Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- A eshte krim........? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=540)


Postuar nga juliana datë 08 Mars 2003 - 18:48:

Post A eshte krim........?

a eshte krim te dasurosh nje djale kur nuk e di qe ai eshte i martuar dhe pasi te genjen qe te don shume dhe te shfrytezon ne maksimum te thote ik tani se sje me per mua!!....
kjo pra eshte historia e nje vajze qe e njoha dje nga vollga rastesisht.tani e ka marre vesh qe ai eshte i martuar dhe nuk din se cte beje.te ndahet nga ai apo ti thote familjes se saj se cfare i ka bere ai njeri?
pres pergjigjen tuaj.


Postuar nga Joela datë 08 Mars 2003 - 23:26:

Me vjen keq per kete vajze , pasi keto jane gjera qe kane ndodhur dhe vazhdojne te ndodhin ne jete .
Per mendimin tim kjo vajze duhet te ndahet nga ky person edhe pse e kuptoj se per te mund te jete e veshtire por me mire te vuaj tani se sa gjithe jetes per nje vendim qe nuk arriti ta merrte kohe me pare.
Persa i perket faktit qe ajo duhet te flasi me njerezit e shtepise me duket dicka absurde pasi ajo duhet te jete aq e fort sa ti perballoj keto gjera vetem.
Prindrit ne kete rast nuk do te benin dot gje . Ja e zeme se ja tha prinderve ... Cfare do bejne prinderit e shkrete ...
- e para do shqetesohen per nje veprin te pamenduar te vajzes
- e dyta - Do ndajne ate djalin e martuar nga familja per tu martuar me vajzen e tyre???????
Nuk di cte them me teper ... vetem ... ME VJEN KEQ


Postuar nga Keni datë 09 Mars 2003 - 00:53:

Juliana me vjen keq per kete vajze por jane gjera qe ndodhin. Pa mendo per shume vajza shqiptare qe jane genjyer me te njejtin fat dhe kane perfunduar ne Greqi apo Itali dhe punojn per ata qe i kane dashur me shpirt. Prandaj mendimi im eshte qe ajo duhet ti nenshtrohet fatit, ti kthej kurizin fatit te hidhur. Sa per familjen mendoj se nuk duhet te mari pjes ne kete hidherim te saj sepse mund te ndodhe qe ky fat i hidhur te dyfishohet dhe kjo nuk do te jete e mire per te.
Me respekt Keni.


Postuar nga Ami- datë 09 Mars 2003 - 01:27:

Nuk mendoj se ne kete rast ka kaq shume tragjedi sa shprehet nga parafolesit.

Une mendoj se nuk duhet fajesuar asnje nga personazhet e kesaj historie pasi edhe nese ai djali e ka mbajtur te fshehte martesen e tij kjo vjen nga fakti sepse nese ai do i kishte thene kesaj vajze kete gje qe ne fillim atehere historia e tyre as qe do te fillonte. Pra ka qene i detyruar qe ta beje nje gje te tille.
Megjithate raste te tilla ka plot sa here dashurohemi dhe ndahemi ne jete?
Mjafton qe te kemi parasysh se si cdo gje ne bote edhe dashuria nuk eshte e perjetshme dhe ajo ndryshohet dhe permiresohet apo modifikohet ne shpirtin tone. Ne raste te tilla kur nje dashuri perfundon zgjidhja eshte qe personi te jete realist mbi mundesite qe ka kjo dashuri per te mbijetuar. Nese bindet qe nje gje e tille nuk ka rrugedalje atehere nuk duhet te kushtezohet nga ajo por te shohe perpara se mundesite jane te pafundme.

Une per vete ne jeten time kam nje moto e cila me largon nga iluzionet

KUSH NUK ME DO, NUK ME MERITON....

Dhe kjo shprehje me ndihmon shume per te vleresuar se sa peshe ka nje dashuri dhe se sa mundesi ka ajo per te mbijetuar.


Postuar nga Ira datë 25 Mars 2003 - 03:01:

Juliana

me erdhe shume keq ku lexova kete histori te nje mikeshe tende.
Une mendoj qe ajo me mire te heqi dore nga ai djale tani se sa me vone. Nuk ke se cfate te besh kot nuk eshte ajo shprehja qe mashkulli eshte shoku i qenit. Mendoj qe ajo do ta kaloj kete gjendje, do ti duhet pak kohe por jam e sigurte qe do ta peballoi. Sa per prinderit do te ishte me mire te mos i thote, nese ajo do ta perballonte kete situate aq me mire.


Postuar nga ola datë 25 Mars 2003 - 03:26:

Unhappy me vjen keq

uau!!!!!!!! vertet nje histori e trishtueshme nuk e imagjinoj dot se sa vuan ajo vajze ne keto caste. e zhgenjyer, e mashtruar, e shfrytezuar dhe gjithcka e keqe qe mund te te ndodhe ne jete. te them te verteten une nuk do dija cfare ti thosha asaj vajze, me se ta ngushelloja sepse e di qe po te isha une ne vend te saj gjithcka do me dukej shume erret. besoj se kjo vajze nuk duhet ta shikoje me ate njeri ose me mire te thuash ate kriminel, nuk ka me asgje per tu thene. ne vend qe te mundohet t'ia ktheje mendjen atij djali, ajo duhet te fokusohet ne jeten e saj dhe te jete optimiste per te ardhmen (e di qe eshte me lehte te thuhet se sa te behet, por ne keto caste nuk asgje tjeter per tu bere). persa i perket bisedes me prinderit e saj, une mendoj qe ajo te mos ju thote njehere per njehere se ti e di si jane prinderit i ekzagjerojne te gjitha gjerat plus qe ata do duan te ballafaqohen me djalin dhe kushedi cfare ndodh (ne shqiptaret jemi shume gjak nxehte)

shpresoj qe ajo vajze te ndihet me mire dhe i uroj fat dhe lumturi per me tutje.


ola


Postuar nga ENISS datë 25 Mars 2003 - 16:45:

Re: A eshte krim........?

Citim:
Po citoj ato që tha juliana
.....tani e ka marre vesh qe ai eshte i martuar dhe nuk din se cte beje.te ndahet nga ai apo ti thote familjes se saj se cfare i ka bere ai njeri?
pres pergjigjen tuaj.



Cfare do zgjidhte nese do ti tregonte familjes per kete histori? Apo theshte te kete dhe ngushellimin e tyre ? Sme duket se duhet ta bej edhe kete... Kam degjuar shume histori te tilla. Me duket teresisht e padrejte. Nje lidhje komplet fallco. Tek e fundit edhe pse je i martuar nese je i hapur e tregon kushtet ne te cilat ndodhesh, ka plot partnere qe se kane problem nje lidhje edhe pse je i martuar. Pse u dashka te mashtrosh, e ti shkaktosh vuajtje te tilla kesaj vajze? Ok ... tek e fundit eshte dicka qe duhet kaluar dhe te vlen per te kuptuar se ne jete ndodh edhe keshtu Eshte thjeshte nje periudhe qe sduhet pare si fundi i botes... ndaj sa thash dhe me siper problemi i shkaktuar duhet eleminuar pak nga pak dhe jo ti shtosh hallka te tjera... ti tregoje familjes, apo ku di une ....


Postuar nga ENISS datë 25 Mars 2003 - 16:52:

qe nga tema ''A eshte Krim'' skeni pse e beni kaq tragjike... e shikoj si nje rast shume te veshtire e madje kam parasysh edhe pasojat per kete vajze, humbje te besimit ndaj te tjereve, vetes, ndihet e fyer, e mashtruar, por jo Krim...
Uroj ti kaloj sa me shpejt dhe te jete me e kujdesshme ne nje lidhje te ngushte...


Postuar nga illusion datë 29 Mars 2003 - 12:58:

lol

sa te zgjut qe te kam shtrige (Eniss)

Sa per temen me e lartshme...Gjera qe ndodhin
edhe sic e kan then komunistet e vjeter "Ngjarjet e keqija jan edukative"

By the way.. sa me pak thashetheme


Postuar nga Ana datë 02 Prill 2003 - 00:07:

Smile

Waw,
krim eshte fjale shume e rende, dhe duhet perdorur shume rralle.
Ne kete rast, krim ndaj kujt? Ti thua "a eshte krim te dashurosh dike qe e shte i martuar" e blah, blah, blah.... se nuk po i perseris te tera. Qe ne formulimin e pyetjes ka gabim dhe askush nuk i pergjigjet me " PO" kesaj pyetje.

Keto jane gjera qe ngjasin, here nga mashtrimi i meshkujve, here nga mendjelehtesia e femrave.

Nuk eshte fundi i botes, ajo nqs eshte vajze e zgjuar, ka nxjerre mesim nga kjo histori dhe nuk do lejoje te perseritet me. Sa per dhimbjen e ndarjes, personalisht nuk besoj se ka njeri te pazevendesueshem, me kohe ajo do njohe njeriun e duhur dhe kjo qe ka kaluar, pas ca vitesh, do t'i duket tamam nje aventure e moshes, dhe nuk ka per t'i mbetur asgje ne mendje vec mesimit qe ka nxjerre nga kjo histori.

Sa per ate se si duhet ta zgjidhe situaten, kjo nuk do shume mend, sa me pare te shkepuse marredheniet dhe te mundohet te kete prane nje shoqe te mire, qe te kaloje kete periudhen e pare.

Sa per familjen, mendoj qe ajo eshte e rritur mjaft ( perderisa eshte e afte te hyje ne marredhenie cifti) sa per t'i bere balle vete kesaj situate, pse duhet t'i shqetesoje ata tani ne fund, kur kjo gje vetem do e acaronte situaten, perse t'u thote, qe babai apo vellai te shkojne t'i japin nje dru te shendoshe ketij djalit, sic ndodh rendom ne keto raste?? E cfare do zgjidhin?? Rrezik do i prishnin dhe atij familjen.....


Postuar nga Arrixhofka datë 02 Prill 2003 - 09:10:

Sad but GET OVER IT!!!!

TEMA E HAPUR PER DISKUTIM,ESHTE NJE TEME QE INKURAJON LINDJEN E THASHETHEMIT.ME PELQYEN IDETE E AMIT,tamam realiste.Ca ide varen nga mosha e individit,eksperienca,dhe menyra e secilit per te analizuar problemin.Ne kete rast do qe me vend ajo shprehja popullore ""pyet 7 a 8 dhe bej si di vete''
dhe kjo goca,me naivitetin apo zgjuarsine qe e futi ne kete mardhenie,fare mire e ka menduar nje zgjidhje.Une i uroj fat ne kete problem ,e zgjidhte sa me shpejt ,se sa me shpejt te marri fund,aq me shpejt aq me gjate do jene thashethemet,lol
peshendetje te gjitheve
XHOFKA!!!


Postuar nga xeni datë 02 Prill 2003 - 14:58:

SESHT KRIM POR AVENTURE

A ESHTE KRIM TE DASHUROSH JO
A ESHTE KRIM TE MOS TREGOSH SE KUSH JE NESE DASHURON -JO
A ESHTE KRIM QE NDAHEN NJERZIT QE DIKUR U DESHEN-JO
SPO GJEJ KTU ASNJE FAKT QE TE QUHET KRIM NDODHIA E TREGUAR.
POR,QKA ME TUTJE DO TE ISHTE PYETJA QE DO TE MUND TE PERGJIGJEMI?


Postuar nga Arrixhofka datë 03 Prill 2003 - 10:46:

Kjo eshte jeta,ky eshte realiteti!!

Jam dakort me ty Xeni,asgje si kjo s mund te quhet krim.Jeta i sjell te gjitha dhe personi eshte ai qe ben zgjedhjet e tij,mire apo keq,is privat,por qe kur hapet per diskutim,e ka arritur nje konkluzion,se atehere behet kolektive,dhe njerez te ndryshem japin ide te ndryshme,per gjera qe nen ndikimin e ndjenjave,perfundojne krejt ndryshe.Ndaj mendoj se eshte koha te hapet nje teme tjeter,
Pershendetje,Xhofka!!!!!


Postuar nga psychotop datë 25 Qershor 2003 - 17:28:

Hallo!
Ne nuk kemi informacione te mjaftueshme per ta quajtur "krim" apo "gabim" apo ta quash ate djalin "kriminel"!!!! Ndoshta edhe ka dashuruar vajzen ne fjale.Sa i perket marteses se tij,ndoshta mund te kete qene nje martese e stilit te vjeter,e bere nga prinderit,thjeshte me nje femer qe se ka njohur kurre apo ku ta di une!Dhe ja erdh momenti dhe u dashurua me te vertete.Pastaj ska pse ti vihet faji i gjithi atij,ne"zonjushat" duhet te jemi pak me syhapur kur marrin ndonje vendim te tille;nuk kushton gje nese merr pak informata lidhur me te.Ne fund te fundit,jeta vazhdon,asgje nuk eshte e perjetshme.


Postuar nga Klodel datë 25 Qershor 2003 - 23:17:

kur jene ndjenjat ne mes asgje nuk eshte krim, dhe asgje nuk mund as te gjykohet e as te paragjykohet. eshte teper personale.


Postuar nga PINK_GIRL datë 25 Qershor 2003 - 23:53:

Nuk mund te thuash se eshte "krim" ne kete rast nuk u vra njeri lol .... ate vajzen njeri nuk e detyroi te lidhej me ate mashkull ..pavarsisht se ai me vone doli se ishte i martuar ... e tille eshte jeta me genjeshtra dhe intriga ... ajo ra viktime e tyre ... so per mendimin tim ajo vajza me mire ta harroj ate mashkullin mashtrues .... pasi ne jete nuk ka vetem nje dashuri ... sa me shume te rrosh me shume do dashurosh ...

mendimi im anyway ....

PINK


Postuar nga ^blu^ datë 26 Qershor 2003 - 20:18:

PINK_GIRL........sa me shume te rrosh me shume do dashurosh.
Kam degjuar.... sa me shume te rrosh,me shume do mesosh.Dhe kjo nuk eshte keq)))


gjeja me e mire qe ajo do bej eshte.....te largohet nga ky djale,se do vuaj shume me vone.e di qe nuk do e kete te lehte ta harroj,por duhet te provoj me te gjitha forcat te zhduki cdo imazhe te tijin,nga truri dhe zemra.dhe ti leri rruge te hapur nje dashurie te re.

ahhhh dhe nje gje,nuk duhet te mbyllet ne vetvete.(che soffrira tanto)


Postuar nga GLOCK 26 datë 16 Gusht 2003 - 05:02:

me falni tju pyes!

po flisni perdhe per
me pak fjale po ju tregoj nje histori dhe dua te me tregoni se kush ne kete rast e ka fain (pra kush e ka kryer )
nje grua e martuar na lidhet me nje 23 vjecar.vajza e cila na kishte 2 femij,ishte aq posesive sa duke shfrytezuar rastin qe djali ishte shume i dashuruar e detyronte qe te mos rrinte me me shoqerine e tij.
erdhi nje moment qe djali e coi ne te semes shoqerine dhe rrinte vetem me vajzen.
si perfundim djali pas disa kohesh na u nda me vajzen,qe me llogjike nuk kishte si te lidhte jeten.
perfundimi...pa shoqeri...pa vajze etj etj
ju lutem si mendoni a ka krim ne kete lloj dhe si duhet rreaguar se sinjqerisht nuk e kam kuptuar akoma.


Postuar nga zysha e letersise datë 19 Gusht 2003 - 21:10:

sygjerim

Une per vajzen ne fjale do te sygjeroja tregimin "Bashkekohorja" te Teodor Kekos.
Gjendet tek vellimi "Lajmetarja e vdekjeve"


Postuar nga ADELAIDA datë 07 Shtator 2003 - 19:28:

Aty ku mbizotron ndjenja ka strehen edhe budalleku,idiotsia,mashtrimi,genjeshtra,intriga sic eshte e bukura,lumturia.........por gjithsesi nuk mund te ekzistoj krimi.cfare mund te quajm krim?Nje mashtrim?Apo nje mendjelehtesi nga ana e vajzes?Nuk dua te heq rolin e feministes dhe te them qe faji eshte i djalit se e ka mashtruar,e ka genjyer,shfrytezuar......se ne fund te fundit ky eshte roli qe ata dine te bejne me mire por faji duhet kerkuar edhe tek shoqja jote e dashur.keto gjera jane bere te zakonshme ne shqiperi dhe asnje vajze nuk do ti bente keq nqs do ti hapte pak me shume syte dhe te ishte me shume e kujdesshme
Por me siguri tani do thuash e cfare rendesie kan gjithe keto fjale tani kur ajo qe u be u be.Qellimi im i vetem qe u zgjata mbi kete eshte qe te them se cdo gabim duhet bere mesim.Ky uishte thjesht nje gabim nje eksperienc qe duhet hedhur kraheve,tani duhet pare perpara dhe kur ta kthej koken mbrapa duhet ta shikoj ate ndodhi thjesht si nje kujtim.Nje kujtim qe ne fund te fundit i sherbeu per dicka.
Edhe dicka tjeter:Mendoj se kjo vajze eshte aq e rritur sa ti mbaj vete pergjegjsit e veprimeve te saj pa ja len ne dore familjes.Kush gabon ai eshte fajtori dhe ai duhet te gjej si te dali prej saj.
I uroj shume po shume fat shoqes tende dhe JETA VAZHDON!


Postuar nga sUgA__tIlOnCe datë 08 Shtator 2003 - 18:30:

Angry car plere paska qene ai..

O zot car s'mban kjo toke...lloj-lloj plerash.......Po te isha une ne vend te saj, do ndahesha ne menyre urgjente.


Postuar nga bruni datë 12 Shtator 2003 - 16:45:

zhurme

MBRAPA BUZEQESHJES MUND TE FSHIHET TRISHTIMI .KUR MBARON GEZIMI MBETET DHIMBJA.
A E KA PROVUAR NDONJERI KETE .A DO TE ISHTE KY NJE KRIM I PERDITSHEM ,I CILI DO TE SILLTE GJITHMON STRES E VUAJTJE NE FAMILJE,SHOQERI ,APO AKOMA EDHE ME SHUME NE NJE LIDHJE?
nese ky fakt do te ishte nje reagim momental,si do ta perkufizonit veprimin?
bye bruni


Postuar nga atdheuyne datë 04 Tetor 2003 - 21:52:

juliana...

ajo vajza eshte e pa gezuar tani ne kete moment...ai i martuari e perdori ate, e genjeu, dhe e la. po c'far mund te bej familja e asaj ne kete vend...
Ta vrasin ate ????? djalin se e beri kete...une besoj se jo ...ai lozi me ndjenjat e asaj vajze dhe e drejta eshte qe i vrau zemren po ajo akoma jeton dhe do vij dita qe do gjej dike tjeter qe te dashuroj. kurse ai djali do ta gjej perfundimin e vet tjetersoj...do vij dita qe dhe atij ti thyhet zemra,,ne se sja ben gruaja, do tja bej vajza, motra, etc.
ky eshte mendimi im ...po ju anetar te tjer si thoni.,????


Postuar nga atdheuyne datë 04 Tetor 2003 - 21:56:

joela...

jam shum dakort me mendimin tend ajo si vajze sic e kam shkruar edhe larte nuk mund te bej dot gje per te kaluaren,
PO MUND TE BEJ DICKA PER TE ARDHMEN....TE GJEJ NJERIUN TJETER TE DASHUROJ....se sa me shpejt do ta gjej aq me shpejt do haroj.
si thoni ju anetaret e tjer....


Postuar nga eliz datë 23 Tetor 2003 - 09:22:

Juliana ,ajo vajze per mendimin tim duhet te largohet sa me shpejte nga ai njeri.dhe ne asnje menyre nuk duhet te shpresoje se duke i thene prinderve do te arrije dicka.Le te supozojme se i tha prinderve dhe ata arrijne ta ndajne.(po arriten)Cdo beje do martohet me nje njeri qe la gruan per nje tjeter.Kjo mund te ndodhe me te pasi te jete martuar me ate djalin .Ta Harroje nje ore e me pare.Jam e sigurte qe do gjeje nje djale qe e meriton.


Postuar nga majtari datë 14 Nëntor 2003 - 11:16:

Aspak nuk eshte krim te duash dike Juliana...Por vetem duhet te jesh e kujdeshme me dike qe do
Ai sic u nda me ty fare mire mund te ndahet edhe me ate tjetren ,kshu qe sia vlen te shqetesohesh per te...okaayyyyy!!!!!


Postuar nga elbasanlliu_2003 datë 30 Nëntor 2003 - 02:47:

e dashur juliana
nuk eshte krim te dashurosh nje djale, po kur ke beqare sa te dush rrugeve cdreqin do ajo qe ngec te ai i martuari ? Nuk me bien mua keto lloj femrash dreqin. Per te vetmen gje qe nuk i genjej femrat eshte kur i them qe jam beqar, ato te martuarit ato kane eksperienca per te mashtruar femrat ashtu sic mashtrojne grate e tyre qe i lajne te mbathurat dhe i pergatisin dreken pas pune ...................... tani duhet te di fatin e asaj goces kur e kuptoi se ishte i martuar . Cfare beri ajo kur e mori vesh? krim do ishte nqs do e kishte gjetur ndonje gje ate vajzen po une mendoj se ajo ka gjetur ashtu sic e ka patur tipin. konviktore eshte ajo vajza ?


Postuar nga LOVERBOY-28 datë 21 Dhjetor 2003 - 07:09:

hI........
eshte dicka shume interesante por aspak e cuditshme.gjthashtu dhe e lezetcme.thote nje kenge:::::::::::::::jeta e ..,,,,,eshte me embel.nuk ka asnje lloj sqarimi.per mua nuk eshte krim.eshte dicka shume e bukur.ketu ka vetem dy shpjegime.1---ai djale ose burre duket se eshte tip shume i zgjuar perderisa ajo nuk dinte gje ose 2 ajo shoqja juaj nuk ishta aq sa duhet e sakte per veprimet e saj.per te mos thene se ishte viktime e thjeshte dhe e lehte por kurre viktime.le te kujdesej pak.nuk eshte e domosdosshme qe naten e pare qe njohim dike na thote 5 fjale te embla dhe na shet romance te perfundojme ne krevat.neve meshkujve sigurisht qe na pelqen kjo.what the next about you?persa i perket familjes se tij per mendimin tim eshte i vetmi faktor qe nuk duhet te cenohet aspak.atehere do ishte krim nese i shkaktonte probleme ne familje per arsye hakmarrje.keshtu qe eshte me mire te korrigjojme gabimet tona.kujdes per here te tjera.iku ai.the next.ka dhe te pamartuar.
sa keq qe e kemi kete ndjenjen e hakmarrjes ne albanezet!!!!!!!!!!!!!
DON'T WORRY.BE HAPPY.

H ZWH SYNEXIZETAI.





KISSES.


Postuar nga unforgiven datë 21 Dhjetor 2003 - 07:52:

hej Loverboy-28!
Kam idene qe do te jesh nga keta te martuarit e stazhionuar!
Be careful, take care


Postuar nga ThE_MaStEr datë 26 Dhjetor 2003 - 12:44:

Unhappy Krim

Njeriut i eshte dhene e drejta te dashuroj ama eshte e drejte e kufizuar ,,, dashuria eshte fillimi i jetes , i plages ; i vuajtjeve ;i gezimit i gjithckaje edhe i marrezirrave . Te shperdorosh dashurine tende per mua eshte nje krim sepse dashuro ate qe te dashuron dhe jo ate qe te shfrytezon (ku ta dinte ajo ) . Shfrytezimi eshte gjithcka qe ndodh por naiviteti denohet edhe shume rende sepse ndonese ishte i martuar ai mostra i martuar po te ishte i dashuruar me shoqen tende juliana do te ndahej po se ben se eshte kriminel ne shoqeri . Por kriminele eshte edhe ajo qe e ka nenvleresuar dashurine .


Postuar nga vipi31 datë 26 Janar 2004 - 02:10:

i pergjigjem pyetjes ....a eshte krim

per mendimin tim vajza nuk ka bere krim por ka rene ne kthetrat e nje krimi
apo krimineli merreni si te doni .,persa i perket ti thote familjes se saj kjo varet edhe nga marrdhenia prind-femij varet si i ka te ndertuara vajza un jetoj ne durres edhe njerezit jan pak si shum demode ne mendimet e tyre sidomos ato te moshes se mesme(pak a shum mosha e prinderve te vajzes besoj)dhe ne vend qe temarr pak korajo tek prinderit mund edhe te marre si pergjigje ,cfar i ke bere vetes ,keshtu eshte kur nuk na degjon ,sa here te kemi thene kujdes,mir te behet vet e zhgjodhe ket rrug,ndoshta arrihet ne akstrem ,ti sja me vajza jone se na turperove familjen(ka ndodhur edhe keshtu)

po ta analizosh ndodhin nga kenveshtrimi mashkullit.

prit mer ;plak ijer sa ndoshta ju ka nxi jeta me grun qe ka ne shpi(s`hahet per here groshe)pak jan ato te martuar qe shkojn me tjera.per ju o meshkuj vendoseni veten pak ne poziten e nje mashhkulli qe ju ka nxire jeta nga gruaja.(nqs se do te martoheshit pretendoi tek vetja se gjith vitet e jetes do ti kalonit me qe ju nxin jeten,po te kishit mundesi te kishit nje raport tjeter ne keto rrethana do te veproni si rasti ne fjale?// (mundohuni te shikoni pak te miren tek e keqa ) ndoshta nga rreflektimi qe i ka bere vetes personi ne fjale eshte treguar i sinqerte duke i thene te verteten vajzes dhe keshtu duke i dhene stop abuzimit ndaj saj (me mir von se kurr)
ndoshta ne fillim te te historis se tyre mashkulli ka qene shum i apasionuar nga kjo lidhje (e ka dashur ndoshta) dhe me kalimin e kohes i ka dhene stop abuzimin kur e ka pare ai te arsyeshme,dhe e ka kuptuar qe spo bente nje veprim te sinqerte


Postuar nga ThE_MaStEr datë 27 Janar 2004 - 03:59:

vipi kjo tema ka plote nje vit lol s'besoj te te pergjigjet ndonje tjeter


Postuar nga shiba datë 25 Shkurt 2004 - 00:04:

késhtu e ka jeta

Uné mendoj kéto nuk jané as histori té reja dhe as té vjetra.Mendoj se ajo vajza duhet tè bèhet mè e fortè nga kjo eksperiencè qè ka pèrjetuar.


Postuar nga dodgy datë 02 Mars 2004 - 22:51:

dashuria nuk mund te quhet krim

nuk mund ta kuptoj si mund ta quash krim,ku esht krimi qe ka ber ajo goca;pun e madhe dashuroj i pelqeu.sa per ate tjetrin me mir qe iku tani se me keq do ishte me von.do te vi koha do dashuroj nje tjeter.ku ka gje me te bukur se dashuria jeta vazhdon dhe nuk mendoj se duhet te rrish e te vrasesh mendjen.koha i vret te gjitha


Postuar nga melina@pra datë 10 Mars 2004 - 00:58:

Thumbs up Krim!!!!

Kjo qe thoni mund te jete e rende e tmershme e shemtuar por jo KRIM!! e them kete pasi qe besoj se krim jan gjerat te tjera vrasjet,dhunimet,masakrat.Kjo vajze ra ne duart e nje njeriu i cili nuk i rrespektoi ndjenjat e saj sepse po ti kishte rrespektuar do tia kishte then kete ne fillim por ai luajti me ndjenat e saj.Nuk besoj se ai e ka dashur ndonjeher kete vajze sepse sikur ta kishte dashur sado pak do tia thoshte te verten e nuk do ta bente te vuaj sepse njerzit qe i duam natyrisht nuk i lendojm..... Çka do te benin familja e saj po te kuptonin ose do te "plaste" nje sherr i madh duke e detyruar vajzen te shkonte e te behej gruaja e ti e dyte po qe se ai do kundershtonte te vinte edhe te vrasja e tij,ose te turperuar te mundoheshin ta mbulonin "turpin" e vajzes dhe te jetonin perjet me ate vuajtje besoj se askush por as vajza nuk do te deshironte ne gje te till
Por une besoj se ajo do te mund ta perballoj kete gjende pasi "Çdo pesim eshte mesim" thon te ne ne Kosove anaj shpresoj se kjo vajze do te kete force ta mund sitat dhe te vazdhoj jeten e saj normalish....


Postuar nga bruni datë 12 Mars 2004 - 19:02:

jeni te gjithe cop cop

poo mire ku ju con mushka ju eeeeeeeeeeeeee .akoma me budalleqe ,hahhahha une tani jam i lumtur ....po iki


Postuar nga melina@pra datë 05 Prill 2004 - 22:51:

Me ke pate Bruno...Nese e ke me mua shqarohu edhe nje her te lutem sepse nuk po te kuptoj po flet shqip por po flet ren nese ki mudesi oki


Postuar nga Tironce88 datë 15 Shtator 2004 - 01:58:

krim????smendoj se eshte krim por nje dhimbje e madhe.gjithsesi mendoj se duhet te ndahet nga ai njeri idiot dhe sbesoj se do rregullohet gje duke i thene atyre te shpise.gjithsesi me vjen keq per ate femren por thjesht ky qe nje pesim qe do i behet mesim.
ciao.kisses


Postuar nga shiba datë 23 Shtator 2004 - 15:49:

Pèr Brunin "interesantin"

Sa fjalè me vènd qè thua ti Bruni, sa i zgjuar qè qenkeeeeee! Bravo bravo mè bèjnè shumè pèrshtypje njerèzit kaq inteligjenta dhe kaq tè sigurt si puna jote.Ta siguroj unè qè njerèz tè tillè do zejnè vend shumè tè mirè nè njè cep ku s'do ti hedhin as qyrret. "Kèshtu vazhdo Bruni sepse unè po tè lè tè kènaqesh me idiotllèqet qè thua"


Postuar nga girl_for_life datë 27 Tetor 2004 - 18:18:

pershendetje juljana

Pershendetje motra po lexoja te gjitha mesazhet sigurishte qe edhe pyetjen tende dhe pashe qe mesazhi ishte shkruare qe ne 2003 dhe besoje se tani ajo e ka bere zgjidhjen e saje dhe sbesoje se kane me vlere cfare ne mendojm,? neqofte se ajo e ka bere zgjedhjen na trego cfare ndodhi pra si vendosi qe te bente mikja juaj...??ne te njejten kohe une uroje qe ajo te kete bere zgjedhjen e duhure me respekte girla


Postuar nga Predatori datë 29 Tetor 2004 - 12:46:

Teper intrigues

Vetem titulli i temes eshte intrigues se materiali brenda qenka humor i gjalle.Gjithsesi ke arritur te perthithesh shume Lexues me kete teme.
Bravo Juliana, ne mos gaboj per emrin.

P.S Asaj vajzes qe ke takuar te Vollga ne Durres thuaj mos u merzit se kalon shpejt, çeshtje kohe eshte.Sa zhgenjime dhe humbje peson njeriu ne jete, kjo s'eshte asgje fare.


Postuar nga tironci_pa_brecka_1 datë 21 Nëntor 2004 - 19:15:

Cool juliana

lali shiko disa fjal nga mua
une kam par jo 1 vajz po 50 qe ju ka ndodhur kjo gje la, eshte nje gje qe ka ndodhur ne shume raste
une njoh njerin qe ja ka marr shokut te ngusht motren edhe ja ka shfrytyzuar per 5 vjet edhe ato ishin si vellezer edhe mbas 5 vjtesh ai ja leshoi motren e perzuri edhe ata akoma jan shok te ngusht edhe si vellezer.
edhe njoh te tjer edhe te tjer
pastaja ju vajzat ju han rrocka vet, duhet pak vemendje me ke po dashurohesh edhe me ke po behesh ,
lal juliana per mua eshte pis off cake eshte nje tort kjo teme
se kam par ate qe ti ndoshta se ke iden
po prap me pelqen kjo tema edhe ne qofte se ka ndonje vajz qe e ben ate pune edhe e lexon kete mesazh lali je jo vetem se nje sllever e nje njeriu tjter qe do qe te shfrytyzoi ty edhe ne fund do te thot fuck off. edhe ta kesh te sigurt qe do te thot.

une qe po shkruj keshtu nuk do te thot se nuk jam nje nga ata ))))) po nejse une jam STUDENT.
--------------------------------------------------juliana ke kujdes se une po mendoj per ty se kush je edhe cfar ben (NO COMENT) BYE thnx


Postuar nga Colpo_di_Fulmine datë 11 Prill 2005 - 16:11:

Pershendetje !

Me te vertete eshte me plot kuptimin e fjales gjynah ajo vajze .
Dikush kishte shkruar qe ajo te kete kujdes , po sikur ajo te ket pasur kujdes me ke lidhet e ai qelbesira e ka rrejt e mashtru sic shkruante njeri pak me lart qe ai si ka tregur se ka pasur hallin se ajo sdo te kishte marredhenie me te etj.
Ai ti kishte trguar pastaj ajo te kishte vendosur .Po ai per mendimin tim asht njeriu me i ulet ne bote sepse me mire tregoju i sinqerte me ate se sa ta mashtrosh ,dike .
Pastaj thojne Shqiptaret jane te mire e kan bla bla bla kulture etj ato per mendimin tim jane qelbsira e shume te ndyte ne te gjitha aspektet , rrenacak e tana te zezat,perderisa shkojne me tjera kend e gruan e kan ne shtepi me klysha , po sikur tja bejne grate atyre si ndihen , .?Por cte them beju e forte e ti thuji atij fuck off ok , e banu e forte sepse te vazhdosh te qash vec se do plakesh e merzitesh ma shume por mos harro e dashur deti ka peshq sa te duash ashtu sic ka edhe meshkuj sa te duash bile me vjen mire qe e ke marre vesht e ke kohe se ka edhe me keq qe te lajne edhe shtatezene etj nejse mos u merzit ok nuk e di se cfare te shkruaj vec se Me vjen vertete keq.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 09 Maj 2005 - 11:05:

Re: A eshte krim........?

Citim:
Po citoj ato që tha juliana
a eshte krim te dasurosh nje djale kur nuk e di qe ai eshte i martuar dhe pasi te genjen qe te don shume dhe te shfrytezon ne maksimum te thote ik tani se sje me per mua!!....
kjo pra eshte historia e nje vajze qe e njoha dje nga vollga rastesisht.tani e ka marre vesh qe ai eshte i martuar dhe nuk din se cte beje.te ndahet nga ai apo ti thote familjes se saj se cfare i ka bere ai njeri?
pres pergjigjen tuaj.




"Direkt me prinderit!Biles eshte teper vone!Sikur tu kishte treguar qe ne fillim,asgje e keqe nuk do i kishte ndodhur!-pasi do ishin interesuar per kete "mashkull-perdhunues ndjenjash!"
Sa me pak sekrete me prinderit!
Sinqeriteti fillon qe nga pjesetaret e familjes!"


Postuar nga belgium datë 09 Maj 2005 - 15:04:

Re: A eshte krim........?

Citim:
Po citoj ato që tha juliana
a eshte krim te dasurosh nje djale kur nuk e di qe ai eshte i martuar dhe pasi te genjen qe te don shume dhe te shfrytezon ne maksimum te thote ik tani se sje me per mua!!....
kjo pra eshte historia e nje vajze qe e njoha dje nga vollga rastesisht.tani e ka marre vesh qe ai eshte i martuar dhe nuk din se cte beje.te ndahet nga ai apo ti thote familjes se saj se cfare i ka bere ai njeri?
pres pergjigjen tuaj.



juliana so krim aspak lal .
ai djali se ka rejt thjesht ka ber ate qe ben çdo djal ne ket bot .
vajzat kan nevoj per pak genjshter sepse ndryshe se marin iniciativen :-)))))


Postuar nga freeb datë 15 Qershor 2005 - 21:14:

Edhe une mendoj se qe ne formulimin e pyetjes ka nje gabim...nuk e di se krimin e kujt do te nxjerrim ketu...nese ka vend te flitet per te tille...Nga ana tjeter, une do t'i shtoja edhe ate personin e padukshem ne kete mes...por qe besoj se preket po aq shume sa edhe ajo vajza...ate te treten, qe eshte e martuar me personin qe ajo dashuron...Se cfare duhet te beje une besoj se kete e di vetem ajo...
Nuk besoj se ka shume vend per te folur me prinderit ne kete mes, sepse ata nuk kane cfare te bejne...besoj se thelle-thelle ajo nuk do te donte te qendronte me dike qe e ka mashtruar...pavaresisht se duke thene "nuk e di cfare te beje, t'u tregoje prinderve apo jo" duket shpresa se ata do ta ndihmojne qe ai te rrije me ate djalin...
Besoj se koha do te sheroje gjithcka dhe ajo do t'i shohe gjerat me gjakftohtesi nje dite....


Postuar nga belgium datë 16 Qershor 2005 - 13:13:

re

Citim:
Po citoj ato që tha mona
hej Loverboy-28!
Kam idene qe do te jesh nga keta te martuarit e stazhionuar!
Be careful, take care



mona qafsh gjith me shpjego pak ça deshe me thon me ket te martuarit e stazhionuar se e ktheva nga te gjitha anet sja kapa dot kuptimin ?? :-))))


Postuar nga pinck_M datë 16 Qershor 2005 - 18:31:

Re: Re: A eshte krim........?

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Gangos



"Direkt me prinderit!Biles eshte teper vone!Sikur tu kishte treguar qe ne fillim,asgje e keqe nuk do i kishte ndodhur!-pasi do ishin interesuar per kete "mashkull-perdhunues ndjenjash!"
Sa me pak sekrete me prinderit!
Sinqeriteti fillon qe nga pjesetaret e familjes!"

hahahha (perdhunues ndjenjash thote hahahhah)nejse per sa i perket historis ska naj gjo me bo ua e ue se so naj gjo e modhe po eshte thjesht mentaliteti shqiptare qe e ben kaq tragjike.paska qene e lidhur dhe tani ka mare vesh se ai na qeka i martuar.po mire moj goc ti qe e paske menduar te perfundosh me te nuk qeke interesuar per ket djale!pastaj pse u dashka me i thone familjes i here tishte per ti thone familjes duhet ta kishte bo me kohe jo tashi se ska vlere,pse ti bej dhe prinderit te vuajne.VAJZE mere thjesht si nje histori dashnoresh se jena nda e jena lidh sa here te dush ti edhe te benin femrat kshu sdo kishte me kuptim rinia.bye


Postuar nga SONY datë 17 Qershor 2005 - 05:00:

Mendoj se ajo vajze duhet te ndahet nga ai njeri. Ai nuk meriton dashurine e saj. Shpeshhere ne vajzat jemi aq naive. Na duket sikur gjithcka qe ben djali e ben nga dashuria dhe i jepemi krejtesisht atij, per t;i treguar qe e duam, por pastaj e kuptojme se ishim vetem nje loder per te.
Ne nje fare mase kjo ka qene dhe historia ime, por gezohem qe e kalova kete faze.

Be strong sister, be strong@

Ai nuk eshte i vetmi djale ne jete qe do te te doje. Perkundrazi gezohu qe e zbulove tani sekretin e tij dhe nuk bere ndonje hap tjeter dhe me te gabuar.

AI NUK TE MERITON ! GEZOHU QE SHPETOVE NGA AI !

Nese tani nuk te tregoi te verteten, mos kujto se do te ta tregoje me vone.
DONT WORRY BE HAPPY....... LIFE IS SO BEAUTIFUL........ DONT LET HIM DESTROY IT

Jam prane teje nese ke nevoje per ndihmen time
ME SINQERITET, SONILA


Postuar nga phenix8 datë 23 Shtator 2005 - 01:41:

Thumbs up Hi

Nese ti do te perfundoje me ate djale sipas mendimit tim e vetmja gje e parikuperueshme do te qe lenja e femijeve pa baba(nese ai ka femije) eshte vertet kriminale (sipas meje). te tjerat ndodhin dhe kaq. une mendoj se nuk fiton asgje duke i thene atij apo ketij per ngjarjen. ajo qe nuk e fiton ti nuk mund te arrihet duke demtuar te tjeret edhe nesa keta kane treguar te keqinj me ty. shpesh disa njerez kujtojne se fitojne madje shtojne fraza te tilla si...e kam pas dashnore... e kam.....Etj
Jane njerez pa identitet dhe nuk kuptojne se kushdo qe te jete ai person qe te do kjo eshte maksimumi i vleresimit qe dikuj i behet. nuk eshte kollaj te jesh ne zemren e dikuj. une mendoj se eshte hynore. m
martesa eshte vetem nje organizim qe behet me shume nga frika.
ne jete ndodhin te gjitha.........kjo mund te te dhe ne fakt duhet te filloje te te tregoje se jeta eshte e mbushur me ngjarje..atje ku duket se eshte fundi i botes eshte e veshtire te shquash fillimin e nje te reje, shume me te bukur.
Run 'cause live is to short.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.