Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 52 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Perse ne kohen tone po rritet numri i divorceve??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10604)
Perse ne kohen tone po rritet numri i divorceve???
Pershendetje te dashur miq.
Shume nga ne tani martohen me dashuri, dmth askush nuk i detyron te martohen. Kurse prinderit tane (te shumtit) jane martuar me lajmesi (dikush eshte futur ne mes qe t'i njohi) dhe martesa e tyre shkon per mrekulli. Doja te dija: perse posacerisht tani, kur ne e zgjedhim vete shpirtin tone binjak, ka me shume divorce???
Se, shohim qe kemi alternativa me te mira dhe prandaj ndahemi.
Femra eshte ne Liri.
Citim:
Po citoj ato që tha hirushja
Se, shohim qe kemi alternativa me te mira dhe prandaj ndahemi.
Femra eshte ne Liri.
epo te jesh e rrethuar nga gjithe keta peshq te bukur e me luspa te shkelqyeshme c'kujtoni ju, se me salmon do gedhihet e me salmon do ngryset? Ncuq, ka shume tentime, shume shume!
Une per veten time ngrihem e leshohem me lobster ore me lobster lol.
AHHAAHH
SHejtonja me shkrive!!!
Ti pergjigjem pyetjes shkurt ndonje dite tjeter do ta zhvilloj me gjate... :p
Ka humbur tolerimi midis partnereve!!!!!!!!!
me sa shoh e keni marr si loje kete teme. do me pelqente te flisnim pak me seriozisht. per ato qe keni shkruar, no comment.
O ida dhe pak shaka duhen neper temat si thua ti ?
Perndryshe behen shume te thata.
enigme ke shume e drejte.
vajza kemi shume alternativa te mira .
Sepse jemi ne kerkim te perfeksionit.
E shikoni, qe vetem nje mashkull deri tani i doli perball fjaleve te femres.
ca bohet kshu mer etj...si mer sa u hap tema dolen si kerpudhat mbas shiut gjith kto goca?
Re: Perse ne kohen tone po rritet numri i divorceve???
Citim:
Po citoj ato që tha ida19ath
Pershendetje te dashur miq.
Shume nga ne tani martohen me dashuri, dmth askush nuk i detyron te martohen. Kurse prinderit tane (te shumtit) jane martuar me lajmesi (dikush eshte futur ne mes qe t'i njohi) dhe martesa e tyre shkon per mrekulli. Doja te dija: perse posacerisht tani, kur ne e zgjedhim vete shpirtin tone binjak, ka me shume divorce???
Per mendimin tim eshte rritur numri i divorceve sepse eshte rritur pavaresia ekonomike e femrave dhe meshkujve, jane bere njerezit me individualiste dhe ka ndryshim ne vlerat e shoqerise,.Me perpara shiheshe me sy shtrember nese ishe i ndare. Tani s'do me ja dit njeri.
Re: Re: Perse ne kohen tone po rritet numri i divorceve???
Citim:
Po citoj ato që tha freespirit
Mua me duket si ti se ke kuptuar mire gjerat. Une mendoj se nganjehere duket ne fillim sikur e kemi gjetur shpirtin binjak dhe po te me pyesesh mua nuk egziston nje i tille. Cdo gje varet se sa dashurohemi dhe sa jemi te gatshem te komromentojme dhe sakrifikojme per hir te ndjenjes. Sot njerezit te dy sekset kane me shume liri me shume eksperience dhe kjo i ben bjerezit me te kujdeshem dhe te ditur per marredheniet. Duke e ditur se me nje dashuri vjen edhe lumturia edhe dhimbja njeriu me ndihmen e ekpseriences kuptohet do te arrij ne nje marredhenie ku lumturia mbizoteron mbi dhembjen. Atehere njeriu ne kete faze duhet te martohet apo te bej plane te tilla. Persa i perket prinderve tane ky eshte nje koncept komplet tjeter dhe mbase shume nga ne besojne te njejten gje si ty, dhe mbase ne aparence keshtu duket eshte si puna e atij iluzionit optik. Une mendoj se prinderit tane jane heronj qe kane sakrifikuar shume gjithe rinine e tyre. Kane qene shume faktor qe kane ndikuar ne ate kohe si opinioni apo mentaliteti, faktor keta shtypes se ndjenjes njerezore. Ne si brez jemi shume fat sepse kemi lirite baze, e vetmja gje eshte se sduhet te abuzojme dhe te jemi pergjegjes per veprimet tona me qellim qe te mos demtojme veten dhe shoqerine.Ne femrat e kemi mendjen vetem te martohemi, martesa aty eshte jepi vetes kohe dhe ekperience dhe cdo gj e do te vij vete.
bye
Te uroj fat ne gjetjen gjysmes tjeter.
Mendoje...
1-Egoizmi eshte shkaku kryesor.
2-Tjetra eshte se gjithmone e me teper ne po e konsiderojme veten dhe tjetrin si nje objekt per te plotsuar deshirat ose me sakte kenaqsite tona shpirterore. Shume veta e konsiderojne veten dhe te tjeret si makina, objekte seksi (ky/kjo me kenaq ky/kjo s'me kenaq ky/kjo e ka formen dhe madhesine keshtu dhe ky/kjo e ka ashtu), dhe si qellim te jetes kane kenaqsine seksuale dhe e shikojne ate si nje maratone...
Prandaj eshte shpikur si formule perfundimtare e pamundesise per te jetuar jeten ne cift,-DIVORCI!
Ne divorc shtyn:-1-Njeriu i pangopur ne sex.(te dyja gjinite)
(Ku te dy personat ne cift tradhetojne , ose flirtojne
pa dijenin e njeri-tjetrit-derisa perballen te dy ne njollat e tradhetise!)
-2-Dashuria e tepert qe mund te kesh per partnerin(en)
(Ciftet liberale-ku sejcili del per qefin e vet ne drejtime te kunderta!)
-3-Thashethemet(ketu hyjne ciftet e mjeruar qe perfliten nga bota),
dhe mjerisht perfundojne ne zenka te medha dhe divorc te padiskutueshem!Me pare perballojne nje divorc me partneren(in),
sesa fjalet e botes!Ciftet injorante!)
Mire u lexofshim!Thjeshte mendimi im.
shkaku eshte egoizmi
Divorcet...
Divorcet shtohen paralelisht me lirine e femres ne te tera aspektet, me mundesine e saj per ta perballuar jeten pa iu dashur te duroje dike perjetesisht. Gjithsesi, martesa eshte e shenjte por nese gabon ne te duhet te jesh i lire e te mos ta vuash ate gabim per te gjithe pjesen e jetes qe te kam mbetur.
U shtofshin femrat e lira e u pakesofshin vendimet e nxituara te tyre
PO
Nuk e kuptoni perse jane rrite numri i divorceve ja do jua them une qe ne kohen kure femra nuk e perfill me burrin nuk e respekton me po e she vec si nje mjet pune eshte normale te rriten numri i divorceve qe kure femra kerkon te drejta te barabarta me burrin a eshte normale jo
patjeter qe do kete ndarje se si lidh me gje keron secili qefin e tij
Re: Re: Re: Perse ne kohen tone po rritet numri i divorceve???
Citim:
Po citoj ato që tha ida19ath
flm per urimin, gjithashtu. mgjs nuk jam ne kerkim. ne pergjithesi bashkohem me ty, por qe ne femrat e kemi mendjen vetem te martesa e ke gabim. atje mund ta kene mendjen vetem ato qe u ka kaluar mosha, jo ne qe jemi 18-25, hajde dhe 30.
a mund te me shpjegosh cfare nuk kam kuptuar?
pershengetje te gjitheve dhe flm per pergjigjet tuaja.
pershedetje!!! doja te shtoja akoma se disa prinder, edhe pse nuk jane te lumtur rrine bashke per hir te femijve. mendoj se eshte shume gabim, se perderisa nuk jane ata te lumtur, nuk mund te jene as femijet.
ia kalofshi mire!!!
shume dakort me Iden
....
dhe une ja mbeshtes mendimin
Numri i divorceve ne ditet tona eshte rflektim i emancipimit te gruas.
Kjo do te thote se me nje pavarsi financiare dhe me nje fakultet te mbaruar ato nuk shohin me burrin si te vetmen burim financiar,por mund tja dalin t`i rrisn femijet dhe vet.
Pastaj edhe ne Shqiperi njerzit jane emacipuar, pak pak po dicka po ndryshon.
Nuk shihet me me aq sy krit femra e divorcuar si me pare.
faleminderit shume per pergjigjet tuaja.
pershendetje lela dhe gjithe te tjereve!!!
Se femrat po marrin pushtetin e duan te jene te lira jo me si me pare kur ca thoshte burri qe ligj ne famijeee .
( jaaaa arritem dhe kesajjjj diteeee )
Re: Re: Re: Re: Perse ne kohen tone po rritet numri i divorceve???
"free spirit"-me pelqejne komentet e tua.....
gjithashtu dua te them qe divorcin nuk e kerkon vetem njera pale dhe vjen si pasoje e sjelljes te te dyve.Sekreti i marteses eshte DASHURIA-DURIMI-PERULSIA===qe duhet te vije nga te dy dhe ne qofte se njera pale e quan veten me te zgjuar atehere le ti shfaqe me teper keto tre dhunti.Nuk mund tia ve fajin me shume femres apo mashkullit por mund te them qe ne qofte se kerkoni perfecten shikoni veten ne pasqyre me perpara sepse jemi njerez dhe per fat te keq "PERFECTION"nuk ekziston por ne qofte se e duam partnerin mundohemi ti afrohemi perfeksionit me sa te kemi mundesi.
Prinderit tane vertet jane martuar me shkusi por nga eksperienca e thone qe"buka e mund gurin" dhe te gjithe e dime qe shkolla me e madhe per njeriun eshte eksperience...................................
sepse por rritet dhe numri i martesave......
sot martohen sikur hedh lekun Lek apo zhgab.....(hajde se po e marr)
Martohen shume kollaj sot.
Citim:
Po citoj ato që tha eric darven
sepse por rritet dhe numri i martesave......
sot martohen sikur hedh lekun Lek apo zhgab.....(hajde se po e marr)
Martohen shume kollaj sot.
u shkon mendja shpejt me u bo babe pranaj martohen shpejt sfshin dot buzet etyre dun me ja fshi kalamojve nga halli pasaj nahesh me grun...
Sepse s`existon Dashuria e Sinqerte ne cift, ndaj femra ose mashkulli ndjehet i(e )neveritur nga respekti apo dashuria trupore e shtirur.Si pasoje troket i qeshur-divorci.
Duhet te Dashurosh me gjithe forcen e shpirtit, qe te pretendosh te Gezosh nje Jete Te Lumtur.
mire e ke ti gangoo por kur ske besim si te duash me gjithe shpirte...me kete kohe qe ka ardhe sot eshte e kot...te duash aq shume
Citim:
Po citoj ato që tha NIK_SERIOZI
mire e ke ti gangoo por kur ske besim si te duash me gjithe shpirte...me kete kohe qe ka ardhe sot eshte e kot...te duash aq shume
Citim:
Po citoj ato që tha GANGOO
Jemi apo sjemi ne lokomotiva e kohes?!
Atehere i bie qe sipas kohes qe ka ardhur, -te mos i thuash askujt "Hello"!
Sepse dashuria e njerezve per njeri-tjetrin po ftohet nga dale..
Citim:
Po citoj ato që tha NIK_SERIOZI
ahahhaha sigurishte qe jemi lal.
mund te them se perpara njeriu kishte me teper mentalitet sesa tani lal atehere kishim deshire te degjonim sa me shume gjera dhe per ato qe nuk ja vlenin te degjoheshin ne i degjonim dhe flisnim hapur me njeri tjetrin sepse ishim te sigurte qe nuk do te perhapej fjalet qe ne thame...dhe respekti ishte me i madhe sa tani...tani mund te them qe ekziston shume pak.secili kerkon lirin e tij por ne e kerkojme me teper nga cduhet dhe kjo perben nje problem ne kete teme.
mund te them se perpara 10-15 vjeteve ne shq ishin te rradha divorcet..pse?sepse femrat kishin shume shume respekte per meshkujt jo vetem respekt por dhe pak frike,se mos ndaheshin dhe u ngelte emri i keq,nga nje ane mire per mos te patur divorce,por nga ana tjeter jo sepse ato nuk ishin te lumtura.
tani eshte koha qe njerzit shihen me nje sy gje qe ben te kete te tilla gjera ne jete dhe njerzia nuk mendon me nuk ka tru te mendoj thelle ne zemer dhe te shikoj realitetin.
pershendetje
sepse njerezit nuk duan te kuptojne me jane te lodhur
Citim:
Po citoj ato që tha NIK_SERIOZI
mund te them se perpara njeriu kishte me teper mentalitet sesa tani lal atehere kishim deshire te degjonim sa me shume gjera dhe per ato qe nuk ja vlenin te degjoheshin ne i degjonim dhe flisnim hapur me njeri tjetrin sepse ishim te sigurte qe nuk do te perhapej fjalet qe ne thame...dhe respekti ishte me i madhe sa tani...tani mund te them qe ekziston shume pak.secili kerkon lirin e tij por ne e kerkojme me teper nga cduhet dhe kjo perben nje problem ne kete teme.
mund te them se perpara 10-15 vjeteve ne shq ishin te rradha divorcet..pse?sepse femrat kishin shume shume respekte per meshkujt jo vetem respekt por dhe pak frike,se mos ndaheshin dhe u ngelte emri i keq,nga nje ane mire per mos te patur divorce,por nga ana tjeter jo sepse ato nuk ishin te lumtura.
tani eshte koha qe njerzit shihen me nje sy gje qe ben te kete te tilla gjera ne jete dhe njerzia nuk mendon me nuk ka tru te mendoj thelle ne zemer dhe te shikoj realitetin.
pershendetje
tamam lol ....
take mire por care kujt i thu ti mi?
:p (shaka)
Sepse po vjen fundi i botes prandaj...
Sepse sot i duam gjerat pa sakrifikuar asnje gje. Cdo gje qe te funksionoj do kembengulje dhe sakrifice. I duam gjerat pa u lodhur dhe mundesisht te na pergjigjen nevojave tone personale pa marre parasysh se kush vuan apo ke denojme. Fatekeqesisht ata qe e vuajne ne kurriz divorcin jane femijet sepse u shkaterrohet jeta. Une po imagjinoja nje dite se si do te ishte jeta ime nese prinderit e mi do te ishin te ndare dhe per nje moment u ndjeva shume keq dhe une jam nje nene jo nje femije. Prandaj njeriu duhet te bej femije atehere kur i ka kushtet e pershateshme sepse divorci ose edhe zenkat ndikojne shume keq tek femijet. Kapa femijet sepse jane ata qe e vuajne me shume kete gje.
Femra eshte bere me e pavarur .
Eshte per te ardhur keq qe me perpara nje pjese e mire e martesave kane qene ''llotari'' Ishte si ishte burri apo gruaja ishin te detyruar te qendronin se bashku per hir te opinionit ,per hir te femijeve apo se nuk mund te ktheheshin dot te familja (vajzat)se " turperonin familjen'' .Femra ka qene me e diskriminuar .Nje femer e ndare nga burri shikohesh me sy me te keq se sa nje mashkull i ndare nga gruaja.Nje pjese e mire e femrave ne Shqiperi edhe sot jane te detyruara te jetojne nje martese te palumtur sepse jane te varura plotesisht nga ana ekonomike nga burrat .Nuk jam pro divorceve po ama nuk jam as per vazhdimin e nje martese ku dashuria dhe mirekuptimi ja kane lene vendin indiferentizmit ,urrejtjes,dhunes fizike apo psikologjike.
Jam dakort me ty po tani femra nuk eshte e discriminuar me asnje nuk eshte me i diskriminuar. Te jesh i lire nuk do te thote te veprosh pa menduar apo pa marre parasysh pergjegjesine qe i takon nje njeriu te rritur dhe te pjekur. Sot shumica e prinderve kane ate idene qe femija do te rritet po neve na iku jeta, dhe une simpatizohem me kete mendim deri ne nje fare pike. Sot njerezve dashuria dhe seksi u pelqen (normale) edhe te bejne aventura u pelqen po martesa nuk eshte aventure. Kjo eshte ajo qe njerezit nuk mendojne shume; rendesine dhe seriozitetin kur vjen puna tek martesa. Nje dy dhe njerezit sot po divorcohen per gjera qesharake. Njerezit duhet te mendohen mire para se te hedhin hapin e marteses. Eshte pikerisht ideja qe ne kemi per martesen. Po ta mendosh martesen si nje lidhje te shenjte, po te mendosh per familjen qe krijohet atehere une mendoj se njerezit do te mendoheshin mire para se te martoheshin. Eshte cdo gje ne koken e njeriut. Si ta edukosh veten ashtu do te veprosh. Liria eshte e mrekullueshme por, po te dish te respektosh ate te dish te respektosh dhe vleresosh gjera te tilla si martesa apo familja qe jane baze e shoqerise humane tregon civilizim dhe kulture. Martesa nuk eshte per te gjithe eshte per ata qe jane gati dhe nuk eshte e lehte. Asgje domethenese dhe kuptimplote ne jete nuk eshte e lehte te arrihet dhe dali me sukses.
lol
Pergjigja direkte dhe sle vend per komente mbase gjinis inferiore si vjen mir po tradhti ose tradhtia=gjinia femerore ne çdo gjuh te botes :-p
Re: lol
Citim:
Po citoj ato që tha Strong
Pergjigja direkte dhe sle vend per komente mbase gjinis inferiore si vjen mir po tradhti ose tradhtia=gjinia femerore ne çdo gjuh te botes :-p
Sepse jemi shume te ndryshem si sexe dhe sa me shume kalojne vitet ,aq me shume e kuptojme kete ndryshim.
Kush mundohet te pershtatet me shume, aq me shume cmendet........ e kam fjalen per te dyja sexet pa perjashtim.
EHHHH.. Po ka dhe si keto...
Citim:
Po citoj ato që tha Vlonjati99Tave
EHHHH.. Po ka dhe si keto...![]()
Ca kam keqkuptuar me
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 52 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.