Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 95 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Epitafe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13973)
Epitafe
Po sikur ta provoj me "epitafe", ndoshta dalin bukur edhe keto...
Mbi diellë nuk fle dot
Ndaj…dheun zgjodha
Brrr...qenka i ftohët
Mr._DXP
Mëngjesi paska vdekur
dhe dielli s’do të dalë
…Veç errësirë
Mr_DXP
....
Kur vdes një lule
Një yll këputet
Por…nuk e shohim
DP
Erresira me ka mbuluar
tashme erdhi koha
me vdekjen e shpirtit tim per te poetizuar....
007
ps:....DP...te pershendes per temen....
flm
.............
Ah! Po tani që femrat
Lotë s’derdhin më
Për trimat e vdekur?
Toka kishte shumë dritë
Për sytë e shpirtit tend
Megjithse drita kurrë s’është e tepërt
Hijet që lëshon trupi im
Sigurisht janë prej dritës sate.
DP
Humbja e memorjes të çon në zbrazëti
Mos më kërko të lutem që të harroj.
DP
Kur une te them te verteten, kuptoje/pranoje
e di se eshte e hidhur....jeto!
E verteta do t'ju beje te lire!
Dhe na liroi vertet...
nga njeri -tjetri.
XXX
Lezhjani dhe Bleta , mireseardhet ne temen time. Ju falenderoj edhe per shijen e mire qe le nderhyrja juaj. Sigurisht falenderoj edhe Katileshen, megjithse me tremb emri i saj....
Po vjedh
Një dorë yje rrëmbeva
Arusha u grind pas meje
Por ç’të bëja?
Ti yjet më kërkove.
DXP
. .EKLIPS
Në mes të natës, të ftohtë kallkan,
Përjashta qëndrova.
Eklipsin për të parë.
U puthka…Dielli me Hënën!
Çudi e madhe!
…Sikur vetëm ata dinë puthen!
DXP
. .Lule
Ti…trëndafil i bardhë.
I vetmi, që mund të ndjesh.
Jetën...prej duarve të mia.
DXP
Kujtimet gjithmonë…
Kujtimet gjithmon’ lenë gjurmë,
Si hiri i bardhë, mbi prush.
Paçka s’ edhe unë si shumë
Dënohem prej fatit mjerush.
S’mendova…nuk doja t’ja dija
Se shpirtin nga zemra e ndaj.
I verbër u solla…si hija
E vjedhur nga trupi i saj…
Si zogu pas erës u nisa
Drejt qiellit mbërthyer në zi
Dhe shpirtin dhe zemrën e grisa
Megjithse se atje ishe ti.
DXP
2007
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Kujtimet gjithmonë…
Kujtimet gjithmon’ lenë gjurmë,
Si hiri i bardhë, mbi prush.
Paçka s’ edhe unë si shumë
Dënohem prej fatit mjerush.
S’mendova…nuk doja t’ja dija
Se shpirtin nga zemra e ndaj.
I verbër u solla…si hija
E vjedhur nga trupi i saj…
Si zogu pas erës u nisa
Drejt qiellit mbërthyer në zi
Dhe shpirtin dhe zemrën e grisa
Megjithse se atje ishe ti.
DXP
2007
...
Kjo vetmia ime midis jush
Si një gjethe e vdekur
Midis pyllit të verdhë
DXP
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Hijet që lëshon trupi im
Sigurisht janë prej dritës sate.
DP
Cdo gje e re vjeterohet, qe te zevendesohet me nje te re.
Edhe neve erdhem ne keto bote, per tu larguar nje dite, qe te leme vend per ata qe do te vijne.
Kjo me ben ta shoh boten pa frike........
kotka
Kur mendova se i kisha mbaruar te gjitha ne jete, atehere konstatova sa shume me kishin mbetur pa filluar akoma........
KOTKA
Gjeta dy krahë
Një palë krahë gjeta për së gjalli,
Të bardhë e të ndritur si dëborë.
Por nuk e di në janë kthetra djalli,
A flatra ëngjëjsh qielli me kurorë.
Dhe s’di ç’të bëj, më djegin fort si prush…
Ti mbaj?
Ti mike e mirë si më thua?
Apo t’i le…t’i marrë tjetërkush
Që shpinës i rrinë më mirë se mua?
Dy krahë gjeta…
DXP
Per ty
Nje puthje dhe nje det me lot,
nje trendafil dhe nje varr me mall mbushur plot per plot...
Per ty,
qe kurre nuk e dite se sa te deshta...
007
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Kur mendova se i kisha mbaruar te gjitha ne jete, atehere konstatova sa shume me kishin mbetur pa filluar akoma........
KOTKA
çuna goca burra e graja
kesaj temes iu be nje lloj lavazhi me porosi prandaj ju lutem permbahjuni temes.
Kotka epitafe te lutem ose mund te hapesh nje temen e duhur te vendi i duhur.
PS Blete punetore ose me mire blete llaffazane :p permbahju edhe temave te tjera gjetiu ne forum
ju flm
erzeni
Faleminderit briseide, bleta puntore, katilesha 007, kotka dhe Enya qe i keni dhene kaq bukuri temes
FLM erzeni_be
DXP
Kotka
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
ok shoku erzen, epitafe qe ketej e tutje, po akoma nuk e kuptoj perse duhet te shkruajme epitafe. Une e di qe ato shkruhen vetem ne pllakata varresh.
Mund te na thuash aresyen e kesaj hapjes se temes ti hapesi i temes se ta kemi bere temen carap dhe te na falesh per anashkallimin e temes.
Cfare eshte EPITAFI
.
.
..............EPITAPH latin (ἐπιτάφιος Gr) është një kategori e caktuar e artit të shkruar.
.
............. Në kuptimin klasik, i korespondon një shkrimi mbi gurin e varrit, zakonisht i shkruar në vargje, me apo pa rimë. Epitafi mund të jetë edhe në formë proze.
.
............Në kuptimin më të gjërë , në art mund të krijohen epitafe edhe në poezi, artin fotografik, apo forma te tjera, por gjithmonë është e nevojshme, që kjo kategori të shprehë një përmbledhje aforike dhe të sofistikuar të një femomeni të caktuar, I cili ka pësuar thërmim, thyerje dëmtim... P.sh., një epitaf fotografik mund te jetë perëndimi i djellit mbi një plazh të lënë pasdore, mbasi janë larguar plazhistët etj, etj.
.
.............Në rastin konkret, në poezi pra, epitafi presupozon finalen e një uverture poetike, e cila mund te jetë një dashuri e mbyllur, një vdekje e hidhur apo edhe një varr i mbuluar nga një trëndafil. Duhet gjithmonë të bëhet fjalë për një krijim, një ngjizje të re të elementeve të mbetura nga një tallaz shpirtëror.
.
.............Unë pashë një shpjegim të këndshëm që bleta puntore ka bërë dhe po ashtu duke pasur respektin maksimal për pjësmarrjen tuaj, mendova se nuk do të ishte e nevojshme që të bëja këtë koment.
.
.............Në fakt tani ndihem më i qetë.
.............Faleminderit “kotka”, që më çlirove nga ky pozicion i pafavorshëm.
DXP
Duke "bredhur" neper internet, pashe kete fotografi dhe bera nje paralelizem me... epitaf. (e sheh mister kur i shpjegohen gjerat popullit... i hapen horizonte! )
Autori e ka quajtur "This used to be our playground"... imazhi bardh e zi, rrjeta e konsumuar, dielli gjys i fshehur e bregu i braktisur... me sollen nder mend:
top llastiku
shkulje flokeshh
kordele
Fatkeqesisht nuk arrita te perpunoj dot me teper me fjale.
Shume faleminderit per shpjegimet Mister-DXP, tani cdo gje eshte e qarte dhe nuk me duket se kam bere ndonje gabim shume te madh me nderhyrjet e mija simbas shpjegimeve te tua.
Bleta fotua jote ishte shume kuptimplote ne mbeshtetje te shpjegimeve te "Misterit"
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Shume faleminderit per shpjegimet Mister-DXP, tani cdo gje eshte e qarte dhe nuk me duket se kam bere ndonje gabim shume te madh me nderhyrjet e mija simbas shpjegimeve te tua.
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
nje grimce kam qene vec
mes detit te jetes perhere une
te te doja gjithmonesisht e pertej
e vetmja persembari pune
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Vërtet një grimcë je…e dashur ti;
Një perlë në guackë e fshehur
Pafundësisht…ashtu…
................ me thesare të tjerë.
Varrosur thellë, në të detit gji
Dhe…
…e pazbuluar
..................asnjëherë.
Citim:
Po citoj ato që tha Enya
......as hijen time s`e preken kurre
idhtaret, apo te dashuruarit e semure.
pa dyer shpirti si mund te lihet?
vetem ne nje dhome gjithmone, a rrihet?
Jo!ti shpirt s`ke pasur kurre
as jete te fshehur si te tjera.
ndjenjen fort shtrengoje vajze,
kur dashurove sikur reja...............
-ju pershendes dhe ju uroj per temen Mister DxP.![]()
Po me duket sikur i shkruani Bletes sime.Sa xheloze me ben me keto shkrime kaq te bukura.![]()
Dockat e saj zgjaten gjithmone,
Mami me therret dhe une te degjoj,
Shume te desha, por kurre nuk erdhe,
Imazhi jot do te me ndjeke gjithmone..........
Nje epitaf i imagjinuar
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Ti mos u bej xheloze aspak
.......Enya me një sy të ngopur po hidhte këmbën mbi këmbë dhe duke anuar trupin lehtë, la të zbulohej nje kofshë e nxirë nga djelli.
......... Duke e kaluar vështrimin pa ndaluar tek kofshët e bukura të Enyas tha me vete:” Duhet të ketë qënë në plazh” E skuqura e freskët e djellit nuk linte dyshim… Kjo femër e terhiqte përherë me truket e saj, por tani ai ndodhen përpara një situate të tillë që........
lol
Oh, hija është flu e dashur
E ç’do ta dua hijen unë
E di, që ti je vajzë e pasur
Dhe un’ i shkreti… i papunë.
Por kur mëngjezeve bredh fushës
Me trendafila plot ne dorë
Dhe të ndricon gjerdan’ i gushës.
...Unë mbledh lule e bëj kurorë.
Dhe ngre pallate gjer tek retë
Për vajzen time që më pret
DXP
Citim:
Po citoj ato që tha Enya
.......te pret vales se oqeanit
kembezbathur plot deshire.
tek loz me guricka, me guacka
dhe s`te thote dot lamtumire.
buzen tende kure s`e preku
uje i kripur, i dallgezuar.
floket thinjur thua mbeten?
qe prej vitesh dashuruar?
ENYA.![]()
Ne vend te titullit:
-Nuk paska vallë një shërim
Për këto të miat “stigmata”……….?
Si trungu që prej zjarrit është djegur
Dhe qan, dhe e njom plagën me kujdes;
Ashtu dhe shpirti im rënkon i prekur.
Një dhimbje e përshkon mes e permes.
Por plagët e di mirë nuk shërohen
Dhe lot’ i zi mjekim nuk behet dot.
“Stigmata” her’ pas here do të zgjohen
Nga ironi e kohës që rrjedh kot.
I shoh si dridhen hijesh gjer në hon,
Fantazmat që vet’ Hadi më tregon.
DXP
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Ne vend te titullit:
-Nuk paska vallë një shërim
Për këto të miat “stigmata”……….?
Si trungu që prej zjarrit është djegur
Dhe qan, dhe e njom plagën me kujdes;
Ashtu dhe shpirti im rënkon i prekur.
Një dhimbje e përshkon mes e permes.
Por plagët e di mirë nuk shërohen
Dhe lot’ i zi mjekim nuk behet dot.
“Stigmata” her’ pas here do të zgjohen
Nga ironi e kohës që rrjedh kot.
I shoh si dridhen hijesh gjer në hon,
Fantazmat që vet’ Hadi më tregon.
DXP
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Ne vend te titullit:
-Nuk paska vallë një shërim
Për këto të miat “stigmata”……….?
Si trungu që prej zjarrit është djegur
Dhe qan, dhe e njom plagën me kujdes;
Ashtu dhe shpirti im rënkon i prekur.
Një dhimbje e përshkon mes e permes.
Por plagët e di mirë nuk shërohen
Dhe lot’ i zi mjekim nuk behet dot.
“Stigmata” her’ pas here do të zgjohen
Nga ironi e kohës që rrjedh kot.
I shoh si dridhen hijesh gjer në hon,
Fantazmat që vet’ Hadi më tregon.
DXP
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
Perse dhimbja na ben te kendojme bukur?
..........Unë po e marr këtë ndërhyrje si kompliment dhe ju falenderoj megjithatë…
..........Undërgraundi është shumë i thellë. Nuk duhet të harrojmë rrethin e ngushtë ku jeton ai që krijon, miqtë e tij, të njohurit, të afërt apo të largët, ku shpesh gjëndet jo vetëm frymëzimi, por sidomos… harmonizimi i errupsioneve kreative me qetësinë vdektore pas tyre, buçima e thellë e lumenjve brendashpirtërorë me buzëqeshjen e ëmbël të fëmijës. Atje pra krijohen sfondet, zërat e dyta të këngëve, koret. Si mund të kishte pra krijim pa një mbështetje të tillë të vazhdueshme….?
DXP
Ike larg
brenda gjoksit te henes je strukur
dhe me yjet puthesh plot pasion
Ike larg
enderr,deshire,vegim dhe e imja dashuri
Ike larg
dhe akoma ndjej tenden prani
Ike larg engjelli im
patjeter per te ruajtur dhe mua nje vend
jam duke ardhur drejt teje ..........
Me prit .......!!!
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
pike e zeze! me jane bere lemsh njohjet e shkolles se mesme... kshu eshte kur kopjon neper provime!![]()
mister nganjehere jeni i nderlikuar ne fjale!
gjithesesi nderhyrja ime ish kompliment dhe nje reflektim mbi dhimbjen.
Gjithmone kishe qejf te fshiheshe,
Deri sa me ne fund e gjete,
Tamam shtepine tende,
Ne qetesi te perjetshme.
Heshtjen kishe shok,
Vetmine dialog,
Por kur heshtja t'u afrua,
Te largoheshe me vrap doje.
Mistero ky quhet epitaf tani. Behet fjale per nje vajze te heshtur, qe kurre nuk e pashe dhe me ne fund u preh ne shtepine e saj te perjetshme, parajse
...gjurmet e shpirtit tend i pashe
tek zbrisnin kujteses shoqeruar me lot`.
nga malli qerpiket u mbyllen te lare,
prej mjaltes se kujtimeve qe me solle sot...
Enya.(1:05 AM)
.
.
.......S'di kush jam
Burg i thellë pa dritare,
.........................labirithe plot
kjo jetë
Fle demon e ngrihem ëngjëll,
s’di kush jam me të vërtetë.
Dhe megjithse ngre pallate;
...........jo kasolleza me kashtë,
Përsëri s’duroj dot muret;
nxjerr krevatin
........................dhe fle jashtë.
S’di kush jam
............dhe pyes veten…
..........atje thellë, pas mermerit,
Janë dyert e parajsës
...............apo zjarr’ i kuq i ferrit.
DXP
...pas perëndimit
Mbi cep të syrit, një lot ndiçoi...i vrarë
Se di! A ishte nga malli apo nga dashuria.!?
Mbi lëndinë, duke ikur lashë gjurmët e mija
Dhe brengën, që vitesh kam hequr zvarrë...
DXP
Midis yjorësh
.............................................
Midis yjorësh,
pluhur yjesh ngatërruar.
Veç më tërheq ti, si një lulez buzë honi,
........................
DXP
Ju te dashuruar,
Heshtni dhe mos flisni.
Vargjet tuaja kendojne,
Me shume se heshtja juaj.
Larg njeri-tjetrit,
Boten vezhgoni.
Yjet dhe Henezen,
Ne nje moment i veshtroni....
-Epitafe-
1-Kishte vdekur.
Thua qielli u shemb per mua?!
Fryma ndali, lotet ngrine!
Zemra vetem u shkrumbua.
2-Pas vitesh imazhin tend kerkoja
rrugeve tere pluhur te Shqiperise.
Gjethet e pemeve per cudi ishin thare,
nga peshe e rende e nostalgjise!
3-"Erdha, por sic duket vone..."
thoshte kenge e mallit te vrare.
Syte e mi lotonin fshehur,
vec per ma te bukurin djale!
4-Ndihesha e vdekur.
Asgje dhe askush s`me bente me pershtypje.
As dallget e detit qe dikur shum i doja!
As guackat qe me kembe nuk doja t`i shkelja!
As pulebardhat qe dikur me to fluturoja!
5-U largova.
Plot mall ngarkuar.
Plot dhembshuri per token nene.
Si sot nje vit shkuar, kam ne duar,
fotografite, si hije lene...
ENYA.august 04/ 2007.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 95 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.