Forumi Horizont | Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Shtrirja E Kultures (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14516)
Shtrirja E Kultures
Dimensionet e kultures jane shume te gjera dhe nje menyre per te kuptuar keto diferenca eshte duke folur per ato. Te gjithe qe jemi mbledhur ne kete forum jemi shqiptare te cilet banojme jashte atdheut dhe tashme jemi pershtatur me vendin ku jetojme pa harruar vlerat e kultures tone. Shpesh, e gjej veten time te nxjer konkluzione per nje kulture nga stereotipite ose te pergjithesoj dhe mbase kjo teme mund te perfundoje e tille, gjithsesi qellimi eshte te mesojme pikepamjet e kulturave te ndryshme psh. kendveshtrimet/aspeket e punes ose te jetes.
Atehere le te perdorim larmine e ketij grupi forumor per te trajtuar kete ceshtje.
Burimin dhe pasqyrimin e identitetit:
-Vendi qe jetoni eshte kolektiv apo individual?
Burimin dhe pasqyrimin e autoritetit:
- I barabarte apo i pabarabarte?
Qellimet e aritjeve:
- Te repta apo modeste?
Reagimet ndaj pasigurise dhe ndryshimeve:
- Dinamike apo te fiksuara?
Mjetet e njohurise te pervetesimit:
-Vepruese apo Reflektuese?
Orientimi i kohes:
-I pamjaftueshem apo i bollshem?
Reagimi ne ambjentin social dhe te natyrshme:
-Vepruese apo Ekzistuese?
Hem Kyltyr....duhet pak kyltyr per te thene dicka!!!
...teme e gjere dhe e veshtire.Pergezime!
Nuk di nese ne shqiptaret,jemi ne gjendje te japim dicka ng akultura jone ne vendet qe jetojme....Mbase disa grimca,ne vendet ku ka grumbullime me te medha!
Per here te pare mora pjese ne nje dasme,ku te gjithe ishin shqiptare.
Per fat te keq,me ra ne sy,se vec kengeve shqip,valles se Napolonit dhe hedhjes se parave kur luante nusja,nuk kishte mbetur gje,nga nje feste e rendesishme e jetes,qe eshte DASMA.
Pas venies se kurores ne kishe(qe zgjati aq shume sa u cudita se si njeri nga cifti nuk u pendua dhe te ikte nga altari)te gjithe shkuan ne nje Banquet Hall ku cdo gje(menyja,hyrja e perfaqesuesve krysore,prerja e kekut,marja e nr te tavolines,depozitimi i peshqeshit ne kutine e "votimit" dhe te tjerat ishin te njejta si ne cdo dasem amerikane.
Ku shkuan festimet 1 javore,marja e pajes,vizitat e miqve shoqeruar me kenge dhe dehje totale,qejfmbetjet,darka te shtune nga nusja,marja e nuses nga krushqit......dhe ajo.....pjesa me e rendesishme NUSERIMI,kur te gjithe ishin te entusiazmuar nga nuri dhe urtesia e nuses(gje qe natyrisht vazhdonte vetem 2-3 dite deri sa pelcisnin sherret e para).
Tani jemi te detyruar te kerkojme nje wedding planner,grup fotografesh dhe kameramanesh,nje video ku tregohetse sa shume eshte dashur cifti,,nje turte gjigande,,, e te tjera detajeqe nuk jane pjese e tradites sone.
A po asimilohemi?Gradualisht....po!
Sa shume stonojme ne nje funeral si Shqiptare jashte shtetit.
Duhen shkruar disa rregulla funerali ketu, si te ngushelloni te afermit, si te luteni perpara te ndjerit, cfare te ofroni tek te afermit, si dhe ku duhen dhuruar lulet, si te shenoni emrin ne funeral home, si te mos qani me kuja tek i ndjeri (zakon shqiptar qe nuk jam pajtuar kurre), si te mos preket i ndjeri, si te respektohet prifti, si te dergohen karta ngushellimi tek te afermit e te vdekurit dhe karta falenderimi per pjesemaresit ne funeral, etj,etj si keto.
Shqiptaret vdekjen ne Shqiperi e fillonin ne shtepi, duke e mbaruar ne varreza dhe nuk jane fare te azhornuar me keto etiketa funerali, shume te domosdoshme per jetesen jashte shtetit.
Duke njohur kete etikete, do te na ndihmoje te mos behemi qesharake ne syte e vendasve.
Nuk dua te them se zakonet tona ne lidhje me vdekjen nuk jane te mira, por zakonet kane vlere ne vendin tend dhe jo ne vend te huaj.
P.sh me pelqen ideja e tre diteve, e te nentave e te dyzetave dhe me pas e gjashte muajve dhe vitit e me pas e tre vjeteve, ku kujtohet i vdekuri dhe ndahet dhimbja me miqte dhe te afermit nepermjet bisedave, kafeve, drekave apo darkave, qe organizohen per nder te te afermit qe na eshte larguar.
Si eshte e mundur qe e kam te pamundur te ndjek zakonet apo ritualet qe ndiqnim ne familje ne Shqiperi? Duke filluar nga festat (pashket, krishtlindjet, uji i bekuar, etj).. Jo gatime tipike, jo veze te kuqe, jo rituale te vockla qe bente ime me gjoja per te sjelle mbaresi.. Nuk me ngjit t'i bej ketu, nuk me jep te njejten shije. E frenoj veten qe ne fillim e as qe e mendoj me, sikur te kisha frike te "beja pis" traditat e mia ne kete toke te huaj.. Gabim e kam, e di.
Citim:
Po citoj ato që tha Heyday
Si eshte e mundur qe e kam te pamundur te ndjek zakonet apo ritualet qe ndiqnim ne familje ne Shqiperi? Duke filluar nga festat (pashket, krishtlindjet, uji i bekuar, etj).. Jo gatime tipike, jo veze te kuqe, jo rituale te vockla qe bente ime me gjoja per te sjelle mbaresi.. Nuk me ngjit t'i bej ketu, nuk me jep te njejten shije. E frenoj veten qe ne fillim e as qe e mendoj me, sikur te kisha frike te "beja pis" traditat e mia ne kete toke te huaj.. Gabim e kam, e di.
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
![]()
O zot sa filozofe qe te kam![]()
Edhe une njesoj si ty mendoj![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Heyday
Mendon dhe ti qe e kam gabim?![]()
Shtrirja E Kultures
Orientimi i kohes:
-I pamjaftueshem apo i bollshem?
Koha esht teper e kufizuar, per te arritur projektet qe kam, po arrij ta menaxhoj si duhet, per ti dhen afatin edhe cakun e vet, pa u menduar dy here .
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.