Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letersia Boterore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=317)
-- Vajza dhe Vdekja - nga - Maksim Gorki (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9940)


Postuar nga iliriusa datė 03 Nëntor 2005 - 08:05:

VII

Dhe Vdekja rri, s'ben ze...
Zjarr' i zilise eshtrat fillon e ia zhurit,
nje ethe, nje dritherime skeletin ia trondit,
se zemr' e saj e ftohte c'mund t'i kendoje botes?
Nuk behet Vdekja nene, po prape femer mbetet,
ndaj zemra e saj preket....
Arsyen s'e degjon, asaj ajo s'i bindet,
po ne shpirtin' e erret dicka fillon t'i lindet.
Ne shpirt te saj te ngurte s'bulojne vetem driza
po fshihen dhe filiza
meshire, miresie dhe malli per cudi;
ndaj njerzit e helmuar ajo i do aq shume
sa naten embel-embel u murmurit ne gjume
per gaz e madh te prehjes...
Dhe vashezes i thote:
- Cudia le te behet! Jeto, vashe ne gaz!
Vec ne cdo hap te jetes me ke dhe mua pas.
Te jem pran' Dashurise, ma ka enda or'e cast.
Dhe qe nga ajo kohe dhe sot e kesaj dite,
si motra te pandara, pran' njera-tjetres rrine
Vdekja me Dashurine.
Ndaj kosemprehur Mortja pas Dashurise endet,
Gjurmon is nje rrufjane kudo q'ajo gjendet.
Magjepset pre se motres terhiqet zvarre-zvarre,
kocke e lekure thare.
Ne dasma, ne dollira ne dreka mortuare,
vrapon kjo zullumqare,
dhe vazhdimisht gatuan pa u lodhur, pa pertuar
gezimin' e Dashurise dhe lumturin' e Jetes.



Fund


  Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.