Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Cili eshte kuptimi i jetes? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=306)


Postuar nga Klodel datë 28 Janar 2003 - 01:05:

Cili eshte kuptimi i jetes?

Do doja qe te dija si mendoni cili eshte kuptimi i vertete i jetes?
Si shpjegohen gjerat qe na ndodhin dhe cili eshte kuptimi i vuajtjeve edhe kur nuk i bejme keq askujt?


Postuar nga Bledari datë 28 Janar 2003 - 20:03:

:)

Kuptimi i jetes eshte te Dashurosh te lumturosh edhe te jetosh kjo eshte per mua kuptimi i jetes.


Postuar nga Bledi datë 31 Janar 2003 - 12:03:

Kuptimi i jetes :

Diku kam lexuar :

JETA ESHTE NJE MAL ME PENGESA,NGA MANTERNITETI DERI NE VARREZA.

Per mua jeta eshte genjeshtare.


Me respekt Bledi


Postuar nga Bledi datë 31 Janar 2003 - 12:07:

Gabimisht hapa teme kot,kur doja te jepja nje pergjigje ketu(me falet se jam pergjumesh loool)

Diku kam lexuar:

JETA ESHTE NJE MAL ME PENGESA,NGA MANTERNITETI DERI NE VARREZA.

Per mua jeta eshte genjeshtare.


Me respekt Bledi.


Postuar nga Bledari datë 31 Janar 2003 - 13:55:

hmmmm

Bledi degjo ket shprehjen e pashe para ca ditesh ne nje televizion privat ne shqiperi tek nje emision per te rinj per moshat tona edhe pashe poshte ne ekran sepse tek ai emisioni conin edhe mesazhe edhe pashe ket mesazh edhe mu duk shum e bukur edhe shum interesante nese nuk e pranon Bledi nuk kam se c'duhet te bej po duhet ta pranosh kjo eshte jeta ne lindin ne martenitet edhe vdesim ne varreza.


Postuar nga ergi datë 31 Janar 2003 - 19:44:

Arrow

per mendimin tim kuptimi i jetes eshte vete jeta qe te jepet vetem nje here dhe duhet jetuar.Gjithashtu edhe te qenit i lire per te jetuar ashtu sic te duket me edrejte dhe jo si jane rregullat dhe tabute se mos demton "opinionin".Jeta eshte e shtrenjte dhe cdo hap qe bejme eshte nje nje gjurme qe leme ne toke e nje germim per ne varreza dhe kur e kuptojme jemi brenda ne arkivol.Jetoni o njerez dhe bashke me ju edhe une.


Postuar nga mjellma datë 03 Shkurt 2003 - 10:19:

Paksa shume i gjere ky kuptimi per jeten.Ta marresh nga pikepamja biologjike eshte thjeshte nje percaktim genetik qe te duhet te percosh nga brezi paraardhes ne ate pasardhes vazhdimesine e qenies se gjalle.Kjo s'ka asnje te keqe deri ne ate pike kur ti si qenie njerezore nuk ia hap dot hapesiren ketij percaktimi dhe ti futesh interesat e tua personale,tashme te shumellojta.....nese jane te tilla,apo dhe qofte nje ide te vetme sic eshte dashuria,meqe eshte ne shume raste shtysa kryesore per ta quajtur jeten te bukur apo te shemtuar......mendimi im se cfare do te ishte kuptimi i jetes eshte paksa i mjegulluar nga deshirat apo interesat e mia,por ajo qe ndoshta duhej te thonim ne kete teme do te ishte me shume nese e kemi arritur ti japim jetes sone ate kuptim qe per ne personalisht do te kishte vlere dhe per kete fakt mua me duhet te ngre supet si femijet e vegjel kur s'dine te thone gje te sakte...............


Postuar nga Fajtori datë 03 Shkurt 2003 - 11:01:

Nuk mendoj se jeta ka nje kuptim qe kur lind. Kuptimin e saj e gjejme rruges. Fundi i fundit njeriu eshte nje kafshe si gjithe te tjerat. Nje dite do lindi, dhe nje dite do te vdesi. Shenja qe leme ne kete bote jane dy. Femijet dhe puna. Mendoj se keto jane kuptimi i vertete i nje jete. Sipas meje nje jete e jetuar per vehte eshte goxha pa kuptim. Deri tani po flas nga pikepamja jone si njerez, dhe do vazhdoj dhe pak rrjeshta keshtu.
Mendoj se ajo qe mbetet nga kjo jete per vehten tone jane emocionet. Dashuria, ...te dish te dashurosh. Ne fund kur te plakemi do bejme llogarite dhe do na vije keq nese pasardhesit dine me shume se ne te ndjejne. Prandaj jeta duhet konsumuar tani, sa jemi te rinj. Te dashurojme pa pengje ne zemer, te mos humbasim vitet ne kthinat e jetes, te dalim prej tyre. Tek nen-forumi i letrareve te rinj gjendet nje poezi me titull "Ngadale Vdes...". Ajo e shpreh tamam forcen qe njeriu duhet te kete ne jete.

E tani po flas nga pikepamja abstrakte. Jeta nuk ka ardhur nga ndonje dore e vecante. Ka lindur dhe eshte zhvilluar sepse ka gjetur ambjente te pershtatshme tokesore. Ajo qe me tremb eshte fakti se jeta (ajo njerezore) nuk po arrin te respektoje me ambjentin nga ka dale. Bile mund te them se nuk respekton as veten e saj, perderisa pas disa javesh nje vend i vdekur per buke do sulmohet me bomba inteligjente. Ndonjehere me duket se po jetojme ne nje kohe paradoksale. Dhe me e bukura eshte se arrij ti dalloj eventet qe me vone do na duken paradoksale. Eshte si puna jone qe sot gjykojme qesharake menyren e jeteses se atyre ne mesjete. Dhe jo sepse mungonte teknologjia, por sepse nuk arrihej te dilej nga vorbulla e mentalitetit te atehershem. Ashtu edhe shume prej nesh sot zhyten ne frenezine e jetes se perditshme dhe harrojne te ndalojne nje cast per te menduar seriozisht per keto rrjeshta.

Po ju jap nje shembull paradoksaliteti. Po e jap te pa-anshem. Ne nje emision televiziv italian ishte marre me kamera amatoriale nje ngjarje ne tren. Krahu i djathte i Roberto Bossit (Lega Nord, partia extreme e djathte qe eshte ne pushtet me Berluskonin) ishte ne nje kabine treni. Ne kabine hyn nje vajze me ngjyre. Ky i thote "Cohu". Vajza e pyet "Pse". Pergjigjia ishte "Po pastroj vendin tim, nuk dua te me rrish ne kabine". Fillon nje zhurme e madhe. Vajza ishte si e frikesuar por bente llafe. Mblidhen njerez per te pare ngjarjen, por asnjeri nuk flet. Politikani i njohur ishte me gruan. Debati vazhdon, jo pse, jo sepse. Vajzaa qendronte ne kembe tek dera. Gruaja e politikanit nxjerr nje spry Glassex dhe fillon te sprucoje ku ishte ulur vajza dhe e pastronte me nje facolete letre...

E pra partia ku racisti ben pjese eshte ne pushtet. Kryetari i saj eshte minister dhe politikani ne fjale shok i tij. Aktualisht politikani vazhdon jeten e tij si me pare, duke predikuar racizem. Asnje aksion legal nuk eshte ndermarre qe ai person te futet ne burg per thyerje te kushtetutes. Ja pra, ky eshte nje rast qe mendoj se kur ta shikoj me femijet e mi do me duket paradoksal. Bile e dini si? Ashtu sic ndihen prindet tane qe na lane nje Shqiperi te shkaterruar, u vjen turp.

Pershendetje dhe me falni qe dola nga tema por mendimet kur me vijnen uk i perqendroj dot ne nje kanal.

P.s. Kjo teme eshte e lidhur detyrimisht me vdekjen. Te gjithe do vdesim, por mos u merzisni. Tani jemi gjalle dhe kemi ne dore te shijojme cdo gje te jetes.


Postuar nga Ami- datë 03 Shkurt 2003 - 11:11:

Jam dakort me mjellmen kur permend mjegullen ne nje argument te tille.
Jeta jone eshte plot te papritura, kjo gje e ben ate emocionale dhe te paqendrueshme. Eshte e ndertuara mbi enderra dhe kjo na con ne lufte te vazhdueshme me realitetin, pasi ne perpiqemi te ndjekim enderren tone e cila duke luftuar realitetin here triumfon dhe here pershtatet me te. Jeta e njeriut nuk percaktohet prej tij por prej nje sere gjerash ndaj edhe per te nuk mund te jepet nje mendim i sakte. Varet nga shume nga gjurma qe kerkon te lere nje njeri ne jete, nga menyra se si e koncepton ai realizimin e vet. Disa e percaktuan jeten si nje rruge nga barku i nenes tek arkivoli, ndoshta kane harruar se kjo rruge permban ne vetvehte shume ideale, enderra, pune, perpjekje, fitore, zhgenjime, dhe dorezime.
Mendoj se dikush ia ka vlejtur te jetoje atehere kur le gjurme per mire tek brezat njerezore. Njerezit me te medhej mendoj une jana ata qe e ndryshojne realitetin ne te mire te njerezimit. Gjurmet e tyre ndiqen nga te gjithe dhe jeta e tyre analizohet deri ne detaje. Pra ata ia kane arritur qellimit te tyre ne jete, ne saje te tyre njerezimi eshte permiresuar, dhe ata kane dale fitimtare kundrejt realitetit dhe rregullave te ngurta qe ai mbart.
Figura te tilla jane shembuj per njerezimin dhe mendoj se njerez te tille nuk kane patur kohe ndonjehere te mendojne se c'eshte jeta sepse jane perpjekur ne cdo kohe ta ndryshojne ate. Ata nuk kane jetuar per vete por edhe per te tjeret.


Postuar nga Klodel datë 03 Shkurt 2003 - 20:02:

e hapa kete teme pasi e di qe secili ka shume mendime dhe kendveshtrime te ndryshme, te cilat e bejne edhe me interesante kete teme nese shkembehen.

Kohet e fundit kam menduar shume rreth kesaj teme per shkak te disa gjerave qe kane ndodhur ne jeten time dhe kuptimin e jetes sime mund ta pershkruaj me disa rreshta:

Te dua sikur te mos jem lenduar asnjehere ne jete
te sakrifikoj per hir te dickaje me te larte
te jem mbeshtetje per ata qe kane nevoje
te jem ngushellim per ata qe vuajne
te jem dikush tek e cila kane besim te gjithe
te ndryshoj jetet e personave te mi me te afert ( per mire )
te punoj sikur te mos kem nevoje per para
te bej gjerat qe dua te bej dhe qe me falin kenaqesi
te jetoj jeten time sikur te isha ne parajse
te perjetoj cdo moment sikur te ishte i fundit dhe dhurata ime me e bukur,
te mos trishtohem edhe kur gjerat nuk me ecin ashtu sic duhet
te mos dorezohem kurre per te ndjekur endrrat e mia
te ruaj ate me te bukuren qe kam ne boten time edhe kur ambjenti nuk e krijon mundesine.
ti shikoj vuajtjet si e vetmja menyre per te vleresuar gjithshka qe me jepet apo falet dhe per te zbuluar ate me te miren ne vetveten time.

do doja qe vete jeta ime te ishte pasqyre e shpirtit tim dhe te lija gjurme ne jetet e njerezve qe takoj.


Postuar nga Klodel datë 03 Shkurt 2003 - 20:24:

flm per komplimetin por nuk besoj se i afrohem. Nene Tereza eshte per mua nje yll polar qe me ndricon rrugen e jetes pasi te dish te japesh me shpirt eshte virtuti me i larte.
ndersa ne jeten profesionale yll polar kam HAVELIN ( e njeh se kush eshte ? )
pershendetje analistja


Postuar nga Ezida datë 05 Shkurt 2003 - 11:32:

Cfare eshte jeta?

Jeta per mua eshte nje lufte,tek e cila njerzit qe jane pesimiste jane te mundurit dhe me te dobtit.Do te jetosh?Meso te luftosh kunder dhimbjes,vuajtjeve,trishtimit...


Postuar nga Endri datë 06 Shkurt 2003 - 09:01:

Per mua jeta eshte nje faze qe cdo njeri kalon.
Para se te vdes dua te shikoj mbrapa dhe te them se c'kam arritur ne kete jete, cfare te mirash kam bere, etj

Mos ki frik nga vdekja ajo eshte nje proçes qe cdo njeri do e kaloj mos sot a neser, ne te gjithe do ikim shiko mbrapa dhe mendo se si e ke shfrytezuar ti ate kohe.


Postuar nga Ersa datë 07 Shkurt 2003 - 04:49:

Une e dua jeten............

Jeta! Brenda saj labirinthe te shumta qe gjithkush nga ne i shtyre nga ligji i ekzistences ecen brenda tyre dhe sheh aty merr pjese ne gezimet qe sjell ajo, buzeqesh, dashuron, ndjen kenaqesi, por derdh edhe lot, urren, ndjen meri.
Secondat behen minuta, minutat ore, oret dite, e keshtu me rradhe iken edhe nje vit. Atehere kuptojne se koha iken, flutoron e bashke me te edhe dite nag jeta jone. Mundohemi ne te kapemi pas cdo sekonde, e ta shtrengojme forte. Nuk ka rendesi neqoftese eshte e lumtur apo e trishtuar, nuk ka rendesi nese na ben te buzeqeshim apo te derdhim lot, mjafton vetem qe eshte nje sekonde e jetes tone.
Te jetosh do te thote te marresh fryme thelle brenda veten e diku aty ne nje nga skutat e shpirtit tend te gjesh dicka qe te ben te ecesh perpara. Shume here urrejme veten e bashke me te edhe jeten, duke harruar qe ajo eshte nje dhurate e cmuar qe te dhurohet vetem njehere. Eshte veshtire te vleresosh kete dhurate, por, pastaj kur nje fije floku te ndan nga jeta e kupton se sa me vlere eshte ajo.
Shume here duke ecur ne labirintet e saj, godasim mure qe na shkaktojne dhimbje e vuajtje. Disa here te tjera, godasim mure qe na bejne te lumtur dhe per nje cast na duket sikur kapim qiellin me dore. E ne fund disa prej nesh kuptojne qe jeten duhet ta marresh ashtu si te vjen.
C'do dhimbje apo fatkeqesi eshte nje prove dhe fakt, mbi te cilat nje njeri ngre themelet e lumturise. Jane keto dhimbje qe e bejne ate te vleresoj momentet e lumtura edhe te kuptoj qe ne fund te fundit jeta eshte e bukur dhe se c'do surprize qe vjen me te duhet vleresuar si do qe te jete ajo.
E pra, ashtu si edhe gjithe te tjeret edhe une e dua jeten me te mirat e te keqiat e saj dhe dua ta jetoj ate duke pasur ne mendje se pas bores, shiut, fortunes gjithmone del dielli e duke te prekur e ledhatuar me nje nga rrezet e tij te arta te ben perseri te lumture duke te thene: "Cohu dhe jeto jeten tende o njeri!"


Ersa!


Postuar nga xeni datë 10 Shkurt 2003 - 19:33:

Thumbs up qeshte jeta

JETA ESHTE RAST-SHFRYTEZOJE
JETA ESHTE SFIDE-SFIDOJE
JETA ESHTE DASHURI-SHIJOJE
JETA ESHTE SHPRESË-MERITOJE...........


Postuar nga Anton datë 18 Shkurt 2003 - 11:11:

Cili eshte kuptimi i jetes?

Pershendetje analistes!

Tema qe keni hapur me duket shume interesante, megjithate desha te thoja se kjo teme eshte shume e larmishme dhe mendimet qe jane shprehur deri tani nuk mund te permblidhen ose me mire nuk identifikohen te gjitha ne kete teme.Nuk jam kurkush per te gjykuar, por kam prshtypjen se nje pjese e mire e personave e lidhin kete teme vetem ne aspektin e dashurise klasike dhe jo ne kuptimin e pergjithshem te jetes.Une mendoj se jeta ose c'do aspekt i saj eshte ne radhe te pare ceshtje ekuilibri.Nga momenti qe fillon te njihet me jeten, deri ne fund te jetes njeriu eshte si puna e nje udhetari, i cili mund te gjykoje per ato qe ka pare dhe nga eksperiencat qe ka jatuar, por nuk mund te gjykoje per ate se c'ka e pret ne vazhdimin e udhetimit.Pra jeta eshte shume komplekse.Megjithate fatmiresisht njeriu mund te mesoje nga eksperenciat e te tjereve, dhe ne nje fare menyre ai vete behet deri ne nje fare mase projektusi i jetes se vet.Pra idea ime eshte qe njeriu duhet te gjeje balancat pra ekuilibrin ndermjet ekzistences fizike dhe ndergjegjes.Pikerisht eshte koshienca ajo qe na diferencon nga krijesat e tjera fizike.Logjika eshte elementi kryesor qe ndikon ne marjen e vendimeve, por shpeshhere zemra ose me mire "l'etat d'ame"eshte elementi tjeter fondamental i cili eshte me i veshtire per tu kontrolluar, eshte pra kjo gjendja shpirterore qe prish balancat.E pra ai qe arrin ti manaxhoje ne menyre te ekuilibruar keto dy elemente, arrin ti japi pergjigjje deri ne njefare shkalle pyetjes "c'eshte jeta ose kuptimi i saj" Pres mendimin tuaj per kete ceshtje dhe shpresoj sadopak t'ju kem percjellur ide te dobishme.


Postuar nga Klodel datë 18 Shkurt 2003 - 18:22:

pershendetje Anton,
flm per mendimet e tua, jane interesante. e bukura e kesaj teme eshte pikerisht ajo qe eshte shume e veshtire te mbledhesh kuptimin e jetes ne pak fjale dhe secili ka kendveshtrime dhe mendime te ndryshme dhe kjo e ben te larmishme. mendoj qe jetet e secilit prej nesh jane si atomet qe mund te levizin lirshem ne hapesire por gjithsesi i nenshtrohen nje ligji qe i drejton.

Ligji i natyres eshte qe lind dhe nje dite do vdesesh. por cfare eshte ajo midis ketyre dy momenteve?
ndoshta per te nxitur pak diskutimin do shtroja nje pyetje, cili ishte qellimi qe erdhem ne kete bote, cfare kuptimi ka jeta jone midis lindjes dhe vdekjes, pse perpiqemi te jemi mire, te gezohemi te jemi te lumtur kur vdesim nje dite dhe ska rendesi me si jemi sjelle apo cfare kemi bere ??
a ka jeta nje kuptim me te thelle sesa thjesht te maresh fryme, te ushqehesh, te plotesosh nevojat biologjike?

si mendoni????


Postuar nga xeni datë 18 Shkurt 2003 - 19:11:

ANALISTES

Pershendetje Analiste
Je futur(JEMI FUTUR),ne nje temë qe janë munduar ta shtjellojnë Kokat me te mdha te qenjes njerzore dhe kanë tentuar ta spjegojnë dhe orientojnë njerzimin ne baze te asaj Filozofije qe ata e kanë menduar,krijuar zhvilluar dhe mbeshtetur pra qe nga Platoni,Aristoteli.......Buda......................Marksi.... dhe deri sot dhe skanë mundur ti japin nje pergjigjje te qendrueshme,prandaj me rendesi eshte te jetohet jeta me ndershmeri,humanizem dhe dinjitet dhe te lihen vepra per brezat qe vijnë.Sepse ska spjegim te plotë dhe te gjithanshem.Per kete arsye kemi Ateistet,religjionistet(Islam,kristian,budist etj),materialistet,fatalistet e istet tjerë.
KAQ. SHENDET!!!!!!!!!!!


Postuar nga Klodel datë 18 Shkurt 2003 - 22:32:

mire e the mo Xeni, po pse mos behemi edhe ne cik filozofe. pastaj mua me intereson te di mendimin e forumistave, nuk po perpiqem te gjej ndonje ide pergjithesuese qe ta marrin baze te gjithe. pikerisht se secili nga ne eshte origjinal edhe mendimet jane origjinale, dhe nuk eshte puna qe ata filozofet nuk i kane dhene pergjigje por secili ka patur kendveshtrim tjeter

pershendetje


Postuar nga Anton datë 19 Shkurt 2003 - 04:46:

Cili eshte kuptimi i jetes

Ri-pershendetje analistes!

E dashur bashkatdhetare, me sa shoh ti vazhdon te kerkosh pergjigje absolute duke injoruar kohen.Pergjigje te sakte (uniforme ) nuk ka.Gjithkush ka kendveshtrimin e tij ne lidhje me fenomenet e jetes, dhe gjithkush e kerkon dhe ndoshta e gjen ate tek vetja.C'do jete njerezore eshte nje filozofi me vete.Eshte si puna e asaj gotes te cilen njeri e percakton si gjysem plot, dhe tjetri si gjysem bosh, te dy kane te drejte, secili sipas interpretimit te vet.Megjithate pyetjet qe ti shtron jane me vend.Sigurisht qe qenia njerezore nryshon rrenjesisht me qeniet e tjera biologjike, pra natyrshem del konkluzioni qe njeriu nuk jeton thjesht per tu ushqyer dhe per te riprodhuar.Po per c'fare pra?Perseri do perpiqem te jap pergjigjen time ashtu si e konceptoj une ate.Kursesi te qenit me ndergjegje nuk na jep neve te drejten morale te ndjehemi zot te botes, perkundrazi ne jemi nje hallke (e redesishme) por gjithsesi nje hallke e zinxhirit te jetes ose ekosistemit.Dhe duke u nisur nga ky fakt, nuk mund te kerkojme pergjigjje jashte ketij konteksti.Fatkeqesia e njerezve qendron ne faktin se ata harojne se sa "vulnerable" ata jane.Krijesat e tjera nuk e kane kete problem, ato thjesht drejtohen prej instikteve universale te jetes, por tek njeriu ndryshon puna.Ai eshte ne nje lufte te vazhdueshme me vetveten nga fillimi deri ne fund te jetes, pikerisht per shkak te arsyetimit.Pra eshte perseri dhe gjithmone EKUILIBRI ai qe do te percktoje vazhdueshmerine e jetes dhe qe do ti jape pergjigjjet ne lidhje me misteret e jetes.Megjithate e dashur bashkpatriote, jeta do te ishte me pak interesante ne qofte se nuk do te ekzistonin misteret e saj, apo jo? Thjesht po mar si shembull mardheniet e dy personave te dashuruar. Atyre nuk u intereson aspak te dine "psene" e terheqjes se pa rezistueshme qe kane per njeri-tjetrin, por thjeshte e lene veten te lundroje ne rjedhen e ketij pasioni ose dashurie ose me mire po them ketij misteri.Dhe personalisht mendoj qe kjo eshte dicka normale.Ne qofte se njeri prej partnereve do ta shtynte kuriozitetin me larg se sa duhej ( pra do kerkonte te dinte c'do gje, deri ne detaje teper personale te partnerit) atehere edhe magjia e dashurise qe kane per njeri-tjetrin do te shembej shume shpejt.A do te deshiroje ti te dije c'do gje ne lidhje me te supozuar te dashurin tend? Une personalisht JO.Me duket se dola pak nga tema, por jam pak i lodhur, sidoqofte shpresoj se do te kemi rastin te shkembejme mendimet tona perseri ne te ardhmen.

Si tu veux etre libre, sois captif de l'amour.

Nga Anton, Filadelfia 18 Shkurt 2003


Postuar nga Ana datë 26 Shkurt 2003 - 22:54:

Smile

Per mua pershkrimi me i mire dhe me lakonik qe i behet jetes, eshte poezia e nene Terezes. Jeta eshte edhe lufte, edhe loje, edhe kenaqesi, edhe dhimbje, edhe iluzion edhe arritje. Ndaj duhet luftuar, shijuar, kerkuar, e te tjera.
Bye now


Postuar nga xeni datë 19 Mars 2003 - 13:16:

kuptimi i jetes?

Pikrisht ne saje te asaj se si e kuptojm jeten dallohen edhe njerzit,pra kemi :humanistet,heronjet,kriminelet,avanturieret,shken
ctaret etj,etj por nese jeta kuptohet si tersi elementesh atehere kemi te bejme me njerez te kompletuar.

Mendim imi,apo jo.


Postuar nga xeni datë 25 Mars 2003 - 13:23:

JETA DHE VDEKJA

DIKUSH LIND DHE VDES DHE I NUMROHEN VITET PRA DT.NE MES LINDJES DHE VDEKJES.
DIKUSH LIND DHE JETON POR JETON I VDEKUR
DIKUSH LIND PER TE MOS VDEKUR.

Mendim i vogelsise sime!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


Postuar nga ~Enigme~ datë 24 Shkurt 2006 - 21:38:

Lindim per te jetuar cdo minute dhe cdo sekonde qe te na permbushe brenda ne si individuale ne radhe te pare dhe me tej si pjestare te nje rjeti shoqeror ku ne percaktojme rolin tone social, ku atje perkrahim idealizmat e harmonise sociale, drejtesise dhe arsyes dhe paqes.
Ne si qenie njerzore kemi nje fat (destiny) themelor per disa e shprehur si nje pavdekshmeri ose per disa si nje shdukje ne absulute.....


Postuar nga HERO datë 03 Mars 2006 - 20:26:

E pse duhet jeta te kete kuptim?
E dyta edhe nqs jeta ka kuptim ,kuptimine jetes nuk ka perse ta dime ne,jeta nuk eshte zgjedhje e njeriut,por nje detyrim natyror, mund te vendosesh nje qellim ne jete ,do dukej paksa normale, por te kerkosh per kuptim???????


Postuar nga unforgiven datë 03 Mars 2006 - 20:33:

Jeta eshte si puna e nje makine..qe fillon jeten Brand new..

problemi qendron tek shoferi dhe tek rruget qe do te pershkoje..
ne se eshte shofer i rregullt do ta perdore dhe mirembaje makinen sa te mundet dhe ne vitet e fundit do ta llustrose perdite si per vitrine, ne te kundert do ta perfundoje si garbage..
cdo makine ka nje dite te pare, por ka dhe nje te fundit..


Postuar nga Cindi datë 03 Mars 2006 - 20:54:

Citim:
Po citoj ato që tha unforgiven
Jeta eshte si puna e nje makine..qe fillon jeten Brand new..

problemi qendron tek shoferi dhe tek rruget qe do te pershkoje..
ne se eshte shofer i rregullt do ta perdore dhe mirembaje makinen sa te mundet dhe ne vitet e fundit do ta llustrose perdite si per vitrine, ne te kundert do ta perfundoje si garbage..
cdo makine ka nje dite te pare, por ka dhe nje te fundit..



Me pelqeu kjo e fundit, por kam nje pyetje une.
Po sikur ajo makina BRAND NEW gjate perdorimit te te merzitet dhe te vjen me e hedh ne GARBAGE edhe pse nuk eshte prish, dhe do te blesh nje tjeter te re, cfare mund te ndodhe??????

Si i behet ne kete rast..........


Postuar nga unforgiven datë 03 Mars 2006 - 21:01:

Citim:
Po citoj ato që tha football


Me pelqeu kjo e fundit, por kam nje pyetje une.
Po sikur ajo makina BRAND NEW gjate perdorimit te te merzitet dhe te vjen me e hedh ne GARBAGE edhe pse nuk eshte prish, dhe do te blesh nje tjeter te re, cfare mund te ndodhe??????

Si i behet ne kete rast..........



problemi qendron qe kjo makine eshte shanci dhe fati Yt..eshte ne doren tende si do ta trajtosh ate..Komshiu mund ta kete benc Mercedez e ty te ka rene per fat nje Talbot..por motori i ketij talbotit tend mund te jete shume here me i forte se ai i mercedezit kojshi..Ti si shofere e ke mirembajtur, kojshiut ja dhuroi nena e baba por s'diti me e mbajt vet..tani po i lengon benzi ne oborr..


Postuar nga Cindi datë 03 Mars 2006 - 21:07:

Citim:
Po citoj ato që tha unforgiven


problemi qendron qe kjo makine eshte shanci dhe fati Yt..eshte ne doren tende si do ta trajtosh ate..Komshiu mund ta kete benc Mercedez e ty te ka rene per fat nje Talbot..por motori i ketij talbotit tend mund te jete shume here me i forte se ai i mercedezit kojshi..Ti si shofere e ke mirembajtur, kojshiut ja dhuroi nena e baba por s'diti me e mbajt vet..tani po i lengon benzi ne oborr..



Thanks a lot.

Domethene fatin, zgjuarsine dhe pasurine e tjetrit kurre mos i ki zili.

Jetoje jeten ashtu si te vjen.


Postuar nga Demokrate4ever datë 03 Mars 2006 - 23:55:

po jap dhe une mendimim tim...

Sic e dime jeta eshte e ndare ne etapa qe nga lindja dhe qe perfundon me vdekjen.. Kur jemi te vegjel mendojme per lodrat si te luajme me to dhe ti shfrytezojme sa me shume.. kur rritemi dhe fillojme te hyme tamam ne luften e jetes per ekzistencen dhe qellimin e saj ne plotesimin e nevojave tona.. behemi loder te jetes.. kerkesat rriten dhe c'do dite qe ne jetojme kemi nje deshire enderr,qellim me shume... per nje kuptim te cilin nuk e dime nese mund te jete i mire ose i keq..mgjth arsyja jone e luftes se jetes gjithmone eshte per te mire.Jeten nuk mund ta krahasoja me nje gje te prekshme dhe mjaft te lehte per tu ndertuar dhe shfrytezuar ,ose dhe shkaterruar nese do mungonte pakenaqesia e saj. Jeta eshte si shpirti ose era qe ju can feel it ,but you can't touch it.. .. DY mund te jene gjerat te cilat kane kuptim gjithmone ne jete dhe mbas saj PUNA.. dhe FEMIJA ..Per te paren s'mund te jem shume e sigurte ,sepse ka nga ata njerez te cilet kane bere veten padrone te punes se tjetrit..me shprehjen UNE JAM DHE ASKUSH TJETER..po kjo eshte nje gje e bere me qellim injorant! Nejse..Kuptimin e jetes mund ta dime diten qe endrrat ,deshirat dhe qellimet vdesin. Jeta eshte choose jo change!


Postuar nga Prespa datë 04 Mars 2006 - 15:21:

Jeta e nje njeriu qe nuk ka nje qellim, gjithashtu nuk ka dhe nje kuptim. www.plus2radio.com.al


Postuar nga dhoma666 datë 30 Janar 2007 - 15:12:

jeta,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,???????????????

eshte e vetmja menyre per te kuptuar qe nuk eshte asgje ,,,,,,,,,,,,,


Postuar nga leopardi datë 30 Janar 2007 - 15:48:

 

Nje cikel natyral ...

 

 


Postuar nga genuine datë 08 Mars 2007 - 16:06:

kuptimi i jetes ka mundesi te jete ajo cfare ka kuptim per ty ne jete


Postuar nga aquila datë 27 Korrik 2007 - 00:59:

Filozofia e ime jetes eshte , qe te jetosh gjithmon i dashuruar mbas nje objektivi qe te duket i pa aritshem.
Ketu mer dhe kuptimin shprehja, qe jeta eshte lufte.

Perndryshe do te merte kuptimin, si jeta e atij injorantit qe ha nje cope buke per te bere nje cop m...t. (kerkoj ndjese per shprehjen)

Mos te harojme, se jemi denuar me vdekje qe kur kemi lindur.


Postuar nga aquila datë 27 Korrik 2007 - 01:27:

"Bukuri qe te vrete".

Aparenca e bukur te kenaq syrin, por shpesh te plagos shpirtin.
Bukuria ne aparence nje dite do te zvenitet, kurse ajo shpirterorja do te mbijetoje nder te gjitha koherat.
_____________________________________
Pres komente nga te dashurit forumist.
Ju falenderoj te gjitheve -Aquila-

 

 

                                         ~  Nuk e di  se  cje  engjell  apo  djall,  por  di  qe  jam  robi  i  yt.~


Postuar nga RIP Gibbs datë 27 Korrik 2007 - 01:29:

...

...kuptimi i jetes eshte vdekja...


Postuar nga bleta punetore datë 27 Korrik 2007 - 01:38:

Re: Re: Re: ...

Citim:
Po citoj ato që tha psikonova
...me mire keshtu te kam dergu nje puthje miqesore por se ke pa.....sa keq eee

kuptimi i jetes jane puthjet miqesore!


Postuar nga arbri2008 datë 12 Tetor 2007 - 20:46:

o njerez

Ne pergjithesi shfaqjet e dobesise njerezore zhvillohen ne frazat te cilat percjellin nje vibrim patetik por edhe te detyrueshem te atyre limiteve dhe skarsiteteve te mendjes sone e cila na detyron te mendojme per egzistencen e nje qellimi e nje kuptimi te jetes.Per egzistencen e absolutes apo relatives.Keshtu qe kete teme do e konsideroja me keqardhje e dyshimte.Cdo gje qe njohim duhet ta konsiderojme si limit i asaj qe jemi.Dhe ajo qe jemi eshte kuptimi i simbologjise qe na limiton.Ajo qe jemi eshte i vetmi kuptim i jetes.


Postuar nga freespirit datë 15 Tetor 2007 - 05:52:

Pershendetje analiste!
Qellimi i jetes them une eshte mbijetesa, perpjekja per te vaxhduar jeten qe te mos humbase raca humane, kuptimi i jetes duhet te jete ajo cka ne bejme per te arritur qellimi tone. Meqe cdo gje qe ne bejme ka pasojat e veta qofte te mira qofte te keqia ateher pikerisht aktet dhe bemat e secilit prej nesh perbejne kuptimin e jetes per secilin nga ne. Secili nga ne ka nje fat dhe ai na dikton zgjedhjet qe na jepen ne jete. Nuk shpetojme dot prej tij prandaj ne vend qe ta luftojme sepse eshte humbje kohe bejme mire ta pranojme dhe te mundohemi ti sherbejme sa me mire qellimit kryesore te jetes. ME pelqeu analagjia e bere nga unforggiven dhe mendoj se eshte me vend.


Postuar nga briseide datë 16 Tetor 2007 - 00:54:

Kuptimi i jetes ? Ai qe i japim ne.
Dhe kuptohet kur ke arritur,ndertuar,krijuar ate qe ,e programuar ose jo,te ngroh shpirtin!


Postuar nga kotka datë 16 Tetor 2007 - 01:00:

Kuptimi i jetes eshte kur je i ndergjegjshem, qe nje dite linde per te vdekur nje dite tjeter...dhe kjo dite mund te jete tani, neser ose edhe mbas 50 vjetesh a me shume, varet nga kujtesa e Zotit, kur do te te kujtoje ai ty.

Kur pergatitesh qe mund te vdesesh edhe tani ne kete moment, jeta te duket me e bukur.


Postuar nga RAIMONDI datë 28 Tetor 2007 - 02:59:

Ne planin Personal kuptimi i jetes eshte----:

--                Dashuria dhe Miqesia  :----qe te japin ---Lumturi---Brenda familjes dhe Jashte saj

Por njeriu eshte nje Qenje Shoqerore qe eshte produkt i HISTORISE se vendit te tij ndaj.....

Ne  planin  SHOQEROR---------kuptimi i jetes eshte--;---Permbushja e detyres ndaj

ATDHEUT te cilit i perket-------ky eshte dhe deduxion i Emanuel Kant te cilin e ka ne themel shoqeria e sotme Moderne


Postuar nga LUCIFERO datë 11 Shkurt 2008 - 23:21:

Tërësia e parimeve, e zakoneve ose e kërkesave vetjake e shoqërore që rregullojnë jetën e një njeriu a të një shoqërie.


Postuar nga albadimix datë 25 Mars 2008 - 23:16:

Jeta

Jeta eshte nje krimtari te cilen njeriu vet e nderton dhe kalon neper disa etapa.
Jeta ka batica dhe zbatica të shumta te cilet njeriu i perballon.
Cdo njeri mundoet qe jeta e tijë të jet shum e mirë.
Dje njeriu vet ia kthen kahjen jetës të cilën kahje e mer jeta duet të jet mirë sepse njeriu duet ta jetoj jetën për arsye të shumta:
Gjëja që më shtyn mua të jetoj eshte qe ta arrij5 të vetmin qellim ne jete e ai eshte0 "Arsimi".

Prandaj shkrimtari ynë i madh Faik Konica ka thene:

Gjeniun e nderton puna......


Postuar nga albadimix datë 26 Mars 2008 - 01:07:

jeta

definimi i jetes me i sakt i jetes cili eshte


Postuar nga albadimix datë 26 Mars 2008 - 19:58:

Jeta dhe Vdekja

Vdekja eshte fundi i nje oqeani. cdo gje qe ke kaluar ne jete mbaron ne momentin kur jeta fundoset ne nje oqen te thelle e pa kthim qe nuk del dot me dhe nuk ka mundesi askush te nxjerre.....


Postuar nga sjara datë 03 Maj 2008 - 23:56:

Jeta

Nje fragment qe duhet jetuar
Nje fitore apo humbje pafund


Postuar nga dodgy datë 04 Maj 2008 - 15:36:

Re: Cili eshte kuptimi i jetes?

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
Do doja qe te dija si mendoni cili eshte kuptimi i vertete i jetes?
Si shpjegohen gjerat qe na ndodhin dhe cili eshte kuptimi i vuajtjeve edhe kur nuk i bejme keq askujt?


droge sex gjum.haha


Postuar nga Katilesha datë 06 Maj 2008 - 21:24:

Arrow

Sipas nje rregullsie te caktuar ( hyjnore ndoshta) ne jemi krijuar deri diku per nje qellim te caktuar. Te gjithe ne i sherbejme jetes dhe ajo na sherben ne per te permbushur qellimet tona duke shkuar keshtu drejt formulimit per kuptimsine e saj.Dhe mendoj se si qenie njerezore, qellimi yne primar eshte adaptimi me komunitetin ku bejme pjese , ne menyre qe te jetojme ne nje unitet te se teres , qe eshte ne thelb fomrma e persosmerise. Kuptimi i jetes eshte nje "koncept" qe formulohet, riformulohet, degradon , rigjenerihet apo ndertohet ne varesi te perceptimit te gjithsecilit  prej nesh. Une mendoj se kuptimi i jetes eshte patjeter tek "pushteti" yne per te risjellur veten brez pas brezi , per t'u realizuar dhe permbushur intelektualisht dhe profesonalisht ,por mbi te gjitha nje kuptim mund te jete edhe lenia e nje emri te mire ,te nderuar  dhe te respektuar edhe atehere kur ti te jesh 7 pashe nen dhe. Kuptimi per jeten eshte shume relativ dhe varet,ndoshta edhe nga qellimi i perkohshem i individit qe mund te ktehet ne "kuptim".

Nuke di perse por une kupimin perj eten do ta = ( deri ne nje fare pike) me sensin komunitar per te cilin fliste Adler.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.