Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Netet e mia pa gjume (Ditari i i_lire) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3613)
Netet e mia pa gjume (Ditari i i_lire)
Mendova t'ja dhuroj vetes kaq liri veprimi sa per t'i kushtuar asaj (vetes pra) nje teme timen, dhe jeni te mire-pritur te shkruani, gjithmone n.q.se do e ndjeni.
Kalofshi mire cdo dite te jetes suaj!
7 Janar 2004 - Ora: 6:00 am
Deshira
Uji i fresket qe i ra persiper ja mori me vete te gjitha deshirat e shkuara, energjite e harxhuara... dhe si me dore i hyri neper poret e lekures duke i dhene ndjenja te tjera, te reja... qe do rriteshin po si te vjetrat - edhe pse ndryshe. Ferkoj syte e fetyren me ujin qe i binte furishem dhe mendoj se ishte akoma neper endrra... nuk kishte mundesi qe ne dhomen tjeter te ndodhej ajo, shtrire midis carcafeve me ere dashurie qe rrinin shkujdesur mbi krevat duke mbuluar hijet e saj... Hijet e saj dhe cdo mendim tjeter u bllokua, ne menyre mekanike truri i tij kishte ndaluar diku midis hijeve te saj dhe konturit te buzeve. Ashtu nen rrugicat e mendimeve ndjeu se buzet… ato buzet e saj ishin shkaku i shume neteve te tij pa gjume. Instiktivisht mbylli dushin, me peshqirin qe rrinte varur sikur i lexonte mendimet fshiu trupin… ndjeu mornica qe me shpejtesine e rrahjes se zemres ja ftohen trupin duke i dhuruar ca ethe te kendshme… ethe dashurie?
Deren e hapi ngadale duke patur frike mos ta zgjonte, s’pati guximin ta hapte plotesisht sepse bente nje zhurme kercitese acaruese, duke mbledhur pak trupin e tij shtatlarte kaloj pragun qe e rifuti ne dhomen e endrrave. Ajo, e embel dhe deshire-sjellese rrinte e shtrire me floket qe i mbulonin shpatullat lehtshem. Buzet paksa te hapura qe lejonin kalimin e ajrit… (- oh, sa deshte te ishte ajer- pse s’jam ajer? Deshte te ndjente te gjitha thellesite e saj, te ndjente veten brenda saj ashtu sic ai e ndjente ate diku ne thellesite e kraharorit te tij. Jam i marre?) Po buzet… buzet dhe u perpoq te kapte fillin e mendimit te tij ne lidhje me buzet, por s’mendonte gje tjeter vecse cfare fshihej pertej buzeve… kenaqesia deliruese. U drodh, levizja e saj e pergjumur neper krevat e drodhi, carcafi, sikur t’i kishte ndjere deshirat qe kishin filluar t’ja rrembenin trupin serish, ja zbuloj ngadalshem njerin gji. Bote hyjnore faleminderit qe me do! – tha ai me vete dickaje qe i ngjante me shume nje lutjeje. Frymarrja e qete e saj i falte gjirit nje levizje ritmike dhe delikate duke i dhuruar formes se bute rrumbullake nje hijeshi maramendese... po i merrej fryma apo ishin thjesht deshirat e tij te ngatarruara tashme qe po e kapnin prej fyti? Shikimi i tij u tret diku nen lekuren e saj rreshqitese dhe ju kujtua momenti si duart e tij jo me larg se nje nate me pare kishin shetitur ate mrekulli te fuqive lart ne qiell. Nje mendim dyshimi i erdhi ne koke n.q.se e meritonte gjithe kete miresi ne jeten e tij, por floket e saj te shperndare rehatshem neper jastik, me aromen qe leshonin e therriten ne vatren e ngrohte te dashurise... - Etje pa kufi, - tha perseri me vete, e mendimet i flaku tutje diku larg dhomes se endrrave.
Lum' Kujtese...
Ankthshem, me duart qe i dridheshin mbante receptorin dhe pa e menduar me pare filloj te formonte numrin… 0039(prefiksi Italise), 33(nje mangesi kujtese per kete kod), 843….. dhe numri rrodhi vetijshem. Ky veprim i ishte kthyer ne instikt – aq mijera here e kishte formuar dhe cdo here te njejten trysni gjaku i shkaktonte… i levizte nen lekure nxefshem. U degjua sinjali i pare, mendja shpejt krijoj vrullshem nje pamje teper te njohur, ajo qe vraponte te ngrinte telefonin, levizjet e saj capkene dhe plot finese, duke pritur sinjalin e dyte humbi ne hapat e saj te lehta nga ana tjeter e Adriatikut. Koka po i vlonte nga ajo trysni gjaku qe filloj t’i shtohej me sinjalin e trete – i cili tingelloj kaq i akullt dhe shurdhues sikur te deshte te cante pertej dhimbjes se tij. Po vonohej t’i pergjigjej…, sinjali ju duk’ teper torturues, te jete keq? C’mund te bej? “Zot, bej qe te jete mire dhe mos ma merr...” krijoj nje lutje te shpejte duke peshperitur hutueshem. Ashtu i ngrire me telefonin prane veshit i ndaloj mendimet qe shtyheshin per te dal ne nje forme te pakuptimte dhe u mbush me fryme, qe me shume i ngjau nje psheretime te thelle trishtimi. Uli receptorin, hapat zvarritese e shoqeruan per ne dhome, pertueshem u shtri mbi krevat dhe ndjeu peshen e frikes ta mberthente. Nuk i la vetes kohe te mendonte gjate, u permend ne cast, neper rremujen e komedines gjeti nje foto... humbi neper syte e saj plot miresi, te cilat i qeshnin aq mallueshem dhe ne udhetimin e kujteses se tij filloj e milionta perhumbje. Ishte rritur me te, ishin pak a shume si trungu i nje peme me rrenjet, sa me thelle depertojne rrenjet ne toke aq me shume rritet dhe pema. Ajo nder keto vite i kishte depertuar embel ne cdo dege te shpirtit te tij ku kishte leshuar rrenjet e saj te dashurise dhe keshtu e kishte ndihmuar te rritej. Ne te njejten kohe ndjente se si i perkiste asaj, ndjehej shume mire qe i perkiste nje shpirti te tille, deri ne thithjen e ajrit ishte i saj... dashuronte faktin qe ishte i Perles. Kur kishin qene femije ne lulishten e kopeshtit, veshur te dy me perparese te bardha, i kishte bere nje kurore me lule dhe ja kishte vendosur ne koke, duke i qeshur vetem si dine femijet i pati thene: “Perla, ti do behesh nuçja ime”. Ne ato kohe s’kishin qene me shume se 6 vjec. Me vitet qe kalonin dhe nurin qe i shtohej cdo dite e me shume qene dashuruar marrezisht me njeri tjetrin. Qene bere nje bote e vetme, ishin dy qenie brenda nje bote shpirterore, ku ndjenja i fillonte diku ne nje ane te horizontit shpirteror te njerit deri ne anen e horizontit te shpirtit te tjetrit... pra nje pafundesi. Ajo qe kishin krijuar nder vite s’njihte fund, s’kishte fund per ta, as ndarje. Kjo ishte hera e pare qe ishin larg, ne sekond ndjeu shtrengim ne kraharor, ashtu ne perhumbje foli me zotin “Zot, te pergjerohem ndihmoje”, dialogjet me Zotin i ishin bere shume te shpeshta. Pati frike te permendej sepse e dinte qe s’do e gjente prane, realiteti kishte kohe qe e friksonte. Kaloj gishterinjte neper foto dhe ndjeu mall perzier me dhimbje, trishtim, merak. Vitet kishin bere te veten, ato ishin rritur shume brenda njeri tjetrit, kuptoheshin ne bote shpirtrash. Dridhja e trupit shkaktuar nga mos prania e saj prane tij e permendi. Furishem u cua nga krevati, ishte i sigurte qe ngjante si nje i cmendur ne deshperim, edhe me te njejtin instikt filloj formimin e numrit, me te njejtin ankth priste te degjonte zerin me te bute, qe i kalonte neper trup per t’i pushuar diku ne kraharor, qenia e Perles i jepte jete. Sinjali tingulloj shume mos-perfilles sa per ta zgjuar nga ato mori mendimesh.
-Alo, - u pergjigj nje ze burri ne italisht.
Ankthi dhe vlimi i kokes ne sekond filluan t’i bucitnin nga veshet sikur kerkonin liri. Gjeti pak forca dhe arriti te shoshte vetem: - Perla…
-Oh, ti je ai djali qe i shkruan letra perdite. Perla s’eshte dhe aq mire, do te lutesha t’i flisje vetem per pak, - u pergjigj ne italisht i panjohuri me nje ze teper te sigurte.
U krijua nje pushim i shkurter, Jetoni perfitoj te mblidhte veten dhe ne cast i mblodhi bashke te gjitha deshperimet, ankthet, dhimbjet dhe i futi ne nje xhep te vogel te shpirtit. Me te duhet te tregoheshe i kujdes’shem, e kuptonte qe ne frymemarrje.
-Alo, - tha Perla me nje ze te ulet dhe te lodhur.
Bota ne sekond mori ngjyra te dashura, vetem nje “alo” e saj i shtonte vite jete, jete qe donte ta jetonte me te.
-Perla ime, - foli Jetoni me zerin e gervishtur nga mallengjimi.
-Oh, Jeton... Jam mire, merakun qe ke mjaft u perpoqe ta ndrydhesh. Me mire qe s’me sheh sepse s’jam me ashtu sic u ndame. Duhet te dal shpejt nga ky vend, ndryshe do mbytem cdo dite, kupton?
-Duro dhe pak e do kaloj. Mbetesh Perla ime gjithmone. - dhe ai ndjeu si faqet ju lagen nga lotet e dhimbjes.
-Kam frike Jeton, jam e tmerruar…– e tha kete teksa e kuptoj qe ai po qante, por edhe vete ndjente buzet t’i dridheshin nga ngasherimi.
-Do behesh mire,duhet vetem te shpresosh dhe te besosh.Une kam besim tek ti ,dhe do te teqendroj gjithmone afer
-Me duhet te shkoj, doktori... – i tha keto teksa doktori i beri shenje ta mbyllte telefonaten.
- Kujdes veten Perla, - ndjehu fytin t’i digjte.
-Naten, eshte tmerr pa ty...
Sinjali rrenqethes e riçoj perseri ne boten e dhimbjes, hapi xhepin e shpirtit qe pat’ mbyllur pak me pare dhe dhimbjen, trishtimin, ankthin, merakun i ndjeu si thonje gerryes ne shpirt perseri. Renkoj...
Vazhdon...
Ulur ne shkallet e pallatit, me kemben qe i varej po shtypte bishtat e cigareve. Pa ditur si te shtynte kohen filloj t’i numeronte 1, 2, 3, 4, .... 12, 13... plot 1 pakete brenda 2 oreve, tregonin mjaft mire gjendjen ne te cilen ndodhej. Padurimi po qellonte fort si cekan ne tru dhe ne cdo goditje shihte akrepat e ores qe si per inat te tij leviznin aq ngadalshem. Ju kujtua nje anekdote, ironi e fatit mbase, por teper e njohur per te, vetem se kuptoj qe ishte tani per here te pare qe po ja kuptonte idene, thelbi per kaq kohe i kishte qendruar diku i fshehur mbas tij. “Dy te burgosur ne nje qeli te akullt po ndanin vitet e burgut, i riu pyeste vazhdimisht me te moshuarin, se sa vajti ora. Mbas disa heresh qe i vjetri i ishte pergjigjur vendos te pyes te riun plot merzitje: Me sa vjet te kane denuar bir? Te riut qe po psheretinte i humbi dhimbja diku neper ftohtesine e qelise dhe me gjysem zeri ju pergjigj: 25 vjet zoteri”. Jetoni ndjeu mornica t’i kaplonin deri ne koke nxitimshem. Jam bere per gjynah, mendoj, ndjehem si nje i burgosur, edhe pse s’thith ajrin e rende te nje qelie. Syte perseri i shkuan tek ora, jo me shume se 6 dite me pare pasi i jati kishte mbyllur telefonaten, ishte kthyer nga ai dhe me syte plot lot i pat’ thene se Perla kthehej brenda javes per tu rekuperuar plotesisht ne dy muajt ne vazhdim. Kishte ndjere gezimin me te madh ne shpirt, hapesira te shpirtit qe si kishte ditur me pare. Kishte qare nga lumturia dhe i kishte dhuruar te jatit nje perqafim te fort deri ne dhimbje. Java kishte kaluar me telefona plot dashuri, fjale te embla, plane, deshira... Nuk e kishte ditur me pare qe nje jave mund te ishte aq e gjate, semundja Perles dhe largesia i kishin mesuar shume gjera. Dhimbja eshte mesuesesja me e mire e jetes. Mesefundi do munde ta perqafonte, do humbeshin ne ate perqafim ku do e pushtonte i teri dhe strukur ne kraharor per te mos e lene me te shkonte larg tij. Jeta e tyre do rridhte paqesisht si gjithmone, me nje dashuri qe do rritej cdo dite nga burimi i te dyve. Emocionet ju shtuan, levizi prej shkalleve dhe ktheu koken per te pare ndonje makine te njohur, por zbrazetia e rruges si me sinjal ja shtoj me shume emocionet qe ndjente ne milimetrat e trupit ne dridhje. Casti qe do e kishte serish tijen njeriun qe me shume dashuronte po vonohej, por ishte gati te priste nje jete per t’ja ripar syte e saj plot jete dhe miresi. Teksa thithte te panumerten cigare, i mbeshtetur mbas murit dhe i zhytur ne mendimet e tij, Jetoni ndjeu zhurmen e ktheses se nje makine. Levizi pernjeheresh aq shpejt sa zemren e la pas, se s’po e ndjente me ne kraharor, doli perpara... syte po garonin te shihnin mrekulline qe aq shume kishte pritur. Nga makina doli Perla e tij dhe casti u be pafundesi lumturie, filloj te jetonte perseri dhe 3 muajt e kaluar ne cmenduri u veniten diku larg. S’mendoj me, mori fryme thelle dhe kraharorin qe po i shkeputej nga shpirti s’e ndjeu. Rendi drejt saj dhe humben ne perqafim, bashke me to humben te gjitha mendimet, trishtimet, padurimet u harruan, po ashtu edhe netet pa gjume ne dhimbje... Tashme ishin “NJE”, e shkuara s’ishte me e tashme, jeta po i rridhte nder vena te dyve me nje fuqi rinore, ate fuqi qe e fitonin nga njeri-tjetri. Edhe pse e prere, me floke te rena, edhe pse kudo ne te shihje gjurmet e nje semundjeje te rende si kanceri, Jetonit ju duk’ teper hyjnore. Prania e te gjithve e nguroj nga momenti ku do vinte buzet e tij mbi te, edhe u step. Perla filloj te ngjiste shkallet e pallatit. Lodhja nga kurat dhe rruga e kthimit e kishin rraskapitur. Jetoni ndjeu shukun e forte ne fyt, dikur ato shkalle ajo i ngjiste duke kercyer, kendonte si femi dhe i thoshte perhere: “Plakush nxito, se e mori malli Perlen”. Me frymen qe i merrej nga hovi i shkallve e pushtonte i teri duke u puthur neper cepa derisa kalonte ndokush dhe benin sikur bisedonin. Te qeshurat qe i shoqeronin me pas dhe kujtimet e femijerise se tyre i benin te kuptonin qe s’e kishin tradhetuar asnjehere femijen qe jetonte brenda tyre.
-Jeton! – U degjua zeri i motres, - merr dhe me ndihmo pak me valixhet.
Pa thene asgje, ne heshtje dhe ne mall per te kaluaren mori valixhen per ta ngjitur lart, por ne koke filloj te mendonte per takimin e pare tyre. Ndjeu goditjen e padurimit serish...
Vazhdon...
Kishin kaluar disa dite nga ardhja e Perles, por ai s’kishte gjetur rastin me te mire per tu takuar me te. Cdo here ajo kishte qene ne gjume, teper e lodhur, edhe kishte kaluar ore te tera duke e kundruar ashtu ne qetesine e saj. Rrahjet e zemres se tij sinkronizoheshin me frymemarrjet e saj. Syte si ndaheshin nga kraharori i bukur dhe plot forme nga ku Jetoni merrte jete. Fakti qe ishte teper e dobet ne forca kishte filluar ta shqetesonte. Vendosi te hynte ne dhome duke perfituar nga mos prania e te tjereve. Pasi shtyu deren lehte syte ju shplodhen ne embelsine qe ajo mbarte si mbulese pergjate gjithe qenies se saj. U ul prane Perles se tij duke i thurur vargje ne koke, e ngadale i perkedheli doren. Rrahjet e forta nen lekure e benin te dridhej, edhe pse kur pa duart ishin teper te qeta. Humbi ne ate boten e tyre dhe ne mendje i erdhi hera e pare, kur trupat i ishin bere NJE. Ne ate kenaqsi fizike-shpirterore i pat’ zene gjumi ne perkedhelje. Mengjesin e rradhes ai ishte zgjuar me pare, ishte ulur prane karriges duke e puthur ne dore e veshtruar lakuriqsine e saj teper femerore, aty krijoj vargjet e para per te. Kur ajo ishte zgjuar, me nje veshtrim kerkues e kishte pyetur n.q.se ai vazhdonte ta donte...
- Me do? – tha Perla.
Jetoni u zgjua nga kujtimet ku ishte zhytyr dhe harruar. Shpejt i dhuroj buzeqeshjen e nje lumturie qe lind si shkas i nje suprize te bukur. S’e pat’ pritur te zgjohej aty me ate prane, por pa vonuar me kembet qe s’ju pergjigjen nga te dridhurat u ul ne gjunje prane krevatit dhe e pushtoj te teren. Te dy qan, por mbas shume kohesh ishin lot gezimi.
Puthjet e shpejta qe po i dhuronin njeri tjetrit, buzet qe po shetisnin neper sy, ball, lot, shume shpejt formuan me te shenjten fjale te gjuhes meme “Te Dua!”. Perqafimi u be me i thelle, energjite u kthyen ne deshira, endrrat e shume neteve ne deshperim u kthyen ne arritje, malli u kthye ne nje qetesi shpirterore. Goditjet e forta te cekaneve u shuan dhe lumturia i mbyti ne oqeanin e harreses. Pervec atij perqafimi dhe frymemarrjes qe i falnin njeri tjetrin nga puthjet plot shperthim asgje s’egzistonte me per to. Jeta mesefundi vendosi t’i buzeqeshte. Kerkonin vetem pak liri prej saj, se lumturine e krijonin vete mjaftonte te ishin prane.
Nje ze i larget pertej koridorit i permendi dhe fshin lotet e gezimit, shpejt vune maskat per boten e dyte, ajo bote qe i largonte. Jetoni u cua me premtimin, se do i dhuronte poshte dritares melodine e pernatshme me kitare... Ai fshihej ne erresiren e nates mbeshtetur tek pema e manit(karakteristike e lagjeve te Tiranse), ajo edhe pse s’munde ta shihte dilte ne dritare per t’i dhuruar atij kenaqsi ne shikim. Kur melodia qe luante mbaronte, me gjethen qe merrte pernate dhe me kitaren ne krah kalonte nga drita, si per t’i thene Perles naten e mire. Ajo mbasi e shihte me shpirtin plot shtrihej per ta takuar ne endrra.
Zbriti shkallet, por s’po kuptonte ne vertete mbas gjithe atij tmerri shkaktuar nga largesia mundi ta kishte ne krah, apo ishte thjesht nje nga iluzionet e tij te shumta. Humbi rruges plot pluhur dhe perplasjen me njeriun e pare qe u ndesh s’e ndjeu. Shpirti i kishte mbetur ne dhome, atje ku ajo ishte shtrire dhe me syte nga dritarja priste naten. Kembet vazhdonin ecnin, por pa ditur ku, ndersa trupi lengonte ne mall, vazhdoj te ecte...
Hmmm
Tani vertete shpesh here dhe une vuaj nga pagjumsia..po kete e kam te gjithen nga shkolla..po me sa lexova ne shkrimet e tua pash dicka deshperuese....
Fillimet gjithmone jan te veshtira..prandaj te uroj nje fund endrrash te bukura dhe te lumtura..
Pershendetje I_Lire
I_lire dua te them se gjuhes Shqipe i ke dhene ngjyra qe kisha harruar se ekzistonin.Te falenderoj qe na dhe kenaqesine ta lexojme.Perdor krahasime per mua mahnitese.Mbiemrat,ndajfoljet cdo gje thjesht e persosur.Ah ajo modestia jote(mendim dyshimi i erdhi....).Pjesa qe me pelqen shume eshte: ne lulishten e kopeshtit,veshur te dy me perparese te bardha,i kishte bere nje kurore me lule dhe ia kishte vendosur ne koke,duke i qeshur vetem si dine femijet i pati thene: Perla ti do behesh nucja ime.C`fare dua te them me gjithe keto?Na dergo vazhdimin se na plase !Ja dhe nje frymezim pas leximit tend.
Vazhdoi te ecte.Megjithese frika ia kishte pushtuar te tere qenien e saj.Perballe saj nje nga kenaqesite me te medha te jetes.Donte te ndiente ate kenaqesi qe vetem ai i falte.Rrahjet e zemres po rriteshin si dallget qe kishte perpara syve.Erresira kishte rene kudo.Ndjeu ujin e ftohte ti lagte kembet.Mornica i kaluan neper trup dhe rrahjet e zemres u rriten edhe me.Pamja ishte e frikshme."po sikur te shkel ndonje iriq,po sikur te me ngjitet ndonje yll deti,po sikur te me kafshoje ndonje gje"skena qe s`kishin ndodhur kurre por qe fantazia filloi te krijonte.Frika vazhdonte ta pushtonte por embelsia e detit qe i ledhatonte kembet nuk e la te kthehej mbrapa.Vazhdoi dhe ca dhe tani ishte pothuajse me gjysmen e trupit brenda.Nuk duroi me.Nuk mendoi me.Me nje hedhje te rrufeshme hyri e tera,koke e kembe ne ate erresire te thelle.Ca nga freskia e ujit,ca nga frika mendoi se do ti ndalonte zemra.Por ajo qe ndjeu qe krejt ndryshe.Filloi te notonte ne thellesine e detit dhe pak nga pak te hapte syte.Nuk dukej asgje ,as iriqa,as ylla vecse erresire e madhe kudo.Por tani s`kishte me frike.I pelqeu ajo ndjenje lirie pas gjithe asaj frike qe e kishte mberthyer.Doli ne siperfaqe.Mori pak fryme dhe u zhyt perseri.Nuk donte ti kalonin ato ndjenja.Donte te vazhdonte ne ate perhumbje.Ndjeu tashme me e lirshme,frika ishte zhdukur diku ne qiellin e erret.Kenaqsia e madhe qe ndiente nuk donte te kishte fund.Nuk donte te dilte nga deti.-"Dil se do ftohesh -i therret e motra.-Jashte eshte ftohte,ketu eshte ngrohte.Provoje!-i pergjigjet.-Dil tani se mjaft ndenje!-.E urreu ne ate moment dhe ajo sikur e kuptoi dhe nuk foli me.U zhyt perseri, s`kishte te ngopur.Ndjehej si ai femija kur meson notin e sdo te dale me nga deti....Mendoi ne ato momente s`kish njeri me te lumtur ne tere boten dhe donte te .........
Doli duke lene prapa ate kenaqesi dhe duke i premtuar vetes se do te kthehej perseri te nesermen.
Mahnitese....apo thjesht e bukur...
Gezohem qe shoh se edhe brezi jone e ka thelle ne gjak dashurine per letersine edhe shprehjen e bukur se gjuhes sone. Jam shume krenare per gjuhen time dhe njerezit e mi.
Sado qe mua nuk ma pret fare per te shkruar....vleresoj dicka te bukur. Me mjafton leximi...
Me pelqen shume menyra qe ke shprehur shpirtin tend dhe mendimet e tua i_lire.
maybe u could give me some private lessons :p
Liri!
Doja te shtoja ne fleten tende dhe ca mendime qe turbullojne shkelqimin e yjeve sonte por... ndoshta njehere tjeter!
Pres vazhdimin e neteve pa gjume me shpresen qe i perkasin te kaluares!
ciao
Si mund te t'them "te dua"
nuk gjej fjalet e duhura
deshiroj te t'them qe mendoj vec per ty
mendoj gjithmone per ty, por fjalet...
fjalet fluturojne... ikin larg.
Kudo ku jam vashe, mendoj vec per ty
eci gjithmone me ty, por shoh dhe ti s'je aty.
Me kedo qofsha prane, une bisedoj me ty,
por ti s'me degjon, e trishtueshme.
Kur shikoj dhe ti s'je rreth meje
kam nevoje te t'ndjej, te ndjej perqafimin tone,
si perqafimi i detit me bregun.
Cdo nate lutem, me shprese,
se do t'gjej, zemrat mund te bejne shume.
Deshiroj te t'them "te dua..."
Cat Stevens
(It's like the wind, you don't see it - but you feel it)
Te ndjej.... shume here ndjej qe te kam prane dhe me ledhaton.. por kalon nje çast i shkurter dhe ti zhdukesh dal ngadale. Zgjas duart per te kerkuar si e verbuar po nuk te gjej, atehere mbeshtillem prape ne vetmi.Dhe ti zhdukesh dhe nga mendja ime. Pse nuk arrij te te kem ne zemer gjithmone? Pse s'kam arritur te krijoj akoma ate besim te ty, ai besim qe te me ndjeki ne cdo hap te kesaj rruge e quajtur jete, ai besim qe te bej ferrin e perditcem me te bute, me te kendshem? Sot te ndjej shume larg, te ndjej shume distant nga mua, shume te ftohte dhe ndjej qe pak nga pak po te humb. Imazhi jot po zhduket prape mbas reve te shpirtit tim... jo sot, sot jo, mos ik te lutem! Kam nevoje te ndjej afer ngrohtesine tende, kam nevoje te ndihem akoma gjalle nen duart e tua, sepse shpirti im po digjet ne vetmi, pak nga pak po bashkohet me indiferencen e kesaj bote te panjohur. Kam nevoje per ty o Zot, mos ik....
Citim:
Po citoj ato që tha i_lire
(It's like the wind, you don't see it - but you feel it)
Citim:
Po citoj ato që tha BlEdUmI
cool.....
Melodia e embel e nje kenge te shtyn shpesh here te mendosh mbi jeten...kjo melodi me shtyn ne mendime te thellta...
Tani Orfeo po me kerkon, ka disa dite qe me kerkon po une nuk pranoj te rri me te.. dua te mendoj ne vetmi, te enderroj, te jetoj zgjuar sa me shume, nuk dua te mbyll syte, kam frike se mos neser ne mengjes zgjohem e ndryshuar, zgjohem e rritur dhe pa endrra...
Nuk e di pse gjumi s'po me ze sonte...Per ty mikesha ime qe je kaq larg kete poezi nxora nga faqet e ditarit , ndoshta do ti lexosh keto rreshta ndoshta jo.... Kujtohu si kemi thene: "nje jete miqesi nuk mjafton"..
Ne se..
Ne se nje dite rastesisht,
gjen nje poezi te lene ne mes
pa titull persiper
e nese ne zemer dhimbje ndjen vertet
atehere mos rri, po nxito
thirr dy zogj mali dhe tergojua poezine
ata do ta marrin me vete
"bindu"! Do te thone “na prit ne lendine”
Dhe ti duke ecur ne token tende
luleve do tu marresh ere si e dehur
"dikushi" do te jesh, por
kembekryq do ulesh ne token ku ke ecur.
e duke pritur zogjte te te vijne
ca lule te bardha do te vene ne mendime
kuroren e flokeve sonte
do te t’i zevendesojne ca kujtime rinie
dhe mos u cudit
nese kenga qe do t’degjosh te dale prej luleve
ajo eshte romantika e moshes
jam e bindur
para saj me deshire do ulesh
dhe fletet do t’ja heqesh njeres
ne enderr jam apo jo
dhe do ta ndiesh thelle zemres
se eshte nje moshe, qe e kerkon kushdo
dhe zogjte me ciu-ciu do vijne serish
do sjellin qeshjen e kaltersise
dhe ti e gezuar do t’i pyesesh
-a me jepni gjysem vargu?
ti shkoj kornize vitet e rinise..
dhe ndihen se balli
clirohet nga rrudhat
dhe ndien si zemra te rreh nga gezimi
rinia I paska cudite me te bukura
rinia nuk me le ta ndiej trishtimin
edhe kur lumturia jone fluturon drejt yjeve dhe diellit, edhe kur ngreme duart te mbushur plot lavdi, endrrave dhe lumturise sone u vjen gjithmone nje fund dhe gjithshka perfundon me keqardhjen per ate qe kemi humbur. te jesh njeri eshte po aq e veshtire sa vete fati. te duash perjetesisht te jesh i kapur perdore dhe te humbesh sipas zakoneve te perjetshme. gjithe jeten te luftosh te perplasesh te vuash dhe te rrish pastaj ketu, dhe te kesh si te fundit gje qe te mbetet kengen e dallendysheve:
bote e larget, qe dikur ishte e imja
fluturimi i dallendysheve fluturimi i dallendysheve
nuk te kthen ate qe ke dashur
nuk mund te merret mbrapsh nuk mund te merret mbrapsh,
vetem kengen mundesh te degjosh
jeta vazhdon vazhdon derisa dhe ato buze qe kemi dashur dikur fajesojne- ah ti bote e larget qe dikur ke qene e imja....
shkeputur nga remark: mbreteria e endrrave. nje histori qe me kujton shume jeten time.
Gjumin naten ma prish dhimbja e trupit... Gjumin e nates ma prishin gjemimet e trupit tim... Gjumin e nates, qe nate me s'eshte, ma prish renkimi im. Dhimbje, dhimbje dhe vetem dhimbje ne cdo hapesire te ketij trupi te lodhur e vuajtur, shiringat e pameshirshme fryme s'e lene te marr... Kura dhe vetem kura ne shprese te nje agimi te ri, te ndryshem, plot fat... jo si ai i fundit. Ah, ai i fundit lindi si gjithe te tjeret, plot ankth e djerse, plot frike e pashprese, por ne kete nate plot dhimbje... plot gjemime, trupi im i vetmuar lutet per agimin qe pret, lutet per sherim, lutet per nje nate te qete. Dhimbja, qe pa te me s'jetokam dot, vrapon, e pameshirshme ne cdo skute timen, gjakun ma infekton, zemren ma lengon, koken ma rendon, kembet mi plogshton... e vrapin s'e ndalon. Une, po prap ne kete nate, qe nate s'eshte me, i vetem, i harruar, lutem... per nje agim, vetem nje agim pa dhimbje... pa renkime... pa gjemime.
Voglia di vivere
Bimbo sulla spiaggia
bimbo di fronte al mare
con quelle gambe sottili
dove vuoi andare?
Uccellino che non sai volare
uccellino sopra il mondo
a cosa stai pensando
non sai nemmeno che è tondo!
Allora gira, gira in tondo
che questo mondo è il tuo quartiere
a un'ora di volo c'è la guerra
anche se qui c'è gente dal barbiere
E gira, gira in tondo
anche per me che ti sto a guardare
e che mi trovo confuso
a guardarti e poi a sperare...
Che la voglia di vivere
non ti possa mancare
la santa voglia di vivere
ti faccia sempre sognare
ti porti molto più in alto
più in alto del tuo aquilone
la santa voglia di vivere...
Bimbo sulla spiaggia
chiss_ se un tuo pensiero
potr_ pulire anche l'acqua
e un tuo sogno diventare vero
Se il poco che sei sar_ coraggio
il coraggio diventa fantasia
come il calore della tua bocca
su un'altra bocca
qualunque sia...
Allora gira vagabondo
tra le case del tuo quartiere
per tutti quelli che ti stanno intorno
e anche per me che posso solo sperare...
Che la voglia di vivere
non ti possa mancare
la santa voglia di vivere
ti faccia sempre sognare
ti porti molto più in alto, più in alto...
Fa che la voglia di vivere
non ti possa mancare
la santa voglia di vivere ti faccia sempre lottare
ti porti molto più in alto
più in alto degli aquiloni
la santa voglia di vivere...
sherimi i dhimbjes fillon nga shpirti ..... shpresoj qe te gjesh balsamin e shpirtit tend dhe nuk do e ndiesh me veten as te vetmuar as te harruar por gezimi do te te buroje nga shpirti.......
I_lire,po te dergoj nje perqafim dhe shpresoj te ndjehesh me mire.Te shkuara!
Lindim te vegjel, te paditur, pa faje, pa mekate, lindim si pasoje e nje ndjenje qe dy njerez ndajne, bekuar qofte. Vijme ne kete jete pa na pyetur dikush, vijme dhe duhet te jetojme, te rritemi e ta perballojme. Me rritjen tone - rriten dhe ndjenjat... fuqite e shpirtit rriten cdo dite (te pakten keshtu mendoj). Ndjej... qe ti me fuqite e tua te shpirtit je rritur kaq shume brenda meje, je futur kaq thelle, edhe une ne rritjen time kam ty, ty brenda meje, fort ne shpirt... fort, fort, fort, fort!!! Eshte mrekulli te rritesh me ty, eshte mrekulli te vish ne jete (edhe pse pa pyetur) e te dashurosh ty. Sot fuqite e shpirtit tim jane rritur, me shume se dje. Sot ndjej gjakun te me gufmoje neper deje dhe te me perplaset furishem ne kraharor duke me dhene jete. Jeta ime! Pres t'me vish kete nate, eja t'i falemi kohes, eja te harrohemi diku neper frymarrjet tona, eja merr nga jeta ime, eja me beko me puthjen tende, eja dhe kurre mos shko. Jeta lind ne ty dhe mbaron ne mua. Me lindjen tende u shkrua fati im, eja!
Nata e muzes...Pa kllapa!!!
Sonte jam ne dhomezen time kubike ashtu i rrethuar si ne murret e keshtjellave te trasha, qe nuk marrin me vete asnje tingull, gjithcka ne qetesi te hutuar... Tik- taket e ores sikur me shurdhojne ngapak, por e edukoj veten per te mos u bere i plogesht. Minutat qe kalojne ne vetmi, ne heshtje nxjerrin onomatopene e zhurmshme, sikur me thirri mendje; kjo nate i ngjason ashtu sikurse bufi qe leshon nje ze vajtues, dhe qe me ha koken si ne çmënduri...!!! Tentoj te ve ne radhe veten, por me kot, nuk rreshtohem ne asnje varg te kesaj jete. Jam munduar te ve ne dukje naten me muzen time, por shume disi veshtire, atje ku krijimet pelcasin me ritem te papershkruar me del papritur nje mjegull dhe dendesohet goxha; dhe ndalem ne Stop te madh. Atje ku eshte akoma mjegulla e dendur, dhe e hijezuar, une mundem vetem te beje nje monolog te prekatarise, as me teper, e as m,e shume veçse nje grimce pune...!!!
Uh! Sa e gjate m'u duk jeta, dhe sa e shkurter m'u duk muza...
Shpirtrave te bukur
A ju kane thene ndonjehere qe jeni shume te vecante?
Qe drita qe transmetoni mund te ndricoje nje yll?
A ju kane thene ndonjehere se sa te rendesishem i beni te ndihen te tjeret? Qe koha qe u dedikoni te tjereve nuk ka fjale per t'u falenderuar?
A ju kane thene ndonjehere sa ju vleresojne?
Pa miq ne kete bote njeriu humbet shume, por mos ngaterroni miqte me te njohurit. ka nje diference shume te madhe.
per te gjithe shpirtrat e bukur dhe per boten qe eshte me e bukur fale egzistences te tyre.
E ndersa nata ka mbeshtjell gjithshka ne mbreterine e saj, pagjumesia ka kapluar syte e mi, vertitem neper shtepi, vertitem fizikisht pa shpirt,pa mendje..ato jane shume larg..ku?
A eshte e vertete qe shpirti jeton dhe pa trupin?
A eshte e vertete qe Zoti njerezit e mire i do per vete?
A eshte e vertete qe vetem njerezit e mire vuajne?
A eshte e vertete......dhe kaq e kaq shume enigma truri im bluan me veten keto caste.
Fytyra jote mu duk kaq e plakur, kaq e vrare, a thua qindra vite kishin lene gjurme ne te..Mu duk sikur pashe nje njeri te vdekur me dy sy te levizshem, me dy sy qe me kerkonin ndihme, me dy sy qe kerkonin jete, kerkonin ndihme..Dora jote mu duk e ftohte akull, pa jete, shtrire drejt meje si me thene : C'fare ben Mona, pse me le te vuaj keshtu??
Askush nuk do ta besoje qe ti je kaq e re, qe shpirti yt ka enderuar kaq shume, qe zemra jote ka dashuruar kaq shume, qe bukuria jote ka qene kaq e lakmuar, qe goja jote vec embelsi e miresi ka dhuruar..askush nuk do ta besoje dhimbjen e trupit tend, luften mes jetes dhe vdekjes , diteve qe pak nga pak po u vjen fundi , askush nuk do ta besoje qe mikja ime me e mire me s'do te jete...askush nuk do ta besoje ..askush..
Por Zoti nuk na pyet, na kerkon ushtare te bindur e te edukuar, na e jep jeten ta jetojme pa menduar,pa e planifikuar ne te kunderten ai e planifikon vete ate, dhe atehere kur mendojme se ka arritur momenti te bejme dicka si qirinj shuhemi , sepse cdo veper ka nje emer , vetem nje emer Zotin.
E di mikja ime ndoshta jane ditet e fundit qe te shoh, dhe per kete zotit i lutem te beje nje mrekulli, te hapi zemren dhe ty te te sheroje , te pres mikja ime weekendi do te vije perseri..
A eshte e vertete qe Zoti njerezit e mire i do per vete?
????=????
cdo pergjigje ndaj ketij mesazhi do ngjante si patetike, por me bere te rikujtoj 3 ditet e fundit ne spital dhe pyetjet pafund qe mbeten pa pergjigje. te njejtat por edhe me shume, qe nuk mundja t'ja beja vetes ato dite, ato minuta se shpresa vdes e fundit, por qe per shummmmm kohe me pas me kane munduar. cili ishte amaneti i fundit, e dinte, s'e dinte, pse ime me, pse pikerisht kur do vilte frutet e gjithe sakrificave te saj, pse kaq shpejt, pyetje retorike pafund.
i vetmi ngushelliim qe gjeta qe te mund te jetoja me tej, eshte ideja e nje dimensioni te katert, qe nuk shihet nuk preket por ndihet... ideja qe shpirti jeton me tej, ndryshe c'kuptim do kishte ne kete jete te jemi te mire apo te keqinj, te vuajme apo te jemi te lumtur, nese te gjitheve na pret i njejti fund????
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
sherimi i dhimbjes fillon nga shpirti ..... shpresoj qe te gjesh balsamin e shpirtit tend dhe nuk do e ndiesh me veten as te vetmuar as te harruar por gezimi do te te buroje nga shpirti.......
Tani ndjej sesi ankthi me perpin te terin, se si deshira per ty kthehet ne nje padurim te tmerrshem dhe zemra fillon rreh fort. Tani ndjej trupin tim dhe senset e mia te me dalin jashte kontrollit sepse i zoteron ti.
Tani ne mungesen tende dhe pritjen per ty une kuptoj qe s'jam me i imi - vetem joti. Ti qe ke ne dore kete trupin tim, kete zemren time. TI qe me cmend ne te gjitha skutat e mia, ti qe ngre te gjitha deshirat e mia te erreta, ti qe di cdo celes timin, ti qe i hape shpirtit tim nje dritare te vogel nga ku lexon gjithcka brenda meje...
Ti qe une pres dhe ndjej padurim, ndjej djerse te me shkojne, TIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII - eja me liro nga gjithe kjo ndjenje, eja me fal ate embelsine qe vetem ti di t'ma leshosh............................
Lulja dhe Flutura
Lulja:
Eja flutur fluturo
ne kraharor me qendro.
Aty shplodhu e me qeteso-
jeten me ty dua ta kaloj.
Flutura:
Do vi e do qendroj-
shpirtin te ma sherosh.
Prane e fort me shtrengo,
se te kam mike per koke.
Keto vargje besoj ja kendon lulja gjithmone flutures dhe flutura lules, prandaj shkojne ne aq harmoni me njera tjetren... shoqeri besnike!!!
Edhe une kam patur dikur nje mike, i thonin "Lule" sepse kishte nje bukuri aq te plote - tamam si nje lule ne pranvere. Por ne keto momente do doja te dija se ku eshte ajo mikja ime e ti thoja keto rreshta kaq te thjeshta, qe dikur i kendonim neteve verore Tiranase dhe betoheshim per miqesine e perjetshme.
Ne me lexofsh o mikja ime e vjeter, dije se sot me mungon shume!!!
Per B.
Gjithcka ndodh per nje arsye...
Kete shprehje me pelqen ta besoj vetem kur takoj persona interesant' dhe me pelqen shoqerimi me to, e atehere mendoj se ka qene nje arsye e cila me beri te takoj keto persona. Kur te takova ty, po qe e besova kete shprehje, e vleresova dhe e mbajta fort prane meje si thelbesoren e teorive... por kur ti dergjesh ne nje dhome spitali te erret, te pa mbajtur mire, te piset dhe plot mosperfillje... ne nje dhome spitali qe vetem leku te ndihmon, se askush nuk do te hidhte syte... une atehere pyes veten nqse ti je aty ne ate dhome ferri per ndonje arsye??? E arsyen nuk e gjej, nuk dua ta gjej... nuk ka arsye qe do te conte ty - "lulen" - ne ate dhome... ne ato ore vuajtjeje dhe miliona minuta ankth-pritje per ato qe te duan. Ne momente si keto thelbesorja e teorive te mia kthehet ne ca fjale pa kuptim.
Qe kur ndodhesh ne ate dhome spitali je bere mbreteresha e neteve te mia, mendoj vec ty e malloj vec per ty... Sa cinike jemi ne njerezit, e B? Valle duhet te merrja vesh qe po ndrron jete te filloja duke menduar serish per ty? (jo se te kisha harruar, por te thashe B, jemi te ceket ne njerezit). Po te ishe ketu me mua jam i sigurte qe do talleshe, do me thoje qe ne momente te caktuara behem shume sentimental dhe e vras trurin kot, por ja qe s'je... Nuk je!! Jam kaq larg dhimbjeve te tua, por afer forces se shpirtit tend... e ne kete perzierje largese dhe afrimi te kerkoj - te lutem me te gjitha senset e mia - BEJ FORCA!!!!!!!!!!!
Prej sa kohesh njihemi ne B? Prej shekujsh me duket. Ndonjehere teksa krahasoj fuqite e tua me te miat me duket vetja disa shekullor (me ke pas thene gjithmone qe plakem me 5 hapa me shpejt se ty). Ndersa teksa gjithmone te krahasoj ty me mua - je "lule" dhe ne ate njohjen tone shekullore ke mbetur e do mbetesh gjithmone "lule". E kupton sa me fat je? Tani je duke thene "Ku e pe fatin, po vdes..." Pikerisht une te them qe je me fat, qe je lule, qe je kuptimi i plote i nje shoqerie te paster, shpirti i miresise dhe sakrifices, edhe per keto te mira qe ke te kerkoj te besh forca sepse s'dua t'i humbasesh... i meriton! Ashtu sic nuk meriton te shkosh...!!!
Te kujtohet B kur more vesh se ndodhesha ne spital, ketu e shekuj me pare... more vesh qe isha ne gjendje shume kritike dhe ashtu e humbur ne te qara e dhimbje me gjete ne nje nga ato dhomat e erreta te spitalit ushtarak... e qaje... me luteshe... dridheshe... Te degjova renkimin e dhimbjes tende me nje nga shqisat e mia me te thella... e me preke ndjesite e mia. U habite si munda te hap syte, por ishte forca e shpirtit tend qe me permendi. Ti me shume u habite kur une fillova te qesh me ty, sepse kishe veshur xhaketen e tyt eti prej hutimit. E historia perseritet, por je ti qe dergjesh ne nje nga ato dhomat e ftohta dhe une s'mund te jem aty, por te lutem degjoje forcen e shpirtit tim me ndjesite e tua... degjoje forcen e renkimit tim prej dhimbjeve me senset e tua dhe zgjohu... zgjohu e jeto! Zgjohu e jeto!!! (eshte urdher... s'kam ke tjeter te shaj kur merzitem... ti je gjithmone aty per mua, me mua... s'besoj qe ke vendosur ta lesh rrugen tone ne gjys).
Mikja ime! Motra ime! (gjithmone me ke pyetur "Do e kuptoje njeri ndonjehere kete shoqerine tone? gjithmone te jam pergjigjur "Ke filluar te mendosh shume").
.......
i_lire....Vetem psheretimat e prshkruajne ate qe ndjej kur lexoj shkrimet e tua...ohhh....
...Jane me te vertete shume thjeshte te verteta edhe te pastra...Me duket sikur gjej veten ne kete bote, me duket sikur...sikur...nuk di si te them...mbase ti e gjen perseri fjalen per mua se si me bejne te ndjehem keto shkrime....Sinqerisht jane shume te arrira, me te vertete me pelqejne shume...Te uroj te kalosh mire dhe shpresoj qe mikja jote e shumekerkuar te behet me mire dhe ti t'i gjendesh prane sic ti do...te gjithe e kemi 1 mik te humbur,...apo jo...!!
Vetem nje gje ka rendesi: TI
Netet e mia pa gjume... jane ankth dhe renkim. Ankth per te nesermen... renkim per nje dhimbje te brendshme shpirtnore, qe me lind mu ne mes te kraharorit e me mbaron me nje buçim shurdhues te perbrendshem ne daullen e vesheve... e ne jehonen e kesaj zhurme degjoj zerin tend. Cdo sekond qe kalon kjo jehone me perpin ne te gjitha hapesirat e trupit tim dhe me kalon vrullshem atje nga ku marr dhe jete, neper venat e gjakut... deperton e me ndalon vajtueshem mu ne zemer ku kthehet ne mall, mall per ty, per ne... mall per te t'thene sa shume nevoje kam per ty.
Netet e mia pa gjume jane kaq te gjata porsi nete dimri. Ne netet e mia, kur mungon ti, ka vetem dimer dhe dimri pa ty eshte kaq i ftohte, kaq i vetmuar, kaq i merzitshem dhe melankolik. Eja sonte merre trishtimin tim tutje, eja dhe me fal... me fal per hir te diteve tona pranverore, qe perbuzshem i kthejne kurrizin neteve te gjata pa gjume... eja e ma zbardh naten, me sill henen... me ndriço shpirtin. Besoj se kam patur mjaftueshem nete te gjata pa gjume, mos me dhuro nje me teper, mos me dhuro nje tmerr pa agim... mos u bej ti lista ime e zeze sonte, mos me merr endrrat, me fal dhe vrapo tek une... eja me sill yjet, mi rreshto neper kraharor te ma qetesojne buçimin e dhimbjes, eja me fal nga bukuria jote dhe me puth buzen e rrudhur nga deshperimi.
Ah, te mallkuara qofshi o netet e mia pa gjume!! O nete te gjata pikellimi, plogshtimi, qe mendjen ma merrni, shpirtin me derrmoni dhe duart mi pushtoni me shkronja mallimi. Shkronja te arta, miket e mia te perjetshme degjojeni dhimbjen time e formoni fjalen me te bukur, me te embel, fjalen me madhnore, fjalen hyjnore, fjalen e fuqishme te gjuhes me te plote ne kete egzistence botnore, formojeni fjalen "te dua" e kraharorin ma lehtsoni e fort shpjetoni asaj ne shpirt t'ja germezoni fjalen time me t'shtrenjte.
Me pelqen ndjenja e emrit tend neper buze.
Me pelqen melodia e puthjes tende t'embel.
Me pelqen menyra sesi syte e tu kercejne kur ti qesh.
Me pelqen menyra jote e pafajshme kur qan.
Por mbi te gjitha dashuroj
menyren qe ti me do mua.
Fort dhe Cmendurisht
Lehte dhe thjeshte
Me zemer e shpirt
Dashuroj menyren qe ti me do mua.
Mund te permend miliona gjera
Dashuroj te pelqej gjerat qe ke
Por te gjitha me cojne ne nje gje te vetme
S'mund te jetoj kurre pa ty.
Shpirt, dashuroj menyren qe ti me do.
I lire!!!
Uroj me shpirt qe mikja jote te sherohet sa me shpejt, tu vije fundi ankthit dhe pagjumesise se neteve te tua, e lumturia mbi krahet tuaja te zbrese..
Mona te flm per mesazhin, mikja ime doli jashte rrezikut. E pa Zoti kur i thone.
Mesazhi im i fundit nuk i perkiste asaj, por nje personi te shtrenjte per mua.
Kalofsh sa me mire!
Pas hapave te tua mbeta une dhe ne largimin tend lashe endrrat e mia. Endrra te pathena, endrra te pajetuara, endrra te jetuara, te gjitha mbanin emrin tim, i kisha mbyllur me fanatizem brenda ne gji. Me ikjen tende, ne hapat zvarritese tuat dhe nen zhurmen e ecjes tende larg meje lashe veten time, ate qe ti sot po e le, i dhe jete, fryme nga fryma jote. Ti qe ne ecejaken tende me mban mua skllavin tend dhe une zerin s'ngre sepse kam vendosur nje jete skllav i lumtur e me ty, se nje jete "i_lire" i dikujt tjeter pa boten tende, pa hapesiren tende shpirterore, pa mrekulline - bukurine - uniken nderthurur gjithe ne nje krijese, TI.
Dy buzet e embla tuat lane kufijte e padukshem ne trupin tim, syte e shkruar si me dore ku pa kursim gjeja qiellin qe shihja cdo dite ne agimet tona perqafuar, forma e gjirit tend, shtrengohej mbas gjoksit tim - me conte ne ndjenja te paprovuara me pare... dhe... i eksituar humbisja ne ty, brenda teje ku merrja kuptimin e jetes, arsyen e ardhjes ne bote e faljen time ne shpirt e ne zemer, ne mendje e ne trup personit tend, dashuri... !!
.....................................................Kujtime = Kujt? Imet .................................
Pse thone qe nata eshte vec per gjume? meditimi i nates, kujtimet e embla, kthimi rishtas ne hapat e pluhurosur, nje ze thirrur nga skutat e viteve, nje kuroreze me luleza bajamash, nje buzeqeshje me driten e diellit ...dhe vitet humbasin ne rrjedhen e kujtimeve..
Nuk dua me nete ...nuk dua me te mbyll syte e te perpelitem ne ethe nga te cmendurat mendimet e mia.
Me lejo sot te jem me ty. Me bej pak vend prane vetes tende, hapi krahet e me perqafo fort fort, me shtrengo e mos me ler me kurre te iki .
Me ler ta ve koken ne gjoksin tend, dhe te ndjej si lozin gishtat e tu me floket e mi.
Me ler te degjoj zemren qe te rreh, dhe ngadale ta prek e t'i them sa shume e dua.
Dua edhe njehere, sikur edhe per nje here te vetme, te marr fryme nga fryma jote. Dua te qesh ne buzen tende, e te qaj ne syrin tend. Dua...Zot sa shume dua qe boten ta shoh ne kaltersine e syve te tu. Qe jeten ta quaj te bukur...thjesht dua ta jetoj ME TY...
Nuk besoj te ngelet qejfi qe e shkruajta te tema jote
Eshte koha kur kam humbur syte duke shikuar portretin tuaj te fshehte, jam duke humbur edhe veshet nga zhurma juaj e fshehte dhe dinake, jam ne perfundim te siper edhe te zhdukem nga bota e te vdes per jeten tuaj.....
Eshte nje nate e eger per ato njerez si une....
Digju Shpirti Im
Ditet qe na kaluan
mallin ma shtuan vash per ty.
Vjeshta shirat i solli
ne mua mbolli dhembshuri.
Vajtoj per ditet qe na kaluan
si ne vegim...,
digju shpirti im.
Ku mbeten ditet,
ku mbet hareja e rinise?
Digju shpirti im.
I kendoj kesaj dashurie,
qe me perveloi.
Lot pikellimi si përrua
në mua zgjoi...
Duke lexuar me erdhen ne mendje keto vargje:
End me kujdes pelhuren e faljes
Koha cdo dite ka me pak kuptim
Cmimi i te zgjuarit ne mengjez
eshte ai qe tregon dhe ka me shume ndryshim
Te duhet te marresh fryme thelle
te prekesh, te ndjesh, te imagjinosh
Ate qe erresira e paftuar
brenda prones tende me turp do te ftosh
E ftohta me shume te vjedh
cdo cast, cdo detaj, cdo gje qe ke
Turpi duart mbi fytyre
te detyron me shpesh ti vesh
Ate qe degjon jane shpifje
Dielli cdo dite ne darke do te zbres
Boshllekun brenda vetes ne varr merre
nje nate te heshtur mbuluar me vese
Citim:
Po citoj ato që tha darke
...what about when it's like the sun, you see it, you feel it - but you can't reach it...
cool too...![]()
I am sorry i haven't talked to you in so long. I feel i have been lost...no bearings, no compass. I keep crashing into things, a little crazy, i guess.
I have never been lost like this before , you were my true north.
I could always steer for home, when you were my home. Forgive me for being so angry.
I still think some mistakes's been made, and i am waiting for God
to take it back. I am doing better now, the work helps me. Most of all you help me. You came into my dream last night with that smile of yours, that always held me like a lover, rocked me like a child. All i remember from the dream is a feeling of peace. I woke up with that feeling, and i tried to keep it alive as long as i could. I am writing to tell you that i'm on a journey toward that peace, and to tell you i am sorry about so many things. I am sorry i didn't take better care of you, so that you'd never spend one minute being cold or scared or sick. I am sorry i didn't try harder to find the words to tell you what i was feeling. I'm sorry i ever fought with you. I'm sorry i didn't apologize more. I am sorry i didn't bring you more compliments on
everything you wore and every way you fixed your hair. I am sorry i didn't hold you with so much strength that even god couldn't pull you away.
There isn't an hour in my life without you in it. I fought my fear
by telling myself you would come back someday, and trying to thing of the first thing i'd say when i saw you again. I must have tried out 100possibilities. What did i finally say? Not much. My mouth wouldn't work except to kiss you. When you said i am here to stay, that said it all. Well, i am doing it again. I keep imagining what i'd say to you if somehow you came back.
To the one person in the world who i was born to love forever.
well, I really do hope that she heard of read this words of yours...
That's weird
Why apologize and write in a paper when you could possibly do something about it, something more...effective!..I don't know, maybe ur in that state that ur stuck and can't do another step forward, but then again, whats the point of hoping and torturing yourself for things you wish you should've done? It's a nice piece, thumbs up! Life's real shitty sometimes... and while ppl regret of things they haven't done, others regret of things they did and allowed to happen
Re: That's weird
Citim:
Po citoj ato që tha Nostalgia
Why apologize and write in a paper when you could possibly do something about it, something more...effective!..I don't know, maybe ur in that state that ur stuck and can't do another step forward, but then again, whats the point of hoping and torturing yourself for things you wish you should've done? It's a nice piece, thumbs up! Life's real shitty sometimes... and while ppl regret of things they haven't done, others regret of things they did and allowed to happen
Netet e mia nuk kane qene pa gjume,kane qene me shqetesime te gjata ,enderra pa kuptimdhe qe nuk dua t'a dij kuptimin gjithsesi.
Netet e mia pak me pare kishin zene shtresen e nje ankthi te ftohte bore, ku nqs analizat e endrrave nuk me skandalizonin te pakten me nervozonin kur ia tregoja njeriut qe me ben te hapem pa rezerva, thjesht,cliret.
hmm nuk e di, por kam patur shume ,shume gjera neper koke qe zjejne por ne ndryshim nga e shkuara ,presioni del jo vetem prej letersise ,kam hapur shume valvula te tjera ,FRYMEMARRJE huh?
E kote te quhen tilla sepse kjo bote e imja eshte nje FRYMEMARRJE e tere qe nuk me le te ndihem keq.
Lucky?
No.Iwas simply loved unconditionally.
Kjo koke qe zjen edhe ne gjume ka enderruar edhe per ty e dashur.Cuditerisht ishte nder te pakta endrra qe percillnin shpreseCuditerisht...por hej vetem nga nje fije une jam kapur dhe dua te te ndjek sepse je nje shoqe shume e mire dhe sepse ke nevoje per ndihme,per lemim te nje shpirti qe do prehje.
Shpresoj te bej cmos...
Mall... ti rikthehesh tek une ne cdo agim... ne cdo enderr... ti vjen e iken brenda mallit tim ashtu sic di vetem ti. Nje dite do te kap e do t'mbaj pa me ikur me... malli me pas do kthehet ne nje jete te jetuar tok! Dje degjova se ka njerez qe besojne ne mrekullite e dashurise, se eshte dashuria ajo qe te ben gjithmone te kthehesh, sot dua te jem nje nga ato njerez e per mua sot ti kthehesh tek zjarri im... sot je e imja! Besoj ne mrekullite e dashurise sot --- s'ke nga shkon!
P.S Ndjenje e lindur mbas shikimit te filmit "The Notebook" ju a keshilloj ta shihni ne kuptoni fjalet e mia.
Vetem idea qe po te jap nete pa gjume miku im,me la pa gjume.Po mendoja e rimendoja veten ne poziten tende,une qe jam mesuar te posedoj cfaredo qe prek rezen e syve te mi.
Me dhimbsesh,me dhimbsesh nga pastertia shpirterore,dhimbje e heshtur pasi krenaria jote do lendohej me teper nese do dinte qe jam duke shtyre veten si me zor per te te qendruar prane,qofte dhe nje ulje e thjeshte perkrah teje ne karrige,pa leri te tjerat pastaj.
E di qe ndihem fajtore?Ndoshta si pa dashur kam krijuar nje shembellim te gabuar te realitetit...sa shume ndoshta keto dite nderkohe qe e vetmja gje qe do duhej do ishte qartesi totale nga ana ime,po nga ta gjej une guximin per te bere qartesi?Me mban shpresa qe perthyerja nen-ujore nje dite do drejtohet.Por natyrisht s'do ishte me si me perpara,s'do quhej me "perthyerje".
Nje dite mbas nje shakaje qe bera une me the
-"mos luaj me dore-leshueshmerine e natyres"
dhe une me impulsivitet t'u pergjigja
*"si kam kerkuar asgje natyres para se te lindja,por nese eshte dikush qe duhet te falenderoja jane prinderit e mi"
Po me shetiste koken me dhjetera here kjo bisede mbreme,nuk eshte qe ishte nje mendim i yti me ze te larte?! Do doja te rikapja fillin e miqesise tone me gishta aty ku e shkepute ti me shembellime iluzioniste dhe ta ngjisja,por mesa shoh...Hey,me mungon miqesia jone e vertete qe kishim,me mungon cdo gje.Leri netet pa gjume,kurseji per netet e yjesuara(sic thoje ti)...
pak fantazi pa pesimizem
Diku ne nje ishull larg prej ketu, aty ku qielli puthet me hapesirat e kaltra e jeshile te detit, nje yll braktis pisten e shndritshme te qiellit. Ishte mbremja e tij kur ai vallezoi i adhuruar prej te gjitheve, por endrra qe i dha flatrat e ngriti aq lart sa nuk mundi ta mbante më. Ylli i gjore enderroi kaq shume e tani u kthye vetem ne nje litar te shkelqyer dhe ne nje deshire te shprehur nga nje vajze e re. Deshmitare e aventures se tij mendoj se si ai mund te bjere ne mes te oqeanit te ftohte e do laget krejt, shkelqimi i tij i purpurte do shuhet e askush nuk do e kujtoje më si yllin qe u shua ne nje nate te bukur qershori. Do perfundoje ne ndonje breg, i perkedhelur apo i rrahur prej valeve, kush e di?
I dergova nje puthje nga larg per ta ngushelluar e mbylla dritaren...
Neteve te vona shkrihen yjesite ne endrrat tona
doja thjesht te te thoja qe te kam xhan, por ti ma preve shkurt duke me thene qe kishe nje detyre shume te rendesishme per neser.
se di nese duhet te mendoj per pergjigjen qe me dhe. une doja thjesht te te thoja qe te kam xhan.....
A` Denisa!
Nete te lezetshme, duke u zgerdhire nga kujtimet tona!
Nete qe lene gjurme diku ne jeten qe do vije!
Kaq kisha.
eshte cudi kur lexoj postimet qe kam bere me pare ne forum. me erdhi te qesh me njerin prej tyre sepse me ngjau shume aktual dhe feminor. e kisha hapur forumin per te shkruar po ato fjale "te kam xhan" por e shoh qe e paskam shkruar njehere. sic duket gjerat ne jeten time po perseriten. vetem ato gjera qe kane te bejne me ty, sepse gjerat po ndryshojne midis nesh.
se di....
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.