Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Hapesira Letrare - Kendi i miqeve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10595)
Hapesira Letrare - Kendi i miqeve
Me ndodh kaq shpesh teksa lexoj faqen e fundit te nje libri i cili me ka pelqyer shume qe te deshiroj ti flas dikujt per te duke i shprehur ato emocionet e forta te momentit..., jo shpeshhere mundesh te gjesh dike qe ka kohen e lire apo durimin te ulet me ty edhe te degjoj per nje Robert i cili ka dy shok te ngushte qe nga koha e luftes edhe per dejtaje te tjera te jetes se tij..., apo per Martin Eden qe ndjen se ka talentin edhe forcen shprehese per tu bere shkrimtar..., per shume e shume te tjere personazhe librash qe te duken sikur diku e dikur i ke njohur, ndaj vendosa ta hap kete teme pikerisht per kete arsye.
Per te shkruajtur mbi librat qe kane lene me shume mbresa apo emocione, tek pershtypjet apo idete filozofike qe gjen aty mes rrjeshtave te nje libri. Ka disa tema ne kete nenforum mbi librat qe keni lexuar, megjithate asnje prej ketyre temave nuk ka ate hapesire e horizont te gjere qe do te kete kjo teme. Diskutimi i lire rreth librave midis miqve....
Le ti shkundim pluhurat nga faqet e librave qe arriten te na preknin deri ne shpirt, ti rimarrim serish ne duar edhe ti kujtojme fragmentet me te bukura qe gjetem aty.
Jeni te gjithe te mirepritur ne kendin e miqve ne kete hapsire letrare tuajen.
Ja po e filloj me klubin remarkian nje enderr te hershme por te shtyre. Nuk e kuptoj pse tre shoket konsiderohet kryevepra e Remarkut. Per mua kryeveprat e tij, librat qe me kane lene me shume mbrese kane qene Parajsa nuk Zgjedh( apo qielli nuk ka preferenca) nuk e di variantin shqip dhe Harku i Triumfit. Jeni te ftuar ne diskutim. Remarkiane mblidhuni
Analiste drejte e me Remarkun? Ke per ta pare po nuk u transformua kjo teme ne "Klubin Remarkian" tani.
Megjithate nuk kam kundershtime, nje nga shkrimtaret e mi te preferuar mund te flas per te gjithe kohen.
Tani ne lidhje me "Tre shoket" vete personalisht nuk e vendos dot si kryevepren e Remarkut, pasi per mua 'Harku i Triumfit' edhe 'Tre shoket' jane ne te njejtin nivel, s'di ke te vendos pak me lart se tjetri. Por besoj se ata qe e konsiderojne 'Tre shoket' si kryevepren e tij e bejne sepse ky liber eshte i vecant nga librat e tjere te Remarkut. Ku qendron vecantia do te thuash ti? Qendron tek fakti se ndryshe nga librat e tjere, 'Tre shoket' te ben edhe te qash, edhe te qeshesh. Ka nuanca humori aty te cilat mungojne tek te tjeret libra. Te pakten ata qe kam lexuar une prej Remarkut.
Edhe ia kam vene qellim vetevetes ta lexoj cdo liber te shkruajtur prej tij.
Librin qe permende ti me siper, ende nuk e kam lexuar, megjithese e kam kerkuar shume. Besoj perkthimi me i sakte i titullit eshte "Parajsa s'ka te preferuar" por nuk e di nqs eshte perkthyher apo jo ne shqip ende.
Po 'Hije ne parajse' po nga Remarku e ke lexuar?
Ne shqip titulli eshte perkthyer bukur: "Qielli s`ka preferenca". "Hije ne Parajse" eshte perkthyer ne menyre katastrofike.
Kryevepra e Remarkut eshte veshtire te percaktohet. Ka ca dialogje tek "Obelisku i Zi" qe te iken mendja fare. Ka ca monologje tek "Harku i Triumfit" qe perseri te xhiron mendja sikur ecen me marshin e peste.
Kurse si mesazh me i bukuri eshte "Asgje te re nga Fronti i Perendimit"
"Shkendija e Jetes" ka ca skena madheshtore dhe ca shprehje te medha.
E di kush eshte e bukura? Te gjithe librat e Remarkut kane te njejten linje, te njejten zhvillim pak a shume. Biles veprat e tij nuk kane ate gjeresi tematike si shume shkrimtare te tjere. Megjithate secili prej tyre ka bukurine e vet. Ka origjinalitetin e saj dhe kur behet fjale per veprat e tij me te mira eshte shuume veshtire te zgjedhesh. Dhe nqs zgjedh kete e ben sipas shijeve subjektive jo se kane me pak bukuri librat e tjere.
Megjithate fundin me te madheshtor e ka "Shkendija e Jetes", kur Ruthi me te Bergerin (mos e ngaterroj) jane maje kodres dhe jane krejtesisht vetem dhe ajo thote:
-...Sikur te jemi njerezit e fundit.
-Jo, te fundit. Po te parët.
Kemi patur fatin e MADH qe 5 librat e tij kryesore (Asgje te re, Harku, Tre Shoke,Obelisku dhe Shkendija) jane SHQIPERUAR nga Robert SHVARC. Mbetet i paarritshem.
Meqe ra fjala. Nqs ndonje dite do filloj te mesoj frengjishten,arsyeja kryesore do jete te lexoj "Harkun" ne origjinal.
Jimmy_84, sikur ta dija qe do te shikoja se shpejti ne kete teme!
Nuk e di si jane perkthyher titujt e librave te Remarkut ne shqip pasi vetem 'Harkun e triumfit' 'Tre shoket' 'Nje nate ne Lisbone' edhe 'Obelisku i zi' kam lexuar ne shqip. Nejse, gje pa rendesi. Por ajo qe the, per subjektin e librave te Remarkut, ke te drejte. Eshte menyra se si ai pershkruan gjithecka ajo qe e ben te paarritshem, se subjekti ndjek pak a shume te njejtin rruge.
Por desha te shtoja dicka ne lidhje me "Obeliskun e zi'. Mendoj se jo gjithemon ishte ne nivelin 'Remarkian' pershkrimi ne ate liber. Skenat qe pershkrueshin ne spital po...ato ishin magjepse edhe tronditese ashtu sic vetem Remarku mund te trondisi dike.
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Jimmy_84, sikur ta dija qe do te shikoja se shpejti ne kete teme!
Cfare thashe une Analiste, na u kthye ne Klubin Remarkian kjo teme!
Mireserdhe Jimmy_84 shpresoj te te shohim gjithemon ketu, edhe kur mos te flasim per Remarkun.
Patjeter une s`jam monoteist
E dinit qe Remark eshte pseudonimi i shkrimtarit?!
Emri i tij i vertete eshte Erich Maria Kramer.
E krijoi pseudonimin , duke e lexuar mbiemrin per se prapthi.
(Maria esht emer pagezimi, qe ne gjuhen gjermanishtfolese
cuditerisht e marrin edhe djemte, kurse Kramer-do te thote bakall.)
"Nuk ka asgje qe mbetet pergjithmone"-ka thene Remark.
Mire u lexofshim.Teme interesante.
Faleminderit Paris! Ne lidhje me informacionin qe dhe per Remarkun, desha te thosha se ata qe e kane lexuar pak a shume dine gjithecka mbi te sepse ai eshte i tille, te magjeps.
Tani kam nje sugjerim ne lidhje me temen, do t'ju vinte keq sikur te nderronim autor? Sepse eshte mire qe te mos fillojme me Remarkun, sepse s'do dime te ndalemi pastaj.
Desha te permendja librin e fundit qe kam lexuar, qe eshte '100 vjet vetmi' te Gabriel Garsia Markes. Se pari, kisha degjuar shume mbi kete liber ndaj desha ta lexoja. Se fundi, ndoshta pikerisht sepse kisha degjuar shume per te edhe prisja shume u zhgenjeva pakeza. Gjate kohes qe po e lexoja kete liber, kur isha duke e lexuar nuk e nderprisja dot vazhdoja e vazhdoja ta lexoja..., por pasi e kisha lene leximin e tij, nuk deshiroja ta lexoja, me dukej e lodhshme ta merrja serish ne duar e ta shfletoja. Ndoshta sepse detajet e shumta me te cilat pershkruhej gjithecka zinin faqe e faqe te tera te tij nderkohe qe shume nga eventet kryesore ne liber sqaroheshin me paragrafe te shkurter e disa here ti s'ia gjeje shpjegimin e plote. Si arsyeja e vdekjes se Hose Arkadio Buendias... te parit sepse kishte shume te tille aty.
Mendoj se i gjithe libri ishte nje perralle fantastike, komplet imagjinative edhe tragjike... nuk besoj se gjen nje ide kryesore ne gjithe librin persado ta kerkosh. Pervecese ndoshta ate qe mos te kete lidhje romantike midis antareve te se njejtes familje...
Megjithese pershkrimi edhe fati i dashurise ne pergjithesi ne kete liber ishte gjithemon tragjik edhe fatkeq. Nuk arrita ta kuptoja nqs autori donte vertet te tregonte dicka me kete liber... besoj se qellimi i tij ishte thjesht ai i rrefimit te nje historie komplet imagjinative. Ndoshta s'e kam kuptuar si duhej. Besoj do ti hedh nje sy serish.
Citim:
Po citoj ato që tha PARIS
E dinit qe Remark eshte pseudonimi i shkrimtarit?!
Emri i tij i vertete eshte Erich Maria Kramer.
E krijoi pseudonimin , duke e lexuar mbiemrin per se prapthi.
(Maria esht emer pagezimi, qe ne gjuhen gjermanishtfolese
cuditerisht e marrin edhe djemte, kurse Kramer-do te thote bakall.)
"Nuk ka asgje qe mbetet pergjithmone"-ka thene Remark.
Mire u lexofshim.Teme interesante.![]()
100 vjet vetmi me eshte dukur perralle shume e bukur. kuptimi i titullit eshte dhe kuptimi i librit secili nga individet per shkak te tipareve karakteristike te veta ishte thellesishti vetmuar dhe i pakuptuar nga te tjeret. secli jetonte ne ate boten e tij. ndersa shirat lanin gjithshka dhe edhe tragjedia me e madhe harrohej sh kollaj. kuptimi eshte i thelle por secili e interpreton sipas menyres se tij.
Pikerisht kjo eshte ajo qe po them edhe une Analiste, se ishte nje perralle e bukur. Ishte i vecant nga libra te tjere pikerisht per ate imagjinaten e pashfrenuar me te cilen paraqitej gjithecka plus edhe faktin se llogjika manovrohej sipas deshires...nuk kishte gjekundi nje realitet fiks.
Jimmy_84 per cilin emer tjeter e kishe fjalen, per Hose Arkadio Buendian? Ne lidhje me kete desha te permendja binjaket te cileve edhe pse kishte kundershtime, s'e mbaj mend prej kujt tani, me duket se nga Ursula, dosido iu vune emrat Aureliano dhe Hose Arkadio. Edhe gjithemon per shkak se Hose Arkadio kishte ate shikimin e vetmuar qe karakterizonte te gjithe Aurelianot, Ursula kishte gjithemon dyshimin se ata te dy ishin nderruar ne femijeri me njeri tjetrin edhe Aurelianua kishte marre emrin e Hose Arkadios kurse Hoseja ate te Aurelianos. Edhe mbi te gjitha...qe ne momentin kur i varrosen te dy arkivolet u ngaterruan me njeri tjetrin edhe Aurelianoja u varros ne varrin e Hose Arkadios edhe anasjelltas. Njesoj si t'ju ishin rikthyer emrat perkates me se fundi. Megjithate mendoj se si liber kishte shume, shume pasazhe trondites...megjithate nqs do te me kerkonin te zgjidhja pjesen time te preferuar ne liber s'do te dija ke te zgjidhja.
Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
Eshte nje nga budalliqet e shumta qe shkruhen neper internet. Emri i vertete eshte : ERICH PAUL REMARK. Per shkak te lidhjeve te ngushta me nenen emrin e dyte e nderroi ne MARIA. Dhe meqe ishte me origjine te larget franceze e ndryshoi shkrimin e mbiemrit nga "Remark" ne REMARQUE.
Mbiemri Kramer eshte mbiemer hebre dhe Remarku nuk ka qene hebre.
Per informacione me te holllesishme klikoni me poshte![]()
http://www.forumihorizont.com/showt...10&pagenumber=1
Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
Iliriusa, e kam lexuar "100 vjet vetmi". Personalisht e mendoj te jashtezakonshem. Ne pergjithesi me pelqen Markesi, sidomos tregimet. (E ke lexuar "11 tregime pelegrine"?)
tek Tre shoket e Remarkut
me ka bere pershtypje shume shoqeria e ngushte e te treve;nje 'vellazeri' prekese.
Njeqind vjet vetmi e prisja me madheshtore prej komenteve qe kisha degjuar. Pershkrimi i karaktereve ishte i lezetshem ,vdekja e Hurvenal Urbinos (tipike shkak absurdi te ngjall fantazine te shkruash njesoj-te pakten keshtu me ndodhi mua atehere)
ME ka terhequr me shume Shtepia e Shpirtrave me po te njejtin stil te realizmit magjik vecse autor i ndryshem.Me eshte dukur gjithmone libri i shume ngjyrave, mund te perfytyrosh ngjyra nga me te ndryshmet teksa lexon ate liber, ne ndryshim nga shkrimtaret e brezit te humbur qe ngjyrat me duken te varfra, gri...
Persa i perket "Tre shok" te Remarkut, nuk do ti hiqja as nje presje atij libri, eshte i perkryer.
Per "100 vjet vetmi" Lori ke te drejte, kur ngrije koken nga libri e hidhje syte verdall te dukej sikur realiteti duhej te ishte po aq amorf sa ai ne liber.
Ndersa "Shtepia e shpirtrave" nje nga te preferuarit e mi gjithashtu, ne nje fare menyre mund ta krahasosh pakeza me "100 vjet vetmi" por ndryshimi qendron se 'realiteti amorf' egzistonte me teper ne mendjen edhe syte e Klares sesa tek personazhet e tjere te librit. Ishte Klara ajo qe shfaqte nje si dimension me teper ne histori. Ne pergjithesi jeta e personazheve te tjere ishte e dominuar nga ligjet e llogjikes njerezore, pervecese me raste fantazia kalonte edhe mjergullonte pakeza realitetin, por jo me te njejtin intensitet sic ndodhte tek "100 vjet vetmi".
Megjithate ndoshta gabohem, kam shume kohe qe e kam lexuar "Shtepin e shpirtrave" e ndoshta nuk e mbaj mend si duhet.
"100 vjet vetmi"
Te analizosh kete kryeveper boterore duhen faqe te tera,por un do mjaftohesha ne dy rriga .
Avantazhet e leximoit te ketij libri (te ben te kuptosh sensin dhe jo sensin e vertete te jetes)
Disavantazhet jane te njejta(te ben te kuptosh sensin dhe jo sensin e vertete te jetes)
Personalisht e kam lexuar 3 here dhe ju a keshilloj te gjitheve qe nuk e kan lexuar.
Ndersa persa i perket Remarkut nuk mund te komentoj asgje meqe(me vjen turp ta them) nuk i kam lexuar librat e tij.
Ndersa une do ju keshilloja nje tjeter liber.
Hermann Hesse Giuoco delle perle di vetro - (Loja e perlave te xhamta nuk e di nese ekziston nje version shqip)
nuk eshte nga ata libra qe lexohen me nje fryme,eshte nje liber qe te lodhe shume ne leximin e tij ,e le per dy jave por e rimerr per ta lexuar me shume deshire e interes e ri-le per 3 jave e perseri kur e merr ne duar e lexon edhe me me interes.
Ketu autori ri-merr temen qe kishte lene tek Sinddharta dmth nevojen e njeriut modern qe te zbrese nga spiritismi absolut dhe te futet ne fluksin e jeten se perditshme
ps ne mos u gabosha ne gjermanisht titulli eshte: Das Glasperlenspiel
pershendetje
Vertete nje teme shume interesante!!
Une e kam vertete zakon ndoshta dhe te keq qe sa mbaroj nje liber duhet patjeter tia them dikujt se cfare mendoj une per ate qe lexova.
Meqe jemi tek Markez,nuk durova dot pa shkruar...
Kam lexuar ´´100 Vjet Vetmi´´ dhe ´´Dashuria ne koherat e koleres´´ qe per mua jane pa asnje dyshim kryevepra te letersise te te gjitha koherave.
Se pari ´´100 Vjet vetmi´´,te duket sikur jeton edhe ti me personazhet,aq bukur dhe thelle ka pershkruar autori gjithcka.Me ka lene mbresa te jashtzakonshme perfundimi i romanit,dhe thenia e Markezit,profezia mbi shuarjen e fisit&denimi me vetmi i fiseve qe sdine te duan.Megjithese ky roman te ve edhe pak ne pune,nga perdorimi ne cdo brez i emrave te njejte duhet te mbash shenime si vazhdon radha
Se dyti per ´´Dashuri ne koherat e koleres´´ ekam lexuar brebda dites,m ka terhequr jashtezakonisht.
Mjeshter i nderthurjes se reales me jo realen,se tanishmes me te shkuaren.
Fundi edhe ketu i mrekullueshem,pergjigja kam 54 vjet e ......... qe e pres kete moment te le mbresa te jashtzakonshme&nje shije te embel te romanit ....
Flm
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
Ja po e filloj me klubin remarkian nje enderr te hershme por te shtyre. Nuk e kuptoj pse tre shoket konsiderohet kryevepra e Remarkut. Per mua kryeveprat e tij, librat qe me kane lene me shume mbrese kane qene Parajsa nuk Zgjedh( apo qielli nuk ka preferenca) nuk e di variantin shqip dhe Harku i Triumfit. Jeni te ftuar ne diskutim. Remarkiane mblidhuni![]()
Pride and Prejudice
nga Jane Austen, e kam lexuar ne anglisht dhe edhe pse e cuditshme ne fillim, me ka terhequr gjuha formale qe perdoret ne liber, te fut ne nje bote krejt tjeter. PAstaj dhe perplasja e karaktereve, te Elizabeth dhe Mr Darci eshte vertet interesante.
Citim:
Po citoj ato që tha tresh
puuuu si na u ba ky Remarku ...si burri i nanes edhe ne anderr tesh po e shoh me siguri.
Doni ma na ba me zor me i lexu tane librat e tij![]()
Analiste mos bej grumbullime te paligjshem si puna e ketij klubi![]()
Jane Austen
"Krenari edhe paragjykim"
"Pride and Prejudice" po ashtu si librat e tjere te Jane Austen, edhe ata qe s'kam lexuar ende eshte nje histori romantike qe zhvillohet ne nje kohe kur shtresat sociale kishin me teper dallim se kurre. Megjithese fatekeqsisht gjithemon ka dallime midis shtresash. Nejse.... se po dal nga tema
Surprizat, te papriturat ne liber jane ato qe te bejne te terhiqesh prej historise qe zhvillohet aty. Megjithate me kryesorja edhe pika me e forte ne kete liber besoj se mbetet pikerisht dialogu midis Elizabeth Benet edhe Mr. Darcit. Gjithemon i spikatur edhe mbi te gjitha inteligjent, opinioni i Elizabeth eshte ai qe shkakton ndjenjat romantike tek Mr. Darci. Megjithese ne fund te fundit perseri Elizabeth kupton se kishte paragjykime te padrejta edhe krenari te tepert, po ashtu si edhe vetem Mr. Darci. Do ta rekomandoja si liber.
"Sense and Sensibility" po nga e njejta autore, si baze subjekti ishte po ai i pabarazise midis shtresave te ndryshme te shoqerise edhe pamundesia per tu lidhur me ate te cilin vertet e do. Flitet per dy motra ne kete liber te cilat kishin nje menyre krejt te ndryshme te te parit te jetes. Njera prej tyre llogjikonte me teper edhe gjithecka e arsyetonte hollesisht (Sense ) ndersa tjetra gjithemon ndiqte c'ka i thoshte zemra e saj ( Sensibility
)Persa i perket surprizave ne kete liber, mendoj se ishin me te papritura se sa tek "Pride and Prejudice" megjithese disa here pakez te ngaterruara. Gjithashtu edhe ketu zgjidhja e konfliktit lihet per ne faqen e fundit, madje paragrafet e fundit te librit. Ideja kryesore qe merr nga libri, se asnjehere nuk duhet te perdoresh vetem arsyen, apo vetem ndjenjat per te gjykuar duhet te kesh nje nderthurrje te te dyjave.
"Mansfield Park" Flet per vajzen e vogel (nqs s'e mbaj mend gabim) te nje familjeje te varfer e cila shkon te jetoj ne shtepine e tezes se saj te pasur edhe tregon jeten dhe perpjekjet e saj per tu bere pjese e familjes edhe per te fituar dashurine e personit qe do. Pakez i ngjashem me historine e hirushes ne disa pika...
Ne pergjithesi ishte i kenaqshem si liber por fundi i tij mendoj se linte pakez per te deshiruar sepse perfundimi i personazheve kryesor nuk ishte i llogjikshem edhe pakeza i forcuar.
Mezi pres te shoh flimin
ku Elizabeth luhet nga Keira Knightley. Vetem versionin e vjeter e kam pare ,ndaj u nisa te lexoja librin. E ke shkruar bukur,me terheq shume pjekuria dhe inteligjenca e Elizabeth.
Lorie e kam pare kete film, ne pergjithesi mire, vetem se i kane ndryshuar disa gjera edhe nuk me pelqeu shume aktori qe luante Mr.Darcin, nuk me dukej se kishte arritur ta shprehte ate qe vertet ishte Mr. Darci ne liber.
Libri nuk krahasohet asnjehere me filmin. Sado mire te realizohet nje film, per mendimin tim asnjehere s'e arrin cilesin e librit.
hije ne parajse nuk e kam gjetur ende te pakten ketu nuk eshte botuar dhe Jimmy ma ka premtu per ditelindje por u be dy vjet qe aha ben sikur harron . Por kam lexuar 2 libra te tjere qe s'besoj se jane perkthyer ne shqip, mbreterine e Endrrave Gam dhe librin e tij te fundit te paperfunduar toke e premtuar. Sot
bleva dy libra te rinj te botuar qe i perkasin periudhes se hershme para shkrimit mendoj. I pari eshte "stacion ne horizont", i shkruar para" Asgje e re nga fronti i perendimit" dhe tjetri eshte "rruga e kthimit." vazhdim i Asgje e re nga fronti i perendimit. Keni inat
remarku dhe coelho jane te vetmit autore qe kam fiksim t'u lexoj gjithshka kane botuar. nga fillimi deri ne fund.
Ana, une s`te kam premtuar "Hije ne Parajse" por te kam thene "nje liber te Remarkut". Prandaj mos genje
Megjithate ti e ke "Hije ne Parajse" vetem se e ke me titull "Toka e Premtuar" (e ka lene vet Remarku me tre perfundime te ndryshme dhe me tre tituj te ndryshem).
Tani meqe ketu eshte si pune teme e lire (me pelqejne keto temat e lira ) desha te permendja ketu nje shkrimtar te madh grek i cili eshte nder shkrimtaret e mi te preferuar. (Dhe sa per informacion qe nje grek te hyje ne kete liste duhet te kaloje shuuume prova qe ky shkrimtar i ka kaluar me shuuume sukses
) Por fatkeqesisht ky autor nuk eshte nder me te njohurit dhe per mendimin tim i eshte bere padrejtesi (ja me ne fund nje padrejtesi e jona ndaj grekeve
E gjeta Vangjeeeel
)
Autori quhet Kosta Varnali. Lindur me 14 shkurt 1884 ne Pyrgos te Rumanise. Vazhdoi studimet e larta ne fillim ne Athine dhe me pas ne Paris. Influencohet shume nga Revolcioni i Tetorit dhe kjo ndikon edhe ne krijimtarine e tij artistike. Nga nje poet lirik dhe me tema kryesisht poezi dashurie kthehet ne nje shkrimtar tejet ironik dhe veprat e tij kthehen ne fshikuj kunder diktaturave dhe sidomos kunder diktaturave te vendit te tij.
Por vepra e tij me e plote dhe me e preferuara per mua eshte :
DITARI I PENELOPES
Ketu megjithese ne fillim duket nje Penelope klasike Varnalis shume shpejt del ne natyren e tij te vertete. Penelopa nuk shfaqet me si ajo gruaja besnike por si nje prostitute, nje grua e cila nuk njeh moral dhe nder. Biles edhe kur fisniket i propozojne per martese ajo nuk pranon jo per shkak te virtyit klasik te saj por sepse nuk do te ndaje pushtetin me askend.
Sigurisht qe ketu ne figuren e Penelopes autori godet me sarkazem te thelle Mbreterit dhe diktatoret e Greqise dhe klasen e larte greke.
Jo me sarkastike eshte edhe figura e Odiseut (te cilin Varnali e quan Dise) i cili nepermjet rrefimeve konfidenciale te Homerit (ne figuren e te cilit pasqyrohen kengetaret servile te oborreve mbreterore dhe te te pasurve) Odiseu nuk na del nje Hero Klasik grek por nje horr si gjithe greket e tjere i cili shkon ne Troje jo per nje grua te shemtuar (sipas Varnalisit ) por per te grabitur dhe per te plaçkitur qytetin e pasur te Trojes dhe jo nepermjet Kalit te famshem por nepermjet disa trojaneve te pasur te cilet donin te permbysnin Priamin per t`i marre fronin dhe per kete tradhetojne atdheun e tyre dhe fusnin greket fshehurazi ne Troje. Por ndersa Odiseu i vertete vdes ne Itake kthehet nje Dise i rreme. Kur Magjistarja Circe,shnderroi shoket e Odiseut ne derra dhe pastaj Odiseu e detyroi t`i kthente prape ne njerez, ajo shnderron ne njeri edhe nje derr te vertete. Dhe pikerisht ky derr kthehet ne Itake si Odiseu.
Nje pike shume interesante eshte kur Penelopa ne ditarin e saj tregon per plackitjet qe bente ne "qytetet" per rreth ku permendet Epiri dhe Arberia. Varnalis flet qarte dhe biles pa aludime per plackitjet dhe masakrat e shtetit grek ndaj popullsive shqiptare ne te ashtuquajturin Vorio-Epir. Por Varnalis nuk mjaftohet me kaq. Ai nuk le pa fshikulluar pa meshire mbi famekeqen "Megali-Idea" nepermjet ditarit te Penelopes ku ajo shkruan:
Dhe ushtaret tane do te shkojne te luftojne ku te duan Çakejte, ne Egjipt etj per nje Bote te Madhe. Per nje Itake te Madhe.
S`ka nevoje per sqarime qe Itaka eshte Greqia, dhe Itaka e Madhe eshte Megali-Idea.
Por ne roman shfaqen dy figura misterioze: Ujqit dhe Cakejte te cilet pushtojne njeri pas tjetrit Itaken. Dhe keta "patriote" itakas, qe nga Penelopa dhe Diseu, fisniket dhe prifterinjte i dalin dhe i presin me lule keta pushtues dhe vihen ne sherbim te tyre duke vrare te gjithe "tradhetaret" qe ngrinin krye kunder "clirimtareve".
Ketu Varnalis e con ne maksimun sarkazmen e tij. Ujqit nuk jane gje tjeter vecse nazistet gjermane kurse Cakejte jane anglezet te cilet menjehere pas LIIB nxiten luften civile greke.
Mesazhi doli ca i gjate por nqs do keni durimin ta lexoni nuk do ishte keq. Tek une ka ndikuar shume per te kthjelluar mendimet e mia dhe per te konfirmuar qe vertet "nuk ka pyll pa derra" po ama "jo te gjithe qe banojne ne pyll jane derra"
Jimmy a ma ben kete librin dhurate per ditelindje? qenka shume interesant.
Bashkohem me mendimin tend Jimmy_84. Me pelqen shume 'Ditari i Penelopes' sidomos stili me te cilin autori pershkruan gjithecka.
Mizoria e Penelopes nuk njeh kufi aty..., sidomos ne pjesen kur i ngul te dashurit te saj ne zemer, gjilperen e saj te arte te flokeve ..., sesi i numeron brinjet ngadal derisa perfundon duke ia ngulur ne zemer..., mendoj se aty shfaqet pothuajse si jo njerezore teksa terheq trupin e tij ta marrin dallget e detit edhe e ben kete ngaqe i vjen keq... sepse fillimisht donte ta linte ta hanin gaforret dhe pulebardhat.
Pershkrim mizor edhe rrengjethes.
Analiste ketu ke nje grimce nga ky liber. Besoj do te shkruaj serish dicka me shume aty.
http://www.forumihorizont.com/showt...1234#post211234
Une kam lexuar shume libra te Remark, dhe te gjithe pothuajse ndjekin te njejten linje, heroi kryesor ne fund vdes. Mua me shume se autoret klasik, me pelqejne autoret moderne.
Gjenialiteti i Remarkut nuk qendron tek subjekti qe krijon per romanet e tij, por menyra se si shpreh gjithecka edhe sesi e pershkruan shpritin e njeriut qofte ate te heroit e qofte ate te personazheve ansore.
Libri i fundit qe sapo mbarova se lexuari eshte Byg Zhargol nga Viktor Hugo. Kishte mjafte pika te forta si histori edhe si pershkrim megjithate nuk me pelqeu menyra sesi nisi historia. Edhe kishte momente kur dashuria midis personazheve kryesore dukej si e tepruar edhe e pajustifikuar. Gjithesesi kishte momente kur pershkrimi ishte vertet prekes e pothuajse rrengjethes, por ky lloj pershkrimi s'ishte konstant.
Me se fundi me ra ne dore 'Parajsa s'ka te preferuar' e Remarkut. Ende s'e kam nisur sepse jam ne mes te nje tjeter libri por mezi po pres sa te filloj e ta lexoj. Megjithese nuk dua te pres shume prej ketij libri qe mos te zhgenjehem pastaj. Gjithesesi komentet per kete liber ju a jap me vone.
Asnjeri s'ka pasur komente mbi librat qe ka lexuar kohet e fundit? Sepse per te lexuar eshte e qarte qe keni lexuar, provat ndodhen tek tema 'Cili eshte libri i fundit qe keni lexuar? ' Sic duket nuk kane qene mbreselenes sa duhet ata libra ose vera na ka bere te gjitheve pakez dembel.
mua parajsa s'ka preferenca me eshte dukur libri me i bukur i remarkut se bashku me harkun e triumfit. vetem ki parasysh qe mund te te shkaktoje melankoli remarkiane.
Atehere s'ka problem Klodel sepse ia kam marr doren melankolise qe shkakton Remarku. Sa te mbaroj se lexuari Mefisto edhe do filloj me Parajsen.
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Me se fundi me ra ne dore 'Parajsa s'ka te preferuar' e Remarkut. Ende s'e kam nisur sepse jam ne mes te nje tjeter libri por mezi po pres sa te filloj e ta lexoj. Megjithese nuk dua te pres shume prej ketij libri qe mos te zhgenjehem pastaj.Gjithesesi komentet per kete liber ju a jap me vone.
![]()
Asnjeri s'ka pasur komente mbi librat qe ka lexuar kohet e fundit? Sepse per te lexuar eshte e qarte qe keni lexuar, provat ndodhen tek tema 'Cili eshte libri i fundit qe keni lexuar? 'Sic duket nuk kane qene mbreselenes sa duhet ata libra ose vera na ka bere te gjitheve pakez dembel.
![]()
Jam e bindur qe eshte i njejti liber Iliada. Une e kam ne Anglisht e ndoshta si titull e kane shqiperuar ndryshe.
Ndersa une kete jave mbarova se lexuari dy libra:
"Lekura e qenit " e F.Kongolit, i cili mu duk liber interesant, jo me kot ishte cilesuar si libri i muajit ne gjermani..me pelqen narracioni i Kongolit, ka stil te vecante sa dhe te thjeshte. ne cdo liber te tij ai jep fragmente nga realiteti shqiptar, nderthur te djeshmen me te sotmen, realen me utopine, te verteten me hipokrizine..
ndersa libri i dyte, "11 minuta: i P. Coehlos, nuk e dija qe bente fjale per seksologjine. bente fjale per nje prostitute, besoj se e keni lexuar....
Ju pershendes
"Mefisto" nga Klaus Man
Megjithese mbahet si libri me i mire i autorit s'arriti te me terhiqte. Kishte momente ku niveli emocional ne menyren e pershkrimit te historise rritej, por edhe keto momente ishin fare te shkurtra. Nuk arrita te kisha vertet interes per personazhin kryesor. Edhe pse vete autori kishte nje pikepamje gjykuese ndaj heroit te tij, ka gjeni te penes te cilet te bejne ta duash personazhin e tyre kryesor edhe kur ky personazh eshte egoist, cinik, depresiv, arrogant.... edhe ka pasur raste edhe kur ata kane kryer krime me vetedije te plote, gjakftohtesi edhe paramendim e serish ti ke dashur te gjendej nje menyre qe ta shpetonte heroin duar-njollosur te romanit.
Momentet ne te cilat ti vertet futeshe ne brendesi te shpritit te Hendrik (Hajnc) Hefgenit ishin ato kur ai gjendej ne prezencen e te dashures se tij me ngjyre Julietes. Edhe ne disa raste fare te shkurter, pothuajse nje fjali e vetme shfaqej personaliteti i tij i vertet ne prezencen e bashkeshortes se tij Barbares.
Edhe tema e luftes se dyte boterore, nazizmi edhe temerret ishin pershkruar si perciptazi. Deri ne momentin e fundit ti prisje qe historia te merrte nje thellesi ne pershkrim e te prekte tematiken e duhur edhe gjithemon autori e kishte humbur ate shans. Gjithesesi me pelqeu perfundimi... shprehja e fundit e Hendrikut, ankesa e tij ne preherin e nenes qe pakeza e papritur edhe ti kujtohesh se ne fund te fundit Hendriku s'ishte asgje me shume se nje aktor i zakonshem.
"Qielli s'ka preferenca" nga Remark
Ok e perfundova librin edhe desha te ndaja mendimet e mija ne lidhje me te ketu midis jush. Do te mundohem mos te nxjerr shume sekrete nga libri, sidomos perfundimin e tij, ne menyre qe nqs dikush nga ju deshiron ta lexoj kete liber ne te ardhmen mos te humbasi kuriozitetin per te.
Nejse... vazhdojme. Se pari desha te shkruaja se ky liber me eshte dukur ndryshe nga librat e tjere te Remarkut (ata qe kam lexuar). Me duket se i mungonte ajo butesia, sentimentalizmi edhe ndjenja qe kane personazhet e tjere qe Remarku ka krijuar. Mendoj se me kete histori ai ka dashur te shkruaj e pershkruaj mendimet e dikujt i cili e di qe i ka ditet te numeruara edhe dhimbjen edhe keqardhjen qe ndjen kur je ende i ri edhe ka kaq shume qe mund te mesosh edhe perjetosh por s'do te mundesh ti arrish...
Dashuria midis Lillian edhe Clerfayt nuk ma mbushi mendjen. Se pari kur Lillian i thote Clerfayt se e do, menjehere pas ikjes/arratisjes se saj nga sanitoriumi, Clerfayt i thote asaj se 'ajo nuk e do, sepse po ta donte s'do te ishte kaq e lehte ta thoshte edhe as qe do t'i thoshte, por do ta mbante te fsheht' ; gje qe mendoj se vlen edhe per deklarimin e dashurise se Clerfayt ndaj Lillian. Mu duk si krejt pa baze marrja e vendimit te tij per ti prere lidhjet me Lillian edhe pastaj krejt papritur, sa e sheh ate me fustanin e ri, me e bukur me e re se kurre ai kupton se e do??!!
Mu duk se mungonin skenat aq te mire-pershkruara nga Remarku ne libra te tjere. Ato skena ku ti e shikon edhe kupton se si afrohen personazhet kryesore edhe pse afrohen me njeri tjetrin. Ne kete liber ishte e dhene fare hapur perse-ja : Lillian e dinte qe do te vdiste e konsumuar nga semundja e saj, keshtu qe s'kishte te ardhme dhe Clerfayt i cili merrej me gara makinash edhe mund te pesonte nje aksident ne cdo moment. Mos-egzistenca e se ardhmes ishte e perbashketa midis tyre.
Deri ne njefare pike, sidomos kur Clerfayt merr nje dhome ne hotel ngjitur me dhomen e Lillian, duket sikur Remarku ka ndjekur ose me mire kopjuar ne menyre te pandergjegjshme historin e Patit edhe Robertit tek 'Tre shoket'. Me pas, si ta kete vene re kete gje historia merr nje kthese me vete, krejt ndryshe edhe fillon histori te anohet drejt Lillian edhe Clerfayt kalon ne rol dytesor. Krejt ndryshe nga fillimi i librit i cili filloi me Clerfayat edhe mendimet e tij, libri vazhdon e perfundon me Lillian.
Si liber ishte nje lexim i mire. Si krijmtari e Remarkut...hmm pakez e ftohte edhe mizore ne nje fare menyre.
Iliada e preferuara ime mbetet Pati tek 'Tre shoket"
!
Kjo eshte nje vjershe qe e ka shkruar Renato Rrapi, djali qe ka qene i dashuri i Gresa Kadarese, historia e famshme qe shumekush e mban mend ne vitet `84), per kembenguljen e Kadarese per mbylljen e tij ne spitalin psiqiatrik, ne elbasan e perndjekjen e familjes se tij...
ishte shume e bukur dhe shume e ndjere dhe njekohesisht shume e trishtueshme....
DASHURI dhe BRENGE
Kur ty te njoha isha mjaft i ri,
me mijera pyetje,me mijera dyshime,
i ri qe arratisej ne nje bote pa fre,
plot endrra ,hove dhe ngurrime.
Nder syte e mi ti ndrojtjen e thelle e pe
dhe mallin qe ne ato dite plot vlime,
ma celte buzeqeshjen , dhe n`hare,
me bente qe te ndiej prape deshperime.
*********************************
Ndonjehere ti vec me nje veshtrim,
me nje levizje dore me c`armatos,
edhe diku me mbetet nje vegim,
nje gjurme e nje te qeshure q`u sos,
nje flakerim qe derdhet thelle ne shpirt,
qe duke me falur gaz prap me plagos
E prap me zhurit me ndjenjen tende te dlirte.
Edhe trupin me , ah , renkim nder vale,
ekstaze gazi te pafund ma tret...
dhe para teje flirtohem per nje mend,
kjo dashuria jone ,mua po me cmend
***********************************
Po bien gjethet..Edhe ti me pyet,
per lotet a me djegin valle ?
Kjo ndarja jone fare po me mbyt.
Ah, kohen ne, perse s`e ndalim valle ?
Dhe ne nga ndjenjat tona qe na i genjejne,
tretemi prap ne gaz e shprese.
***********************************
E dashur, lerme vetem,qe agimi
porsi nje foshnjeze te me gjeje ne gjume,
Edhe kur s`jemi bashke, mua vegimi
yt` i shtrenjte te me fanitet aq shume.
***********************************
Dhe gonxhes ti s`ja hoqe gjithe petalet,
s`e ndjeve vehten tej e tej te amshuar?
C`do puthje qe prej meje ty t`falet
a s`ma ktheve me te flakeruar ?
Me ndez aq shume sa une s`kam te shuar...
************************************
Ende ne buze zjarri yt me rri,
dhe ne cdo pore ndiej ngrohtesine tende,
ende ne sy e kam ate fshehtesi
E dashur, ti me puthje krejt me cmende.
Kur te kujtoj , atehere vehten time
me nuk e ndiej.Dritaren po veshtroj.
Pas saj po zbret mugetira plot mejtime
E vendi yt eshte bosh...per ty mejtoj.
Ti vec nje pyetje me ben gjithmon
Kerkon te dish perse kaq fort te dua
Po te ta them tani eshte teper vone?
Me pervelojne , o Shpirt, buzet e tua.
I dua shume, e nuk do te rresht Kurre
me puthje t`i mbuloj
magji pa fund me je o nur
dhe ato duar aq zbehtesisht te holla
qe kurre nuk dua t`i humbas
ne magjine tende krejt u krodha
n`at harrim ,ku viti te duket cas.
E dashuroj ,ah, shpirtin tend te vrare,
edhe vetmine e syve te tu duke qare.
***********************************
E dashur, o e dashur!-A kam leje
pa u skuqur Ty prape keshtu te quaj?
Kete emer kaq te shtrenjte , qe vec meje
e therret tani dhe nje goje e huaj.
A kam leje ta mbaj ne shpirtin tim?
A nuk me duhet qe te arratisem
prej endrres time q`e mbrojta me aq deshperim?
dhe prej puthjeve te tua , ah, qe molisem.
A s`po mi fshijne tani puthjet? Humbas i teri,
dhe ledhatimet a s`mi kane grabitur?
Me fal, e me ndihmo, qe une i mjeri
te gjej ate per te cilen jam venitur.
**********************************
Oh sa me dukesh e huaj, kur t` kujtoj
sa larg m`je tretur qe kur me ke braktisur!
A do mundem prape te t` dashuroj ,
kaq fort nga humbja jote e shastisur.
I shoh si m`arratisen keto kujtime,
e s` mund t`i kthej , e s`mund t`i mbaj me dot.
Vec disa here , si ne enderrime,
ne nje buzeqeshje ose ne nje lot
sec me fanitet prape kohe e shkuar,
si prushi qe s`u fik, sec me flakeron,
gjersa kjo zemer e mjere e mashtruar
me pikellim e dhembje e kupton:
se teli q`u kput , me s`tingellon...
**********************************
E njoh une dhimbjen, ankthin ,terrin
t`atyre casteve qe do te m`i kursesh
I njoh une plaget e tua qe te therin
qe t`i shkakton ajo, qe eshte mes nesh.
I ndiej rreziqet e atyre shtigjeve,
qe s`njohin rregulla, kufij,meshire,
qe jane GJITHNJE KUNDER TE GJITHA LIGJEVE,
qe mund te SHKATERROJNE DHE ENDRREN ME TE LIRE
Barra qe permbi supe po ngarkoj
e rende eshte shume,edhe guximi
me te cilin per ne te dy luftoj
s`eshte aq i madh.Porse kam frike ,
se ne nje cast dobesimi
Cdo gje qe kam ,ah, prape do ta dorzoj.
*************************************
Ti je per mua jeta, Ti je dita.
Si fara qe cel gonxhe pa mbarim,
Te cela Ty ne zemer e te rrita.
Dhe emri yt , e dashur, n`adhurim
me tret , edhe nder net me ben te lutem
ashtu si nuk jam lutur kurre me pare,
nuk di se ku te fshihem, ku te futem
nga kjo magji qe zemren ma ka vrare.
E gjitha Ti ma mbushe jeten plot,
e qenia jote shpirtin ma sundon,
e teksa flas , ah , fjale nuk gjej dot
qe dashurine time s`ta deshmon...
Ne mijra gonxhe Ti tek une lulezon.
Mbarova Martin Iden te Xhek London...dhe ngela i zhgenjyer nga Fundi.Po pse sdinte ca te bente Xhek London qe e vrau ate....
Une protestoj.madje do ta hedh ne gjyq xhek Londonin.:p
Tani,se e nisem nga Kritikat ne....
Te Libri me pelqu Fakti qe libri ka diagramen e Personazhit.Pra fillimisht me duket si disi konfuz,i ceket,jo i qarte dhe pa interes....Pastaj Rruga qe merr Martini sikur pasqyrohet dhe ne cilesine e Librit.Me pelqeu shume atmosfera qe ndertonte momente momente sa nganjehere dukej sikur ishe prezent dhe shikoje ngjarien.Hipokrizia e njerzve dilte shume qarte dhe trajtuar shume bukur.Mendimet Qe donte te percillte Xhek London jepeshin thjesht ,qarte dhe jo te veshtira per tu kapur.
Martini e tregoj fare qarte se nganjehere kuptojme se sa idiot kemi qene dikur.....Por disa njerez nuk e konstatojne asnjehere kete gje sepse ngelen perjetsisht te tille.....
Kaq Kisha
ps,Po me ate fundin e Ke menderosur o Xhek London....
Re: !
Citim:
Po citoj ato që tha lorie
Kjo eshte nje vjershe qe e ka shkruar Renato Rrapi, djali qe ka qene i dashuri i Gresa Kadarese, historia e famshme qe shumekush e mban mend ne vitet `84), per kembenguljen e Kadarese per mbylljen e tij ne spitalin psiqiatrik, ne elbasan e perndjekjen e familjes se tij...
ishte shume e bukur dhe shume e ndjere dhe njekohesisht shume e trishtueshme....
DASHURI dhe BRENGE
Kur ty te njoha isha mjaft i ri,
me mijera pyetje,me mijera dyshime,
i ri qe arratisej ne nje bote pa fre,
plot endrra ,hove dhe ngurrime.
Nder syte e mi ti ndrojtjen e thelle e pe
dhe mallin qe ne ato dite plot vlime,
ma celte buzeqeshjen , dhe n`hare,
me bente qe te ndiej prape deshperime.
*********************************
Ndonjehere ti vec me nje veshtrim,
me nje levizje dore me c`armatos,
edhe diku me mbetet nje vegim,
nje gjurme e nje te qeshure q`u sos,
nje flakerim qe derdhet thelle ne shpirt,
qe duke me falur gaz prap me plagos
E prap me zhurit me ndjenjen tende te dlirte.
Edhe trupin me , ah , renkim nder vale,
ekstaze gazi te pafund ma tret...
dhe para teje flirtohem per nje mend,
kjo dashuria jone ,mua po me cmend
***********************************
Po bien gjethet..Edhe ti me pyet,
per lotet a me djegin valle ?
Kjo ndarja jone fare po me mbyt.
Ah, kohen ne, perse s`e ndalim valle ?
Dhe ne nga ndjenjat tona qe na i genjejne,
tretemi prap ne gaz e shprese.
***********************************
E dashur, lerme vetem,qe agimi
porsi nje foshnjeze te me gjeje ne gjume,
Edhe kur s`jemi bashke, mua vegimi
yt` i shtrenjte te me fanitet aq shume.
***********************************
Dhe gonxhes ti s`ja hoqe gjithe petalet,
s`e ndjeve vehten tej e tej te amshuar?
C`do puthje qe prej meje ty t`falet
a s`ma ktheve me te flakeruar ?
Me ndez aq shume sa une s`kam te shuar...
************************************
Ende ne buze zjarri yt me rri,
dhe ne cdo pore ndiej ngrohtesine tende,
ende ne sy e kam ate fshehtesi
E dashur, ti me puthje krejt me cmende.
Kur te kujtoj , atehere vehten time
me nuk e ndiej.Dritaren po veshtroj.
Pas saj po zbret mugetira plot mejtime
E vendi yt eshte bosh...per ty mejtoj.
Ti vec nje pyetje me ben gjithmon
Kerkon te dish perse kaq fort te dua
Po te ta them tani eshte teper vone?
Me pervelojne , o Shpirt, buzet e tua.
I dua shume, e nuk do te rresht Kurre
me puthje t`i mbuloj
magji pa fund me je o nur
dhe ato duar aq zbehtesisht te holla
qe kurre nuk dua t`i humbas
ne magjine tende krejt u krodha
n`at harrim ,ku viti te duket cas.
E dashuroj ,ah, shpirtin tend te vrare,
edhe vetmine e syve te tu duke qare.
***********************************
E dashur, o e dashur!-A kam leje
pa u skuqur Ty prape keshtu te quaj?
Kete emer kaq te shtrenjte , qe vec meje
e therret tani dhe nje goje e huaj.
A kam leje ta mbaj ne shpirtin tim?
A nuk me duhet qe te arratisem
prej endrres time q`e mbrojta me aq deshperim?
dhe prej puthjeve te tua , ah, qe molisem.
A s`po mi fshijne tani puthjet? Humbas i teri,
dhe ledhatimet a s`mi kane grabitur?
Me fal, e me ndihmo, qe une i mjeri
te gjej ate per te cilen jam venitur.
**********************************
Oh sa me dukesh e huaj, kur t` kujtoj
sa larg m`je tretur qe kur me ke braktisur!
A do mundem prape te t` dashuroj ,
kaq fort nga humbja jote e shastisur.
I shoh si m`arratisen keto kujtime,
e s` mund t`i kthej , e s`mund t`i mbaj me dot.
Vec disa here , si ne enderrime,
ne nje buzeqeshje ose ne nje lot
sec me fanitet prape kohe e shkuar,
si prushi qe s`u fik, sec me flakeron,
gjersa kjo zemer e mjere e mashtruar
me pikellim e dhembje e kupton:
se teli q`u kput , me s`tingellon...
**********************************
E njoh une dhimbjen, ankthin ,terrin
t`atyre casteve qe do te m`i kursesh
I njoh une plaget e tua qe te therin
qe t`i shkakton ajo, qe eshte mes nesh.
I ndiej rreziqet e atyre shtigjeve,
qe s`njohin rregulla, kufij,meshire,
qe jane GJITHNJE KUNDER TE GJITHA LIGJEVE,
qe mund te SHKATERROJNE DHE ENDRREN ME TE LIRE
Barra qe permbi supe po ngarkoj
e rende eshte shume,edhe guximi
me te cilin per ne te dy luftoj
s`eshte aq i madh.Porse kam frike ,
se ne nje cast dobesimi
Cdo gje qe kam ,ah, prape do ta dorzoj.
*************************************
Ti je per mua jeta, Ti je dita.
Si fara qe cel gonxhe pa mbarim,
Te cela Ty ne zemer e te rrita.
Dhe emri yt , e dashur, n`adhurim
me tret , edhe nder net me ben te lutem
ashtu si nuk jam lutur kurre me pare,
nuk di se ku te fshihem, ku te futem
nga kjo magji qe zemren ma ka vrare.
E gjitha Ti ma mbushe jeten plot,
e qenia jote shpirtin ma sundon,
e teksa flas , ah , fjale nuk gjej dot
qe dashurine time s`ta deshmon...
Ne mijra gonxhe Ti tek une lulezon.
vertet poezi e ndjere.Per moshen 18 vjec qe ka pasur goxha e arrire besoj.eh ke nuk beri dashuria poet ........
Re: Re: USHTARI I MIRE SHVJEK
Citim:ESHTE BOTUR RRETH VITEVE 80 ...............ESHTE LBER I RILINDJES PRISHTINE.............ME KOPERTINA TE PORTOKALLTA..............
Po citoj ato që tha Straniero
USHTARI I MIRE SHVJEK.....ESHTE ROMAN I AUTORI CEK ME DUKET ..............E HARROVA AUTORIN PER MOMENT........ OK SKA GJE SE DO TE FLAS PER ROMANIN.....................IMAZHI I KETIJ ROMANI ESHTE KY........... VOLUMI ESHTE MBI 800 FAQE
Memories of a Geisha
Eshte historia e vuajtur e Chiyo edhe shendrrimi i saj nga nje vajze e vogel e lindur ne nje fshat te humbur , ne nje shtepi te shtremberuar prej ererave te detit, ne nje nga Geisha-t me te njohura ne Japoni.
Mendoj se stili i te shkruajturit, menyra e te pershkruarit thjesht te ndodhive e ngjarjeve ne liber eshte terheqese edhe e ben personazhin kryesor te ndihet me e afert me lexuesin, njesoj si te ishit duke pasur nje bashkebisedim intim ulur ne anet e kundertat te nje tavoline.
Nje Geisha s'eshte gje tjeter vecese versioni luksoz i nje prostitute. Ne rastin e Chiyo e ardhmja ishte e paevitueshme. Ajo tregon historine e saj edhe mjaft informacione interesante per shenderrimin e nje vajze te thjesht ne nje Geisha. Chiyo perjeton nje histori dashurie te cuditshme e cila i dedikohet nje personi qe ajo nuk e njeh per me teper sesa disa momente te shkurter. Gjithesesi ato momente ne prezencen e atij personi i japin asaj shpresen edhe deshiren per te vazhduar perpara ne jete.
Ka disa zgjedhje te caktuara nje jeten e Chiyo-s, e cila pasi behet Geisha merr emrin Sayuri, te cilat jane jo vetem te veshtira por kerkojne nje shpirt te forte e pothuajse mizor per tu zbatuar.
Nje nga pikat me interesante ne liber, per mendimin tim, eshte momenti kur Sayuri humbet virgjerine. Duke filluar nga momenti kur Sayuri eshte e "gatshme" per te humbur virgjerine e saj ( duhet pasur parasysh se Sayuri s'kishte asnje te drejte per te zgjedhur qofte momentin qofte personin me te cilin do te humbiste virgjerine) ; zhvillohet nje si tip ankandi absurd midis dy personave te interesuar.
Kur ankandi arrin ne piken me te lart qe mundet fituesi del nje doktor te cilin personazhi kryesor ne liber e quan Doktor Gaforrja, per shkak te menyres se si ai i mban shpatullat e krahet e tij qe te bejne te mendosh per nje gaforre.
Me beri pershtypje mania e Doktor Gaforres me virgjerine. Jo vetem qe ai ishte personi qe kishte cvirgjeruar nje numer te madh te Geishave me te njohura ne Japoni, por, mbante te konservuar neper shishka te vogla proven e ketij akti.
Ka disa personazhe qe te ngjallin ndjenja te ndryshme ne liber, por ne pergjithesi karakteret e tyre jane fare te thjesht edhe pa komplikacione. I vetmi personazh i cili pati nje fare komplikacioni ne karakter ( megjithese edhe ne kete rast qe nje kokolepsje e ceket gjithesesi) ishte geisha tjeter me te cilen ne femijeri Sayuri ishte shoqe, 'Pumpkin'. Megjithate eshte fare e thjesht ti kuptosh personazhet ne liber edhe ata pozitiv e ata negativ jane ndare fare hapur e qarte edhe historia zhvillohet ne po te njejten menyre fare hapur.
Nje nga te vetmet mistere ne histori shpaloset ne faqet e fundit te librit pas nje tradhetie te dhimbshme te cilen Sayuri ishte e detyruar ta bente ne menyre qe te shpetonte veteveten nga nje fat i hidhur.
Edhe pse ne fillim te librit nga nje shenim i autorit duket sikur historia eshte e bazuar ne nje histori te vertete, eshte pakez e veshtire ta besosh kete nga fakti se gjithesesi, me gjithecka qe ndodh ne jeten e Sayurit, dhimbje poshterime e gjithecka tjeter, ajo mbetet e paster edhe naive ne shpirt...
Ne fund te librit nje tjeter shenim po nga autori verteton se historia s'eshte gje tjeter vecese nje krijim i imagjinates i bazuar ne disa informacione te verteta mbi jeten e Geishave ne vitet qe zhvillohet edhe vete ngjarja.
Historia eshte nje ngjarje e cila te meson se ka shume rruge ne jete te cilat i marrim sepse jemi te forcuar ti marrim e s'kemi zgjidhje tjeter, por se gjithesesi ka shume qe ne mund te bejme per te permiresuar sa me shume te jete e mundur momentin ne te cilin ndodhemi.
Do te thosha se ishte nje liber i mire ne pergjithesi, edhe pse nuk isha e mahnitur apo e magjepsur prej tij.
me pelqeu ky analizim i librit bere nga ilirusa,por kam nje verejtje te vockel fare,pasi te pakten ashtu sic e kemi mesuar ne ne universitet,ne analizen e personazheve nuk mund te besh nje ndarje te tyre ne pozitive ose negative,pavaresisht permbajtjes se librit.Pasi ne nje analize te sakte shikohet sesi autori i ka vendosur dhe pershtatur keta personazhe duke ua hequr titullin personazhe "te mire" personazhe "te keqinj".
pershendetje!
Edhe une mbreme perfundova se lexuari kete liber, ku Iliriusa solli dhe disa detaje te tij. Me kane folur me kaq shume superlativa per kete liber,saqe e mora dhe e lexova me idene se do mahnitesha nga ai. Nuk ndodhi keshtu, edhe pse duhet te theksoj se kane qene disa fragmente aty te pershkruara me aq ndjenje dhe detaj saqe me eshte dukur sikur jam e pranishme ne dhimbjen e saj. Vecoj ketu momentin kur ajo humbet virgjerine me Doktor Gaforren, sic e ka shkruar edhe iliriusa , apo kur ajo eshte e detyruar qe per dashurine e saj me Chairmanin te beje nje tradheti.
Sic e tha dhe Iliriusa , vetem ne faqet e fundit te librit zbulohet nje sekret qe as qe mund te jete menduar gjate librit. Dhe me besoni se kur Chairmani eshte puthur me Kijon ( Sajurin) jam ndjere e lehtesuar edhe une.
Me teper se sa nje histori mbreslenese , mjeshteria dhe mprehtesia e pershkrimeve te autorit e benin ate nje liber qe ia vlen t'ia rekomandosh dikujt.
Do mundohem qe heren tjeter te sjell disa fagmente nga libri....
Citim:
Po citoj ato që tha roke
me pelqeu ky analizim i librit bere nga ilirusa,por kam nje verejtje te vockel fare,pasi te pakten ashtu sic e kemi mesuar ne ne universitet,ne analizen e personazheve nuk mund te besh nje ndarje te tyre ne pozitive ose negative,pavaresisht permbajtjes se librit.Pasi ne nje analize te sakte shikohet sesi autori i ka vendosur dhe pershtatur keta personazhe duke ua hequr titullin personazhe "te mire" personazhe "te keqinj".
pershendetje!
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.