Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 88 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kendi Rinor (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=311)
-- ~Ke do zgjidhnit Midis Karrieres dhe Dashurise?!~ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8206)


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 01 Maj 2005 - 20:06:

Smile ~Ke do zgjidhnit Midis Karrieres dhe Dashurise?!~

~~~~~~~~~~
Pershendetje miq te mendimit te lire!
Nje pyetje per te gjithe ju:-"Karrieren apo Dashurine?!"

Ju mirepres me mendime nga me te ndryshmet!
miqesisht -sykaltra.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 02 Maj 2005 - 05:48:

Smile ~~~~~~~~

Hey miqte e mi!
Akoma s`keni zgjedhur?!
..Ju mirepres yjeeeeeeeeee!
Diskutojme sebashku!


Postuar nga Orion datë 02 Maj 2005 - 15:15:

Post

Ne pergjithesi zgjellin Karrieren, une per vete nuk e di se tani per tani nuk kam as njeren as tjetren...


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 07 Maj 2005 - 06:35:

Smile Pershendetje miqesore!

flm per pergjigjen Orion!
Ndersa une,ne pamundesi t`i kem te dyja-do zgjidhja karrieren...
Nuk e di,kam shume deshire te behem dikushi ne jete!
Eshte qellimi kryesor i jetes sime!


Postuar nga Kacurelse datë 07 Maj 2005 - 14:35:

Karieren apo dashurine?

Kjo eshte nje pyetje teper e veshtire per mendimin tim, edhe une do te beja c'mos qe ti kisha te dyja. Nese kjo do te ishte e pamundur atehere besoj se do ta lija karieren time per personin tim te zemres.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 07 Maj 2005 - 20:35:

Smile ~~~~~

Citim:
Po citoj ato që tha Kacurelse
Karieren apo dashurine?

Kjo eshte nje pyetje teper e veshtire per mendimin tim, edhe une do te beja c'mos qe ti kisha te dyja. Nese kjo do te ishte e pamundur atehere besoj se do ta lija karieren time per personin tim te zemres.




Pershendetje miqesore Kacurelsja!
eshte pyetje e veshtire vertet dhe besoj se do marrim me shume pergjigje tek ky diskutim!-Nje gje qe di me siguri:"Meshkujt eshte veshtire te lene karieren e tyre per dashurine!Kurse ne femrat,jemi paksa me te ndjeshme
ne teori, por ne praktike,s`e besoj se mundte linim karieren tone per hir te askujt!"..por dhe mund te ndodhe tek tipa te ndryshem!

respekte syri...


Postuar nga Lela_Dr datë 09 Maj 2005 - 18:02:

Nje pyetje e veshtire kjo sykalter, sepse shume kopje jane ndare per kete zgjedhje.....Une them qe ti kesh te dyja eshte mire...por jeta nuk te jep ate qe kerkon.....nqs do te zgjidhja nga te dyja...do te zgjidhja karrieren...sepse te gjithe vitet qe i kam kaluar duke studiuar dhe gjithe leket e humbura per studimet i kam bere per te pasur karrier dhe ne momentin qe e kam karrieren nuk mund ta leshoj.....


Postuar nga Orion datë 09 Maj 2005 - 18:23:

Post

Citim:
Po citoj ato që tha Kacurelse
Karieren apo dashurine?

Kjo eshte nje pyetje teper e veshtire per mendimin tim, edhe une do te beja c'mos qe ti kisha te dyja. Nese kjo do te ishte e pamundur atehere besoj se do ta lija karieren time per personin tim te zemres.




Po rrene veten :p :p :p :p


Postuar nga volter datë 10 Maj 2005 - 22:39:

Wink

asnjeren,

.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 11 Maj 2005 - 00:08:

Wink

Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
asnjeren,

.



Lum si ti, si valezon bashke me eren...(dhe i ke te dyja)

respekte-Helga.


Postuar nga AlbaRoSa datë 13 Maj 2005 - 07:17:

awww kjo qenka shum e veshtire por nese kariera e lendon ose e vret dashurine atere do zgjedh dashurine mbi karieren nese dashuria vret karieren qe do kem do mar nje kariere te re


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 16 Maj 2005 - 06:45:

Post

Une zgjodha Karrieren,(akoma pa fillu!)
dhe humba Dashurine,(akoma pa dashuru!)

respekte!


Postuar nga misterioz datë 17 Maj 2005 - 02:33:

Ke do zgjidhnit midis karrieres dhe dashurise?!

Pse te dyja bashke t'bejne keq per shendetin kshu ??

Po ti shikosh fjalet me vemendje dhe po ti ndash ne rrokje duhet te mendohesh mire.
Tek KARRIERA rrokja e fundit eshte fjala ERA ,era si erë qe eshte iken dhe te le ne dere rrokjen e pare d.m.th. te ngel K... dhe me RR te theksume biles,prandaj duhet me u mendu mire para se me e zgjedh.
Tek fjala DASHURI ke rrokjet Dash dhe Uri me t'ik dashi ngel tere jeten i uritur,ose ose do fillosh te kerkosh dash tjeter.


Postuar nga belgium datë 17 Maj 2005 - 15:11:

Re: ~Ke do zgjidhnit Midis Karrieres dhe Dashurise?!~

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Gangos
~~~~~~~~~~
Pershendetje miq te mendimit te lire!
Nje pyetje per te gjithe ju:-"Karrieren apo Dashurine?!"

Ju mirepres me mendime nga me te ndryshmet!
miqesisht -sykaltra.



dashurin me sy mbyllur pa u mendu fare


Postuar nga Ruby_DR datë 17 Maj 2005 - 16:44:

nek eshte e let te zgjedhesh se ne ket jet gjerat qenkan ber mrapsh se personin qe dashurojm esht jgithmon i zen o ose esht ne distanca te pa arritshme....... por ne japim te pakten japim te pakten fidhimin e jetes ton mos te them dhe gjysmen......

e them me plot fjal qe jam per karrjeren.,.,.,.,.,..,..,

te pershendes


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 07 Qershor 2005 - 04:10:

Smile

Ju faleminderit per mendimet tuaja te dashur miq te mendimit te lire!

pashim yje!


Postuar nga Emy datë 16 Tetor 2005 - 23:04:

ciao sykaltra,teme e bukur!!!!!
deri tani(edhe pse pak me veshtiresi)une ja kam dale ti kem te dyja,po nqs do te zgjidhja:karrieren!!!!
sepse po bej shume sakrifica per te qene dikushi ne jete,


Postuar nga Kela datë 17 Tetor 2005 - 19:24:

E mira do ishte ti kishim te dyja,por gjate jetes na u dashka qe te xhunglojme shume gjera ne te njejten kohe dhe te gjithe topat s'mbahen dot.Keshtuqe me eshte dashur te vazhdoj xhunglimin me familjen,shkollen, punen dhe shoqerine. Une kam vendosur ti mar me rralle, njehere shkollen, karrieren dhe me pas dashurine!

Edhe une si shume prej jush kam kaluar vite te tera duke studjuar dhe akoma vazhdoj specializime te ndryshme vetem dhe vetem qe te kem nje karrier te sukseshme dhe nje jete me te mire.

Por kur te vije koha te takoj dashurine e vertete, jam e sigurte qe te jepem me shume pas saj sesa pas karrieres.


Postuar nga myzeqari datë 17 Tetor 2005 - 20:03:

Me ju s'qenka hic te dashurohesh


Postuar nga Kela datë 17 Tetor 2005 - 20:30:

Talking

Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari
Me ju s'qenka hic te dashurohesh



Hahahahahahaha, perse gjithe djemte shqiptare kane "frike" nga nje femer me karriere te sukseshme?!


Postuar nga Kela datë 17 Tetor 2005 - 21:01:

Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari
Ejj une e kam hell hadhin tim , po ja them per ca te tjere haha


Po rri e pra me, leji njerezit te qajne hallet vete!


Postuar nga darma datë 17 Tetor 2005 - 21:13:

Tani te jemi realiste...ose me mire ta marr temen pak personalisht meqe dhe pyetja eshte se c'do te benim ne si individe......
Une per vete nuk do ta zgjidhja dashurine perpara karrjeres...sepse.. ne rradhe te pare une nuk do ta doja nje partner qe do te me vinte ne pozite te zgjidhja...te luftosh me vite per te arritur diku ne karrjeren tende dhe te te vije djale i botes te te thote o mua o shkollen apo punen...ne djall te veje Nuk mund ta mohoj mundin e gjithe ketyre viteve nuk mund ti hedh tutje sakrificat netet pa gjume endrrat....
Karrjera eshte e ardhmja ime...siguria ime....burrin sot e kemi neser se kemi (se helbete jeta eshte e gjate) apo mos duhet ta shikoj veten nene te dy femijeve pa burre pa te ardhura duke punuar per buken e gojes....dhe duke jetuar me pendimin e nje dashurie te humbur...
Nuk i dihet se ku na con e nesermja por te pakten jemi te sigurt qe jemi te afte te ecim me kembet tona....
Pastaj perse duhet ta shikojme me nje sy egoist dike qe zgjedh karrjeren....pse kete mund fundja fundit per ke e kemi.... per vete dhe familjet tona...
nuk mund te shijosh asgje en vetmi asgje nuk ka vlere nese nuk ndahet me njerez qe ti do shpirti...
karrjera ime jam une...eshte endrra dhe deshira ime....pasjoni im..ajo qe dua te jem ...


Postuar nga Cindi datë 17 Tetor 2005 - 23:47:

Te paren KARIEREN
Te dyten DASHURINE

Dhe kur ti siguroj keto te dyja FAMILJEN. Dhe kur dashuria mbaron, KARIERA ende vazhdon.


Postuar nga Ruby_DR datë 18 Tetor 2005 - 03:59:

dashuria shkon dhe vjen, maron dhe fillon.........
kshuqe karrjera nuk maron kurre


Postuar nga Demokrate4ever datë 18 Tetor 2005 - 04:17:

Dashurine! Dashuria eshte pika kyce e cdo arritje qe kerkon te besh ne jete.. Me pare do doja te ndjehesha e lumtur shpirterisht ,se sa te isha nje bukuri siperfaqesore ne syte e te tjereve.


Postuar nga Amici di Nessuno datë 18 Tetor 2005 - 08:11:

Ca karriere mor lal, kush po pyt per leket?!, ku ka si dashnia.

We’ve got to hold on to what we’ve got
’cause it doesn’t make a difference
If we make it or not
We’ve got each other and that’s a lot
For love - we’ll give it a shot


Postuar nga naimi datë 30 Tetor 2005 - 02:50:

Une per veten time kam zgjedhure dashurine

sepse kam menduare se keshtu kam lumturi me te mire ne jete

pra edhe dashuria dhe karriera nuk shkojne se bashku por njerzit po i frigohen dashurise dhe kalojne ne karriera duke menduare se aty kan nje siguri me te mire ne jeten e tyre .


Postuar nga ida19ath datë 15 Janar 2006 - 13:11:

pyetje teper e veshtire.
po te zgjedhi dikush (me shume per vajzat kjo) dashurine, me pas mund t'i leje i dashuri (burri) dhe nuk do kene se si te perballojne jeten dhe ne fund do kthehen prape te prinderit e tyre.
kurse po te zgjedhin karrieren rrezikojne te humbin dashurine e vertet (lumturine). tani vajza e djem ka plot, por asnje nuk eshte si ai qe do ti.
une do zgjidhja dashurine se nuk me intereson te bej karrier. me mjafton nje pune me te ardhura te mira.
urime per temen, teper e bukur.


Postuar nga Imortale Jecur datë 16 Janar 2006 - 19:46:

do preferoja me teper te zgjidhja nje rruge te ndrmjetme, por nese do ishte e pamundur per nje rruge te ndermjetme ndoshta do te zgjidhja dashurine nese ajo do te ishte vertete dashuri. megjithate nuk duhet te krijojme iluzione se zgjedhjet tona jane te pagabueshme.


Postuar nga cupka datë 16 Janar 2006 - 20:30:

ue, e perse u dashka te zgjedhim o dashurine o karrieren? Nuk paska rruge te ndermjetshme keshtu? how about qe te dyja!
Le qe, kjo pyetje nuk me pelqen hic fare sepse karriera ketu ka marre nuancat e dickaje pa shume vlere dhe kjo nuk eshte aspak e vertete.
karriera nuk eshte vetem puna qe ke por sakrifica, mundimi, netet pa gjume, izolimi nga shoqeria e familja per te arritur pasionin tend. Dmth karriera eshte veprimtari e jetes, ajo qe ti si individ nderton dhe per te cilen ke dhene vite te jetes tende per te kompletuar personin tend! Karriera nuk eshte "evil" i dashurise (sic eshte paraqitur ketu) dhe madje e them me bindje te plote qe nje dashuri e denje nuk do te prezantonte kurre para nje kryqezimi te tille, ne te kundert ajo do te inkurajonte dhe do te suportonte karrieren tende. (dhe kete te fundit e mbeshtes me pervoje personale)


Postuar nga ~Enigme~ datë 16 Janar 2006 - 21:41:

Shejtanke mire e the por ja qe ne jete reale eshte e veshtire ti balancosh keto te 2ja. Madje vertet eshte nje kryqezim... por eshte e mundshme se mohoj qe te arihen.
Por a nuk zgjedhim karieren ne nje fare menyre kur flet per mundimin, izolimin.
Kam ne mendje ata qe kane zgjedhur shkencat . Jam ne djeni qe ka raste flene neper laboratore duke kryer kerkimet eksperimentale.

Dashuri apo Kariere?

Nje pyetje e veshtire pasi cdo gje varet ne rethanat qe ke perpara. Je ti e gatshme te lesh te fejuar-in/en te vazhdosh PHD apo doktorate per 4 vjet?
Nqs po shume mire per ty.
A nuk eshte kjo nje zgjedhje kariere qe le pas dore dashurine dhe shpreson qe cdo gje do jete ne regull kur te kthehesh.
Pra eshte nje zgjedhje qe per pak kohe do i perkushtohesh ose njeres ose tjetres. Derisa gjen balancen ......


Postuar nga cupka datë 16 Janar 2006 - 23:13:

Enigme,
po dhe une per jeten reale po flisja, pse c'kujtove ti se po flisja per nje ideal te paarritshem? Jo mi jo.
Ne radhe te pare mua kjo pyetje nuk me duket fare e drejte njehere sepse dashuria eshte stimulues suksesi dhe jo pengues por hajt per hater do e trajtojme pyetjen si te denje.
Je e familjarizuar me Dr. Abraham Maslow? Ky tipi, sociollog vellai jo shaka, theshte qe zeniti i nevoja njerezore eshte te jesh maksimumi i potencialit qe mund te jesh, (kthehu dhe lexoje dhe nje here kete sepse pas krijimit te lavatrices kjo eshte gjeja e dyte me e dobishme ne jete, per mua sigurisht), dhe kete teori ai e quajti the theory of self-actualization. Nje shembull:
a mund te themi qe Einstein, Dostojevski, Martin Luther King (gezuar ditelindjen ketij te fundit se e ka sot), Che Guevara etetjere e shume tjere duhet te braktisnin veprimtarine e tyre qe ka ndikuar kaq pozitivisht mbi njerezine me justifikim se ata ishin ne dashuri? (dhe qe per inat te kesaj te fundit, fati do i bente horrible lovers gjithsesi lol) Atehere perse do kufizoheshe? dhe ajo dashuri qe kerkon te kufizohesh te jete valle dashuri nga ajo e lakuriqta fare? Kam frike se jo!
Gjithashtu, lumturia dhe vlefshmeria e nje individi rrezaton nga brenda jashte, kur njeriu nuk ndihet i arritur dhe i vlefshem per veten e tij me thuaj sa i dobishem do ishte ai per te tjeret apo per nje lidhje dashurie? Kupton?

on a personal note,
une aktualisht vazhdoj juridikun, dhe i dashuri im eshte nje mbeshtetes superb, me lehteson punet e shtepise me te gatuar e me te lare e me te shpelare (e mo se vetem sa i futen ne lavatrice se nuk ben te paberen po he lol), me shoppingun e me faturat e shtepise vetem e vetem qe une tu perqendrohem studimeve (forumin e klikoj ne orar te punes sa per dijeni lol) dhe e di ti sa right on target this whole relationship feels? Because it is all about this, supporting and encouraging.

hajde me fat tashi, si ne shkolle e si ne punet e sevdase dhe une pres ftesat si ato te dipllomimit ashtu dhe ato te dasmave!


Postuar nga ~Enigme~ datë 16 Janar 2006 - 23:49:

Talking

shejtanke Suksese.... Sinqerisht mbare me cdo gje...
Te kuptoj shume cfare thua. Dhe jam shume dakord me ty. Thjesht e di qe pak kohe do i perkushtohesh ose njeres ose tjetres derisa gjen balancen dhe duhet te kesh dike afer te te kuptoje, te kete durim dhe te te mbeshtete. Jo te gjithe jane ashtu.
Me pelqen qe dikush hap keto tema sepse jane vertet per te diskutuar mgjs leme punrat dhe i futemi debateve se dhe une nga puna lexoj.

Je gallate Mos ndrysho

Respekte te gjitheve


Postuar nga unforgiven datë 17 Janar 2006 - 00:34:

Te dyja jane kaq te rendesishme ne jete sa s'mund te bej zgjedhje apo diferencim mes tyre.Duhet ti marrin apo japin nga pak njera tjetres ne se do te jesh i sukseshem ne jete, ne te kundert humbasin kuptimin e mirefillte te tyre. Nje dashuri qe te pengon ne sukses kursesi nuk eshte dashuri, por dhe te jesh i sukseshem kursesi nuk duhet te te pengoje te jesh i dashuruar dhe te japesh ne dashuri.


Postuar nga Vdekja_22 datë 17 Janar 2006 - 15:14:

Question Karriera ft Dashuria

Dikush thote qe pas nje karriere te sukseshme fshihet nje femer qe ke ne krah perhere(gruaja dmth) dhe pas nje suksesi vjen nje femer tjeter (dashnorja dmth)... Mendoj se kjo zgjedhje teme u takon femrave me shume sepse per meshkujt jane 2 si shinat e trenit qe kurre nuk mund te bejne pa njera-tjetren ashtu sic edhe nuk mund te takohen kurre :-)
Mqs jemi ne 2006 do uroja te rritej cilesia e vajzave karrieriste po ashtu edhe te ulej nr. i tyre qe te mos fillojme ne meshkujt te punojme babysiter...


Postuar nga Kuriozi datë 29 Janar 2006 - 14:45:

nese vjen momenti qe duhet te zgjedhesh atehere mund te kuptosh se cila ne te vertete nuk vlen per ty.
Mgjt keto jane gjera te ndryshme qe duhet te forcojne njera tjetren.
Nuk eshte karriere ajo qe ngrihet duke shkelur mbi dashurine dhe nuk eshte dashuri ajo qe kerkon te sakrifioje identitetin e individit.


Postuar nga Kuriozi datë 29 Janar 2006 - 14:47:

Re: Karriera ft Dashuria

Citim:
Po citoj ato që tha Vdekja_22
Dikush thote qe pas nje karriere te sukseshme fshihet nje femer qe ke ne krah perhere(gruaja dmth) dhe pas nje suksesi vjen nje femer tjeter (dashnorja dmth)... Mendoj se kjo zgjedhje teme u takon femrave me shume sepse per meshkujt jane 2 si shinat e trenit qe kurre nuk mund te bejne pa njera-tjetren ashtu sic edhe nuk mund te takohen kurre :-)
Mqs jemi ne 2006 do uroja te rritej cilesia e vajzave karrieriste po ashtu edhe te ulej nr. i tyre qe te mos fillojme ne meshkujt te punojme babysiter...


)


Postuar nga lost_soul datë 29 Mars 2006 - 07:19:

une do te zgjidhja nje karriere ne dashuri..


Postuar nga elissa datë 18 Nëntor 2006 - 14:43:

karriere FT dashuria...

une do zgjidhja karrieren ...te ben te ndihesh me e plotesuar si femer ,te jep liri qe ne kushtet normale (po te zgjidhje dashurine) nuk do ti kishe ...


Postuar nga atiola datë 18 Nëntor 2006 - 20:38:

Re: Karriera ft Dashuria

Citim:
Po citoj ato që tha Vdekja_22
Dikush thote qe pas nje karriere te sukseshme fshihet nje femer qe ke ne krah perhere(gruaja dmth) dhe pas nje suksesi vjen nje femer tjeter (dashnorja dmth)... Mendoj se kjo zgjedhje teme u takon femrave me shume sepse per meshkujt jane 2 si shinat e trenit qe kurre nuk mund te bejne pa njera-tjetren ashtu sic edhe nuk mund te takohen kurre :-)
Mqs jemi ne 2006 do uroja te rritej cilesia e vajzave karrieriste po ashtu edhe te ulej nr. i tyre qe te mos fillojme ne meshkujt te punojme babysiter...




me bere te qesh dhe pse nuk jam fare dacort me mendimin tend


sa per temen karriere apo dashuri eshte nje cike veshtire te zgjedhesh te dyja jane shume te rendesishme po mund te them qe ne qofte se nuk arrin ne karriere ate qe deshiron dhe ne dashuri nuk mund te arrish te jesh e lumtur perderisa nuk ke arritur ate qe kerkoje ne jete
mendimi im


Postuar nga SEXI datë 18 Nëntor 2006 - 20:54:

E kam zgjedhur tashme.....dashurine .


Postuar nga atiola datë 18 Nëntor 2006 - 21:00:

Citim:
Po citoj ato që tha sexi
E kam zgjedhur tashme.....dashurine .


vertet je martuar ti apo vetem shaka?


Postuar nga SEXI datë 18 Nëntor 2006 - 22:34:

Citim:
Po citoj ato që tha atiola


vertet je martuar ti apo vetem shaka?



Ça shaka....me verte moj me verte....


Postuar nga RIP Gibbs datë 27 Nëntor 2006 - 17:45:

...

...Une per vete do te zgjidhja karrieren sa per dashurine...nqs je deshtak smud te te dashuroje njeri....keshtu qe dashuria pret....


Postuar nga atiola datë 27 Nëntor 2006 - 18:12:

Citim:
Po citoj ato që tha sexi


Ça shaka....me verte moj me verte....





sexi po pse moj vajze do pendohesh \vetem shaka \
trashigime sexi tani e kemi radhen ne


Postuar nga SEXI datë 27 Nëntor 2006 - 21:43:

Citim:
Po citoj ato që tha atiola




sexi po pse moj vajze do pendohesh \vetem shaka \
trashigime sexi tani e kemi radhen ne



Kurre sdo pendohem o atiola jo...Me karrieren qe mund te zgjidhja s'besoj qe do isha kjo qe jam tani....Flm dhe ne dasem tuaj tani...


Postuar nga Amstel datë 13 Dhjetor 2006 - 01:52:

kdashurine sigurishte por eshte dicka paksa absurde.......sepse edhe pa kariere veshtire te shikojne shume dashurine sot


Postuar nga Zhylien Sorel datë 19 Dhjetor 2006 - 01:35:

Do zgjidhja te dyten......


Postuar nga dodgy datë 19 Dhjetor 2006 - 02:04:

Re: ~Ke do zgjidhnit Midis Karrieres dhe Dashurise?!~

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
~~~~~~~~~~
Pershendetje miq te mendimit te lire!
Nje pyetje per te gjithe ju:-"Karrieren apo Dashurine?!"

Ju mirepres me mendime nga me te ndryshmet!
miqesisht -sykaltra.



Do zgjidhja lekun ;shkurt do zgjidhja ate qe ka lekun.

te besh karier nuk do thot qe gjithmon te kesh lek,ne nji rast tjeter mund qe e dashura te jet e pasur.

shkurt zgjedh lekun.

Nqs te dyja nuk do kishin lek do zgjidhja te dashuren , dhe do isha shum i lumtur qe kariera te me mungonte nqs nuk ka lek.


Postuar nga bucimakja datë 17 Janar 2007 - 22:40:

dashurine...qe te mund te dashuroj karrieren me pas...........


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 88 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.