Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Manga, Anime E Filmat E Nxjerre Prej Tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14089)
Manga, Anime E Filmat E Nxjerre Prej Tyre
Kjo teme eshte per te gjithe admiruesit e mangave dhe animeve!
Shpresoj qe te jemi sa me shume te tille ne forum
Nuk e di sa prej jush e dine se cfare jane mangat, por meqe temen e hapa vete dua te bej nje hyrje te vogel per kete forme arti qe lind ne Japonine e larget.
Behet fjale per histori qe ne ndryshim nga tregimet apo romanet qe jemi mesuar zakonisht te lexojme, neper manga fjalet e personazheve shoqerohen me vizatime qe i tregojne ata ne situatat nga me te ndryeshme.
Natyrisht mangat nuk trajtojne histori vetem per femi por edhe per te rritur e temat jane nga me te ndryeshmet. Sipas temes merr emrin edhe lloji i manges.Ne rastin tim meqe pelqej historite romantike lexoj MANGA SHOUJO- qe do te thote qe manga trajton tema dashurie
Manga e pare qe kam lexuar eshte HANAYORI DANGO
Kur e lexova nuk besoja se nje dite do te kthehesha ne nje fanse e mangakave por ja qe ndodhi e tani nuk mund te bej dot pa to
Citim:
Po citoj ato që tha Girl-Power
Ne rastin tim meqe pelqej historite romantike lexoj MANGA SHOUJO- qe do te thote qe manga trajton tema dashurie![]()
Citim:
Po citoj ato që tha tulipani
Girl-Power i di ti qe i lexoj dhe une :p ?? Me shume sepse vdes per vizatimet e tyre ... Ate Hanayorin e kam lexuar po fundi ta shpif ama , pa pike romanticizmi .
Tani po lexoj Nana shpresoj mos mbaroje kot dhe kjo
Po ve nje video me 2 nga personazhet kryesore
Kur Yoko Kamio filloi te shkruante e vizatonte me 1992 Hanayori Dango, nuk mendoi se puna e saj do zgjaste per plot 12 vjet rrjesht por te pakten puna e saj u shperblye me nje sukses te madh ne boten e mangakave aq sa ne Japoni u prodhua nje anime i quajtur gjithmone Hanayori Dango dhe filmi serial Meteor Garden.Kjo mange flet per Tsukushi Makino e lindur ne nje familje borgjeze qe dergohet ne kolegjin Eiotoku (nje kolegj shume i shtrenjt i frekuentuar vetem nga femije te pasur) nga prinderit e saj me shpresen se atje do te gjente nje djale me shume para qe ta donte e te martohej se fundmi me te.
Por Tsukushit as nuk i shkonin neper mendje keto gjera...asaj nuk i pelqente ambjenti te cilin ishte e detyruar te frekuentonte...po ec me donte mami e babi
Ketu njihet me Tsukasa Domyoji, nje djale i pasur dhe arrogant qe e trajton si mos me keq duke i kthyer te gjithe shkollen kunder.Duke qene se familja e tij financon shpesh here kolegjin Eiotoku ai mendon se ka te drejten te dhunoje cdo kend qe nuk ploteson tekat e tij.
Domyoji kryeson banden Flower Four ku bejne pjese miqte e femijerise Rui, Akira dhe Sojiro.Qe te gjithe te pasur e te pashem:p :p :p
Deri ne diten kur njeh Tsukushin, Domyoji nuk mendonte se mund te kishte nje vajze qe meritonte interesin e tij, por sa shume gabonte
Atehere nga e majta ne te djathte : Tsukasa Domyoji, Tsukushi Makino, Rui Hanazawa, Sojiro Nishikado e Akira Mimasaka
Ps: Per te gjithe ata qe duan ta lexojne, titulli ne anglisht eshte Boys before Flowers ose Boys over Flowers( qe eshte edhe perkthimi nga japonishtja i Hanayori Dangos . Kuptohet qe une jam plotesishte dakort me titullin
Ndersa kjo eshte pjesa e pare e animes, shpresoj qe t'iu pelqej.
Tregon njohjen e Tsukushit me Domyojin dhe sesi ndonjehere ti gjuash me nje shqelm nje djali, e ben ate qe te te dashuroje marrezisht :p :p
1/3
2/3
3/3
Kur te lexoni perkthimet ne anglisht do vini re qe pas emrave vendosin nje -chan. Japonezet kete e thone per te shprehur afrimitet me bashkebiseduesin, por vlen vetem me miqte.
Nuk mund t'i drejtohesh keshtu eprorit tend sepse ndryshe ... do ishte ofendim i madh doja te thoja
Ndersa kjo eshte pjesa e pare e filmit Meteor Garden i frymezuar gjithmone nga Hanayori Dango. Aktoret kryesor jane Jun Matsumoto( Tsukasa) e Mao Inoue(Tsukushi).
Jun Matsumoto eshte nje aktor shume i famshem japonez i cili fillimisht u be i njohur me grupin hip hop ARASHI.Ne fakt edhe pjesetaret e tjere te F4 (Flowers Four) ne film jane pjesetaret e tjere te grupit. Qe te mos zgjatemi shume Jun ka interpretuar edhe ne nje serial tjeter te frymezuar nga nje manga tjeter- KIMI WA PETTO ose i njohur ndryshe si YOU'RE MY PET/TRAMPS LIKE US
Kimi Wa Petto eshte nje shoujo manga por kete rradhe shkrimtarja e vizatuesja eshte Yayoi Ogawa. Jo aq e famshme por manga per te cilen do flas eshte mjaft interesante.
Ajo flet per Sumire Iwaya, nje gazetare e re dhe e famshme qe ne te njejten dite kur kapoja i saj e ul ne detyre, ish i dashuri qe e donte aq shume i tregon se tani gruaja e tij pret nje femije ( dite menxyre me...)duke u kthyer ne shtepi gjen perpara pallatit nje kuti kartoni. E hap dhe brenda sheh nje djale qe eshte keqtrajtur...i dhimbset dhe e merr ne shtepi per ta kuruar.
Tek e sheh ashtu te plagosur e te pambrojtur asaj i vine ndermend kujtime te femijerise e sidomos qeni i saj Momo. Vendos te mos marre ne telefon as urgjencen e as policine por te kuroje djalin gjersa ky te behet me mire.
E keni kuptuar tashme qe djali eshte personazhi i dyte kryesor i kesaj mange. Ndonese quhet Takeshi Gouda kujtimi i qenit te saj do te beje Sumiren ta therrase perhere Momo. Te dy lidhin nje pakt qe djali do te qendroje ne shtepini e Sumires por do te marre emrin Momo e do te zevendesoje qenin e Sumires ... Ndersa Sumire do ta mbaje ne shtepi Momon meqe ky nuk kishte nje te tille
Ja ku jane Sumire dhe Momo
.
Kimi Wa Petto zgjat vetem 14 vellime... mos u trembni mbarohen shpejt per gjysme ore po te lexosh secilin prej tyre. Nuk do thoja te njejten gje per autoren qe i eshte dashur goxha kohe per ta shkruajtur.
Zakonisht nje vizatues mange i duhet nje muaj kohe ose edhe me shume per krijuar nje vellim...
Ne Japoni botimi i mangave ndryshon nga botimi qe behet ne Europe apo gjetke: Atje vellimi nuk botohet komplet si liber por pjese pjese neper revistat me ne ze te mangave e ketu revistat ndahen me grup moshash
Nuk jua kam thene por ka dhe manga pornografike, per lesbike e gay... i mbrojne mire kalamajte japonezet:p
E sikur te mos mjaftonte ne Japoni cdo faqe e manges eshte me ngjyra e jo bardhe e zi... kursimi ne anet e tjera te botes na lejon vetem kopertinen me ngjyra
Ja kopertina e vellimit te pare
Ndersa tani disa fragmente nga seriali televiz.
Episodi 1 pjesa 2
Episodi 1 pjesa 3
PS. Vini re pak aktoret
E di, e di...
Djali eshte Jun Matsumoto qe keni pare tek seriali televiz Meteor Garden.
Po vajza?
Ajo eshte Koyuki...edhe ajo eshte shume e famshme ne Japoni e jam shume e sigurt qe cdokush mund ta rinjoh ate tek filmi "Samurai i Fundit" i Tom Cruise ku luan rolin e gruas se samurait te cilin Tom vret ne dyluftim.
E shkreta, pastaj detyrohet ta mbaje ne shtepi
Nuk e di nese ndonjerit prej jush i ka qelluar ndonjehere te marre ne dore nje manga e ta lexoj... eshte me te vertete e cuditshme!
Nese ruhet versioni origjinal vellimi lexohet duke u nisur nga fundi i librit e pastaj nga e djathta ne majte e nga lart poshte lexohen me rradhe te gjitha rete siper kokave te personazheve
Tek shembulli me lart lexohen fillimisht fjalet e vajzes:Hey ,pastaj vazhdohet nga e majta.
Tek figura e pare ne te majte ndiqet gjithmone i njejti rregull leximi midis reve te personazheve, nga djathta ne te majte.
Fillimisht lexohet: Do i forget something? , pastaj reja tjeter ne te djathte:No.
E pastaj vazhdohet ne te njejten menyre ne figuren me poshte
Shpresoj qe ta keni kuptuar:p
Gjithesesi kjo eshte nje faqe e nje mange tjeter per te cilen dua t'iu flas.
Behet fjale per Parfait Tic
Ja kopertina e vellimit te pare
Parfait Tic eshte shkruajtur e vizatuar nga Nagamu Nanaji dhe eshte nje shoujo qe vazhdon edhe sot. Une per veten time :o kam filluar ta ndjek rreth 2 vjet me pare e tani kam arritur ne vellimin e 15. E keqja e mangave per ne qe s'jetojme ne Japoni eshte se vec kohes qe presim per autoren qe te shkruaje e te vizatoje, na shtohet edhe koha e perkthimit dhe e botimit ne gjuhe tjeter nga ajo japonishte
Tek Pafechikku (vdesin fansat japonez te ndryshojne nje cike emrat :p ) flitet per nje vajze mjaft te dashur e energjike Fuko e cila, nje dite tek sa luante me vogelushet e pallatit sheh nje kamion qe i afrohet shtepise se saj. Ndalon lojen dhe sheh plot habi sesi prej tij zbresin 2 djem shume te bukur njeri bjond (Ichi) e tjetri brun (Daiya).Shkon me vrap te njihet me ta dhe merr vesh se te dy djemte moshatare me te, ishin kusherinj e qe do te beheshin komshinjte e saj te rinj
...
Jo vetem kaq, por Ichi me Daiyan do te ndiqnin edhe te njejten shkolle me te.
Hihihi... ja dhe trekendeshi tipik i u formua...Cfare mendoni se do te ndodhe mes tyre
Epo s'jua them, lexojeni vete mangen nese doni te dini me teper :p
Ndersa ketu jane 3 personazhet kryesore (nga e majta ne te djathte):
Ichi Shinpo, Daiya Shinpo dhe Fuko Kameyama
Fuko Kameyama - 15 vjec, 1.56m e gjate dhe grupi gjakut A.Vajze e gezueshme , plot energji , vdes te luaj nje cike perjashte me kalamajte e lagjes :p.Karakteristike e saj ne mange eshte se ndryshon vazhdimisht modelin e flokeve.Ne mesime ...tap topi :p
Ichi Shinpo - 16 vjec, 1.78m i gjate, grupi i gjakut AB. Djale shume misterioz i cili rri shpesh vetem, fsheh mjaft sekrete e pasiguri.Nje dite Fuko do ta krahasoje ate me henen.Shume i mire ne mesime.
Daiya Shinpo - 16 vjec, 1.77m i gjate, grupi i gjakut 0. Djale me te gezueshem nuk ka. Vetem duke qeshur rri Po pse mos rri kur e rrethojne perhere po vajza qe e pelqejne shume?!
Me pak fjale eshte Don Zhuan i vertete! Ne mesime eshte shoku i Fukos
Shpesh autoret e mangave kur fillojne te krijojne personazhet e tyre bazohen mjaft tek grupet e gjakut sepse ne Japoni besohet se ai ndikon ne karakterin e nje njeriu. Ndaj shpesh do te gjeni tek sa lexoni manga qe kur pershkruhet personazhi e jepet dhe grupi i tij
Nejse, dicka me shume per grupet e gjakut do ju them here tjeter keshtu do keni mundesi te verifikoni vete grupin tuaj me ato qe thuhen per te ne Japoni.
Kalamaja si ia keni kaluar fundjaven?
Shpresoj nen shoqerine e ndonjeres prej mangave per te cilat iu kam folur
Sic iu premtova do ju tregoj se cfare thuhet ne Japoni per karakterin e nje njeriu ne lidhje me grupin e gjakut qe ka
Duke qene se personazhi i pare per te cilen fola, Fuko ishte i grupit A atehere do ta filloj me te.
GRUPI A :
i rezervuar, i sjellshem, i pavendosur, vuan gjithmone nga ankthi edhe per gjene me te vogel, njeri i sakrifices, mjaft i ndjeshem, i kujdesshem ne marrjen e vendimeve, aspak kembengules,tip mjaft i organizuar, serioz, i perpikte , preferon marredhenie paqesore, nuk te jep besimin kollaj, zbatues i rregullave, di te shtype ndjenjat qe ka,pesimist, jo sume i shoqerueshem, gjithmone ne kerkim te qetesise Kush ka kete grup eshte nje njeri mjaft karizmatik, gjakftohte edhe ne situatat me te veshtira.
Ne Japoni rreth 38%e popullsise ka grupin A ndersa ne Shqiperi vetem 43%. Si thoni a e kane pershkruar mire japonezet karakterin e shqiptareve me grup A
Persa i perket titullit Parfait Tic di qe Parfait eshte nje fjale franceze dhe Tic ka te beje me zemren e menyren sesi ajo reagon kur bie ne dashuri!
Kur fillova te lexoj ca kohe me pare Parfait Tic...hem isha shume e pavendosur se cili nga dy djemte Ichi apo Daiya me pelqente me shume si karakter e personazh, por Nagamu me ndihmoi.
Sic do autore japoneze mangash, edhe ajo me vuri perballe dy personazhe komplet te kundert ne cdo aspekt te tyre.
Tani qe jam tek vellimi i 15 mund te them me plot gojen qe i preferuari im eshte Daiya
E meqe jemi ne temen e ju uroj gjithe juve gocave te gjeni nje djale si Daiya kete vere :p :p
Te ngreje doren ai apo ajo qe kur kane qene te vegjel por edhe tani kane pare ndonje pjese te filmit vizatimor Lupin 3° ?
Mos sa shume duar lart...mire mire e mora vesh, keshtu tek shihni foton besoj se qe te gjithe i dini emrat e personazheve permendesh.
Epo ja nje lajm per ju fansa te Lupin 3° qe ndodheni ne Itali: duke filluar nga 6 korriku neper kinema do te jepet nje remake i Lupin 3° te quajtur Cagliostro No Shiro- Il Castello di Cagliostro.Film ky i 1979 i regjisorit cmim oskar Hayao Miyazaki
Lupin III apo Rupan Sansei ne japonisht eshte personazhi kryesor i nje mange te ideuar nga mangaka japonez Kazuhiko Kato i cili njihet ndryshe me emrin Monkey Punchi.
Publikimi i pare i Lupin 3° nga ky mangaka daton me 1967.
Sa shume kohe ka kaluar e ne ende flasim per kete kryeveper ne boten e mangave
Gjithesesi Kazuhiko Kato pati nje frymezim tek vizatonte Lupin... Frymezimi i tij ishte Arsène Lupin i krijuar nga Maurice Leblanc me 1903.
Sa per rikujtim per te gjithe fansat e kesaj manga e filmi vizatimor miqte e Arupan Sansei jane: Daisuke Jigen, Goemon Ishikawa XIII dhe Fujiko Mine
Po kete e mbani mend kush eshte?
Eshte inspektori Koichi Zenigata...megjithese puna e tij eshte ajo qe te arrestoje Rupan thelle-thelle ky inspektor simpatik e di qe e gjithe forca e jetes se tij lidhet me emrin e Lupin
PS. A ju kujtohet si e therriste Lupin inspektorin sa here ia arrinte t'ia mbathte prej tij ? Zaza :p :p
Mushi Mushi
Shume pershendetje te gjitheve fansave te mangave
Ndonjeri prej jush e ka pare deri me tani Cagliostro no shiro - Il Castello di Cagliostro...per fat te keq une nuk e kam pare akoma por po arrita ta gjej do te mundohem ta ve ne faqet e kesaj teme!
Nje manga qe perfundova kete jave ishte: I Love You Baby ose titulli origjinal Ashiteruze Baby i mangakes Yoko Maki.
Nuk kisha lexuar me pare asnje pune te kesaj autore e te themi te drejten kur fillova te lexoja I Love You Baby nuk isha shume e bindur por pastaj dale nga dale me beri per vete :p :p :p
Atehere Ashiteruze Baby flet per Kippei, nje gjimnazist qe me shume se cdo gje tjeter eshte i interesuar per vajzat
Jeta e tij do te ndryshoje me ardhjen e Yuzuyu, kusherira e tij 5 vjecare qe braktiset nga ema sepse ndodhet ne caste te veshtira depresioni
Ne kete gjendje familja e Kippeit mendon se kujdesi per Yuzuyu mund te shtyje djalin e tyre ( rehat nga mendja ) qe te rritet paksa e te behet me i pergjegjshem per veprimet e tij. Ja sesi Kippei shnderrohet ne kujdestarin e kesaj femije e fillon te zevendesoje nenen e saj.
Kuptohet qe djaloshi yne do te hase ne shume telashe ne rritjen e kesaj femije por mbase telashi i tij me i madh eshte dashuria qe dale nga dale fillon te ndieje per Yuzuyun. Kjo dashuri qe mbart pak trishtim ben qe Kippei te filloje te kuptoje se jeta nuk eshte aq e thjeshte dhe e bukur sa duket e qe njeriu ka nevoje me shume se cdo gje tjeter per dashuri
Tek foto me lart mund te shihni dy protagonistet e mangesKippei e Yuzuyu
I Love You Baby zgjat vec 7 tankebon (vellime)...jua keshilloj ta lexoni
Nuk do te mbeteni te zhgenjyer
Devil beside you
Shyqyr qe qenka i shkurter se keto dreq zgjasin me vite ...
Po ve nje video te Devil beside you ... eshte filmi me njerez po une kam lexuar dhe mangen ...po pres te besh paraqitjen dhe te tij ... zot sa durim ke :p :p
Eh Tulipani shoh qe paske shije
Devil Beside You eshte shume i famshem ne Japoni sepse autorja e kesaj mange Mitsuba Takanashi per personazhin kryesor (Takeru Edogawa) eshte frymezuar nga nje kengetar i famshem japonez Hideto Matsumoto (shkurt Hide). Ai ishte pjesetar i grupit muzikor rock X-Japan...ne 1998 ai u gjend i varur ne dhomen e tij te hotelit. Hide themeloi te parin grup "visual band" ne Japoni.
"Visual Band" do te thote qe pjesetaret e grupit veshin kostume te nderlikuara e perdorin makiazhe per te shprehur sa me mire ato cka ndiejne jo vetem nepermjet muzikes
Shikoni ngjashmerine ndermjet Hide dhe Takeru ne vizatim.
Mitsuba Takanashi filloi te vizatoje Akuma De Soro me 1999 per ta perfunduar me 2002. Kjo mange zgjat vetem 11 vellime dhe nese e lexoni do vini re qe vizatimet permiresohen nga vellimi ne vellim
Atehere kjo mange flet per Kayano Saito (protagonistja kryesore) nje vajze 17 vjecare qe eshte e dashuruar marrezisht pas kapitenit te skuadres se basketbollit te shkolles Kamijo Yuichi. Kayano eshte shume e ndrojtur ndaj vendos qe ti shkruaj nje leter per ti shprehur dashurine e saj. E ne fakt keshtu ben por kur vjen casti per t'ia dhene letren Kamijos nga frika gabimisht ia dorezon letren Takeru Edogawa.
Aha... Takeru merr letren dhe kercenon Saiton qe ti bej skllaven nese nuk do qe shkolla te marri vesh per dashurine e saj :p Vajza pranon.
Gjerat veshtiresohen akoma dhe me shume kur mamaja e Kayanos, i tregon se duke qene se babai i kishte vdekur prej shume kohesh tani po njihej me nje burre shume te mire qe nuk eshte tjeter vecse drejtori i shkolles se Kayanos e me keq akoma babai i Takeru
Ja ku eshte edhe Takeru Edogawa...Per mendimin tim eshte nder personazhet e mangave te vizatuar me mire ( te pakten ne ato qe kam lexuar une ) por edhe me te bukur. Keni per ta vene re sesa karizmatik eshte
Ndersa ketu Takeru Edogawa sebashku me Kayano Saito
Suksesi i madh i kesaj mange nuk i detyrohet vetem historise se bukur te dashurise ndermjet Takeru dhe Kayano por edhe menyres sesi mangaka Mitsuba Takanashi arriti te zbuloje para lexuesve veshtiresite qe hasin adoleshentet e keshillon dashurine si te vetmen shpetim per to
Nga Devil Beside You (Akuma De Soro) mori frymezim dhe seriali televiziv i realizuar ne Tajvan me po te njejtin emer po tani ne kinezce Er mo zai shen bian.
Ky serial filloi te transmetohej ne qeshor te 2005 dhe permbahet me besnikeri ne plot 20 pjese manges nga e cila u frymezua. Kuptohet ngjarjet nuk do te zhvillohen me ne Japoni por ne Tajvan dhe emrat e personazhet do te kthehen ne kinezce :p
Qi Yue (Kayano) interpretohet nga aktorja dhe kengetarja Rainie Yang
Jiang Meng (Takeru) interpretohet nga aktori shume i bukur Mike He
Shang Yuan Yi (Kamijou) interpretohet nga aktori dhe kengetari i famshem tajvanez Kingone Wang Zhuan Yi ose shkurt sic edhe njihet me shume Kingone
Ja dhe pjesa e pare e Devil Beside You... shikim te kendshem...
Online Videos by Veoh.com
Sic ju pata premtuar ja disa informacione per nje tjeter grup gjaku
Grupi B - Ka nje karakter pak te kundert me ate te grupit A; eshte nje tip i gezueshem, i gjalle, i pavarur, i ndjeshem, i shoqerueshem, i kujdesshem, egocentrik, origjinal, ka klas e stil te vecante, nuk i pelqen bashkepunimi ne grup sepse i ve kufizime qe nuk i pelqejne, zakonisht nuk ka paragjykime, instiktiv, nuk i ve re shume rregullat e shoqerise, i paparashikueshem, krijues, pranon te rrezikoje pa menduar shume per pasojat, per te jeta eshte vec nje loje.
Ne Japoni 22% e popullsise eshte e grupit B ndersa ne Shqiperi vetem 13%.
Ky vit bashkoi serishmasi Rainie Yang, Mike He dhe Kingone ne nje serial te ri televiziv Huan Huan Ai- Why Why Love qe perfundoi me 9 shtator.
Devil Beside You eshte mjaft dramatik por mendoj se Why Why Love ndonese na ofrohet si nje komedi tregohet me i mprehte ne trajtimin e ngjarjeve...
Why Why Love Flet per nje vajze Tong Jia Di e cila pasi mbet jetime nga babai detyrohet te punoje shume sebashku me nenen e saj per te shlyer te gjitha borxhet qe ka familja e saj...Natyrisht nga nje part-time ne tjetrin dhe studimet ne universitet largojne Jia di nga gezimet qe ofron jeta rinore...
Nje dite shoqja e saj e ngushte Jiang Xiao Nan, therret Jia Di ta ndihmoje ne nje pune part-time ne nje iper-market te sapo hapur ne qytetin e tyre;Xiao Nan kishte shpikur nje kuti ku njerezit mund te terhiqnin bileta kundrejt nje pagese.Neper bileta ishin te shkruara sherbimet qe vajzat mund t'iu ofronin klienteve si psh: nje masazh, lojra per femije etj
Ketu nisin dhe peripecite e Tong Jia Di
Biletat e Tong Jia Di do te blihen nga dy djemte e presidentit te iper-marketit Huo Da e Huo Yan...
Cfare do te kene te shkruara biletat e dy djemve??????
A do tu sherbeje Jia Di plot devotshmeri kerkesave te tyre?????
Why Why Love eshte realizuar serisht ne Tajvan dhe emri i saj ne kinezce eshte Huan Huan Ai
Ka plot 15 pjese e personazhet kryesore jane:
Tong Jia Di interpretohet nga Rainie Yang
Huo Da interpretohet nga Mike He
Huo Yan interpretohet nga Kingone
Ja ku jane dhe linqet ku mund te shihni pjesen e pare:
1/2
http://www.veoh.com/videos/v686524tMNDX2FX
2/2
http://www.veoh.com/videos/v688808RXWjgR3h
Ayashi no Ceres
Ayashi No Ceres eshte nje mange e shkruar e vizatuar nga mangaka e famshme japoneze Yuu Watase...
Per here te para kjo mange u publikua me 1997 per te vazhduar me tej me plot 14 vellime deri me 2000.
Fantazia e Yuu Watases goditi ne shenje sepse prej kesaj mange do te frymezohej edhe anime me te njejtin titull i cili do te transmetohej nga tetori 2001 – 28 shtatori 2002 ne Japoni.
Plot 24 pjese do te shenonin serish nje sukses po kesaj rradhe te animes.
Kushedi nese do te behet ndonje serial televiziv...le te shresojme
Ayashi no Ceres perkthehet E mistershmja Ceres
Ketu tregohet historia e nje vajze, Aya Mikage dhe vellait te saj binjak Aki Mikage:te dy bejne nje jete te qete e te gezuar deri ne diten kur mbushin 16 vjec.
Ajo qe duhet te ishte nje feste ditelindje, kthehet shume shpejt ne nje tragjedi per vajzen e cila sulmohet nga familja e saj, qe kerkon ta vrase sepse mendojne se tek ajo eshte e misheruar Ceres, nje perendeshe antike(Tennyo) qe ka si qellim te vetem te zhduke familjen Mikage.
Kjo e fundit e kishte mashtruar e shtrenguar Ceres qe te qendronte ne Toke kunder deshires se saj...
Zemerimi i Ceres ishte aq i madh sa ajo misherohej brez pas brezi ne familjen Mikage
C'lidhje kishte Aya e Aki me Ceres?
Perse e ne c'menyre familja Mikage kishte detyruar Ceres te qendronte ne Toke?
Perse Ceres nuk arrinte te rikthehej serishmas ne qiell ?
Nese kerkoni pergjigjet e ketyre pyetjeve lexoni mangen ose shikoni animen
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.