Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Pse të deshta aq shum? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17861)
Pse të deshta aq shum?
Mesazh per ty qe kurr nuk do ta lexosh i dashuri im!!!!!
Te shkruaj ketu i dashuri im
e dij qe ske si ta lexosh
por mua do me mbes kujtim
edhe kete smund ta mesosh
thell ne zemer i futur
nuk mundem te te largoj
pse me vjen ky mall
spo mund ta perballoj
edhe varrin po ta njomi
me keta lotet e mije
skam qte beje e gjora
mendoj tek ti si te vije
E luse shum e luse
te madhin perendi
te kete meshire per mua
te me sjell tek TI
------Mesazh----
Kur marr ti shkruaj
dashuris nje mesazh
se q'me rreshqasin lotet
si ne patinazh
Te duash e mos te duan
qenka shum veshtir
duhet shiqu perpara
ndoshta behet mire
Dashuria eshte zjarr
qe te pervelon
kur me lote e vuan
ngapak te freskon
-----Do te doja..-------
Sa kisha pas deshire
Para vdekjes te paralajmroj
Ta dergoj nje fotografi
Kur te vij mos te trazoj
Kam ndryshua shpirt
Rrudhat ma mbuluan ballin
Loti qe derdha me vite
Fare s'ma shuante mallin
Floket me jan thinjur
Si ti ngjyrosja me dore
Kurse ne zemren time
Ka vetem akull dhe bore..
----------------------------------
----Hmmm...------
Mora te te shkruaj
Shkronjat u treten
C'po ndodh me mua vall?
Ktu ishin ku mbeten?
Shkronjat nuk humben
Po Syt u turbulluan
Nga lotet qe rrjedhnin
Mesazh s'mund te shkruan
Ah moj zemer shkreta
Sa shum vuajtje ke
Pse s'pushon se rrahuri
Po ne merzi me le.....
Vetem ca fjal i shkrova
Po me plot gabime
Por kto ishin fjale
Nga brendesia e zemres sime
Te dua Te dua Te dua
E dij qe sme degjon
E dij qe kurr ne jete
S'do me perqafon....
...........................
Oh sa do doja te kisha ktu pran
Te t'perqafoj zemer me mall
Te ta them shpirti ime
Se jetoj por s'jam e gjalle!!!!
Po me dhemb shpirti shum
Po me dridhet ky trup i gjore
C'te beje te lutem me thuaj
S'me mbeti asgje ne dore!!!
Syri me tradhetoj sot....LOTOJ
Shpirti sme pyeti fare.....LENGOJ
Zemra gadi doli nga vendi......S'PUSHOJ
Sa e fort qe jam prap.........DUROJ!!!!
Se kisha menduar te zgjohesha me lot po lotet me pushtuan kur i lecova poezite tuaja
Gjithe komplimentet e mija e panjohura teper poezi prekese .
Citim:
Po citoj ato që tha dylan
Se kisha menduar te zgjohesha me lot po lotet me pushtuan kur i lecova poezite tuaja
Gjithe komplimentet e mija e panjohura teper poezi prekese .
Citim:ska asnje gje seshte faji juaj , po nje zemer e plagosur mjafton nje dicka shume e vogel tja prishe qetesine
Po citoj ato që tha epanjohura
Flm.Me vjen keq qe Ju prisha diten,nuk do doja te Ju shihja te perlotur!
![]()
te deshta aq shume sa qe lotet me ktheheshin ne gjak
te deshta aq shume sa qe lumturia me kthehej ne lot
te deshta aq shume sa qe e qeshura me kthehej ne vaj
te deshta aq shume sa qe gezimi me kthehej ne hillerim
te deshta aq shume sa qe urrej jeten pa ty sdua ta jetoj
Zemer e mallkuar!!
E mallkova zemren
Qe nuk pushoj
E mallkova vdekjen
Qe me la te jetoj
Tani ken ta mallkoj
Te lutem me thuaj
Ta mallkoj ket shpirt
Qe me shtyn te shkruaj
Nuk dua vdekje
Nuk dua mallkim
Do jetoj me vuajtje
Deri ne ameshim!!
Zemer e mjere- duro
Zemer e fort -qendro
Zemer e mbyllur- jeto
Zemer askend mos- prano!!
--------------------------------------------
***
Djersa e ftoft qe rrjedh nga balli
Te shkruan sot kete mesazh malli
Te perkujtoj qe jam e gjalle
Te them qe per ty po digjem si zjarr!!
Djersa e perzier me lot
Te shkruan sa shum te deshta
Si atehere ashtu edhe sot
Dhe gjithmon do te dua por kot!!!!!
Nje pjese e jetes me malle kaloi
Pjesa tjeter ne endrra do shkoj
Qka mbeti nga jeta reale
Deri sot nuk dij apo sdu te kuptoj
Asgje reale nuk pata qe nga femirija
Ajo e vetmja qe ishte u tret moti
Me mbeti loti vuajtja e mallengjimi
Me mbeti kujtimi i hidhur me humbjet e mija
Askend nuk e tradhetova kurr
Askujt pas shpine s'ja punova
Vall athua vetem per at qe isha e drejt
Aq rende dhe dhimbshem pesova????
-------------------------------------------
------Dikush me thirri!----
Nje ze mu duk degjova
Qe me thirri ne emer
Nuk ishe Ti
Sepse ti me quaje ZEMER
E degjova dhe njehere
Ate thirrje qe peshperit
Por jo nuk ishe TI
Se ti me quaje SHPIRT
Ferkova syt e mjegulluar
Te shofe edhe njehere
Jo nuk ishe TI
Se ti me quaje Syn
E ate se degjova kete here!!!
---------------------------------
-------Athua?-------
Athua kam mekate?
Qe mundohem me i shly
Por me duket edhe me teper
Ne mekate po hy!
Mekat ishte pse linda
Mekat pse kaq shum jetova
Mekat qe mbeta pa TY
Me thuaj pra
Mekatin si ta shlyj?
Ne gjum kur te bij
Edhe atehere beje mekat
Ti ne toke te zeze
E une ketu ne shtrat
A nuk eshte edhe ky MEKAT?
Sa shum kohe kaloi
Mesazhe s'te kam shkrua
Pasi e dij qe asnjehere
Nuk ke me i lexua!
Loti po ti shkruan
Une vetem shiqoi
Nuk po mund ta ndali
As nuk i ndaloi
Te varri yte moj zemer
Erdha u ula mbi gur
Edhe nje here te thash
Nuk te harroi kurr!
------------------------------
________Pse???_____
Pse nuk me doli ky gjum
Kur ti me erdhe pran
Pse nuk munda te flas
Te te them qe te kam gjan?
Pse ike kaq shpejt
Pse perqafim nuk te dhash
Ah gjum i bekuar tradhetar
Pse me mashtrove se pash???
Mu duk qe me puthe ne ball
Me ato buze te thara shkrum
Ne enderr ke veshi degjova
Me the se me dashte shum!
Edhe une moj zemer
Te dashta dhe te dua
Po nuk ja vlen aspak
Pasi ti nga une ke shkua!
Sikur te mundem sot
Ti mbylli keta sy
Mos te shof drite as diell
Pasi s'te shof Ty
Kur ti mbylli syt
Kur zemra te me pushon
Kur dite as nate s'do te kete
Atehere me kalon malli
Dhe do te jem e qet!
Sa shum qe me mungon
Nuk dij ta pershkruaj
Mundohem te buzqeshi
Po me zemer vuaj!
E thirra buzqeshjen
Ajo ma ktheu shkurt
,,S'dua te vij tek Ti
,,Sdua te jem e ngurt"
E thirra lotin
Sa shpejt me erdhi ne sy
,,Pasi s'te don buzqeshja
Une do rrij me Ty"
E brengosur ne shpirt
Po shkruaj sot per Ty
Te te them i dashur
Brenga s'eshte per ty!
Brengosem per veten
Qe mbeta ne kete bote
Brenga veq me shtohet
Sa te jam mbi toke!
Kur mbi varrin tend
Hena po ndriqon
Po behem xheloze
Psa ajo te perqafon?
Shkruaj mesazhe moj zemer
Nuk kam ku ti dergoi
I ofrova pran varrit
Varri si pranoi!
Pse moj toke e bekuar
Je e vrazhd me mua
Pse mi kthen mesazhet
Fare pa i lexua?
Mbi gur te varrit zemer
Loti ngadal pikon
Pse nuk flet me mua
Pse nuk me ngushllon?
-------Pse????---
Pse m'i fut kthetrat ne zemer
Moj dhembje e bekuar
Pse nuk me len te harroj
Por vjen duke i shtuar!
Nuk kame fuqi mbinjerezore
Te perballoj me shum
Kjo enderr e uruar qe pash
Me shtoi dhembje pa fund!
Ishim se bashku moj zemer
Tek shtepia ku u linda
Por kjo ishte vetem enderr
Veteveten veshtir e binda!
-----
---------------------------------
-------Sonte-----
Sonte me dhemb koka
Nje dore e kerkoj
Te ma ferkoj ballin
Ndoshta do me kaloj!
Syt mu mbushen lot
Kur mendova ku je
Te ma ferkosh ballin
Kurr mundesi nuk ke!
Ne kete nate me shi
Dola te thirra ne emer
Athua me degjove
Se mu qa kjo zemer!
------------------------------------
----Me dridhen duart....Babi!
Po me dridhen duart
Shkronjat s'po i shof fare
As forc nuk me mbeti
S'jam me guximtare!
Mu kujtua Babi
Kur fliste per trimeri
Me thonte ,,me ngjan mua''
Trimeresh do jesh dhe ti!
Babi im i dashur
Do ta them te verteten
S'me mbet forc as trimeri
Te gjitha me Ju u treten!
Pse iket nga une
Me lat te vetmuar
Mbeta dhe pa engjellushen
Me zemer te shkrumuar!
Ajo ishte o Babi
Pjese e zemres sime
Kur te qane, perkdheleni
E kerkon doren time!
--------Nese.....----
Nese me shef te perlotur
Mos u qudit
Kjo eshte perditshmeria
Qe e kam cdo dite!
Nese jame e buzqeshur
Mos me beso
Kjo eshte nje genjeshter
Se zemra vajto!
Nese ma degjon zerin
Ky nuk eshte kendim
Eshte denesja ime
Thjesht eshte nje vajtim!
________________________-
E ndjeva!
E ndjeva nje dhembje ne zemer
Me rreshqiten ca lot pa prit
Mu duk nje ze i embel nga larg
Me thrriste zemer e shpirt!
Nuk ishte thirrje per mua
Ishte nje imagjinat
Kujt do ti bije ndermend
Te me thrras ne kete nate
Edhe po te me thrriste zeri
Pergjigjeje nuk do kete
Jam e lodhur nga dhembja
Fjala ne fyt do me mbet!
-------------------------------------
-----Kujtim i hidhur!------
Jam ulur pran nje trungu
E kujtoj kohen e shkuar
Iku sikur kurr mos te ishte
Me la te jetoj e vetmuar!
Me la te re e pa pervoj
Me la mu atehere
Kur asgje nga jeta
S'dija te kuptoj!
Ku more krih qe fluturove
Pse nga une i fshihje vall
Kishe krih po nuk i vereja
Ti ishe Engjull i gjalle!
_________________________
------Hmmm,nuk kam pergjigjeje------
Perlahem me veten time
Pse shkruaj me dhimbsuri
Thuase ne jete nuk pata
As nje dite dashuri!
Pse nuk me vijn ne mend?
Ditet e lumturis qe kisha
Athua s'po me vijn ne koke
Sepse shum e re isha!
Po te me kthehej koha e shkuar
Athua do isha po kjo qe jame?
Ndoshta do isha me e lumtur
Nuk dij pergjigjeje nuk kam!?
-------------------------------
------Nuk dija--------
Po ta dija se c'me pret ne jete
Shekspirin s'do e lexoja kurr
Gadi me doli nje lloj tragjedie
Qe nuk e kisha menduar!
Tragjedi pas tragjedie me ndodhen
Por mendjen e ruajta te kthjellur
Nuk lejova askujt te me perul
Te mbetem si nje leck e hedhur!
Nese dhembjen e shprehu me shkrime
Mendjen e kam te shendosh
Gjithmon mbeta ballehapur
Per kete ja vlen te jetosh!
_________________________
Ëndërr dhe lot!
Të ëndrrova si dikur
Kur ishe në jetë
U mundoja ngadal
Kokën tek Ti me mbështet!
E ofrova kokën pran
Dhe dashta ta mbështes
Eh, ky gjum ç'më doli
Mbeta duke dënes!
Syri i mbushur lot
Nuk dinte të ndaloj
U zgjova sot e mërzitur
Erdha të të vizitoj!
E mbështeta kokën
Mbi gurin e varrit
Mendova për veten time
Athua mbeta kafshatë e djallit?
Nuk po më flet zemra
As unë zë nuk lëshova
Loti t'i thonte te gjitha
Putha gurin e u largova!
_________________________
-------S'dua te genjej....----
Po të thoja jam mirë
Do të ishte gënjeshtër
E për rrena të tilla
Duhet të jesh mjeshtër!
Të te them se nuk vuaj
E di që s'do besosh
Kështu shkruaj si ndihem
Që të me kuptosh!
E di që nuk i dëshiron
Lot në sytë e mi
Më thuaj si t'i ndal
Unë s'po kam fuqi!
-----------------------------------Ps.kerkoj te falur nese rastesisht postoj dy here shkrim te njejt,pasi e kam te veshtire ta kontrolloj per shkak te mungeses se dritave(rryma na ndalet)
----Nëse..------
Nëse do hesht
Apo mërmëris në vehte
I njejt do të jet veprimi
Si bërtite si hesht!
Askush kënd se dëgjon
Askujt nuk i dhemb per ty
Shurdhmemece të isha
Mos të shihja as me sy!
Asgjë të mirë s'dëgjoj
Kam nis edhe mos të flas mirë
Edhe syri më duket hidhërohet
Që t'kqijat na sulen pa mëshirë!!
-------------------------------------
---LULJA E KUJTIMIT----
Një herë dashurova me shpirt e me zemër
Nuk do ja uli vlerën, do e ruaj at emër
Ai është emër i shenjt, por pa ardhmëri
Është emër që mbeti në zemër, DASHURI!
E humbur e futur atje thell nën tokë
Dashuri e pangopur e ruajtur me lot
Asgjë nuk më lë prapa përveç mallëngjimit
Dhe një lule të tharë që e quaj,,Lulja e kujtimit''
______________________________
-------Dritë-terri------
Të shkruaja me dritë të qiriut
Tani edhe ai ngadalë po fiket
Apo nuk don t'mi shoh lotët
Nga unë filloi të mërzitet!
Pse o i bekuar nuk ndriçon?
Pse ma shuan edhe këtë dritë?
Të lutem, mos më le në gjysmë
Shkrimin dikush është duke prit!
Unë do shkruaj edhe në terr
Por kam frig mos po gaboj
Po shkruaj diçka që nuk duhet
Kam frig mos po i lëndoj!
Edhe pak dritë të lutem shumë
Nuk kërkoj të rrish i ndezur gjatë
Vetëm edhe ca fjalë më mbetën
T'ju them:S'e i deshta shuumë!
Ju që më ikët e më lat në këtë botë
Po Ju them të drejtën, prore jam me lot!
------------------------------------------
------Kërkim mes yjesh----
Më shkuan sytë në qiellin e lartë
Sytë m'u mbushën me lot
Pse nuk je me mua zemër
Lotin ta ndalivetem sot?!
Në mes yjesh të kerkoja
Asnjë në Ty s'më ngjan
Iu ofrova varrit shpirt
E dija që atu të kam!
Ti ujita lulet mbi varr
Me lot që më shkonin rrëke
Ani që je nën tokë o shpirt
Dije që me mua je!
Asnjëerë nuk u mundova
Nga vetja të të largoj
Se te dashta shumë
Gjithmon do të dashuroj!
-----------------------------------
-----Lotsyri----
Jam pak e mërzitur
E me lot ne sy
S'di a më dehu vera
A më dehe Ti!
I mora dy gota
Dhe i mbusha plot
Njërën e piva verë
Tjetra ishte me lot!
A thua cila më dehu
Vera apo loti?
S'di të përcaktohem
Mundohem kot se koti!
_________________________
Dhembje!
Pse më ndjek hap pas hapi
Ti dhembje e shëmtuar
Asgjë borgj nuk të pata
Që në shpirt m'ke përvëluar!
Pse nuk ndalon hapin?
Pse nuk më le të qetë?
Më lesho nga ato kthetra
Të jetoj këtë që më ka mbet!
Pse nuk e ndal rrugëtimin?
Pse udhëton bashkë me mua?
Më le vetëm një moment
Dua një çast me të harrua!
-------------------------------
------,,S'ka vend per ty''
Ditët s'i numërova fare
Mendova te Ti të vij
Por më kthyen moj zemër
Thanë:,,ska vend per ty''
Dhembje kisha shumë
Por fare si hetoja
Mendoja sa më shumë dhembje
Me shpejt Ty t'u ofroja!
Syt m'u mbyllën ngadal
Një djersë m'a mbuloj ballin
Athua ky çenka dhe fundi
Që të m'a shuaj mallin?!
Por prap hapa syt
Dhe për rreth shikoja
E dija që në agoni isha
Vetem Ty të kërkoja!
Prap s'më dashti toka
Më ktheu në këtë botë
Në vend të buzqeshjes
U ktheva me lot......
____________________________---
Dashuria ime!
Dashuria ime kishte sy
Pse ia verbuat?
Dashuria ime kishte vesh
Pse ia shurdhuat?
Dashuria ime kishte ardhmëri
Pse ia ndaluat?
Dashuria ime ishte e shëndosh
Pse e lënduat?
Dashuria ime ishte e pastër
Pse e njollosët?
Dashuria ime ishte e lirë
Pse e burgosët?
Dashuria ime nuk kishte lot
Pse ia sollët?
Dashuria ime nuk kishte urrejtje
Pse ja mbollët?
Dashuria ime donte të jetoj
Se lejuat, do ju mallkoj
TË MALLKUAR QOFSHI PËR JETË
QË VRAT NJË DASHURI TË VËRTET!
---Nënë-----
Një dasëm është këto ditë
Të martohet nipi o nënë
Nuk është dasma ime
Unë mbetem si më ke lënë!
Lot nuk do të derdhi
Të betohem o nënë
Por në heshtje do të lutem
Shpejt të të vij pran!
Atje tek Ti moj nënë
Kam dritën e syrit
Kam gjysmën e zemrës
Kam gjysmën e shpirtit
Do t'i lus dasmorët
Këngën mos ta ndalin
Kam frikë nga lot
Me tradhëtojnë, dalin
As tek varri Juaj
S'do të vij këto ditë
Të lutem nëna ime
Shumë mos u mërzit!
Nënë të lutem shumë
Afrohu bijës sime
Përkëdhelja flokun e artë
TI KE AROMEN TIME!
Moj e panjohur, po ti paske gogja talent.
Veq nje gje...te gjitha jane melankolike. Aq shume sa me duket sikur ja ke plasur te qarit aaaaa dhe nuk pushon gjithe diten. hahahaha.
Po paske talent te madh shume, vallahi.
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Moj e panjohur, po ti paske gogja talent.
Veq nje gje...te gjitha jane melankolike. Aq shume sa me duket sikur ja ke plasur te qarit aaaaa dhe nuk pushon gjithe diten. hahahaha.
Po paske talent te madh shume, vallahi.
Citim:
Po citoj ato që tha epanjohura
---Nënë-----
Një dasëm është këto ditë
Të martohet nipi o nënë
Nuk është dasma ime
Unë mbetem si më ke lënë!
Lot nuk do të derdhi
Të betohem o nënë
Por në heshtje do të lutem
Shpejt të të vij pran!
Atje tek Ti moj nënë
Kam dritën e syrit
Kam gjysmën e zemrës
Kam gjysmën e shpirtit
Do t'i lus dasmorët
Këngën mos ta ndalin
Kam frikë nga lot
Me tradhëtojnë, dalin
As tek varri Juaj
S'do të vij këto ditë
Të lutem nëna ime
Shumë mos u mërzit!
Nënë të lutem shumë
Afrohu bijës sime
Përkëdhelja flokun e artë
TI KE AROMEN TIME!
Prrijungg
Bej nje koment dhe mos na lere keshtu.
Psh per kete poezi cfare doje te thoje? Te pelqen?
Apo do me thane qe s'eshte e mire/
Keshtu edhe e panjohura do kuptoje dhe nuk do shohe me dyshime.
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Prrijungg
Bej nje koment dhe mos na lere keshtu.
Psh per kete poezi cfare doje te thoje? Te pelqen?
Apo do me thane qe s'eshte e mire/
Keshtu edhe e panjohura do kuptoje dhe nuk do shohe me dyshime.
Flm.Per vleresimin Prrijungg!
Dje dhe sot!....
Dje...dite festive
Sot dhembje e pikllim
Ju ofrova varreve
S'dija ku t'kerkoj ngushllim....
A te ndalem tek Babi
Qe me iku ne shpejtesi
A t'ofroj tek nena
Me akuza qe me lindi?
Tek te gjithe ngapak
Do te gjeje ngushllim Por...
Zemra me coptohet
Tek bija...pjesa e trupit tim!
Nga nje lule mbi varr
Ja u lash e u largova
Desha vetem ta dini
Qe kurr nuk Ju harrova!
Tani qe po vie dimri
Bora do Ju mbuloj
A do te kam mundesi
Shpesh te Ju vizitoj?!
Edhe nese nuk mundem
Dua qe t'me kuptoni
Me shpirt e me zemer
Gjithmone me mua jetoni!
Engjëllushë!
Çdo vit t'blej dhuratën
S'kam si ta dërgoj
Kur marr t'shkruaj adresën
Më kthehet,se e gaboj...
Do i mbledhi të gjitha
Dua t'i mbajë kujtim
Kur të jamë e mërzitur
Me to gjejë ngushllim..
Në këtë vit mi zemër
Kukullat s'të shkojn shum
Do ishe më e rritur
Dhuratë ke një parfum...
Kur t'shpërndajm dhuratat
E të kaloj viti i vjetër
Prap aty pran bredhit
Mbetet një dhuratë më tepër...
-----------------------------------------
Kot sa jetoj..........
Për shpirtin tënd po shkruaj vargje,
O Engjëll drite,ku më le?!
Rri e brengosur në këto pragje
Dhe pika e lotit grryen dhe.
S'gëzoj dot' festë,nuk më qesh buza,
Ty të kujtoj çdo çast e ditë.
Për ty më vjen si ëndërr muza
Atje më prit,o shpirt më pritë.
Çfar po tret dheu?!..S'paska mëshirë...
Çfar mban mbi tok- s'po e kuptoj!
Të vi tek ty më ardhka mirë,
Të rri e gjallë,kot sa jetoj.......
Citim:qe ne pike te mengjesit moj!
Po citoj ato që tha epanjohura
Engjëllushë!
Çdo vit t'blej dhuratën
S'kam si ta dërgoj
Kur marr t'shkruaj adresën
Më kthehet,se e gaboj...
Do i mbledhi të gjitha
Dua t'i mbajë kujtim
Kur të jamë e mërzitur
Me to gjejë ngushllim..
Në këtë vit mi zemër
Kukullat s'të shkojn shum
Do ishe më e rritur
Dhuratë ke një parfum...
Kur t'shpërndajm dhuratat
E të kaloj viti i vjetër
Prap aty pran bredhit
Mbetet një dhuratë më tepër...
-----------------------------------------
Kot sa jetoj..........
Për shpirtin tënd po shkruaj vargje,
O Engjëll drite,ku më le?!
Rri e brengosur në këto pragje
Dhe pika e lotit grryen dhe.
S'gëzoj dot' festë,nuk më qesh buza,
Ty të kujtoj çdo çast e ditë.
Për ty më vjen si ëndërr muza
Atje më prit,o shpirt më pritë.
Çfar po tret dheu?!..S'paska mëshirë...
Çfar mban mbi tok- s'po e kuptoj!
Të vi tek ty më ardhka mirë,
Të rri e gjallë,kot sa jetoj.......
Citim:
Po citoj ato që tha Gibbs
qe ne pike te mengjesit moj!![]()
Citim:Nuk kisha koment vec gishtit lart ne shenje aporovimi qe poezia ehste shume e bukur..e kam vu qe ne titull...kur nje gje te pelqen vertet ska nevoj per shume lustra apo jo?
Po citoj ato që tha epanjohura
Flm.Edhe ky eshte nje koment!![]()
Flm.Edhe ky eshte nje koment!
Citim:
Po citoj ato që tha Gibbs
Nuk kisha koment vec gishtit lart ne shenje aporovimi qe poezia ehste shume e bukur..e kam vu qe ne titull...kur nje gje te pelqen vertet ska nevoj per shume lustra apo jo?![]()
Citim:ska gjo se do fshihen por, ka pasur punime dje ne forum ndaj disa poste mund te fshihen disa mund te vihen disa here gje qe rregullohet
Po citoj ato që tha epanjohura
Kam problem me forumin,se pasi e vrejta gishtin lart,doja ne shaka te ju kthej,,A ka ore te caktuar per postim''?Sorry
Ps.Nuk dij pse me postohen nga disa here,do lutja moderatoret te mi fshijn komentet pa vlere!
E panjohura me kepute shpirtin..
--------Nese.....----
Nese me shef te perlotur
Mos u qudit
Kjo eshte perditshmeria
Qe e kam cdo dite!
Nese jame e buzqeshur
Mos me beso
Kjo eshte nje genjeshter
Se zemra vajto!
Nese ma degjon zerin
Ky nuk eshte kendim
Eshte denesja ime
Thjesht eshte nje vajtim!
________________________-
------------Shume e bukur ---------Ka edhe Kostas Varnalis nje poezi te tille --ai eshte Nobelist ne Poezi dhe thote :---Gojen qeshja ma ka shqyer //--Po ju klithmen s'ma degjoni --///---kembet neper valle thyer ...//..une po vdes ju s'me besoni ...---------
----Por poezia jote E Panjohura eshte me bukur , me me shume ndjenje ....
---Edhe kjo tjetra --shume e bukur eshte -----Tregon filozofine e Dashurise .......................
Dashuria eshte zjarr
qe te pervelon
kur me lote e vuan
ngapak te freskon
-----------Ketu mendimi yt poetik ka dicka te perbashket me mendimin e poeteve persian ,pikerisht te Saadiut qe thote :--- Kush dashuroi dhe nuk voi (vuajti ) ...po ai qe s'vo (s'vuajti ) a dashuroi
-------------Sepse per dashurine thuhet ---Ai qe nuk vuan ne dashuri ai kurre s'ka dashuruar
----------Edhe kjo tjetra eshte shume mendim i bukur poetik me shprehjen DHIMBJE E BEKUAR--TEK POEZIA --PSE --
Pse m'i fut kthetrat ne zemer
Moj dhembje e bekuar
Pse nuk me len te harroj
Por vjen duke i shtuar!
Ke poezi shume te bukura te shprehurame ciltersi ndjenje
Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
---Edhe kjo tjetra --shume e bukur eshte -----Tregon filozofine e Dashurise .......................
Dashuria eshte zjarr
qe te pervelon
kur me lote e vuan
ngapak te freskon
-----------Ketu mendimi yt poetik ka dicka te perbashket me mendimin e poeteve persian ,pikerisht te Saadiut qe thote :--- Kush dashuroi dhe nuk voi (vuajti ) ...po ai qe s'vo (s'vuajti ) a dashuroi
-------------Sepse per dashurine thuhet ---Ai qe nuk vuan ne dashuri ai kurre s'ka dashuruar
----------Edhe kjo tjetra eshte shume mendim i bukur poetik me shprehjen DHIMBJE E BEKUAR--TEK POEZIA --PSE --
Pse m'i fut kthetrat ne zemer
Moj dhembje e bekuar
Pse nuk me len te harroj
Por vjen duke i shtuar!
Ke poezi shume te bukura te shprehurame ciltersi ndjenje
Te mallkoj dashuri...
Sot te mallkoj dashuri
Qe ike nga une me nxitim
Me le te vetmuar e te hudhur
Askund nuk gjeje ngushllim....
Mallkua qofsh pergjithmone
Ani qe nuk te mallkova per jete
Sot u mbusha me helmin e jetes
Prehje askund s'po mundem me gjete!
Jo nuk te mallkoj Ty Yll i jetes sime
E mallkoj dashurin qe e humbem ne rini
Pa e shijua fare, te pangopur u larguam
Ti ike lart ne qiell,e une mbeta ne vetmi...
-----Jo....
Jo s'me lodhi jeta
E lodha une jeten
Pesimiste u bera
Kur te gjithe u treten!
Shpesh qaj e vetmuar
Lotin e kam tinzar
Buzqeshjen e kam te hapur
Ani qe eshte e rralle...
Te mirat me iken
Te kqijat s'i kerkova
Me erdhen papritmas
Megjithate u pajtova!
--------------------------------
----Eh,kot mendoja----
E gjunjezuar pran varrit tend
Qendrova nje kohe te gjate
Te flisja cfar me vinte ne mend
Pyesja,pse ishim te pa fat??
Menduam te jetonim te lumtur
Na ndalen qysh ne fillim
Kurr nuk ma morri mendja
Qe do t'kemi kete mbarim!
Nen qiellin e hapur qendrova
Doja te jemi pran shum
Na ndante nje bote e tere
Ti atje nen toke,mbi toke qendroja une!
----------------------------------------------
Me kerkoni.....
Me kerkoni atje
Mes zogjeve krahethyer
Do me gjeni
E krrusur mbi varret e njoma
Mos u zhgenjeni
Nuk mund te fluturoj
Nuk m'u sheruan krahet
As nuk u mundova t'i sheroj
Le te mbetem krahethyer
Mbi keto varre
Eshte gjeja qe une kerkoj...
Edhe pran ujit kur kaloni
Ne breg te lumit
Buzethare,zemerthyer
Do me gjeni
Nuk dua t'i njomi me ujin
Njashtu te thara le te mbeten
Se bashku me aromen e Tij...
---U mundova......
U mundova te shprehem me shkronja
Nuk me lexuat
Me ze te lart bertita si e ç'mendur
Nuk me degjuat...
Me sy u shpreha,ata nuk genjejn
Nuk me kuptuat...
Mbeta e shtanguar,shurdh-memece u bera
Athua keshtu deshiruat...
Loder e askujt nuk u bera,u betova
Nuk me besuat
Jeten ashtu s'i mu servua jetova
Ndryshe me vleresuat....
--------------------------------
---Shiu dhe loti----
Keto pika shiu,qe me bijn mbi fytyre
Nuk po mund te ndaj fare
Pasi me lotin,e kan te njejten ngjyre..
S'dij cilet jane me te furishem,sot u ngaterruan
A eshte shiu i vjeshtes qe bie vrullshem
Apo jane keta lotet e dhembjes,qe me kapluan...
Asnjeren nuk po mund ta ndali,po mundohem kot
Qielli leshon shiun nga lartesia,nuk ndalon
E syri loton mbi faqet e mija,s'mund ta ndaloj dot?
Athua i bem marrveshjet,apo na erdhen papritur
Ti shi erdhe, e ke kohen-eshte vjeshta
E loti me erdhi,ndihesha shum e merzitur...
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
![]()
Keto dy komentet me siper qenkan te vecanta.
---Më kujtohet Nënë!----
Sa shpesh po me kujtohen
Fjalet qe m'i le amanet
Para vdekjes kur me thoje
Bija ime,,Kur te qahet qajë veq vet''
Mos u be e merzitshme
S'e dikur te injorojn
Nuk kan te gjithe dhembjen tende
Ka shum njerez qe s'do te kuptojn!
Kur te vije ai i shkret malli
Ulu ne dhome e qajë ne vetmi
Do ta kesh sa te jesh gjallë
Vetem Nëna këtë e di!
Po skam si te t'ndihmoj
E mbuluar me kete dhe
Do te doja ta fshij lotin
Kur t'me kerkosh,pran te m'ke!
----O jetë!-----
Cdo ditë e më e veshtirë
Po më duket jeta ime
E shof që u bëra pasthirmë
Of-shamat m'jan bërë mendime!
Një klithm-thirrje për Babin
Që më la kur m'u dasht aq shum
Tjetra për Nënën e shtrenjt
Oh!zemra e shkret sa vuan
Nje Of!për Engjëllushën time
Që kurr nuk do ndaloj
Për të gjithë nga një klithm
Jeta në pasthirrmë m'kaloi!
----Nuk festuam kurr,,Shën Valentinin''!------
Unë dhe Ti i dashuri im
Nuk e festuam kurr këtë ditë
Për ne ishte gjithë jeta,,Shën Valentin''
E jo, vetëm një herë në vit!
Sa shkurt jetuam bashk zemër
Ani që u dashtëm aq shum
Shuaj mallin duke t'thirr në emër
E lotët më shkojn si lum!
Tek varri sot kur erdha
Një lule ta lash dhe ika
S'doja të më duket loti
Ah,sa shum u mërzita!
----Jo nuk pres....----
Nuk pres dhurate nga Ti
Shum vite keshtu me gjene
Kjo dite e te dashuruarve
Tek une nuk e ka folen!
Une tek Ti do vije
Kete dite te jemi bashk
Le te din edhe toka
Sa shum jemi dasht!
Nje lule mbi varr
Dhe dy pika lot
Malli me ka marrë
Veshtirë e kam sot!
-----Nënë!-Urime ditelindja!-----17-shkurt......
Dite-data e lindjes Nene
Te lidhet me fitore
Nena ime e shtrenjt
Ne shpirt engjellore!
E pervuajtura ime Nene
Cfar te beje a s'me thua
A te qaj per Ty qe nuk je
A festen me e festua??
Tani kur po shkruaj
Syt i kam me lot
Neser do festojm
Ditelindjen t'uroj sot!
Neser do te sjelli lule
Por nuk do lotoj
E dij qe keshtu do me thoje
Qe tjeret mos ti lendoj!
Urime Nena ime!
Kam mall per thirrjen tende
Nuk me beson askush
Nene,sa embel me thrrisje
Me emerin perkdheles-Drenushe!
Drenusha jote o Nene
Mbeti me dhembje e pikllim
E Ti ke mbesen pran vedi o Nene
Thirre Drenushe,eshte pjese e trupit tim!
Nje lule mbi varr
Nje lot mbi ate dhe
Asgje tjeter nuk mund t'dhuroj
Keto dy gjera, nga une i ke!
Citim:Paskemi pasur shije te njejta Raimond???'
Po citoj ato që tha RAIMONDI
--------Nese.....----
Nese me shef te perlotur
Mos u qudit
Kjo eshte perditshmeria
Qe e kam cdo dite!
Nese jame e buzqeshur
Mos me beso
Kjo eshte nje genjeshter
Se zemra vajto!
Nese ma degjon zerin
Ky nuk eshte kendim
Eshte denesja ime
Thjesht eshte nje vajtim!
________________________-
------------Shume e bukur ---------Ka edhe Kostas Varnalis nje poezi te tille --ai eshte Nobelist ne Poezi dhe thote :---Gojen qeshja ma ka shqyer //--Po ju klithmen s'ma degjoni --///---kembet neper valle thyer ...//..une po vdes ju s'me besoni ...---------
----Por poezia jote E Panjohura eshte me bukur , me me shume ndjenje ....
Pse Te deshta aq shume
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Paskemi pasur shije te njejta Raimond???'
Po pra sepse edhe une nuk e kam lexuar Varnalis.
sepse te doja dhe une ndaj
Citim:
Po citoj ato që tha dylan
sepse te doja dhe une ndaj![]()
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.