| Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Krijime nga une (Vitore) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2505)
Mikja ime
Shiu m'i theu tjegullat
Dhe miku im m'i keputi buzet
Shiu m'a greu rrugen
Dhe miku ime ma piu gjakun ne buze
Shiu m'i shqeu dyert e dritare
Dhe miku im ma shkallmoi zemren
Shiu m'u fut ne qenien time
Dhe miku im u largua me rrembim
Shiu ky shurdhmemec pushoi
Miku mbeti si hije neper dhome
A do te bjere perseri?
Se une e dua ate shi
Qe ngjan me denesen e mikut tim..
Te lumte Vitore.
Vitore
te uroj mirese ardhjen pran nesh.Shpresoj te kalosh caste sa me te bukura pran nesh.Poezia ishte shume e bukur
Faleminderit
Ju falenderoj te gjithve per urimin e mirseardhjes ne listen tuaj te mrekullushme Jeni te gjithe fantastik dhe te kendeshem
faleminderit dhe per komplimentin qe i bete poezise time
Vitorja
Yjeve
A i shihni lotet e mi?
Prekini
Puthini
Dhe
lerini te rrjedhin
Ne shtratin e mallit
Ne udhen e shpirtit
Ne trajektoren e qiellit
Drejt yjeve te mi
Atje jam edhe une
Atje eshte nje cop
Shqiperi..
UAU...
Per zotin, s'ta them per te bere qefin, por kjo e fundit, ishte yll fare.
Ciao!!!
hi
e bukur ishte skm ca te them edhe pse sma pret shume nga poezia
nga dani
Shelegjet lotues..
Pa krenarine e lertesise
Pa forcen e ashper te shelgut te lashte
Pa trungun e trashe
pa deget e gjata
Pa gjethet dy ngjyreshe poshte e larte
Pa ferferimen e fleteve te ashpra
Pa kengen e zogjve, pa folete e tyre
Shelgjet lotues qajne..
Lotet curg
Lotet u bene dege te varura poshte
Lotet u bene gjethe me gjak shume
Lotet u bene strehe e dashurise
Lotet u bene krip per puthjen e pare
Lotet u bene trung i bute artistik
Lotet u bene fidan i mrekullise..
Shelg lotues
Dicka midis drurit dhe lules
Nje jete midis tokes dhe qiellit
Zjarr i brendshem turbullues
I turperuar prej djellit..
Vitore...
Shume e bukur vjersha.
Pacim!!!
Vitore hallall ta boft zoti
Vitore i lexova me kujdes dhe me vemendje te madhe poezit e tua me peqyen shum me shum me pelqeu e dyta dhe e para po te tria ishin te bukura.
Keshtu ka lezet kur un isha ne shkoll te meseme na erdhi per vizit i madhi Kadri Roshi dhe un para 300 nxensve recitova nje Poezi Kadri Roshi u ngit ne kemb dhe erdhi dhe me puthi dhe me tha shkruaj shkruaj bir im ses sa me shum te shkruash aq me shum meson dhe un e kam sot e ate dit kete vrejte dhe e mbaj si kshill gjdokund.
Te Falenderoj ishin te mrekullushme Shkelqimi Londer
Ne Venezia!
Fund javen e kaloj shpesh ne Venezia.
Venezia enderra e gjithe turosteve te botes!Jam me fat qe kam mundesi ta vizitoj shpesh
Dy miqt e mij gazetare , duke e ditur pasionin tim" Venecie", me ftuan te shkoj bashke me ta sot, ku ata kishin disa pune.
Lam nje ore takimi per kthimin dhe une vazhdova shetitjen time.
Venecia me priti keq . Binte shi i imte dhe pikat e holla te prsnin si brisk .Era frynte me gulcime , po pas nje kohe dhe shiu dhe era e prene frymen .Ndoshta nuk donin ta vrisnin ne syte e mi. bukurine e jashtezakoneshme mbi ujore.
Jam mesuar me te papriturat e motit venet , qe dalldiset midis Alpeve, ultesires dhe detit. Megjithese per Venecian , Alpet jane larg, zemerimi dhe dashuria e tyre , shfaqen menjehere dhe me teka djaloshare,
thone se Venecia eshte nje plake mondane , qe dhe pse me nje kembe ne varr , perseri ecen me krenari te pa shoq , mbahet e re dhe e mbuluar me ar dhe gur te cmuar.
Pas pak doli dielli dhe i dha shkelqimin qytetit dhe humorit tim
canal Grande, gondolat , ujrat e kaltera te Adriatikut , shtepite e vjetra te veshura me magji , rrugicat pasqyruese me uje, trotuaret e ngushte , urat si gungat e devese , istmi qe bashkon qytetin e vjeter me mestre-n , mermeritja e pejeteshme e dashurise , zerat ekumbushem te historive te vjetra Shqkspirjane , kurthet , te pa priturat, njerzit e gezuar kureshtar ndaj vetvetes dhe te tjereve , dyqanet e shtrenjta, kenget disi te zvargura , dalldia , aroma e kripur e detit , peshtjellimi , tejdukshmeria ... gjithshka eshte Venezia!
Venezia , ka nje qender qe tubon te gjithe. Aty fillon dhe mbaron jeta e te tjereve qe puthin jeten e qytetit te mrekullushem .San Marko dukej sikur hesht me syte ngulur mbi turmat turistike .Luanet me krahe shqiponje bejne roje legjendare.Sheshi mizeron .Shtrenjtesia te ve sterkembthin .Koha vrapon pabesushem , pa u ndjer Aristokracia e dehur kerkon ndihme nga Zoti dhe leviz e kalamendur si edehur.Muzeu Corrier " , me siguri eshte art i madh Nje shikim i shpejt i tremb mendimet dhe nderkaq ndjenjat sikur kridhen ne lluce. Rezidenca madheshtore e Napoleonit te Madh te permbyt me ato qe kerkon te dish .Salla e elspozitave te Napoleonit , ish salla e pritjeve dhe e vallezimit te Napoleon Bonopartit !
Venezia te cekujibron. Te duket sekur po bene nje vizit te psikiatri
sa here vijketu, aq gjera te reja zbuloj
Largohem menduar per te takuar miqte e mi .Befas koha u prish perseri .
Era te pret perseri si teh brisku dhe shiu i imte bie po aq trishtueshem
Kthimi per ne Trieste i ngjan vuajtjes .Eshte veshtire te shkeputesh shpirtin nga romantizmi i magjise marra mendese ..
Hena e ngrene..
Vetull e harkuar vajze
Lart ne qiell
Ta shkoj doren mengadale
te te puth njehere?
Endacake!
Kush ta preu harkun ashtu?
Kush ta theu qelqin ne sy?
Mos valle nata e zeze pis
Mos vall dielli i fshehur diku?
Mos valle shpirti i agonise?
Jo!
E ngrene moj hene
Ty puthja e pare
te beri ashtu
Lutje Zotit
O Zot!
bekona!
I perjetshem do te jesh per mot
Meshirona!
Na hidh shi
ne shkretetirat e globit te shpirtit
Te perunjemi!
Mekatet na fal!
I plotfuqishem degjoje lutjen time
Eshte lutje me pergjerime
Se lindem ne vendin
Ku , Juda i gjalle
Solli vdekje dhe mijra shkaterime
O Zot!
Bekona!
Pastrona nga ligesite
Ty te kemi shprese
Ty te kemi jete
Ne planetet e tjera bie shi
Kurse atje larg
Planeti im buzethare
Hesht e mediton ne shkreti..
O Zot!
Nje pike lot!
I Dashur!
Nuk te harroj
Do te dua dhe do te vdes
me shikimin dhe fytyren tende
Para syve
Mos me harro
Kujtome kur sheh yjet
Ne shkelqimin e tyre
Shiko zjarrin e dashurise sime
E paster si ata!
E bukur si ata
E pavdekshme si ata..
Ne Trieste
gara e barkave me vela(regata) eshte bere tradicionale , per qytetin e bukur dhe romantik te Triestes Kete vit ishte edicioni i 35-te ,i barkolanes.Pra 35vjet qe ne kete qytet zhvillohen keto gara Kete vit pjesmarja e regjistrimeve i eshte afruar rekordit , si asnjehere tjeter , pothuaj 2000 barka me vela , moren pjese nga vende te ndryshme te botes dhre Italise
Festa ka filluar qe diten e enjte dhe i ka dhene nje gjalleri te vecante qytetitplak dhe te qete triestin. Aktivitete te ndryshme kane vazhduar pothuaj panderpreje dite dhe nate deri diten e sotme te gares Gjate oreve te mbremjes , ne nje nga sheshet me te bukura te Italise dhe e vetmi shesh , qe kufizohet me detin"Pjaca Unita" jane dhene koncerte te ndryshme e te sukseshme Mbreme deri ne oret e para te mengjesit , ky shesh u kthye ne nje diskoteke te vertete Nen muziken DJ te famozit Carlo Coccoluno si dhe planet-funk .Gjithe qyteti llamburiste nga dritat shume ngjyreshe te fishekzjarreve
Bregu i detit ishte mbushur si asnjehere me njerez dhe lokale moderne ambulante , qe perbenin panairin e barkolanes , te ardhur nga gjithe Europa.
Specialitete te guzhinave te ndryshme , te shoqeronin ne cdo kater pese metra Pjata tipike e veriut te Friulit "Frico" preferohej nga te gjithe.
garen e fitoi skafi !Alfa Romeo" i miliarderit NeoZelandes Nevill Crichton Ai eshte enthusiaste qe ndodhet ne Trieste.dhe qe ju dha mundesia me nje gare te vetme , te matet dhe te fitoje mbi shume barka presticioze. Ne bordon e "Alfa -Romeos" ndodhet dhe Brad Butterworth (nder pjestaret e ekuipazhit Alinghi ) si dhe triestini Lorenzo Bressani "Alfa Romeo " ka nje gjatesi prej 90 kembesh .Kundershtare te fort ne kete gare "Alfa Romeo"pati "Magic Jena" Me gjatesi 80 kembesh) te Mimmo Cilenti dhe Mitja Kosmino qe zune vendin e dyte si tani si dhe ne edizionin e kaluar.Ne gare moren pjese 24000 velista , qe u ndoqen nga nje publik prej 250000veta , duke e ndjekur garen nga toka te ardhur nga te kater anet.
Normalishte , gara do te zhvillohej sipas tradites , ne formen e nje trapezi me nje boa ne ujrat Sllovene , po per mungese te eres , gara u modifikua dhe u be me e shkurter
Miliardari Crichton deklaron , qe nuk ka pare kurre nje feste te tille dhe eshte shume i kenaqur qe ka me vete Butterworth dhe Bressani. Crichton thot se te Henen skafi "Alfa Romeo" niset nga Triestja dhe shkone ne Malte , ku do te diskutoje nje gare tjeter , qe do mbylli aktivitetin e Mesedheut dhe do kthehen ne Australi dhe ne Zelanden e re
Hyre ti
Hyre ti ne dhomen time
Hape dritaren e zene
M'i dhe zemres ca premtime
Sa s'te jep nje bote e tere
Pse s'me le ne ate dhome
Ku nuk dija c'ishte dielli
Ku nuk dija c'ishte ngrohte
Ku nuk shija kupen e qiellit?
Me tregove hapesiren
Me mesove fluturimin
Te besova dashurine
Thellesite ia shfaqa shpirtit
Pse s'me le ne ate dhome
Pa dritare dhe pa dyer
Kur nje dite pas do lije
Shpirtin tim si qelq te thyer?
Enderr e prere..
Mbeshtetur tek une
te gjen cdo mengjes
Koka jote te gusha ime
Une zgjimin tend mezi e pres
E puthjen tende mes peqafimesh
Syte te mi celin puthjet dua
Buzeqeshja jote te me thot
"Mirmengjes!
Dora ime te krehe floket e tua
Por zgjohem me enderr
te prere ne mes...
Xhelozia
Me dashurine thone linde
Ajo e egra xhelozia
ne shpirt te hyne porsi nje xhind
M'e e cmendur eshte se cmenduria
Ne mendje zemer terr erresiren
Dhe dashurine e kap prej fyti
E desh Otellua Dezdemonen
Por ! xhelozi e tij e mbyti..
Austria
M'u shfaqe ti madherishte e larte
E bukur e magjishme si nje poezi
Me gjithe ate me shpirt une thash
Shqiperia ime eshte SHQIPERI!!
hapat e mi
Shihni hapat e mi
Perpijne rrugen e hidherimit
Me nje etje barbare
Adhurojne dashurine hapat e mi
Vetem se ajo
Mbetet imagjinare!
Sa shume ndryshojne nga une
Nga shpirti im i mbetur ne ajer, pezulTe sigurte dhe pa ndrojtje ecin
E enderrijne nje imazh
Tashem te vdekur..
Ti
Ti dashurine
ne forme komete, perplas ne fytyre
Dhe zhdukesh larg
Ne nje horizont ku s'ndrit asnje yll
Ti thyen te kristalten
Dere te zemres..
E dashurine e le te paemert
Ti buzeqesh e iken
Drejt shtigjeve pa kthime
Ndaj ndjenjat e marrin emrin
Dhimbje..
Refugjatit
Te lodhen rruget e botes ty!
Por, buzet e tua s'kerkojne lemosh
Mjerimin Atdheut ja mbane ne sy
Vec pune kerkon , qe duart te ngrosh
E tjetri thot"Kam vellan refugjat"
Ngrohet Atdheut atje ne nje qoshe
Rrugeve ju bie sa gjere e gjate
Kerkon nga ty lluks Europe
E ti kerkon pune , e pune te japin
Si skllav te punosh katermbedhjet ore
Era dhe shiu shpinen ta rrahin
Ne rruget e Europes O refugjat i gjore..
Vetveten kerkoj
Ja kam harruar shemtimin nates
Ne oret e saj kerkoj vetveten
Ne rruget e qiellit te pa mate
Theras ta gjej , sa ze dhe mekem
Ne akullin qe shkrin, me shfaqesh ti
Te prek ne ze, Vetvete s'paske vdekur
Nga gjetja jote cdo gje merr drite
Sa jam munduar ty per te gjetur
Anti sy
Kerkova sy te tjere
Te shplodhja syte e mi
Kujtova se i gjeta
Por ndodhi nje cudi
Mahnitur para tyre
Une lashe syte aty
Por keq ata m'i vrane
Se ishin ANTI SY!
mall per token time
vitore me ate poezin e rrefugjatit
me preke jashte mase.Jam rrefugjat dhe kam 4 kater vjet qe endem rrugeve te europes pa e pare nje here nenen time kam kater vjet qe nuk shoh nje here token time .Te lutem vazhdo te shkruash mbi temen e mergimit
Ku eshte balta me e embel se mjalta? Ne Shqiperi! Per Liken
Edhe ti me preke jashte mase me fjalet e tua i dashur Like.Pikerishte ky mall , kjo dhimbje per te dashurit tane, per token e shtrenjte si dhe gjaku i perbashket , na lidh ne kete forum te mrekullushem si dhe me njeri tjetrin kudo ku jemi.Nuk e di shkakun pse nuk e ke mundesine te vesh ne Atdheun tone te dashur por e di mirese: Si ti une dhe te gjithe ne ,atje do kthehemi nje dite per ti dhuruar atij vendi te mirat qe perfituam prej vendeve qe jetojme tani. Te uroj se shpejti realizimin e deshirave dhe enderrave te tua dhe per ty po nis dhe disa poezi te tjera rreth dhimbjes dhe gjendjes shpirterore ,qe ne fakt i kam shkruar ne momente te ndryshme
Te ndihmofte Zoti per c'do gje qe ke nevoje
Vitorja
Vendi im!
Hije e gjate , e rende
Ja c'mora prej teje;
Nje shkemb i varur ne qiell
Nje gur qe bie ne det
Nje hapesire e madhe lart..
Dhe nje emer i bardhe
Krenari e emrit Shqiptar!
Dhe une u largova..
Mora me vete
Hijen Shkembin
Gurin
Dhe
Hapsiren
Tani shkruaj me qerpiket lare ne lot
"Nuk te haroj kurre
Toka ime" !
Shkembi me behet dhe i bute
Guri, anije gjigande
Hapesira nuk tretet dot ne zemer ..
Dhe puth ketu valet e detit tim..
Mbushur me psheretima malli..
Ah!!:.
Dhimbja perhapet ne det si ajazem
Dhe vjen e sjell
Puthjen dhe mallin tim
Ne brigjet e tua
O Vendi im!
Mos me flisni vetem keq!
Mos me thoni se atje
N'ate toke te shqiptarit
Ra mallkimi si rufe
Dhe i thone "TOKE E DJALLIT"
Mos me thoni se atje
N'ate toke me qiell mesdheu
Vec urrejtja ngre fole
Dreqi zemren ia rrembeu
Mos me flisni vetem keq
Nuk duron ky shpirt i vrare
Ah, sa shume Atdheu dhemb
Larg Atdheu behet plage,,,
Refugjati ne Greqi
Dikush me thiri , me emrin e pare
Trupi mu drodh, ngriu zemer'e shkret..
OZot, !C'eshte keshtu? Me vjen per te qare
Ky eshte emri im, emer' i vertete
Emrin nderova mes pagezimit
per leje qendrimi ketu, ne Greqi
Te ecuren nderrova , gjuhen besimin
Kush jam ne t'vertete, as une s'e di
Ndaj kur me thire, me ktheve ne kohe..
O vella i nje gjaku, o bashkeatdhetar!
Me zgjove t'verteten , mallin per token
Erdhe te me kujtosh, se jam shqiptar!
nje dite do te behet me mire
shume faleminderit VITORE per poezite jane te mrekullueshme
Nuk kane nevoje per koment keto poezi.
Vitore, jane vertet te arrira . Te lumte !
Pershendetje
Faleminderit Likes dhe sy jeshiles
Me vjen mire dhe ju falenderoj , fjalet ne vargjet e mija, ju japin kenaqesi
Ju prifte e mbara kudo ku jeni
Vitorja
nen kuroren e portokallit
I fshiheshim syve te botes te dy atehere
Ish stin' e bukur jete, stine pranvere
Takimi na priste aty poshte pemes
E qeshnim si te dehur, ne diell , shi dhe ere..
Fjale cucurisnim si gugatje pellumbash
Bashkuar duar, buze ne mijra te puthura
Betoheshim me te madhe per dashurine tone
Lule portokalli mbi supet tane te njom
Sa here portokalli na degjoi renkimin
Kur or' e ndarjes afronte per ne largimin
Lule ne duar , vesé ne sy
Takim i ardheshem ndizej shpejti aty
Por, oh, nje dite e prene portokallin..
Takimin tone prene , dashurine, mallin!
Kuroren e bardhe , ku ndriste dasma jone
Te shkelur e pame at'stine jete njome
celen portokajt', por ishin per te tjere..
E jona dashuri jetime mbet.. e mjere!
Lulet e bardha ne sy me sjellin lot
Por ende shpirtin thelle
Me to e kam une plot..
Shum te bukura poezite e tua Vitore ,pershendetje dhe suksese ne jete nga ana ime 
Ej ti!
Ej ti!
grise kete nate te vetmuar
E lere ate copez te vjetuar mengjesi
Mbi shpirt te me ndricoje
Mbi krahet e nje agimi shumengjyresh
Nxito drejt zemres sime
Kam lene hapur nje dritare
Ku kanatat e shqyera vajtojne ikjen tende..
Ej ti!
Vrite vetmine
kete fantazem qe me dhembet e harrimit
Shpirtin tim kafshon , edhe eja!
Ta kam lene hapur dritaren
Se neser do te jete vone!..
Ah, kjo nate..
Syri i lodhur enderrave te kota
Tretet pertej erresires genjeshtare
Kerkon vetem pak qetesi
Kesaj nate te pa gjume
Ku deshira mbyt dliresine!
Ah, kjo nate..
Nate e marre
dashuria ime ecen kotesishte
Parqeve te heshtura te enderrimeve
Vetem dy sy te ndryshem
Nga te tjeret kerkon
Nje tjeter motiv dashurie
Enderron!1
per vitoren
Vitore i lexova me vemendje poezit e tuaja dhe sidomos ato te kurbetit.Me lane shum mbresa, u permallova dhe kjo tregon qe ti ke krimtari me nje te ardhme.
Te uroj fat te mbare dhe tu rrealizofshin endrrat e tua!
Me respekt Bepi!
Per Bepin
Faleminderit per opinionin tuaj i nderuar Bep Ate shpresoj dhe une per te ardhmen dhe nuk e di sa do ta realizoj
Pershendetje Per ju e te gjithe miqte e forumit
vitorja
shpesh
Ka caste kur e vetme
Buze detit qendroj..
Grish enderren time gjithe merzi..
hedh veshtrimin tim diku larg
Se cfare kerkoj as vet se di..
Mall
Ne kete molo ,kaq larg teje
Permbi det pash syt' e tu
Pikellimi vjeshtes mbare
Kishte rene gjithe aty..
Vjesht' e trishte e atyre syve
Kish pikuar ne cdo fjale
Qe me vinin si nga yjet
Sjell ne letren permes valesh
Mermerimn' e buzeve tua
E merr deti dhe ma sjell
E degjoj e permalluar
Vij tek ti.. te une ti vjen..
C'ja mesove gjuhen detit
C'ja mesova edhe une
Nen qerpik ku loti mbeti
Malli-zog nuk na bene gjum
Ec e jak... tek ti tek une..
Kam Frike..
"Te dua me thua
Me shume se ti mua"
Por zjarri qe ndezem te dy
Kam frike se te rri vec ne sy..
Mos bera faj?
I flet zemra zemres, e flet poezia
Malli perflaku cdo varg te saj
Te cmendur me beri kjo dashuria
Te dua ty, mos bera faj?
Per Bjedumin
Me falni qe po i drejtohem Bjedumit ketu , por s'di si te veproja ndryshe , pra Bjedumi , kur shkruan poezite e te tjereve, duhet te vere dhe autorin , si ka bere me poezite e te madhit Ali Podrima Poezia Je pranvere eshte shkruar nga Petraq J Pali ne disa lista te tjera shqiptare plus marr nga nje libri i tij ashtu si dhe poezia e mesiperme shkruar nga Mardena kelmendi , ne po keto lista shqiptare , dhe marr nga libri i saj me poezi "Fala qe te jetoj
Pa keqkuptim
Vitorja
Po mi lal po...po kam harru...sorry....mend per here tjeter...rrofsh
Ngjyrat
E dua rozen ne te gjitha lulet
Agimet pranverore, kur dielli del
ne faqet rinore, kur vjen dhe ulet
Tek foshnja e njome , qe nenes i qesh
Pas saj vjen e kuqa.E dua-Se dua..
Ate diktatura e mbajti-flamur
Sa jete ajo mori, oh, mos ma thuaj
I them une sot"Mos ardhsh me kurre"
Kudo qe shkoj me ndjek si dreq
Kjo ngjyre e kuqe ne rruge kur dal
Ndez semaforin si sy ne qelq
E hapit tim i thote"Ndal!
Ndal , thot e kuqja e ambulances
Ndal , thot zjarrfikesja , me ulurim
Dhe une ndal hapin , uroj menjane
"Vrapin drejt jetes ta kene vetetim
E kuqja ngjyre , ajo qe une dua
Rri te flamuri i shenjte kuq e zi
Sa here buz't e mia me te u takuan
Nga shpirti buroi per te poezi
Rri ngjyre e kuqe , ajo qe une dua
Petalesh lulekuqesh , mbi ty trendafil
Tek buzet e njeriut perjete dashuruar
Tek buza ,qe kengen e bene si bilbil
Ja dua pranveres cdo ngjyre qe cel
Aromat e saj me hyjne ne shpirt
Me thoni:
shkul urrejtjen, se shpirtin te zbeh
Ne vendin e saj , dashurine , ti , mbill
Eklipsi i diellit
U fshehe a te fshehu hena
O diell i bukur , i ngrohte
E toka u nxi krejt e tera
E ndjeme te gjithe ne ftohte
Pa ty disa caste , pa ty
E toka u ftohe e u nxi
Te shohim te gjithe ne sy
Si sy i nxite ngjan ti
"O Diell mjaft luajte me henen
"Te fsheh a me fsheh mua ti
Pa ty erresira e rende
Eshte vdekje per token, e di?
Me ty!
NJE-domethene NJE
NJE dhe NJE bejne DY
Une doja te isha NJE
Por, eshte e pamundur me TY...
"PIJETARi..(Humoreske)
Thone se njeri pinte shume
(Kete e dinte dhe ai)
Fjalt' e botes rridhnin lume
"E do cezmen me raki.."
Per cdo hall e shqetesim
Thosh alkooli me shpeton
Vec aty gjej ngushellim
C'ka se jeten me shkurton"
Por mes avujsh te alkoolit
Bente sherr, zullum te madh
Thosh "s'ka gje se ju s'me doni
Une me pije ju marr hak"
Por,"Hakmarrja" shpejt haroej
Sa mengjesi celte prap
Me pendim ne shpirt na cohej
QE te niste diten mbar
Sa takonte nje qe e ftonte
"Haj, te pim nje gote raki"
C'kish premtuar shpejt harronte
Niste pijen pa kufi
Thosh ca fjale qe gjuhes ngecin
"Quajn te diturin DIJETAR!
Per cudi pijanecin
Pse s'e quajne PIJETAR?
Enderr e prere
Mbeshtetur tek une te gjen cdo mengjes
Koka jote tek gusha ime
Une zgjimin tend mezi e pres
E puthjen tende mes perqafimesh
Syte te m'i celin puthjet, dua
Buzeqeshja jote te thot"miremengjes"
Dora ime te krehe flokt' e tua
Por zgjohem me enderr
te prere ne mes..
Lere gjumin te na marre
Nuk mund te largohem me nga ty
Asgje s'mund te jete "Kohe e shkuar"
Lere ti gjumin te na marre te dy
Dhe zgjimi te na gjej te perqafuar..
| Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.