Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Arrangement Marriage (martesa me shkese) = Perdhunim me shkese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17500)

Postuar nga Enya datë 06 Dhjetor 2009 - 07:53:

Arrangement Marriage (martesa me shkese) = Perdhunim me shkese

Ne oren e Advanced English, profesorja na dha nje handout per te lexuar  dhe diskutuar ne class. Titulli ishte "Arrangement Marriage in Pakistan". Hajt thashe ta lexoj shpejt interesante. Si ne Shqiperi.
Diku nga paragraphy i trete shkruhej  "Pohoj qe jam martuar pa deshiren time. Nate e pare e martese per mua ishte nje ferr. Mu duk sikur burri po me perdhunonte. Nuk kisha asnje ndjenje per te. Mallkova veten qe kisha lindur femer, dhe mallkova  prinderit qe me varrosen per se gjalli. Une kisha per burre nje kriminel i cili me perdhunoi sepse s`me kishte prekur  as puthur kurre me pare, as e kisha prekur as puthur, virgjeria ime ishte krenaria e familjes sime dhe e burrit tim."

Ju betohem mu mbushen syte me lote. Profesorja me shikon qe une u preka dhe me pyet : "What`s going on Helga? Have you never heard before about the arrangement marriage?" -Po i them kam degjuar. Edhe ne my Country ( Albania)  biles, dhe i tregoj sesi vajzat e reja 15 -25 vjece nga Shqiperia pranojne te martohen me shkese me Mergimtaret Shqipetare te diaspores, kryesisht meshkuj 30- 40 vjec ( te regjur ne mergim!)etc...

 Ate handout e kam ketu afer dhe sonte tek po shfletoja three-ring-binder te shifja se cfare detyrash kisha per te henen.

Pyetja ime per diskutim eshte: "A eshte e drejte qe vajzat kudo qofshin neper bote te detyrohen te martohen pa deshiren e tyre? A quhet perdhunim nje dashuri pa ndjenje, apo nje martese e padeshiruar?"

Diskutim te mbare.

Postuar nga Fajtori datë 06 Dhjetor 2009 - 10:14:

Nuk besoj do gjesh njeri qe thote eshte e drejte.

Por duhet pare cfare kuptimi kane keto martesa per kulturen ku jane. Ne nje dokumentar te BBC qe gjendet online, ciganet rumune e thone hapur se ndihen te rrezikuar nga ligjet e qyteterimit. Tentatives qe beri Evropa per te shpetuar nje vajze 14 vjeçare nga nje martese e tille ciganet iu pergjigjen se ajo eshte kultura e tyre dhe nuk duhet te fuse hundet njeri. Pra perplasja ndonjehere mund te jete mes zhdukjes se disa traditave. Jane tradita te mbrapshta dhe te poshtra, por jane tradita ku mund te kapen avokatet e ketyre praktikave per te mbrojtur variacionin kulturor neper bote. Ne fakt vajzat shiten tek familja e burrit, dhe trajtohen si mall i blere. Nese nuk eshte e virgjer mund ta kthesh tek familja e saj brenda "garancise"... Kjo besoj eshte dhe ne Pakistan.

Postuar nga erious datë 06 Dhjetor 2009 - 15:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Pyetja ime per diskutim eshte: "A quhet perdhunim nje dashuri pa ndjenje, apo nje martese e padeshiruar?"

un s'do ta quaja perdhunim... por qellim.

natyra e ka krijuar femren per te vetmin qellim... te prodhoje jete.

po ta shqyrtoni me vemendje nje femer dhe jeten e saj movimentale... periudha kur ajo behet nene, eshte pika kulmore.

dashuriçkat (po si ka bere nderkoh, aty i ka, nuk e preu) vijne pas detyrimeve (lindjes)... me komshiun, kolegun e punes, kasapin e mishit apo rojen e spitalit.

shkesi nashti.

qe ti enya te maresh noten 1000 shkruaj ne provim keto dy gjona

shkesi s'duhet te jete kurre mosha e atij/asaj qe martohet... kjo eshte hataja vete

shkesi gjithashtu duhet te kete parasyshe te evitoje keto lidhje.

djale budalla & vajze inteligjente = s'ka te ardhme

djale i bukur & vajze e shemtuar = djale budalla

djale i shemtuar & vajze e shemtuar = deshperim

femer inteligjente & mashkull inteligjent = divorc

Postuar nga Deb* datë 06 Dhjetor 2009 - 19:04:

Po te tregoj nje rast. Nje e njohura ime eshte martuar me mbleseri. Ne fakt une kam burrin e saj njeriun tim jo kete. Ka vite, jo tani. Me tha, '' Nuk desha te martohesha me dashuri. Me pelqen kur nuk e njeh mashkullin me te cilin lidhesh. Me pelqen ndrojtja dhe zbulimi i njerit-tjetrit pak nga pak. Keshtu e konceptonte ajo. Une kam qene adoloshente kur ma ka thene dhe me beri cik pershtypje. Megjithate rasti i kesaj ndryshon se kete nuk e detyroje njeri ta pranonte. I pelqeu burri qe mori nga te gjitha drejtimet. Ishte e lumtur. Nese nuk do e kishte pelqyer, dhe pranuar me detyrim a do i pelqenin marteasat me mbleseri kesaj?
Persa i perket historise tende.
Kam pershtypjen qe ajo kishte urrejtje ndaj tij jo thjesht per faktin se '' e perdhunoi'' , fundja ajo e dinte ce priste. Nuk besoj se eshte e vetmja qe e kane martuar ne kete menyre. Asaj nuk i ka pelqyer burri, dhe ju duk marredhenia e pare me te e tmerrshme. Te themi te verteten, hera e pare te duket '' e tmerrshme'' me ate qe do e jo me me nje te huaj. Ne ato momente femra e ''urren'' mashkullin.
Nuk mund ti vesh faj vetem burrit ne kete rast, por prinderve qe nuk i dhane mundesi ciftit te takoheshin para martese. Ai beri ci kishin thene besoj. Te dy mund ti quaj viktima ne kete rast, dhe fajtor prinderit, shoqeria, ambjenti rrethues zakonet e prapambetura qe akoma ruhen me fanatizem ne keto vende.

Postuar nga Piktor datë 06 Dhjetor 2009 - 19:19:

E para nuk mendoj se eshte e drejte te barazojme dy gjera krejt te ndryshme.
Martesat me shkese egzistojne edhe sot neper bote megjithese nuk jane si ata te dikurshmit por gjithsesi ashtu jane.
Sot eshte normale qe nje shok te flet mire per nje vajze apo e kunderta qe njohjet behen mes miqve, shokeve e farefisit. etj etj.
Vajza mund te kete pasur mijra probleme ate nate duke pasur parasysh dhe moshen e saj te re, por mos harrojme se kemi te bejme me kultura te ndryshme popujsh dhe ndikimet e familje, ashtu sikurse thote Fajtori per ciganet.
Nese eshte rritur ne nje familje ku e ema, motra etj nuk i kane shpjeguar ndonje gje, gjithashtu dhe andej nga burri si trajtimi i djalit te tyre dhe te nuses se sapo ardhur etj etj.
Persa i perket pyetje se fundit ...
"A eshte e drejte qe vajzat kudo qofshin neper bote te detyrohen te martohen pa deshiren e tyre? A quhet perdhunim nje dashuri pa ndjenje, apo nje martese e padeshiruar?"

nuk besoj as une se do te thoshte se eshte e drejte.

Postuar nga Fajtori datë 06 Dhjetor 2009 - 19:21:

Sa gjynah qe paska femra qe kerkojne mashkull çfaredo sa per tu çiftezuar.

Sa gjynah qe nga mesazhi i Debores konfirmohet teoria e Nastradinit qe femrat mendokan vetem per te pjelle.

Postuar nga Piktor datë 06 Dhjetor 2009 - 19:26:

Meqe e mesova teorine e Nastradinit. mesazhi u modifikua.

Postuar nga Fajtori datë 06 Dhjetor 2009 - 19:28:

Nastradini = Erious

Postuar nga Deb* datë 06 Dhjetor 2009 - 19:33:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sa gjynah qe paska femra qe kerkojne mashkull çfaredo sa per tu çiftezuar.

Sa gjynah qe nga mesazhi i Debores konfirmohet teoria e Nastradinit qe femrat mendokan vetem per te pjelle.

E keqja eshte se njerezit ne pergjithesi gjykojne perciptazi. Nese u afrohet nje person i paraqitshem kujtojne se i ka te gjitha ''te mirat''. Ketu bazohen dhe shumica e martesave me mbleseri. Bashkohen dy njerez vetem ne baze te paraqitjes, te tjerat anashkalohen si te parendesishme.

Postuar nga BIONDIA datë 06 Dhjetor 2009 - 19:36:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Nuk e di teorine e Nastradinit :p
Por e kam te veshtire te besoj qe ndonje shok , mik apo farefis nuk te ka propozuar ndonje vajze per nuse.

Piktor jo nje po disa sidomos kur vinte gushti qe ktheheshin keto refugjatet e donin nuse te bukur te vogel dhe sigurisht te ndershme ...

Postuar nga Piktor datë 06 Dhjetor 2009 - 19:44:

Ne kuvendin e Lezhes te thirrur nga Skenderbeu nder te tjera u diskutua edhe puna e paraqitjes (dukjes, pamjes ) se njeriut dhe Leke Dukagjini i thote Skenderbeut se nga i miri del i keqi dhe nga i keqi del i miri prandaj njeriu nuk duhet gjykuar simbas pamjes se jashtme te tij.

Postuar nga BIONDIA datë 06 Dhjetor 2009 - 19:46:

Sa per temen nuk mendoj se martesa me shkese eshte ne rradhe te pare nje perdhunim mendor qe eshte me i keq se ai fizik se te detyrojne te marresh dike me zor te flesh me nje te tille te besh dashuri flas per ato qe kane te detyruar jo ne nje menyre tjeter...sa per ate martesen e ciganeve ajo eshte tradite e tyre dhe kete tradite e mbrojne me shume fanatizem dhe vete femrat..me kujtohet qe kam marre pjese ne nje dasem te tille ajo 15 vjece burri 25 me ka ngel ne mendje syte e burrit si ato te nje luani qe shikon nje drer te vogel ...dhendri me nje dhemb floriri me nje audi te tipit te fundit nje trup palestrato vesh me lekure e jetonte ne nje qytet tjeter afer firences e kjo do ikte atje nuse ...o zot ajo ngjante me ato kukllat e vogla e veshur nuse e lyer ...me ka ngel ne mendje te nesermen kur ishte ora 10 qe do shkonin ne pune po benin nje dasem te dyte gati sepse ai e kishte gjetur te virgjer ...

Postuar nga Piktor datë 06 Dhjetor 2009 - 19:51:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

Piktor jo nje po disa sidomos kur vinte gushti qe ktheheshin keto refugjatet e donin nuse te bukur te vogel dhe sigurisht te ndershme ...

E permendi dhe Enya ne shkrimin e saj..

Por...
Njehere kam ndodhur ne nje shtepi ku nuk do te doja te kisha qene kurre ne jeten time ku burri e trajtonte aq keq gruan e tij saqe me beri te dilja nga ajo shtepi ne mes te nates.

Postuar nga dylan datë 06 Dhjetor 2009 - 19:55:

nga kto 15 me 25 nuk eshte dhe shume keq biondia po kur nigjon nje 15 me nje te kaluar te 30 gati ne 40 si e mendon acoma me te tmerrshme po si po martohen dhe kane filluar te perfundojne cdo dite e me shume divorce dhe me vjen mire qe ka arllur ne ket dite kshu shpresoj te vene mend te tjeret ne te arllmen qe cdo njeri do moshen e tij ose te pakten me deshiren e tij
sarrij ti kuptoj acoma djemte shqiptare qe e kane mendjen vetem te kene nje femer te re qe mund ta rrisin vete madje femije se femer nje 15 vjecaRE SMUND TA QUASH

Postuar nga BIONDIA datë 06 Dhjetor 2009 - 19:55:

ketu qendron problemi i ketyre mbleserive sepse nese fati te ndesh me nje njeri te mire te edukuar me kalimin e kohes ndoshta dhe arrin dhe e dashurin ...por nese te bie kshu si thua ti vaj medet ...por njoh dhe njeres qe jan martuar me mbleseri dhe sot jane te lumtur ...

Postuar nga dylan datë 06 Dhjetor 2009 - 20:05:

NORMALE KA SA TE DUASH kto martesa vazhdojne te jene e do jene gjithmone dhe ka qe kalojne mire padyshim si thu ti varet ne cfare njeriu bie te jete njeri dhe femra ndihet me e detyruar ti jete prane se kur ne te kundert ehste me nje tip idjoti qe smerr ere nga jeta ose e keqtrajton kjo ehste acoam nje pike me shume ta urreje
e ka sa te duash normale nga te ndryshmet ska shume kam nigju me nje qe e ka feju vajzen ne moshen 12 e mendo atehere si mund ta quash krim apo jo sdi cfare prindi mund te jete nje qe e shef vajzen 12 vjece ne duar e nje burri eshte e tmerrshme vertet smund ti kuptosh cfare i shtun te arrijne deri aty

Postuar nga Enya datë 09 Dhjetor 2009 - 04:50:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk besoj do gjesh njeri qe thote eshte e drejte.

1-Por duhet pare cfare kuptimi kane keto martesa per kulturen ku jane.

2-Ne fakt vajzat shiten tek familja e burrit, dhe trajtohen si mall i blere. Nese nuk eshte e virgjer mund ta kthesh tek familja e saj brenda "garancise"... Kjo besoj eshte dhe ne Pakistan.

1-C`mund te me thuash per kulturen perendimore ku ka dhe nga ata meshkuj qe kane lindur ne perendim (Amerike psh, se djemte qe kane lindur ne Europe s`i kapin te 20 vitet, apo gabohem?!) dhe duan femer me shkese, plus qe troc muhabeti duan ta zhvirgjerojne vete, dhe me e keqja eshte se ata nuk e kuptojne se po kryejne nje krim, nje perdhunim.

2-Jam me emndimin tend. Mall i blere dhe kaq. Sa keq per femrat!

Postuar nga Enya datë 09 Dhjetor 2009 - 04:53:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
ketu qendron problemi i ketyre mbleserive sepse nese fati te ndesh me nje njeri te mire te edukuar me kalimin e kohes ndoshta dhe arrin dhe e dashurin ...por nese te bie kshu si thua ti vaj medet ...por njoh dhe njeres qe jan martuar me mbleseri dhe sot jane te lumtur ...

Bjondja, atij njeriu te mire dhe te kulturuar nuk ja gjen "bota" nusen, por e gjen vete, te mire dhe te kulturuar si ai. Mendimi im ky.

Postuar nga Fajtori datë 09 Dhjetor 2009 - 14:23:

Citim:
Po citoj ato që tha Enya

1-C`mund te me thuash per kulturen perendimore ku ka dhe nga ata meshkuj qe kane lindur ne perendim (Amerike psh, se djemte qe kane lindur ne Europe s`i kapin te 20 vitet, apo gabohem?!) dhe duan femer me shkese, plus qe troc muhabeti duan ta zhvirgjerojne vete, dhe me e keqja eshte se ata nuk e kuptojne se po kryejne nje krim, nje perdhunim.

Si kam degjuar ndonjehere. Nuk ma kap truri si mund te marre nje kulture te tille dikush qe ka lindur e eshte rritur jashte. E vetmja mundesi eshte edukata dhe maskilizmi qe i ka transmetuar familja.

Por kam degjuar shume raste ama qe emigrante te ikur prej vitesh kerkojne virgjerushe shqiptare. Ne kete kontekst jo vetem mashkulli e trajton si mall me vlere, por edhe femrat qe jetojne ne Shqiperi e trajtojne virgjerine si mall me vlere. Do shkembeje ate mall me mundesine per te ikur jashte apo per tu martuar. Dhe ketu lind miti i femrave qe e bejne nga mbrapa qe nga para te jene te virgjera.

Thuhet se nje emigrant njehere vendosi te martohet me shkese dhe i gjeten nje nuse te mire. Shkon ne Shqiperi, i jep nje dreke vajzes, dhe e çon ne motel. Vazja se kishte kuptuar mire me ke kishte dale dhe i thote "Degjo, ma fut prapa se jam e fejuar e s'dua te me gjeje te prishur".

Postuar nga eliz datë 09 Dhjetor 2009 - 14:27:

Postuar nga AndreaPirelli datë 09 Dhjetor 2009 - 17:42:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Si kam degjuar ndonjehere. Nuk ma kap truri si mund te marre nje kulture te tille dikush qe ka lindur e eshte rritur jashte. E vetmja mundesi eshte edukata dhe maskilizmi qe i ka transmetuar familja.

:aha :aha :aha ........ jane panxhot, pakit, shqiptaret ............... :aha :aha :aha
Ke dhe ketu ne forum ........... :aha :aha

Postuar nga Fajtori datë 09 Dhjetor 2009 - 17:45:

Nuk di ndonje te kete lindur jashte Shqiperise.

Postuar nga lubi datë 09 Dhjetor 2009 - 18:43:

ajo histori qe u parashtrua ne fillim eshte e tmerrshme jo vetem se u ndodh gjithe femrave te *botes*islamike (jo se dua te paragjykoj asnje lloj feje por ja qe nga keto vende ka me teper raste te perdorimit te femres si mall/ne shumicen e familjeve),por sepse edhe ne vendin tone sidomos ne zonat rurale te *shiturit* e te *blerit* e vajzave per interesat e familjes ne mjaft raste quhet *normale* pasi eshte nje detyrim i vajzes te zbatoje me perpikmeri *normat dhe rregullat* e familjes.(nuk dua te tregoj histori qe i kane parasysh te gjithe.)

Tani dua te flas per keto MARTESAT me SHKESI///por tanime te moderuara.....ajo qe dua te them eshte qe ne parim te gjithe tani ne aparence jane MODERN por ne thelb edhe rinia vete ka ca paragjykime qe do ti kishin zili edhe fanatiket me te vjeter...............
---nje emigrant qe vjen nga jashte vendit e do te martohet me *hirushen* nje vajze fshati ,te pa dale,te pa prekur,mundesisht pa shkolle qe mjaft te dije te gatuaje e pjelle/////dhe familjaret e tij qe vihen ne kerkim te saj duke i derguar fotot dhe biografine e saj...djali vjen e sheh dhe mundet ta marre por zhvirgjerimin duhet ta kryeje ne dhomen e tij ...me familjaret e te dypaleve qe degjojne pas dere nese duhet te gezohen qe ****POROSIA***ishte kryher si duhet apo *malli*ka dale i skaduar e duhet paguar FAJI dhe TURPI nga vajza e familjaret e saj...............

me falni pasi u zgjata dhe nuk dua te bie ne perseritje por edhe ajo qe vajzat e sotme MODERNE i pelqejne shkuesite eshte bere si normale,duan sipas tyre siguri (pra shpejt e shpejt nje fejese),rehati (ai duhet pa tjeter te jete me i madh ne moshe e me shume para),duan qe te ruajne me fanatizem *nderin* e tyre duke u *ofruar* {{{VIRGJERINE}}}e tyre si *DHURATE TE CMUESHME*
(sa per virgjerine kane gjetur metoda qe edhe pasi te kesh shkuar me gjysmen e djemve te lagjes mun te dukesh si nje trendafil i pa prekur//aq jane specializuar ne rivirgjerime sa edhe gjyshet e tyre mund tju dalin nga kjo pikpamje cuperlina te pa ditura)..........................

Postuar nga Deb* datë 09 Dhjetor 2009 - 19:32:

Citim:
Po citoj ato që tha lubi
a

---nje emigrant qe vjen nga jashte vendit e do te martohet me *hirushen* nje vajze fshati ,te pa dale,te pa prekur,mundesisht pa shkolle qe mjaft te dije te gatuaje e pjelle/////dhe familjaret e tij qe vihen ne kerkim te saj duke i derguar fotot dhe biografine e saj...djali vjen e sheh dhe mundet ta marre por zhvirgjerimin duhet ta kryeje ne dhomen e tij ...me familjaret e te dypaleve qe degjojne pas dere nese duhet te gezohen qe ****POROSIA***ishte kryher si duhet apo *malli*ka dale i skaduar e duhet paguar FAJI dhe TURPI nga vajza e familjaret e saj...............
.

Ruhet akoma ky zakon ?!
Ajo qe me habit mua eshte se si ky brezi i ri qe ka lindur e rritur ne demokraci ecen akoma me mentalitetin e prinderve te tyre. '' Nuk mund ta marri cuni im nje vajze qe ka pat nje tjeter. Do te jete i pari dhe i fundit per ate vajze'', tha nje Shqiptare ketu. Cuni i saj eshte vetem 20. Ajo as nuk do qe djali ta prezantoje me vajzen pa u fejuar.Wow! . Une mendoj se ndikon shume edukata familjare. Te dy prinderit e djalit jane fanatiker. Babai akoma me shume. Edhe gjyshja ime ishte me liberale sec eshte ai tani.
Nuk besoj se vajzat e pelqejne shkuesin. E pranojne kur nuk shikojne qe nuk mund te gjejne nje djale sic e duan ato ne ambjentin ku jetojne, sidomos kur jetojne neper fshatra apo qytete te vogla ku dhe mundesite per te zgjedhur jane me te pakta.

Postuar nga cecilia datë 09 Dhjetor 2009 - 19:42:

Puna e shkesve eshte me e thelle se kaq qe po diskutojme ne...

Duke jetuar prej vitesh jashte, kam observuar qe edhe kta kane lidhje me "shkese" ...

Pse do me thoni ju?

Po ti shikosh familjet katolike,familjet tradicionale etc si kto,ato lidhen ne nje fare menyre me shkese (por ne nje forme me demokrate)...

Arsyea?! Origjina,te ruajne traditat...pastaj mos te flas per te pasurit qe edhe ato lidhen per arsye pasurie...edhe kjo eshte nje forme tjeter "shkesie"....

Postuar nga Fajtori datë 09 Dhjetor 2009 - 20:09:

Besoj se duhet ndare koncepti i marteses me shkese nga martesa me dhune.

Te martohesh tafti-bafti mund te jete zgjedhje. Por te martoje familja eshte detyrim.

Problemi jone eshte vetem familja, sepse aty fillon kalbja dhe poshtersia ndaj femres (por dhe mashkullit deridiku). Detyrimi fillon kur jeten tende e merr ne dore nje çift pleqsh qe te perdorin per te ruajtur traditat dhe bindjet e tyre.

Postuar nga lubi datë 09 Dhjetor 2009 - 20:53:

ne rregull,le te merremi me familjen si berthame e shoqerise,,,nga e cila me pas buron i gjithe mentaliteti e rrjedhim i saj eshte cdo koncept i krijuar nga dhe per individet(as vete nuk e mendoja se do ngushtoja veten te krijoja te tilla perkufizime)///////nejse po vazhdoj t'ju tregoj nje ngjarje per te cilen mund te vendosni vete se cfare te mendoni::::::
ne nje fshat verior nje vajze e vogel qe ruante bagetite buze rruges nacionale perdhunohet brutalisht nga kater kalimtare te nje makine te vogel private......e lene vogelushen e gjakosur ashtu perdhe e largohen.....vajzen e gjejne ca barinj te tjere dhe e dergojne ne shtepi.

babai dhe vellezerit me te rritur detyrojne nenen qe te marre vajzen e t'a largoje nga shtepia e ***t'a coje ku te doje****
Nena merr ne krah te bijen dhe e shpie ne maternitetin e qytetit duke u kerkuar me perulesi infermiereve t'ja ndihmonin te bijen dhe t'i gjenin nje vend per t'u strehuar pasi e kishin perzene nga shtepia pasi --------

------tani me vajza e tyre ishte nje turp e nuk hynte ne pune per asgje--------
----ju betohem qe ngjarja eshte e vertete dhe jam shokuar kur e kam degjuar
p.s vajza ishte vetem 10 vjece

Postuar nga AndreaPirelli datë 09 Dhjetor 2009 - 21:03:

Mire per vajzen qe u dashka e virgjer ............ po djali pse nuk duhet te jete????????

Postuar nga Deb* datë 09 Dhjetor 2009 - 21:12:

Citim:
Po citoj ato që tha lubi
ne rregull,le te merremi me familjen si berthame e shoqerise,,,nga e cila me pas buron i gjithe mentaliteti e rrjedhim i saj eshte cdo koncept i krijuar nga dhe per individet(as vete nuk e mendoja se do ngushtoja veten te krijoja te tilla perkufizime)///////nejse po vazhdoj t'ju tregoj nje ngjarje per te cilen mund te vendosni vete se cfare te mendoni::::::
ne nje fshat verior nje vajze e vogel qe ruante bagetite buze rruges nacionale perdhunohet brutalisht nga kater kalimtare te nje makine te vogel private......e lene vogelushen e gjakosur ashtu perdhe e largohen.....vajzen e gjejne ca barinj te tjere dhe e dergojne ne shtepi.

babai dhe vellezerit me te rritur detyrojne nenen qe te marre vajzen e t'a largoje nga shtepia e ***t'a coje ku te doje****
Nena merr ne krah te bijen dhe e shpie ne maternitetin e qytetit duke u kerkuar me perulesi infermiereve t'ja ndihmonin te bijen dhe t'i gjenin nje vend per t'u strehuar pasi e kishin perzene nga shtepia pasi --------

------tani me vajza e tyre ishte nje turp e nuk hynte ne pune per asgje--------
----ju betohem qe ngjarja eshte e vertete dhe jam shokuar kur e kam degjuar
p.s vajza ishte vetem 10 vjece

Shume e dhimbshme lubi. U rrenqetha. Nje shoqeri qe e vlereson femren vetem per nje cope cipe. Shfajeson pedofilet, kafshet justifikon sjelljen e tyre vetem e vetem se ata jane meshkuj. Ishte faji i femijes se u perdhunua nga ca kafshe rruges, kafshe qe fatkeqesisht nuk mund ti quash njerez, por akoma me kafshe jane meshkujt e familjes qe e hodhen poshte femijen e tyre dhe per cfare...?! I turperoi femija 10vjec se u perdhunua kafsherisht nga disa kafshe? Nuk po arrij ta konceptoj dot veprimin e burrave te shtepise.
Injoranca e njerezve nuk ka fund. Ne vend ti gjenden femijes afer ne kete moment tragjik te jetes se saj, e t'ja lehtesojne dhimbjen e flakin ne rruge sikur te mos ishte asgje. Flakin ne rruge gjakun e tyre sepse gabimi i vetem i saj ishte qe ishte nje femije i pambrojtur dhe e pafuqishme ti luftonte kafshet qe ju sulen. Ajo do ta vuaj traumen e perdhunimit tere jeten, dhe akoma me keq braktisjen nga familja e saj. Ajo nuk ka vlere me per ta, se e ka humbur ate vlere, cipen. Femra eshte vetem nje placke ne duart e ketyre meshkujve...Sa e mallkuar eshte femra e shkrete qe lind dhe ka fatin e keq te jetoje mes ketyre njerezve!

Postuar nga An_Al datë 09 Dhjetor 2009 - 21:54:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Puna e shkesve eshte me e thelle se kaq qe po diskutojme ne...

Duke jetuar prej vitesh jashte, kam observuar qe edhe kta kane lidhje me "shkese" ...

Pse do me thoni ju?

Po ti shikosh familjet katolike,familjet tradicionale etc si kto,ato lidhen ne nje fare menyre me shkese (por ne nje forme me demokrate)...

Arsyea?! Origjina,te ruajne traditat...pastaj mos te flas per te pasurit qe edhe ato lidhen per arsye pasurie...edhe kjo eshte nje forme tjeter "shkesie"....

Jam me se dakort me mendimin tuaj, doja vetem tju jepja si shembull cifutet qe i martojne vajzat e tyre apo ato vete martohen me djem qe i perkasin te njejtes fe dhe sdalin kurre nga ai rreth .

Postuar nga BIONDIA datë 09 Dhjetor 2009 - 23:07:

Citim:
Po citoj ato që tha Enya

Bjondja, atij njeriu te mire dhe te kulturuar nuk ja gjen "bota" nusen, por e gjen vete, te mire dhe te kulturuar si ai. Mendimi im ky.

Enja une me mendimin tend jam qe cdo njeri e gjen dhe vete po nese une kam nje shoqe qe me pelqen dhe mendoj se eshte vajze e mire kur them e mire them qe eshte nga te gjitha anet dhe nuk flas per eksperiencat e saj por si femer ne karakter dhe kur kam nje cun daje, teze, halle dhe per shume arsye pune o si jan puq mendimet o karakteri me te dashurat qe ka pas dhe une i them qe kjo goce nuk eshte e keqe e prezantoj dhe ato pelqehen ku eshte "bota " ketu ...nuk besoj se ja prezantova une ky doli budalla ...

Postuar nga AngelDevil datë 09 Dhjetor 2009 - 23:11:

prandaj doje te me prezantoje me cunin e halles ti mi dreq lool

Postuar nga BIONDIA datë 09 Dhjetor 2009 - 23:14:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

prandaj doje te me prezantoje me cunin e halles ti mi dreq lool

angjel te prezantoje cunin e halles ty une halla ime te ikte nga shtepia se ti i ve zjarrmin ...ai i shkreti o ne i urte do i thonin ..."Faje te vuni ne pune nusja "...precizojne quhet Farruk po shkurt Faje

Postuar nga AngelDevil datë 09 Dhjetor 2009 - 23:16:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

angjel te prezantoje cunin e halles ty une halla ime te ikte nga shtepia se ti i ve zjarrmin ...ai i shkreti o ne i urte do i thonin ..."Faje te vuni ne pune nusja "...precizojne quhet Farruk po shkurt Faje

po te quhet shkurt Faje ma prezanto dakort jam... e cike shpejt qe ta marr me vete ne Dubai mos flej vetem anej

nisja eshte ne 19 muajin sta them

Postuar nga AndreaPirelli datë 09 Dhjetor 2009 - 23:20:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

angjel te prezantoje cunin e halles ty une halla ime te ikte nga shtepia se ti i ve zjarrmin ...ai i shkreti o ne i urte do i thonin ..."Faje te vuni ne pune nusja "...precizojne quhet Farruk po shkurt Faje

Ke no i goc halle ????? .........

Postuar nga BIONDIA datë 09 Dhjetor 2009 - 23:22:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

po te quhet shkurt Faje ma prezanto dakort jam... e cike shpejt qe ta marr me vete ne Dubai mos flej vetem anej

o goce do vije muajin tjeter ne token meme se jeton ne Germani po te jap disa te dhene :
djale i vetem ...
biond me leshra te verdha..
33 pranvera sa i ka kap...
doktor per trute e kokes...
i gjate 1.90 kemba 45 me duket...
permasa te tjera zbuloje vete ...ah harrove ka nje maqine te thjeshte ...do me per Farrukun

Postuar nga BIONDIA datë 09 Dhjetor 2009 - 23:24:

Citim:
Po citoj ato që tha turll

Ke no i goc halle ????? .........

me vjen keq skam ...mbaruan

Postuar nga AngelDevil datë 09 Dhjetor 2009 - 23:25:

po te jete 1.90 pranoj jo per gje po kam problem me ket punen e gjatesise ngaqe jam ca si e gjate vete kam problem me gjet cuna me te gjate se vetja ime

ja kjo quhet shkesi o njerez :p por per te martuar skam ndermend me lidh kembet Bionde kam kohe akoma te rritem

Postuar nga AndreaPirelli datë 09 Dhjetor 2009 - 23:33:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

me vjen keq skam ...mbaruan

Postuar nga Tulipani datë 10 Dhjetor 2009 - 00:17:

Se mbaj mend ku lexova se nje vajze tjeter e kishte braktisur familja se ishte e semure me Aids. E te mendosh qe ne rastin e meshkujve dhe kur i denojne ne burg per multi krime per familjen nuk ndryshon gje perkundrazi dergjen dyerve te gjyqtareve per ti korruptuar.
Me acaron nervat kur ne si shoqeri shqiptare te perplasim fytyres familjen si gjene me te shtrenjte qe kemi. E pra me duket se duhet te perkufizojme me mire familjen se nuk mjafton te martohesh te besh kalamaj e ajo berthama te quhet medoemos familje. E ata qe predikojne me shume jane dhe familje-prishesit e familje-mos ndertuesit me te medhenj.
Ne rastet e mesiperme ato vajza do kishin qene me fatbardha nese do kishin qene jetime.

Postuar nga Fajtori datë 10 Dhjetor 2009 - 01:53:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

o goce do vije muajin tjeter ne token meme se jeton ne Germani po te jap disa te dhene :
djale i vetem ...
biond me leshra te verdha..
33 pranvera sa i ka kap...
doktor per trute e kokes...
i gjate 1.90 kemba 45 me duket...
permasa te tjera zbuloje vete ...ah harrove ka nje maqine te thjeshte ...do me per Farrukun

Cfare kategori e ka patenten. A, B, apo C? Di ti jape kamionit dmth? Po autobusit?

Postuar nga BIONDIA datë 10 Dhjetor 2009 - 02:14:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Cfare kategori e ka patenten. A, B, apo C? Di ti jape kamionit dmth? Po autobusit?

Faje keto gjera ja kam lan ti zbuloje ajo qe u interesua ...jane gjera intime delikate (jepi nje te fshime ne ke mundesi se jane jasht teme 2 postimet e fundit )

Postuar nga Fajtori datë 10 Dhjetor 2009 - 02:34:

Jo vallaj, nuk jane jashte teme.

Nje shoqes time i kishin shkuar ne shtepi ti kerkonin doren. Djali e kishte pare nje dite para ne xhiro dhe e kishte ndjek. Te nesermen kishte derguar babin e vet te familja goces.

Nder te tjera babi i djalit tha:
"E kam çun te mire, jeton ne Itali, punon me kamion dhe ka patente me dy kategori".

Ja qe qenkan te rendesishme kategorite e patentave.

Postuar nga kotka datë 10 Dhjetor 2009 - 02:40:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Jo vallaj, nuk jane jashte teme.

Nje shoqes time i kishin shkuar ne shtepi ti kerkonin doren. Djali e kishte pare nje dite para ne xhiro dhe e kishte ndjek. Te nesermen kishte derguar babin e vet te familja goces.

Nder te tjera babi i djalit tha:
"E kam çun te mire, jeton ne Itali, punon me kamion dhe ka patente me dy kategori".

Ja qe qenkan te rendesishme kategorite e patentave.

ha ha e forte edhe kjo

Postuar nga AngelDevil datë 10 Dhjetor 2009 - 02:41:

Bionde shif se une e du me patenten e avionit ... me mira akoma te anijes kozmike jo per gje por ne krevat jane detaje shume te rendesishme keto

Postuar nga al74 datë 10 Dhjetor 2009 - 04:00:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Jo vallaj, nuk jane jashte teme.

Nje shoqes time i kishin shkuar ne shtepi ti kerkonin doren. Djali e kishte pare nje dite para ne xhiro dhe e kishte ndjek. Te nesermen kishte derguar babin e vet te familja goces.

Nder te tjera babi i djalit tha:
"E kam çun te mire, jeton ne Itali, punon me kamion dhe ka patente me dy kategori".

Ja qe qenkan te rendesishme kategorite e patentave.

ne fakt para disa kohesh kam degjuar qe kush ishte "leje e qendrimit" pa afat kishte mundesi me te medha per tu mbleseruar.
do pergjigjem edhe mbi temen por desha vetem nje pyetje ktyre vajzave shqiptare.

a jeni juve te gatshme te njihni djemte per ashtu sic jane e sa mundesi ju jepni atyre?!

uroj noj pergjigje te sinqerte po begenisi njeri.

Postuar nga Tulipani datë 10 Dhjetor 2009 - 05:08:

Citim:
Po citoj ato që tha al74

a jeni juve te gatshme te njihni djemte per ashtu sic jane e sa mundesi ju jepni atyre?!

uroj noj pergjigje te sinqerte po begenisi njeri.

ju jap mundesi po te jene ashtu sic dua une, jam e sinqerte mjaftueshem?

Postuar nga Enya datë 10 Dhjetor 2009 - 07:11:

Pikerisht, edhe pse i jemi adaptuar lehte cdo lloj shoqerie te huaj, apo ma mire te them cdo lloj Kulture te huaj (Amerikane, Italyane, Gjermane, angleze, Kanadeze, Greke,Franceze, etc, etc...perreth gjtihe botes ku ndodhet Shqipetari, ne  Shqipetaret jemi njerezit me me komplekse negative.

Kam nje shoqen time nga  Saranda dhe me thote nje dite tek po pinim kafe ne shpin e saj per qejf. "Ja do zoti po gjen nji nuse ai vellai im atje ne Shqiperi, se ketu jane te mbaruara ato Shqipetare qe njeh ai! Ka then o marr Shqipetare o nuk martohem fare."

Po sa kohe do qenroje yt vella me pushime ne Sarande? e pyes une.

 "Po, ja rreth dy jave, mjaftojne, ka dhe biznesin ketu that he has to take care of it".

me veten fola: "Po si njihet nje njeri per dy jave? Qofte dhe se kalon cdo sekond me ate njeri per dy jave?" Kete pyetje nuk ja bera asajt, se nuk doja ta ofendoja, por serish si kurioze qe jam, vazhdoj ta pyes, "Po he, ja ka ven syrin ndonjeres akoma?"

"-Eh, mjafton qe te jete ashtu sic e do ai, dhe mbaron puna, do ja japin, jeton ne Amerike im vella, lum si ajo femer qe ja genjen syrin vellait tim."

Ja cfare idjotesie degjova. Mu veshtir dhe kafeja. Si femer qe isha e vura veten ne rrangun e "mallit-femer", dhe i them, "Hajt realizim deshire, me nje nuse per Gonin atehere!"

Postuar nga Deb* datë 10 Dhjetor 2009 - 07:17:

Rri ti Enya se nusja e shkrete mezi po pret burrin e ardhshem nga Amerika. E kane paketuar e bere gati nusen.
Po pse nuk i the. ''Pac fatin e tet vellai!"

Postuar nga kurt datë 10 Dhjetor 2009 - 08:11:

enya, jo vetem meshkujt kane kto komlpekse, me shume edhe gocat.
nje dite ma rastisi te njoh nje shqiptare kosovare, dhe me thote qe motra e saj po shkon te fejohet ne kosove.
pas 10 mintuash i them hajde dalim te gjithe te pijm nje kafe apo gote vere bashke meqe isha i gezuar te njoh shqiptare. jo thote kjo se motren nuk po e lejon frajeri/dashnori i saj shqiptar/kosovar.
me beri me qesh, motra e saj kishte dashnor shqiptar ktu por po shkonte te martohet me nje te panjohur atje me shkusi.
kjo m'u dukt gallat se po imagjinoja edhe dashnori i saj noshta do beje te njejten gje...

  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.