Forumi Horizont
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Metadoni (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9661)


Postuar nga katia datë 10 Tetor 2005 - 19:53:

Metadoni

Eshte nje preparat qe ne shqiperi ka hyre jo shume kohe me pare. cdini ju per te. Sinonimi i tij eshte edhe heptanon.


Postuar nga NS-6 datë 19 Tetor 2005 - 18:59:

...

une per vete deri tani nuk e kam hasur si ilac dhe nuk di ndonje informacion per kete prandaj edhe nuk mund te jap nje pergjigje te sakte tek sondazhi qe eshte hapur...do te kishte qene me mire te ishte paraqitur ndonje gje rreth ketij preparati keshtu qe mund te formohej nje ide me e sakte rreth tij...nese dikush ka informacione rreth ketij ilaci eshte i lutur ta shkruaje ketu...ne kete menyre mund ti vihet ne ndihme te tjereve (si per sondazhin si per informimin rreth ketij ilaci)


Postuar nga ciko datë 10 Dhjetor 2005 - 23:22:

metadoni

metadoni eshte nje preparativ medicinal,te cilin e perdorin per kurimin e dipendences ndaj drogave te renda si heroina.


Postuar nga Dr_Devil datë 13 Dhjetor 2005 - 23:13:

links mbi metadonin

Cod. A13122005

Si funksionon metadoni.(dhe pak info per drogerat)(anglisht)
http://www.sims.it/how.htm


Difektet e metadonit. (italisht)
http://www.sims.it/difetti.htm


Trajtimi me metadon(anglisht)
http://www.sims.it/doing.htm


Siguria kur je shtatzene
http://www.sims.it/gravid.htm

Metadoni dhe sistemi imunitar.
http://www.sims.it/immune.htm


Postuar nga Shtojzovalle datë 17 Janar 2006 - 01:25:

metadoni eshte nje zevendes-droge kimike, me te cilen mjeket orvaten ne menyre kontinuale me pasoja me te vogla, qe konsumuesi i droges te terhiqet nga varesia e droges....

nese ky preparat mirret paralel me alkohol apo me droge tjera, permasat jane vdekjeprurese..

nese ky trajtim behet ne mbikeqyrjen e personave kompetent mund te arrihet sukses per largimin nga kjo bote e djallit...

shendet...

ps- çdo preparat kimik eshte i dobishem dhe i demshem, me nje fjale shero ne nje ane, sundo ne anen tjeter dhe lendo organizmin ne pergjithesi...


Postuar nga lezhjani-82 datë 04 Shkurt 2006 - 20:46:

Une kam pare nje emision per Methadone ne te cilin tregohej se si mundoheshin te kuronin ne menyre te deshperuar dipendentet e heroines.
Perfundimisht rrezultati doli qe kura mund te zgjaste deri ne 20-30 vite dhe perseri te mos arriheshin rrezultatet e duhura,por te pakten, dipendentet perdornin me pak heroine ose fare.
Si perfundim duhej te kishe nje vullnet te hekurt qe pas trajtimit me Methadone te hiqje dore nga heroina dhe nga Methadone vete.


Postuar nga NS-6 datë 04 Prill 2006 - 04:32:

Metadoni,nje thike me dy presa

Cod. B04042006

dicka qe gjeta ne gazeten shekulli online per sa i perket metadonit...kishte nje zone mjaft e mire me lajme mbi shendetin ne ate gazete
Metadoni u zbulua gjatë luftës së Dytë Botërore nga kimistët e regjimentit nazist të cilët ishin duke eksperiemtnuar substanca të ndryshme për gjetjen e një anestezie e cila mund të përdorej në fushëbetejë. Emri i parë i kësaj substanca ishte Adolfina në ndër të Hilterit. Metadoni është një bar me origjinë sintetike i ngjashëm me heroinën dhe përdoret për të trajtuar përdoruesit e varur nga droga, sidomos gjatë procesit të të dizintoksikimit. Ky bar shërbën për të përmbushur të gjitha simptomat fiziologjike të krizave që pësojnë këta persona duke rrezikuar shëndetin. Kërkimet shkencore kanë treguar se 1 miligram Metadon është i aftë të zëvendësojë 4 miligramë Morfinë dhe 2 miligramë Heroinë. Metadoni është një substancë e lëgnshme që prezantohet në forma dhe ngjyra të ndryshme dhe merret me anë të gojës, por ekzistojnë edhe mënyra të tjera përdorimi. Efektet janë të ngjahsme me Morfinën dhe Heroinën, por ndryshe nga përbërësit e mësipërm nuk shkakton probleme me shëndetin, madje ul dhimbjet dhe krizat përgjatë një harku kohor prej 24 orësh. Ndër efektet negative mund të përmendim të vjellat dhimbjet e stomakut, si dhe shkakton probleme seksuale, pasi ndikon në prodhimin e Testosteronit, madje shkakton probleme në procesin e rritjes kur përdoret tek moshat e vogla. Përdorimi i kësaj substance pa marrë fillimisht këshillimin me mjekun mund të shkaktojë probleme të rënda mbi shëndetin, duke dëmtuar zemrën, Sistemin Nervor Qendror si dhe probleme të rënda në sistemin Kardiak dhe atë të Frymëmarrjes. Edhe në rastet kur përdoret për të dalë nga varësia e drogës, Metadoni gjithnjë rekomandohet në doza të parashikuara nga mjeku.

Olsi Kolami
15/03/2005


 
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.