Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- ka 3 dite ne krevat (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16390)


Postuar nga Ari. datë 20 Shtator 2008 - 00:49:

ka 3 dite ne krevat

te nderuar forumista dhe jo..

halli hallit nuk i ngjan
por mikut tim po i djeg xhan

ka 3dit e 3net
ka rene permbys si ne "ato jet"
i digjet shpirti per nje "xhane"
per dite pi kafe e shikon filxhane

ma beni hallall te nderuar forumista
zamet e keni,por mos e gjykoni si nazista
e ndihmoni te dal nga merseleja
se eshte fryr nga marazi si ""hasudeja"




athere hidhemi dhe vime.....

ja se ci ndodhi mikut tim...
pas nje takimi njohje-kombinim me nje goc te bukur (petagoge,shqipetare)
ku kalojne nje darke te kendeshme ne nje nga restorantet e kryeqytetit
ku me mbas shkojne ne disko-pub ..Duket se cdo gje kalon per se mbari ndihje ajo atmosfera
e pershtatjes se karaktereve..i lumtur i gezuar ndoshta i dehur nga situata qe ishte krijuar,sepse normalisht mendoi qe kishte gjetur njeriun e jetes,per te cilen enderronte...

eh nejse...
cdo gje mbaron per bukuri ate nat,edhe "xhania"dukej shume e lumtur ,si ne qiellin e shtate
punet shkuan ashtu si donte zoti me nje fjale....
Ne perfundim te asaj nate te mbrekullushme
"xhania" e lejon jaranin ta percjell deri tek shtepia.,si 2 zogj te kapur njeri me tjetrin per dore humben ne rrugicat gjarperushe te qytetit ne drejtim te shtepise se saja...

tani....

Jarani mbas sec e percolli
kur shkoi ne shtepi i shkruajti nje mesazh
si me posht;

Ne jeten time ka pas shume pak momente,
caste gezimi,ose per te mos thene; aspak fare.
Po ndiej nje nje vullkan ne shpirtin tim qe eshte gati te shperthej
kete moment e kam pas ndjek e kam pas enderruar ,kerkuar,pershkuar
ashtu si pershkon flaka olimpike cep me cep te botes ,deri kur arrin ne vendin e duhur e Cila fillon te shperthej..
prandaj nuk dua te te humbas kurre
keto jane fjalet e njerit qe po VUAN per dashurine tende
te fala jarani ne fund

tani te vim tek fundi muhabetit per te cilen kerkoj keshilla dhe mendime
pas ketij mesazhi "xhania " nuk u be me e gjalle,si qe puna asnje nuk e di ...

mori frik,apo si e pati hallin...hajdeni ta pleqerojme bashke qe ta nxjerrim nga situata
ju faleminderit :p


Postuar nga Piktor datë 20 Shtator 2008 - 00:55:

Dreqi i merr vesh keto profesoret e di ti se nganjehere na jepnin detyra qe nuk mund ti zgjidhnin as vete .
Mendoj se ajo goca (nqs goce) nuk ka kerkuar njeri por thjesht dashuri ndoshta per ate nate, per nje nat, ose nuk i ka pelqyer ai tipi qe shkruan mesazhe me vullkana, zakonisht rreziku eshte i madh.


Postuar nga AndreaPirelli datë 20 Shtator 2008 - 01:01:

Me thone te drejten, ai robi duhej te ishte permbajtur pak. Sepse ai lloj mesazhi mbas takimit te pare ........... jo cdokush mund ta perceptoje sic duhet. Ndoshta eshte trembur. Une e kuptoj qe robi eshte nisur nga ndjenjat dhe ka dashur te shprehe ate qe mendonte per momentin ........ por robi nuk njihet me nje darke dhe me nje disko.
Keshilla ime ??????? Te shkoje ta gjeje zyshen, ti flasi dhe t'i kerkoje falje qe u tregua i paduruar, t'i kerkoje qe te kalojne disa kohe bashke, te njihen mire dhe pastaj te fillojne te mendojne per ndjenja .......... .


Postuar nga Lela_Dr datë 20 Shtator 2008 - 01:14:

Ahhh xhania e shkrete.
Per mendimin tim, kjo zysha, nuk ka pasur asnje interes te dashurohej mbas Jaranit, dhe kur ka pare qe Jarani kishte rene brenda, ajo u largua pa asnje shpjegim.

Femrat kur nuk e pelqejne mashkullin qe me heren e pare, zor se kthehen :p:p:p

O Aro mos ne le ne gjemba, na jep ndonje drejtim te historie


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 20 Shtator 2008 - 01:15:

Puuuuuuuuuuuuuuu sa druuuuuuuu!

Kushedi sa ke pi ate nate plako... dmth... ai... jarani!


Po si mer cun i thuhen keto fjale goces qe ne fillim eeeeeeeeeeeeeeeeee!?
Po pastaj ca do i thuash ti... apo do ringjallesh Sheksipirin ti shkruaji poema dashurie?! ... dmth... ai ... jarani e kisha fjalen :p


Ajo ka menduar, duke pare mesazhin e jaranit :
1- Ky s'ka pare femer me sy ne jeten e tij dhe jeton ne Virginia te USA-ve ... dhe nje burre i tille nuk me duhet!!!!!!!!!!!!!
2- Sa pijanec qenka ky... po une s'e pashe te pinte aq shume... boooooooooo sa keq qe e paska pijen ky...
3- Ca rri e dergon mesazhe tani... kur me erdhe te me percillje deri te shtepia pse s'erdhe lart! Ik tani merru me celularin!




p.s: Ari, pa dashur te ofendoj kend, u influencova nga notat humoristike te postimit tend per te shkruar ne kete menyre!


Postuar nga Ari. datë 20 Shtator 2008 - 01:16:

Citim:
Po citoj ato që tha turll
Me thone te drejten, ai robi duhej te ishte permbajtur pak. Sepse ai lloj mesazhi mbas takimit te pare ........... jo cdokush mund ta perceptoje sic duhet. Ndoshta eshte trembur. Une e kuptoj qe robi eshte nisur nga ndjenjat dhe ka dashur te shprehe ate qe mendonte per momentin ........ por robi nuk njihet me nje darke dhe me nje disko.
Keshilla ime ??????? Te shkoje ta gjeje zyshen, ti flasi dhe t'i kerkoje falje qe u tregua i paduruar, t'i kerkoje qe te kalojne disa kohe bashke, te njihen mire dhe pastaj te fillojne te mendojne per ndjenja .......... .



ne te vertet nuk ishte dita e pare qe dilnin,por nata e pare qe pranoi per te darkuar bashke...

une i thash merr nje gur vare ne qafe...dhe ik me te shumtit


Postuar nga Ari. datë 20 Shtator 2008 - 01:19:

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
Puuuuuuuuuuuuuuu sa druuuuuuuu!

Kushedi sa ke pi ate nate plako... dmth... ai... jarani!


Po si mer cun i thuhen keto fjale goces qe ne fillim eeeeeeeeeeeeeeeeee!?
Po pastaj ca do i thuash ti... apo do ringjallesh Sheksipirin ti shkruaji poema dashurie?! ... dmth... ai ... jarani e kisha fjalen :p


Ajo ka menduar, duke pare mesazhin e jaranit :
1- Ky s'ka pare femer me sy ne jeten e tij dhe jeton ne Virginia te USA-ve ... dhe nje burre i tille nuk me duhet!!!!!!!!!!!!!
2- Sa pijanec qenka ky... po une s'e pashe te pinte aq shume... boooooooooo sa keq qe e paska pijen ky...
3- Ca rri e dergon mesazhe tani... kur me erdhe te me percillje deri te shtepia pse s'erdhe lart! Ik tani merru me celularin!




p.s: Ari, pa dashur te ofendoj kend, u influencova nga notat humoristike te postimit tend per te shkruar ne kete menyre!



pa problem gjergj..

nuk po shkruajne akoma femrat se vetem tek ato e kam shpresen...


Postuar nga AndreaPirelli datë 20 Shtator 2008 - 01:22:

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi

une i thash merr nje gur vare ne qafe...dhe ik me te shumtit



Sapo e pastruan Liqenin tone ketu, para tre ditesh .......... ka vend plot tani

Megjithate ne qofte se muhabeti eshte serioz, e vetmja menyre per t'i dhene drejtim eshte te perballen te dy dhe te bisedojne. Personalisht besoj shume ne zgjidhjen e ceshtjeve me diskutim..... (kot nuk kam 7 vjet martuar )


Postuar nga Lela_Dr datë 20 Shtator 2008 - 01:26:

Thojne qe viti 7 eshte viti i Krizes...kujdes kur diskutoni


Postuar nga Ari. datë 20 Shtator 2008 - 01:26:

Citim:
Po citoj ato që tha turll


Sapo e pastruan Liqenin tone ketu, para tre ditesh .......... ka vend plot tani

Megjithate ne qofte se muhabeti eshte serioz, e vetmja menyre per t'i dhene drejtim eshte te perballen te dy dhe te bisedojne. Personalisht besoj shume ne zgjidhjen e ceshtjeve me diskutim..... (kot nuk kam 7 vjet martuar )



ah te lumte ajo goj:p

Lela...po pse shkon me nje per darke kur ke dale me te disa here me perpara????


Postuar nga Demokrate4ever datë 20 Shtator 2008 - 01:45:

hahahahahaha Ari cme shkrive se qeshuri.
paske njohur personin e gabum. Duhet te kete qene patjeter msuse matematike.
Mos u merzit. hahahahaha


Postuar nga Lela_Dr datë 20 Shtator 2008 - 01:49:

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi



Lela...po pse shkon me nje per darke kur ke dale me te disa here me perpara????



Joooooo, ca eshte ajo fjale aman.....une jo nje darke por dhe 10 te me japi ncuq


Postuar nga Ari. datë 20 Shtator 2008 - 02:02:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
hahahahahaha Ari cme shkrive se qeshuri.
paske njohur personin e gabum. Duhet te kete qene patjeter msuse matematike.
Mos u merzit. hahahahaha



kalove ne personale!!!!??????
me ka thene turrlli qe je e bukur shume...

ti na jep ndonje keshille apo mendim...nga eksperienca jote...

dhe i thuaj asaj kushes tende..."qe shakan tme pas 2vjetesh akma nuk e paska kuptuar??????


Postuar nga Balerina datë 20 Shtator 2008 - 02:41:

Ok, shpresoj qe mos ta marre njeri per keq por, une e shoh keshtu:
1. Meshkujt qe bejne lajka duhet tu rrish larg. Ne qofte se ishte takimi i pare keto do i kisha pare ose si lajka, ose si fjale qe vinin nga nje njeri qe nuk di te kuptoje ndjenjat e veta dhe kapet ne moment.

2. Nqs e fundit eshte e vertete, atehere une nuk kam c'te bej me ate njeri sepse nuk di se si te veproje, por shkruan poezi "cheesy" qe pas takimit te pare.

3. Nuk besoj ne dashuri me shikim apo takim te pare, keshtu qe nuk u besoj as njerezve qe besojne ne keto gjera.

Mbase do te isha bere e gjalle per te thene qe "nuk na pershtaten tipet" ngaqe une jam tip shume cinik dhe aspak romantike e deshperuar. Me pelqen kur njerezit bejne dicka te mire per njeri-tjetrin, por inati im njerezit qe e konsumojne dashurine me fjale boshe, dhe gjithashtu inati im ata qe besojne ne dashuri me takim te pare.


Postuar nga dodgy datë 20 Shtator 2008 - 12:36:

XX

ja ka fut p...dhes kot ky shoku jot.duket qe qeka i virgjer i shkreti.lol.thuj ati shokut tat se doli 1 nate me njonen kaloj mire nuk do te thote qe e futi ne thes.ai or vlla doli me njonen ene ra mrena direkt .lol.

nigjo tani drejt muhabeti daje menien nqs ajo nuk te jep shenje o daku dmth qe ajo ka na nji tjeter ose nuk te pelqen mo vlla.per menimin tim harroje ,futi ndonji xhiro anej verdall gje ndonji tjeter se me ate humb kohen kot.aty lojen e ke hum lal.

bofshi qef


Postuar nga Ari. datë 20 Shtator 2008 - 15:38:

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina
Ok, shpresoj qe mos ta marre njeri per keq por, une e shoh keshtu:
1. Meshkujt qe bejne lajka duhet tu rrish larg. Ne qofte se ishte takimi i pare keto do i kisha pare ose si lajka, ose si fjale qe vinin nga nje njeri qe nuk di te kuptoje ndjenjat e veta dhe kapet ne moment.

2. Nqs e fundit eshte e vertete, atehere une nuk kam c'te bej me ate njeri sepse nuk di se si te veproje, por shkruan poezi "cheesy" qe pas takimit te pare.

3. Nuk besoj ne dashuri me shikim apo takim te pare, keshtu qe nuk u besoj as njerezve qe besojne ne keto gjera.

Mbase do te isha bere e gjalle per te thene qe "nuk na pershtaten tipet" ngaqe une jam tip shume cinik dhe aspak romantike e deshperuar. Me pelqen kur njerezit bejne dicka te mire per njeri-tjetrin, por inati im njerezit qe e konsumojne dashurine me fjale boshe, dhe gjithashtu inati im ata qe besojne ne dashuri me takim te pare.




balerina....
po pse jan lajka ose perse i quan lajka ndjenjat e njerit kur jane te sinqerta???
perse nuk beson ne shikim te pare ti???

nuk te ka ndodhur ndonje here te shohesh tipin tend te mashkullit ne tren,ne atobus,ne restorant,
ne supermerkato???????

balerina une nuk kame pare e degjuar qe nje femer te mos pelqej lajkat...

ke paragjykime ...
ndoshta je pesimiste....

me shume mendime me shume keshilla...ju lutem


Postuar nga briseide datë 20 Shtator 2008 - 21:13:

Re: ka 3 dite ne krevat

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi

Po ndiej nje nje vullkan ne shpirtin tim qe eshte gati te shperthej
kete moment e kam pas ndjek e kam pas enderruar ,kerkuar,pershkuar
ashtu si pershkon flaka olimpike cep me cep te botes ,deri kur arrin ne vendin e duhur e Cila fillon te shperthej..



Ari,thuaji atij shokut tend qe ndoshta kjo fjali e ka trembur :p

Ka humbur ajo zysha sido qe te jete,ku ta gjesh nje mashkull qe kerkon te kuptoje sjelljet e femrave


Postuar nga Balerina datë 21 Shtator 2008 - 20:04:

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi



balerina....
po pse jan lajka ose perse i quan lajka ndjenjat e njerit kur jane te sinqerta???
perse nuk beson ne shikim te pare ti???

nuk te ka ndodhur ndonje here te shohesh tipin tend te mashkullit ne tren,ne atobus,ne restorant,
ne supermerkato???????

balerina une nuk kame pare e degjuar qe nje femer te mos pelqej lajkat...

ke paragjykime ...
ndoshta je pesimiste....

me shume mendime me shume keshilla...ju lutem



Po si mund te jene te sinqerta kur ai nuk me njeh? Se une nuk besoj se njihet nje njeri per nje nate. As ne shikim te pare nuk besoj. Shikon tipin e mashkullit ne tren apo supermarkato, dhe ne fakt te duket sikur eshte me shikim te pare, por njeriu e larteson personen e dikujt pa e njohur. Prandaj s'besoj fare tek keto.

S'paske degjuar nje femer qe mos te pelqeje lajkat? Ja ku eshte njera. Kam vene re qe meshkujt qe jane gojembel jane ata qe jane me te predispozuar per te tradhetuar. Edhe nqs nuk jane, une personalisht respektoj me shume mashkullin qe di te kontrolloje ndjenjat dhe mos te dale ne perfundime boshe pa e njohur njerine, se sa ate qe perpiqet te me beje per vete me fjale te embla. Me mua asnjehere nuk kane funksionuar, se fjalet e embla i thone te gjithe, por jane aktet ato qe tregojne se cfare njeriu je.


Postuar nga babyy girl datë 21 Shtator 2008 - 20:24:

EEEEEEEEEEEEEEEEE

NUK E KA PAS MENDJEN PER DASHURI POR DASHURI NE KUPTIMIN E FJALES TE VERTET PO E KA PAS NE VEND TJETER.MESA DUKET SI PASKA BERE MIRE PIJA HAHAHAHAHAHHAHA TE PRSH BABYY GIRL KLM


Postuar nga Ari. datë 21 Shtator 2008 - 22:26:

balerina ,nuk ishte takimi i pare...
ne fillim kam then takim-kombinim
d.m.th e kmbinuar edhe nga te afermit e tyre..dhe tjetra eshte se perpara se te darkonin kishen dale disa here perpara...

dhe ti mund te thuash se nuk jane te sinqerta!!!!!!


me lajmeroni amorrin..urgjentisht


Postuar nga Piktor datë 21 Shtator 2008 - 22:40:

Tani jo se mund te imagjinoj se çfar ka ndermend ajo femer te beje me ate te shkretin, por nqs e ka ndermend te martohet , mos te beje shume lajka.
E dyte situata pak a shume eshte e qarte, zysha e ka studiuar mire ate tipin (mendoj une) nga larg dhe afer dhe ndoshta ate nate i eshte mbushur mendja qe nuk do te ishte tipi i saj.
E fundit ai nuk duhet te demoralizohet por ka shume te drejte te takohet edhe nje here me zyshen dhe te flasi hapur pa ndrojtje se çfare mendon ai per te dhe se çfare mendon ajo.


Postuar nga Ari. datë 21 Shtator 2008 - 22:44:

mendimi jot me pelqen piktor...

por ti do ti beje ndonje mesazh te tille mbas asaj darke te kendeshme???
ti si do veproje????


Postuar nga Piktor datë 21 Shtator 2008 - 22:58:

Jo Ari, kurre nuk do ti çoja mesazhe me sms .


Postuar nga Ari. datë 21 Shtator 2008 - 23:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Jo Ari, kurre nuk do ti çoja mesazhe me sms .


po mese do ja dergoje me pullumb????


Postuar nga Piktor datë 21 Shtator 2008 - 23:15:

Aty afer ska rendesi pellumb a pellumbeshe ?
Nje katalizator.


Postuar nga durrsak datë 22 Shtator 2008 - 00:16:

Re: ka 3 dite ne krevat

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi

Ne jeten time ka pas shume pak momente,
caste gezimi,ose per te mos thene; aspak fare.
Po ndiej nje nje vullkan ne shpirtin tim qe eshte gati te shperthej
kete moment e kam pas ndjek e kam pas enderruar ,kerkuar,pershkuar
ashtu si pershkon flaka olimpike cep me cep te botes ,deri kur arrin ne vendin e duhur e Cila fillon te shperthej..
prandaj nuk dua te te humbas kurre
keto jane fjalet e njerit qe po VUAN per dashurine tende
te fala jarani




Sipas tex mesg mesazhet e derguara duhet te ken qen 4 dhe jan shpenzuar 1200 lek, (Shpenzim i tepert ky, djal jo kursimtar) per ta lexuar me celular duhet 3 min e 47 sec (koh e humbur kot). Perfundimi Ky mesazh del pa vlere ridergoje tek 1519 edhe ata ta japin zgjidhjen.


Postuar nga BIONDIA datë 22 Shtator 2008 - 00:30:

1)   o ari po je i sigurt qe ja ke derguar asaj mor cun mos na ke nderruar person i ka shkuar kamarieres ne vend qe ti shkoje zyshes ????

2) po mire ai/ti gjate darkes gjate ketyre daleve ti je sjelle kavalier  nuk e ke trembur zyshen qe ne vend te X i ke thene Y ne ajo e tromaksur u zhduk

3) ajo po mendohet per pergjigjen sepse do i duhet shume shume uje te shuaje kete flaken tende olimpike harrove ti qe lojtar u bene ne KINE do pune puna

4) prit kur te dergoje ajo sms ku te thote qe je ti qa ka pritur gjithe  keto kohe por ka pasur frike tja thoshte vetes ......   e shumta neser ne mengjes


Postuar nga Piktor datë 22 Shtator 2008 - 00:58:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
1)   o ari po je i sigurt qe ja ke derguar asaj mor cun mos na ke nderruar person i ka shkuar kamarieres ne vend qe ti shkoje zyshes ????

2) po mire ai/ti gjate darkes gjate ketyre daleve ti je sjelle kavalier  nuk e ke trembur zyshen qe ne vend te X i ke thene Y ne ajo e tromaksur u zhduk

3) ajo po mendohet per pergjigjen sepse do i duhet shume shume uje te shuaje kete flaken tende olimpike harrove ti qe lojtar u bene ne KINE do pune puna

4) prit kur te dergoje ajo sms ku te thote qe je ti qa ka pritur gjithe  keto kohe por ka pasur frike tja thoshte vetes ......   e shumta neser ne mengjes

Do shtosha qe pershkrimi qe i ka ber vetes me dy rreshtat e pare te mesazhit do ta kene trembur jo pak.


Postuar nga Demokrate4ever datë 22 Shtator 2008 - 02:35:

ari, turlli thote gjithmone te verteten almeno fino adesso

Sa per mendimet ckisha ti thashe. Por nese te hyn ne pune edhe nje keshille, une te them, Mos shpenzo shume kohe me te kalumen se ma keq se vetes si ben kujt.


Postuar nga AndreaPirelli datë 22 Shtator 2008 - 06:48:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
ari, turlli thote gjithmone te verteten almeno fino adesso

Sa per mendimet ckisha ti thashe. Por nese te hyn ne pune edhe nje keshille, une te them, Mos shpenzo shume kohe me te kalumen se ma keq se vetes si ben kujt.



Demo, rrofsh per konsideraten.
Problemi eshte se nuk hiqet mendja kollaj ashtu sic mendojne disa me siper. Aq me teper kur te pelqen dicka, nuk mund ta lesh te te iki nga dora ashtu, thjesht per kryenecesi. Asnjeri nuk fiton.
Prandaj, duhet qetesuar nje here mendja, pasioni (merr fryme thelle tre here rresht) dhe te hyje ne fuqi arsyeja. Ne qofte se nuk do diskutoje me ate vajzen, nuk do e marre vesh kurre se ku qendron problemi. Dhe kjo ka per ta gerryer personin per nje kohe te gjate sepse nuk do marre veshe asnjehere te verteten. Po keshtu edhe ajo tjetra mund te kete marre ndonje vendim te gabuar, thjesht per ndonje mosmarreveshje, perceptim te gabuar te castit. E di qe ne shqiptaret e kemi pak te theksuar kryenecesine, mos uljen e hundes ....... po kjo ne shumicen e rasteve nuk te ndihmon.


Postuar nga briseide datë 22 Shtator 2008 - 12:13:

Ajo e di si ndihet heroi yne,s'ka pse te luaje me tjetrin ..bah,edhe pse femrave u pelqen te terheqin zinxhirin.S'e di si veprojne ne Shqiperi,kam pare raste qe u kane shkuar mbrapa per muaj te tere edhe pas nje refuzimi(mbase vetem per te ushqyer egon),me shume te hapesh zemren me teper stronze behen..


Postuar nga Ari. datë 22 Shtator 2008 - 12:35:

Thumbs up Re: Re: ka 3 dite ne krevat

Citim:
Po citoj ato që tha durrsak



Sipas tex mesg mesazhet e derguara duhet te ken qen 4 dhe jan shpenzuar 1200 lek, (Shpenzim i tepert ky, djal jo kursimtar) per ta lexuar me celular duhet 3 min e 47 sec (koh e humbur kot). Perfundimi Ky mesazh del pa vlere ridergoje tek 1519 edhe ata ta japin zgjidhjen.





Postuar nga Ari. datë 22 Shtator 2008 - 12:36:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Ajo e di si ndihet heroi yne,s'ka pse te luaje me tjetrin ..bah,edhe pse femrave u pelqen te terheqin zinxhirin.S'e di si veprojne ne Shqiperi,kam pare raste qe u kane shkuar mbrapa per muaj te tere edhe pas nje refuzimi(mbase vetem per te ushqyer egon),me shume te hapesh zemren me teper stronze behen..



bris sikur te ishe ti ne vend asaja!!!!


Postuar nga briseide datë 22 Shtator 2008 - 12:42:

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi



bris sikur te ishe ti ne vend asaja!!!!



Ja qe s'jam
...e thjeshte te flasesh per te tjere...


Postuar nga Ari. datë 22 Shtator 2008 - 12:46:

po sikur te ishe ti si do veproje???


Postuar nga Ari. datë 22 Shtator 2008 - 12:50:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
ari, turlli thote gjithmone te verteten almeno fino adess
Sa per mendimet ckisha ti thashe. Por nese te hyn ne pune edhe nje keshille, une te them, Mos shpenzo shume kohe me te kalumen se ma keq se vetes si ben kujt.

:p

turlli ma ka bere mendjen daulle vetem per ty me flet...

se ca i ke bere nje zot e di....
beni nje vershellim asaj kushes tende te dal kendej nga nje here


Postuar nga briseide datë 22 Shtator 2008 - 12:55:

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi
po sikur te ishe ti si do veproje???


Ari,nga nje sms i tille dhe une do friksohesha...:p
Mendjen ne mesim!!S'ka rendesi si do veproja une po sjellja e zyshes..


Postuar nga ingmetalboy datë 29 Shtator 2008 - 12:30:

Re: ka 3 dite ne krevat

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi

Ne jeten time ka pas shume pak momente,
caste gezimi,ose per te mos thene; aspak fare.
Po ndiej nje nje vullkan ne shpirtin tim qe eshte gati te shperthej
kete moment e kam pas ndjek e kam pas enderruar ,kerkuar,pershkuar
ashtu si pershkon flaka olimpike cep me cep te botes ,deri kur arrin ne vendin e duhur e Cila fillon te shperthej..
prandaj nuk dua te te humbas kurre
keto jane fjalet e njerit qe po VUAN per dashurine tende
te fala jarani ne fund





hahahaha sa kam qesh o ari.
Por une po pyesja veten: Valle kjo zysha a e ka lexuar mesazhin deri ne fund apo eshte pataksur qe ne: caste gezimi, ose per te thene, aspak fare.
Me kete mesazh besoj se e di dhe vete qe e ke frikesuar dhe e ke larguar tjetren, por po ta shikosh tamam tamam nuk je i humbur. Perkundrazi. Nqs mund ta takosh dhe njehere kete mesonjesen dhe te tregohesh qe nuk je cun me mendime depresionuese ke per ta bere per vete.
Asaj i eshte bere qefi tej mase nga ai mesazh dhe i ke mbetur ne mendje, por instinkti i saj prej femre qe nuk eshte lindur dje e beri te sillej ashtu. Vajzat e forumit mund te me konfirmojne mendimin ose te ma hedhin poshte qe te gjitha deshirojne te kene nje dite dicka te tille.
Ndaj tani luaji kartat bukur, takoje dhe njehere se puna eshte e mbaruar ( me nje cike fat kuptohet ).


Postuar nga cecilia datë 11 Tetor 2008 - 01:06:

Ka tre dite ne krevat.

O Ari e di, gjithmon kur jam e lodhur apo e merzitur vij ketu dhe te kerkoj vetem qe te qesh dhe ja erdha tek kjo teme sot ,i lexova te gjithe me rradhe ,(mendimi i turll si gjithmon me kembe ne toke) kam qeshur me lot ...
Si perfundim kam nxjerr qe KY tipi Je ti patjeter ,ska mundesi te kesh kuptuar kaq mire gjendjen shpirterore te shokut,dhe aq me teper ti dish gjerat me saktesi sikur te ishe aty perpara...Pastaj ka dhe dicka tjeter, se si shenje, je peshku, qe dmth dashuron me shikim te pare ,je i ndjeshem ,je dhe shakaxhi ne kulm,tani keto pika me lejne ne dyshim mua...si thua a kam te drejte? CIAO


Postuar nga AndreaPirelli datë 11 Tetor 2008 - 01:49:


Postuar nga kotka datë 11 Tetor 2008 - 07:50:

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi



balerina....
po pse jan lajka ose perse i quan lajka ndjenjat e njerit kur jane te sinqerta???
perse nuk beson ne shikim te pare ti???

nuk te ka ndodhur ndonje here te shohesh tipin tend te mashkullit ne tren,ne atobus,ne restorant,
ne supermerkato???????

balerina une nuk kame pare e degjuar qe nje femer te mos pelqej lajkat...

ke paragjykime ...
ndoshta je pesimiste....

me shume mendime me shume keshilla...ju lutem



Ari une besoj shume ne dashurine qe ne shikimin e pare, se 85 -90% e vendimit merret ne momentet e para te pamjes, pastaj fillojne analizat.

Por mua, me duket sikur ti ke vajtur me vendim 100% perpara se te shkonit ne darke, dhe me darken i vure vulen ti nga ana jote dhe nuk ke degjuar shume zyshen kur fliste, ke qene i verbuar dhe shurdh ne te njejten kohe.

Mbas darke duhen edhe shume takime te tjera dhe bisedime.

Do not give up.

Vajzat shume here kane frike nga lidhjet serioze edhe pse i duan, ato analizojne shume detaje, prandaj mos i lere kohe te beje analiza, vepro...xhiro te tjera, darka te tjera, biseda te tjera dhe kjo do t'ju bashkoje dhe te njiheni edhe me shume duke perdorur balancen e aneve e negative dhe pozitive.

sot nuk eshte koha e letrave romantike, por vetem actions, actions dhe vetem actions si ne filmat e hollivudit

good luck


Postuar nga briseide datë 11 Tetor 2008 - 13:18:

Kotka,hedh bast qe ka gjetur nje tjeter Ari nderkohe qe ne vrasim trurin per t'i zgjidhur problemet e zemres


Postuar nga Eria datë 11 Tetor 2008 - 14:29:

Ore mesa mbaj mend une...ky Ari sikur do na martohej ne gusht....kaq shpejt e nderroi me mesuesen grune


Postuar nga AndreaPirelli datë 11 Tetor 2008 - 17:18:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Ore mesa mbaj mend une...ky Ari sikur do na martohej ne gusht....kaq shpejt e nderroi me mesuesen grune


Si duket nuk paska qene mesuese ajo gruaja .......... pastaj Ari ka marre vesh qe zyshat rrine tre muaj vere pushim ............ marrin shume leke ...... llogari hesapi ...... .


Postuar nga AndreaPirelli datë 11 Tetor 2008 - 17:20:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka

Ari une besoj shume ne dashurine qe ne shikimin e pare, se 85 -90% e vendimit merret ne momentet e para te pamjes, pastaj fillojne analizat.



Edhe une kur me duhet te blej ndonje rrecke per vete..... nuk rri te shoh sa andej ketej shtate ore, po me ngjiti marr te paren qe shoh ..........
Kam dhjete vjete qe perpiqem te trajnoj gruan ne kete aspekt ................ nuk funksionon ........


Postuar nga Eria datë 11 Tetor 2008 - 17:40:

Citim:
Po citoj ato që tha turll

Kam dhjete vjete qe perpiqem te trajnoj gruan ne kete aspekt ................ nuk funksionon ........



As per 10 vjet te tjera ske per tia dale...si perfundim do te trajnoj ajo ty


Postuar nga Ari. datë 13 Tetor 2008 - 20:13:

cu mbush mali plot me rrush plot me rrush
thot neneja jane krush ,jane krushq
Ne jan krushq te dalin ooo
syzezen ta marrin oooo

kam habere te tjera..
nga Jarani.


me thane qe qe ngritur i shkreti
nga krevati si Shefqeti
trim si Sali Lekdushi
syzezen me ne fund ce *perpushi*

ka probleme te tjera jarani...profesoresha ja paskerkish kthyer msm...

vijon...


Postuar nga kotka datë 13 Tetor 2008 - 20:23:

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi
cu mbush mali plot me rrush plot me rrush
thot neneja jane krush ,jane krushq
Ne jan krushq te dalin ooo
syzezen ta marrin oooo

kam habere te tjera..
nga Jarani.


me thane qe qe ngritur i shkreti
nga krevati si Shefqeti
trim si Sali Lekdushi
syzezen me ne fund ce *perpushi*

ka probleme te tjera jarani...profesoresha ja paskerkish kthyer msm...

vijon...



po he me pra na thuaj te rejat si vijojne, se tani s'po na ze gjumi neve ne krevat, u bene tre jave, jo tre dite si puna jote.
ti ja hodhe e more msn por ne nuk dime c'te ka shkruar zojusha


Postuar nga Ari. datë 13 Tetor 2008 - 20:37:

kotka...
epo dhe rrushi qe te piqet do nje behar te tere..


*oh ne marrca moj manushaqe
sdua doktorr e hilace*

ky qe nje nga msm-t e jaranit...


Postuar nga kotka datë 13 Tetor 2008 - 20:50:

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi
kotka...
epo dhe rrushi qe te piqet do nje behar te tere..


*oh ne marrca moj manushaqe
sdua doktorr e hilace*

ky qe nje nga msm-t e jaranit...



rendesi ka qe ja thoni te dy mire labces si zysha, si jarani
mushken dhe gruan nga fshati jot ari, del mire degjome mua plaken


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.