Forumi Horizont
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Turruni pak ketej. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9651)


Postuar nga Indrit datë 10 Tetor 2005 - 02:54:

Talking Turruni pak ketej.

Te dua.


Buze detit po rrinim
Dallget sjellnin shkume
Ne ate flad pasditje.
Te thashe:te dua shume.

Te dua te thashe
Me kaq su mjaftova
Dhe fjalen te dua
Ne rere e shkrova.

Erdhi vala e detit
E permbyti reren
Dhe fjalen e te dua
E fshiu te teren.

Te dua te thashe
Perplot dashuri
E shkrova kete fjale
Ne mur perseri.

Nuk zgjati shume kohe
U trondita zerish
Se murin e prishi
Fadroma e bashkise.

Te dua, te dua
Je e embel mjalte
Kete fjale e shkrova
Tutje mbi asfalt.

Se di nje pastruese
Aty se nga mbiu
Dhe fjalen te dua
Me fshese e fshiu.

Te dua serish shkrova
Me gozhde mbi derrase
Mbi te hipi pula
Dhe beri nje glase.

Ah sa hidherohem
Kur kujtoj sedyti
Qe dashurine tone
Dallga e permbyti.

Ah sa u brendosa
Tere shpirti me dhembi
Qe dashurine tone
Fadroma e shembi.

Jo, jo, me te vertete
Kete kurre se prisja
Nje dashuri t’sinqerte
Ta fshinte pastruesja.

Por me iku grenza fare
Merzia me mbertheu
Tere dashurine e madhe
Nje pule na e dhjeu.


Postuar nga Indrit datë 10 Tetor 2005 - 02:59:

Opaaaaaaaaa

Ju a lashe pason tani te gjitheve vecanarisht Lozonjares.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 10 Tetor 2005 - 13:48:

Hahahha, i papare fare. Me kenaqe, ma fillove diten mbare sot


Postuar nga Isra datë 10 Tetor 2005 - 17:22:


Postuar nga Lozonjare datë 11 Tetor 2005 - 14:38:

Re: Opaaaaaaaaa

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Ju a lashe pason tani te gjitheve vecanarisht Lozonjares.





Hahahhahaha....tu bofsha...sa kam qeshur dhe me kete po edhe me ate tjetern...


 
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.