Forumi Horizont
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekonomia dhe Biznesi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=8)
-- Ekonomia botërore para kanosjes nga hiperinflacioni (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17366)


Postuar nga AngelDevil datë 23 Tetor 2009 - 22:26:

Ekonomia botërore para kanosjes nga hiperinflacioni

Ekonomia botërore u gjet para pragut të hiperinflacionit, pasi qeveritë e ekonomive udhëheqëse perëndimore janë detyruar të kërkojnë mënyra për zvogëlimin e borxheve kolosale shtetërore, theksohet në analizën e bankës amerikane "Morgan Stenli".

Analistët e bankave tregojnë se nën barën e huazimit të madh, autoritetet e vendeve udhëheqëse industriale ndodhen para dilemës - të shpalin bankrot apo të lejojnë inflacion.

"Është e natyrshme të pritet se do të përcaktohen për mundësinë e dytë", thuhet në analizën, e cila është publikuar sot në Londër.

Ekspertët e "Morgan Stenlit", duke e krahasuar situatën momentale të borxheve shtetërore me gjendjen e financave globale në kushte të luftës afatgjate, tregojnë se sot gjendja ndoshta është edhe më e keqe, pasi problemet e borxheve të mëdha lidhen edhe me vështirësitë lidhur me mplakjen e popullsisë në vendet perëndimore dhe numrin e madh të të papunësuarve në kapacitetet prodhuese.

Banka amerikane paralajmëron se kjo situatë u pamundëson atyre vendeve në perspektivë të mesme të realizojnë tempo të shpejtë të rritjes.

Telegrafi


Postuar nga lost_soul datë 24 Qershor 2011 - 20:01:

Shpejt do fillojme te hame kokat e njeri tjetrit.

(ky mesazh ka nje pikture, por s'dilka!)


Postuar nga shelgu datë 24 Qershor 2011 - 20:35:

Re: Ekonomia botërore para kanosjes nga hiperinflacioni

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Ekonomia botërore u gjet para pragut të hiperinflacionit, pasi qeveritë e ekonomive udhëheqëse perëndimore janë detyruar të kërkojnë mënyra për zvogëlimin e borxheve kolosale shtetërore, theksohet në analizën e bankës amerikane "Morgan Stenli".

Analistët e bankave tregojnë se nën barën e huazimit të madh, autoritetet e vendeve udhëheqëse industriale ndodhen para dilemës - të shpalin bankrot apo të lejojnë inflacion.

"Është e natyrshme të pritet se do të përcaktohen për mundësinë e dytë", thuhet në analizën, e cila është publikuar sot në Londër.

Ekspertët e "Morgan Stenlit", duke e krahasuar situatën momentale të borxheve shtetërore me gjendjen e financave globale në kushte të luftës afatgjate, tregojnë se sot gjendja ndoshta është edhe më e keqe, pasi problemet e borxheve të mëdha lidhen edhe me vështirësitë lidhur me mplakjen e popullsisë në vendet perëndimore dhe numrin e madh të të papunësuarve në kapacitetet prodhuese.

Banka amerikane paralajmëron se kjo situatë u pamundëson atyre vendeve në perspektivë të mesme të realizojnë tempo të shpejtë të rritjes.

Telegrafi



Duket si nga keto "scary tactics" aq te njohura.

Sigurisht qe tregu boteror po peson ndryshime te medha me hyrjen e Kines ne loje, por sidoqofte efektet "buffer" jane perhere te gatshme. Nje ekonomist amerikan ne nje analize qe i bente gjendjes ekonomike thoshte pak a shume keshtu: Kur ekonomia amerikane vuan, nuk do te thote se po vdes. Ajo kalon fazat e njohura te kapitalizmit, cikle qe kurdohere mbyllen ne nje radhe rformash me pasoje "bum"-in ekonomik.


Postuar nga Tulipani datë 25 Qershor 2011 - 00:56:

Re: Re: Ekonomia botërore para kanosjes nga hiperinflacioni

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu


Duket si nga keto "scary tactics" aq te njohura.

Sigurisht qe tregu boteror po peson ndryshime te medha me hyrjen e Kines ne loje, por sidoqofte efektet "buffer" jane perhere te gatshme. Nje ekonomist amerikan ne nje analize qe i bente gjendjes ekonomike thoshte pak a shume keshtu: Kur ekonomia amerikane vuan, nuk do te thote se po vdes. Ajo kalon fazat e njohura te kapitalizmit, cikle qe kurdohere mbyllen ne nje radhe rformash me pasoje "bum"-in ekonomik.



ca gjera qe si mendoj nga ato qe ke shkruar: 1) s'eshte e thene qe dhe kjo faze te perfundoje me 'bum' pozitiv ndoshta 'bum-i' do jete por do jete me koken e atyre qe jetojne ne nje regjim parajsor alias Usa
2) s'di kush eshte ai ekonomisti por sistemi ekonomik i botes cdo gje mund te quhet pervec se kapitalizem

per te tjerat them se keto lajmerime kataklizmash mund te kene arritur me mijera, s'shoh ndonje gje te re ... ah ndoshta nje te re mund ta sillte vec Berisha: ai me sistemin e vet ekonomik ia ka hedhur te gjitheve, bota do i zgjidhte problemet po te ish Berisha kryeminister i botes


Postuar nga Piktor datë 25 Qershor 2011 - 01:15:

Re: Re: Re: Ekonomia botërore para kanosjes nga hiperinflacioni

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani


... ah ndoshta nje te re mund ta sillte vec Berisha: ai me sistemin e vet ekonomik ia ka hedhur te gjitheve, bota do i zgjidhte problemet po te ish Berisha kryeminister i botes

Tani pa e ekzagjeruar te besh ekonomi pozitive ne nje kohe krize globale nuk eshte pak sepse me e pakta ke te gjitha shanset te justifikohesh se ekonomia çalon sepse bota eshte ne krize.

persa i perket seriozitetit te temes:
Ne fakt e verteta eshte tjeter gje .Rrethi vicioz qe ka mberthyer shume shtete qe hyjne borxh per te lare borxhet dhe per te bere sikurse punojne duke e trashur edhe me shume borxhin.
Ndersa persa i perket rreformave si shkurtimet ne shpenzime apo privatizimet
besoj se jane vetem ca injeksione qetsuese por kurrsesi zgjidhje reale e konfliktit.
Parimi duhet te jete borxhi nuk lahet me borxh, por me pune.


Postuar nga lule datë 25 Qershor 2011 - 01:27:

Re: Re: Re: Ekonomia botërore para kanosjes nga hiperinflacioni

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
ah ndoshta nje te re mund ta sillte vec Berisha: ai me sistemin e vet ekonomik ia ka hedhur te gjitheve, bota do i zgjidhte problemet po te ish Berisha kryeminister i botes


per inat te fatit do doja ta shihja ndore te Edi Rames
se ska shpenzime shum ai, pak narkomen eshte


Postuar nga Tulipani datë 25 Qershor 2011 - 03:05:

Rama eshte nje hipoteze, ndersa Berisha eshte nje realitet ndaj dhe gjeneza e batutes time


Piktor jemi akoma ne skllaveri domosdo qe asgje nuk shkon bile as rrethi s'eshte me rreth ka marre forma gjarperuese, enigmatike... dhe puna s'eshte zgjidhja. Eshte sikur te jesh kopshtar ne nje kopesht te kalbur. Po e mbyll me kaq se keto argumente te shkruara dhe ketu ne faqet e verdha me sjellin alergji


 
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.