Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 »
Trego 128 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shtatzania (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11301)


Postuar nga Isra datė 24 Maj 2007 - 08:28:

OK, flm doktorit, oops, me falni kasapit:p , flm Toel, atiola dhe eshit, po hap i her keto sitet se mos gjej ndonje gje, pa, me sa shof une, vetem gjerat bimore bekan efekt....:p


Postuar nga atiola datė 24 Maj 2007 - 13:16:

IRSA nuk kam gjetur ndonje sit ne shqip me vjen keq po mendoj qe je konsultim te mjeku do ishte me i mire per ty sa te merrje ilace nje per nje tjeter
ai ehste me i afte se ne cfare do te duhet per ty
dhe gjerat bimore jane shume efikase mund ti perdoresh dhe ato nuke ka keq ai me siper


Postuar nga elsaaa datė 24 Maj 2007 - 18:30:

Citim:
Po citoj ato qė tha atiola
IRSA nuk kam gjetur ndonje sit ne shqip me vjen keq po mendoj qe je konsultim te mjeku do ishte me i mire per ty sa te merrje ilace nje per nje tjeter
ai ehste me i afte se ne cfare do te duhet per ty
dhe gjerat bimore jane shume efikase mund ti perdoresh dhe ato nuke ka keq ai me siper


e paske qef kete tem eee....nuk eshte keq fillo studio per mjekesi......nuk eshte kurre vone.....


Postuar nga NS-6 datė 24 Maj 2007 - 23:25:

terapia farmakologjike e kandidiazit

Cod. A25052007

nese eshte fjala per vulvovaginitin nga kandidiazi (sic po shihja ne linkun e paraqitur) atehere terapia farmakologjike perfshin ilacet antimyk si itrakonazoli (ketu ne itali njihet si Sporanox) ose flukonazoli qe jane perberes qe luftojne infeksionet fungine (kandida, aspergili etj) ose sic qenka termi ne shqip myk . keto japin rezultate mjaft te mire kur kemi te bejme me infeksione te thjeshte (sherime qe kapercejne 80-85%). per infeksione me te komplikuara mund te kerkohet nje rritje doze. po ashtu edhe ilace zgjidhet nga mjeku duke qene se mund te ndryshojne per nga jetgjatesia dhe nga gjatesia e efektit te tyre

ilacet e klases ku futet flukonazoli nuk jane te keshilluar gjate shtatzanise dhe me shume mundesi zevendesohen nga metronidazoli ose ndonje ilac tjeter.gjithsesi,nuk di nese ka ndonje perjashtim dhe se cilet jane ilacet qe me mire mund ti zevendesojne keto. keto gjera mbeten ne kompetencat e mjekut specialist


Postuar nga NS-6 datė 09 Qershor 2007 - 00:29:

aksi hipotalamus-hipofize-gonade

Cod. B09062007

po perpiqem te tregoj disa gjera qe kane te bejne me ciklin tek femra,fazat qe perfshin,momentet me kyce dhe pastaj nese ndodh nje shtatzani cfare modifikohet. ne kete menyre mendoj qe mund te permend ate qe quhet pubertet i hershem ose i vone,amenorrene etj...kush te doje,nese ka ndonje gje per te bere koment ose per te me korregjuar nese bej gabime,si gjithmone eshte i lutur ta beje

atehere,nje cikel tek femra ka gjatesi te ndryshme por ne pergjithsi leviz ndermjet 24-36 dite.kjo gje varet kryesisht nga pjesa e pare e ciklit qe eshte faza folikulare ndersa pjeset e mevonshme kane nje gjatesi standart.
cikli vezor tek femra kontrollohet nga sistemi endokrin qe gjithsesi ka lidhje me sistemin nervor.

kur flasim per sistemin endokrin,na duhet te permendim ate qe quhet aksi hipotalamus-hipofize-vezore. duhet nje integritet i ketij aksi per te pasur nje cikel normal.i marrim nje per nje perberesit e ketij aksi:

hipotalamusi eshte zona ku prodhohen faktoret e leshimit qe pastaj do stimulojne hipofizen qe te leshoje hormonet qe do veprojne me ne periferi. shembuj kemi faktorin e leshimit te hormonit te stimulimit te tiroides (TSH releasing hormone,TRH) ose ai i kortikotropines (CRH) ose ai i hormonit te rritjes (Growth Hormone Releasing Hormone,GHRH). dicka te ngjashme kemi edhe per aksin e gonadeve. pra kemi nje prodhim te nje faktori qe eshte faktori leshues i gonadotropinave (Gonadotrophin releasing hormone,GnRH) qe pastaj shkon dhe stimulon hipofizen qe te prodhoje 2 hormone. ajo qe duhet te dini per kete hormon eshte qe nuk sekretohet ne menyre te vazhdueshme por me pulsime (1). nje gje e tille ka nje rendesi themelore per faktin se eshte pare qe nje sekretim i vazhdueshem i tij eshte ne gjendje te destabilizoje hipofizen dhe kjo te mos i pergjigjet me atij me prodhim hormonesh. kete gje e verteton edhe fakti qe per terapi te nje puberteti te hershem perdoren analoge te GnRH qe bllokojne prodhimin e hormoneve ne hipofize me nje mekanizem qe vepron mbi receptore (2).sekrecioni i GnRH mund te ndikohet edhe nga gjendja emocionale e femres si psh stresi qe mund te coje ne ato qe quhen amenorre (mungese e mestruacioneve) nga shkaqe hipotalamusi dhe qe vjen pikerisht nga modifikimet e mekanizmave qe mbajne nen kontroll (ose me mire te themi ekuilibri) prodhimin dhe sekrecionin e GnRH.

perberesi i dyte i aksit ishte hipofiza.ketu ndodhen qelizat gonadotrope qe jane qelizat qe nen stimulimin e GnRH prodhojne 2 lloj hormonesh qe marrin emrat FSH (Follicle Stimulating Hormone) dhe LH (Luteinising Hormone). me sa duket LH (dhe me pak FSH) ndjek te njejtin ritem pulsimi me ate te faktorit te leshimit (1).

pika e trete e aksit eshte ajo e gonadeve ku shenjestra eshte pikerisht vezorja. ketu jane 2 lloj qelizash qe sherbejne si shenjester. jane qelizat e granulozes qe jane shenjestra e FSH dhe ky stimulim ben qe te shtohet numri i tyre por edhe te shtohet sasia e estradiolit qe formohet nga trasformimi i testosteronit. testosteroni prodhohet nga qelizat e tekes,lloji i dyte qe jane shenjester e LH. pervec kesaj LH ka aftesi qe te stimuloje edhe prodhimin e nje hormoni tjeter qe quhet progresteron.

pra sic shihni qellimi final i hormoneve FSH dhe LH (dhe me pak fjale i gjithe aksit endokrin i gonadeve) eshte prodhimi i estrogjeneve dhe i progresteronit sepse jane keto qe do ndikojne si ne modifikimet qe i nenshtrohet uterusi edhe ne rritjen e vezes.

nje pike qe e lashe per ne fund,por jo pa qellim eshte ai i kontrollit te ketyre hormoneve...
ketu futen ne loje 2 koncepte qe marrin emrat qe prap ja kane vendos amerikont (cuditerisht ) qe jane feed-back pozitiv dhe feedback negativ. me fjalen feed-back negativ nenkuptojme qe prodhimi i nje hormoni te meparshem (ose te themi me ne pergjithsi nje substance perfundimtare) shkon dhe bllokon stimulin e vet. me pak fjale,ne rastin tone,kemi nje kontroll si ne afersi por edhe ne distance. ne afersi kemi nje kontroll qe FSH dhe LH kryne mbi hipotalamusin duke shkaktuar nje ulje te sekrecionit te GnRH. ne distance rast per tu permend eshte ai qe i shkakton estradioli FSH-s i cili per pasoje ulet rreth dites se 10-12 te ciklit.
per feed-back pozitiv nenkuptojme qe substanca perfundimtare stimulon substancen fillestare qe te prodhoje me shume. ketu i vetmi problem eshte qe spo me vjen ndermend asnje shembull

ma do mendja qe deri ketu jemi kuptuar...nese nuk keni kuptuar ndonje gje me thoni dhe do tentoj tu pergjigjem

vazhdojme...

(1) Manuali i Endokrinologjise (Andreoli),fq.376
(2) Gjinekologjia dhe Ostetrika (Alba,Romanini),fq.21


Postuar nga NS-6 datė 26 Qershor 2007 - 00:30:

cikli vezor: faza folikulare

Cod. A26062007

tani,do thoni ju "ca na duhet burri neve?"...hmmm...ket e ka thon Cekja ...ju do thoni "Ca na duhen gjith keto gjona neve?"...tentoj te shpjegoj si me poshte

thame qe cikli i femres zgjaste rreth 28-36 dite dhe per te pasur nje cikel normal kerkohej edhe nje funksionim normal i aksit hormonal qe shpjegova me siper. nese do na duhej te ndanim ciklin vezor ne faza do ta ndanim ne 4 faza (librat ne pergjithsi e ndajne ne 2 faza por personalisht do ta ndaja ne 4 duke qene se kane momente qe kerkojne shpjegime ne vecanti.
1.faza folikulare
2.momenti i ovulimit
3.formimi i trupit luteal (do ta shpjegoj se cfare eshte )
4.mestruacionet

ti marrim nje e nga nje keto faza:

1.faza folikulare
direkt pasi mbarojne mestruacionet qe cojne ne heqjen e qelizave te endometrit,shtreses me te brendshme te uterusit qe sherben si pike ku vendoset blastocisti,rifillon nje cikel i ri qe ka si qellim te ripergatisi uterusin per nje shtatzani te mundshme.
praktikisht ne kete faze kemi nje dominim te FSH,ndersa ne fazen pas ovulimit ka nje dominim te LH. FSH,sic thame shkon dhe stimulon qelizat e granulozes dhe ne kete menyre stimulon prodhimin e nje estrogjeni qe merr emrin estradiol. pervec kesaj ka edhe stimuj mbi mitozen e qelizave te granulozes gje qe ben te shtohet numri i tyre.
duhet te kemi parasysh qe lenda e pare per prodhimin e estradiolit vjen nga qelizat e tekes qe ishin nen stimulimin e LH.
po ashtu i njejti veprim ben qe nga vezorja te reklutohen rreth 6-10 folikuj (prandaj hormoni ka edhe emrin hormon stimulues i folikujve,FSH) dhe keto fillojne ti nenshtrohen rritjes duke u spostuar ne vezore nga zona me brenda saj per me ne periferi. te kemi parasysh qe totali i vezeve qe ka nje femer ne pubertet shkon tek rreth 300-400.000,dhe se kur ka qene foshje ka pase rreth 2 milion...nga keto do arrijne te perfundojne ciklin rrites vetem 400 (qe i bie pak a shume nje ne muaj)...

ajo qe duhet te dini eshte qe vezet do ta plotesojne meiozen e dyte vetem nese arrijne te fekondohen...ato jane ne nje faze te meiozes te bllokuar dhe vetem nese fekondohen ajo faze do te vazhdoje.

dhe po thonim,prodhohet estradioli.ky stimulon edhe rritjen ne trashesi te endometrit. nje gje e lezetshme qe ndodh rreth dites se 10-12 te ciklit eshte nje feedback negativ dhe nje feedback pozitiv (ja dhe shembulli per ate qe nuk permenda me siper) mer FSH dhe estradiolit. ne ato dite estradioli qe eshte rritur ne perqendrim,ushtron nje feedback negativ dhe shkakton nje ulje te prodhimit te FSH...nje tip vetvrasje per estradiolin vete sepse arrin nje pike qe perqendrimi i FSH ulet aq shume sa nuk prodhohet me estradiol dhe kjo gje transformohet ne nje feedback pozitiv dhe con ne rritjen e FSH serish...vetem se ne kete pike fillon te rritet pak e nga pak edhe LH dhe rreth dites se 14 nje maksimum i LH aktivizon disa proteaze qe shkaterrojne faqen e jashtme te vezores dhe kjo gje con ne leshimin e vezes qe sic permendem me siper ka kaluar me ne periferi...eshte momenti i ovulimit!

2.momenti i ovulimit...si mund ta gjejme kur eshte momenti i ovulimit (gje shume e rendesishme ne diagnostiken e rasteve te infertilitetit nga ana e femres).ka 3 menyra...


Postuar nga NS-6 datė 25 Korrik 2007 - 23:31:

momenti i ovulimit dhe diagnoza e tij

Cod. A26072007

thame qe rreth dites se 14 ndodh nje rritje e hormonit luteinizant (LH) dhe kjo con ne aktivizimin e disa proteazeve,enzima qe kane aftesu te degradojne material indor,te cilet shkaterrojne siperfaqen e vezores dhe bejne te mundshme daljen e vezes nga vezorja.ne kete moment afrohet pjesa fundore e tubit te fallopit qe merr emrin fimbrie dhe merr vezen per ta levizur pak me tutje ku do qendroj ne pritje te nje spermatozoidi te mundshem per ta fekonduar.ajo qe me kane treguar dhe qe personalisht nuk arrija ta besoja eshte qe nese njeri nga tubat e fallopit eshte i bllokuar,tubi nga ana tjeter eshte ne gjendje te levize dhe te kaloje ne anen tjeter dhe te kape vezen...ja keni idene se per cfare po flitet?po te shihni ne figure (edhe pse jo e paster shume por gjithsesi te jep idene e asaj qe dua te them) ne anen e djathte tuajen keni te shenuar se cila eshte fimbria.tani mendoni qe ana e majte eshte e bllokuar...ajo fimbria nga ana e djathte spostohet ne anen e majte per te kap vezen...jam habit (ashtu si edhe gjithe salla) kur e kam degjuar te shpjeguar keshtu!

pra zona e fimbrias kap vezen dhe e sposton pak me tutje.por si mund te marrim vesh nese kemi nje ovulim apo jo?thame qe kemi 3 menyra qe mund te nderthuren njeri me tjetrin per te dhene nje saktesi edhe me te madhe:

1. dozimi i LH. duke filluar qe nga dita e 8 mund te fillohet dozimi i LH. me ato qe kam degjuar teknika eshte e njejte sic behet me GnRH per diagnozen e shtatzanise,pra jane disa shkopinj (cdo kuti ka 5 cope) dhe keshtu pak a shume nese nuk arrihet te kihet nje prove pozitive me 2 kuti qe i bie 10 dite mund te themi qe nuk ka pasur nje rritje maksimale te LH dhe keshtu qe ovulimi nuk ka ndodhur.mos me pyesni per detaje te meteperta per kete metode sepse nuk di


2.temperatura bazale. te them te drejten per kete kam degjuar opinione te ndryshme sepse ka nga ato qe thone qe perdoret dhe nga ata qe thone qe nuk perdoret me as ne Ugande...hajd e merre vesh!gjithsesi,thene shkurtimisht sipas kesaj metode,nje femer cdo mengjes mat temperaturen ne vagine.ne rast ovulacioni temperatura leviz rreth 0.4-0.5 grade celcius duke kaluar nga 36.6 ne 37.1 a dicka e tille...duke i vendosur vlerat ne nje grafik mund ta kuptoje nese ka ndodhur apo jo nje ovulim.

3.metoda e trete eshte ajo e ekografise.praktikisht pasi qe nje veze del nga folikuli zona ku ajo qendronte zevendesohet nga nje sasi e vogel gjaku qendrore dhe me kalimin e kohes ajo zone do zmadhohet,do formohen ene gjaku dhe do filloje edhe te prodhoje hormone.eshte ai qe quhet trupi luteal dhe ka nje rol te vecante ne shtatzani.gjithsesi,nese behet nje ekografi te vezoreve mund te shihet nese kemi apo jo folikul,,nese folikuli eshte bosh apo jo dhe kjo eshte nje prove nese ovulimi ka ndodh.

te 3 keto analiza marrin nje rol te rendesishem ne gjetjen e shkaktareve te nje infertiliteti tek femra sepse heq tek hipotezat e mundshme nje shkak nga LH ose nje moscarje e folikulit dhe nese jo, kerkon hipotezat e tjera (qofshin akoma te femres ose te mashkullit)...

per momentin mjaftohuni me keto informacione per sa i perket momentit te ovulimit dhe kalojme ne pjesen e 3 te ciklit...ai i formimit te trupit luteal dhe se cfare peson ai nese kemi nje fekondim te vezes ose jo


Postuar nga NS-6 datė 10 Nëntor 2007 - 23:32:

formimi i trupit luteal

Cod. A11112007

pra thame qe momenti i dyte ishte carja e folikulit dhe leshimi i vezes ne fimbria qe merr rrugen per ne tubin e fallopit qe te prese spermatozoidin. ajo qe mbetet nga folikuli pasi del veza eshte trupi luteal. jetegjatesia e tij varet nga fekondimi ose jo i vezes. fillimisht pershkrohet nga enet e gjakut qe stimulojne rritjen qelizore te shtresave te granulozes dhe te tekes.
pas momentit te ovulimit ku FSH arrin vlerat maksimale,ky hormon fillon te ulet dhe fazen e trupit luetal e drejton LH i cili stimulon qelizat e tekes qe te ulin prodhimin e ekstradiolit dhe te prodhojne progresteron. brenda nje kohe te shkurter (llogaritet 4-5 dit pas ovulimit) progresteroni arrin vlerat maksimale. nese nuk ndodh fekondimi perqendrimi i tij fillon te ulet per shkak se trupi luteal fillon te pesoje atrofi. nese ndodh fekondimi gjerat shkojne ndryshe sepse trupi luteal nuk shkaterrohet duke qene se eshte nje hormon qe e mban gjalle dhe nuk e le te kaloje ne atrofi. ky hormon quhet gonadotropina e korionit (hCG),i cili shfaqet brenda nje kohe shume te shkurter pas fekondimit. per kete arsye trupi luteal do vazhdoje te prodhoje progresteron deri rreth muajit te 4 kur kete funksion ta marre placenta. prova per kete gje qendron ne faktin qe nese hiqen vezoret para muajit te 4 te shtatzanise kemi abort kurse pas kesaj kjo gje nuk ndodh,gje qe tregon qe prodhimi ka kaluar diku tjeter (1). duhet me permend qe nderse estrogjeni ishte kryesor gjate fazes se pare te ciklit deri ne momentin e fekondimit,ne fazen e dyte eshte progresteroni ai qe dominon.efektet e tyre jane te ndryshme per faktin se estrogjeni stimulon ndarjen qelizore te qelizave te endometrit si dhe ne formimin e eneve te gjakut qe ishin shkaterruar me ciklin e meparshem dhe con ne riformimin e endometrit kurse progresteroni ka me shume nje efekt ne mbajtjen e lengjeve ne ind ndersa per sa i perket ndarjes qelizore eshte nje bllokues i saj. gjithsesi prezenca e tij eshte e rendesishme per mbatjen gjalle te qelizave te endometrit dhe ne mungese,qeliat fillojne te shkaterrohen dhe fillon faza mestruale,diku rreth dites se 24-25 te ciklit.

(1) Gjinekologjia dhe Ostetrika, Alba fq.130


Postuar nga NS-6 datė 20 Janar 2008 - 23:44:

fundi i ciklit mestrual

Cod. A21012008

sic mund te shihet nga ato qe kam shkruajtur me para, i gjithe cikli eshte nje kombinim i hormoneve te cilet jane pergjegjes per modifikimet qe i ndodhin mitres gjate fazave te ndryshme te ciklit. estrogjenet ishin ato qe ndikonin per rritjen e numrit qelizor te endometrit kurse progresteroni nga nje ane ka efekt te kundert me estrogjenin sepse bllokon ndarjen qelizore dhe formimin e eneve te gjakut nga ana tjeter fillon te mbaje lengjet ne kete zone dhe con ne nje trashje edhe me te madhe te endometrit. po ashtu progresteroni ndihmon per mbajtjen gjalle te qelizave. gjithsesi,rreth dites se 24 te ciklit (gjithsesi nuk eshte nje dite fikse),pasi qe nuk ka ndodhur fekondimi ne ditet e meparshme, prodhimi i progresteronit fillon te ulet dhe qelizat fillojn te humbasin ate mbeshtetjen qe kishin nga progresteroni per te qendruar te gjalla dhe fillojn te shkaterrohen dhe me kalimin e kohes ky shkaterrim perfshin edhe enet e gjakut dhe con ne fillimin e mestruacioneve. kjo faze shoqerohet me dalje te nje sasie te vogel gjaku e cila me pas ndalohet si pasoje e tkurrjes se mitres nen veprimin e prostaglandinave.
tek 50% e femrave kjo faze shoqerohet me dhimbje te cilat e kane origjinen pikerisht tek ai prodhim prostaglandinash qe ne kete rast shkaktojne tkurrje me te forta. kjo gjendje merr emrin dismenorre [1]

pak a shume keto jane momentet e ndodhin gjate nje cikli mestrual tek femra. keto momente kane rendesi ne diagnostikimin dhe trajtimin e semundjeve te ndryshme. marrim psh momentin kur rritja e LH shkakton carjen e folikulit dhe daljen e vezes (diku rreth dites se 13-14). nese kemi perpara nje rast infertiliteti dhe na duhet te verifikojne nese vjen prej nje mungese te asaj maje te perqendrimit te LH ne ate moment atehere masim per disa dit rresht perqendrimin e LH ne urina (dicka e ngjashme me testin e shtatzanise). nese shohim qe ajo nuk rritet gjate atyre diteve (ngjyra e materialit qe perdoret nuk ndryshon gjate testit),me shume mundesi shkaku i infertilitetit eshte kjo gje! rastet e tjera do ti them ne vazhdim e siper...

pervec kesaj,mbetet te analizohet edhe ana mashkullore e formimin te spermatozoideve dhe ne kete menyre kompletohen keto 2 procese para fekondimit...

[1] dismenorrea (Cod. A 03102005)


Postuar nga sweety-sweet datė 21 Janar 2008 - 18:58:

pershendetje te gjitheve

isara une rastesisht e hapa kete faqe,ne fakt jam shume vone por neqoftese kandidozat nuk kurohen mire ato qendrojne aty dhe perseriten.ne qoftese je ne shqiperi ilaci me i mire eshte miconal e.cobi, qe gjendet ne cdo farmaci.dhe kur ke kandidoza te ketij tipi duhet te mjekohet si femra ashtu edhe mashkulli ne nje raport.

p.s.tema per shtatezanine ishte shume interesante,eshte tema e pare qe e lexoj nga fillimi ne fund...... :p


  Gjithsej 13 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 »
Trego 128 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.