Forumi Horizont | Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- A ja vlente? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5316)
A ja vlente?
Pershendetje te gjithe anetareve te ketij forumi simpatik shqipetar.Kam mese 4 vjet e gjysme ne kurbet dhe cdo dite qe kalon pyes veten se a ja vlente ne fund te fundit kurbeti.S'them qe kam vuajtur shume por mendoj qe kam humbur shume dhe ketu perfshi edhe vetveten time.Jam bere me i ftohte ne ndjenja dhe cdo dite qe kalon behem me i heshtur.
Pese vjet me pare per ne kurbet me nje enderra teper te medha dhe me nje gezim te madh.E mendoja teper ndryshe boten larg shqiperise.Erdha ne angli si azil kerkues dhe shpresoja qe do te merrja letrat shpejt por ce do deri tani vetem lajme te keqija dhe te zymta si koha vete ne kete vend gri dhe pa ngjyra.Qysh muajin e pare mu desh qe te kerkoja per pune dhe shume shpejt fillova pune ne nje fabrike ku pastonin arkat per nje supermaket te madh.Shumica ishin shqipetare,hallexhinj.Cdo dite ne tavoline flitej vetem per nje teme-letrat.A i ke fituar letrat ti, filani eshte ne te zeze,filanin e kapi policia dhe e ktheu me gjithe familje etccc.Probleme dhe probleme pa mbarim.Letarat-ahhhh letrat.Keto na e morren shpirtin.Dite dhe nate I falemi ZOTIT per ato te shkretat letra.Kudo sheh djem te ri shqiptare qe kalojne kohen dhe harcojne parate mbas ndonje plake angleze vetem e vetem per tye siguruar ndonje leje qendrimi duke bere martesa me keto plaka.Sheh familjare qe punojne dite -nate per te cuar ndonje lek ne shqiperi dhe kane pak kohe ne mos aspak per te ndenjur me femijet e tyre.Sheh shqiptare me shkolle te larte qe punojne duke pastruar rruget tualetet angleze perte perballuar jetesen.Sheh shqiptare qe vjedhin neper supermake apo bejne vjedhje te ndryshme sepse nuk kane letra qe te punojne.Sheh femra shqiptare qe kthehen ne prostituta sepse.......Lexon neper gaxeta se filan shqipar u vra ne aksident apo ndonje kronike vrasje dhe ndejn nje keqardhje teper te madhe per ate person qe ne castin e vdekjes ishte i vetem ,pa asnje nga te afermit,prinderit e tij prane tij .Ne keto caste mendoj dhe per ato familje te shkreta shqiptare se si do ta presin lajmin se djali i tyre vdiq ne rruget angleze. Shpesh here pyes veten se a ja vlente apo jo qe te dilja ne kurbet larg familjes time,larg shokeve,larg kujtimeve te femijerise,larg dashurise prinderore,larg gjakut tim dhe pergjigja ime eshte se nuk ja vlente fare.Te lutem anetar i nderuar qe po lexon kete mesazh mos kujto se jam nje person i dobet dhe nuk mund ta perballoj kurbetin se nuk eshte e vertete, perkundrazi une jam nje njeri teper i forte dhe perhere e arrij ate qe dua dhe kurre nuk e njeh humbjen por them se me vajten time ne lurbet per 4 vjet une humba dicka qe kurre nuk mund te kthehet mbrapa .Humba moshen me te bukur neper rruget e evropes duke kerkuar nje te ardhme me te mire te cilen nuk e gjeta kurre ,humba veteveten dhe mungova dashurine e gjakut tim.
A ja vlente apo jo?Kam deshire qe te di dhe mendimin e te gjithe anetareve mbi kete teme.
?
Refugjati
Me kujtohet nje skec i KOco Devoles qe ishte xhiruar ne dajt kur hynte ne nje tynel dhe shoku i tij thoshte< mos shko o trim mos shko o trim> dhe ai thoshte
Dua te them se keshtu eshte dhe kurbeti nqs e kalon deren eshte veshtir te kthehesh mbrapsh dhe po u ktheve do fillosh duke qar.
Te kthehemi te pyetja jote do te thoja qe duhet ta pranojm qe keshtu ishte fati jon nuk bejm cfar do te duam ne me jeten jemi te varfer dhe per ne jeta eshte ceshtje mbijetese,jan kushtet dhe fukaralliku qe na con aty ku nuk e presim.
Meqe un jam pak me i vjeter ne kurbet po te them se ne te ardhmen do ambjentohesh me jeten ketu do krijosh familje do ti futesh problemeve te jetes do behesh edhe baba dhe me von do ta kuptosh frytin e kesaj lodhje qe po kalon tani.Nuk kemi rrug tjeter them se duhet te jetojm me kemb ne tok dhe te mbijetojm aty ku jemi.
Kur thua qe nuk ke mesuar asgje nuk ke shijuar asgje do te thoja se e ke gabim ke mesuar dhe ke par shum gjera qe nuk i kupton po te cilat futen brenda teje ngadal dhe pa e kuptuar.
Mua per vete te gjitha keto qe kam kaluar me duken interesante panvarsisht nga problemet e shumta dhe stresi do te thoja qe kemi fituar nje eksperienc te madhe.
A ja vlente?
Meqe un jam pak me i vjeter ne kurbet po te them se ne te ardhmen do ambjentohesh me jeten ketu do krijosh familje do ti futesh problemeve te jetes do behesh edhe baba dhe me von do ta kuptosh frytin e kesaj lodhje qe po kalon tani.Nuk kemi rrug tjeter them se duhet te jetojm me kemb ne tok dhe te mbijetojm aty ku jemi.
Kur thua qe nuk ke mesuar asgje nuk ke shijuar asgje do te thoja se e ke gabim ke mesuar dhe ke par shum gjera qe nuk i kupton po te cilat futen brenda teje ngadal dhe pa e kuptuar.
Pershendetje ne rradhe te pare dhe faleminderit per komentin tend.
Pune eshte se nuk ka shume qe te beje vjetersia ne kurbet qe te familjarizohesh dhe te pershtatesh me kete menyre jetese evropiane.Une nuk thashe qe nuk kam mesuar nga ky kurbet perkundrazi se kam mesuar shume perreth kesaj menyre jete evropiane kam shume frike qe te filloj dhe te krijoj nje familje ketu.Ne kete vend ku djali dhe nena nuk kane respekt per njeri tjetrin,ku vlerat njerezore dhe dashuria prinderore dhe respekti familjar nuk ekziston fare.Sipas mendimit tim qe te rritesh nje femije me parime te shendoshe ne kete shoqeri te semure duhet shume perkujdesje.Nqs babai eshte gjithe kohen i zene se si te gjeje nje pune dhe te siguroje jetesen kush do ta dij se femija e tij po merr droge ,po pin alkol apo etc etc.Une s'them qe kurbeti eshte nje gje qe ne e pelqyem,ne nuk kishim rruge tjeter por ne duhet ta kuptojme se sa larg jemi nga jetesa evropiane.Une ne angli kam punuar dhe me shume kam studjuar,pra me pak fjale nga ky shtet kam marre edukimin i cili eshte i shkelqyer por jam munduar qe perhere ti shmangem adaptimit te kultures angleze.Sipas mendimit tim kurbeti eshte nje gje e perkohshme qe mundeson nje rifillim jete ne shqiperi pas disa vjetesh por qe te jetosh perhere larg vendit tend dhe te rritesh femije brebda asaj kulture angleze kjo them per mua eshte si adaptim i ekzagjeruar qe mund te coje ne humbje te vlerave,kultures dhe identitetit me kalimin e brezave.
Megjithate te uroj fat te mbare ne kurbet.
Refugjati........
Ncncncncncncncn,cfare kontradikte me vehten,nje here na tregon se si djali nuk do nenen dhe babain,pastaj na thua se nga ky shtet po marr kulturen etj etj,duhet te dishe dicka(nqs nuk e din),nga ai vend ku jeton nuk duhet te marresh anet negative,sepse nuk ka vetem ane negative,tjeter,nqs nuk te pelqejne anglezet,mund te rrishe me arabet plako,ke sa te duash atje,kush te ndalon,por shpresoj qe te mbetesh prape shqiptare,sepse arabet e kane zakon ,te bajne vella me zor : )
?
Refugjati
Te shoh te zhgenjyer me jeten ne angli.Ne na duket keshtu se kemi mentalitet tjeter kurse ketyre i duken gjera normale sepse ashtu eshte jeta e tyre.ketu kan probleme te tjera dhe ne shqiperi ka probleme te tjera dhe secili i zgjedh sipas menyres se vet.ne erdhem ketu per arsye ekonomike dhe te gjith vijm me kete mendim qe ke ti te bejme disa lek dhe ti shpenzojm ato per ndonje pun ne shqiperi.Ti thua qe nuk ka te bej koha qe ke ne kurbet.them se ka te bej un jam 14 vjet ne kurbet ketu kam punen biznesin dhe shoqerin tani,per shqiprin ca te them qe shkoj ndonjeher per3 dit nuk njof me as komshinjt e kthehem mbrapsh.Dhe si puna ime jan shum mos te them 90%.keshtu erdhem ne fillim duke menduar se do jete koh e shkurter po ja qe vitet kalojn.
Ka edhe raste qe kthehen po gjithsecili vendos sipas kushteve.
Nuk dua te them se jemi te kenaqur me kurbetin dhe me vendosjen ketu po nuk kemi cfar te bejm keshtu vijn kushtet .
Re: A ja vlente?
Citim:
Po citoj ato që tha Refugjati
Humba moshen me te bukur neper rruget e evropes duke kerkuar nje te ardhme me te mire te cilen nuk e gjeta kurre ,humba veteveten dhe mungova dashurine e gjakut tim.
A ja vlente apo jo?Kam deshire qe te di dhe mendimin e te gjithe anetareve mbi kete teme. [/B]
Edhe une ne nje fare menyre jam dakort me topolaken.
Kurbeti na mori me qafe i shkreti
I dashur mik,ato qe ke ndjere ti i kam ndjere dhe une,jetojme me plage ne shpirt dhe dhimbja nuk sherohet asnjehere.Sikur te mundesha qe ne Shqiperi te siguroja diçka me shume se sa buka e gojes me siguri qe do kthehesha ne vendlindje,por kur e di qe atje nuk kam as shtepi e as gje tjeter perpiqem ta gjej ngushellimin ketu ku jam.Kam 6 vjet pa pare nenen dhe me duket sikur nuk do ta shoh me kurre,enderoj miljona here momentin kur do me dale perpara dhe qaj si femije.
Ne jemi te denuar per te vuajtur.
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.