| Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 85 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Lufta kunder alkoolit, duhanit, droges eshte lufte per ruajtjen e jetes seksuale. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7320)
Lufta kunder alkoolit, duhanit, droges eshte lufte per ruajtjen e jetes seksuale.
Nder problemet e tjera të ruajtjes e normalizimit të jetës seksuale, futet edhe lufta kunder alkolit, duhanit, droges etj, të cilat e dëmtojnë deri në shkatërrim pasionin seksual normal, seksualitetin dhe jetën seksuale.
Sipas disa studimeve del se alkoli ndikon negativisht mbi seskualitetin dhe jeten seksuale normale duke dëmtuar ereksionin dhe pasionin seksual deri në impotence të plotë, madje që në mosha e reja. Alkoolizmi kronik çon dhe në sterilitet. Sipas një studiuesi të huaj rreth 50% e rasteve të sterilitetit janë pasojë e dëmtimit të spermatozoidëve nga alkolizmi kronik. Alkoolizmi shkakton mbipeshë, dhjamosje, shëmtime fizike dhe zbehje të dëshirave seksuale. Pasioni për alkol, përvec varfërisë ekonomike e mossukseseve në punë e profesion sjell edhe sëmundje. Njerëz të aftë e me shumë talent shpesh humbasin nga ndikimi i të pirit. Si rezultat i përdorimit kronik të alkolit fillojnë në organizëm crregullimet nervore e psikike. Dehja ndikon në mënyrë të dëmshme mbi gjendrat seksuale dhe mbi qelizat e embrionit. Prandaj nga prindër që pinë mund të lindin fëmijë me të meta fizike ose mendore e që mund të vuajnë nga idiotizmi, epilepsia ose sëmundje të tjera nervore e spikike.
Në jetën e përditshme ekziston akoma mendimi i gabuar mbi dobinë e birrës, prandaj shpesh atë e pinë edhe fëmijët ose gratë që ushqejnë foshnjat me gji. Mirëpo edhe birra ka alkool, ndonëse në doza më të vogla dhe nqse përdoret shpesh, ajo mund të bëhet zakon dhe çon në alkolizëm. Alkooli ndikon negativisht në të gjitha organet e organizmit.
Përdorimi i tepruar i alkolit këto vitet e fundit në shumë vende të botës po shikohet si një e keqe e madhe shoqërore. Nën ndikimin e alkolit lihen në harrese parimet morale, etike, lindin konflikte në familje e jashtë saj dhe vazhdimisht shtohen crregullimet neuropsikike etj. Humbja e vetkontrolit nën ndikimin e alkolit con në romantizëm euforik ose në marrëdhënie mendjelehta në çëshjet e seksit, me pasoja shpesh të rënda, sidomos për femrën.
“..Nuk mbaj mend se ku e kalova natën e parë të “marteses” me burrin prej të cilit kërkoj ndarje, megjithëse kemi një fëmijë, - shkruan në kërkesën drejtuar gjykatës për divorc e reja Zh….. Atë njeri unë qysh në fillim nuk e dashuroja, por u detyrova ta pranoj martesën vetëm sepse kisha mbetur shtatzanë me të. Kjo ndodhi pas një mbrëmjeje të gëzuar në të cilën pimë shumë. Mbaj mend se pas mbrëmjes ai më lutej me fjalë të embla që të shkoja tek ai duke mu betuar se do më donte shume për tërë jetën. Mua mu duk se po humbisja një rast të mirë dhe pranova. Nuk isha në gjendje të gjykoj për pasojat… tani ai më tradhëton, pi dhe më keqtrajton. Dhe une se duroj dot më.!…”
Pijanecët asnjëherë nuk e ndiejnë atë gjendje shpirtërore të lartë e frymëzuese që i jep njeriut dashuria.
Të dhënat klinike më të fundit të OMS-it tregojnë se nuk janë të pakta rastet kur përdorimi i terpuar i alkolit shpie në impotencë të plotë seksuale. Mbi dëmin e alkoolit në sferën e seksit Imielinski dallon 4 faza.
(vazhdon)
Pershendetje!
E ke degjuar ti ne shqiperi ate shprehjen:"E pi rakine si burre"
ne te vertete po ti thirresh mendjes rezulton e kunderta.
Ps. ne vend qe ti pergjigjesha kesaj tema kisha hapur nje teme te re qe nje Zot e di kur do fshihet tani.
Teme e qelluar.
Me sa kuptova, s'qenkeni te interesuar per shendetin tuaj he he,
Pervec Indritit te cilin e pershendes!
Megjithate une prape po ju servir te tjera infromacione te domosdoshme per ata qe e duan veten.
(vazhdojme aty ku e lame)
Në fazën e parë;
Kur sapo alkolisti ka filluar “karrieren” si rezultat i veprimit narkotizues të alkolit mbi koren e trurit të madh vërehet një farë dobësimi i përkohshëm i frenuesve psikikë dhe njeriu sikur e humbet aftësinë për vetkontroll dhe për të drejtuar reflekset e tij gjë që mund të shfaqet edhe në forma të ashpra ose të paturpshme ndaj partneres seksuale.
Në fazën e dytë:
Shfaqen shenjat e helmimit kronik nga keqpërdorimi i alkoolit. Kështu dobësohet ndjeshmëria e qendrave nervore në palcën kurrizore që drejtojnë ereksionin dhe ejakulacionin. Si rezultat ereksioni bëhet më i rrallë dhe për arritjen e potencës seksuale kërkohen ngacmues të fortë seksualë. Përvec kësaj pengohet edhe ejakulacioni i cili mund të jetë i dobët ose mund të mungojë fare.
Në fazën e tretë
Veprimtaria e të dy qendrave nervore dobësohet ndjeshëm, gjë që shfaqet para së gjithash në mungesë ereksioni. Pasioni seksual ende ruhet, por potenca dhe aftësia për akt seksual janë fare të dobët ose mungojnë.Kjo do të thotë se alkooli ka dëmtuar veprimtarinë e qednrave nervore të ndjeshmërisë se ereksionit deh ejakulacionin në palcën kurrizore.
Kurse në fazën e katërt
Seksuale të alkoolizmit kronik krahas dëmtimit të plotë të qendrave të ereksionit dhe ejakulacionit, ndodhe edhe atrofia e dëshirave seksuale, gjendje e cila quhet impotencë e plotë seksuale, aftësi e cila zakonisht nuk rikthehet më.prandaj shqetësimet seksuale që lindin në stadin e hershëm të alkoolizmit, shërbejnë si sinjal paralajmërues që alkolisti të braktrisë pijen për të mos pasur pasoja të mëtejshme.
Në mënyrë të tërthortë alkoolizmi kronik dëmton edhe jetën seksuale në martesë.
(vazhdon)
o isra, nuk eshte puna se s'jemi te interesuar pe shendetin, por ma merr mendja qe s'ka te alkoolizuar ketu ne forum
Sepse i alkoolizuar eshte ai qe eshte i varur nga alkooli, jo ai qe e pi per qejf. Ketu ku jam une e kane problem vallaj, edhe rruges shef te dehur dhe s'me beson njeri kur them qe ne shqiperi nuk ndodh te shofesh njerez te zakonshem shtrire ne mes te rruges sa gjate gjere, pikerisht sepse jane te dehur 
Citim:
Po citoj ato që tha wydra
o isra, nuk eshte puna se s'jemi te interesuar pe shendetin, por ma merr mendja qe s'ka te alkoolizuar ketu ne forumSepse i alkoolizuar eshte ai qe eshte i varur nga alkooli, jo ai qe e pi per qejf. Ketu ku jam une e kane problem vallaj, edhe rruges shef te dehur dhe s'me beson njeri kur them qe ne shqiperi nuk ndodh te shofesh njerez te zakonshem shtrire ne mes te rruges sa gjate gjere, pikerisht sepse jane te dehur
![]()

Thjesht per kuriozitet........ pi alkool ti? Dmth jo ate ......... qysh themi ne nga jugu...........ballin e kazanit.......lol....... qe eshte 100%, dhe te dalin xixa nga syte.....lol. E kam fjalen per nje birre, apo nje gote vere?
Deri tani, nuk ka dale asnje kerkim shkencor qe te thoje se alkooli, ne perdorim te kontrolluar, te demton, perkundrazi, dihen shume mire anet pozitive te konsumimit te 1-2 gota vere ne dite.
Cdo gje ne menyre te tepruar te demton ...... konsumimi i mishit sjell kolesterol te larte.......etj.
Duhanin e pi , edhe alkolin me raste ( hard liquors , no beer ) dhe them te drejten jam deshperimisht ne kerkim te ndonje pilule (pills in englisht..lol) qe te beje efektin e kundert te viagras 
Isra , si thu ti zemra , a thu duhet ti le keto qe te kem nje jete seksuale me te shtruar ? lol :p
cfare problemesh kane ca...
Thuj marshallah mer dreq se po me merr mesysh ..
pu pu, larg qofte, marshallah, ptu ptu syri keq 
Citim:
Po citoj ato që tha Unstoppable
Duhanin e pi , edhe alkolin me raste ( hard liquors , no beer ) dhe them te drejten jam deshperimisht ne kerkim te ndonje pilule (pills in englisht..lol) qe te beje efektin e kundert te viagras
Isra , si thu ti zemra , a thu duhet ti le keto qe te kem nje jete seksuale me te shtruar ? lol :p




......Keshtu dhe me duhanin. Pirja e duhanit ka pasoja të rënda për seksin e megjithatë vërehet se vitet e fundit është rritur shumë pirja e tij madje edhe nga gratë, gjë që ka sjellë pasoja edhe më të rënda për shëndetin. Sipas OMS-it në periudhën midis viteve 1950-1980 numri i grave të sëmura nga kanceri i mushkërive është rritur 20%. Rrezikohen dhe fëmijët, sidomos nënat që vazhdojnë të pinë cigare gjatë shtatzanisë. Duhani ul dhe pjellshmërinë. Gratë që nuk pinë cigare kanë 2 herë më tepër mundësi të bëjnë lindje të rregullta se ato që e pinë. Eshtë provuar shkencërisht se duhani dëmton edhe ndjeshmërinë dhe potencën seksuale dhe paralizon veprimtarinë e kores së trurit të madh.
PO DROGA?
“-Kur ishim në përfundim të këtij punimi, -thotë seksologu J.Demiri,- orët e para të vitit 1991 bahskë me gjërat e zakonshme të cdo dite erdhi dhe një lajm i pazakontë, por që prishi aq shumë optimizmin dhe shpresën që sjell fillimin e një viti të ri. D.V, 21 vjeç bëhet viktima e parë e drogës për vitin 1991.”
Në botë është dhënë alarmi për të parandaluar këtë fenomen shkatërrues jo vetëm të pasionit të vërtetë seksual, por edhe të personalitetit të njeriut me rreziqe mjaft serioze për jetën. Sipas disa studimeve të OMS fenomeni i drogës është më pak i përhapur te ata të rinj të cilët kanë marrë informacionin e nevojshëm në kohë në aspektin e edukatës seksuale...
(vazhdon)
Citim:
Po citoj ato që tha isra
Po mire o lal, te duket keshtu se je ne fillimet e tua, je akoma i ri , i fuqishem, por po te vazhdosh edhe disa vjet helmi (duhani dhe alkoli) do bejne te veten, eshte si puna e atij arsenikut ne doze te vogel qe ia dhane perdite Napoleonit ne vere, ai pinte perdite nga nje gote vere dhe pse ndiente dhimbje ne stomak prape i pelqente te pinte , derisa pas disa vjetesh vdiq i bindur se e kishin helmuar.Pra, gradualisht e ben dhe alkoli me cigaren punen e vet, dhe uroj te mos te ndodhe lol, si ajo reklama, (qe besoj se e ke pare) asaj "lules" qe megjithe perpjekjet se ngrinte dot koken lart.
Ti e di vete, por ndoshta nje dite do arrish te me kuptosh, dhe uroj te mos jete vone.
gjithe te mirat![]()



Pershendetje Isra
Jam shume dakort me ato qe keni shkruajtur.
por doja te theksoja, jo vetem e jetes seksuale..se ndoshta ka njerez qe nuk duan tia dine per te..
Alkoli e duhani jane nga faktoret kryesor te shume semundjeve, si pershembull semundjet kardiako-vaskulare, e te tjera, dhe alkoli eshte i ndaluar ne shume semundje..psh ne rastin e diabetit ose hypertension, apo probleme te melçise..alkoli eshte shkaterues per melçine, e mos harroni qe melçija eshte laboratori i organizmit tone, cdo ushqim qe marim kalon nga melçija, aty kontrolohet, pastrohet, e nese kemi nevoje edhe ruhet per tu perdorur kur organismi ka nevoje..
Disa thone qe ne sasi te vogel, nuk ka problem..nje ose dy gota ne dite nuk te bejne gje..eshte e sakte qe organizmi jone ka nevoje per nje sasie alkoli, por kete sasi mund ta marim shume mire nga ushqimet e ndryshme qe ushqehemi.
Ajo gota e alkolit, qe ne disa raste te shoqeron ne nje mbremje te kendshme, mund te kthehet shume mire, ne nje shishe, e te konsumohet ne menyre kronike..mos thoni jo, sepse kjo gje ndodh shume shpesh...
Disa persona nuk i njohin siç duhet veprimet e alkolit ne trup..psh disa e perdorin kur kane ftohne, ne vende malore, duke mos ditur qe alkoli eshte nje vazodilatater, qe do te thote zmadhon venat e gjakut dhe ka nje avullim ose me sakte nje lirim te nxehtesise se trupit,
pra ne vend te ngrohemi, ftohemi me shume..
nejse nejse.. ato qe e pine uroj te mos i rrisin dozat, ato qe nuk e pine uroj te mos e fillojne kurre..
un personalisht nje gote vere here pas here ja lejoj vetes, por gjithmone kur kam nje dreke ose nje darke te mire ..
po mire.. mua c'me gjeti keshtu qe t'ju bej moral? pini o njerez pini, se fundja semudjet per ne jane... 
me respekt nga sabina
Re: Pershendetje Isra
Citim:
Po citoj ato që tha sabina
po mire.. mua c'me gjeti keshtu qe t'ju bej moral? pini o njerez pini, se fundja semudjet per ne jane...
me respekt nga sabina



Pershendetje unstoppable
[QUOTE]Po citoj ato që tha Unstoppable
[B]
lol
Sapo isha ba gati te zbrazja armet replikuese ndaj teje ...kur ma nderrove mendjen me kete qe shkruajte ne fund 
Me sa duket ajo analiza jote me siper ishte copy & paste nga ndonje artikull shkencoro - intimidues lol
Me vjen keq, por sinqerisht, nuk kam nevoje per te bere copy paste per ato qe kam thene.. sepse jane gjera shume te thjeshta, qe dihen nga shume persona..
aq me teper dje ne darke, qe nje sy e kisha te mbyllur per gjymesh.. 
nuk kam shkruajtur asgje shkencore, thjesht ato pak gjera qe jane te kuptueshme per te gjithe lexuesit, mundohem gjithmone te jem e qarte e te mos bej shkence, nuk eshte ne natyren time, sepse nese do me duhej te shkruaja leksionet e librave te mija, ti nuk do kuptoje asgje, vetem nese ke mbaruar per ndonje dege mjeksie...
Ma prishe pak qefi, se me sa kuptova ky eshte mesazhi im i pare qe ti lexonke...megjithate nuk ka gje 
bye bye.
Pershendetje Sabin!
Te falenderoj per informacionin dobiprures qe na percolle,...ne fakt ke te drejte kur thua qe jo te gjitheve u intereson jeta seksuale dhe se kjo lufte eshte e rendesishme te cdo individ ben ose jo jete seksuale;
Une e kapa nga ky prizem, per faktin se shumica e forumisteve jane te rinj dhe natyrisht deshira per te provuar cdo gje eshte me e prirur..apo jo!:p
Persa i perket atyre pak gotave, pra, sasise se vogel se alkolit (vere, birre etj) qe ty dhe shume te tjereve u duket normale, vertet qe nuk perben ndonje te keqe te madhe, po ta kapim ne menyre konvencionale, por konsumimi i perditshem edhe pse ne doza teper te vogla per syrin tone, neser behet me e madhe dhe me e veshtire per tu kuruar.
Megjithate te kuptoj, dhe meqe kam lexuar te gjitha temat dhe sugjerimet e tua ne FH, e kam parasysh tipin e karakterit tend dhe jo per te te bere qejfin (ta them sinqerisht), je e vetmja ne FH qe me terheq nga menyra sesi shkruan dhe argumenton mendimin tend
-Unstoppable,-o
.... por kur do zesh men ti mo djale...
? ............ok, e qepa, e respektoj mendimin tend, pi lal, e di qe te pelqen shume pija me gjithe demet e saj....
:p
ju pershendes:p
Re: Pershendetje unstoppable
Citim:
Po citoj ato që tha sabina
Ma prishe pak qefi, se me sa kuptova ky eshte mesazhi im i pare qe ti lexonke...megjithate nuk ka gje
bye bye.
, prandaj e mora si te mireqene faktin "copy & paste " pasi s'doja te besoja qe jam ne kundershtim me mendimet tuaja




Re: Re: Pershendetje unstoppable
Citim:
Po citoj ato që tha Unstoppable
p.s Isra , jemi qe jemi tek kjo teme , do e dredhim nga nji cigare bashke ?
Me shijon me shume kur me shoqeron nje femer ne duhan-pirje![]()

Duhani dhe alkooli jane rrezique per shendetin, dhe per jeten sekuseale... Kete e mesuam ...
une qe e pi edhe te paren edhe te 2ten qenkam mut fare persa i perket jetes seksuale :p:p
Citim:
Po citoj ato që tha durrsake_topolake
une qe e pi edhe te paren edhe te 2ten qenkam mut fare persa i perket jetes seksuale :p:p


)
Na thate cigarja na ben dem...e lame!
Na thate droga ben dem...ju larguam me lezet!
Na thoni tashti qe edhe alkoli beka dem edhe ulkerka aftesite seksuale...
Tashti ngelet qe te beni listen fije e per pe te atyre 40.000 mikrobeve qe na trasmetoni sa here na fusni gjuhen ne fund te pusit (gojes) dhe puthni se edhe kjo na mungon!!
Mos ndiqni fije e per pe çfare thuhet se ju kalon ne fobi kollaj fare edhe rrugeve do filloni te dilni te mbeshtjelle si sallame Tirane me plastmas ne koke dhe reston e trupit...te prezervuar ne maksimum.
P.s Njoh njerez qe me nje gote me shume se masa e lejuar, trasformohen ne ate qe duan te jene pergjithe harkun e dites ( jo nates!!:p).
Citim:
Po citoj ato që tha insOmnia
Na thate cigarja na ben dem...e lame!
Na thate droga ben dem...ju larguam me lezet!
Na thoni tashti qe edhe alkoli beka dem edhe ulkerka aftesite seksuale...
Tashti ngelet qe te beni listen fije e per pe te atyre 40.000 mikrobeve qe na trasmetoni sa here na fusni gjuhen ne fund te pusit (gojes) dhe puthni se edhe kjo na mungon!!
Mos ndiqni fije e per pe çfare thuhet se ju kalon ne fobi kollaj fare edhe rrugeve do filloni te dilni te mbeshtjelle si sallame Tirane me plastmas ne koke dhe reston e trupit...te prezervuar ne maksimum.
P.s Njoh njerez qe me nje gote me shume se masa e lejuar, trasformohen ne ate qe duan te jene pergjithe harkun e dites ( jo nates!!:p).
Citim:
Po citoj ato që tha insOmnia
...
Tashti ngelet qe te beni listen fije e per pe te atyre 40.000 mikrobeve qe na trasmetoni sa here na fusni gjuhen ne fund te pusit (gojes) dhe puthni se edhe kjo na mungon!!
P.s Njoh njerez qe me nje gote me shume se masa e lejuar, trasformohen ne ate qe duan te jene pergjithe harkun e dites ( jo nates!!:p).
:p
Nese per alkool quhet nje shishe birre ose nje gote vere, them qe e pi me gjithe kenaqesi e nuk me intereson se cfare thone gazetat apo ministri i shendetesise.
Duhan e di eshte ves i keq por mbas kafes apo me nje birre shkon ... c'te te them. Dua ta lej vetem per faktin e portofolit e me e rendesishme qe nuk me pelqen shija ne goje kur cohem ne mengjes.
Drogen nga me e lehta tek me e renda une nuk e toleroj.
Dy te parat mendoj se jane me te rendesishme per jeten seksuale te meshkujve
Citim:
Po citoj ato që tha Lunax
Nese per alkool quhet nje shishe birre ose nje gote vere, them qe e pi me gjithe kenaqesi e nuk me intereson se cfare thone gazetat apo ministri i shendetesise.
Duhan e di eshte ves i keq por mbas kafes apo me nje birre shkon ... c'te te them. Dua ta lej vetem per faktin e portofolit e me e rendesishme qe nuk me pelqen shija ne goje kur cohem ne mengjes.
Drogen nga me e lehta tek me e renda une nuk e toleroj.
Dy te parat mendoj se jane me te rendesishme per jeten seksuale te meshkujve
proverb
Nje shoku im thote:ALKOLI ESHTE NENA E GJITHE TE KEQIAVE,POR SI NENE QE ESHTE DUHET RESPEKTUAR.
E them kete duke mos pretenduar te beheni vartes te alkolit por qe me raste,si puna ime te tregoni respekt karshi kesaj "nene"
Persa i perket drograve pertej slloganit "Duhani demton rende shendetin,ata qe ju rrethojne dhe shtatzanine"une personalisht preferoj duhanin
pershendetje UKU!
po ku ishe moj/mo, deri tani?
Kjo foto i mungonte kesaj teme
femjet qe ne kete moshe e mesojne cigaren.....

E kamarjero ma sill dopjo raki sa ta drredh ka i cigare bar. Ndalohet ketu te pihet lloj loj gjanash . Ketu pihen gjana vetem me kualitet te lart. hahahahaha gjuynaf kush e taksiratin thuj se po e pate sja del dot. Ika pra se baja shaka ( o e solle ate dopjen ti apo jo?)
Hahaha
akoma se keni marre vesh ju qe demi qe shkaktohet nga alkoli ose duhani,
varet shume nga fizionomia e personitapo nga trashegimet gjenetike etj.
une kam njohur njerin qe gjithe rinine e tij kishte pire vere dhe me thoshte qe pinte te pakten 5-6 litra vetem kur ulej per te ngrene ose me ka thene qe ndonjehere pinte rreth 25-30 litra ne dite.
Si mund te shpjegohet kjo e cila me dukej e pabesueshme:
ky njeri ishte nje burre italian i rritur ne fshat dhe qe ishte mesuar te punonte perdite (pune te renda),kjoka cuar ne kalitjen e fizikut te tij.
Ndersa veren ai e bente vete dhe ishte vere shpie, pra e paster.
Une pyeta njerez qe e njihnin qe ne rini dhe ata me thane te njejten gje.
problemi i tij i vetem ishte se ai e kishte barkun tej mase te madh.
Duhanin ai e pinte qe i ri dhe tani ishte rreth 60 vjec.Meqe ra fjala pinte 2-3 paketa ne dite.
Ju mund te thoni ky eshte nje rast,po per peshkataret apo detaret (shqiptare) qe futen ne bar e ja rrasin nga 15-20 dopje raki ose konjak perdite si e shpjegoni juve.
Ne rralle te pare duhet ta dini qe te gjithe ata qe thone per kete ose per ate eshte e demshme e thone per ti bere njerezit koshient per gjerat qe mund te demtojne por jo se eshte ligj.Ua them edhe nje here qe rrezistenca e trupit ndaj pijes apo duhanit mvaret shume nga potenca e tij.
pershendetje
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
E kamarjero ma sill dopjo raki sa ta drredh ka i cigare bar. Ndalohet ketu te pihet lloj loj gjanash . Ketu pihen gjana vetem me kualitet te lart. hahahahaha gjuynaf kush e taksiratin thuj se po e pate sja del dot. Ika pra se baja shaka ( o e solle ate dopjen ti apo jo?)

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Hahaha
akoma se keni marre vesh ju qe demi qe shkaktohet nga alkoli ose duhani,
varet shume nga fizionomia e personitapo nga trashegimet gjenetike etj.
une kam njohur njerin qe gjithe rinine e tij kishte pire vere dhe me thoshte qe pinte te pakten 5-6 litra vetem kur ulej per te ngrene ose me ka thene qe ndonjehere pinte rreth 25-30 litra ne dite.
Si mund te shpjegohet kjo e cila me dukej e pabesueshme:
ky njeri ishte nje burre italian i rritur ne fshat dhe qe ishte mesuar te punonte perdite (pune te renda),kjoka cuar ne kalitjen e fizikut te tij.
Ndersa veren ai e bente vete dhe ishte vere shpie, pra e paster.
Une pyeta njerez qe e njihnin qe ne rini dhe ata me thane te njejten gje.
problemi i tij i vetem ishte se ai e kishte barkun tej mase te madh.
Duhanin ai e pinte qe i ri dhe tani ishte rreth 60 vjec.Meqe ra fjala pinte 2-3 paketa ne dite.
Ju mund te thoni ky eshte nje rast,po per peshkataret apo detaret (shqiptare) qe futen ne bar e ja rrasin nga 15-20 dopje raki ose konjak perdite si e shpjegoni juve.
Ne rralle te pare duhet ta dini qe te gjithe ata qe thone per kete ose per ate eshte e demshme e thone per ti bere njerezit koshient per gjerat qe mund te demtojne por jo se eshte ligj.Ua them edhe nje here qe rrezistenca e trupit ndaj pijes apo duhanit mvaret shume nga potenca e tij.
pershendetje
[QUOTE]Po citoj ato që tha isra
......Keshtu dhe me duhanin. Pirja e duhanit ka pasoja të rënda për seksin e megjithatë vërehet se vitet e fundit është rritur shumë pirja e tij madje edhe nga gratë, gjë që ka sjellë pasoja edhe më të rënda për shëndetin.
Ka pak kohe qe kam filluar te ndez cigare.Ne fillim si loje,-kot per sport,
pastaj me hyri ne qef.Me duket sikur me qeteson ne momente te vecanta,
dhe pasojat sigurisht i di!
Pra kam filluar ta pi tashme me vetedije te plote.
Te gjithe konsumojne cigare,te gjithe pine cafe apo nje gote birre.
Pasojat?!-Eh, shume pasoja!
E kam tmer eren e cigares,me duhet te nderrohem 5 her ne dite,se te mbyt era qe mban!Sado parfum te hedhesh dallohet ai apo ajo qe pi duhanin.
Rendesi ka te mos e pish ne ambjentet shtepiake, por jashte ne oborr
mundesisht, ulur ne karige, kembe mbi kembe si princeshe!
Bej shakka Isra!Keshtu veproj une!
Shpresoj ta le, akoma pa e filluar mire!
Mire u shkruafshim dhe ju falenderojme per materialet e sjellura ne forum!
Cdo gje qe keni shkruar eshte me se e sakte!
Pershendetje Sykaltra_Gangos.
Qe te jem e sinqerte me pak se 4 cigare ne dite nuk jane te demshme, por me thoni, kush eshte ai ose ajo qe e provon e qe pi gjithjmone nje numer kaq te vogel cigaresh? asnje... sepse si cdo droge e lehte edhe cigarja te jep depondonce fizike e psikologjike.
I dashuri i im e piu cigaren per 5 vjet me rralle, sa do qe u mundova ta ndaloja, ato 5 vjet iken si pa u kuptuar por tani as vete se di si ju mbush mendja ta le dhe sinqerish nga vetvendosja qe kishte e pati shume te lehte lerjen e cigares
Keshtu qe te uroj edhe ty Sykaltra te vendosesh vete sa me shpejt per ta lene, aq me teper qe je nje femre e ne te ardhmen do behesh nene..
Cigarja e alkoli, jane dy faktoret kryesore te deshtimeve tek grate, lidjeve te parakoshme e te peshes se vogel tek bebet..ndaj kurajo.
para disa ditesh lexova ne nje gazete per disa sondazhe qe ishin bere ne lidhje me cigaren.
per cudi aty shkruhej, se nga statistikat e fundit rezultonte se femrat joduhanpirese rrezikoheshin me shume nga kanceri i mushkerive..
, sepse ato thithin tymin e nxjerre....
Mua sme duket bindes ky 'thashethem', ose e bejne qe te mos perhapin panik te meshkujt, ose tu shiten cigaret duke e pire dhe femrat, si mendoni ju??
po ju them nje rast...
nje goce qe njoh une i rekomandoi doktori te pinte te pakten 5 duhane ne dite dhe mos te kalonte 10 duhan ne dite... vertet ishte semundja e saj qe detyroi doktorin ti rekomandonte te pinte duhan por me mase te caktuar...
asgje nuk eshte e rrezikshme per trupin e njeriut kur eshte e kontrolluar, dhe nuk eshte e tepruar... dhjete duhan ne dite nuk te bejne dem, po ashtu dhe nje dopio rrakie, perkundrazi kjo e fundit te ben mire per djegien e mikrobeve qe krijohen ne stomak, dhe mushkri...
ndersa per drogen nuk mund te flas se nuk kam hasur ta njoh...
pershendetje...
DROGA DHE PARANDALIMI I SAJ.
Dr. Musli FERATI
Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA
Në kuptimin gjithpërfshirës droga paraqet një varg materiesh psiko-aktive, të cilat po qe se konsumohen nga ana e njeriut kanë aftësi që të ndryshojnë dhe dëmtojnë seriozisht integritetin psiko-fizik të subjektit i cili i përdorë, gjegjësisht i keqpërdorë ato. Thuhet me të drejtë se abuzimi me këto substanca psikotrope është një problem i madh shoqëror dhe shëndetësor mbarëbotëror, ngase pasojat që dalin nga efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta nga kjo shprehi e kobshme morbogjene janë shumëfish të dëmshme për vetë individin që është bërë rob i marrjes pa masë i materieve dehëse, si dhe për rrethin më të gjerë social ku jeton dhe vepron ky ose një grup më i madh abuzuesish të drogave.
Që të kemi një ide më të qartë mbi këtë fenomen të rrezikshëm mediko-social, dhe jo vetëm kaq, fillimisht do t’i referohemi definicionit mbi varshmërinë nga droga që kohëve të fundit e ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në të cilin tekstualisht thuhet: Vartësia nga droga paraqet një gjendje të intoksikimit (helmimit) periodik ose kronik me droga natyrale, gjysmësintetike, dhe e cila karakterizohet me një dëshirë dhe apasion të prafrenueshëm që të merret me çdo kusht, prirje për të rritur dozën (toleranca), varshmëri fizike dhe psikike dhe veprimit destruktiv mbi personalitetin e narkomanit. Problemi del se është edhe më i mprehtë kur kihet parasysh fakti se kjo epidemi moderne më së shumti prek rininë, ardhmërinë e çdo komuniteti, në tërë globin, duke mos kursyer asnjë shtreë sociale dhe përkatësi nacionale dhe konfesionale. Dukuri pothuajse e pashmangshme që shoqëron çdo abuzim me këto lëndë shkundulitëse është shfaqja e sindromit abstinencial fill pas ndërprerjes së konsumimit të drogës, shpeshherë edhe me simptome dhe komplikime më të rënda se substanca që ka shkaktuar këtë varshmëri këmbëngulëse.
Në këtë grup materiesh nootropike, para së gjithash, sipas klasifikimit më të ri të çrregulliomeve mentale, që vijnë si rezultat i përdorimit kompulsiv, bëjnë pjesë këto nëngrupe substancash distimike:
- alkooli
- opiatet
- kanabinoidet
- sedativet dhe hipnotikë
- kokaina
- kofeina dhe stimulues të tjerë të sistemit qendror nervor
- halucinogjenët
- duhani
- tretësit që avullohen
- adikcioni me më shumë lloje drogash njëkohësisht.
Duke patur parasysh objektivin e këtij diskutimi, aspektin teorik dhe praktik të kësaj materie kaq voluminoze, do të shqyrtojmë përciptazi shkaqet dhe faktorët që sjellin deri tek paraqitja dhe përhapja me përmasa kërcënuese të këtij vesi kompleks që me një shpejtësi marramendëse dëmton dukshëm mirëqenien e mbarë njerëzimit, pa mos anashkaluar edhe mjedisin tonë vulnerabil. Përkundër ligjeve dhe konventave antidrogë që ka miratuar çdo shtet, dukuria e narkomanisë sa vjen e po bëhet më aktuale, ngase po rritet numri i konsumuesve të rinj, bile edhe ndër nxënësit e shkollave fillore.
Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA.
Meqë momentet etiologjike janë të shumta, faktorët dhe rrethanat që shpien deri në përhapjen e narkomanisë do t’i klasifikojmë në tre grupe, edhe atë: faktorët që përcaktojnë personalitetin e narkomanit, kushtet socio-ekonomike dhe vetë substanca psikoaktive si faktor provokues.
1. Për sa i takon veçorive që karakterizojnë tiparet e personit që konsumon drogë, mund të thuhet se në rastet tipike këto subjekte janë adoleshentë psiko-labil të cilët përveç tjerash janë intolerant ndaj streseve dhe traumave fizike dhe psikike, endacakë me teke të çuditshme, psikopatë latentë që janë personalisht të papjekur, neurotikë dhe individë që i përkasin grupit “border line”, si dhe një dyzinë delikuentësh që i ka inaktivizuar për punë kreative ndjenja e mosbesimit dhe agresivitetit.
2. Më të akuzuar dhe njëherit më të prevenueshëm janë konditat socio-ekonomike, në të cilin rolin dominant e ka funksionimi i shëndoshë i mjedisit familjar me të gjitha premisat e harmonizuara morale dhe materiale. Ambienti ku rinia shkollohet dhe edukohet, pa dyshim, ndikon pozitivisht dhe në shumë raste negativisht në paraqitjen e kësaj dukurie të mbrapshtë. Raportet e këqija ndërnjerëzore që ekzistojnë dhe në mënyrë perfide maskohen nga udhëheqësit lokalë irritojnë të rinjtë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj padrejtësive, edhe ashtu zhgënjyese, papunësia dhe neglizhimi pothuajse total i shtetit ndaj të rinjve kontribuon në shtimin e numrit të narkomanëve.
3. Substancat e ndryshme psioko-aktive, me cilësitë e tyre toksike dhe farmakoterapeutike, përbëjnë një moment tjetër inicues dhe favorizues që të rritet pa ndalë aradha e atyre që shpëtimin idilik e kërkojnë dhe gjenë tek droga, ose siç shprehet një psikiatër i njohur i Zagrebit, Ceriq, tek “patericat kimike”.
Për sa u përket të dhënave epidemiologjike dhe statistikore mbi numrin e përgjithshëm të narkomanëve nëpër vendet e ndryshme të botës, duhet të jetë i rezervuar mbi saktësinë dhe prezentimin real të gjendjes faktike, ngase eksperienca ka treguar se për çdo të regjistruar si viktimë e lëndëve të ndryshme që e harlisin gjendjen mendore dhe shpirtërore vinë së paku edhe 10 individë që fshehtas e përdorin drogën, d.m.th. as edhe më të afërmit nuk e dinë se i pikasuri është narkoman.
Megjithëkëtë, sot llogaritet se në përmasa botërore ka më se 200 milionë narkomanë aktiv, nga të cilët dy të tretat e përbëjnë grupmoshën deri në 28 vjeç, kurse nga numri i mësipërm rritet përqindja e atyre 12-13 vjeç, që sigurisht duhet të na brengosë të gjithëve. Ajo që duhet të theksohet këtu është se, në dy dekadat e fundit është dyfishuar numri absolut dhe relativ i përdoruesve të drogës si rezultat i rënies së bllokut socialist. Vlen të përmendim se toksikomania i përngjet një sëmundje infektive, ngase çdo konsumues droge patjetër në këtë lojë të rrezikshme e fut herët a vonë shokun e vet më të ngushtë. Ajo që i shtyn të rinjtë tanë, sidomos, që të provojnë njëherë drogë dhe më pas të mos ndahen kurrë nga ajo, qëndron në të dhënën që çdokush më e din, se përfitimet nga kontrabanda me drogë janë astronomike dhe brenda natës.
Duhet të na shqetësojë fakti se, edhe përdorimi legal i medikamenteve anksiolitike, hipnotike, bile edhe narkotike, që arsyetohet fare lehtë nga mjekët me anë të recetave, indirekt shton kuotën e narkomanëve. Duke analizuar të dhënat komparative statistikore mbi përmasat e narkomanisë nëpër vendet e ndryshme të botës, mund të thuhet se në trevat tona narkomania nuk është edhe aq e përhapur dhe pikërisht gjendet në stadiumet fillestare, që nuk përjashton mundësinë e një vale të madhe që mund të pllakos në një të ardhme të afërt. Kjo para së gjithash kur dihet mentaliteti ynë patologjik për të fituar para me batakçillëqe alla kollumbiane.
Derisa jemi tek shkoqitja e faktorëve stimulues dhe inhibues të kësaj dukurie me pasoja të rënda shëndetësore dhe implikime të parenovueshme socio-ekonomike, është e udhës të pranojmë si tepër inkurajuese studimet e shumta nëpër SHBA, të kryera nga Instituti Nacional i Abuzimit me Drogë (NIDA), në të cilat është konstatuar se masat e ndryshme preventive deri në 50% kanë ulur numrin e narkomanëve ndër adoleshentë për një periudhë kohore 10 vjeçare. Më tutje në këtë raport vihet në dukje se, programi parandalues ul koston e shpenzimeve për 4 herë në mjekimin dhe shërimin definitiv të një narkomani. Cilat janë, pra, këto masa profilaktike që mundësojnë një efikasitet të tillë kundër kësaj sëmundje sociale? Para së gjithash, duhet punuar më tepër me prindërit dhe arsimtarët të cilët rrisin dhe edukojnë brezin e ri, gjë të cilën në rend të parë duhet ta bëjë personeli mjekësor në krye me mjekët familjar, psikiatrët, psikologët, sociologët dhe pedagogët.
Vuajtjet e shumta jetësore na kanë mësuar se një e keqe nuk shkon e vetmuar, andaj edhe ky “dëfrim” rrënues përcillet me rritjen e numrit të të sëmuarve nga hepatiti, SIDA, si dhe kriminalitetit në formë vjedhjesh, dhunës, prostitucionit dhe vrasjeve. Një gabim tjetër ndër ne bëhet kur i stigmatizojmë narkomanët, të cilët edhe më tepër mbyllen në botën e tyre të pashpresë, duke i çuar të njëjtit kah gremina e izolimit dhe bojkotimit social dhe profesional. Duhet të dijmë se edhe ata janë njerëz të cilëve u duhet ndihmë jo vetëm mjekësore, por edhe mbështetje morale e materiale për një risocializim sa më human, qëndrim ky i cili shumë do të rriste numrin e atyre që do të heqin dorë nga ky aktivitet keqbërës.
Rrofsh amoxil per materialin qe solle
uroj te lexohet nga anetaret!
Për atë qëllim e postova...
Shqiptaret rekord ne duhanpirje
Shqiptaret shpenzojne 212 milion euro per duhan dhe Shqiperia ka perqindjen me te madhe te konsumatorve te duhanit ne Evrope.
Konsumimi i duhanit eshte ne rritje, sidomos per seksin femer, nga mosha 13-15 vjece. Ndersa ne vitet '90, niveli i perdorimit te duhanit ka qene vetem 20%, momentalisht Shqiperia eshte e renditur si vendi i dyte ne Evrope, ne lidhje me nivelin e duhanpirjes. Edhe pse nuk ka statistika qe tregojne ndikimet e nikotines mbi shendetit e popullates sidomos te rinjeve, pjesa me e madhe e te cileve konfirmojne se e konsumojne kete produkt ne mjediset shoqerore.
moret vesh o njerez....?
Perdoruesit e droges ne RSH
Kërkon të qëndrojë në burg që të mbetet gjallë
ALMA ÇUKA
8 Mars Shqipëria, 40 mijë përdorues droge
Për përdoruesit e drogës nuk ka ndonjë pavion të posaçëm ku të trajtohen, por një pjesë e pavionit të intoksikimit në Spitalin Ushtarak përdoret dhe për ata që shkojnë për t’u intoksikuar, ose që mbërrijnë në urgjencë me gjendje overdoze. Një pjesë e përdoruesve trajtohen nga Qendra Emanues, ndërkohë ka dhe disa qendra të tjera që japin këshilla dhe shiringa, në mënyrë që të mos përdorin të njëjtën shiringë. Së fundi, prej disa muajsh ka nisur dhe trajtimi me metadon për 100 përdoruesit e parë, që kanë shprehur vullnetin për t’u çliruar nga droga. Nga një studim i bërë nga INSTAT, rezulton se vendi ka 40.000 përdorues droge, prej të cilëve 30.000 janë përdorues të rregullt. Në Tiranë mbi 15.000 përdorues, prej të cilëve rreth 7.000, janë intravenozë. Ndërkohë që te ne tani sapo ka nisur trajtimi me metadon, në Evropë trajtohen rreth 300.000 persona.
I ka kërkuar nënës ta ndihmojë për të shpëtuar. Nuk ka duruar më të injektonte pa pushim me shiringë drogën e „përditshme“. Trupi i është bërë plagë dhe gjilpëra s’gjente vend... Veten e ka parë disa herë në buzë të varrit. Është përpjekur të largohet nga vdekja e bardhë, por nuk ka mundur të rezistojë gjatë. Ka qëndruar edhe pesë muaj pa e provuar, i mbyllur në burg. Por është rikthyer. Kur ka dalë nga qelia, shoqëria e ka tërhequr në rrugën e zakonshme. Është dënuar tre herë më parë për shpërndarje droge. Quhet Bledjan Idrizi dhe është vetëm 20 vjeç. Drogën e ka filluar qysh në moshën 15-vjeçare. Ishte në shkollë kur e ka provuar për herë të parë. E ka nisur si lojë, si kuriozitet, mbase dhe si dëshirë për të provuar diçka të panjohur. Por kur është futur në botën e saj, është bërë tjetër njeri. Viktima tregon në gjykatë se ka shumë dëshirë të largohet nga sëmundja e tmerrshme që po e vret dita-ditës, por, tashmë ai nuk e kontrollon dot veten. Komandën e ka droga, ajo çfarë ai fut në trup. I ndodhur përballë fatkeqësisë që i kanosej, pranon të jetë më mirë në burg. Tri ditë më parë, ai ka rënë në duart e policisë. Në momentin e arrestimit policia i ka gjetur 3 gramë drogë e tipit kokainë. Kaq mjafton për ta akuzuar Bledjanin si shpërndarës.
Ligji
Në bazë të ligjit, një përdorues nuk duhet të ketë me vete më shumë se 0.5 gramë drogë. Gjykata e ka lënë në burg, jo sepse i pandehuri nuk kishte kundërshtim, por në bazë të ligjit. Më e tronditur nga kjo histori është nëna e Bledjanit. Ajo e ka çuar vetë drejt policisë. Për ta mbrojtur në gjykatë nuk ka kërkuar as avokat. Thotë se nuk ka nevojë për avokat, pasi e ka çuar vetë në polici dhe nuk ka para për ta paguar.
Rrëfimi i nënës
"Më mirë ta kem në burg e ta shoh gjallë se sa ndonjë ditë ta gjej të vdekur në rrugët e Tiranës". Nëna e përdoruesit Bledjan Idrizi, ka ardhur në gjykatë për të parë djalin, të cilin tri ditë më parë e ka çuar me duart e saj në prangat e policisë. E pranon se është fatkeqe dhe se sheh çdo ditë të birin të përballet me vdekjen. Tregon se është e pafuqishme ta largojë nga rruga e keqe, edhe pse disa herë është munduar ta bëjë një gjë të tillë. "E kam djalë të vetëm. Një dritë syri, siç thonë. Mua më dhemb shpirti kur e shoh me pranga në duar. Por kur mendoj se trupi i tij nuk mund të mbajë më shiringa, them më mirë të qëndrojë aty". Këto fjalë dalin nga goja e nënës së Bledjanit, e cila dje, në gjykatën e Tiranës, kishte ardhur vetëm për ta parë se si ndihej djali, pas gjithë torturave që i ka shkaktuar trupit të tij.
Frika
Ajo thotë se djalin e ka qarë për së gjalli. "Ai që e ka në shtëpi mund të më besojë. Unë e kam qarë për së gjalli djalin tim. E kam gjetur në banjë të shtrirë dhe kur e kam marrë në krahë, kofshët e tij kullonin gjak. Edhe pse e di që djali mund të më dënohet shumë, nuk jam pishman, po qe se ai do të largohet nga rruga e drogës". Nëna e Bledjanit shprehej me dhimbje se, këtë rrugë po ta filloje duhej të vazhdoje. Ajo ka përjetuar edhe shumë skena rrënqethëse. "Ai kishte raste që kërkonte edhe 60 mijë lekë të vjetra në ditë. Por, ne nuk kishim ku t'i gjenim. Ai arrinte deri atje sa më kërkonte para hapur, duke më thënë se ishte shumë keq. Së fundmi kisha frikë se më kalonte përsëri në mbidozë. Pata frikë se mos e humbisja".
Shoqëria
E pikëlluar për fatin e djalit të vetëm, nëna e Bledjanit u shpreh se nuk i vinte turp nëse do t'i thoshin se djalin e kishte në burg. Pranon se në këtë rrugë të birin ia ka futur shoqëria. "Unë e kam ndjekur vetë djalin. Ai e linte disa muaj dhe kur dukej që ishte mirë e thërriste shoqëria, duke i thënë se kishin gjetur mall të mirë". Nëna e Bledjanit u shpreh dje se, nuk është bërë pishman për atë që bëri. Tregon se ndihet më e qetë kur djali është në burg dhe nuk ka mundësi të marrë drogën. Është e vetëdijshme se mund t'i dënohet, por, gjithsesi pranon se nuk do të bëjë as përpjekjen më të vogël për ta liruar nga burgu. Megjithatë, ajo kërkon ta shohë dhe ta përshëndesë, ta shohë se është gjallë dhe burgu për fat të keq mbetet një shpresë e madhe në këtë gjendje ku ai është katandisur. Nëna tregon se trupi i tij ishte bërë plagë nga të shpuarat. Po kështu me dhimbje thotë se e ka parë në buzë të varrit Bledjanin, teksa kofshët i kullonin gjak. Pranon gjithashtu se nga përdorimi i shpeshtë, i biri ka kaluar disa herë në overdozë dhe i ka shpëtuar vdekjes për mrekulli.
re
isra alkoli ka nji veti çudiberese .
psh nji nga vetit qe un ja vleresoj esht heqja e brekve me shpejtesi kozmike (vajzave) kur ju jep te pin .
a nuk esht kjo veti magjike ne çunat rim e vrasim mendjen si me i fut ne dor lol
jepi i dopjo edhe bin si kokra molle nga pema hahahahahahahahahahahaahahahaha
Re: re
Citim:
Po citoj ato që tha belgium
isra alkoli ka nji veti çudiberese .
psh nji nga vetit qe un ja vleresoj esht heqja e brekve me shpejtesi kozmike (vajzave) kur ju jep te pin .
a nuk esht kjo veti magjike ne çunat rim e vrasim mendjen si me i fut ne dor lol
jepi i dopjo edhe bin si kokra molle nga pema hahahahahahahahahahahaahahahaha

dhe KY eshte faj i alkoolit, apo jo
e vertete
eshte e vertete qe alkoli te ul
potencen seksuale ,po edhe duhani
ben te njejten dem ,po si i thone muhabetit
po nuk pime ngapak flejme tere jeten
single me krevat
Re: Re: re
Citim:
Po citoj ato që tha isra
sme duket teme qesharake....
megjithate, po te jete ashtu sic thua ti, mjere ato te shkreta se ne c'dore renkan...dhe KY eshte faj i alkoolit, apo jo
![]()
Re: Re: Re: re
Citim:
Po citoj ato që tha belgium
isra un thash ju jap femrave alkol se vet jam sportist :-)))

Re: Re: Re: Re: re
Citim:
Po citoj ato që tha diellza26
a, dmth, beni si them une e mos beni sic bej une![]()
Re: Re: Re: Re: Re: re
Citim:
Po citoj ato që tha belgium
kuptohet qe po kjo taktik ka shum efikasitet me femrat ....
| Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 85 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.