Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Sharme femre ... Mashtrim apo inteligjence? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17223)


Postuar nga agata datë 09 Gusht 2009 - 18:18:

Sharme femreje... Mashtrim apo intiligjence?

Para pak dites, me koleget e mi u hap nje diskutim, ne lidhje me nje kolegen tone e cila di te bej per vete, me sharmen e saj shume meshkuj...
Disa filluan te thonin qe ajo eshte intiligjente, qe perdor sharmen e saj per te arritur cfare deshiron, dikush tjeter, thoshte, qe nje femer me karakter te ulet perdor, kete metode per te arritur cfare deshiron...

Ju si mendoni?
Lojrat e nje femret, hyne tek mashtrimi dhe poshtersia, apo thjeshte intiligjenca...?


Postuar nga briseide datë 09 Gusht 2009 - 18:34:

Cfare lojrash the perdor kjo?


Postuar nga amor alucius datë 09 Gusht 2009 - 18:42:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Cfare lojrash the perdor kjo?

Tund floket kur kalon dhe i vihen 10 meshkuj ne radhe. E imagjinon dot xhelozine e femrave perreth?


Postuar nga al74 datë 09 Gusht 2009 - 18:50:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Tund floket kur kalon dhe i vihen 10 meshkuj ne radhe. :p E imagjinon dot xhelozine e femrave perreth?


nuk me rezulton qe meshkujt te cmenden pas tundjes se flokeve...


Postuar nga amor alucius datë 09 Gusht 2009 - 18:52:

Citim:
Po citoj ato që tha al74

nuk me rezulton qe meshkujt te cmenden pas tundjes se flokeve...


Te rezulton gabim. Varet kush i tund floket: ka femra/meshkuj qe dhe po te tundin floket lakuriq s'terheqin vemendjen...


Postuar nga briseide datë 09 Gusht 2009 - 18:59:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Tund floket kur kalon dhe i vihen 10 meshkuj ne radhe. E imagjinon dot xhelozine e femrave perreth?



Jo nuk e imagjinoj,nuk i shoh femrat perreth. jk

Pfff Amor,me kujton dike me kete koment.Saktesisht keto fjale.Dhe s'ishte femer.


Postuar nga Deb* datë 09 Gusht 2009 - 19:00:

Kam njohur nje femer qe nuk ishte aspak terheqese, por i terhiqte meshkujt si mastic. Kishte nje te folur te lezetshem. I jepte gjalleri muhabetit. Kjo ishte arma e saj e forte.
Sa per tundje flokesh se besoj, edhe sikur floke te bukur te kesh.


Postuar nga amor alucius datë 09 Gusht 2009 - 19:02:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Jo nuk e imagjinoj,nuk i shoh femrat perreth. jk

Pfff Amor,me kujton dike me kete koment.Saktesisht keto fjale.Dhe s'ishte femer.


Po me thua qe mendoj si mashkull? Ne fakt s'do ishe e para qe ma thua dhe dakordoj plotesisht.

Une i shoh femrat perreth, ne te kunderten tende, biles ato femrat me killer attitude i shoh me goxha admirim. Ashtu sic shoh me defrim ziline e femrave ndaj tyre. Ne kete prizem shoqeria e meshkujve eshte shume me e kristalte. Femrat jane neperka mes tyre.
Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Kam njohur nje femer qe nuk ishte aspak terheqese, por i terhiqte meshkujt si mastic. Kishte nje te folur te lezetshem. I jepte gjalleri muhabetit. Kjo ishte arma e saj e forte.

Absolutisht! Njoh dhe te tilla! RESPECT per ato!


Postuar nga al74 datë 09 Gusht 2009 - 19:07:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Te rezulton gabim. Varet kush i tund floket: ka femra/meshkuj qe dhe po te tundin floket lakuriq s'terheqin vemendjen...


sigurisht qe varet kush i tund e nese me lejohet te pergjigjem si mashkull e kjo i perafrohet edhe mendimit te shumices se mendjes mashkullore , menyra si ecen nje femer eshte e para qe godet. Te tjerat jane detaje.

Ps. Nje mashkull tullac me siguri nuk do kete c'te tunde!


Postuar nga briseide datë 09 Gusht 2009 - 19:08:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Po me thua qe mendoj si mashkull? Ne fakt s'do ishe e para qe ma thua dhe dakordoj plotesisht.

Une i shoh femrat perreth, biles ato femrat me killer attitude i shoh me goxha admirim. Ashtu sic shoh me defrim ziline e femrave ndaj tyre. Ne kete prizem shoqeria e meshkujve eshte shume me e kristalte. Femrat jane neperka mes tyre.

Absolutisht! Njoh dhe te tilla! RESPECT!



Me kujtove nje menyre te menduari ne veçanti.Dhe per kete ta marresh nje mije here si kompliment!

Femra te tipit "social climber" nuk para i kam qejf.


Postuar nga amor alucius datë 09 Gusht 2009 - 19:19:

Citim:
Po citoj ato që tha al74
sigurisht qe varet kush i tund e nese me lejohet te pergjigjem si mashkull e kjo i perafrohet edhe mendimit te shumices se mendjes mashkullore , menyra si ecen nje femer eshte e para qe godet. Te tjerat jane detaje.

Ps. Nje mashkull tullac me siguri nuk do kete c'te tunde!


Forma ne te cilen ecen lidhet me vete-besimin qe ka njeriu. Shpesh vete-besimi lidhet me ndjenjen qe njeriu ka per trupin e tije/saje: nje femer/mashkull terheqes do e kete me te lehte te ece drejte, me shpatullat e ndrequra dhe koken lart pasi gjate viteve ka ndertuar njefare besimi per pamjen e tyre te jashtme.

Ps. Ka meshkuj qe ju falet tullaclleku psh. Vin Diesel. :p


Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Me kujtove nje menyre te menduari ne veçanti.Dhe per kete ta marresh nje mije here si kompliment!

Femra te tipit "social climber" nuk para i kam qejf.



Ketu po flisnim per femra qe kane status social(pra s'ju plas per statuset e te tjereve), femra qe kane pamje, inteligjence dhe qe ne njefare forme perceptohen si manipuluese sharmi nga femrat perreth ngaqe arrijne perhere te kene vemendjen e meshkujve.

Ne eshte dicka qe une kam zet jane femrat jo-konfidente qe e shfaqin ne zili ndaj femrave te tjera duke u munduar ta arsyetojne ate sukses te tyre ne format me te ulta. Ne kete prizem shoqeria me meshkuj te pasuron shume.


Postuar nga briseide datë 09 Gusht 2009 - 19:29:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Ketu po flisnim per femra qe kane status social(pra s'ju plas per statuset e te tjereve), femra qe kane pamje, inteligjence dhe qe ne njefare forme perceptohen si manipuluese sharmi nga femrat perreth ngaqe arrijne perhere te kene vemendjen e meshkujve.

Ne eshte dicka qe une kam zet jane femrat jo-konfidente qe e shfaqin ne zili ndaj femrave te tjera. Ne kete prizem shoqeria me meshkuj te pasuron shume.



Jo,jo.Kush tha qe po flitej per femra me status?Mbase ti.
Flitet per femra qe arrijne dicka "duke ditur cfare kane".Ato femra qe e bejne ne menyre te pavetedijshme ne te shumten e rasteve jane me terheqese.Ceshtja eshte te kesh ate dicka ose jo.

Ke shok meshkuj Amor?


Postuar nga amor alucius datë 09 Gusht 2009 - 19:38:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Jo,jo.Kush tha qe po flitej per femra me status?Mbase ti.
Flitet per femra qe arrijne dicka "duke ditur cfare kane".Ato femra qe e bejne ne menyre te pavetedijshme ne te shumten e rasteve jane me terheqese.Ceshtja eshte te kesh ate dicka ose jo.

Ke shok meshkuj Amor?


Cfare eshte ajo "diçka"-ja tani? Mashkull? Se per gjera te tjera, ne ate kontekst qe dha Agata, nuk mund te behet fjale: jane femra me po te njejtin kualifikim si koleget e tyre qe pesh-peshin mbas shpine per ato. Apo korruptojne pastruesin qe t'ju pastroje zyrat me shpesh se te tjerave? Po aman....

E di qe une nuk besoj ne "pavetedije"?? Besoj ne "te besh sikur je e pavetedijeshme" por jo ne pavetedije, te pakten jo kur behet fjale per +18.

Une kam me teper miq meshkuj se femra dhe ne fakt preferoj me teper formen ne te cilen meshkujt interagojne ne shoqeri sesa femrat.


Postuar nga al74 datë 09 Gusht 2009 - 19:40:

Pikerisht Amor nese do flasim per feminilitet ecja eshte prezantimi me i mire i tij. E thene sipas menyres sime (vulgare e quajtur)...perplasja e takave mbart mjaft nga karakteri i nje femre.
Per ti qendruar temes , ka femra qe jane te lindura ...ka femra qe me nje veshtrim bishtsyri bejne qe tu dridhen gjunjet meshkujve.
Nje Imam citonte diku Kuranin qe ne permbledhje thoshte"vete shejtani ka zili femren per dinak-djallezine e saj"


Postuar nga briseide datë 09 Gusht 2009 - 19:48:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Cfare eshte ajo "diçka"-ja tani? Mashkull? Se per gjera te tjera, ne ate kontekst qe dha Agata, nuk mund te behet fjale: jane femra me po te njejtin kualifikim si koleget e tyre qe pesh-peshin mbas shpine per ato. Apo korruptojne pastruesin qe t'ju pastroje zyrat me shpesh se te tjerave? Po aman....

E di qe une nuk besoj ne "pavetedije"?? Besoj ne "te besh sikur je e pavetedijeshme" por jo ne pavetedije, te pakten jo kur behet fjale per +18.

Une kam me teper miq meshkuj se femra dhe ne fakt preferoj me teper formen ne te cilen meshkujt interagojne ne shoqeri sesa femrat.



Kane te njejten karrige me koleget e tjere.Atehere ku qendron ky "mashtrim/inteligjence"? Ne vete-dijeshmeri per te pasur çfare?Vete-kenaqesi te besh femrat xheloze apo te fitosh besim,dhe ne kete besim nderhyn "vete-dijeshmeria" qe mund te besh per vete çdo mashkull?Ah po,kunder inatçijeve!


Postuar nga amor alucius datë 09 Gusht 2009 - 19:51:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Kane te njejten karrige me koleget e tjere.Atehere ku qendron ky "mashtrim/inteligjence"? Ne vete-dijeshmeri per te pasur çfare?Vete-kenaqesi te besh femrat xheloze apo te fitosh besim,dhe ne kete besim nderhyn "vete-dijeshmeria" qe mund te besh per vete çdo mashkull?Ah po,kunder inatçijeve!

Ne fakt qendron ne vete-dijenine qe ke opcione ne jete. Cdo mashkull? Jo! Por ate qe ti konsideron me te mirin? Mundesisht dhe te arrish ta mbash ne saje te ketyre kualiteteve(inteligjence-bukuri-sharme-karriere) ?? HELL YEAHH! Nese gjate ketij procesi mund t'ju ngresh cike ziline dhe ziliqareve...pse jo?!


Postuar nga agata datë 09 Gusht 2009 - 20:27:

Nuk po e kuptoj, te besh sharme, eshte intiligjence apo jo?

Ka femra, sikurse eshte edhe rasti i koleges sime, qe dine ta perdorin ne menyre te perkryer sharmen e saj, dhe kjo i sjell, thjeshtesira ne pune.. Si psh, kur ka shume pune eshte gjithmone e ndihmuar nga nje koleg tjeter, qe ndoshta, punon edhe me ore te zgjatura, qe kolegja e vet te ndjehet e lehtesuar. Personalisht kjo per mua eshte zgjuarsi...

Po ka edhe raste te tjera qe femra eshte gati te bej rolin e prostitutes per te zene nje vend pune qe ndoshta e meriton dikush tjeter me i/e talentuar se ajo...
Nga kjo teme doja te dija se ku eshte limiti i sharmes, qe nje femer duhet te perdori, pa u kthyer ne poshtersi?
Se dyti, a mund ta quajme kete poshtersi, apo jo?

ps Nese dikush, do bente sharme, per te bere zili femrat e tjera per rreth, nuk do e quaja aspak intiligjence...


Postuar nga amor alucius datë 09 Gusht 2009 - 21:34:

1. Nese njerezit perreth asaj femre jane gati ta ndihmojne do thote qe ajo femer do bente te njejten gje per ate njeri, ose e ka bere. S'ka te beje as me te qenit dredharake por me solidaritet mes kolegesh. Se di nese ti e ke bere ndonjehere dicka te tille por une kam marre turne shoqesh dhe shokesh ngaqe ne ate moment ishin ne veshtiresi. Poashtu dhe miqet e mi kane marre shpesh turnet e mi.

2. Prostitutat nuk kane sharm, te pakten jo sharm mendor dhe ne Europen Perendimore s'te merr kush ne pune(nese behet fjale per vende pune SERIOZE) sepse ke nje prapanice te bukur. Tani une nuk e di se ne cfare konteksti punon ti, por te pakten tek une s'me ka rastisur akoma te shoh raste te tilla. Fakt eshte qe njerezit kerkojne shkaqe ne cdo krah per te justifikuar deshtimet e tyre.

3. Sharmet e femrave te tjera nuk duhet te te shqetesojne ty, te pakten jo per aq kohe sa ndihesh okay me veten.

4. Zilia/xhelozia nuk eshte inteligjence. Manipulimi i ketyre ndjenjave te vogla femerake nga dikush tjeter eshte me teper se inteligjence pasi po te kthen ty kunder vetes, po te ben te ndihesh keq me veten. E nese nje grup femrash bejne thashetheme per nje tjeter ngaqe ne nje moment veshtiresie e ndihmoi nje koleg, vallai e meritojne plotesojne te kthehen kunder vetes.


Postuar nga BIONDIA datë 09 Gusht 2009 - 22:27:

Re: Nuk po e kuptoj, te besh sharme, eshte intiligjence apo jo?

Citim:
Po citoj ato që tha agata

Po ka edhe raste te tjera qe femra eshte gati te bej rolin e prostitutes per te zene nje vend pune qe ndoshta e meriton dikush tjeter me i/e talentuar se ajo...
.




....si keto qe thua ka me shumice ne cdo sfere pune sepse mund te jete nj "kokboshe "por ka nje gjoks dhe nje mendere qe dhe nje te vdekur ngrejne nga varri ...jo me te mos ngrihen nje shkalle me lart....
sa per temen nese nje femer sharmit te saj i shton dhe inteligjencen nuk ka pse te quhet poshtrsi ....


Postuar nga Enya datë 09 Gusht 2009 - 22:39:

Sa inat po me vjen sesi i paragjykoni femrat Sharmante( frengjisht)- Terheqese ne shqip; sepse aty baj pjes dhe une. Ca fajit kam o zemer se jam si magnet? S`ka te bajn as me inteligjence, as me mashtrim! Asht natyra njerezore e tille tek dikush.

Sè di arsyen por un nji buzeqeshje te dhuroj ne ambjentin ku jam, direkt ndihem Perandore. ( sa "mashtruse" apo sa "e zgjuar" asht kjo buzqeshja jeme, sè di.

Pale ma kur flas, tan myllin gojen se ja fus shqip kajher, :p Si thu ti Flori? 


Postuar nga lezhjani-82 datë 09 Gusht 2009 - 22:52:

mepelqen ma shum kur flet Shpip , sidomos veriorce.


Postuar nga agata datë 09 Gusht 2009 - 23:13:

Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Sa inat po me vjen sesi i paragjykoni femrat Sharmante( frengjisht)- Terheqese ne shqip; sepse aty baj pjes dhe une. Ca fajit kam o zemer se jam si magnet? S`ka te bajn as me inteligjence, as me mashtrim! Asht natyra njerezore e tille tek dikush.

Sè di arsyen por un nji buzeqeshje te dhuroj ne ambjentin ku jam, direkt ndihem Perandore. ( sa "mashtruse" apo sa "e zgjuar" asht kjo buzqeshja jeme, sè di.

Pale ma kur flas, tan myllin gojen se ja fus shqip kajher, :p Si thu ti Flori? 



ahahaha me ke kenaqur me kete mesazhin tend.

E dashur Enya, mendoj se te gjitha keshtu jemi, pak a shume, ose me sakte edhe un e tille jam :p


Postuar nga agata datë 09 Gusht 2009 - 23:35:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
1. Nese njerezit perreth asaj femre jane gati ta ndihmojne do thote qe ajo femer do bente te njejten gje per ate njeri, ose e ka bere. S'ka te beje as me te qenit dredharake por me solidaritet mes kolegesh. Se di nese ti e ke bere ndonjehere dicka te tille por une kam marre turne shoqesh dhe shokesh ngaqe ne ate moment ishin ne veshtiresi. Po ashtu dhe miqet e mi kane marre shpesh turnet e mi.

Amor te lutem, nje gje te tille e di fare mire, kam mare shume turne kolegesh, dhe me kan ndihmuar gjithashtu shume... Por ka raste qe ca gjera, bejne muuuuu


Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

2. Prostitutat nuk kane sharm, te pakten jo sharm mendor dhe ne Europen Perendimore s'te merr kush ne pune(nese behet fjale per vende pune SERIOZE) sepse ke nje prapanice te bukur. Tani une nuk e di se ne cfare konteksti punon ti, por te pakten tek une s'me ka rastisur akoma te shoh raste te tilla. Fakt eshte qe njerezit kerkojne shkaqe ne cdo krah per te justifikuar deshtimet e tyre.



Sa e forte qe je... Ne fakt per ty e dashur eshte e pa mundur te diskutosh ne menyre te pergjithshme.. Ti po nuk u griçe pak, nuk quhet... Ke shume deshire, te provosh limitet e bashkebisedueve te ty...!!!
Per cfare deshtimesh e ke fjalen o Amor?!!! kur personi ne fjale eshte punetorja ime...? dhe nje nga punetoret qe kam me xhan... nuk e paragjykova un, por nje koleg i veti..
Te duket, qe cdo teme qe hapet ka te bej me nismetarin/ren e temes...

Fakti, qe zene te dashur per te perfituar, nje karjere me te mire, ka ndodhur e vazhdon te ndodhe, me shume ne Shqiperi, por jo vetem.

Jo me larg se vjet, nje femer, aty ku punoj un, zyri te dashur shefin, qe te kishte sistematike riperteritjen e kontrates se punes... ( i doli per hundesh te shkretes, se kur ja moren vesh te gjithe u detyrua t'a linte vete punen)...
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

3. Sharmet e femrave te tjera nuk duhet te te shqetesojne ty, te pakten jo per aq kohe sa ndihesh okay me veten.


Po me keshillon mua?!!! Po nuk bej pjese tek femrat Ziliqare o Amor, se karakterizohem nga nje dashamiresi, ku adhuroj cdo genie, me te mirat dhe keqijat e saj.. Por e thashe edhe me lart, per ty eshte e pa mundur te diskutohem ne menyre te pergjithshme...
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

4. Zilia/xhelozia nuk eshte inteligjence. Manipulimi i ketyre ndjenjave te vogla femerake nga dikush tjeter eshte me teper se inteligjence pasi po te kthen ty kunder vetes, po te ben te ndihesh keq me veten. E nese nje grup femrash bejne thashetheme per nje tjeter ngaqe ne nje moment veshtiresie e ndihmoi nje koleg, vallai e meritojne plotesojne te kthehen kunder vetes.



Flm per keshillen, debatin nuk e hapa per veten... je vertet jasht teme.


Postuar nga cecilia datë 09 Gusht 2009 - 23:36:

Agata se di pse keto temat e tuaja bejne buje te madhe?!
Ca shoqe terheqese qe kam o zot...vetem une qe e kam perdite ja di vlerat.:p edhe mua me mashtron ajo me ate zerin, po ju sdini gje jo...kush eshte i interesuar le te pyesi ne institucionet perkatese .


Postuar nga AndreaPirelli datë 09 Gusht 2009 - 23:51:

Agata .............. do ma prishesh icik menjen mu???? Dil iher verdalle ............


Postuar nga agata datë 09 Gusht 2009 - 23:54:

Citim:
Po citoj ato që tha turll
Agata .............. do ma prishesh icik menjen mu???? Dil iher verdalle ............


Po pa perfitime? he he nuk e bej...


Postuar nga AndreaPirelli datë 09 Gusht 2009 - 23:55:

Shume e keqe je ................... ene mu qe ...................... lene lene .............. .


Postuar nga amor alucius datë 10 Gusht 2009 - 00:18:

Agata, pike se pari as qe s'mora fare "ty" si pike referimi por une flas me "ti" kur dua te them njerezit ne pergjithesi, ne frengjisht "on". Here tjeter kujdes para se te dalesh ne perfundime te tilla. Nese s'kupton, pyet.

Se dyti, nuk me pelqen zilia femerore. Nuk me pelqejne thashethemet e zyrave. Nuk me pelqen te nderhyj ne arsyet se pse filan femer shkoi me filan mashkull ose e kunderta. Pra eshte bota e tyre personale.
Pastaj vertete nuk me duket e rastit te thuash "shkoi me shefin per te zgjatur kontraten". Aman o Agata! Se njeriu s'ja di arsyet askujt; ajo ndoshta ka shkuar me te ngaqe e ka dashur, pavaresisht se ishte shefi i saje. Nga ja dini ju arsyet? Vetem ne Shqiperi mund te zgjaten kontratat me nje cope vagine, ne Perendim s'vdiq kush per nje cope femer. Femra kane boll, biles pa tabu.
Eshte gjynah te flasesh per tjetrin se heret a vone te kthehen kunder.

Se treti, Enya... Hahahaha, kam qeshur, zemer. :p Ja, keshtu duhet te jene femrat.


Postuar nga briseide datë 10 Gusht 2009 - 00:46:

Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Sa inat po me vjen sesi i paragjykoni femrat Sharmante( frengjisht)- Terheqese ne shqip; sepse aty baj pjes dhe une. Ca fajit kam o zemer se jam si magnet? S`ka te bajn as me inteligjence, as me mashtrim! Asht natyra njerezore e tille tek dikush.

Sè di arsyen por un nji buzeqeshje te dhuroj ne ambjentin ku jam, direkt ndihem Perandore. ( sa "mashtruse" apo sa "e zgjuar" asht kjo buzqeshja jeme, sè di.

Pale ma kur flas, tan myllin gojen se ja fus shqip kajher, :p Si thu ti Flori?;



Sa te plaska dhe ty per ate inat moj Enya hahahhahaha

Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Si thu ti Flori? 




Postuar nga amor alucius datë 10 Gusht 2009 - 00:58:

Dhe Lezhjani qenka i ngarkuari per te furnizuar provat apo si? Ne nje vend punoni ju te dy?


Postuar nga agata datë 10 Gusht 2009 - 22:34:

Nje Shpjegim i vogel

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Se dyti, nuk me pelqen zilia femerore. Nuk me pelqejne thashethemet e zyrave.



Mendon se tema u hap per te diskutuar mbi thashethemet e zyrave dhe ziline femerore?!!!
Aspak, e dashur Amor, diskutimin e sollet ju aty...
Ideja e temes nuk ishte, "zilite e femrave mbi sharmen e nje femreje", por sa eshte e zonja nje femer te perdori, sharmen e saj, per te bere per vete, meshkujt, ose personat qe e rrethojne...
Nje femer i ben sharme edhe vjerrit e vjerres qe te jete nusja e tyre e preferuar, dikush tjeter "sedukton" polizicit, qe e ndalon tek kryqezimi per ti vene gjobe, nje tjeter i ben nje kolegu ose shefi per te qene nder me te vleresuarat...
Te "seduktosh" qe ne shqip perkthehet te mashtosh ( se di pse ) ne po themi te besh per vete, eshte arma me e forte qe ka nje femer, dhe me kete teme doja te dija si meret kjo nga meshkujt.. Si diçka intiligjente apo mashtrim?!

ps: "on" do te thote "ne" ne frengjisht jo "ti"


Postuar nga Deb* datë 10 Gusht 2009 - 23:25:

Sharmi eshte aftesi per te terhequr, bere per vete te tjeret. Nje femer injorante nuk ka sharm, eshte e zhveshur nga cdo lloj misteri. Sharmi eshte karakteristike e njerezve inteligjent.


Postuar nga AndreaPirelli datë 10 Gusht 2009 - 23:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Sharmi eshte aftesi per te terhequr, bere per vete te tjeret. Nje femer injorante nuk ka sharm, eshte e zhveshur nga cdo lloj misteri. Sharmi eshte karakteristike e njerezve inteligjent.


Ti Debora* ke sharm????????


Postuar nga Deb* datë 10 Gusht 2009 - 23:30:

Citim:
Po citoj ato që tha turll


Ti Debora* ke sharm????????


Jam pak natyre e druajtur, gje qe e pengon sharmin tim te dal ne dukje. Vetem njerezit qe me njohin mire e kuptojne.:p


Postuar nga AndreaPirelli datë 10 Gusht 2009 - 23:32:


Postuar nga amor alucius datë 10 Gusht 2009 - 23:57:

Re: Nje Shpjegim i vogel

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Sharmi eshte aftesi per te terhequr, bere per vete te tjeret. Nje femer injorante nuk ka sharm, eshte e zhveshur nga cdo lloj misteri. Sharmi eshte karakteristike e njerezve inteligjent.

Shume dakord me ty, Deb!!


Citim:
Po citoj ato që tha agata
Mendon se tema u hap per te diskutuar mbi thashethemet e zyrave dhe ziline femerore?!!!
Aspak, e dashur Amor, diskutimin e sollet ju aty...
Ideja e temes nuk ishte, "zilite e femrave mbi sharmen e nje femreje", por sa eshte e zonja nje femer te perdori, sharmen e saj, per te bere per vete, meshkujt, ose personat qe e rrethojne...
Nje femer i ben sharme edhe vjerrit e vjerres qe te jete nusja e tyre e preferuar, dikush tjeter "sedukton" polizicit, qe e ndalon tek kryqezimi per ti vene gjobe, nje tjeter i ben nje kolegu ose shefi per te qene nder me te vleresuarat...
Te "seduktosh" qe ne shqip perkthehet te mashtosh ( se di pse ) ne po themi te besh per vete, eshte arma me e forte qe ka nje femer, dhe me kete teme doja te dija si meret kjo nga meshkujt.. Si diçka intiligjente apo mashtrim?!

ps: "on" do te thote "ne" ne frengjisht jo "ti"



Pse te jep bezdi ty qe nje femer arrin ate qe s'mund te arrish ti? Pse duhet te te shqetesoje ty qe per ate femer kolegu yt eshte gati te punoje me gjate? Pse duhet te te jape bezdi qe ajo femer ka me teper aftesi sa ti afrohet vjehrres?

E di si i shoh une femrat e tilla? Une i shoh si femra qe nga ana sociale jane te limituara dhe nuk e vene fajin tek vetja por tek bukuria e tjetres. Dhe kjo(bukuria) ngaqe ne percepsionin e tyre s'eshte ne dore, e kane me te lehte te pranojne ate diference suksesi. Pra njeriu e ka shume me te lehte te marre rolin e viktimes"eshte e avantazhuar nga natyra ndaj ka sukses. S'kam c'i bej." Rol pasiv totalisht, rol dembel.


PS. Frengjisht nuk ke c'me thua pasi frengjishten e njoh me mire se 99,99% e shqipove qe jane jashte. "On" -per ato qe e njohin frengjishten gramatikisht- ka nja 15-20 perdorime. Perkthimi i "ne" eshte vetem ai i perdorimit ne gjuhen popullore! Lexo meposhte, ndoshta do qartesohesh!

Larousse: on

pronom indéfini ou pronom personnel
(ancien français home, homme, du latin homo)
Toujours sujet, il désigne :
Un être humain non précisé ; quelqu'un : On a frappé Ã_ la porte.
Des personnes dont l'identité n'est pas connue ou précisée : On vous demande au service du personnel.
Des personnes éloignées dans le temps ou l'espace : On vivait mieux autrefois.
Une personne indéterminée dans les phrases sentencieuses, les proverbes, les phrases d'ordre général : Quand on veut noyer son chien, on l'accuse de rage.
En langue familière, le locuteur et une ou plusieurs autres personnes : Nous, on n'y peut rien.
Le locuteur et le groupe auquel il appartient : On est tous égaux devant la loi.
En langue familière, le locuteur représentant un sujet masculin ou féminin : On fait ce qu'on peut.
En langue familière, l'interlocuteur ou une 3e personne du singulier ou du pluriel avec une nuance affective de familiarité, d'enjouement, de mépris, etc., dans un discours où on s'adresse directement Ã_ quelqu'un : Alors, on se promène ?
Comme on dit, formule dont on accompagne souvent une expression bien connue.


Postuar nga shelgu datë 10 Gusht 2009 - 23:58:

Po meshkujt si e kane kete sharmon me amor, se qenke e kenduar.

Gje e madhe ki sharmi.:p


Postuar nga agata datë 11 Gusht 2009 - 00:11:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Agata, pike se pari as qe s'mora fare "ty" si pike referimi por une flas me "ti" kur dua te them njerezit ne pergjithesi, ne frengjisht "on".


Ne cilin raste amor shembujt qe ke mare me siper perkthehen ti... Se un e pranoj qe nuk e di Frengjishten sikurse ju,.. ndoshta me kete raste mesoj edhe ndonje gje.


Postuar nga amor alucius datë 11 Gusht 2009 - 00:12:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Po meshkujt si e kane kete sharmon me amor, se qenke e kenduar.

Gje e madhe ki sharmi.:p



Ne numrin e dipllomave e ne mur qe kane, ne ambicie, ne elokuence, bodylanguage, miresjellje dhe here-here ne çapkenllek(perhere me xhentilese, jo si puna jote), ne mirembajtje te vetes dhe ne nje fizik ne proporcion te drejte. S'ka nevoje per bukurira te rralla, me nje fizik normal dhe me nje mendje te mprehte njeriu mund te kete sharm per te shitur.

Citim:
Po citoj ato që tha agata
Ne cilin raste amor shembujt qe ke mare me siper perkthehen ti... Se un e pranoj qe nuk e di Frengjishten sikurse ju,.. ndoshta me kete raste mesoj edhe ndonje gje.


Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Un être humain non précisé
Des personnes dont l'identité n'est pas connue ou précisée


Postuar nga agata datë 11 Gusht 2009 - 00:13:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Pse te jep bezdi ty qe nje femer arrin ate qe s'mund te arrish ti? Pse duhet te te shqetesoje ty qe per ate femer kolegu yt eshte gati te punoje me gjate? Pse duhet te te jape bezdi qe ajo femer ka me teper aftesi sa ti afrohet vjehrres?




Edhe ketu me "on" po flet?
Se kuptoj ku e shikon bezdine time?!!!
Nejse... ishte nje bisede shume interesante me francezet, ketu po me duket shume kot...


Postuar nga amor alucius datë 11 Gusht 2009 - 00:24:

Citim:
Po citoj ato që tha agata
Edhe ketu me "on" po flet?
Se kuptoj ku e shikon bezdine time?!!!
Nejse... ishte nje bisede shume interesante me francezet, ketu po me duket shume kot...


Jo,jo, s'po te drejtohesha ty se heren e fundit qe kontrollova, s'ishe keq ti ne departamentin e sharmit.

E di? Une kam nje ves te poshter ne shqip: kur dua te flas per nje entitet njerezish ne pergjithesi, ja fus me "ti". Deformim gjuhesor nga francezet dhe nga ca forma anglofone qe perdorin you= veta dyte njejes dhe shumes plus, dhe per ca shprehje entiteti.
Ore, meqe ra fjala, me cfare peremri mund te zevendesohet "njerezit"?


Postuar nga agata datë 11 Gusht 2009 - 00:30:

Te kishte qene per letersi, un nuk do isha dipllomuar kurre, fati, qe egziston matematika dhe kimia...


Postuar nga amor alucius datë 11 Gusht 2009 - 00:34:

Ku e kemi ate te kenduarin ne letersi, Cedrusin? Se kur s'te duhet gje gjendet ngado, kur te duhet...fshihet.


Postuar nga al74 datë 11 Gusht 2009 - 00:36:

Sharme amor, duhet sharme...kshtu e humb... Meshkujt mos ndoshta vishen me termin "elegance" per tu afru me sharme e femrave?!


Postuar nga shelgu datë 11 Gusht 2009 - 00:37:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius


Ne numrin e dipllomave e ne mur qe kane, ne ambicie, ne elokuence, bodylanguage, miresjellje dhe here-here ne çapkenllek(perhere me xhentilese, si puna jote), ne mirembajtje te vetes dhe ne nje fizik ne proporcion te drejte(si puna jote).



Thanks man. Aprishiejt, thanks badi. u rajt u rajt


Postuar nga Klodel datë 11 Gusht 2009 - 17:03:

Femra nuk quhet vertet femer nese nuk e di vleren e sharmit qe ka apo nuk e perdor ate te arrije c'i pelqen. cfare i pelqen pastaj ndahet ne kategori te ndryshme, qe kategorizojne edhe sensualitetin femeror nga femer e thjeshte ne femme fatale. te gjitha i perkasin femres. Te dish vleren qe ke dhe aftesite e tua me te forta dhe te dish t'i perdoresh ato eshte mencuri.


Postuar nga briseide datë 11 Gusht 2009 - 17:11:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
Femra nuk quhet vertet femer nese nuk e di vleren e sharmit qe ka apo nuk e perdor ate te arrije c'i pelqen. cfare i pelqen pastaj ndahet ne kategori te ndryshme, qe kategorizojne edhe sensualitetin femeror nga femer e thjeshte ne femme fatale. te gjitha i perkasin femres. Te dish vleren qe ke dhe aftesite e tua me te forta dhe te dish t'i perdoresh ato eshte mencuri.


Cfare quhet nese s'ja di vleren charmit te vet?


Postuar nga AndreaPirelli datë 11 Gusht 2009 - 17:12:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
Te dish vleren qe ke dhe aftesite e tua me te forta dhe te dish t'i perdoresh ato eshte mencuri.


Gia detto ................ nga Debora* .......... Boll kopjove ........ s'e hoqe nje here zakonin e shkolles ..............


Postuar nga agata datë 12 Gusht 2009 - 01:50:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
Femra nuk quhet vertet femer nese nuk e di vleren e sharmit qe ka apo nuk e perdor ate te arrije c'i pelqen. cfare i pelqen pastaj ndahet ne kategori te ndryshme, qe kategorizojne edhe sensualitetin femeror nga femer e thjeshte ne femme fatale. te gjitha i perkasin femres. Te dish vleren qe ke dhe aftesite e tua me te forta dhe te dish t'i perdoresh ato eshte mencuri.


Pershendetje e dashur Klodel.

Mendoj sikurse ju, te njohesh e te perdoresh forcen e sharmit, qe na karaterizon, eshte intiligjence...
Perse disa meshkujt e quajne kete gje poshtersi?


Postuar nga Klodel datë 12 Gusht 2009 - 02:12:

akoma nuk e di si funksionon mashkulli ne pergjithesi? ka edhe perjashtime por masa eshte qe kur nuk e arrijne dot nje femer e u preket sedra e semure, atehere ajo femer eshte kurve.

s'me duket cudi dhe as nuk i marr parasysh se c'thote gjinia mashkullore- kuptohet masa jo perjashtimet.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.