kuptuar. Ndoshta nje dite do te kuptojme me shume. "Pote germosh me thelle do te gjesh uje ». Kjo etja jone per te kuptuar dhe ditur po na mban gjalle.
Por a jemi ne gati per shpjegimine e saj ? Ndonjehere me duket se kjo bote mbahet ne kembe nga fshehtesite. Po shpirti yne? Sa pikepyetje qe lindin, rriten, fshihen neper skutat apo qoshet e erreta, diku ne mes te absurdeve te jetes trondisin shpirtrat tane cdo dite? Cfare do te ishim ene pa to?
Secili prej nesh ka nje lloj marifeti te tijin, per tu shmangur te pakten disa momente nga ajo te cilen guxoj ta quaj “mbretereshe te ndjenjave” pa u perpjekur te permbledh gjithe madheshtine e saj ne nje emer sepse nuk egziston ende nje fjale e tille. Ju zbuluat timin! Mos mendoni per tuajin se kam frike se do te pyesni veten dhe per sa kohe mund ta perdorni?
ingmetalboy,
e di cfare?- tani me bere te mendoj me shume rreth asaj dilemes qe here me ben te jem e logjikshme, e here te tjera me ben ta quaj veten idiote, e cila po ndodh tek une gjithnje e me shume...
Respekte.
Te shkruash dicka dhe te ndjesh dicka jane dy gjera komplet te ndryshme. E keqja eshte kur te dja keto gjera lidhen bashke. Atehere komplikohet puna.
Po nqs nuk qendron zgjuar naten per dicka te tille perse duhet te ngrihesh nga gjumi ne mengjez?
Sa per ate qe ti mendoje mos e vrit mendjen se nuk je e vetjma. 
Per lotet nuk di cfare te them sepse une kam qare vetem per Romeon dhe Zhulieten. Nqs i ngjan ke te drejte te qash sa te duash.
Hap deren e dhomes time dhe pa u menduar hyj brenda. Gati-gati ne menyre instiktive. Ajo eshte gjithcka qe mund te kerkoj tani ne keto momente. Nje vend i gjithi i imi ku mund te qendroj i pangacmuar dhe i vertete. Skuta ime e erret, ku nuk egzistojne ngjyrat apo dritat. Gjithcka atje eshte e njete, pa ndryshime. E erret per mos u dukur copat e korraces time kur bien poshte pa zhurme. I zbuluar nga cdo mburoje por i sigurt, me ndihmojne te ec perpara per mos u perplasur neper qoshet e zhvendosuar nga imagjinata ime. E erret per mos u ngacmuar nga gjithcka qe me rrethon pa zhurme por qe gjithashtu ben hije kur ndodhet ne drite.
Dhe keshtu hyj brenda duke terhequr zvarre kembet qe i ndjej te shkeputura nga pjesa tjeter e trungut. Mbyll deren me ngadale dhe filloj renien ne vorbullen e fuqishme te boshlleku qe me pushton. Nen efektin e kesaj gjendjeje clirohem nga gjithcka dhe forca e rendeses pushon se diskutuari me muskujt e mi. Tani mund te shoh pa patur nevoje te hap syte. Shoh vetem ate qe duhet te shihet dhe perseri bije dhe bije duke cliruar cdo pike mbeshtetjeje. Tani ehste qetesi dhe frymemarja ime me ben shoqeri dhe kur cdo paterice largohet prej meje, renia shnderrohet. Tani trupi, mendja, shpirti nuk jane me te mite. s'kam pse prek, pse nuhas, pe shijoj sepse tani nuk jam vetem. Ajo qe kam kerkuar eshte me mua. Ne mua.
Jashte vetes sime tani udhetoj i cliruar dhe shoh trupin tim tek mbyll syte te shkoje poshte. Sa cudi! Gjithcka tani shkon poshte. Mos valle bota ne nxitim e siper ka ngaterruar kah? Sa cudi!
eng_girl nuk ka problem. Shpresoj qe te te kete pelqyer ndopak.
Tell me what do you thing about this.
Tani duhet te jete koha ime. Koha ku une ngrihem dhe ndryshoj. Apo gabohem...?
Perseri hesht. Nuk leviz. Qendron atje ku je. Nuk e di pse por perton dhe te hapesh syte. I topitur zhytesh i gjithi ne ujrat e vakta te lumit te iluzionit dhe atje shijon ato momente te shkurta qetesie deri sa te vije dallga tjeter, e cila prape do te te shkunde derisa te sheshoje keshtjellen tende prej rere.
Por tani je i qete dhe syzet e erreta ndalojne rrezet e diellit te te vrasin syte e ndergjegjes. Duke udhetuar me mend neper luginen e jetes tende qe shtrihet krenare mbi truallin e kesaj jete, ekoja e nje zeri degjohet kudo. Here i mbytur, here i forte. Por gjithmone vetem eko. Kurre origjinali. Cuditesh se pse nuk je bere asnjehere kurioz per te kuptuar prejardhjen e saj. E cuditshme, e njejta eko degjohet akoma edhe sot. Te cohesh dhe te besh dicka per te kuptuar me shume? Por ti je mire keshtu sic je. Te gjitha te vertetat jane caktuar prej teje. Asnjehere nuk te eshte dashur te dish me shume. Nuk ke patur nevoje te drejtohesh qorrazi diku per te mesuar te ecesh, te flases, te sillesh, te godasesh, te ulerish, te heshtesh jashte qenies tende.
Por ajo eko. Ajo eko tani po te shqeteson shume. Nqs ka nje eko, ka dhe nje ze. Nqs kjo eko e ka shoqeruar si nje simfoni te heshtur te gjithe kohen tende atehere zeri qe eshte duke folur egziston pavaresisht prezences tende. Cfare kerkon prej teje? Kush eshte ai qe flet? Ku do te coje? Cfare do te ndodhe me ty? Djerse?! Pse djerese te ftohta te pushtojne? Cfare do te ndodhe me pas? Si duket kjo te shqeteson.
Sa cudi! Tani zeri degjohet shume shkoqur dhe nje pjese e jotja duket sikur rizgjohet pas shume kohesh dhe i pergjigjet me nje frymemarje te thelle. Duket sikur eshte dicka teper familjare e cila te njeh me mire se ti njeh veten. Te njeh para se ti te hapje syte.
Do te cohesh? Do te levizesh? Gjymtyret i ndjen te mpire, por akoma mund ti perdoresh. Mund te zgjatesh doren dhe te kapesh fort mbas asaj ekoje per te levizur nje here dhe pergjithmone. Te vdesesh per tu ringjallur. Per te jetuar.
ingmetalboy,
Mendoj se KOHA e cdo personi, ne sensin e vendimmarrjes dhe realizimit te planeve, eshte aq e gjate sa edhe jeta e tij/saj, ose te pakten duhet te jete. E di qe ka njerez qe preferojne te dimerojne per ca kohe ne jeten e tyre, sidomos kur vjen nje moshe paksa me madhore, por nuk besoj se, e nuk dua te jem nje prej tyre...gjithashtu...mendoj se cdokush e njeh mire rendesine dhe shtytjen nga ai zeri i brendshem...
Kam edhe nje keshille, thjeshte miqesore per ty dhe shpresoj mos te te vije keq e te me mirekuptosh: Shkrimet e tua mund te sherbejne si burime shume te mira eseje per ato adoleshentet shqiptare qe kane probleme me punen e tyre krijuese dhe jane njohes te mire te internetit. Shumica e mesuesve shqiptare jane injorante ne drejtim te internetit (pa dashur te ofendoj askend, por mendoj se eshte me shume se e vertete) dhe nuk jane ne gjendje te kuptojne e denojne kopje te tilla te mundshme.
Une shkruaj sepse me ben te ndihem mire dhe kjo eshte e gjitha. Te tjerat nuk kane rendesi. Por e rendesishme eshte se une jam vetvetja ne keto momente dhe nuk dua t'ja dij per asnje ndalese. Kush kerkon ti kopjoje le ti kopjoje. Keto qe une shkruaj ketu jane thjesht copeza te shkurta eseje ashtu sic thate dhe ju. Nqs dikujt i sherbejne per dicka le ti marre. Do te kete dhe nje pjese timen me vete.
Keto fjale ishin duke te mirkuptuar. nqs deshe te thoshe dicka tjeter ma bej te ditur.
Me respekt ingmetalboy
eh ,si erdhen kohet keshtu..
-C'vizion ke per 2005?-e degjova te fliste.I degjova te gjithe te flisnin.Idera te medha,humaniste,idera qe te ngrinin peshe.
-Une ? Kam vizione..Sa here neper letra i kisha shkruar me rradhe,nje liste te gjate te mbushur me endrra.
DREAM, pray,put a lot of effort and discipline and you will atchieve them.
Dikur skepticizmi im me conte deri aty sa lutjet ti quaja perralla.Pff endrra me sy hapur. E megjithate ishte pikerisht skepticizmi im qe ndalonte magjine e jetes, ishte mosbesimi.
Tani e kam provuar qe te lutesh per dicka qe e do me gjithe shpirt ,te punosh shume per ta arritur dhe te te realizohet me zemer ne qiell,te shikosh sesi endrrat realizohen njera pas tjetres si vershim ylberi eshte nje MAGJI.
I live in a magic world.
I live amongst love.
Hena sot po me pelqen shume. Enigmatike, e paster, e sinqerte. Do te ishte bukur te gjeja nje arsye per ti shkuar prane dhe per ta takuar nje here. Te uleshim te dy shtruar dhe te shihnim njeri-tjetrin ne sy. Te humbisnim ne thellesite e enderrimeve dhe mos kthenim me koken mbrapa. Pa e vrare mendjen se ku po shkonim dhe sa larg ndodheshim. Do te flisnim papushim derisa qepallat do te me rendoheshin dhe gjumi do te me zinte ne gjirin e ngrohte te qetesise se perjtshme. Kur te hapja syte ajo mund te qe fshehur por une do te dija se ishte gjithmone me mua. Here mbi mua here brenda meje.
Fytyra ime e thyer.
Ulem ne gjunje dhe me kujdes filloj dhe mbledh copat e fytyres sime te cilat jane hedhur te coroditura pertoke. As hena nuk po me ndihmon sot, duke u fshehur mbrapa disa reve zemerake. Kurse ate nate po me buzeqeshte nga lart plot me kersheri. Ajo nate...
I vetkenaqur u leshova i gjithi pe rtu ngelltitur nga vorbulla e turbinave zhurmuese te erresires. I paprekshem me dukej vetja dhe koka nuk kthehej kurre mbrapa pe rte pare pasojat e arsyetimeve te reja. Gjella e vjeter ishte tan vec nje kujtim qe duhej shkulur nga kujtesa. Keshtu i mbuluar me petkun e vetqeverisjes prezantohesha duke thene: “Jam ketu per te qendruar.” Tani kisha pare, udhetuar, ndertuar i vetem, me shume se cdo tjeter. Kisha tronditur me fort se nje uragan, kisha joshur me shume se nje trendafil, kisha ndryshuar statusin tim. Tani isha dikushi. Por duke ecur duke vrapuar, disa gjera detyrohesh ti shkases anash, pa te prekur receptoret e ndijimit. Shume shpejt apo shume vone, ne librin tim shume faqe filluan te mungonin. Disa te tjera dukeshin sikur ishin grisur me force per tu flakur si te panevojshme. Ingranazhet nuk po funksiononin me ne menyren e duhur. Koha e se vertetes po afronte. Copat e mbreterise sime prej rere po binin ne menyre te dukshme. Ndjenjat e verteta fituan luften.
I shkundur, i rrezuar, i pluhurosur, i gjymtuar ndalova vrapin tim ne kete nate te ftohte. Vizione, enderra, zera, goditje, shkarkoheshin ne trurin tim si gjemime rrufesh. Dhe te gjitha keto shumoheshin, shtoheshin, fuqizoheshin, shperhapeshin derisa... Nje shperthim dhe fytyra ime...
Fytyra ime tani eshte e piste, me balte, dhe ne njemije copa. Ndoshta nje dite, nqs lodhem shume do ta kem perseri te plote duke me buzeqeshur nga reflektimi i nje pasqyre.
I pëlqente të priste agimin. Të shihte qiellin si ndryshonte ngjyrat me emrin e tij në mendje e kraharor. I dukej sikur e merrte me vete në ëndra, kur e zinte gjumi... Ishte një orë kur e ndiente më shumë zërin e shpirtit të tij. E ngrohte fakti që edhe pse ata s'komunikonin, shpirtrat e tyre flisnin me njëri tjetrin me gjuhën e tyre të pakuptueshme. Kënga e zogjve jashtë dhe zëri i tij, melodia e tij në shpirt ishin ninanana më e ëmbël. Nuk harronte t'i thoshte në ajër -gjumë të ëmbël dhembshuri...
Ishte mësuar të dëgjonte melodinë e tij që shumë shpesh i ngjante një kënge vaji... dhe shpirti i ngrihej peshë. Sa herë që e mendonte, sa herë që e dëgjonte ata tinguj të dhimbshëm që i trazonin shpirtin. Sa do donte të kishte forcën ta largonte këtë dhimbje, që tingujt mos ishin më këngë vaji por këngë gëzimi, buzëqeshjeje për një jetë të re...
Është e mundur që dy shpirtra të jenë kaq të lidhur? Të ndiejnë gjithshka ndien tjetri?
Ndiente një ngushtim në stomak, një lloj ngërçi muskujsh sa herë kishte emocione të fuqishme në pjesën e sipërme të kraharorit. I mbante dy krahët mbledhur rreth barkut, si për të dashur të pengonte këtë masë dridhëse të kalonte në gjithë trupin. Preferonte ta kufizonte në pjesën e kraharorit, por pa sukses. Ishte shumë e fortë dhe një drithërimë i kapte gjithë trupin, si edhe të forta...
Dridhej e tëra, mornica i shkonin në trup dhe instinktivisht shtrëngonte edhe më tepër krahët rreth belit, si për të dashur të ngrohte trupin. Një moment e la të lirë veten dhe ethet u përhapën edhe tek këmbët... më pas një mpirje, një kalim nga gjendja e ankthit në një mpirje totale..
Mëshonte mbi bark si për të dashur të mbyste aty këto parandjenja që s'dinte nga i lindnin. Rrinte pastaj pa lëvizur me shikimin e fiksuar tek librat që kishte përballë. Dukej sikur ja largonin pak mendjen.
Filloi të mendonte se çfarë do të lexonte më parë...por sërish një klithmë e mbytur në shpirt... Një thirrje nga larg që shkaktonte zjarr, zjarr pa flakë të dukshme, por që digjte diku brenda kafazit të kraharorit. Përqëndrohej tek dërrasa e tij, pastaj shpërndahet..dhe ajo ndiente dhimbje në të dy anët. I dukej sikur kishte dy zemra një në të majtë dhe një në të djathtë. E që të dyja dhimbnin. Përpiqej t'i filtronte këto mesazhe të pakuptueshme dhe t'u jepte një formë të kapshme për gjuhën e trurit. Nganjëherë gjuha e pakuptueshme e shpirtit vlonte sikur donte të shpërthente, por pasi pengohej nga kanalizimet e shumta të trurit e humbte atë forcën e saj. Prandaj shpesh herë thjesht mbyllte sytë, shtrëngonte duart rreth barkut si për të mënjanuar ethet dhe dëgjonte zërin e zemrës...
Papritur i lindnin shumë mendime në kokë dhe një afsh i nxehtë ndjenjash ja pushtonte shpirtin. Ndjenja që duhet t'i transmetonte ndryshe do vazhdonin ta digjnin.. Kështu shpërthente një vullkan. Por i ngjante më tepër një vullkani nënujor, që shkaktonte dallgë të mëdha kur shpërthente dhe shuhej nga uji i oqeanit... dhe më pas gjithshka qetësohej... Valët që arrinin në breg nuk përplaseshin me furi sepse largësia e vullkanit me bregun bënte të vetën...
analiste ishte vertet shume e bukur. me zgjove disa kujtime qe me bene te shoh perseri brenda vetes.
Sa cudi! Sot me pelqen shume te udhetoj. Edhe pse qenka dite e zymte, me shi dua te dal jashte per te zbuluar kendveshtrime te reja ose te vjetra. Disa thone qe te dalesh ne date 13 me shi sjell ters, por deshira qenka e paperballueshme.
Vendosa! Do te filloj te fluturoj. Po si? Krahet e fatit le te me ndihmojne dhe le te mejape pak shoqeri. Le te nisem. Ne udhetim zakonisht merren vetem gjerat me te rendesishme. Dmth duhet te marr... arsyen, sigurine, gezimin, ndjenjen e se bukurs dhe guximin. Dhimbjen, trishtimin, zemerimin dhe vetmine po i le ketu. Ose me mire vetmine po e marr me vete. Kur te duhet te meditosh, behet e dobishme. Tani besoj se jam gati. Kam harruar dicka? Ndoshta. Po asnje nuk eshte perfekt. Le te shohim si do te reagoj ndaj te papriturave. Disa dru zjarrit te imagjinates dhe... nisemi. Nje sekonde te lutem. Destinacioni? Hm. Pyetje me vend. Gjithmone yjet me kane intriguar shume. Naten vone me ndodhte shpesh te qendroja me syte e fiksuar ne ato pika te ndritshme qe prishin monotonine e qiellit gati te pakuptimte kur vishet me ate petkun e tij te zi ,bloze. Shume pyetje me udhetonin ne koke atehere, por koha kaloi dhe mundesite per te ngritur koken lart ishte gjimone dhe me e vogel. I fokusuar gjithmone poshte ku si milingona me mutacion interesi, lakmia, inati, smira leviznin papushim dhe une qe perpiqesha mos i shkelja per te qene i paster.
Tani me duket sikur po i dejgoj perseri ekon e pyetjeve te dikurshme qe jepnin liri te plote imagjinates e cila shnderrohej ne nje ure me te cilen une ngjitesha deri atje lart, per te filluar garen e vrapit me pengesa duke kercyer nga nje yll ne tjetrin. Disa ishin shuume te vegjel dhe mund te vendosja vetem nje kembe. Ehuu sa here nuk e kam mbajtur dot ekulibrin dhe kam rene ne krevatin tim te bute.
Por tani duket se kam harruar se si ngjitesha. Sa keq. Ishte shume bukur kur shihje shtepite, qytetin, boten kur zvogelohej e zvogelohej deri sa behej vetem nje pike, ndersa ti ishe perseri ai qe ishe.
Sa inat qe me vjen me veten. Cfare me ndodhi valle qe ndalova se udhetuari? Pse gjithcka eshte zmadhuar pafundesisht kurse une zvogelohem cdo dite? Duhet te filloj te udhetoj perseri. Eshte vertet bukur. Kete nuk e kam harruar te pakten. Kam nevoje te dal jashte per te zbuluar kendveshtrime te reja dhe te vjetra te harruara. Kam nevoje.
Disa nota te cuditshme filluan te thyenin blloqet e trasha te heshtjes te depozituara atje nga pritja. Ishin dicka me shume se nota te vecuara, dalengadale duke ndjekur njera tjeteren ato u organizuan dhe formuan konturet e nje kenge. Nje kitare e vjeteruar po luftonte me kohen duke kenduar perseri. Duke jetuar pereseri.
Lemshi i perveluar i tingujve tashme te verbuar nga ndjenja filloi te ndizte cdo thermije te ajrit qe ndodhej atje. Notat gati-gati te pergjumura dukeshin sikur dilnin me pertese nga ai instrument i vjeter dhe fillonin te ngjiteshin lart ne atmosfere duke i dhene hapesires nje ngjyre tjeter. Nje drite e zbehte e cila forcohej apo dobesohej sipas ritmit mbulonte cdo gje te hante syri rreth e rrotull duke i vjedhur nates cfare me te drejte eshte e saj. Dicka e jashtezakonshme filloi te ngjizej ne ate pjese te globit te harruar nga te gjithe. Ndoshta kjo kenge po perpiqej te thyente ligjet e gjithesise duke shuar dhe nje here sado pak mallin e zemres.
Atje lart ne qiell embrioni i vogel i dashurise i ushqyer nga kenga e ngrohte kishte marre forme tashme, por aq i brishte dhe i pambrojtur sic qe dukej sikur do te zhdukej pergjithmone nqs telat e kitares mos vazhdonin te dridheshin embelsisht nen mantelin e erresires. Por gishtat vazhdonin se levizuri dhe melodia dritheronte fijet e zemres se lodhur nga pikellimi i vetmise. Me ne fund tabloja e magjishme e shfaqur ne ate nate pa hene e mbeshtjelle nga afshi i dashurise perfundoi dhe krijesa e shumepritur rilindi perseri... Ajo fytyre, ata sy, ato floke...
E magjepsur dora ndaloi vete dhe gishtat pushuan se lodruari mbi tela. Por... ne moment kur melodia ndaloi, gjithcka humbi persosmerine e dores se krijuesit dhe imazhi i saj u kthye ne plujurin e mbeturinave te nje ylli te shkaterruar tashme qe endet akoma ne qetesine e perjetesise dhe te kujteses se lodhur nga dhimbja.
Dituri te kisha aq shume
sa te mund te kuptoja dicka
mbi ngjyren e qiellit
apo vetmine e castit qe mbrapa asgje s'la
Radioja renkon si grua shtatezane
kurse rete kalerojne njera-tjetren
une vazhdoj te pres i qete
keshillat e tua mbi jeten
Zaret e fatit dikur u hodhen
guret levizen plot me pertim
Tani pilotet e vdekjes bejne gara
duke pare tabelat me percmim
Jam ketu valle apo eshte iluzion?
I ftohti qimet e lekures me ngre lart
valle do te trokase dikush tek une
apo historia perseritje nuk mbart?
Nje medaljon i mbuluar nga pluhuri
zbulohet sot per te kerkuar
padronet e se shkuares
te lodhur te dermuar
Kush e thirri nga gjumi i harreses
per te rizgjuar te vdekur
Gjaku leviz me force
gjunjet e prera, zeri i mekur
Sa vone qe eshte per te perseritur
fjale, veprime, shenja ne hapesire
Vetem aroma e detit
shpreson per nje dite me te mire
Rete iken dhe u kthyen prape
toka ndryshoi dhe
Nje psheretime ne vesh
pyet dite-nate: Sot?! Pse?
-SUPRIZE!
-Dreq, me trembe. Prape ti?
-... lere fare.
-Shume suprize e bukur. Vetem per kete erdhe?
-Nuk do te kuptosh asgje.
Dhe dera perplasetet me force. "Do ti bien nerva kurse sot une mund te fle edhe pak. Sa maskara qe jam ne megjez. Nuk pyes per asnje dhe per asgje. Dua vetem te fle. Nga i gjej ato fjale ne ato momente? Duhet te ndihem ne faj qe i fola ashtu? ... Ndoshta. Mire do te ndihem kur te zgjohem. Tani po fle. Sa i mire qe eshte gjumi i mengjezit. Nuk do ta ndryshoja me asgje".
... Dhe gjithcka e bukur mbaron. Duhet te cohem edhe une nga ky krevat. Sa eshte ora? Nje?! Duhet te nxitoj m..in.
Edhe sot pa mengjez. Cfare po them edhe pa dreke. Cigaret i mora? Po portofolin? Ndonje gje tjeter qe me duhet? Ah po cakmakun"...
-Supriza me pelqeu shume. Heren tjeter qe vendos te me besh suprize hajde mbas ores 10 ne rregull.
-Nuk dua te te shoh me. Ti nuk me ke kuptuar kurre.
-Po kjo cfare ishte? Ti e di si jam une ne mengjez kur me zgjojne nga gjumi para kohe.
-Ora ishte 9 dhe une ne 10 duhet te isha ne shkolle ti e di?
-Hej mos harro qe fle ne oren 5 te mengjezit dhe kam me shume nevoje se 4 ore gjume.
-te lutem mos me merr ne tel.
-...E ke seriozisht?
-Po.
-... duket se ke vendosur gjithcka. Keshtu qe eshte e kote te them dicka. Take care. Mirupafshim
"Goxha mire filloi kjo dite. Cfare them dhe une tani eshte mezi i dites. Duhet te ndryshoj pune".
Ke degjuar ndonjehere se si funksionon loja e semure e gjilperave me koke? Afrohu dhe pak. Akoma me shume. Tani hesht dhe degjo.
Kur dielli ulet poshte kores se tokes dhe erresira udheheq njerzit drejt dhomes se gjumit, diku mes pyjeve fantazem te anktheve te tua, nje zjarr i cuditshem ndez atmosferen. Si nje sy i plotfuqishem ai mbledh rreth vetes te gjithe shtegetaret e nates, duke filluar nga te pangopurit, lakmimtaret, keqdashesit, prostitutat, krenaret, mashtruset, genjeshtaret, perverset, hajdutet, vrasesit dhe te tjere te pagjume te cilet mezi presin te dalin jashte per te qene me ne fund vetvetja. Dhe kur te gjithe pazhurme mblidhen rreth atij zjarri intrigues gati te magjepsur apo me sakte te sjelle atje nga forca terheqese e mekatit te tyre qe cdo dite dhe me shume i transformon duke pushtuar cdo cep te tyren.
Duken te qete ne pamjen e jashtme dhe te gjithe te perqendruar diku. Sikur syte e tyre te enjtur nga pagjumesia kerkojne dicka mes atyre flakeve te kuqe gjak. Cdo gjuhe flake ngjan me nje qiri varri te ndezur per nder te te vdekurit.
Qetesi! Vetem heshtja dritheron ajrin perreth dhe zjarrin qe digjet e digjet. Ne ate moment qindra gjilpera dalin te skuquar nga flaket qe duket sikur do te perpijne qiellin dhe ngrihen lart duke qendruar pezull mbi koken e cdi oersini qe eshte atje. Asnje fjale. Asnje levizje. Gjithcka normale?! Te gjithe ngrene kokat ne te njejten kohe dhe shohin gjilperen e tyre. Gjilperat ulen dhe ngulen ne mes te ballit te te gjitheve. Vetem pak. Mjaftueshem per te marre nje pike nga gjaku i tyre . Mjaftueshem per te mbartur me vete nje pjese te mekatit te tyre qe i mban akoma zgjuar.
Ne menyre te rregullt dhe te ftohte, ato levizin ne ajer duke u ngritur dhe u ulur ne secilin prej tyre, si nje mekaniziem unik, i persosur per te perzjere cdo forme ligesie tek cdonjeri prej tyre duke krijuar keshtu nje race te re njerzish mijra vite larg prej Adamit dhe Eves. Nje race e re. "Superopre" ndaj se vjetres e cila pershtatet shpejt si nje kamaleon ndaj situatave te jetes se perditeshme duke mos pyetur per menyren se si do te arrije qelimin e saj. Qe nuk pyet per asnje apo asgje nqs ndodhet ne rrugen qe kalon prej hundes se saj tek objektivi qe ka. Nje race njerzish e cila duket sikur po mbyt te vjetren. E cila zhduk dhe transformon, duke punur 24 ore ne 24, gjithcka sipas deshirave te saj.
Interesante apo jo? Do te bashkohesh me ta?...
Vetmia sonte me ka pushtuar te teren dhe duket sikur po me mbyt. Me pare kishte filluar te mos me bente pershtypje te qenurit vetem, por sic duket java e kaluar prane familjes beri qe te shkrihej akulli brenda meje dhe perseri te me mbyse vetmia.
Nuk po shkruaj me shume sepse me vjen shume keq per veten qe ne kete moment preferoj te ulem dhe te shkruaj ne pc ne vend qe te flas me nje njeri. Por problemi eshte i thjesht: nuk kam me kujt ti them qe ndihem ne kete menyre.
Ah kjo faqe gri duket ndihmoka shpirtrat e vetmuar te nates.....mbase edhe mua.
-Hej! Ka njeri?...
"Dhe thone pastaj qe heshtja do te thote po. Apo nuk bera pyetjen e duhur? Gjithmone ngaterrohem me keto gjera. Ne dukje jane te thjeshta, por kur fillon e mendohesh dhe mendohesh, asgje nuk nxjerr ne drite. Pikerisht ne kete moment kupton qe jane me shume te komplikuara se sa ti mendoje dhe gjithcka bije poshte. I gjithe meditimi yt hidhet ne kosh mbasi eshte i gabuar qe ne fillim. Pikenisja eshte e gabuar. Starti behet ne drejtim te gabuar dhe si rrjedhim finishi nuk gjendet kurre. Dhe si perfundim, jo vetem qe nuk gjej asnje pergjigje, por ka raste kur harroj dhe pyetjen duke u degezuar dhe u ndare cdo cast ne nje nyje te re qe del rruges. Keshtu qe kam perfundimi me i mire qe kam nxjerre ne kete rast eshte te mos mendohesh fare per keto gjera."
-Nqs ka njeri edhe mund te pergjigjet.
"Edhe kjo me duhej. I humbur ne mes te hicit. Jo, prit nuk eshte hic hic. Disa gjera qe mund te klasifikohen te egzistueshme, por qe ne rastin tim jane painteres, pra eshte njesoj sikur mos egzistonin.
Sa interesante jemi ne njerzit. Kur dicka nuk na intereson e flakim tej dhe zgjatemi deri sa keputim mish per te kapur dicka tjeter qe nuk na intereson. Dhe ketij ligji nuk i shpeton asgje. Sende, njerez, mendime, ndjenja. Por kur dikush ben te njejten gje me ne, fyhemi, merzitemi, cuditemi me veten dhe pyesim se pse njerzit jane kaq te keq me ne dhe si ka mundesi qe te sillen ne menyre kaq te poshter. Apo e kam gabim? Prit te mendohem nje here ne me ka ndodhur mua ndonjehere? Hahaaa. Kjo ishte per te qeshur. Shuuume here. Dhe te nesermen kur jam cuar ne mengjez kam bere te njejten gje dhe vete, ndonjehere pa e vene re ndonjehere me vetedije duke u justifikuar ne nje menyre aq te koklavitur sa pertoja per ta sjelle ne mendje per here te dyte. Per te qene i sinqerte disa here as qe kam marre mundimin te justifikoj veprimet e mija. Egoja ime ka mbytur gjithcka duke me bere te verber para perpjekjes se pare te vetkontrollit.
Uuuu sa qenkam nevrikosur me veten. Gjithe keto fjale te renda. Pse valle filluan te me mbijne tani ne tru? Po te humbesh kaq lehte dhe ne nje vend si ky, nuk te ben te mendosh mire per veten.
-Nqs ka ardhur dikush tani, kisha vetem nje fjale. Ndihme. Kam humbur. Nuk e di se ku jam. Kam gjysem ore qe po vertitem ne erresier.
-Cfare ke qe therret ne mes te nates idiot. Dhe boll u vertite neper dhome si pune e lugatit por shtrihu dhe fli.
-Nuk po gjeja dot krevatin. Faleminderit qe ndeze driten per mua.
MOS QESH. NESER MUND TE JESH VETE NE TE NJEJTEN GJENDJE DUKE KERKUAR DICKA QE GJITHMONE KA QENE VETEM TRE HAPA LARG TEJE... OSE TRE FJALE.
Zot me fal....
por Ai nuk do t'ju quaje idiot, por birin e tij.
teper teme interesante
edhe mua me ka ndodhur shpesh te bisedoj me veten sidomos kur hy ne dhomen time bie nje qetesi shume e madhe dhe nje erresire e erret qe me ndihmon shume per te sqaruar shume gjera me veten..
Dikush ndezi ajrin e kondicionuar. Helika e motorit filloi te shfryje zhurmshem dhe diku ajri i fresket mbush dhomen. Deshire per te jetuar me mire, me komod, me pertac ndonjehere. Por duhet jetuar, duhet jetuar dhe sa me mire. Fillon duke kerkuar disa gjera te vogla si te hash, te pish, me mire. Te flesh, te zgjohesh ne mengjez ne nje krevat te rehatshem dhe te bute. Te thuash mirmengjes dhe te fillosh te ecesh rrugeve i vetem. Koha kalon dhe kerkesat behen me te pervecme, me te koklavitura dhe ato gjerat e vogla qe ke i harron shpejt. Me teper, me shume, me mire. Dhe fillon te punosh, te lodhesh per te to duke harruar cdo gje tjeter qe ke. Dite, jave, vite kalojne duke pritur dhe duke u lodhur per ato qe ke. Ndonjehere kthen koken, por asgje nuk sheh mbrapa. Ndoshta disa te qeshura, momente te vecuara gezimi, lumturi me grimca dhe po te jesh me fat ndonje kujtim qe te ben te buzeqeshesh perseri.
Po perpara cfare te pret? Ajo qe kerkon. Ne majen me te larte qe te kane zene syte deri tani dhe ti duhet te ngjitesh per te gjetur ate qe gjithmone ke menduar se do. Sa here ke menduar keshtu, por mbasi je ngjitur deri atje, nje horizont i ri eshte shfaqur dhe nje maje e re ku ke pare jo shume shkoqur, ose ke degjuar nga nje alpinist si puna jote se atje eshte ajo qe do te mbushe jeten.
Gjera te vogla, gjera te medha. Te gjitha hyjne ne shpirtin tend dhe per cudi atje treten si floket e debores mbi lekuren lakuriqe. Nje pus jashtezakonisht i thelle i cili pret te mbushet, por asgje nuk duket se eshte mjaft. Nje ndjenje e hidhur zbrazetie te pushton shpesh e me shpesh ndersa ti lodhesh e mundohesh me gjithe fuqite e tua ta largosh. Asgje e mjaftueshme per te mbushur kete hon te erret qe cdo dite zmadhohet e zmadhohet ne menyre te frikshme duke perpire gjithcka qe ti me aq zor e fiton.
"Ah sikur te shkoj ne Usa!- mendoja dikur i topitur mes mendimesh adoleshente ne dhomen time e cila nuk i pergjigjej thirrjes se shpirtit tim. - Asgje nuk do te doja me teper."
Vitet kaluan dhe ne pashaporten time dikush vendosi te me jape nje stampe te cuditshme e cila me lejoi te arrij majen me te larte qe kisha mundur te ngjisja ndonjehere. Kur arrita atje... shume i lodhur per tu kenaqur dhe shume pune per te gjetur nje pune, nje shkolle, nje shtepi, nje makine... Kurre mjaft!
Por duhet te kete dicka. Diku kam lexuar se nje matematicient i mire eshte ai qe kerkon zgjidhjen ne disa lloje menyrash, ne disa drejtime. Ndoshta duhet te vendosesh te shohesh ne nje tjeter drejtim. Shpirti, kjo vrime e zeze ne cdo njeri, i pakuptueshem, i pafundem, i perjetshem kerkon dhe kerkon dicka. Dicka si vetja vetja. Te pafundme, te perjeteshme, qe kaperxen normalen dhe ligjet tokesore, qe ka qene para nesh. Para shpikjeve te mendjes njerzore, para ekuacioneve te relativitetit, para teknologjise, para cdo pjelle te mendjes njerzore.
Mos u tremb. Egziston dicka e tille. Thelle, thelle ti e di, por gjera apo te medha te zene syte tani dhe pengojne ta nxjerresh ne siperfaqje dhe ta lesh te te shpretheje si adrenaline ne te gjithe qenien tende per te mbushur cdo qelize te trupit tend, per te te bere te kuptosh si ai pus aq i thelle e ka nje fund dhe ti mund te pish i qete ujin e qelqte te tij.
Entuziazem....
I fal gjithe shpirt ,gjithe zemer, gjithe jeten.
Eshte nje zjarr ketu brenda ,dhe ngadale po hapet ,po leshon rreze drite .
Pa hape pak kutine me dhurata? Cfare ka per ty?
Gjithcka?
E dija, e dija qe nuk eshte e drejte te thuhet "dua ti marr cdo gje kesaj jete ,ti rrjep cdo gje' .E dija qe kishte dicka me shume se kaq sepse nuk dua ti marr gjerat kesaj bote, gjerat i kam already. Dua ti shtoj disa gjera kesaj bote, gjerat qe i mungojne.
Adding to the world things i have enjoyed and loved passionately. Things that have helped me live wildly,happily, crazily and purely.
Enjoying every single breath of air that enters my lungs, dancing every single movement freely, thanking every single time.
And yes, dreamers live...
...self-control and leadership make dreams happen.
Fjalet me burojne si perrua i rrembyer nga truri teper i entuziazmuar ne duart qe dridhen dhe qe nuk ndjekin dot rritmin e ri te zemres qe duket sikur do te caje gjoksin. Perpiqem te hedh disa prej ketyre emocioneve ne leter per te pasur nje lloj busulle neser ne megjez kur tronditja do te kete kaluar dhe arsyeja do te zevendesoje pasionin. Perpiqem me gjithe fuqi por jane shume dhe une nuk mund te shpreh as hijen e tyre ne keto rrjeshta qe tani me duken teper te varfer per te me sherbyer neser si udherefyese ne boten e fishekzjarreve.
Gjithmone i kam pelqyer fishekzjarret. Por duart nuk me dridheshin atehere kur i hutuar komplet kridhesha ne bote e re plot ngjyra qe me shpalosej perpara. Kurse tani... Tani ato dridhen dhe nuk i binden me urdherave te trurit.
Vetekontrolli? Cudja me e cuditshme me duket tani. Po pse duhet te perpiqesh te kontrollohesh ne momente te tilla. Dua te therras, te duartrokas, te kercej, te prek tavanin me dore, ti tregoj te gjitheve se si ndihem tani dhe pse ndihem keshtu, pa e care koken se cfare do te mendojne neser per mua. Vertet, kur ta lexoj kete gje neser cfare do te mendoj per veten?!
Neser do t'ju tregoj.
thnx NIK.
------
Dje isha ne qender te vemendjes se shume njerezve.
Emocione teksa mbaja fjalim?
Jashtezakonisht shume,zeri me dridhej. Edhe pse e kisha bere me mend qe te mos nxirrja pike loti ,kur J nisi te lutej ,e nderpreu lutjen sepse nisi te qaj ,pas fjalimit tim. 'S'e di pse po qaj ,'ia beri i prekur. Vetem atehere nisa dhe une te lotoja dy pika ne heshtje.
KIsha nxjerre zemren dije, kisha thene me gjihte goje sa shume kisha ndryshuar nga e kaluara ime, sa shume dashuri kisha marre ,sa e forte isha bere vetem prej dashurise se Zotit tim. L beri te njejten gje,krahasoi te shkuaren e tij me te tashmen, teksa tregonte se sa te dashura e kishin tradhetuar, se sa dhimbje kish ndjere dhe se sa force prej dashurise se miqve te tij dhe Zotit i ishte duhur ti perballonte papraskenat, goditjet pas shpine, inatet.
Dhe teksa degjoja ate te fliste mendova : WOW, sa te pashprese paskemi qene me pare kur s'njihnim cdo te thoshte dashuri pa kushte,agape love.
Ku isha une? Ku jam tani? Kam nje rruge te gjate per te bere dhe per te hequr qafe mbeturinat e se shkuares,por tashme e di ku eshte vendi im, e di qe jam ne gjendje te kap yjet me dore, e di qe jam ne gjendje te perballoj shume gjera sepse kam Zotin tim prane.
Nje tjeter mal ndjenjash duket sikur eshte gremisur perseri ne detin e shpirtit. Dhe deti turfullon dhe shkumezon majat nga "forca e Arkimendit". Nje shkak, nje pasoje. Histori e vjeter. Ndonjehere shkaku i shpeton mencurise sone modeste, por gjithmone egziston, here i fshehur, here i zbuluar perballe shigjetave te arsyetimeve. Disa jane teper banale, te mbuluar nga lekure qingjash te gjakosur, te tjere me te larte, me "te rendesishem" edhe se pasojat. Sapo vendosa ti pagezoj me emrin "supershkak". Kaq fuqi po i jap vetes ne kete rast? Supershkaku eshte ai qe i ben njerzit te zvarriten ne luginat mocalore pak te eksploruara, pa harte dhe pa busull te veteanalizes, perfeksionizmit, mirqenies, globalizmit, kamasutres, gjendjes nirvana, psikoanalizes apo cdo lloj tjeter marreveshtej per ti shpetuar te perditshmes monotone.
Ah kjo prostituta e shenjte e perditshme. Ndonjehere duam t'ja ngadalesojme hapin, ta gozhdojme diku ne nje moment te vecante qe te perseritet e te perseritet pafund ose jo aq larg, derisa te na merzitet.
Ndonjehere duam ta shtyjme me force sa me larg duke pare akrepat e ores cdo minute, per ta degdisur diku per mos u kthuer me kurre. Ralle, shume rralle na pelqen ashtu sic eshte, por ne ato momente jemi cuditerisht shume te zene me dicka tjeter per te menduar se sa na pelqen ajo e perditshme ashtu sic eshte.
Por askush dhe asgje ne kete bote nuke shte perfekte ndaj e mbyllim dhe nje here nje sy per mos qene aq i qarte apo aq i kthjellet atehere kur duhet.
por eshte perseri teoria e preferuar e shkak pasojes. Kush ishte i pari? cdo pasoje eshte rrjedhim i nje shkaku,por... kush e lindi kete shkak nqs nuk ka egzistuar nje tjeter pasoje nga e cila te ngjizej?! Dhe keshtu dashur pa dashur truri mbushet me mendime, teorema, hipoteza, zera pro, zera kundra. Nje beteje e vertete me pak fjale brenda vetes sone dhe e perditshmja eshte tani dicka teper e vogel per tu menduar apo jetuar. Nje rrugedalje per ti shpetuar te perditshmes.
Cdo dite e njejta gje. Cdo dite nje perpjekje tjeter per te devijuar shume apo pak nga ajo qe aq shume na tremb. Dhe e gjithe kjo pune vazhdon dite pas dite, jave pas jave muaj pas muaji dhe .... E gjejme vetem ne normalitet, normaliteti yne i ri, ndoshta pak i ndryshem nga ai i shumices por perseri per ne normalitet, ne te perditshmen e urryer aq shume. dhe kjo e perditshme si gjitha ato te kaluarat thjesht kerkon te gjeje nje menyre tjeter per ti shpetuar vetvetes. Nje menyre tjeter?! Dmth nqs vazhdojme kerkojme ka nje shprese? Jo! Thjesht nqs ndalojme se kerkuari e perditshmja do te behet akoma me monotone, akoma me identike. prandaj vazhdojme te kerkojme menyra te tjera per te dale nga ky rreth vicioz. ( nga me erdhi kjo fjale ne mendje? Nuk e di as nqs vertet shkruhet keshtu? )
Nje rreth, ne matematike, mbaj mend se perkufizohet si nje bashkesi e pafundme pikash te barazlarguara nga nje e vetme qe quhet qender. Apo ky eshte perkufizimi i qarkut?
Hahaa. Nje tjeter menyre bajate per ti shpetuar te perditshmes. Per te ardhur keq apo jo?
Pergjigje qe i di por qe duhet te rikujtohem.
-Si i behet kur do te jesh sa me paqesore te jete e mundur por kur vjen momenti i testimit hedh thumba kaq pickuese dhe me inat sa pastaj fillon fjalimi i vetes me nje ndjenje faji brenda?
-Dhe si i behet kur sapo mendove te mos hash kurre cokollate sepse sa more vesh qe kompanite e cokollatave ne Afrike shfrytezojne femije ,i perdorin si skellver per te rritur prodhimin?
-Si i behet kur perqendrohesh kaq shume tek vetja sa harron nevojat e te tjereve ,harron te ndihmosh, harron te perqendrohesh tek njerezit qe duan ndihmen tende, harron qe bota nuk rrotullohet rreth teje dhe ti nuk je qendra e te gjitheve?
-Por pastaj kur e kupton ,si i behet qe te merr vala e nxehte te besh ate qe s'behet dot (per momentin..),te shkosh aty ku s'vete dot( perkohesisht..) ,te arrish ate qe s'arrin dot( vetem per pak..) ? Durim..?
-Si i behet kur do ti dish te gjitha te fshehtat e kesaj bote, te thithesh sa me shume si nje sponge prej sa me shume risorsave,te dish te ardhmen dhe parashikosh cdo gje me intuite?
- Si i behet kur do te shpejtosh kohen dhe te mesosh gjerat e kesaj jete me shpejtesi drite ?
-Si i behet te kesh krahe te gjata dhe ti mbledhesh te gjithe.. sepse kjo eshte nder gjerat qe te jep gezim?
-Si i behet kur personi me i dashur per ty qan dhe ti nuk di c'te besh vetem se te durosh nje njeri qe qan ehde pse njerezit kur qajne s'i duron dot?
-Si i behet kur te kerkojne ndihme (ajo qe ke dashur gjithmone qe te kerkojne prej teje sepse ke nje zemer qe do te jape dhe jape ) dhe nuk di si te japesh? Ironi?
-Si i behet kur do te krijosh nje shoqeri te 'thelle' por qe ana tjeter eshte kaq siperfaqesore? Po gjykoj? -oh keq.
-Si i behet kur gjykon gabimet e tjetrit kur timet i kam te shumta dhe jam kaq kryenece ti pranoj qe i kam?
-Si i behet kur jam kaq plot e perplot me gjera per te bere (si psh 3 piktura akrilik per klasen e fundit,tesime dhe papers) dhe rri edhe shkruaj nje monolog te tere ne nje forum qe s'ka asnje pergjigje per mua? what a waste!
Ah..Si i behet te kesh sa me shume besim..? 
Hahahah dhe me thua mua pastaj se i komplikoj gjerat
Dhe thua pastaj qe nuk je me ekzistencialiste. Nejse sikur njeriu te rrinte tere diten duke pyetur veten perse me siguri do kalonte ne depresion dhe do kishte probleme. Menyra me e mire eshte te pranojme PAFUQINE tone per te ndryshuar gjithshka qe nuk na pelqen apo qe t`u japim pergjigje te gjitha pyetjeve dhe probleme qe kemi. POR gjithmone pyetjet jane shume me teper se pergjigje. Biles cdo pergjigjje e re japim lind shume pyetje te reja. Parandaj me mire te mos japim pergjigje qe te mos lindin pyetje
Eshte ajo qe thashe: Te pranojme pafuqine tone per te ndryshuar gjithshka qe nuk na pelqen. 
Tani edhe une ne fakt po i bej vetes krejtesisht te njejten pyetje qe ben ti ne fund. "Cfare dreqin po bej qe nuk po rri te studioj kur kam qe qerre me provime se shpejti?" Megjithate pergjigjja eshte e thjeshte: Njeriu nuk eshte kafshe qe ka nevoje vetem per ushqim, nuk eshte as robot qe te kete nevoje vetem per "vajisje bullonash". Ka dhe ndjenja, ka nevoje edhe per optimizem dhe per inkurajim. 
Nejse mundohu qe te mos e vrasesh shume mendjen per gjera qe nuk varen nga ty, "nuk i bihet murit me koke" po i dilet me "krahemarrje"

Ej se harrova. Persa i perket pyetjes se fundit fare: Kur ta gjesh pergjigjen a mund te ma dergosh me poste elektronike? Do te te jem shume mirenjohes

E pafuqishme? hmm i don't think so :P
Por pastaj kur e kupton ,si i behet qe te merr vala e nxehte te besh ate qe s'behet dot (per momentin..),te shkosh aty ku s'vete dot( perkohesisht..) ,te arrish ate qe s'arrin dot( vetem per pak..) ? Durim..?
Te besh nje monolog te tere se jam e paduruar dhe duhet te ndryshoj kete gje nuk me ben aspak ekzistencialiste dhe te pafuqishme.
Njeriu... nuk ndryshon vendimet qe ka marre per nje nate
ashtu sic une qendroj e palekundur tek Zoti im.
'Njeriu mund te kthehet ne engjell dhe ne djall,dhe kete s'e ve re askush ,por ne i mungofte ndonje kopse ,kete e vene re te gjithe'
Te kujtohen kush i ka shkruar keto fjale?
E.M. Remarque tek Harku i Triumfit. Mos mendo se nje monolog kthen nje person ne ekzistencialist(per mua kjo eshte kopsa siperfaqesore qe remarku ka shkruar)
dhe mos mendo qe tani qe permenda Remarkun u bera remarkiane.
Perkundrazi ,jam kaq e sigurte qe s'jam, sa flas per to
....KJO eshte siguria me e forte.
Pergjigjen e fundit e di shume mire ashtu sic di dhe gjithe te tjerat. Posi ,nqs e do vertet do e dergoj me poste elektronike. Nqs...
Si i behet kur do te ndryshosh gjerat dhe gjithnje te priten krahet?
si i behet se do te realizosh nje ide te shkelqyer qe ke dhe e kupton qe je teper i vogel ne kete bote ujqerisht per ta vene ne jete?
si i behet per shume gjera?
udhekryq pafund - qe te con ngadale drejt cmendurise.
Nuk kam asnje pergjigje per pyetjet e mia. vetem u pergjigjem te gjithave me fjalen keshtu eshte e thene... paksa legene si pergjigje..... por keni ndonje me te mire?
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
Si i behet kur do te ndryshosh gjerat dhe gjithnje te priten krahet?
si i behet se do te realizosh nje ide te shkelqyer qe ke dhe e kupton qe je teper i vogel ne kete bote ujqerisht per ta vene ne jete?
si i behet per shume gjera?
udhekryq pafund - qe te con ngadale drejt cmendurise.
Nuk kam asnje pergjigje per pyetjet e mia. vetem u pergjigjem te gjithave me fjalen keshtu eshte e thene... paksa legene si pergjigje..... por keni ndonje me te mire?
Perpiqu qe ti te jesh krenare per ato gjera qe ke bere impact, per ato gjera qe te kane bere te gezuar.
flm lorinka. ne fakt i referohesha realitetit ne kete pjesez dhe disa gjerave te tjera. ka nje kontradikte ne fakt se ose do mbyllesh dhe s'do i lejosh te tjeret te te vrasin ose do jesh e hapur dhe do vritesh gjithmone. per shume kohe kisha aplikuar variantin e dyte. tani vendosa per te parin. duket se ka me shume efekt ne realitet. ( po mesoj si te behem diplomate duke ruajtur thelbin por per vete ama
)
te perqafoj fort dhe faleminderit per ngrohtesine tende. edhe une te dua shume. 


Analiste, Lories nuk i bie asnje fjale ne toke.
Po te jeshe vetvetja, gjume te rahatshem do te besh cdo nate.
Lufto edhe atehere kur nuk ke shpresa per fitore...por luften beje.
une vetvetja jam kontinenti vetem se shpesh here te tjeret jane kunder se qenit une vetvetja. per rrjedhoje un do mbetem vetvetja, vetem se jo te gjithe do mund te dine brendesine time cfare mendoj cfare ndiej cfare endrash kam etj etj.
po ke te drejte duhet te mbetesh vetvetja e te luftosh edhe sikur qielli e toka te ngrihet kunder teje
po perpiqem ta bej. 
analiste mua nuk me duket te jesh vetvetja kur ti thua per mendimet e te tjerve,,,,qe ti lesh te vrasin...mund te jesh gjithmone e hapur edhe pa u vrare ne kete kohe te sotme nuki mund te degjosh cdo fjale te tjetrit eshte e thjeshte nese te sidhen mire sidhesh nese jo edhe ti ashtu.nuk mund te mbydhesh ne vetvete sepse nese benin te gjithe njesoj nuk do te kishte jete as te mire e as te keqe.mund te duket pak jo normal keto reshte por shpresoj ta kuptosh.
lorie je teper e mrekudhueshme te falenderoj per keto reshta qe shkruan edhe me ben te mendohem teper thelle.
te uroj fat lal edhe ke nje frymezim qe radhe mund ta ket dikush.
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
po mesoj si te behem diplomate duke ruajtur thelbin por per vete ama![]()

dhe jam sh e kenaqur qe arrita te set the limits between me and the rest of the world 


e para me vjen keq per ty qe je vrare edhe e dyta me vjen mire qe ke gjetur ate qe ti mendon eshte me e mire.
dicka e tille me ka ndodhur edhe mua por une nuk i kam vene celsin qe te jete veshtire ta hapesh,thjeshte kam hedhur nje hap me para edhe nuk kam menduar ca u be?pse u be? mendoj se kjo eshte dicka e mire ndoshta?
une kam gjetur balancen e mbijeteses dhe te ruajtjes se botes sime ne nje ambjent te eger, me te cilin asgje qe une besoj, menyra ime e te menduarit, te te ndierit, rendesia e gjerave, nuk perputhen, madje jane ne kontradikte te forte. per mua personalisht ky eshte nje hap teper perpara 

jam bere me e forte me e zgjuar me e mencur dhe me e manovrueshme. s'di nese shpjegohem. me ka ikur naiviteti deri diku, edhe pse mendoj se jam nje naive e pasherueshme 
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
une vetvetja jam kontinenti vetem se shpesh here te tjeret jane kunder se qenit une vetvetja. per rrjedhoje un do mbetem vetvetja, vetem se jo te gjithe do mund te dine brendesine time cfare mendoj cfare ndiej cfare endrash kam etj etj.
po ke te drejte duhet te mbetesh vetvetja e te luftosh edhe sikur qielli e toka te ngrihet kunder teje![]()
po perpiqem ta bej.![]()
| Gjithsej 10 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.