Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 683 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Qeveria e re (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8295)

Postuar nga kontinenti datë 12 Maj 2005 - 12:35:

Qeveria e re

Ketu kemi kabinetin e ri te qeverise Shqiptare pas zgjedhjeve.

President i Republikes = A. Moisiu

1) Kryeminister = Myzeqari

2)Ministre e brendshme = Hirushja
3)Ministre e jashteme = Analistja
4)Minister i thesarit = Myzeqari
5)Minister i filozofise dhe poezise = Plloshtani
6)Minister i turizmit = Durrsaku
7)Ministre e bukurise dhe hijeshise = Dreqja shkodrane
8)Ministre e prapagandes = Sykaltra Gangos
9)Ministre e kultures = Lorie
10)Ministre e korrektimit dhe e urtesise = Sabina
11)Minister per mbulimin e sektorit greko-serb = Kontinenti
12)Minister i mbrojtjes = Ruby_dr
13)-Ministre e drejtesise Wydra.
14)Minister per shpifje dhe sharje pa shkak...= ky vend eshte bosh pasi eshte shume e zorshme te gjejshe nje minister te tille.
15) E derguara e perhershme prane OKB = Darke

Ju lutem kritikat e opozites te jene sa me miqesore dhe te permbajtura.

Postuar nga durrsak datë 14 Maj 2005 - 05:33:

Re: Qeveria e re

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Ketu kemi kabinetin e ri te qeverise Shqiptare pas zgjedhjeve.

President i Republikes = A. Moisiu

1) Kryeminister = Belgium

2)Ministre e brendshme = Hirushja
3)Ministre e jashteme = Analistja
4)Minister i thesarit = Myzeqari
5)Minister i filozofise dhe poezise = Plloshtani
6)Minister i turizmit = Durrsaku
7)Ministre e bukurise dhe hijeshise = Dreqja shkodrane
8)Ministre e prapagandes = Sykaltra Gangos
9)Ministre e kultures = Lorie
10)Ministre e korrektimit dhe e urtesise = Sabina
11)Minister per mbulimin e sektorit greko-serb = Kontinenti
12)Minister i mbrojtjes = Ruby_dr
13) Ministre per rregullimin dhe pastrimin e katakombeve = Amor Alucius
14)Minister per shpifje dhe sharje pa shkak...= ky vend eshte bosh pasi u spostua ministrja perkatese,sepse kishte me shume nevoje per katakombet.Kryeministri e ka pak te veshtire kete emrim,por,ia ka lene ne dore Presidentit i cili e ka syrin tek dikush por ende nuk ka vendosur,pasi eshte shume e zorshme te gjejshe nje minister te tille.
15) E derguara e perhershme prane OKB = Darke

Ju lutem kritikat e opozites te jene sa me miqesore dhe te permbajtura.

Po !

Nji tashi un po falenderoj njiher ata qe m'dhan mu mirbesimin me u mor me Turizmin se megjithmen qe nuk me ka zon byca ven, qe dmth se skam lon ven pa bredh e shtet pa shku ene kshuqe e njof mir fushn e Turizmit.
Si fillim njiher un premtoj qe antaret e qeveris ti coj per turizme ku ti doj kokrra e qefit me bo qef atje ku bohet qef po te jesh pa qef. Nevoj me te modhe dhe me emergjente kan ato qe jan ma te vjeter ke ky forum se jan lodh gjith jetes duke dhon mendime , duke shajt e duke bo thashatheme per hir te forumit, si, qysh, tek e ku ja ka dash qefi.
Ne bashkpunim me ministrin e thesarit ene kuptohet qe po e vendosi kryeministri kam bo ne men qe 2 nenforumet ti shpall fush turizmi masi ato vizitohen ma shum nga te gjith edhe shpesh her aty ce ku njeriut i shpeto edhe shurra duke qesh. Gjoja e funit qe un premtoj osht se un kom qef qe edhe tema eros me nen tem fotolaskuriqet ti krijojm mundsit qe ne bashkpunim me dreqen shkodrane ta pasurojm nji cik ma shum me tema dimensionale, pompozitale te disekuentit modernoarabik,kjo per vet faktin se 2 komunitet me te mdhoja homoseksuale Greko-serb mulohen nga i madhnishmi ministri yn ati i shenjt, i mbrojtes se virgjenis dhe i etapave te evolimit filontrapik materialisto profilaktik Dr & Profesor Kontinet Plaku.
falimnerit qe m'lexut fjaln e ka Kryetari

Postuar nga kontinenti datë 14 Maj 2005 - 12:23:

Hahahahahahahahahahahahahahahahahaahahahahahahahah
ahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahahahaha
hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha
hahahahahahahahahahahahahahah
Nuk mund te shkruj dot sot Durrsako jo..hahahahahahahahahahahahahah

Postuar nga myzeqari datë 14 Maj 2005 - 18:06:

Re: Qeveria e re

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Ketu kemi kabinetin e ri te qeverise Shqiptare pas zgjedhjeve.

President i Republikes = A. Moisiu

1) Kryeminister = Belgium

2)Ministre e brendshme = Hirushja
3)Ministre e jashteme = Analistja
4)Minister i thesarit = Myzeqari
5)Minister i filozofise dhe poezise = Plloshtani
6)Minister i turizmit = Durrsaku
7)Ministre e bukurise dhe hijeshise = Dreqja shkodrane
8)Ministre e prapagandes = Sykaltra Gangos
9)Ministre e kultures = Lorie
10)Ministre e korrektimit dhe e urtesise = Sabina
11)Minister per mbulimin e sektorit greko-serb = Kontinenti
12)Minister i mbrojtjes = Ruby_dr
13) Ministre per rregullimin dhe pastrimin e katakombeve = Amor Alucius
14)Minister per shpifje dhe sharje pa shkak...= ky vend eshte bosh pasi u spostua ministrja perkatese,sepse kishte me shume nevoje per katakombet.Kryeministri e ka pak te veshtire kete emrim,por,ia ka lene ne dore Presidentit i cili e ka syrin tek dikush por ende nuk ka vendosur,pasi eshte shume e zorshme te gjejshe nje minister te tille.
15) E derguara e perhershme prane OKB = Darke

Ju lutem kritikat e opozites te jene sa me miqesore dhe te permbajtura.

Faleminderit zoti minister i mbulimit te sektorit greko-serb , qe mu dha fjala!
Do deshiroja si ministri i thesarit, ti uroja pune te mbare qeverise te re dhe kryeministrit gjithashtu , dhe pse nuk e njohim
Sa per thesarin do tu thosha se e keni lene ne dore shume te sigurte(mos e ruani , xhufke mbajeni)
Por nuk jam aspak dakort me cu tha me siper nga ministri i turizmit Dr Durrsak(se profesor jam vete) plaku per bashkimin e te dyja kabineteve dhe ti bejme thesarin rush e kumbulla , pasi kjo do te sjell si rezultat nje kaos ne kete qeveri te re te posa ardhur ne fuqi!
Pra le te jemi pak me te permbajtur , dhe me real ne keto ceshtje shume serioze qe i kane dale qeverise para per tu zgjidhur(ne ate krah flini)
Pershendes Dr&Profesor Konte agan dhe i uroj gjithashtu pune te mbare!
Fjalen e ka kryetari

Postuar nga wydra datë 14 Maj 2005 - 18:30:

iiiiii me hile!! Po une?!?!?!?!?

Postuar nga myzeqari datë 14 Maj 2005 - 19:05:

Citim:
Po citoj ato që tha wydra
iiiiii me hile!! Po une?!?!?!?!?

Ti po deshe behesh zvendesia ime , nje jete te tere moderatore ke qene , behu dhe njehere zv. ministre

Postuar nga erzeni_be datë 14 Maj 2005 - 19:30:

Re: Qeveria e re

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Ketu kemi kabinetin e ri te qeverise Shqiptare pas zgjedhjeve.

President i Republikes = A. Moisiu

1) Kryeminister = Belgium

2)Ministre e brendshme = Hirushja
3)Ministre e jashteme = Analistja
4)Minister i thesarit = Myzeqari
5)Minister i filozofise dhe poezise = Plloshtani
6)Minister i turizmit = Durrsaku
7)Ministre e bukurise dhe hijeshise = Dreqja shkodrane
8)Ministre e prapagandes = Sykaltra Gangos
9)Ministre e kultures = Lorie
10)Ministre e korrektimit dhe e urtesise = Sabina
11)Minister per mbulimin e sektorit greko-serb = Kontinenti
12)Minister i mbrojtjes = Ruby_dr
13) Ministre per rregullimin dhe pastrimin e katakombeve = Amor Alucius
14)Minister per shpifje dhe sharje pa shkak...= ky vend eshte bosh pasi u spostua ministrja perkatese,sepse kishte me shume nevoje per katakombet.Kryeministri e ka pak te veshtire kete emrim,por,ia ka lene ne dore Presidentit i cili e ka syrin tek dikush por ende nuk ka vendosur,pasi eshte shume e zorshme te gjejshe nje minister te tille.
15) E derguara e perhershme prane OKB = Darke

Ju lutem kritikat e opozites te jene sa me miqesore dhe te permbajtura.

ç'fare imagjinate... hallall plako

me qenese seicili po e merr fjalen, sipas qejfit... dhe duke patur parasysh direktivat e qeverise se re ne lidhje me kritikat e opozites, une perderisa s'me keni rezervuar asnje karrike, qofte edhe ate te atij pa portofol ... kam vendosur te shpallem lideri i opozites...
Po ia filloj me nje Ultimatum :

nese s'me jepet fjala me nderimet e duhura... do te organizoj protesta masive forumiste deri per shkaterrim e plote te qeverise ...

Sot po mjaftohem me kete ultimatum... neser shohim e bejme.

hajd shnet
o te korruptuar.

Postuar nga wydra datë 14 Maj 2005 - 19:31:

Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari

Ti po deshe behesh zvendesia ime , nje jete te tere moderatore ke qene , behu dhe njehere zv. ministre

hehehe, zevendese ministre e thesarit? I like dat Aq me teper qe i kam te tera kualifikimet e duhura Nuk do te zhgenjehesh nga mua

Postuar nga Admirali datë 14 Maj 2005 - 20:13:

Hmmm

Qeveri e poshter, na ka lene pa poste. Poshte qeveria, poshte te korruptuarit, poshte presidenti e kryeministri me te gjithe ministrat. Rrofte Bashkimi Nacional Demokrat-Socialist-Komunist-Ballist-Legalist i te Perndjekurve Politiko-Kriminele.

Ju, ju jeni t'korruptum, jeni qeveri e hajdutlleqeve, keni shit pasurine e kombit, ju, ju jeni e prapmja e Forumit, juve nuk ju don Europa bashke me Shtetet e Bashkueme, ju jeni mafioze nepotiste, kjo qeveri ka marre fund, kjo qeveri eshte e deshtuar, ju do rrezoheni ne korrik me voten e popullit.

Postuar nga darke datë 14 Maj 2005 - 20:36:

Re: Qeveria e re

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti

15) E derguara e perhershme prane OKB = Darke

çfare eshte OKB?

Postuar nga kontinenti datë 14 Maj 2005 - 21:06:

Shume te nderuar anetare te kabinetit. Mos ia vini veshin opozites e cila kerkon te na percaje dhe thote se ne do te rrezohemi ne korrik.Jo, ne korrik ne do korrim fitore,sepse korriku eshte muaji i korrjeve. Mos e nigjoni ate Admiralin e keq bashke me Erzenin_be se ato dune percarje ,me gjithse ky qe fillimi apo hyrja e fjalimit tim.

Postuar nga amor alucius datë 14 Maj 2005 - 21:10:

Re: Qeveria e re

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti

13) Ministre per rregullimin dhe pastrimin e katakombeve = Amor Alucius
14)Minister per shpifje dhe sharje pa shkak...= ky vend eshte bosh pasi u spostua ministrja perkatese,sepse kishte me shume nevoje per katakombet.Kryeministri e ka pak te veshtire kete emrim,por,ia ka lene ne dore Presidentit i cili e ka syrin tek dikush por ende nuk ka vendosur,pasi eshte shume e zorshme te gjejshe nje minister te tille.
.

Well,me jep nje fshese se po ja nisi nga ty,te te pastroj cike merimangat ne tru.Natyrisht,qe truri te te veje merimanga duhet te te kete funksionuar ndonjehere,ndaj ketu fillojne dyshimet e mia....
Duket qe je rrit ne mes te fushave te korrjeve

P.s. E paske mesuar ne tina se ca jane "katakombat"?

Postuar nga kontinenti datë 14 Maj 2005 - 21:30:

Ni tash po e marr fjalen lala, jo jo se un do ta marr edhe me vone por, thash nji tash.
Pra, nuk jome dakord me zotnajne e tij zotnaj Daktorr Durrsakun qe ka thone ca fjale jo t'bukra fort. Me fal zotnaj Durrsaku ke qene gjal i mire,po pse nuk te rrika byca rehate ty,per kte nuk e ka fojin kryyetari as ceveria jone bre. Or taj, kur minitri te jete pa qejf or taj ku don me e cue ti? A mos don me e cue ke opozita? Vallahi ke qene gjal i mire, po qenke prajsh shum bre.Pse ke fol me fjale t'mdhoja bre gjale, na jemi si vllazen ktu bre.Apo don me i bae qefin Admiralit dhe Erzenit _be,qe jane anmiku jone bre.
Ne duhet te mbildhmi si ato zogjet e puls dhe te bllokojme rruget qe anmiku Erzeni te mos dali ne rruge me demostrataxhijt e vet.Qjeter...ai Admirali i poshter,he he per ate te blejme pamuk nga Kina qe t'i myllim gojen atij qeni bre se don me na rrxue. Vallahi ke qene gjal i mire or taj, or Durrsak,po kenke prajsh bre,nuk e kum dite bre...po ti paske lafit bre.Or taj, po ca ke thone bre per serbt dhe grekt qe qenkan komunitete gjelash or taj.A nuk paska pula fare atje bre? Mue ma ka thone gjyshi jem,kur erdhi pi Stamolli e kaloi edhe n'Serbi ene n'Greqi bre Durrsak qe kishte pae pula tuj ba kakakakaka, jo kshtu bre , mos rrej se je minister bre. Po gjelat cfar bajn me njeni qetrin bre atje n'serbi dhe greqi? Vallahi ke kene gjal si serm po keke rrenacak nji tash.Vallai nuk e kum dite bre.M'fal zoti kryytar ti e din ma mire ket pune po na si vllazen jemi ktu dhe un thash fjalen teme qe do ta them edhe ma vone. Kom shume kritajka per qeverine se ka edhe cuca ktu e nuk duhet me kene ne qeveri.
Faleminers

Postuar nga kontinenti datë 14 Maj 2005 - 21:44:

Zotnaj Myzeqari...vallahi kom kene kundra qe ti te jesh minister i thasve.
Sa ke hi taj ne ke bonka, kan ik shum thase bre. Due me dite se ku kan shkue? Kush te ka vue ty bre aty? Ti e ke rrujt te gjithe thesarin bre. Vallahi ke kene gjal i mire, nuk e kum dite bre se ti je spajun i Erzenit bre se paret ia ke cu opozits bre dhe ke lidhje me Admiralin.Po ceveria jone do bleje pamuk, do bllokoje ene rrugt e Tirons dhe le llapin ata...ou...pse ku jena ktu?Nuk jena ne kohen e sulltan Hamitit. Kan ardhe kohje te tjera bre.
Me fal zoti kryytar se ti i din vete punt e tuja, por un them ta heqim Myzeqarin se ai do me na e fut tek paret bre zotnaj. Ai ka lafit kret bre Kryytar, si me kene sokol mali tuj pi raki bre.
Mire pra un po ulem dhe do ta marr fjalen ma vone.
Faleminers.
Ah se harrova...oj Wydre...ik maj drec, se je cuce taj.Ik maj baj buke e gjelle se nuk a per cucat qeveria.Ti e ke menien me i prish ment djelmvet te ri maj, ca po te duhet tye qeveria.
Ka edhe cuca te tjera qe un them ti hjekim pi qeveriet se ato e rre opozita shume shpejt. Na e dime majre bre se Admirali me Erzenin gati jan bre,pranej i krefin flokt per dita ata.
Faleminers

Postuar nga kontinenti datë 14 Maj 2005 - 21:48:

Re: Re: Qeveria e re

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Well,me jep nje fshese se po ja nisi nga ty,te te pastroj cike merimangat ne tru.Natyrisht,qe truri te te veje merimanga duhet te te kete funksionuar ndonjehere,ndaj ketu fillojne dyshimet e mia....
Duket qe je rrit ne mes te fushave te korrjeve
P.s. E paske mesuar ne tina se ca jane "katakombat"?

Pffffff, mos u lodh kot se ishe ktu me vlere fallco, nje ere fryu dhe te ra poshte.
Nuk po te jap pergjigje sepse kam pranuar keqardhjen ne lidhje me ty, tek disa persona qe edhe atyre u vjen keq per ty.
Bye.

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 14 Maj 2005 - 22:11:

Dhe mua jasht liste. Une dua te behem ministri i moralit publik....

Postuar nga kontinenti datë 14 Maj 2005 - 22:47:

Re: Re: Qeveria e re

Citim:
Po citoj ato që tha darke

çfare eshte OKB?

Oj Mromjeeee.....Mromje maj drec...po ti vetem ne llape te huej flet maj drec.
OKB ashte si me thane ; Organizim Kombtar i Belgiumit...
A kuptoooooooove !?

Postuar nga myzeqari datë 14 Maj 2005 - 23:24:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Zotnaj Myzeqari...vallahi kom kene kundra qe ti te jesh minister i thasve.
Sa ke hi taj ne ke bonka, kan ik shum thase bre. Due me dite se ku kan shkue? Kush te ka vue ty bre aty? Ti e ke rrujt te gjithe thesarin bre. Vallahi ke kene gjal i mire, nuk e kum dite bre se ti je spajun i Erzenit bre se paret ia ke cu opozits bre dhe ke lidhje me Admiralin.Po ceveria jone do bleje pamuk, do bllokoje ene rrugt e Tirons dhe le llapin ata...ou...pse ku jena ktu?Nuk jena ne kohen e sulltan Hamitit. Kan ardhe kohje te tjera bre.
Me fal zoti kryytar se ti i din vete punt e tuja, por un them ta heqim Myzeqarin se ai do me na e fut tek paret bre zotnaj. Ai ka lafit kret bre Kryytar, si me kene sokol mali tuj pi raki bre.
Mire pra un po ulem dhe do ta marr fjalen ma vone.
Faleminers.
Ah se harrova...oj Wydre...ik maj drec, se je cuce taj.Ik maj baj buke e gjelle se nuk a per cucat qeveria.Ti e ke menien me i prish ment djelmvet te ri maj, ca po te duhet tye qeveria.
Ka edhe cuca te tjera qe un them ti hjekim pi qeveriet se ato e rre opozita shume shpejt. Na e dime majre bre se Admirali me Erzenin gati jan bre,pranej i krefin flokt per dita ata.
Faleminers

Zoti Kryetar ! Te nderuar zotrinj ministra dhe zv. ministra!
Dua ti pergjigjem akuzes te bere nga zoti Konte per shume te respektuarin , shum te pakoruptuarin , shume te nderuarin , dhe shum xhepistin (kjo me shpetoi pa dashje) personit tim ne fjale!
Une kure ne jeten time nuk kam qene spiun i kurkujt , gjithmon kam qene dhe jam kunder kesaj opozite te mirefillte , te pa organizuar , te cregulluar dhe te papjekur
Thaset qe mungojne nga thesari , jane perdorur per te blere pambukun e larte permendur dhe per disa gjera te vogla(sic jane ndertimi i dy vilave nje ne Pogradec dhe nje ne Sarande, blerja e disa BMW , si dhe kam paguar ca nga keta te opozites qe te mos na grisin shume corapet)
Pra sic e shikoni sebashku me zv. ministren po punojme nat e dite(duke gerihitur, une te pakten)qe te arijme qellimit tone te perbashket , per nje ekonomi sa me te zhvilluar dhe pa korupsion!
Se shpejti do te dal ne fuqi projektligji , mbi taksat qe duhet te paguaj cdo antar i ketij forumi , me qellim forcimin e ekonomis tone , dhe do bej cmos qe secili ketu te paguaj taksiratet!
Sic ua kam vene , dhe do tua ve gjithmone....................................................................................... ne dukje jemi per nje lufte pa kompromis , kunder krimit ekonomik!
Poshte opozita , dhe rrofte ministri i thesarit(dhe keta te tjeret por jo pa na lare hesapet)
Kaq kisha per momentin zoti kryetar!

Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 14 Maj 2005 - 23:56:

Re: Qeveria e re

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Ketu kemi kabinetin e ri te qeverise Shqiptare pas zgjedhjeve.

President i Republikes = A. Moisiu
8)Ministre e prapagandes = Sykaltra Gangos
Ju lutem kritikat e opozites te jene sa me miqesore dhe te permbajtura.

Pershnetje i nderuar Kryetar!
Pershnetje te nderuar kolege!

Fjalen e rastit po e mbaj une!...
Si ministre e propagandes, sigurisht dhe "korrupsionit" kisha nje ide te holle
te hidhnim ne gjyq gjithe shpirtrat-demokrat shqiptare,
duke fillu me Fajtorin e duke perfunu te Durrsaku!-Kan ngel vec tu shetit posht e perpjete botes,-kane ngrene me luge te arte ne restorantet me 20 yje,
kane pas nga 10 dashnore te ndryshme mrena i jave,
gje qe e ul moralin si drejtues pushtetar!
Por i perjashtim do e bejme kesaj here!Sapo fola me te nderuarin minister te thesarit,Myzeqarin..ishte dakort qe aktakuzen ta hidhnim ne nje dekret,
qe te mos vdiste injorant populli "horizont"!
Dmth, fakte kemi sa te dush per te lartpermendurit,apo jo Zotri Konte?!
e keni pa se ca menon Durrsaku para se me fjet gjume??!He, e keni pa apo jo???!
Menon vetem ku me shku me rregullu makina te shpume,
qe gjynof mu qajt-krejt populli "forum" esht i shpum nga "fjala", me falni -jo nga morali!
Propogande me te hapur nuk kam tani per tani!- te nderuarin minister te thesarit-Myzon- e korruptuva!
Ishalla na ecen kesaj here, se kemi nevoj me kriju i komb te virgjer,dmth
pa pislliqe,pa korrupsion,-e ligjet t`i kena te shkrume vetem sa per sy e faqe te botes!
Jena ne boten demokratike,-kena liri fjale,liri veprimi,liri pushkatimi!

Ka ndonje kundra?!
Ah po:-urdheroni fjalen Zoti minister i Turizmit-Durresaku
!

Postuar nga wydra datë 15 Maj 2005 - 03:58:

Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari

Zoti Kryetar ! Te nderuar zotrinj ministra dhe zv. ministra!
Dua ti pergjigjem akuzes te bere nga zoti Konte per shume te respektuarin , shum te pakoruptuarin , shume te nderuarin , dhe shum xhepistin (kjo me shpetoi pa dashje) personit tim ne fjale!
Une kure ne jeten time nuk kam qene spiun i kurkujt , gjithmon kam qene dhe jam kunder kesaj opozite te mirefillte , te pa organizuar , te cregulluar dhe te papjekur
Thaset qe mungojne nga thesari , jane perdorur per te blere pambukun e larte permendur dhe per disa gjera te vogla(sic jane ndertimi i dy vilave nje ne Pogradec dhe nje ne Sarande, blerja e disa BMW , si dhe kam paguar ca nga keta te opozites qe te mos na grisin shume corapet)
Pra sic e shikoni sebashku me zv. ministren po punojme nat e dite(duke gerihitur, une te pakten)qe te arijme qellimit tone te perbashket , per nje ekonomi sa me te zhvilluar dhe pa korupsion!
Se shpejti do te dal ne fuqi projektligji , mbi taksat qe duhet te paguaj cdo antar i ketij forumi , me qellim forcimin e ekonomis tone , dhe do bej cmos qe secili ketu te paguaj taksiratet!
Sic ua kam vene , dhe do tua ve gjithmone....................................................................................... ne dukje jemi per nje lufte pa kompromis , kunder krimit ekonomik!
Poshte opozita , dhe rrofte ministri i thesarit(dhe keta te tjeret por jo pa na lare hesapet)
Kaq kisha per momentin zoti kryetar!

jam mese dakort me shefin tim!!! Ne po punojme e po na shkon djersa curk qe te administrojme thesarin e forumit, po leket nga qielli s'bien, prandaj ju lutem te gjitheve te plotesoni detyrimet tuaja si forumiste, dhe te paguani takstat perkatese! (apo jo o shef)

ti plaku mere (konte) qeke prapa botes, e ke nigju ate albright ti ajo jo, ene ajo femer eshte

Postuar nga i/e paregjistruar datë 15 Maj 2005 - 04:21:

Nje kerkese kam un per qeverine e re:

DUAM PARET TONA!!!!

ps. i bashkohem koalicionit per ndrrimin e qeverise, te interesuarit te me kontaktojne per hartimin e nje plani efikas anti-qeveritar

Postuar nga myzeqari datë 15 Maj 2005 - 04:49:

Citim:
Po citoj ato që tha wydra

jam mese dakort me shefin tim!!! Ne po punojme e po na shkon djersa curk qe te administrojme thesarin e forumit, po leket nga qielli s'bien, prandaj ju lutem te gjitheve te plotesoni detyrimet tuaja si forumiste, dhe te paguani takstat perkatese! (apo jo o shef)

ti plaku mere (konte) qeke prapa botes, e ke nigju ate albright ti ajo jo, ene ajo femer eshte

Degjo tani !! Ti ben shume mire qe pyet shefin tend por ke haruar me duket se ne po punojme pa pushim per projektligjin e ri tatimor, me vone do nxjerim listat perkatese persa i takon cdo antari te paguaj, me emra dhe shifra konkrete
Lere zotnaj Konte , asnjeri ska te thote gjen me te vogel per ty , ke nje biografi mese te paster , kjo ishte dhe nje nga arsyet kryesore per zgjedhjen tende ne kete post!
Do zoti s'germon njeri kete te timen , se na mori lumi pastaj, kater here kam rene brenda per vjedhje, se mos ia tregon njeriut, ti shefi dhe forumi

Postuar nga wydra datë 15 Maj 2005 - 04:55:

Sigurisht zoti minister, jam ne pergatitje e siper te projekt planit per taksat e tatimet e gjynahqareve....err.... forumistave

Postuar nga myzeqari datë 15 Maj 2005 - 05:07:

Citim:
Po citoj ato që tha wydra

Sigurisht zoti minister, jam ne pergatitje e siper te projekt planit per taksat e tatimet e gjynahqareve....err.... forumistave

Ashtuuuuuuuu te lumte, na duhen njerez puntore si puna jote

Postuar nga durrsak datë 15 Maj 2005 - 05:36:

Temen e semes e gjeti Myzo zevendesen dhe hajde zevendese hajde... ta pish ne kupe. Une i shkreti rrij kot .... do ta heqe ate qe kam zevendesminister dhe do vej nje grua. ( Shpall qe sot se kam nje vend pune bosh per zevendes ministre te Turizmit)

Shok ene Shoqe

Shyqyr qe ma dhat fjalen se jam shum i revoltum per ate qe thuhen lart e posht per mu.
1. Eshte e vertet qe kam pas shum dashnore sic me akuzon Sykaltra por amo kjo i sherbente ministris sime te Turizmit, sa per menimet qe thot ministrja Syri se un gjoja kam menime para se me flejt gjum, patjeter qe kam se kshu un menoj ma shum si me ja bo qefin vetes dhe duke ja bo qefin vetes ne kena menje te kthjellet me punu ma mir, sidomos me rregullu gomat e ......
Une kam 3 dit qe skam ik ne shpi vetem e vetem se du me gjet 1 zevendes ministre qe punet te me shkojne ma mir, edhe fare nuk e kam pas ndihmen tuj si qeveri. Pranaj propozoj qe te shtohet edhe lista e zevendesministrave.
Nejse, raporti im sot eshte shum i shkurter ne lidhje me Ministrin teme.
Une po rraportoj se ne si ministri nuk e rrujm fare per opoziten!
Posht opozita, nalt un edhe posht meje sekretarja ime.
Falimnerit prej jush
Prit se desh harrova, neser jeni te ftum te gjith ke paradhoma e Ministrise sime per kokteil.

Postuar nga kontinenti datë 15 Maj 2005 - 05:56:

Citim:
Po citoj ato që tha wydra

ti plaku mere (konte) qeke prapa botes, e ke nigju ate albright ti ajo jo, ene ajo femer eshte

Ec maj ti se Allbrighti ashte burre bre dhe emnin e ka Ali Briti...a me kuptooooove?

Postuar nga durrsak datë 15 Maj 2005 - 05:58:

Citim:
Po citoj ato që tha keila
Nje kerkese kam un per qeverine e re:

DUAM PARET TONA!!!!

LESHN KE ME MOR

Postuar nga kontinenti datë 15 Maj 2005 - 06:03:

Zotnaj Durrsaku, un them, ta ta plasim brenda ate qe kerkon paret tona. Se paret jan tonat apo jo? Pse i do ajo paret tona?
Ne kemi zotnaj Myzeqarin qe lu me qarin. Emni i tij ashte bre vetem Myzo...po ate qarin pse e ka vu aj?
Dashka paret tona ajo....

Postuar nga Fajtori datë 15 Maj 2005 - 06:04:

Humor politik meqe jemi ne forumin e duhur dhe para zgjedhjeve

Citim:
Po citoj ato që tha durrsak
Posht opozita, nalt un edhe posht meje sekretarja ime.
Falimnerit prej jush

Kjo mund te jete motoja e Sabit Brokes.

Postuar nga kontinenti datë 15 Maj 2005 - 06:08:

Re: Re: Qeveria e re

Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be

Po ia filloj me nje Ultimatum :
nese s'me jepet fjala me nderimet e duhura... do te organizoj protesta masive forumiste deri per shkaterrim e plote te qeverise ...
Sot po mjaftohem me kete ultimatum... neser shohim e bejme.
hajd shnet
o te korruptuar.

Tyyyyy...kurre . Ty te jepet fjala????
Ti ishe 4 vjet ne qeveri, cfar bone se? Vetem vodhe miletin ma keq se ne para 8 vjetesh.
S'ka fjale per ty. Organizo sa te dushe ne kemi ligjin , ne kemi edhe Maliqin.
Apo jo zotrinj te qeverise.

Postuar nga durrsak datë 15 Maj 2005 - 06:26:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Zotnaj Durrsaku, un them, ta ta plasim brenda ate qe kerkon paret tona. Se paret jan tonat apo jo? Pse i do ajo paret tona?
Ne kemi zotnaj Myzeqarin qe lu me qarin. Emni i tij ashte bre vetem Myzo...po ate qarin pse e ka vu aj?
Dashka paret tona ajo....

KONTE!

Mor po ato e din moton ton" Me ne fitojm vec ne" Leni mer te llapi mileti se ato vetem kshu din. Pa m'thuj njiher a te pelqeu ai diskutimi im se e bona me fjal te mdhoja me i prish menen miletit se un per vete leshn di.
Nejse, tashi ti e di shprehejen "QENT LE TE LEHIN SE S'KAN CA ME HOR" kshuqe kjo i ve kapak kerkeses atyne me kerku paret tona. Biles dje Myzo sa ma nisi nji thes me lek, po mer po, nji thes po dreqi me kishte fut vetem 10.000-she. Po bereqaves se e ka zmren flori e ka. Biles kam bo men me ja ble nji or me baderi se e ka hallall, biles qe mos harxhojm shum un them qe ta bojm kshu: Ti blej oren un po i blej baderin, he si thu...

Postuar nga kontinenti datë 15 Maj 2005 - 06:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Dhe mua jasht liste. Une dua te behem ministri i moralit publik....

Joooooooo ! Nuk ka per ty vend ne qeveri.
Ti i ha njerzit, sidomos ata te shendoshet.

Postuar nga kontinenti datë 15 Maj 2005 - 06:30:

Citim:
Po citoj ato që tha durrsak

KONTE!

Mor po ato e din moton ton" Me ne fitojm vec ne" Leni mer te llapi mileti se ato vetem kshu din. Pa m'thuj njiher a te pelqeu ai diskutimi im se e bona me fjal te mdhoja me i prish menen miletit se un per vete leshn di.
Nejse, tashi ti e di shprehejen "QENT LE TE LEHIN SE S'KAN CA ME HOR" kshuqe kjo i ve kapak kerkeses atyne me kerku paret tona. Biles dje Myzo sa ma nisi nji thes me lek, po mer po, nji thes po dreqi me kishte fut vetem 10.000-she. Po bereqaves se e ka zmren flori e ka. Biles kam bo men me ja ble nji or me baderi se e ka hallall, biles qe mos harxhojm shum un them qe ta bojm kshu: Ti blej oren un po i blej baderin, he si thu...

Vallai or Zotni Durrsaku, nuk jom aq budall un.
Un kom qefe me i ble rrypin e ores ti bleji baterine dhe oren.
He si thu?

Postuar nga durrsak datë 15 Maj 2005 - 06:36:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti

Vallai or Zotni Durrsaku, nuk jom aq budall un.
Un kom qefe me i ble rrypin e ores ti bleji baterine dhe oren.
He si thu?

Mir mir dakort, mos u nxef mer ti. Dakort pra un kam nji tjeter menim. Un them qe ta lejm oren, ta lejm fare se nuk i duhet ora atij. Pra meqe ai ka sekretare un them qe atij ti blejm mjete profilaktike, ene jan ma lir ene atij ka me ju bo qefi. he si thu...?

Postuar nga i/e paregjistruar datë 15 Maj 2005 - 07:01:

Meqe gja s'po na jepni (pervec l*** qe kena me shumice), atehere kjo qeveri nuk merr vote nga une.

Posht qeveria hajdute.

Postuar nga dodgy datë 15 Maj 2005 - 07:42:

Un si askushi po e them drejt .kjo qeveri nuk me pelqen fare ketu gjisecili mundohet qe te mbaj vendin dhe karieren.zihen me njeri tjetrin ku te rrjepin ndonji lek.
Poshte qeveria,poshte korruptusit,poshte thashethemexhinjt dhe llafazanet.
I lavdishem dhe i pa harrushem te mbetet emri i Gzim kulufit,

Postuar nga kontinenti datë 15 Maj 2005 - 10:59:

Durrsako, nigjo ktu...me shaj i cike ne parlament qe te mos bime ne sy...ok?
Se te gjithe kot jan...ti e di tashi.
Po mire Myzeqari a erdhi gjo nga Kolumbia lale apo jo? Si i bohet halli me kokainen? Sa ton do marri se nuk ma tha kur iku?
Dhe me shaj ok...se po na dalin kundra mileti. Se edhe un do te shaj ty dhe keshtu vazhdojm punen ne lal ok? ke milli e kena menien, ti e di mo.

Postuar nga darke datë 15 Maj 2005 - 19:21:

communiqué nga OKB

Kontinenty the kid
(outlaw fugitive)
WANTED
10,000 $ ON REWARD

Postuar nga darke datë 15 Maj 2005 - 19:42:

PS1: The Wild Forumi Horizont West is a vast and bountiful frontier, filled with animals, fur … and opportunity… (and sherriffs :p). So when you pinned on a badge, you might as well have worn a bull's-eye on your back. If you want some counsel, keep right away from my road, and if you want to live to tell your tale, it would be wise to keep up your revolver and watch your mouth.

PS2: There is nothing harder than being a good guy in the Wild FH West

PS3: A kuptove !?

Nga Organizim Kombtar i Belgiumit

Postuar nga kontinenti datë 15 Maj 2005 - 20:57:

O Darke, a ka mundesi te mos me cajshe trapin edhe ti?
Ketu eshte per te qeshur dhe ne qoftese nuk pranon shaka atehere pirdhu dhe ik qe ktu, budallaqe...qe me paske rrjeshtu pikat ti.Debile.

Postuar nga amor alucius datë 15 Maj 2005 - 21:00:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
O Darke, a ka mundesi te mos me cajshe trapin edhe ti?
Ketu eshte per te qeshur dhe ne qoftese nuk pranon shaka atehere pirdhu dhe ik qe ktu, budallaqe...qe me paske rrjeshtu pikat ti.Debile.

Ja se cfare fjalori perdor!

Postuar nga kontinenti datë 15 Maj 2005 - 21:03:

O ti ketu me lart.
Ca do ti qe krruhesh?
Kij kujdes se po krruhesh vete tashi.
kam deshmitare ok.
Po krruhesh vete tashi....!

Postuar nga azurro datë 15 Maj 2005 - 21:24:

O Kontinent, formusi i qeverise kukull, do te ushtroshe autoritetin tend te pjestaret e tjere te kabinetit apo do qe te ikesh me pare sec ke ardhur ne pushtet.
Do ti japesh urdher Myzeqarit te zbrazi thesarin, o me fal doja te thoshje mesazhet sepse kutine e ka plote apo edhe ketije i ka hypur vetje ne qefe dhe nuk do te kete lidhje me masen!

Postuar nga kontinenti datë 15 Maj 2005 - 21:46:

Azzurro Myzeqari ka ik me pune ne Kolumbi lal, se ka halle qeveria.Kur te vije do t'i them une.
Mos na shaj qeverine ti se qeveria jone eshte qeveri celiku.

Postuar nga durrsak datë 15 Maj 2005 - 23:01:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Azzurro Myzeqari ka ik me pune ne Kolumbi lal, se ka halle qeveria.Kur te vije do t'i them une.
Mos na shaj qeverine ti se qeveria jone eshte qeveri celiku.

O Shoku Kontinent!
Po cere ka gjinia femrore me ty merjahu...
Vallaj se mar vesh se pse te bin ty ne qaf, per mu lene darken ene hec per dreken ke un ose drek e dark po i hajm bashk po qe.
Myzo do merte pervec kokain edhe ca lesh. Leshi do sherbej me i myll gojen atyne qe si myllet.
Rroft qeveria jon, rrofsha un. Rroft Myzeqari!

Postuar nga kontinenti datë 15 Maj 2005 - 23:08:

Hahahahahahah...amon o burre se po kena frike me hy ne forum. Ketu tema oshte per te qesh ajo me rrjeshto pikat. Mire e ka Belgiumi, mos i perfill thote, se u jep vlere.
Do kisha deshire te fshiheshin postimet qe jane jashte temes se qeverise.

Postuar nga myzeqari datë 15 Maj 2005 - 23:22:

Citim:
Po citoj ato që tha darke
PS1: The Wild Forumi Horizont West is a vast and bountiful frontier, filled with animals, fur … and opportunity… (and sherriffs :p). So when you pinned on a badge, you might as well have worn a bull's-eye on your back. If you want some counsel, keep right away from my road, and if you want to live to tell your tale, it would be wise to keep up your revolver and watch your mouth.

PS2: There is nothing harder than being a good guy in the Wild FH West

PS3: A kuptove !?

Nga Organizim Kombtar i Belgiumit

Darke !!!!!!!!!!

Why can't you or is that you don't want understand it's only a joke, something to laugh about and pass the time!!!!!!

What is this about bullseye and revolvers ? Your'e imagination is way out of control has anyone ever told you that before ???

I don't want to offend you or anyone else because I'm not like that but just try and understand it's only a joke Darke nothing else nothing more.

With Respect Myzo!

Postuar nga unforgiven datë 15 Maj 2005 - 23:33:

C'qenka kjo qeveri Fantazme ketu???
Qenkeni mbledhur nje grup te korrruptuarish, hajdutesh e te pafe e kerkoni voten tone..

Erzeni, Admirali, keila...a do te krijojme grupin opozitar ne, apo do ti leme keta te vjedhin me te dy duart..

( A nuk shtoni dhe nje ministri te re: Ministria e Tenderave..Ne se ma jepni kete pozicion nuk kaloj ne opozite une, por do jem dora e hekurt e tenderave..)

Postuar nga myzeqari datë 15 Maj 2005 - 23:33:

Zonja dhe zotrinj !!
Sapo u ktheva nga nje udhetim zyrtar qe bera ne Kolumbi , dhe pas nje bisede me homolugun tim ne kete vend rame dakort per blerjen e disa toneve te sheqerit te bardhe
Sic e kuptoni punoj nat e dite dhe skam nge te merem me brockullat qe thote opozita , kush do para do mari brylin ! Besoj se jam i qarte!!
Tani Zotnaj Konte dhe Durrsaku do deshiroja qe ju te dy te organizonit me shume C.I.A per keta qe na grisin corapet !
Pra duhet nje dore e fuqishme , qe ti mbaj susssssssss kete duhet te beni ju dhe jo te mereni me llafe te kota !
Po se kuptuan ka dhe internime , burgje apo pushkatime , cfare ben qeveria si i lejon keta njerez te flasin me kaq serbes !
Zoti Azuro do benit mire te na thoni kujt aneje i perkisni
Fjalen e kini ju! (kusht te doje me nje fjale)

Postuar nga myzeqari datë 15 Maj 2005 - 23:36:

Citim:
Po citoj ato që tha mona
C'qenka kjo qeveri Fantazme ketu???
Qenkeni mbledhur nje grup te korrruptuarish, hajdutesh e te pafe e kerkoni voten tone..

Erzeni, Admirali, keila...a do te krijojme grupin opozitar ne, apo do ti leme keta te vjedhin me te dy duart..

( A nuk shtoni dhe nje ministri te re: Ministria e Tenderave..Ne se ma jepni kete pozicion nuk kaloj ne opozite une, por do jem dora e hekurt e tenderave..)

Fol ti fol se dhe ty ne krye te listes te kam
Litari ju pret te gjithve o te zinj !
Ore kjo zv.ministrja ime ku ka humbur valle!

  Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 683 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.