Forumi Horizont
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- te shkruash a te mos shkruash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9218)


Postuar nga orig datë 22 Gusht 2005 - 08:10:

te shkruash a te mos shkruash

Mekat i shenjte

Mekati yt shtojzavallja Eve
farfurin nuance e blerte gjethesh lemuar
mbi majen me te larte te cdo palme buze detit.

Luhaten qiejve te perjetsise
mbi djepin e cdo moshe
endrrat e pavdekshme te tua
lindur neper shekuj
brigjeve te diellit, praruar

Ne mund te quhet mekat
te thuresh gershetin
me duart e jetes
me mire shtojzavallja Eve, Hyjnia te mos kish krijuar,
Oh jeta jote, gjendra e dhimbjes se lindjes,
bymehet , me lote lumturie qesh e qan,
asnje shtrat burreror, nuk duron , vujatjen e vazhdimesise
eshte peshe e rende , mbi shpatualla dot nuk e mban
Ja pse mekati qe te veshen me dredhi si qyrk,
per ty grua ,sa here dashurise tende i folen me perbuzje
ngrihet mbi cdo akuze njerzore
qe mbart mendimi mjeran.

Shtojzavalle -grua mos mallko gjunjet
vetem nga egersia e nje fjale 'mekat"
qe varur ta kane si ikone e nencmimit
mbi shtratin tend , ku ardhmeria fle cdo nate.

Ti arome livandoje , mbjellur
ne kopshtin e perjetsise
push pjeshke me prekje nazike
mbi nje pelhure te kadifenjte
ti kenga e mjelmes , qe cdo shpirti
i dhe rrenqethje
deshira per te rilindur ,te vjen nga pafundesite.

Ti mekatare qe vrapon si nje baresh e marrosur
fushave te pamata te universit
te zaptosh prej krife , kalin e jetes,

Je me i bukuri
je me i magjishmi
je me i bekuari kafshim
qe iu be molles se tundimit
nga e shtrembta brinje,
mbi truallin ku me te njejten gjuhe flet
dhe jeta , dhe vdekja
Grua
ti suvenir pa cmim ne sy te botes
mal mijravjecar, ish udha e vuajtjes
pershkuar ne ecjen tende ,
shtresave shkembore me te perpjeta .

Zeusi permes dashurise per njeriun
hiret te mbuloi
me me te pasfidueshmin
petk mekatar ,
nje filiz vazhdimesie mbi preher te mbolli
e ne vesh te fshehten e tij te peshperiti:

Bija ime bekimin tim ne shpirt ta treta
mbi trupin tend per sa te rroje gjithesia
ne kopeshtin tend eternal, me ze foshnje,
preludin e rilindjes, do te kendoj jeta.



Lote ikjesh

Ikja tashme ka marre intinerarin e gjate te udhes ,mike
relike e lote presin brenda ne kutija kartoni, nisjen
ne cdo cep te dhomes mbreterin do te ngreje heshtja
paketuar jane ditet-netet e tua qe kane shkuar
zermra ne gjume trishtimi do me bjere nga e jotja mungese
me mallin si jastek me boshllekun tend mbuluar.

Sa shume enderruam e sa pak na ofroi jeta, mike
ne lindem ne nje kohe kur mjerisht dhe ajri blihej
o brez i djegur i traseve , se enderruari nuk rreshte
edhe pse me qiejt e kycur ,nder pranga dhe dielli e hena
ku mjalti skish nektar e uji jetes s'kish te emblen shije

Fshiji lotet me mallin e hidhur qe le pas ndarja,mike
shpirtin mbuloje me penuarin e lumturis, se mes miqsh
dashuria mbijeton ,ne muzgjet e harrimit shperndare dherave,
nder syte e tu yllesine e sinqerte te buzeqeshjeve dua te kujtoj
si eren e mbremjes qe ngre keshtjella vorbujsh me gjethet e endrrave .


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 23 Gusht 2005 - 20:06:

Question Te shkruash a te mos shkruash!-Shkruaj zemer, shkruaj..bota di te lotoje!...

Te shkruash
dhe
copen e bukes
ne ditar
te fshehte,
me bark boshatisur,
diku ne kurbet...!

Si nje filxhan i thyer,
ne kujtesen tende,
"Te shkruash a mos te shkruash??!!"
-eshte peshe me dhembje!


Pergezime per poezite ORG!Mire se na urdheruat!
Helga.


Postuar nga orig datë 24 Gusht 2005 - 06:47:

faleminderit

Helga te falenderoj !


Postuar nga orig datë 31 Tetor 2005 - 00:31:

Kushtezim
( N)

Kushtezimit tone tek njera-tjetra
i bashkangjitet perjetsisht nje lindje dielli
teksa peshperisim te fshehtat mbremjeve
deshmitar i vetem mes nesh, behet qielli .

Kulti im i shpirtit ,amshim i dashurise
te kam emertuar qe frymen e pare
per ty freski e mengjesit ne fillimin e dites
jo rralle fjeta mbi faqe si nje lot i thare .

Ofshame dhimbje mos i lesho ti jetes
qofte dhe padashur nga i brishti gjoks
se shpirtin , mendjen dhe zemren time
e ve ne te paimagjinueshmen sprove.

Ti ninulle melodioze me floket e gjate
ku me te emblat vite kreha , aq shpejt jeta shkoj
O bije e dashurise , mos me fut ne sprova shpirti
Dije mire ,se ne kte jete , rron Ti qe une rroj !


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 31 Tetor 2005 - 03:44:

Citim:
Po citoj ato që tha orig
Kushtezim
( N)

Kulti im i shpirtit ,amshim i dashurise
te kam emertuar qe frymen e pare
per ty freski e mengjesit ne fillimin e dites
jo rralle fjeta mbi faqe si nje lot i thare .



Pershendetje Orig,dhe mire se na zgjove serish nga enderrat!
Keto vargje, ...sikur kane brenda tyre vete Helgen...Helgen dhe mbase
Dashurine time...qe ashtu si nje lot i thare,rreshket nga kujtimet
e fresketa vete jeta..., vete ndjenja..., vete fjala.., vete Dashuria, vete Helga...

Ju pergezoj nga shpirti!

me mirenjohje per vargjet tuaja, Helga.


Postuar nga Isra datë 23 Janar 2006 - 18:38:

Re: te shkruash a te mos shkruash

Citim:
Po citoj ato që tha orig
Mekat i shenjte



Je me i bukuri
je me i magjishmi
je me i bekuari kafshim
qe iu be molles se tundimit
nga e shtrembta brinje,
mbi truallin ku me te njejten gjuhe flet
dhe jeta , dhe vdekja
Grua
ti suvenir pa cmim ne sy te botes
mal mijravjecar, ish udha e vuajtjes
pershkuar ne ecjen tende ,
shtresave shkembore me te perpjeta .

.



me pelqejne vargjet tua........


Postuar nga orig datë 24 Janar 2006 - 09:10:

Re: Re: te shkruash a te mos shkruash

Citim:
Po citoj ato që tha isra


me pelqejne vargjet tua........




Njekohesisht dhe une te falenderoj.....


 
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.