| Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Teste Letersie (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=207)
-- Testi nr1 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3606)
Testi nr1
1- Cila poemë e Mjedës është cilësuar si metafora më e bukur dhe më e madhe e jetës njerëzore?
a) Lisus
b) Scodra
c) Andrra e jetës
d) Liria
Keshtu pa e mendu shume tham se asht Poezia
ANDRRA E JETES.......
__________________________________________________
_____
nqs e kam gjete do te thote qe kam pase nji mesuse te mire letersie. 
Tresh!
Ti si nje shkodran i mire nuk do e gaboje kete pergjigje.
Tani po vazhdoj me pyetjen tjeter:
2. Cila vepër e Rilindjes Kombëtare shënoi agimin e një periudhe të re në letërsinë kombëtare?
a) Bagëti e bujqësia
b) Juvenilja
c) Këngët e Milosaos
d) Kënga e sprasme e Balës
Mendoj "Kenga e Sprasme e Bales"
Une mendoj se eshte kenget e milosaos
Me duket sikur eshte "Bagetei e bujqesi",mbase e kam gabim,por keshtu mendoj.
Ndoshta me duhet te bej nje nderhyrje ndihmese!
behet fjale per "agimin e nje periudhe te re ne letersine kombetare" edhe pse nje nga keto vepra ben pjese ne Rilindjen Kombetare. Pra letersia e rilindjes e ka plotesuar fazen e saj fillestare dhe zhvilluese. Jane krijuar kushtet per nje levizje te re. Cila nga keto vepra eshte e mbrumur me ideale te reja qe largohet paksa nga ato qe ishin cilesite e Rilindjes.
ami
po atehere vetem juvenilja ka ngelur
e gjetaaaaaaaaaaa 
Te lumte Jimmy84!
E gjete, Ndre Mjeda eshte shkrimtari qe qendron ndermjet Rilindjes dhe letersise se Pavaresise vepra e tij ben lidhjen ndermjet ketyre te dyjave dhe vepra e tij shpesh eshte e veshtire te kuptohet se ciles periudhe letrare i perket. Per kete gje mund t'ju tregoj nje episod qe me ka ndodhur ne provimin e letersise se Pavaresise.:
Pasi kisha dhene provimin me shkrim po prisja ne korridor me studente e tjere qe Profesori te na therriste dhe pasi te na bente pyetjet me goje te na vinte noten. Me kishin rene ne provim Noli, Konica dhe disa pjese te Migjenit. Kisha mbushur rreth gjysem fletore me pergjigjet e pyetjeve.
Hyj ne zyren e profesorit dhe i them emrin nderkohe qe ai kerkon ne mes te fletoreve te tjera, fletoren time. E hap, e shfleton, ngadale dhe me thote nese kenaqesha me nje note gjashte (6).
- Çfare kam gabuar ne pergjigjet e mia profesor i thashe?-
- Nuk je dakort per noten? - me pyet ai
- jo i thashe, thjeshte dua te dij se ku jam pergjigjur gabim .
Atehere ai i drejtohet asistentes e cila nenqesh dhe pregatitet qe te me beje pyetje te veshtira.
- çfare di per Fishten dhe Lahuten e Malesise?
Une isha shume i pregatitur per Fishten sepse lahuta e Malesise eshte vepra me e veshtire e asaj periudhe te letersise, dhe fillova te flas rrjedhshem rreth saj. Asistentja meqe nuk me kapi dot te papregatitur ne ate pyetje, rrudhi fytyren dhe me tha:
- Kete e di,- kalojme ne nje pyetje tjeter!-
- Cfare di per andra e Jetes -
- Me falni, - i them une, - Mjeda ben pjese ne Letersine e Rilindjes dhe ate provim une e kam dhene njehere,-
Jo se nuk dija te flisja per te, por, me besdiste fakti qe po kerkonte te me kapte ne gabim dhe menyra e saj e nenqeshjes per pretendimin tim.
- E di ti apo e di une se ciles periudhe i perket - me tha ajo e nxehur.
Une me qetesi, u perkula, hapa çanten dhe nxorra librin e Letersise shqipe. I tregova pa folur po me nje nenqeshje ndarjen e kapitujve dhe Ndre Mjeden qe ishte shkrimtari i fundit i Rilindjes Kombetare.
Flake e kuqe ajo u kthye nga Profesori, i cili nderkohe po lexonte fletoren time, dhe i tha:
- Une mendoj qe ti veme nje nente (9) -
- Dakort - i tha Profesori dhe me vuri noten ne libreze.
E tregova kete episod per te treguar se eshte e veshtire te percaktosh vendqendrimin e Mjedes ne Letersine Shqipe per sa i takon periudhes letrare.
Qellimi im ne kete Test nuk eshte qe te paraqes thjeshte nje pyetesor, por qe nepermjet kesaj gare te kendshme te zgjerohen njohurite dhe te shpjegohen edhe "persete" e pergjigjeve. Ndaj do ju lutesha qe kur pergjigjeni te shkruani me pak fjale perse jeni pergjigjur keshtu dhe cfare vije logjike keni ndjekur. Kjo do te na ndihmonte te gjitheve qe te krijojme nje ide me te sakte rreth pyetjes dhe pergjigjes se dhene.
Ju faleminderit
Pyetja nr 3
3. Në cilën poezi Naimi ka thurrur vargjet më të bukura për gjuhën shqipe:
“Gjuha Jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël! Sa e gjerë!
Sa e lehtë! Sa e lirë!
Sa e bukur! Sa e vlerë!”
a) Korça
b) Fyelli
c) Shpreh
d) Fjalët e qiririt
tek poezia Korca
ami
mendoj se eshte KORCA
MONA
me fal po s`e kisha pare mesazhin tend
perderisa je pergjigjur e para e meriton ti kete pike 
Pyetja nr 4
Te lumte Mona!
Kalojme tek pyetja tjeter:
4. Cili nga shkrimtarët është cilësuar si poeti, mendimtari, ideologu, dhe mësuesi i popullit tonë:
a) Noli
b) Migjeni
c) De Rada
d) Naimi
ami
mendoj se eshte NAIMI
Per mendimin tim s'ka asnje perjashtim.Secili nga ato e ka te pakten njerin nga 4 krahasimet qe ke dhene ti Ami.
Mendoj Noli
NOLI
Edhe une Noli them se eshte...Te pakten keshtu e kemi bere para 4 vjetesh ne shkolle...
Te lumte Jimmy!
Naimi eshte , por sic e kam shkruar edhe me lart do me interesonte te dija edhe arsyen tuaj per kete pergjigje.
naimi eshte
ami
Eshte NAIMI sepse ai me veprat e tij edukoi dhe ushqeu atdhedashurine te shqiptaret dhe te te gjitha veprat e tij flet me dashuri per SHQIPERINE dhe i frymezon te gjithe qe ta duan SHQIPERINE.Pervec kesaj veprat e tij NAIMI i shkroi ne nje kohe kur gjuha dhe vete ekzistenca e kombit tone qene ne nje rrezik te madh asimilimi.Shpresoj te kem qene i sakte dhe i qarte.
Faleminderit per sqarimin Jimmy!
Pa humbur kohe po shtroj pyetjen tjeter:
5. Fjala "kafshatë" në këto vargje cilën figurë letrare përdor?:
“Kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla mjerimi
Kafshatë që të mbet në fyt e të zë trishtimi”
a) simbol
b) krahasim
c) metaforë
d) metonimi
Besoj eshte krahasim,sipas arsyetimit tim do te ishte metafore vetem e marre ne grup(kafshate qe s'kaperdihet)....
Si thua Ami-?
AMI
per mendimin tim eshte metafore se po te ishte krahasim do kishte parafjalen "si" perpara "kafshate"
Edhe njehere duhet ti bej komplimentet e mia Jimmy!
pergjigja e sakte eshte METAFORE!
Vijme tek pyetja vijuese:
6. “Çeta e profetëve” është vepër e letërsisë së:
a) Rilindjes
b) vjetër
c) Pavarësisë
d) sotme
Kjo eshte e lehte ndaj po bej gati edhe pyetjen tjeter te rradhes 
AMI
Me duket se eshte e letersise se Pavaresise
E Rilindjes ne mos gaboj..
Citim:
Po citoj ato që tha Ami-
Edhe njehere duhet ti bej komplimentet e mia Jimmy!
pergjigja e sakte eshte METAFORE!
Vijme tek pyetja vijuese:
6. “Çeta e profetëve” është vepër e letërsisë së:
a) Rilindjes
b) vjetër
c) Pavarësisë
d) sotme
Kjo eshte e lehte ndaj po bej gati edhe pyetjen tjeter te rradhes![]()
e letersise se vjeter sic tha Fluturake...
Shume e sakte Fluturake!
Kalojme tek pyetja tjeter:
7. Letërsia e Pavarësisë u prir nga lëvrimi i:
a) prozës së shkurtër
b) dramës
c) poezisë
d) poemës
HI,
Letersia e Pavarsise mendoj se i permbante nga pak te gjitha keto zhanre mgjte me shume poezi dhe poema.
Ok!
pergjigja e sakte do te ishte Poema megjithate e keni gjetur. komplimente.
Kalojme tek pyetja tjeter:
8. Është pjesë e përmbajtjes së një vepre letrare:
a) subjekti
b) kompozicioni
c) tema
d) gjuha artistike
Subjekti, eshte pergjigjja ime.
Me vjen keq Eshi nuk jeni i sakte!
Mesa duket te tjeret kane frike te shkruajne 
Heem
Mos eshte 'kompozicioni' gjè?
Mbaj mend nga vitet e largeta te te mesmes qe ne rrymat me bashkekohore kompozicioni kishte shume me rendesi se permbajtja!
Edhe pse Ami- ke permendur shume elemente te rendesishem ne nje veper.
Atehere ngelet gjuha artistike.
Pyetja ka nje rrjedhoje llogjike!
Te gjitha keto pjese perbejne nje veper letrare, pra jane te pranishme ne te.
Por vetem njera prej tyre ka nje lidhje direkte me permbajtjen e saj. Nderkohe qe te tjerat jane pjese plotesuese qe merren me detajet dhe me paraqitjen sa me te mire te saj
Nuk mund te jem me i qarte se ndryshe do te tregoja pergjigjen. Mos harroni ju lutem te jepni edhe shpjegimin e zgjedhjes suaj.
Tema mendoj une. Pa pasur nje tem te precaktuar nuk mund te zhvillosh nje vepre letrare.
Pershendetje Ami,
ashtu sic e shpjeguat dhe ju ne menyre korrekte, bashkohem me mendimin tuaj qe te katerta lidhen me permbajtjen, sepse jane faktore kyc per realizimin e nje vepre letrare. Por edhe pse se permend me sa me kujtohet, forma dhe permbajtja kane nje bashkepunim me njera-tjetren.
te lutem na e shpjego se u bera kurioze.
----------------------------
Mesojeni diturine prej djepit deri ne varr.
Pershendetje Ami, akoma nuk je pergjigjur, si eshte puna?; megjithate uroj te jesh mire.
-------------------------------------
gjithkush degjon vetem ate qe kupton..
Ami te gjitha ato qe ke shkruar ndikojne ne permbajtjen e nje vepre letrare.Mos do te ishte pyetja se cila e ka rendesine me te madhe?????????
Kjo eshte nje teme e hapur edhe smund te percaktosh ti apo une se cila mund te kete rendesi me teper sepse letersia edhe pse ka disa norma sot eshte bere nje teme e ha[ur ku cdo njeri mund te beje debat per ate edhe ta mbroje idene e vet.Te pakten ashtu jemi mesuar neve ne universitet.Per ta bere qefin ty pergjigja ime eshte; TEMA.
Nje pyetje per te gjithe;
Dita u sos nen nje hije. E hija ngrohet mbas flakes se krandeve ndeje ne karrige te gdhendun ne embleme te perfrikshme.Hija e ndame prej te gjitha agimeve pushon,thengjill i zi pa zjarm.Hija ska shqise pos pamjen per dritat e ndezuna nder shpella mbas ballit,zjarme mbas zjarmesh, sa yje njeni mbas tjetrit;per dhune e mendime te keqia!
Hija ska shqise, vetem sy per vete!
.........................Gjeni kush e ka shkruar dhe cili eshte libri ne te cilin eshte shkruar. Faleminderit! 
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Nje pyetje per te gjithe;
Dita u sos nen nje hije. E hija ngrohet mbas flakes se krandeve ndeje ne karrige te gdhendun ne embleme te perfrikshme.Hija e ndame prej te gjitha agimeve pushon,thengjill i zi pa zjarm.Hija ska shqise pos pamjen per dritat e ndezuna nder shpella mbas ballit,zjarme mbas zjarmesh, sa yje njeni mbas tjetrit;per dhune e mendime te keqia!
Hija ska shqise, vetem sy per vete!
.........................Gjeni kush e ka shkruar dhe cili eshte libri ne te cilin eshte shkruar. Faleminderit!![]()
mona
Eshte e vertete qe eshte e Martin Camaj por sme the librin
Mgjth te jap noten shkelqyeshem per sot ke ardh e pergatitur 
Re: mona
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Eshte e vertete qe eshte e Martin Camaj por sme the librin![]()
Mgjth te jap noten shkelqyeshem per sot ke ardh e pergatitur![]()
Re: Re: mona
Citim:
Po citoj ato që tha unforgiven
Amoxil pse nuk e ke dhene pergjigjen mbi librin por pret kaq gjate??
Nuk jam shume e sigurte sepse e kam lexuar shume vite para, por mbase eshte marre nga "lirikat midis dy moteve"..
amoxilo gabim ketu lal derisa ke hedhur pyetjen cdokush eshte i lirshem te pergjigjet dhe une po ta kisha lexuar me pare do isha pergjigjur..
ok?pershendetje
Re: Re: Re: mona
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
E kam mare nga libri "Njeriu më vete e me tjerë"
unforgiven ti kush je????
Nuk ju përgjigjem njerzve të panjoftur......
Me sa di në pyetjen time i jam drejtuar monës dhe jo ty....


Citim:
Po citoj ato që tha Ami-
Ok!
pergjigja e sakte do te ishte Poema megjithate e keni gjetur. komplimente.
Kalojme tek pyetja tjeter:
8. Është pjesë e përmbajtjes së një vepre letrare:
a) subjekti
b) kompozicioni
c) tema
d) gjuha artistike
Re: Testi nr1
Citim:
Po citoj ato që tha Ami-
1- Cila poemë e Mjedës është cilësuar si metafora më e bukur dhe më e madhe e jetës njerëzore?
a) Lisus
b) Scodra
c) Andrra e jetës
d) Liria
| Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.