Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gripi i Shpendeve!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9760)


Postuar nga Kela datë 18 Tetor 2005 - 17:22:

Gripi i Shpendeve!!!

Te dashur lexues te forumit,

Lajmet per gripin e shpendeve po behen gjithnje e me shqetesues ne Evrope. Cdo gje filloi ne Azi ku mbi 60 vete humben jeten, pastaj kaloi ne Turqi, Rumani dhe dje per here te pare u verifikua edhe ne Greqi.

Duket e parealizueshme qe kesaj semundjeje ti vihet i njejti kufi me ata gjeografike,por cfare mendoni ju si mund se mund te behet per te ndaluar nje semundje te tille????


Postuar nga Lela_Dr datë 18 Tetor 2005 - 17:53:

Kela ne fakt eshte nje semundje e keqe me sa kam degjuar, dhe ketu ne itali e kane ndaluar komplet tregetine e pulave.
Por nga analizat qe kane bere na kane siguruar qe nuk ka akoma rezik per kete seemundje, por une nuk i besoj shume dhe te gjithe konsumatoret kane frike te blejne msihin e bardhe si Pula ne kete rast.


Postuar nga Kela datë 18 Tetor 2005 - 19:54:

Ketu ne Angli, thone qe s'ka te beje fare me konsumimin e mishit te pules ose te vezeve. Por nga ana tjeter BE po miraton nje ligj qe te ndaloje tregtine e mishit te shpendeve!!Eshte shume e paqarte,por dihet qe kjo semundje eshte vdekje prurese dhe eshte e njejte me gripet e pulave ne vitet 1918 dhe 1958 ku humben jeten mijra njerez.


Une per vete qe kur ishte koha e semundjes se lopes te cmendur ketu, vendosa qe te heq dore nga mish-ngrenja dhe ka 5 vjet qe jam vegjetariane. Por s'duhet harruar qe kur virusi H5N1 kalon nga shpendet tek njerezit, atehere eshte ngjites edhe tek njerezit e tjere qe e rrethojne te semurin.
Mendohet qe 60 te vdekurit ne Azi jane vetem maja e icebergut, sepse mund te kete me mijra te tjere te infektuar qe s'kane dhene shenjta akoma dhe kjo me te vertete eshte shqetesuese.


Postuar nga NS-6 datë 19 Tetor 2005 - 04:03:

per kete lloj virusi qe ka filluar te shperndahet eshte paralajmeruar qe para ca kohesh kur po merreshin ne analize ato qe mund te jene burimet e infeksioneve te ndryshme ku nder te tjera pervec qe permendte punen e sars-it qe erdhi po nga azia thonte qe pritej nje infeksion tjeter edhe me i madh(ka qene nje artikull i publikuar ne revisten fokus).per momentin thone qe virusi nuk eshte i trasmetueshem nga pula tek njeriu...ne fakt kjo eshte frika me e madhe qe pritet.


Postuar nga Kela datë 19 Tetor 2005 - 15:30:

Cod. A19102005

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
per momentin thone qe virusi nuk eshte i trasmetueshem nga pula tek njeriu...ne fakt kjo eshte frika me e madhe qe pritet.


Nga analizat e deri tanishme rezulton se virusi kalon nga shpendet e egra tek pulat dhe gjelat e deti e me pas modifikofet ne nje virus te atille qe pershtatet dhe zhvillohet ne qenjet njerezore.

Duke qene se shpendet e egra po migrojne per ne vendet e nxehta eshte shume e lehte qe ky virus te perhapet ne te gjithe boten. Le te shpresojme qe shkencetaret do te arrijne te bejne ndonje vaksine tamam per kete semundje dhe te parandalojne ndonje perhapje masive!


Postuar nga NS-6 datë 19 Tetor 2005 - 18:52:

gjendja ne Itali ne keto momente

Cod. B19102005

Ne fakt frika e nje mutacioni eshte shume e larte dhe duke qene se kemi te bejme me virus kjo frike shtohet edhe me shume,sepse viruset jane ne gjendje te pesojne shume mutacione gjate fazes qe infektojne qelizat dhe mund te ndodhe qe te perfitoje ndonje sekuence materilai gjenomik qe mund te jete i pershtatshem per te infektuar njeriun.Dhe me kete shpejtesi qe perheapet nuk eshte e veshtire te marresh parasysh konseguencat.Po ashtu frika ketu eshte me e madhe se me Sars-in sepse nderkohe qe me Sars-in mund ta kufizoje semundjen duke vendosur zona te tera ne kuarantene,ketu halli eshte se permomentin virusi po perhapet me ane te zogjve dhe nuk dihet se ku mund te dale forma infektuese e njeriut dhe mjafton qe te dale ne nje vend dhe pastaj faktore te tjere si gjuetia etj mund ta perhapin tek njeriu.
Ketu ku jam une ne itali ka filluar nje shqetesim per faktin se ne gjithe Italine jane rreth 250.000 pellumba(numer marre nga gazeta "City",numri i sotem)dhe po kerkohet qe te hiqen pellumbat nga sheshet.
Nderkohe qe ne veri italianet jane duke kaluar kufirin per te marre ilace qe mendohen se mund te ndalin nje infeksion te ngjashem me gripin ne rast trasmetimi...

skenaret qe jane paraqit per momentin jane thjesht te perkohshme sepse nuk dihet se ne ca menyre mund te vazhdoje historia...


Postuar nga Kela datë 19 Tetor 2005 - 19:26:

Cod. C19102005

Raportet e publikuara sot nga BBC (Londer), deklarojne qe Organizata Botrore e Shendetesise ju ben thirrje njerezve te mos krijonjne panik rreth kesaj teme. Ata deklarojne qe situata eshte nen kontroll dhe se s’eshte i keshilleshme(nevojshem) perdorimi i ilacet “Tamiflu”.

Por personi qe eshte ne krye te UN per kete “epidemi”, Dr D.Nabarro, ka deklaruar per BBC se kjo semundje mund te perhapet kurdo dhe numri I viktimave mund te arrije nga 5-15million njerez. Edhe ai vete e pranon qe kjo shifer eshte pak e larte, por kjo eshte bere vetem per arsyen qe te meren masa urgjente dhe te gjendet nje zgjidhje.

Me beri shume pershtypje donimet qe do te bente firma prodhuese e ilacit “Tamiflu” ne shtetet e prekura nga ky virus.Por eshte shqetesues fakti qe sot eshte zbuluar nje zone e trete ne Rumani ku mjelmat jane te infektuara (ne kufi me Ukrainen) dhe qe ne Kroaci do te behen analizat e shpendeve qe kane ngordhur ne ditete e fundit. Cili shtet e ka rrallen???


Postuar nga NS-6 datë 20 Tetor 2005 - 01:56:

Cod. D19102005

Me cudit pak fakti qe menjehere ka fillu me u fol per kaq viktima kur nuk dihet akoma se ne cilen pike te trupit mund te godase ky virus gjithmone nese kalon tek njeriu.Me te vertete qe virusi i spanjolles ka qene shume vdekjeprures por mos te harrojme qe penicilina dhe antiviralet jane zbuluar me vone dhe nuk mund te themi me saktesi se cfare pasojash do te kishte pasur nje terapi antivirale ne ate kohe,ndoshta mund te kishte ulur graden e simptomave qe mund te ishin dhene nga virusi.
Normalisht, ai numer eshte dhene edhe per te stimuluar sa me shume institucionet rreth ketij rreziku,por nuk mund te parashikohet me aq perafersi numri i viktimave.Para pak kohesh u bene tentativa qe te benin deshifrimin e gjenomes se virusit qe goditi gjate luftes se pare boterore duke u munduar te merreshin inde nga trupat e ushtareve te vdekur.Tek revista "Le Scienze" ka pase qene nje artikull qe fliste per te dhe per tentativat qe po beheshin qe te deshifrohej ai virus.Normalisht qe ideja qe dominonte ishte ai i versionit H5N1(sa per informacion H eshte per Hemoaglutininen kurse N eshte per Neuroaminidazin qe jane 2 enzima nese nuk gabohem dhe ne baze te formave qe kane marrin edhe emer viruset influenciale qe bejne pjese ne ate kategori si psh H5N7)...

per me teper rreth kerkimeve mbi virusin e Spanjolles shihni:
-ne kerkim te nje vrasesi (Cod. A 13022006)


Postuar nga naimi datë 20 Tetor 2005 - 02:48:

NS-6

vetem duhet me llogaritur me te keqen mu pregaditur me Antivirale medikamente se qka vjen ne kojshi prite edhe ne shtepi vertet gjendja eshte serioze athua se sa jane te pregaditur shqipria dhe kosova etj aka medikamente anti virale amunden te perballojne diqka nga ana e medicinale apo vetem po shikojne shqiptare se qka po ndodhe ne vendet e afertat apo te themi ne dere te shtepise .


Postuar nga naimi datë 20 Tetor 2005 - 03:35:

sote kam lezuar nje artikulle

Cod. A20102005

se italianet prej frigese te virusit H5N1 jan duke u fonizuar me medikamente Tamifu mbi 10000 porosi jan ber nga italia ne zvicerr

flasim pake te simptomet e njerzve

Temperatura
kollitje te fytit Akute veshtersi ne frymarje

dhimbje ne muskuje
ndezje ne mushkri
infektim i syve

medikamenti Tamifu eshte kunder gripit kete kan konstatuar ekspertet

gripet te shpendve jan ekstrem te rrezikshme ne bote (pandemie ) munden te lirojne
100 vitet e fundit 1918 vdesin ne Bote Rrethe 20 deri 100 mil njerze
gripe ne spanje 1957 vdesin dy mil njerze gripe i Derrave 1968 vdesin nje mil njerze me ket vetem deshta pake e shum me trguar se sa jan te rrezikshme gripet e shpendve per njerze qe shperndahet shum shpejte ne bote me falni ne gabimet e shkrimit .


Postuar nga NS-6 datë 21 Tetor 2005 - 02:05:

Hungaria me duket se kishte gjetur nje vaksine kunder virusit me sa dukej sidoqofte vazhdojne kerkimet per te pasur nje numer ilacesh sa me te madh gati ne rast epidemie.
Me sa lexova tek gazeta "City" sot kishin ngordhur nja 170 gjela ne Vlore.Lajmin e konfirmoj edhe nga gazeta shqipetare online...


Postuar nga naimi datë 21 Tetor 2005 - 02:51:

NS-6

Tamifu anuk eshte ky ilqi kunder virusit te pulava me duket se me para ekan zbuluar Anglezet nese nuk jam gabime do te thot se edhe ne shqipri paska ardhur virusi ?.


Postuar nga Kela datë 24 Tetor 2005 - 14:44:

Sot u deklarua qe ne Britanine e Madhe ka arritur gripi i pulave dhe viktime ka qene nje papagall qe ka ardhur nga Amerika e Jugut. Mendohet se ky shpend u infektua gjate kohes qe ka qene ne nje tufe me zogj te tjere nga Tailanda. Por nga analizat e bera u vertetua qe virusi ka pesuar modifikime dhe eshte i tipit H5N1. Duke qene se modifikime kaq i shpejte (sepse ne Rumani dhe Turqi ishte i tipit H5N7), do te jete shume me e veshtire qe te zbulohet nje vaksine e dobishme per te luftuar kete semundje.


Postuar nga Beta datë 01 Nëntor 2005 - 20:22:

Question Gripi i shpendeve, nje sulm mediatik me qellime bisnesi apo nje rrezik real?

Gripi i shpendeve, nje sulm mediatik me qellime bisnesi apo nje rrezik real?
Qe ne fillim te alarmit te dhene per gripin e shpendeve fillova te reflektoj nese ky alarm ishte real apo i diktuar nga kompani te interesuara per futjen dhe hedhjen ne treg te ndonje produkti farmaceutik, apo dhe interesa per te goditur importin e shpendeve ne vende te caktuara?!
Ende nuk e kam nje pergjigje te sakte, ndonese besoj se pas gjithe ketij alarmi qendron nje bote interesash.
Ju si mendoni?


Postuar nga Kela datë 22 Nëntor 2005 - 00:02:

Gjendja keqesohet perseri!!!!

Edhe dy viktima te tjera u deklaruan dje. Virusi po ben punen e vet, ndersa politikanet po mundohen te mbajne gjendjen nen kontroll dhe panikun ne nivelin me te ulet qe munden.
Por disa shtete si Indonezia s'kane mare masat e duhura dhe si pasoje e varferise, nuk mund te zhdukin pulat keshtuqe kane mare masa te bejne dizinfektime, por edhe ne kete pike jane shume tolerant dhe s'po i marin gjerat me seriozitetin e duhur!!!!


Postuar nga Indiani datë 12 Janar 2006 - 01:56:

Smile Gripi i shpendeve (H5N1)

Cod. B11012006

Viruset e gripit bejne pjese ne familjen Orthomyxoviridae. Keta lloj virusesh jane klasifikuar ne tipet A,B, dhe C duke u bazuar ne ndryshimet ndermjet nukleoproteinave dhe matriksproteinave antigjen te tyre. Viruset e gripit karakterizohen me tej ne nentipe bazuar ne antigjenet (hemoaglutinaze) dhe (neuramidaze). Ka 15 nentipe te (H) dhe 9 nentipe te (N) per virusin A te gripit. Ndersa te gjithe nenetipet mund te gjenden tek zogjte, vetem tre nenetipe te (H): H1,H2 dhe H3 dhe dy nenetipe te (N): N1 dhe N2 njihen qe kane prekur njerzit. Nga 15 nentipet e virusit te gripit te shpendeve vetem H5N1 eshte veçanerisht shqetesues per disa arsye: - H5N1 peson mutacion ne menyre shume te shpejte, dhe ka veti per te perthithur gjenet nga viruset qe infektojne specie te tjera kafshesh. Tek virusi H5N1 berthama eshte e segmentuar ne 8 pjeseza dhe permban ARN. Koha e inkubimit te virusit H5N1 eshte nga 3-7 dite. Virusi i tipit A te gripit te shpendeve mund te infektoje njerzit si dhe kafshe te ndryshme duke perfshire rosat,pulat,derrat,balenat,kuajt dhe fokat. Zogjte e eger jane mbartes natyror kryesor per te gjithe nentipet e virusit A te gripit dhe mendohet te burim i infektimeve nga virusi i tipit A tek kafshet e tjera, por jo tek njerzit. Infektimi me disa viruse te tipit A te gripit te shpendeve p.sh: H5 dhe H7 mund te shkaktoje semundje dhe vdekje ne disa specie te egra, dhe veçanerisht ne zogjte shtepiak si pulat dhe gjelat e detit. Derrat jane te ndjeshem si nga gripi i njerzve po ashtu dhe nga gripi i shpendeve, dhe per kete arsye ata mund te infektohen me viruse te ndryshem te gripit nga specie te ndryshme ne te njejten kohe. N.q.s kjo ndodh eshte e mundur qe gjenet e ketyre viruseve te perzihen per te krijuar nje virus te ri. P.sh: n.q.s nje derr eshte i infektuar nga virusi i gripit te njerzve dhe nga virusi i gripit te shpendeve ne te njeten kohe viruset mund te perzihen dhe te krijojne nje virus te ri i cili shumicen e gjeneve i ka mga gripi i njerzve, por (HA) dhe (NA) i ka nga ngripi i shpendeve. Virusi i krijuar mund te jete i afte te infektoje njerzit dhe te perhapet nga njeriu tek njeriu, por do te kete proteinat (HA) dhe (NA) te pa konstatuara tek virusi normal i gripit te njerzve. Ky lloj ndryshimi ne viruset e tipit A te gripit njihet si nje ndryshim antigjenik.


Postuar nga Shtojzovalle datë 24 Janar 2006 - 13:59:

Re: NS-6

Citim:
Po citoj ato që tha naimi
Tamifu anuk eshte ky ilqi kunder virusit te pulava me duket se me para ekan zbuluar Anglezet nese nuk jam gabime do te thot se edhe ne shqipri paska ardhur virusi ?.


naim,

tamiflu 75 mg(oseltamivir) nuk eshte kunder gripit te shpendeve, por tani per momentin eshte i vetmi medikament, i cili ne rast te nje epidemie mund t´i kundervehet ketij virusi....

Une apeloje tek te gjithe, qe nese kane mundesi te sigurojne menjehere nje pako pro person te ketij preparati, meqe ne rast se pason nje gjendje alarmante, nuk do kete mundesi te gjinden keto kapsula....

shendet per te gjithe....


Postuar nga NS-6 datë 14 Shkurt 2006 - 06:03:

gripi i shpendeve mberriti ne itali...pas 5 shpendeve te ngordhura per te cilat eshte e sigurte se ngordhja i erdhi nga virusi H5N1,jane gjetur dje edhe 20 te tjere,kryesisht mjelma...njerezve u eshte kerkuar te mos i levizin shpendet dhe et presin qe ato te merren nga specialistet dhe te analizohen!


Postuar nga Amici di Nessuno datë 14 Shkurt 2006 - 06:40:

Ne shqiperi kryeministri u kerkoi njerezve.... te mos flene me pulat, per ca kohe.


Postuar nga Shtojzovalle datë 16 Shkurt 2006 - 14:56:

ndersa ne gjermani organet shteterore apelojne te mos preken shpendet e infektuar nga asnje njeri(thot njeri se shpezeve iu shkruan ne sy se a jane apo jo)organet perkatese konfirmojne ne bregdetin gjerman x raste te shpendeve te infektuar me virusin vdekjeprures.

Beta, pak a shume pajtohem me ju, sepse sot per sot serioziteti mediave kalon ne tregun e biznesit, sa me alarmante informacionet aq me lukrative te ardhurat.

Nje shembull, ketu ne gjermani alarmohet gjoja per rrezikun nga pluhuri i padukeshem, nga i cili rezultonjne pasoja kancerogjene...E ne fakt ishte vetem nje supozim, ose te them thjesht nje sprove nga nje grup mjekesh ne nje samit qe u mbajt veren e kaluar ne Leipzig..kete dukuri as vet personat ne fjale nuk e shohin te rrezikshme per shendetin e njeriut, por si themi ne fjala morri dhene, doli ne sheh te skenes dhe mediat filluan me fushaten e tyre alarmuese, keshtuqe edhe ia arriten qeillimit qe te ndermirren kundermasa, te cilat ekonomise i kushtuan dhe do t´i kushtojne miliona eurosh, e ne fakt nuk do arrijne asnje efekt....

Mirepo, megjithate, te jesh vigjilent dhe te ndermarresh masa preventive per ruajtjen e shendetit nuk eshte asgje negative...

shendet per te gjithe


Postuar nga Kela datë 16 Shkurt 2006 - 22:33:

Nje nga masat e fundit te marra ne lidhje me "gripin e shpendeve", ne Britanine e Madhe,jane zonat e ndalimit prej 1 milje nqs ndonje shpend gjendet i infektuar me virusin vdekje prures.Te gjithe shpendet brenda kesaj zone do te zhduken ne menyra shume eksperte dhe per zonat rrethuese do te behen teste per virusin ne te gjithe shpendet dhe derrat.

Megjithese rastet ne Evropen Perendimore jane shfaqur vetem tek mjelmat eshte vene re nje renje e jashte zakonshme ne konsumimin e shpendeve dhe sidomos pulave, saqe Komisioneri i Shendetesise per EU, Markos Kyprianou eshte detyruar te rekomandoje njerezit te perdorin mishin e shpendeve si me pare .Sipas organeve kontolluese te tregtimit te pulave ne Britanine e Madhe po vihet re nje zbritje ne cmimin e pulave te importuara nga vendet Evropiane.Nga ana tjeter konsumimi i pulave ne ka rene 50% ne Itali dhe France dhe pothuajse 20% ne Germani.


Postuar nga Amici di Nessuno datë 17 Shkurt 2006 - 05:18:

Anglezet kane pervoje ne parandalimin e epidemive, nga Mad cow.


Postuar nga Kela datë 17 Shkurt 2006 - 15:31:

Edhe nga foot and mouth, po si perfundim arrijne te ndalojne nje perhapje masive te semundjes!


Postuar nga freespirit datë 04 Mars 2006 - 06:16:

Vertet eshte do te jete nje katastrofe po arriti te kaloj gjenetikisht tek njeriu. Megjithate sma merr mendja qe te mos marrin masat e nevojshme si vaksinimi, disa viruse jane te keqia sepse nuk kurohen apo luftohen nga asnje ilac por me kalimin e kohes vetem nga trupi i njeriut. Keshtu qe hani mire sa me shume fruta dhe karrota.
Po shtohet popullesia here pas here e bejne nga nje pastrim keta, keshtu qe me i forti e shendetshmi mbijeton.
Shendet


Postuar nga NS-6 datë 10 Mars 2006 - 04:20:

konfirmohet rasti i pare i gripit te shpendeve ne shqiperi.lajmin e lexova tek gazeta "city" ketu ne rome.


Postuar nga WOLF_CUB datë 11 Mars 2006 - 21:31:

Meqe ra fjala. Tani ka kaluar mjaft kohe. Po me lopen e cmendur c'u be valle?
u sherua vete apo te tjeret??
Mos u beni merak se njelloj do ndodhe dhe me gripin e shpendeve.


Postuar nga NS-6 datë 12 Mars 2006 - 03:16:

Nuk eshte qe u sherua shpejt por u arrit te izolohej shpejt.Duhet te themi edhe qe menyra se si shfaqen nuk jane te njejta sepse nderkohe qe lopa e cmendur ishte e shkaktuar nga prionet kjo nuk ka te beje me to por me viruse qe kane aftesi shume me te medha se sa prionet ne shpejtesi infeksioni dhe ne demin qe shkaktojne.Po ashtu ndryshojne edhe nga shume karakteristika te tjera nga njeri tjetri kshu qe nuk mund te themi te njejten gje edhe per gripin e shpendeve.Gjithsesi nuk mendoj te jete aq i tmerrshem sa e bejne gazetat dhe media ne pergjithsi,gjithmone duke pasur kujdesin e nevojshem natyrisht.
Virusi psh shkaterrohet ne temperature mbi 70 grade kshu qe nje pjekje e mire e mishit ja heq mundesine e infektimit.
Po ashtu qe te kaloje tek njeriu probabiliteti me i madh eshte qe te marre format e pershtatshme qe te infektoje njeriun dhe nder vektoret me te mire thuhet te jene derrat.Prandaj keto mund te luajne nje rol ndermjetes ne kete infeksion...
Nuk na mbetet pervecse te shikojme se cfare do ndodhe sepse nuk mund te themi me saktesi si mund te jete...

Per momentin do ti kerkoja te gjitheve atyre qe e lexojne kete teme qe te sjellin ketu cdo lajm te ri ne lidhje me kete grip te shpendeve ne menyre qe ta ndjekim LIVE te gjithe kete situate.


Postuar nga Dr_Devil datë 13 Mars 2006 - 21:56:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
konfirmohet rasti i pare i gripit te shpendeve ne shqiperi.lajmin e lexova tek gazeta "city" ketu ne rome.



Edhe une e lexova te nje gazete italiane, por e jepnin sikur kishte patur nje rast te infektuar te njeriu. Ne fakt ishte vetem pula e infektuar, me sa kam lexuar akoma nuk kane gjetur ndonje person te infektuar ne shqiperi.


Postuar nga NS-6 datë 14 Mars 2006 - 03:36:

sidoqoft ate fshat e kishin vendosur ne karantene...me duket se ishte diku ne afersi te sarandes nese nuk gabohem!


Postuar nga freespirit datë 14 Mars 2006 - 06:09:

Citim:
Po citoj ato që tha WOLF_CUB
Meqe ra fjala. Tani ka kaluar mjaft kohe. Po me lopen e cmendur c'u be valle?
u sherua vete apo te tjeret??
Mos u beni merak se njelloj do ndodhe dhe me gripin e shpendeve.


HAHAHAHAHAHAHA
Te lumte goja. Keshtu thote edhe mami im ne Tirane.
shendet


Postuar nga NS-6 datë 14 Mars 2006 - 19:10:

Citim:
Po citoj ato që tha freespirit

HAHAHAHAHAHAHA
Te lumte goja. Keshtu thote edhe mami im ne Tirane.
shendet




Postuar nga Dr_Devil datë 16 Mars 2006 - 01:49:

Sot Lexova qe ne zvicer a ne hungari nuk me kujtohet mire kishin gjetur vaksinen kunder gripit te shpendeve.


Postuar nga NS-6 datë 16 Mars 2006 - 03:27:

ne hungari!me nje doze shume te vogel thuhej se arrhej imuniteti kundrejt virusit dhe mendohet qe atoqe do vaksinohen ne fillim do jete ato qe merren me rritjen e pulave...


Postuar nga naimi datë 16 Mars 2006 - 03:34:

NS-6

po eshte zbuluar diqka por kjo nuk dote thote se mundemi te mbrohemi nga virusi i shpendeve

vetem ne raste se perhapet ne njerze mundet te ndikoje ? por edhe kjo nuk eshte e sakte apsolute


Postuar nga NS-6 datë 16 Mars 2006 - 03:38:

ke te drejte ne fakt...viruset kane gjithmone ate aftesine per te shnderruar formen e tyre dhe kjo i ben te veshtire per ti gjetur nje kure perfekte...por fakti qe eshte arritur ne nje ilac te momentit tregon edhe qe tentativat per te gjetur ilace jane konkrete dhe se jane duke u bere shume perpjekje ne gjithe boten per te gjetur nje zgjidhje...duhet te llogaritet qe po afrohet pranvera dhe qe fillojn shtegtimet e zogjve...gati per ne gjysmen tjeter te botes!


Postuar nga naimi datë 16 Mars 2006 - 04:02:

Epidemia botrore e gripit te vitit 1918

shkaktoi vdekjen e me shume njerzve se Lufta e pare Boterore

per momentin nuk ekziston ndonje valsin per te mbrojtur qeniet njerzore nga gripi i shpendeve H5NI

Megjithata puna tek disa protipa vazhdon perpjekjet veshtersohen nga mosnjohja e formes qe mendohet se do te marre virusi nese ai do te pasoje ndryshim ( Transferohet tek njerzit)

Megjithate disa lloj ilaqe anti -virale qe jane ne dispozicion mund te ndimojne kufizimin e Symptomeve.


Postuar nga NS-6 datë 16 Mars 2006 - 04:11:

vetem ki parasysh qe...

eshte e vertete qe gripi i vitit 1918 beri shume viktima por duhet te kesh parasysh qe ne ate kohe nuk dihej as qe gripi shkaktohej nga virusat.po ashtu ilacet nuk ekzistonin kshu qe te gjithe rrinin duar kryq deri sa te kalonte me shpresen qe mos te ishin prej viktimave.farmakologjia ka bere avancime qe kur u gjet ilaci i pare dhe se tani dihet pak a shume informacione te mjaftueshme per viruset (jo te gjitha normalisht) per te hedhur hipoteza se ku duhet te godase ilaci nese behet etj...

do te keshilloja te ndiqje temen "mikrobiologjia" sepse aty jam duke treguar historine e gripit te vitit 1918,cili ishte shkaktari dhe tentativat qe u bene per te kuptuar se ne cilen menyre mund te modifikojne viruset format e tyre (nje artikull i marre nga nje reviste)...

per me teper informacione rreth virusit te vitit 1918:
-ne kerkim te nje vrasesi (Cod. A 13022006)


Postuar nga NS-6 datë 16 Mars 2006 - 22:12:

gripi i pulave mberriti edhe ne danimarke dhe suedi...lajmin e ben te ditur National Veterinary Institute ne suedi qe thote se 2 rosa kishin ngrodhur nga virusi H5N1,sipas analizave te bera ne angli te kampioneve te tyre.ndersa ne danimarke ,Jan Mousing, drejtori i Danish Veterinary and Food Administration (DVFA) thote qe jane te sigurte qe eshte virus i klases H5 por nuk eshte akoma e sigurte nese eshte H5N1 apo jo.


Postuar nga buka-mamace datë 18 Mars 2006 - 19:29:

gripi i shpendve ka krijuar imunitet dhe nje force shkatrruese marramendse.E besoni o njerez jemi ne dhe perendia qe na ndihmon, ndersa vaksina nuk e ben dot parandalimin e ketij lloj gripi edhe te krijohet nje vaksine e till eshte e shtrenjte te prodhohet per masen e gjere te popullsise ne te gjithe boten. Masat higjenike vecanerisht disfektimi dhe izolimi i vatrave ndihmojne ne mos perhapjen e semundjes ende jemi me frike grip i shpendve kete vit eshte vet kolera.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 18 Mars 2006 - 19:35:

Njerhre e mire njerzit duhet te mledhin mendjen e kokes qe te jene te bashkuar.Te jene te ndergjegjshem dhe te luftojne kunder fatkeqesive natyrore ...epidemis ,varferise....etje.ti len luftrat ,inatet ,interesat.....

Te gjithe ne GROPE do shkojne.....(po kujt u flet....MURREVE???!!!!)


Postuar nga Dr_Devil datë 19 Mars 2006 - 02:18:

Citim:
Po citoj ato që tha buka-mamace
gripi i shpendve ka krijuar imunitet dhe nje force shkatrruese marramendse.E besoni o njerez jemi ne dhe perendia qe na ndihmon, ndersa vaksina nuk e ben dot parandalimin e ketij lloj gripi edhe te krijohet nje vaksine e till eshte e shtrenjte te prodhohet per masen e gjere te popullsise ne te gjithe boten. Masat higjenike vecanerisht disfektimi dhe izolimi i vatrave ndihmojne ne mos perhapjen e semundjes ende jemi me frike grip i shpendve kete vit eshte vet kolera.


Nuk ka krijuar akoma imunitet se nuk ka pasur vaksine per kete, kur te prodhohet vaksina dhe nje gje e tille me sa duket eshte bere e hungari, atehere te gjithe do te vaksinohen dhe te do te fitojne imunitet.

Pastaj duhet te kalojne vite qe nje vaksine te mos jete me e efekshme dhe virusi H5N1 te krijoje imunitet ndaj vaksines. Prandaj rri i qete se kjo dekade eshte e sigurte, nese gjendet vaksina.

Pastaj edhe nje gje. Mbase eshte e vertete qe per te gjetur vaksinen eshte nje pune qe kerkon shume financime po njehere qe eshte gjetur, nuk ka per te qene problem sesa ka per te kushtuar, dhe ka per tu perhapur ne te gjithe vendet madje edhe falas. Nuk eshte hera e pare qe ndodh nje gje e tille.

Sa per fjalite e fundit; ke te drejte, mjeket thone me mire te parandalohen semundjet sesa te sherophen. Po ndonjehere nuk mjafton qe te ruheni, dmth nuk jane vetem kushtet higjenike, Mos harro se shume mikrobe i merr nga ajri, e cfare do te besh ne keto raste, te izolohesh nga bota me vite???


Postuar nga Dr_Devil datë 19 Mars 2006 - 02:21:

Citim:
Po citoj ato që tha eric darven
Njerhre e mire njerzit duhet te mledhin mendjen e kokes qe te jene te bashkuar.Te jene te ndergjegjshem dhe te luftojne kunder fatkeqesive natyrore ...epidemis ,varferise....etje.ti len luftrat ,inatet ,interesat.....

Te gjithe ne GROPE do shkojne.....(po kujt u flet....MURREVE???!!!!)



Bashkohem me thirrjen tende. Eshte shume e vertete.

Eshte shume ironike fakti qe ne shume vende te afrikes vazhdojne te vdesin njerez per semundje qe ne "boten moderne" jane zhdukur.

......nejse jashte teme kjo.


Postuar nga Dr_Devil datë 19 Mars 2006 - 02:24:

Kam lexuar ne gazete se kishte arritur deri ne nje fshat te Tiranes Virusi i gripit te shpendeve.


Postuar nga Kela datë 20 Mars 2006 - 20:18:

Citim:
Po citoj ato që tha eric darven
Njerhre e mire njerzit duhet te mledhin mendjen e kokes qe te jene te bashkuar.Te jene te ndergjegjshem dhe te luftojne kunder fatkeqesive natyrore ...epidemis ,varferise....etje.ti len luftrat ,inatet ,interesat.....

Te gjithe ne GROPE do shkojne.....(po kujt u flet....MURREVE???!!!!)



Perse duhet te biesh ne ate grope para kohe. Une per vete do ti anash kaloj.......


Postuar nga Kela datë 21 Mars 2006 - 19:31:

“Gripi shpendeve tani ne dy forma”

Cod. A21032006

Shkencetaret Amerikan kane konfirmuar qe virusi H5N1 i pergjegjshem per semundjen virale te gripit te shpendeve ka evuluar ne dy rruge te ndryshme gjenetike.

Ata kane shprehur friken qe kjo do te rrise rreziqet tek njerezit dhe do te komplikoje kerkimet per nje vaksine te pershtatshme.

Ky grup shkencetaresh kane analizuar me shume se 300 mostra te H5N1 te mara nga shpend dhe njerez te infektuar nga 2003 deri ne vere te 2005 dhe kane prezantuar resultatet e ketyre analizave ne “International Conference on Emerging Infectious Diseases” ne Atlanata.

Para 2005 cdo rast njerezor i semure me gripin e shpendeve ka qene shkak i nje lloj te vecante te virusit H5N1, i cili infektoi njerez ne Vietnam, Kambodia dhe Tailand.
Por analizat e fundit tregojne nje mutacion gjenetic i cili duket se eshte zhvilluar gjate vitit te kalur dhe si pasoje i ketij mutacioni jane infektuar njerez ne Indonezi.
Nje nga ekspertet kerkues, Dr Rebecca Garten tha “ Meqenese virusi po vazhdon perhapjen nga ana gjeografike, ai po i nenshtrohet dhe nje ndryshimi gjenetik. Ne 2003 ne patem vetem nje lloj te H5N1 me potencial semundje-shkaktuese te nje epidemie vdekje-pruerese ne qeniet njerezore. Tani kemi dy.”

Shqetesime te nje epidemie vdekje prurese
Virusi H5N1 ka prekur Evropen, Afriken dhe pjese te Azise dhe ka shkaktuar vdekjen e 100 njerezve dhe infektimin e rreth 180 qe nga ri-shfaqja e tij ne 2003.
Shkencetaret jane te shqetesuar qe ky virus mund te evuloje dhe te kete aftesi transmetimi njerez-njerez, pike e cila do te shkaktoje nje epidemi vdekje prurese, duke rezultuar ne vdekjen e miliona njerezve ane e mbare botes.Te gjitha viruset pesojne mutacione, keshtuqe H5N1 s’ben ndonje perjashtim.
Dr Nancy Cox (shefja e grupit qe beri studimin e permendur me larte), sqaroi qe asnjeri nga dy llojet e virusit H5N1 s’ka mundesi te kaloje lehte nedermjet njerezve.
Por, Prof Hugh Pennington, nje mikrobiolog ne Aberdeen University, thote qe viruset e gripeve jane expert ne evoulimin dhe mutacione.Sipas tij, eshte e mundshme qe te dy llojet e virusit H5N1 te krijojne aftesite e kalimit njerez-njerez.
“Por s’ka nevoje te friksohemi, sepse ky virus eshte akoma nje virus shpendesh dhe mund te mbetet i tille."


Postuar nga Kela datë 21 Mars 2006 - 19:36:

Uuppppssss

Harrova te shkuaj burimin e informacionit! Eshte nga BBC News (21.03.06)


Postuar nga NS-6 datë 22 Mars 2006 - 03:21:

amerika po merr masat qe te gjetur ne menyre sa me te shpejte per gjetjen e shpendeve qe mund te jene te infektuar...

informacione me te detajuara per kete :
http://www.usda.gov/wps/portal/


Postuar nga Dr_Devil datë 23 Mars 2006 - 03:47:

Eshte konfirmuar edhe presenca e virusit ne nje fshat afer tiranes.


Postuar nga Dr_Devil datë 24 Mars 2006 - 00:57:

Arriti edhe ne TR.

Cod. B23032006

Mbërrin virusi H5N1 në portën perëndimore të kryeqytetit. Pula e ngordhur në Pezë-Helmës, konfirmohet zyrtarisht e infektuar me virusin e shpendëve. Laboratori i referencës në Londër ka deklaruar dje rezultatin pozitiv të analizave, duke shtuar kështu një tjetër vatër të virusit vdekjeprurës. “Gjatë analizave të kryera për pulën nga Pezë-Helmësi, rezultoi pozitiv prania e virusit H5N1 në masën 99.8 për qind, e ngjashme me rastin e Greqisë dhe atë të Bosnjës”, - thuhet në raportin final të laboratorit të Veterinarisë së Webrigde. Ekspertët kanë ngritur rrjetin e survejancës dhe kanë përcaktuar zonën e karantinës e cila përfshin disa fshatra në një rreze prej 3 kilometrash, ndërkaq që zona e rrezikut arrin deri në Vaqarr, 1 kilometra larg portës perëndimore të kryeqytetit, atë të Kombinatit.
Konfirmimi
Përgjigja pozitive e analizave të pulës së Pezë-Helmësit nga laboratori, ka mbërritur mëngjesin e ditës së djeshme. News24 ishte i pari televizion që dha lajmin pas komunikimit të drejtpërdrejtë me laboratorin e Wejmbrixh në Londër. Përfundimisht është konfirmuar edhe prania e nëntipit N1, ndërkohë që një ditë më parë ishte dhënë edhe përgjigja për nëntipin H5. Raporti final nga Anglia shpjegon se në katër testet e kryera me kampionin e pulës së dyshuar për H5N1, rezultoi prania e virusit N1, pas izolimit të tij në kushte laboratorike. Ky është i dyti rast i deklaruar me këtë virus, pas atij të Çukës. Një ditë më parë, Instituti i Kërkimeve Veterinare konfirmoi se analizat e ardhura nga Londra pohonin se tek pula e Pezës-Helmësit ishte gjetur vetëm nëntipi i virusit H5. Ndërkaq, i njëjti institucion kishte provuar si pozitive tek i njëjti shpend virusin H5, por u desh përsëritja e analizave në laboratorin e referencës për të zbardhur rezultatin.
Karantina
Në hyrje të fshatit Pezë-Helmës, në një karton të varur mbi një dru me shkrim dore shkruhet; “Zonë në Karantinë”. Punonjësit e shërbimit veterinar dezinfektojnë të gjitha automjetet që hyjnë dhe dalin në zonë. “Kjo zonë është në karantinë prej 12 ditësh, që në momentin kur u dyshua si një vatër bartëse e një virusi, edhe pse nuk ishte konfirmuar prania e H5N1. Ne kemi vijuar dezinfektimin, por nuk është bërë asnjë asgjësim masiv i shpendëve”, - shpjegon Nevruz Lika, shef i Shërbimit Veterinar të Tiranës. Në bazë të një plani të detajuar, është përcaktuar zona e karantinës me një rreze prej tre kilometrash. Në zonën e karantinës përfshihen 5 fshatra : Peza e Vogël, Mnik, Ura e Beshirit, Damia Fortuzaj si dhe një lagje e fshatit Shesh. Kryeveterineri i Tiranës shpjegon gjithashtu, se është detajuar edhe zona e rrezikut që shtrihet deri në 10 kilometra. Në këtë hartë përfshihen fshatrat : Baldushk, Pezë e Madhe, Arbanë, Ndroq, Grepaj, Bërzezë, Varosh, dhe kufiri i fundit me kryeqytetin është Vaqarri, që ndodhet rreth një kilometër nga zona e Kombinatit. Prej dy javësh në këtë zonë ka nisur kontrolli ku sipas një raporti i detajuar, mësohet se numri i shpendëve arrin në 8800 dhe mbi 150 të tjerë kanë ndodhur brenda dy javësh.
Monitorimi
Autoritetet shëndetësore kanë mbërritur dje në vatrën e infeksionit për të inspektuar zonën ndaj influencës aviare. Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, me një grup specialistësh kanë marrë kampione gjakut të banorët e Pezë-Helmësit, pas 15 të parave që u analizuan javën e shkuar në këtë institut. Drejtoresha e ISHP-së theksoi se kampionet e gjakut po merren në ato famuije ku ka pasur shpendë të ngordhur dhe mendohet se banorët kanë pasur kontakte të rrezikshme me shpëndët e ngordhur. “Ne kemi kërkuar kushte të larta higjenike nga ana e banorëve të fshatit Pezë-Helmës, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të mos u rrezikua nga infeksioni. Të kihet kujdes në momentin e therrjes së shpendëve që kanë simptoma të dyshimta, për të evituar kontaktet me gjakun ose sekrecionet e tjera”-theksoi Silva Bino, drejtore e ISHP-së.


Marre nga Gazeta Shqiptare.


Postuar nga NS-6 datë 24 Mars 2006 - 03:08:

sa informacione mund te kete nje fshatar i thjesht rreth ketij virusi...a thua jane formuar grupe qe tu shpjegojne sa do pak se per cfare behet fjale ne ato zona?psh sa prej tyre e dine psh qe virusi shkaterrohet ne temperatura mbi 70 grade?ose se cfare shenjash mund te jape etj...nje informim i popullates do te ishte dicka shume e rendesishme...por halli eshte sa behet andej?fundja edhe nje flete si ato te rreklamave do te ishte e mjaftueshme


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.