| Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Futboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=13)
-- Shqiperi-hollande (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14467)
Shqiperi-hollande
eshte nje ndeshje shume e pritur dhe mendohet se do te jete shume e forte, jepni opinionin tuaj per kete ndeshje qe do te luhet paspakditesh.
Nuk shpresoj shume
Deshira per fitore eshte e madhe por mundesite dhe kapacitetet e skuadres sone jane te vogla per nje perballje me tulipanet.Impenjimi i tulipaneve do te jete i madh dhe keshtu ata do te dalin te fituar nga Shqiperia.Shume pak shpresa kam per nje barazim.Megjithate i uroj ekipit tone kombetar nje rezultat pozitiv me dutchmen-et!
Mbreme jam kenaqur me golat qe shenuan turqit kunder monarkove te Greqise.Greket ne pjesen e dyte u kthyen ne zvarraniker,me njefjale u rane breket ne fushe.Tifozet greke si pisanjoze qe jane gjate gjithe zhvillimit te ndeshjes hodhen gjithfarelloj sendesh ne fushe,por turqit as qe e rruajten nga kjo shfaqje antisportive e nacionalisteve greke.Ju futen kater gola duke ju thene i mbafshi me shendet.Kjo eshte Turqia,superiore karshi jush edhe ne futboll.Monarkove te terbuar nuk ju ngeli me gje tjeter vetem te fishkellenin lojtaret e tyre ne stadiumin e Pireut.Nuk kam ndonje simpati per Turqine,sepse ajo eshte shkaktarja kryesore e vuajtjeve dhe prapambetjes se vendit tone,por keta monarkot kane qene jane dhe do te jene te felliqur sa te jete jeta mbi toke.
ka ndonje site qe e jep online?
Ketu vjen ere konflikt interesash 
mire e the konflict interesash ....hollandeze me ato shqiptare
Rrenje e dhemballe me Hollanden

vitrinat.com mund ta shikosh online
pjesa e pare e nedshjes
Shqiperi-Holland O-O
Nje gol i anulluar.
Auto-gol,me mire
Nejse,shohim ca do behet ne pjesen e dyte.Sonte jam ne dileme tifozlleku 
Ja dhe goli i mohuar
Gooooooooooool.
EHHH ANGLEZ DERRI DERIT.. ISHTE GOL QEN BIR QENI.. ISHTE GOL
http://shqiperia.tv/web/?Shqip_Live_TV/BBF
shifeni ketu ndeshjen
Do fitojme, do fitojme.

Po Autogol o patriote
...do fitojme Agata
: a do fitoni

se mbjane dot 90 min se jane ushqyer me margarine te vegjel.
ehhhhhhh
Cest la vie :o...une po votoj ne sondazh tani se kisha harruar e qenkam akoma ne kohe 
Sa keq, po pse nuk kemi fat, qe te gezohemi edhe ne pak!!!

Humbem
Shqiperi-holland 0-1
Nuk mundëm të krijonim një tjetër mbrëmje të madhe, edhe pse dhamë gjithçka. Një humbje e pamerituar. Barazimi ishte më i drejtë. “Ne luajtëm shumë mirë nga pikëpamja taktike dhe luftarake. Më erdhi keq për humbjen”, - tha trajneri Oto Bariç, në fund të ndeshjes. “Nuk e kuptoj se përse u anulua goli”.
Një ndëshkim që erdhi atëherë kur të gjithë ne prisnim të merrnim rezultatin e pestë rresht pozitiv dhe barazimin e katërt në tetë takimet. Fitorja minimale e Marko Van Bastenit (gati në ekstazë kur Rud Van Nistelroi në minutën e 91) nuk ishter produkt i lojës së yjeve të tij, por ashtu si në Amsterdam një vit më parë, me ndihmën e arbitrit. Nëse izraeliti Aron Jefet në ndeshjen e parë kundër “tulipanëve” nuk dha të paktën tri penallti të pastra, anglezi Rili, në takimin e dytë kundër tyre, anuloi një gol krejtësisht të rregullt të shënuar nga mbrojtësi Mario Melshiot në portën e tij, në fund të pjesës së parë. Gjithsesi kjo mund të quhet një tjetër gafë e tij
“Nuk është rezultat i merituar, pasi Shqipëria luajti shumë mirë përballë një kundërshtari të madh. Shqipëria krijoi shumë raste”, - pohoi Bogdani, pas përfundimit të takimit. “Barazimi ishte më i drejtë. Shqipërisë nuk i mungoi asgjë”.
Një pjesë e parë e madhe e ndërtuar me zgjuarsi nga tekniku i Shqipërisë, Oto Bariç dhe e ekzekutuar në mënyrë perfekte nga të të gjithë lojtarët. Kronika flet tërësisht për kuqezinjtë. Nga minuta e parë, kur luajtëm topin e parë. Duro merr faullin e parë, ndërsa në minutën e 7-të, Shqipëria ishte pranë golit, kur Bogdani goditi fuqishëm një top brenda zonës të vogël, që u përplas në trupin e Andre Oter. Në fushë fillojnë të shfaqen dulet e para: Kristi Vangjeli- Robin Van Persi, Debatik Curri- Rud Van Nistelroi dhe Lorik Cana-Uesli Shnajder. Mbrojtësi i Arisit të Selanikut, Vangjeli, një nga më të mirët në fushë, doli fitues nga sulmuesit të Arsenalit, Robin Van Persi.
Në minutën e 26-të Duro tmerron të gjithë tifozët holandezë kur qeth shtyllën pingule. Në të 40’ është radha e Bogdanit që rrezikoi portën e Van Der Sarit. Kulmi i pjesës së parë ishte goli i anuluar me të padrejtë nga gjyqtari anglez Rili, kur mbrojtësi Mario Melshiot në tentativë për të larguar topin shënoi me kokë një autogol. Por, anglezi thotë jo. Në mënyrë të padrejtë Aq sa Oto Bariç në përfundim të pjesës së parë, protestoi ashpër ndaj qyqtarit anglez.
Pjesa e dytë nisi me Alban Bushin në vend të Kapllanit, i cili nuk shfaqi asgjë nga reporteri i tij. Në të 69’ Duro i lë vendin Haxhit. Loja merr të të tjera ngjyra. Rrezikojmë më shumë, jemi më afër portës. Por, Cana, në një mbrëmje shumë të lodhshme dhe nervoze, ndoshta dhe nga mbulimi i rreptë i Shnajderit humbi logjikën dhe në të 87’ ndëshkohet me karton të kuq. I panevojshëm. Një gjest i tepruar i mesfushori të Marsejës ndaj Van Nistelroi. Si për të ndjellë minutën fatale 91. Golin e Holandës. Atëherë kur të gjithë prisnin fishkëllimën e anglezit Rili. Xhon Van Bronkost rrëmbeu një top në të majtë të sulmit të holandezëve, kaloi Dallkun, u fut në zonë duke i dhënë një pas të artë Rud Van Nistelroit, që midis Dedes dhe Currit lëshoi diagonalisht topin drejt portës, për të thyer pas katër ndeshjes Arjan Beqaj, i cili ishte në një tjetër ditë të mirë.
albaniasport
Fitorja e hollandezeve dhe gjykimet e padrejta te arbitrit anglez ishin te pamerituara. Ne ndeshje kombetarja jone u perfaqesua denjesisht dhe jam e bindur qe kjo ka surprizuar te gjithe...
Nuk di se sa qorr i kane bere syte ata te UEFA-s po anullimi i golit, mbyllja e ndeshjes para kohe apo shtirja e zezakut sikur gjoja u demtua ishin deshmi qe pervec kuq e zinjve te gjithe ishin kundra fitores sone...
Per mua kjo ndeshje ishte nje ndeshje surprize dhe e mbushur me shume emocion...
THNX BARIC
Citim:
Po citoj ato që tha varka
se mbjane dot 90 min se jane ushqyer me margarine te vegjel.
ehhhhhhh

Ne votimin tim ja i dhashe fitoren tulipaneve,sepse e di qe ne ''te djegurit'' ne fund hame golin.Ndeshjen e pashe me disa miq.Atyre ju kam thene keshtu:''Ja kam shume friken ujkut Rud van Nisterloi dhe ai na i beri gjemen.Gjate 90'-ve ai nuk kapi top; qendroi si nje hije ne fushe dhe ne fund na ndeshkoi.Mendoj qe perplasja ose me mire grindja ne fund na shkaktoi humbjen.Ishte teper e panevojeshme sepse na ndeshkoi me karton te kuq,me 5' shtese te cilat tulipanet me eksperiencen e tyre te madhe diten t'i shfrytezojne ne favor te tyre.Ndoshta ka qene e qellimeshme dhe provokuese nderhyrja e R van Nisterloit.Nje karton i verdhe nuk ish asgje per te.Kokethati anglez u tregua shume i padrejte karshi djemve te perfaqesueses sone.Por c't'i besh.Kur je i vogel nuk ke fuqi per asgje.Djemte tane u perpoqen per me te miren por ......aq eshte mundesia.Une do ta quaj nje ecje perpara ndeshjet e kombetares sone.Dikur shqiptaret luanin me frike duke u mbledhur tek zona e rreptesise e duke u mundur nga 8-0.Ishin gjithmone te trembur e inferiore kaeshi kundershtareve,ndersa tani nuk jane te till,pavaresisht se buka me margarine i ka lene si te djegur nga zjarret e komunizmit.
Futbolli hollandez me ka lene mbresa qe ne kampionatin boteror e vitit 1974 te zhvilluar ne Gjermani.Qe nga ajo kohe jam tifoz i tulipaneve,por karshi kombetares sone deshiroja mposhtjen e tyre.
PS: ne shkrimin e djeshem e kam pasur fjalen per ndeshjen e pare midis Gerqise dhe Turqise.Pashe ritransmetimin e saj.
Rendesi ka qe luajtem bukur ,pa humbem a fituam pak rendesi ka ,tani te vjen pak(si shume ) inat qe na anulluan golin po futbolli i ka keto.Sa gola ju kane anullu anglezeve ohhhhuuu s'mbahen mend
.
Po kete skenen e forte a e pate(shiko foton) kur trajneri portugalise Scolari ja rras me grusht lojtarit serb ne fund te lojes.Shyqyr qe se beri ndonji trajner shqiptar se do na kishte turperuar.
Po ndeshjen Itali - France momentin qe ekzkutohej himni francez e mbani mend,i degjuat si ja benin tifozat italiane uuuuuuu uhuuuuuu(shume pa edukate hë) ,ne te tilla raste sikur duartrokitet, shume per te qeshur,me lot biles
.
Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Ne votimin tim ja i dhashe fitoren tulipaneve,sepse e di qe ne ''te djegurit'' ne fund hame golin.Ndeshjen e pashe me disa miq.Atyre ju kam thene keshtu:''Ja kam shume friken ujkut Rud van Nisterloi dhe ai na i beri gjemen.Gjate 90'-ve ai nuk kapi top; qendroi si nje hije ne fushe dhe ne fund na ndeshkoi.Mendoj qe perplasja ose me mire grindja ne fund na shkaktoi humbjen.Ishte teper e panevojeshme sepse na ndeshkoi me karton te kuq,me 5' shtese te cilat tulipanet me eksperiencen e tyre te madhe diten t'i shfrytezojne ne favor te tyre.Ndoshta ka qene e qellimeshme dhe provokuese nderhyrja e R van Nisterloit.Nje karton i verdhe nuk ish asgje per te.Kokethati anglez u tregua shume i padrejte karshi djemve te perfaqesueses sone.Por c't'i besh.Kur je i vogel nuk ke fuqi per asgje.Djemte tane u perpoqen per me te miren por ......aq eshte mundesia.Une do ta quaj nje ecje perpara ndeshjet e kombetares sone.Dikur shqiptaret luanin me frike duke u mbledhur tek zona e rreptesise e duke u mundur nga 8-0.Ishin gjithmone te trembur e inferiore kaeshi kundershtareve,ndersa tani nuk jane te till,pavaresisht se buka me margarine i ka lene si te djegur nga zjarret e komunizmit.
Futbolli hollandez me ka lene mbresa qe ne kampionatin boteror e vitit 1974 te zhvilluar ne Gjermani.Qe nga ajo kohe jam tifoz i tulipaneve,por karshi kombetares sone deshiroja mposhtjen e tyre.
PS: ne shkrimin e djeshem e kam pasur fjalen per ndeshjen e pare midis Gerqise dhe Turqise.Pashe ritransmetimin e saj.
Citim:
Po citoj ato që tha ishpeshtimi
IQVlora,
Po kur i di keto gjera,na i thuaj me pare a i vrare!
Te veme ndonje bast,se u shojtem ne pune.....Se patriote vertet,po po ta dinim kete punen e ujkut Van Nilsteroy qe dje,s'kishim vene per Shqiperine..
Heren tjeter mos ja u thuaj vetem 3-4 miqve,po na i thuaj edhe neve te Forumit,te nxjerrim ndonje leke....Edhe ty nuk do te te leme pa gje!
Te paçim o AjKjuVlora!
Sa zemerbardhe je,si gjithe trimat e Laberise!
Te marte lot Porto-Liverpul...si te veme a lumadh?
Ne pergjithsi pozitive perfaqsuesja jone , i pane kundershtaret ne sy dhe menyra se si ishte vendosur skuadra jone nga Kroati ne njefare menyre dha rezultat ! Ajo qe nuk me pelqeu ishte fushe veprimi qe kishin tulipet , pothuajse ecnin deri ke zona e rreptesise lire fare , kjo e palejushme ! Mbrojtsi Vangjeli lujti shume mire , i shpejte dhe i qendrueshem , premton goxha per te ardhmen ! Gjujtja e Canes ishte class dhe po class ishte dhe pritja e portierit hollandez ! kodoshi anglez jo me kot ka titullin e nje nga arbitrave me te keqinj ne premier league , e meritoi plotesisht dje , dhe duhet te kishte nxjere me te kuqe dhe van nistelroin , sa per Canen nuk i falet aspak , u tregua komplet i papjekur dhe jo ashtu sic kemi mesuar ta shohim gjithmone !
Per mua premtojne shume per kualifikimet e boterorit , mund te behet dicka me serioze nga se eshte arritur deri me sot !
Citim:
Po citoj ato që tha ishpeshtimi
Te paçim o AjKjuVlora!
Sa zemerbardhe je,si gjithe trimat e Laberise!
Te marte lot Porto-Liverpul...si te veme a lumadh?
Pasi e lexova 3-4 here e kuptova.
Faleminderit IQVLORA!
Citim:e ti gjykoje nje si ky.
Po citoj ato që tha varka
se mbjane dot 90 min se jane ushqyer me margarine te vegjel.
ehhhhhhh
Citim:
Po citoj ato që tha ishpeshtimi
Se patriote vertet,po po ta dinim kete punen e ujkut Van Nilsteroy qe dje,s'kishim vene per Shqiperine..!
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Ruud Van Nistelrooy njihej me kohe kendej per lojetar i mire pavaresisht se ne ndeshjen me Shqiperine u aktivizua ne fund.Ujk se kane mbiemeruar por The flying Dutchman po,ashtu si Van(=nga,pra shenon prejardhje) Gol etj.
Citim:
Po citoj ato që tha ishpeshtimi
Po aman me Amor...ja keto te dhena na duhen se po humbim dollaret e dynjase.....
Thuame ndonje gje per ndonje futbollist te Liverpool se do ve bast te marte.....

hi :p
e fituam ndeshjen po le.. rendesi ka loja.. ehh anglez anglez.. te shtrifsha kabllin kokes.. qe qeke si qukapik.. ptuuu qurrash , lol
amore, hi bela 
Hi,cutie.
Mbreme sinqerisht qe me erdhi inat qe humbem,Hollanda s'dha gje.
Ndeshkimi
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Hi,cutie.
Mbreme sinqerisht qe me erdhi inat qe humbem,Hollanda s'dha gje.

Te lodhur ishin ama syte na i mbushen(ne femrave)

kush te mbushi syte? dhe pse ti mbushi
:p
Ruud pra
:p
Citim:
Po citoj ato që tha ishpeshtimi
Pasi e lexova 3-4 here e kuptova.
Faleminderit IQVLORA!
ahaaa.. keqen un ty qe je yll e bukul ti, e te mbushen syte shpejt.. puç puçi syçkat
12-09-2007
SHQIPERI --- HOLLAND
boboo sa fresk qe ishte ky albitri me rob koti nuk kisha pa nej here.
Arbitri nuk mbajti anen e asnjeres pale, mos flisni dhe ju si kor te tere kote.
Ashtu eshte ky arbitri dhe ne kampjonatin anglez, konfuz, dhe e ka doren te rende kur eshte fjala per kartona.
Ne beme nje a dy faulla qe meritonin te kuq ne fakt, luajtem shume rende, duke e ditur se nuk kemi shance te kualifikohemi. Mu be qefi qe fitoji hollanda, dhe mbeta i zhgenjyer nga sjellja e ekipit tone, nga rracizmi, dhe nga tifozeria nacjonaliste fshatareske e jona, kjo ndeshje duhej te ishte me "miqesore" sidomos kur luajme me nje ekip te nivelit te hollandes, ishte rast i mire per te treguar sport-dashurine tone si popull, mikpritjen tone, dhe vlersimin qe ne i japim futbollit te bukur hollandez.
Do te isha me se i gezuar te kishim humbur 3 apo 4 me 0, ne nje ndeshje te hapur me futboll ritmik dhe taktik, ne nje ndeshje me miqsore, me futbollista te rregullt dhe te disiplinuar qe shfaqin bukurine e djemve shqiptare, me stadjumin te mbushur me njerez qe admirojne futbollin e bukur, dhe sidomos ate hollandez, me familjare etj, se sa te fitonim, ne keto kondita qe luajtem, dhe me kete tifozeri, te veshur si ushtarake bytha katunareve, dhe kunder kujt? Kunder Hollandes!!! Turp.
O RREBESH.. PO TI KE PIRE DERMAN.. APO SKA IK AKOMA VAPA ANDEJ?
Jam me ramazan i nderuar nuk pi
EPO NGELET VAPA PASTAJ O DERMAN.. MOS RRI JASHT KUR KA DIELL TE FORTE.. SE STE BEN AS MIRE PER AGJERIMIN 
RESPEKTE
E o patriot cme kenaqe.
Po cte ka zene meraku me shendetin tim o derebardhe.
Po sme thua cfare te duket si absurde ty, fakti qe futbollistet tane duken nga pamja e jashtme sikur kane lindur ne furra nukleare, pa ditur dy llafe anglisht mundohej njeri si majmun me xheste tja mbushte mendjen arbitrit qe preku topin vetem per tu zhgenjyer nga pa'aftesia e tij e komunikimit, apo fanella me madhesi XXX me numra te stermedha nga prapa qe ne trupin e vogel te futbollisteve tane dukeshin si thase, si rroba dhurate te kishes, te pa parshtatshme per madhesine e trupit, qe me shume te linte pershtypjen se po luante Jetimorja VS Hollande, se sa perfaqsuesja e nje shteti dinjitoz. ( Perjashtoj Canen dhe Vangjelin ketu )!
E ti quan arbitrin qukapik.....
Tjetra eshte se nuk ka vend nacjonalizmi ushtarak ne stadjume dhe futboll, mund te justifikohet deri diku nacjonalizmi me shtete si Greqia, ....po me hollanden????? Te kujtohet ndeshja me Ukrainen, me Turqine te njejtat traplleqe te tepruara.
Per mua nje paraqitje dinjitoze ne fushe, dhe po ashtu paraqitja jone e mire si komb, do te kishte me shume vlere se sa nje fitore kunder hollandes.
Pse nuk i dha te kuqe dhe hollandezit ky qukapiku
| Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.